SlideShare uma empresa Scribd logo
1 de 12
Kolegji Evropian “Dukagjini” Pejë

                          Fakulteti i Shkencave Kompjuterike
                         Departamenti Informatikë e aplikuar
                            Studimet themelore Bachelor




        Menaxhimi i projekteve përmes
            aplikacioneve on-line
                 (dotProject)



Kandidati:                                                     Mësimdhënësi:
Yll Ferizi                                                     Mr. Sc. Gonxhe Beqiri
Nr. Index: 21/10/001




                                    Janar, 2013

                                                                                   1
Punuar nga : Yll Ferizi


                                    Përmbajtja

Hyrje                                                                               3
Llojet e veglave për menaxhimin e projekteve me kod te hapur                        4
Rreth programit dotProject                                                          4
Karakteristikat themelore të dotProject                                             5
Veçoritë kryesore në detaje                                                         6
Instalimi                                                                          11
Përfundimi                                                                         12
Literatura                                                                         12




                                         2
Punuar nga : Yll Ferizi




Hyrje
Komunikimi në mes anëtarëve të projektit është një pjesë thelbësore e çdo sistemi për
menaxhimin e projekteve.
Një softuer për menaxhimin e projekteve ka një koncept bazik dhe ai është: te mbash nen
vëzhgim projektet nga një program i vetëm.

Softueri i bazuar ne web teknologji duhet të sigurojë mjetet për planifikimin, organizimin
dhe menaxhimin e burimeve për të arritur qëllimet dhe objektivat e projektit. Një
aplikacioni te bazuar ne web mund të i qasemi nëpërmjet një intraneti ose WAN / LAN
duke përdorur një shfletues te web-it. Juve nuk ju duhet të instaloni ndonjë softuer tjetër
në sistem. Softueri duhet të jetë i lehtë për t'u përdorur dhe me mundësi të kontrollit të
qasjes për disa nivele te ndryshme te shfrytëzuesve.

Menaxhimi i projekteve te mëdha ku marrin pjese grupe të ndryshme të njerëzve dhe ku
ka detyra komplekse, mund të jetë sfidues. Zgjidhja është që të përdorim softuer për
menaxhim të projektit, i cili lejon një menaxhim më efikas të projekteve. Megjithatë,
sistemet e menaxhimit të projektit mund të jenë te kushtueshëm dhe mund të kërkojnë
mirëmbajtje te kushtueshme. Edhe në qoftë se softueri i lirë(Free & Open Source) mund
te mos jete aq kompleks sa Microsoft Project, është e rëndësishme për të dijm se jo të
gjitha projektet kanë nevojë për të gjitha tiparet, veglat dhe fuqinë e sistemeve të tilla. Ka
mjaft softuer me kod te hapur dhe pa pagese te cilët ofrojnë vegla dhe fuqi te
mjaftueshme për te menaxhuar projekte nga me te ndryshmet.

Sistemet e dizajnuara mirë përfshijnë disa mundësi për komunikim te ekipit te projektit,
një vend për të ruajtur dokumentet e projektit, kontrollin e versioneve, statusin e projektit
në grafik ose grafikone, dhe një vend për të diskutuar tema të ndryshme rreth projektit.
Sigurimi i qasjes në internet edhe për klientët na lejon që t'i pajisim ata me informacione
për ecurinë e projektit të tyre. Në çdo kohë, ata mund të përdorin një shfletues webi për të
parë hapat e planifikimit, dizejnimit dhe implementimit te projektit, duke u përfshirë
direkt edhe ne vendimmarrje. Kjo është një gjë e paçmueshme kur menaxhmenti
planifikon punën e ardhshme dhe me ketë rast do ti duhet statusi i projekteve ne proces.




                                              3
Punuar nga : Yll Ferizi



Llojet e veglave për menaxhimin e projekteve me kod te hapur
Ekzistojnë shume aplikacione për menaxhimin e projekteve te cilët janë me kod te hapur
dhe ne te njëjtën kohe janë edhe pa pagese.

Nder ato me te njohur janë:

dotProject (www.dotproject.net),
Projectorria (http://projectorria.toolware.fr),
Codendi (http://www.codendi.com),
Redmine (http://www.redmine.org),
ProjectPier (http://www.projectpier.org),
Trac (http://trac.edgewall.org),
Project HQ (http://projecthq.org),
Collabtive (http://collabtive.o-dyn.de),
eGroupWare (http://www.egroupware.org/Home),
KForge (http://www.kforgeproject.com),
OpenGoo (http://www.opengoo.org),
ClockingIT (http://wiki.clockingit.com) ,
OpenProj (http://sourceforge.net/projects/openproj) etj.

dotProject është një nga veglat me kod te hapur dhe pa pagese për menaxhimin e
projekteve.
Ka shume aplikacione te cilat edhe mund te jene te kushtueshme por, ne shumicën e
rasteve ato janë te fokusuara ne planifikimin e projektit dhe menaxhimin e funksioneve.
Po ashtu ka shume aplikacione te cilat servohen online por qe ne rend te pare e vendosin
komunikimin e jo menaxhimin e projektit.
dotProject e kombinon planifikimin, menaxhimin dhe bashkëpunim në një ndërfaqe te
lehte për përdorim.

Rreth programit dotProject
dotProject është një aplikacion me kod (burim) të hapur Project Management
Application (PMA) i cili mirëmbahet nga vullnetarë me qëllim të sigurimit të një
mjedisi që është pa pagese për të gjithë për menaxhimin e projekteve.

DotProject është një aplikacioni i ndërtuar me gjuhen skripuese PHP dhe ne
kombinim me databazen MySQL.
U konceptua fillimisht nga dotmarketing në dhjetor të vitit 2000. Që nga atëherë një
ekip ndërkombëtar zhvilluesish nga i gjithë globi kanë vënë kohën e tyre dhe
përpjekjet në ndërtimin e dotProject, dhe duke e bërë atë një produkt të fuqishme,
por njëkohësisht te lehtë për tu përdorur.




                                            4
Punuar nga : Yll Ferizi


dotProject nuk është vetëm një vend për të vënë të gjithë dokumentacionin e
projektit dhe informatat kontaktuese, por është qendër e të gjithë aktivitetit të
projektit.
dotProject ju mundëson krijimin, përcjelljen, dhe ruajtjen e projekteve tuaja online.
Ajo siguron mjetet e menaxhimit të projekteve te nivelit te larte që përfshijnë
menaxhimin e kontakteve, njoftime me email sistem, dhe sistem online për të
krijuar dhe menaxhuar me projekte.

dotProject është një aplikacion për menaxhimin e projekteve i cili është i bazuar ne
web pra punon online si ne rrjetin e brendshëm ashtu edhe atë ndërkombëtare sipas
nevojës.
Për te funksionuar ky program duhet ta kemi vetëm një shfletues te internetit dhe
sipas nevojës casje ne internet.


Karakteristikat themelore të dotProject

Varësisht se për çka e përdorim dotProject ne kompaninë tuaj ai mund te
klasifikohet ne module apo karakteristika me te rëndësishme.

Janë dhjete karakteristika kryesore që përbëjnë thelbin e dotProject.

Këto janë pikat kryesore ne filozofinë e dotProject për te krijuar një mjedisi për
përdoruesit:

1. Menaxhimi i përdorueseve
2. Sistemi i Trouble Ticket i bazuar ne email
3. Menaxhimi i kompanisë dhe klienteve
4. Listimet e projektit
5. Lista hierarkike e detyrave
6. Hapsira per ruajtjen e dokumenteve
7. Lista kontaktuese
8. Kalendari
9. Forume per diskutime
10. Ndarja e te drejtave duke u bazuar ne
resurse.




                                                5
Punuar nga : Yll Ferizi


Veçoritë kryesore në detaje
Menaxhimi i përdoruesve: Një tipar i thjeshtë, për ndjekjen e aktivitetit te
përdoruesit, shtimi i përdorueseve dhe menaxhimin e tyret. Sesionet e përdoruesve
tregojnë datën e fundit dhe informacione të tjera kur shfrytëzuesi është kyçur.




Trouble ticket sistemi i bazuar ne Email : Një sistem për menaxhimin e problemeve.
Disa e përdorin dotProject si Helpdesk ose CRM .




Njoftimi me e-mail për pranuesit (e detyrave): Ky funksion përdoret kur një detyrë e
re krijohet. Përdoruesit do të marrin informacion në lidhje me detyrën që atyre iu
është caktuar, përveç nëse ju e zgjidhni të mos pranoni njoftime me email.




                                         6
Punuar nga : Yll Ferizi


Menaxhimi i kompanive dhe klientëve: një ndërfaqe dixhitale e cilat merret me
menaxhimin e informacioneve te kontakteve. Kjo ndërfaqe lejon shfrytëzuesit e
aplikacionit qe të shihni se sa shitës, furnizues, si dhe llojet e tjera të kompanive janë
në listë.




Listimet e projekteve: Listat e projekteve janë organizuar ashtu për te treguar se ne
cilën gjendje janë ato, të tilla si të gjitha projektet, të propozuar, planifikuara, në
proces, në pritje, të përfunduara, projekt shabllon, te arkivuara, të pa përcaktuara.
Ju mund të lëvizin shpejt nga tab ne tab për të parë gjendjen e projekteve..




Projekti layered dhe detajet e detyrave: shuma minimale që ju duhet të dini është
shfaqur. Hiperlidhjet lejojë përdoruesin të shëtisin larte-poshtë në projekt ose në




                                            7
Punuar nga : Yll Ferizi


detyrë për te marrur më shumë informacion, nëse kërkohet. Detyrat mund të
organizohen sipas përparësisë, varsh mërisë dhe kohës.
Lista hierarkike detyrave: Detyrat janë të organizuar në një hierarki, jo vetëm të
listuara në mënyrë arbitrare. Ky është një tipar shumë i dobishëm. Detyrat mund të
jenë të varur në detyra të tjera.




Progresi i koduar me ngjyra ne kohe reale: Menjëherë ju mund te shihni nëse
projekti juaj është në rrezik përmes përdorimit te ngjyrave ne fushat e caktuara ne
aplikacion.
Për shembull: Nëse detyra juaj është theksuar me rozë apo të kuqe të errët, ajo
është e vonuar.




                                          8
Punuar nga : Yll Ferizi


Depoja e shënimeve: Depoja e shënimeve është një vend qendror për të ruajtur
dokumentet e projektit. Ato mund të shikohen nga depo qendrore ose nga faqja e
projektit ku ato janë te ndërlidhura. Dokumenti mund të jetë i ngarkuar edhe pa u
ndërlidhur me ndonjë projekt të veçantë duke u shfaqur ne listën e te gjitha
dokumenteve te cilat gjenden ne depo te dokumenteve.




Sistemi i dokumenteve në mënyrë rigoroze i kontrollon se sa dokumente janë
shkarkuar dhe ngarkuar së fundi. Të gjitha dosjeve mund të ju caktohet një numër
për version të caktuar.
Lista e kontakteve: Lista e kontakteve mund të përdoret për brenda vet listës se
projekteve. Ky është një tipar i cili është shume i vlefshëm sa herë që kemi nevoje
për të redaktuar krijuar një detyrë të re.
Na ofrohet pamje e mini-kalendarit, pamje ditore, pamje javore, dhe pamje mujore.
Versioni i kalendarit i cili hapet ne ekran të plotë të është po ashtu në shiritin e
navigimit. Mund të shihni një pamje tërësore të të gjitha projekteve dhe detyrave.
Ekziston edhe një mini-kalendar tre-mujor qe mund te përdoret sipas
nevojës.




                                          9
Punuar nga : Yll Ferizi


Forume diskutimi: Moduli forum mund të përdoret për të ndarë lajme dhe
informacione për projektet specifike. Kjo është e integruar në dotProject. Gjithkush
mund të shikoni se çfarë është thënë në forum.
Të gjitha forumet duhet të shoqërohet me projekte. Forume mund të jenë të
moderuara, dhe të ndjekin një format standarde te postimit, përgjegjës apo shtimit
të temës se re.




Kalendarët: këtu listohen ngjarjet dhe detyrat e caktuara




                                         10
Punuar nga : Yll Ferizi



Instalimi

Instalimi i dotProject është zakonisht një proces i automatizuar, nëse paraprakisht e
kemi instaluar dhe konfiguruar serverin dhe bazën e të dhënave. dotProject vjen me
një magjistar instalimit që ju udhëzon përgjatë procesit të instalimit fillestar.

Janë disa parakushte për te startuar dotProject.
Ju duhet të keni një web server aktiv i cili mundëson PHP dhe MySQL, dhe një
shfletues interneti.
Ka disa metoda për konfigurimin e web serverit te cilat përdoren sipas dëshirës se
shfrytëzuesit.

Këto janë tri kombinimet e mundshme të web teknologjive të cilat mund të
përdoren për të startuar dotProject :

LAMP : Linux, Apache, MySQL, PHP
WAMP : Windows, Apache, MySQL, PHP
WIMP : Windows, IIS, MySQL, PHP

Metoda më e shpejtë e instalimit të dotProject është përmes control panelit për
menaxhimin e web serverit dhe programeve te integruara ne to qe nevojiten për
instalimin automatik siç janë: fantastico etj.

Instalimi i dotProject duke e shfrytëzuar shfletuesin e internetit kërkon dituri më të
madhe të instaluesit dhe kërkon kohë më shumë.




                                          11
Punuar nga : Yll Ferizi



Përfundimi

dotProject aplikacioni është një grup i fuqishëm i veglave për planifikim dhe
menaxhim te projektit, i cili ka kapacitet të trajtojë çdo projekt që ju dëshironi pa
marrë parasysh se sa komplekse ai është.

dotProject mund te përdoret ne shumë mënyra.
Përmes dotProject mund te krijojmë, editojmë dhe menaxhojmë kompanitë,
projektet dhe dokumentet. Përmes këtij aplikacioni ka shumë mënyra për të parë
informacionin, duke përfshirë filtra, sortimet dhe kërkimet. Projektet mund të
krijohen nga pothuajse çdo faqe kryesore e dotProject.

Ka disa karakteristika të cilat e bëjnë atë një përvojë shumë më të këndshme, siç
janë lista e detyrave dhe e ngjarjeve: kur një përdorues kyçet ne sistem, ata
menjëherë do të shohin se çfarë ne cilën ngjarje ata janë te përfshirë apo edhe cila
detyre ju është caktuar atyre.

dotProject është zgjedhja e duhur për organizatat që kanë nevojë për një aplikacion
për menaxhimin e projekteve pa pagese, një sistem qe është i qëndrueshëm, punon
në të gjithë shfletuesit kryesore te web-it, ka një komunitet mbështetës dhe te
fuqishëm, dhe është skalabil.
Për me shume ky aplikacion i bazuar ne web teknologji nuk ka licenca, tarifa te
mirëmbajtjes, ose tarifa te blerjes. Për organizatat në një buxhet të shtrënguar apo
edhe ne kohe kursimi ky aplikacion është mese i mjaftueshëm.



Literatura
    Project Management with dotProject - Lee Jordon
    http://www.dotproject.net




                                           12

Mais conteúdo relacionado

Semelhante a Menaxhimi i projekteve përmes aplikacioneve on-line (dotProject)

Portofoli i tik me zgjedhje 3
Portofoli i tik me zgjedhje 3Portofoli i tik me zgjedhje 3
Portofoli i tik me zgjedhje 3Rexhino Kovaci
 
Detyrë Kursi Inteligjenca Artificiale ne animim.docx
Detyrë Kursi Inteligjenca Artificiale ne animim.docxDetyrë Kursi Inteligjenca Artificiale ne animim.docx
Detyrë Kursi Inteligjenca Artificiale ne animim.docxIng Ardit Novruzi
 
Inxhinieria softwere
Inxhinieria softwere Inxhinieria softwere
Inxhinieria softwere Jenny Tusha
 
Orientim Karriere ne IT, programim, data & design
Orientim Karriere ne IT, programim, data & designOrientim Karriere ne IT, programim, data & design
Orientim Karriere ne IT, programim, data & designtctal
 
Visual basic leksionet e mia
Visual basic leksionet e miaVisual basic leksionet e mia
Visual basic leksionet e miaMarkelian Laho
 
Ushtrime per kolokvium
Ushtrime per kolokviumUshtrime per kolokvium
Ushtrime per kolokviumMenaxherat
 
Nehar islami Ekipi i Projektit
Nehar islami Ekipi i ProjektitNehar islami Ekipi i Projektit
Nehar islami Ekipi i ProjektitTarget
 
CIKLI I ZHVILLIMIT TE SOFTWARE (TIK 12)
CIKLI I ZHVILLIMIT TE SOFTWARE (TIK 12)CIKLI I ZHVILLIMIT TE SOFTWARE (TIK 12)
CIKLI I ZHVILLIMIT TE SOFTWARE (TIK 12)GERTAFERRO1
 
Menaxhimi i Projekteve Ligjerata 2
Menaxhimi i Projekteve Ligjerata 2Menaxhimi i Projekteve Ligjerata 2
Menaxhimi i Projekteve Ligjerata 2Menaxherat
 
Softveri aplikativ i specializuar
Softveri aplikativ i specializuarSoftveri aplikativ i specializuar
Softveri aplikativ i specializuarValdet Shala
 
C++ Workshop Presentation
C++ Workshop PresentationC++ Workshop Presentation
C++ Workshop PresentationOrven Bregu
 
Teknologjia informatike dhe planifikimi i projekteve
Teknologjia informatike dhe planifikimi i projekteveTeknologjia informatike dhe planifikimi i projekteve
Teknologjia informatike dhe planifikimi i projekteveTarget
 
Ndërtimi i bazës së të dhënave në programin Access
Ndërtimi i bazës së të dhënave në programin AccessNdërtimi i bazës së të dhënave në programin Access
Ndërtimi i bazës së të dhënave në programin AccessRexhino Kovaci
 
Detyre Kursi - Lider të platformave harduerike dhe Studimi i SI-ve të tyre. R...
Detyre Kursi - Lider të platformave harduerike dhe Studimi i SI-ve të tyre. R...Detyre Kursi - Lider të platformave harduerike dhe Studimi i SI-ve të tyre. R...
Detyre Kursi - Lider të platformave harduerike dhe Studimi i SI-ve të tyre. R...Durim Hysa
 
Softwaret E Planeve Te Biznesit I Perfunduar
Softwaret E Planeve Te Biznesit I PerfunduarSoftwaret E Planeve Te Biznesit I Perfunduar
Softwaret E Planeve Te Biznesit I PerfunduarIlirjan
 

Semelhante a Menaxhimi i projekteve përmes aplikacioneve on-line (dotProject) (20)

Portofoli i tik me zgjedhje 3
Portofoli i tik me zgjedhje 3Portofoli i tik me zgjedhje 3
Portofoli i tik me zgjedhje 3
 
Detyrë Kursi Inteligjenca Artificiale ne animim.docx
Detyrë Kursi Inteligjenca Artificiale ne animim.docxDetyrë Kursi Inteligjenca Artificiale ne animim.docx
Detyrë Kursi Inteligjenca Artificiale ne animim.docx
 
Inxhinieria softwere
Inxhinieria softwere Inxhinieria softwere
Inxhinieria softwere
 
Orientim Karriere ne IT, programim, data & design
Orientim Karriere ne IT, programim, data & designOrientim Karriere ne IT, programim, data & design
Orientim Karriere ne IT, programim, data & design
 
Rreth android
Rreth androidRreth android
Rreth android
 
Menaxhimi i projekteve
Menaxhimi i projekteveMenaxhimi i projekteve
Menaxhimi i projekteve
 
Visual basic leksionet e mia
Visual basic leksionet e miaVisual basic leksionet e mia
Visual basic leksionet e mia
 
Ushtrime per kolokvium
Ushtrime per kolokviumUshtrime per kolokvium
Ushtrime per kolokvium
 
Nehar islami Ekipi i Projektit
Nehar islami Ekipi i ProjektitNehar islami Ekipi i Projektit
Nehar islami Ekipi i Projektit
 
CIKLI I ZHVILLIMIT TE SOFTWARE (TIK 12)
CIKLI I ZHVILLIMIT TE SOFTWARE (TIK 12)CIKLI I ZHVILLIMIT TE SOFTWARE (TIK 12)
CIKLI I ZHVILLIMIT TE SOFTWARE (TIK 12)
 
Menaxhimi i Projekteve Ligjerata 2
Menaxhimi i Projekteve Ligjerata 2Menaxhimi i Projekteve Ligjerata 2
Menaxhimi i Projekteve Ligjerata 2
 
Programet aplikative
Programet aplikative Programet aplikative
Programet aplikative
 
Softveri aplikativ i specializuar
Softveri aplikativ i specializuarSoftveri aplikativ i specializuar
Softveri aplikativ i specializuar
 
C++ Workshop Presentation
C++ Workshop PresentationC++ Workshop Presentation
C++ Workshop Presentation
 
Teknologjia informatike dhe planifikimi i projekteve
Teknologjia informatike dhe planifikimi i projekteveTeknologjia informatike dhe planifikimi i projekteve
Teknologjia informatike dhe planifikimi i projekteve
 
Ndërtimi i bazës së të dhënave në programin Access
Ndërtimi i bazës së të dhënave në programin AccessNdërtimi i bazës së të dhënave në programin Access
Ndërtimi i bazës së të dhënave në programin Access
 
Detyre Kursi - Lider të platformave harduerike dhe Studimi i SI-ve të tyre. R...
Detyre Kursi - Lider të platformave harduerike dhe Studimi i SI-ve të tyre. R...Detyre Kursi - Lider të platformave harduerike dhe Studimi i SI-ve të tyre. R...
Detyre Kursi - Lider të platformave harduerike dhe Studimi i SI-ve të tyre. R...
 
ligjerata.ppt
ligjerata.pptligjerata.ppt
ligjerata.ppt
 
ligjerata.ppt
ligjerata.pptligjerata.ppt
ligjerata.ppt
 
Softwaret E Planeve Te Biznesit I Perfunduar
Softwaret E Planeve Te Biznesit I PerfunduarSoftwaret E Planeve Te Biznesit I Perfunduar
Softwaret E Planeve Te Biznesit I Perfunduar
 

Mais de yllferizi

GIS as tool for cultural heritage management
GIS as tool for cultural heritage managementGIS as tool for cultural heritage management
GIS as tool for cultural heritage managementyllferizi
 
Open Maps - Their usage and our contribution to make them better
Open Maps - Their usage and our contribution to make them betterOpen Maps - Their usage and our contribution to make them better
Open Maps - Their usage and our contribution to make them betteryllferizi
 
GIS WORKSHOP 18.11.2015
GIS WORKSHOP 18.11.2015GIS WORKSHOP 18.11.2015
GIS WORKSHOP 18.11.2015yllferizi
 
Kontrolli i qasjes përmes Fingerprint
Kontrolli i qasjes përmes FingerprintKontrolli i qasjes përmes Fingerprint
Kontrolli i qasjes përmes Fingerprintyllferizi
 
Open Source E-Commerce Platforms - Shqip
Open Source E-Commerce Platforms - ShqipOpen Source E-Commerce Platforms - Shqip
Open Source E-Commerce Platforms - Shqipyllferizi
 
JSON-RPC- Shqip
JSON-RPC- ShqipJSON-RPC- Shqip
JSON-RPC- Shqipyllferizi
 
M-commerce and M-payments - Shqip
M-commerce and M-payments - ShqipM-commerce and M-payments - Shqip
M-commerce and M-payments - Shqipyllferizi
 
IPTV over FTTH - Albanian
IPTV over FTTH - AlbanianIPTV over FTTH - Albanian
IPTV over FTTH - Albanianyllferizi
 
Promovimi i trashegimise kulturore dhe turizmit permes teknologjive te webit.
Promovimi i trashegimise kulturore dhe turizmit permes teknologjive te webit.Promovimi i trashegimise kulturore dhe turizmit permes teknologjive te webit.
Promovimi i trashegimise kulturore dhe turizmit permes teknologjive te webit.yllferizi
 
Krahasimi i procesoreve INTEL dhe AMD
Krahasimi i procesoreve INTEL dhe AMDKrahasimi i procesoreve INTEL dhe AMD
Krahasimi i procesoreve INTEL dhe AMDyllferizi
 
Mesataret algjebrike dhe të pozicionit në statistikë
Mesataret algjebrike dhe të pozicionit në statistikëMesataret algjebrike dhe të pozicionit në statistikë
Mesataret algjebrike dhe të pozicionit në statistikëyllferizi
 
Instalimi i web serverit ne windows - XAMPP
Instalimi i web serverit ne windows - XAMPPInstalimi i web serverit ne windows - XAMPP
Instalimi i web serverit ne windows - XAMPPyllferizi
 
Algoritmet ne praktike
Algoritmet ne praktikeAlgoritmet ne praktike
Algoritmet ne praktikeyllferizi
 
Customer Relationship Management (CRM) sistemet
Customer Relationship Management (CRM) sistemetCustomer Relationship Management (CRM) sistemet
Customer Relationship Management (CRM) sistemetyllferizi
 
Menaxhimi i personelit dhe vlerësimi i performancës
Menaxhimi i personelit dhe vlerësimi i performancësMenaxhimi i personelit dhe vlerësimi i performancës
Menaxhimi i personelit dhe vlerësimi i performancësyllferizi
 

Mais de yllferizi (15)

GIS as tool for cultural heritage management
GIS as tool for cultural heritage managementGIS as tool for cultural heritage management
GIS as tool for cultural heritage management
 
Open Maps - Their usage and our contribution to make them better
Open Maps - Their usage and our contribution to make them betterOpen Maps - Their usage and our contribution to make them better
Open Maps - Their usage and our contribution to make them better
 
GIS WORKSHOP 18.11.2015
GIS WORKSHOP 18.11.2015GIS WORKSHOP 18.11.2015
GIS WORKSHOP 18.11.2015
 
Kontrolli i qasjes përmes Fingerprint
Kontrolli i qasjes përmes FingerprintKontrolli i qasjes përmes Fingerprint
Kontrolli i qasjes përmes Fingerprint
 
Open Source E-Commerce Platforms - Shqip
Open Source E-Commerce Platforms - ShqipOpen Source E-Commerce Platforms - Shqip
Open Source E-Commerce Platforms - Shqip
 
JSON-RPC- Shqip
JSON-RPC- ShqipJSON-RPC- Shqip
JSON-RPC- Shqip
 
M-commerce and M-payments - Shqip
M-commerce and M-payments - ShqipM-commerce and M-payments - Shqip
M-commerce and M-payments - Shqip
 
IPTV over FTTH - Albanian
IPTV over FTTH - AlbanianIPTV over FTTH - Albanian
IPTV over FTTH - Albanian
 
Promovimi i trashegimise kulturore dhe turizmit permes teknologjive te webit.
Promovimi i trashegimise kulturore dhe turizmit permes teknologjive te webit.Promovimi i trashegimise kulturore dhe turizmit permes teknologjive te webit.
Promovimi i trashegimise kulturore dhe turizmit permes teknologjive te webit.
 
Krahasimi i procesoreve INTEL dhe AMD
Krahasimi i procesoreve INTEL dhe AMDKrahasimi i procesoreve INTEL dhe AMD
Krahasimi i procesoreve INTEL dhe AMD
 
Mesataret algjebrike dhe të pozicionit në statistikë
Mesataret algjebrike dhe të pozicionit në statistikëMesataret algjebrike dhe të pozicionit në statistikë
Mesataret algjebrike dhe të pozicionit në statistikë
 
Instalimi i web serverit ne windows - XAMPP
Instalimi i web serverit ne windows - XAMPPInstalimi i web serverit ne windows - XAMPP
Instalimi i web serverit ne windows - XAMPP
 
Algoritmet ne praktike
Algoritmet ne praktikeAlgoritmet ne praktike
Algoritmet ne praktike
 
Customer Relationship Management (CRM) sistemet
Customer Relationship Management (CRM) sistemetCustomer Relationship Management (CRM) sistemet
Customer Relationship Management (CRM) sistemet
 
Menaxhimi i personelit dhe vlerësimi i performancës
Menaxhimi i personelit dhe vlerësimi i performancësMenaxhimi i personelit dhe vlerësimi i performancës
Menaxhimi i personelit dhe vlerësimi i performancës
 

Menaxhimi i projekteve përmes aplikacioneve on-line (dotProject)

  • 1. Kolegji Evropian “Dukagjini” Pejë Fakulteti i Shkencave Kompjuterike Departamenti Informatikë e aplikuar Studimet themelore Bachelor Menaxhimi i projekteve përmes aplikacioneve on-line (dotProject) Kandidati: Mësimdhënësi: Yll Ferizi Mr. Sc. Gonxhe Beqiri Nr. Index: 21/10/001 Janar, 2013 1
  • 2. Punuar nga : Yll Ferizi Përmbajtja Hyrje 3 Llojet e veglave për menaxhimin e projekteve me kod te hapur 4 Rreth programit dotProject 4 Karakteristikat themelore të dotProject 5 Veçoritë kryesore në detaje 6 Instalimi 11 Përfundimi 12 Literatura 12 2
  • 3. Punuar nga : Yll Ferizi Hyrje Komunikimi në mes anëtarëve të projektit është një pjesë thelbësore e çdo sistemi për menaxhimin e projekteve. Një softuer për menaxhimin e projekteve ka një koncept bazik dhe ai është: te mbash nen vëzhgim projektet nga një program i vetëm. Softueri i bazuar ne web teknologji duhet të sigurojë mjetet për planifikimin, organizimin dhe menaxhimin e burimeve për të arritur qëllimet dhe objektivat e projektit. Një aplikacioni te bazuar ne web mund të i qasemi nëpërmjet një intraneti ose WAN / LAN duke përdorur një shfletues te web-it. Juve nuk ju duhet të instaloni ndonjë softuer tjetër në sistem. Softueri duhet të jetë i lehtë për t'u përdorur dhe me mundësi të kontrollit të qasjes për disa nivele te ndryshme te shfrytëzuesve. Menaxhimi i projekteve te mëdha ku marrin pjese grupe të ndryshme të njerëzve dhe ku ka detyra komplekse, mund të jetë sfidues. Zgjidhja është që të përdorim softuer për menaxhim të projektit, i cili lejon një menaxhim më efikas të projekteve. Megjithatë, sistemet e menaxhimit të projektit mund të jenë te kushtueshëm dhe mund të kërkojnë mirëmbajtje te kushtueshme. Edhe në qoftë se softueri i lirë(Free & Open Source) mund te mos jete aq kompleks sa Microsoft Project, është e rëndësishme për të dijm se jo të gjitha projektet kanë nevojë për të gjitha tiparet, veglat dhe fuqinë e sistemeve të tilla. Ka mjaft softuer me kod te hapur dhe pa pagese te cilët ofrojnë vegla dhe fuqi te mjaftueshme për te menaxhuar projekte nga me te ndryshmet. Sistemet e dizajnuara mirë përfshijnë disa mundësi për komunikim te ekipit te projektit, një vend për të ruajtur dokumentet e projektit, kontrollin e versioneve, statusin e projektit në grafik ose grafikone, dhe një vend për të diskutuar tema të ndryshme rreth projektit. Sigurimi i qasjes në internet edhe për klientët na lejon që t'i pajisim ata me informacione për ecurinë e projektit të tyre. Në çdo kohë, ata mund të përdorin një shfletues webi për të parë hapat e planifikimit, dizejnimit dhe implementimit te projektit, duke u përfshirë direkt edhe ne vendimmarrje. Kjo është një gjë e paçmueshme kur menaxhmenti planifikon punën e ardhshme dhe me ketë rast do ti duhet statusi i projekteve ne proces. 3
  • 4. Punuar nga : Yll Ferizi Llojet e veglave për menaxhimin e projekteve me kod te hapur Ekzistojnë shume aplikacione për menaxhimin e projekteve te cilët janë me kod te hapur dhe ne te njëjtën kohe janë edhe pa pagese. Nder ato me te njohur janë: dotProject (www.dotproject.net), Projectorria (http://projectorria.toolware.fr), Codendi (http://www.codendi.com), Redmine (http://www.redmine.org), ProjectPier (http://www.projectpier.org), Trac (http://trac.edgewall.org), Project HQ (http://projecthq.org), Collabtive (http://collabtive.o-dyn.de), eGroupWare (http://www.egroupware.org/Home), KForge (http://www.kforgeproject.com), OpenGoo (http://www.opengoo.org), ClockingIT (http://wiki.clockingit.com) , OpenProj (http://sourceforge.net/projects/openproj) etj. dotProject është një nga veglat me kod te hapur dhe pa pagese për menaxhimin e projekteve. Ka shume aplikacione te cilat edhe mund te jene te kushtueshme por, ne shumicën e rasteve ato janë te fokusuara ne planifikimin e projektit dhe menaxhimin e funksioneve. Po ashtu ka shume aplikacione te cilat servohen online por qe ne rend te pare e vendosin komunikimin e jo menaxhimin e projektit. dotProject e kombinon planifikimin, menaxhimin dhe bashkëpunim në një ndërfaqe te lehte për përdorim. Rreth programit dotProject dotProject është një aplikacion me kod (burim) të hapur Project Management Application (PMA) i cili mirëmbahet nga vullnetarë me qëllim të sigurimit të një mjedisi që është pa pagese për të gjithë për menaxhimin e projekteve. DotProject është një aplikacioni i ndërtuar me gjuhen skripuese PHP dhe ne kombinim me databazen MySQL. U konceptua fillimisht nga dotmarketing në dhjetor të vitit 2000. Që nga atëherë një ekip ndërkombëtar zhvilluesish nga i gjithë globi kanë vënë kohën e tyre dhe përpjekjet në ndërtimin e dotProject, dhe duke e bërë atë një produkt të fuqishme, por njëkohësisht te lehtë për tu përdorur. 4
  • 5. Punuar nga : Yll Ferizi dotProject nuk është vetëm një vend për të vënë të gjithë dokumentacionin e projektit dhe informatat kontaktuese, por është qendër e të gjithë aktivitetit të projektit. dotProject ju mundëson krijimin, përcjelljen, dhe ruajtjen e projekteve tuaja online. Ajo siguron mjetet e menaxhimit të projekteve te nivelit te larte që përfshijnë menaxhimin e kontakteve, njoftime me email sistem, dhe sistem online për të krijuar dhe menaxhuar me projekte. dotProject është një aplikacion për menaxhimin e projekteve i cili është i bazuar ne web pra punon online si ne rrjetin e brendshëm ashtu edhe atë ndërkombëtare sipas nevojës. Për te funksionuar ky program duhet ta kemi vetëm një shfletues te internetit dhe sipas nevojës casje ne internet. Karakteristikat themelore të dotProject Varësisht se për çka e përdorim dotProject ne kompaninë tuaj ai mund te klasifikohet ne module apo karakteristika me te rëndësishme. Janë dhjete karakteristika kryesore që përbëjnë thelbin e dotProject. Këto janë pikat kryesore ne filozofinë e dotProject për te krijuar një mjedisi për përdoruesit: 1. Menaxhimi i përdorueseve 2. Sistemi i Trouble Ticket i bazuar ne email 3. Menaxhimi i kompanisë dhe klienteve 4. Listimet e projektit 5. Lista hierarkike e detyrave 6. Hapsira per ruajtjen e dokumenteve 7. Lista kontaktuese 8. Kalendari 9. Forume per diskutime 10. Ndarja e te drejtave duke u bazuar ne resurse. 5
  • 6. Punuar nga : Yll Ferizi Veçoritë kryesore në detaje Menaxhimi i përdoruesve: Një tipar i thjeshtë, për ndjekjen e aktivitetit te përdoruesit, shtimi i përdorueseve dhe menaxhimin e tyret. Sesionet e përdoruesve tregojnë datën e fundit dhe informacione të tjera kur shfrytëzuesi është kyçur. Trouble ticket sistemi i bazuar ne Email : Një sistem për menaxhimin e problemeve. Disa e përdorin dotProject si Helpdesk ose CRM . Njoftimi me e-mail për pranuesit (e detyrave): Ky funksion përdoret kur një detyrë e re krijohet. Përdoruesit do të marrin informacion në lidhje me detyrën që atyre iu është caktuar, përveç nëse ju e zgjidhni të mos pranoni njoftime me email. 6
  • 7. Punuar nga : Yll Ferizi Menaxhimi i kompanive dhe klientëve: një ndërfaqe dixhitale e cilat merret me menaxhimin e informacioneve te kontakteve. Kjo ndërfaqe lejon shfrytëzuesit e aplikacionit qe të shihni se sa shitës, furnizues, si dhe llojet e tjera të kompanive janë në listë. Listimet e projekteve: Listat e projekteve janë organizuar ashtu për te treguar se ne cilën gjendje janë ato, të tilla si të gjitha projektet, të propozuar, planifikuara, në proces, në pritje, të përfunduara, projekt shabllon, te arkivuara, të pa përcaktuara. Ju mund të lëvizin shpejt nga tab ne tab për të parë gjendjen e projekteve.. Projekti layered dhe detajet e detyrave: shuma minimale që ju duhet të dini është shfaqur. Hiperlidhjet lejojë përdoruesin të shëtisin larte-poshtë në projekt ose në 7
  • 8. Punuar nga : Yll Ferizi detyrë për te marrur më shumë informacion, nëse kërkohet. Detyrat mund të organizohen sipas përparësisë, varsh mërisë dhe kohës. Lista hierarkike detyrave: Detyrat janë të organizuar në një hierarki, jo vetëm të listuara në mënyrë arbitrare. Ky është një tipar shumë i dobishëm. Detyrat mund të jenë të varur në detyra të tjera. Progresi i koduar me ngjyra ne kohe reale: Menjëherë ju mund te shihni nëse projekti juaj është në rrezik përmes përdorimit te ngjyrave ne fushat e caktuara ne aplikacion. Për shembull: Nëse detyra juaj është theksuar me rozë apo të kuqe të errët, ajo është e vonuar. 8
  • 9. Punuar nga : Yll Ferizi Depoja e shënimeve: Depoja e shënimeve është një vend qendror për të ruajtur dokumentet e projektit. Ato mund të shikohen nga depo qendrore ose nga faqja e projektit ku ato janë te ndërlidhura. Dokumenti mund të jetë i ngarkuar edhe pa u ndërlidhur me ndonjë projekt të veçantë duke u shfaqur ne listën e te gjitha dokumenteve te cilat gjenden ne depo te dokumenteve. Sistemi i dokumenteve në mënyrë rigoroze i kontrollon se sa dokumente janë shkarkuar dhe ngarkuar së fundi. Të gjitha dosjeve mund të ju caktohet një numër për version të caktuar. Lista e kontakteve: Lista e kontakteve mund të përdoret për brenda vet listës se projekteve. Ky është një tipar i cili është shume i vlefshëm sa herë që kemi nevoje për të redaktuar krijuar një detyrë të re. Na ofrohet pamje e mini-kalendarit, pamje ditore, pamje javore, dhe pamje mujore. Versioni i kalendarit i cili hapet ne ekran të plotë të është po ashtu në shiritin e navigimit. Mund të shihni një pamje tërësore të të gjitha projekteve dhe detyrave. Ekziston edhe një mini-kalendar tre-mujor qe mund te përdoret sipas nevojës. 9
  • 10. Punuar nga : Yll Ferizi Forume diskutimi: Moduli forum mund të përdoret për të ndarë lajme dhe informacione për projektet specifike. Kjo është e integruar në dotProject. Gjithkush mund të shikoni se çfarë është thënë në forum. Të gjitha forumet duhet të shoqërohet me projekte. Forume mund të jenë të moderuara, dhe të ndjekin një format standarde te postimit, përgjegjës apo shtimit të temës se re. Kalendarët: këtu listohen ngjarjet dhe detyrat e caktuara 10
  • 11. Punuar nga : Yll Ferizi Instalimi Instalimi i dotProject është zakonisht një proces i automatizuar, nëse paraprakisht e kemi instaluar dhe konfiguruar serverin dhe bazën e të dhënave. dotProject vjen me një magjistar instalimit që ju udhëzon përgjatë procesit të instalimit fillestar. Janë disa parakushte për te startuar dotProject. Ju duhet të keni një web server aktiv i cili mundëson PHP dhe MySQL, dhe një shfletues interneti. Ka disa metoda për konfigurimin e web serverit te cilat përdoren sipas dëshirës se shfrytëzuesit. Këto janë tri kombinimet e mundshme të web teknologjive të cilat mund të përdoren për të startuar dotProject : LAMP : Linux, Apache, MySQL, PHP WAMP : Windows, Apache, MySQL, PHP WIMP : Windows, IIS, MySQL, PHP Metoda më e shpejtë e instalimit të dotProject është përmes control panelit për menaxhimin e web serverit dhe programeve te integruara ne to qe nevojiten për instalimin automatik siç janë: fantastico etj. Instalimi i dotProject duke e shfrytëzuar shfletuesin e internetit kërkon dituri më të madhe të instaluesit dhe kërkon kohë më shumë. 11
  • 12. Punuar nga : Yll Ferizi Përfundimi dotProject aplikacioni është një grup i fuqishëm i veglave për planifikim dhe menaxhim te projektit, i cili ka kapacitet të trajtojë çdo projekt që ju dëshironi pa marrë parasysh se sa komplekse ai është. dotProject mund te përdoret ne shumë mënyra. Përmes dotProject mund te krijojmë, editojmë dhe menaxhojmë kompanitë, projektet dhe dokumentet. Përmes këtij aplikacioni ka shumë mënyra për të parë informacionin, duke përfshirë filtra, sortimet dhe kërkimet. Projektet mund të krijohen nga pothuajse çdo faqe kryesore e dotProject. Ka disa karakteristika të cilat e bëjnë atë një përvojë shumë më të këndshme, siç janë lista e detyrave dhe e ngjarjeve: kur një përdorues kyçet ne sistem, ata menjëherë do të shohin se çfarë ne cilën ngjarje ata janë te përfshirë apo edhe cila detyre ju është caktuar atyre. dotProject është zgjedhja e duhur për organizatat që kanë nevojë për një aplikacion për menaxhimin e projekteve pa pagese, një sistem qe është i qëndrueshëm, punon në të gjithë shfletuesit kryesore te web-it, ka një komunitet mbështetës dhe te fuqishëm, dhe është skalabil. Për me shume ky aplikacion i bazuar ne web teknologji nuk ka licenca, tarifa te mirëmbajtjes, ose tarifa te blerjes. Për organizatat në një buxhet të shtrënguar apo edhe ne kohe kursimi ky aplikacion është mese i mjaftueshëm. Literatura  Project Management with dotProject - Lee Jordon  http://www.dotproject.net 12