2. Pjesët përbërësë të rajonit
Arsyet e rajonizimit
Arsyet e ndarjes së Irlandës nga MB
Karakteristika të përgjithshme
Karakteristika të relievit
Klima
Popullsia
Feja
Qytetet kryesore
3. Ishujt Britanikë apo
Europa Ishullore
është një ndër 5
nënrajonet e Europës.
Në këtë rajon bëjnë
pjesë vetëm dy shtete:
Mbretëria e
Bashkuar dhe
Republika e
Irlandës.
4. Arsyet se pse Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda
janë një rajon më vete janë të shumta. Ndër
më kryesoret mund të përmendim:
Pozicioni gjeografik (shkëputja nga Europa
kontinentale)
Trashëgimia historike e përafërt
Fakti që dikur kanë qenë pjesë e të njëjtit
shtet.
Kultura e përgjithshme e përbashkët dhe e
ndryshme nga pjesa tjetër e Europës.
5. Mbretëria e Bashkuar dhe tanimë Republika
e Irlandës për shumë vite të tërë kanë qënë
pjesë e të njëjtit shtet. Ndarja e tyre u bë më
6 dhjetor 1922, ku përfaqësues të të dy
shteteve firmosën Traktatin Anglo-Irlandez.
Që nga viti 1801 kur dy shtetet u bashkuan
së bashku kanë ekzistuar debate e konflikte
të shumta për shkak se Irlanda po humbte
pak e nga pak të gjitha të drejtat e saj e po
njehsoj me pjesën tjetër të ishullit. Lëvizje të
shumta nisën në Irlandë për të rifituar
pozitën e dikurshme si shtet i pavarur e për
të mos cënuar integritetin e tyre kombëtar.
Gjithsesi ndikimi anglez e britanik në tërësi
ka mbetur gjithnjë i pranishëm në shtetin
irlandez. Ndarja i kushtoi Irlandës humbjen
e pjesës veriore të ishullit, që me
marrëveshje i ngeli Mbretërisë së Bashkuar
të Britanisë së Madhe (emër që iu vendos
pas traktatit të 1922)
6. Mbretëria e Bashkuar
Kryeqyteti: Londra ( 7 173
000 banorë)
Sipërfaqja: 242 910 km2
Popullsia: 60 442 000
banorë
Dendësia: 250 banorë/
km2
Popullsia qytetare: 89 %
Forma e qeverisjes:
mbretëri kushtetuese
Republika e Irlandës
Kryeqyteti: Dublin ( 495
780 banorë)
Sipërfaqja: 70 270 km2
Popullsia: 4 016
000banorë
Dendësia: 58 banorë/
km2
Popullsia qytetare: 60 %
Forma e qeverisjes:
republikë parlamentare
7. Mbretëria e Bashkuar
është e ndarë në disa
nënrajone të cilat
janë:
1. Anglia
2. Skocia
3. Uellsi dhe Irlanda e
Veriut
8. Relievi te të dy ishujt
është përgjithësisht
fushor. Vërehen disa
forma malore në
ishullin britanik
ndërsa në Irlandë
majat më ta larta
arrin deri në 1000 m.
9. MBRETËRIA E
BASHKUAR
Përshkohet nga veriu në jug
prej maleve të vjetra dhe të
ulëta: Higlandet Veriore,
malet Grampiane, malet
Uplande, malet Penine dhe
malet Kambrike. Pjesa
juglindore është fushë e
përshkuar nga lumi Tamiz.
Vendi përshkohet
tejendanë prej kanaleve
lundruese. Skocia ka shumë
liqene të vegjël dhe një
bregdet të thyer.
IRLANDA
Ishulli është fushor, përvec
pjesës qendrore ku ngrihen
kodra me vallëzim të lehtë
dhe kudo ka liqene të
vegjël. I vetmi varg malor
ngrihet në pjesën jugore
dhe maja më e lartë 1038
është në skajin
jugperëndimor
(Karrantuohill). Lumi
kryesor është Shanon. Edhe
ky ishull përshkohet nga
kanalet lundruese.
10. Klima e rajonit është e
tipit oqeanik, në sajë të
ndikimit të rrymës së
Golfstrimit, me dimër të
butë dhe me verë të
freskët. Shirat bien në të
gjithë muajt e vitit.
Mjegulla është mjaft e
përhapur. Në Irlandë
klima favorizon rritjen e
barit, që i shërben shumë
bagëtisë. Ndryshe Irlanda
quhet edhe “vend i
gjelbër”.
11. Popullsia e këtij rajoni është me prejardhje anglo-
saksone. Ka një diferencë të madhe midis rajonit
të jugut dhe atij të veriut e ishullit të Irlandës.
Rreth 80 % e gjithë popullsisë së rajonit është e
përqendruar në Angli, e cila është një nga pjesët
më të populluara të gjithë Europës. Irlanda nga
ana tjetër është një nga vendet më pak të
populluara të Europës. Popullsia është
përqendruar më tepër në zonën lindore të ishullit.
Popullsia e Irlandës është më e reja e Europës
Perëndimore ndërsa përkundrazi ajo e Mbretërisë
së Bashkuar dallohet për plakje të popullsisë.
12.
13. Besimi fetar në 85 % të
vendit është protestant
(kisha anglikane) dhe 15 %
është katolik, përgjithësisht
në Skoci, Irlandë e Irlandë
të Veriut por dallohet edhe
një numër i madh i atyre që
nuk besojnë në zot
(ateistët )
14. Dallojmë një disnivel të theksuar midis dy shteteve
përsa i përket urbanizimit të tyre. Në Mbretërinë e
Bashkuar rrjeti urban ësthë ndër më të zhvilluarit
në botë dhe urbanizmi i mëtejshëm i qyteteve
metropol është temë e ditës. Mbrojtja e natyrës
dhe e mjedisit është një problem i madh. Si
metropole të rëndësishme dallojmë: Londrën
(ndër qytetet më të rëndësiushme botërore),
Birmingham, Bristol, Manchester, Leeds, Shefild,
Edinburg etj. Në Irlandë i vetmi metropol
ekzistues është Dublini. Disa qytete me rëndësi më
të vogël janë : Kork, Limerik e Galuaj.
15.
16.
17. Rajoni i Europës ishullore apo Ishujt Britanikë është një
ndër rajonet më të vjetra e më të zhvilluara në Europë e
jo vetëm. Dallohet për historinë e kulturën e pasur si
edhe për rëndësinë ekonomike e politike që ka pasur
kurdoherë në arenën ndërkombëtare. Studiohet si një
rajon i vecantë jo vetëm për pozitën gjeografike që ka por
edhe për të gjitha karakteristikat e tjera dalluese nga
pjesa tjetër e kontinentit. Për shumë shekuj ka qenë
qendra e botës e Londra, metropoli kryesor i saj është
ndër qytetet më të rëndësishmë në të gjithë botën.