SlideShare uma empresa Scribd logo
1 de 61
Pikepamje te pergjithshme dhe ide te Rilindjes. 
Perfaqesuesit kryesore.
Ne fillimin e shekullit XIX, perpjekjet kulturore 
te popullit shqiptar paten nje zhivillimte ri 
cilesor qe u quajt Rilindje. 
Idete kryesore lidheshin me ndikimin e 
Revoluconit Francez(1789-1794), me Deklaraten e 
te Drejtave te Njeriut si dhe me parimin e 
“Pavaresise se Popujve’ 
Idete e Volterit, te Dideroit ,te Rusoit , si dhe te 
iluministit gjerman Herder motivonin 
shkaterrimin e feudalizmit dhe hapnin horizonte 
per rritjen e marredhenieve kapitaliste dhe 
krijimin e nje identiteti te vecante.
Keshtu Grigor Durrsaku dhe Teodor Haxhi 
Filipi(Dhaskal Totri) krijuan alfabetet e tyre 
origjinale per gjuhen shqipe per ta perdorur edhe 
ne shkrimin e librave liturgjike.Por si 
domosdoshmeri lindi nevoja per te krijuar nje 
ideologji kombetare si dhe zhvillimi I nje letersie 
te fuqishme , e cila ishte pjese e romantizmit 
evropian. 
Kolonite arbereshe luajten nje rol shume te madh 
per ndricimin e studimit te gjuhes dhe te kultures 
shqiptare. Poete te tjere si Serembe, Gavril Dara I 
Riu krijuan disa nga veprat me te shquara te 
romantizmint shqiptar.
Studiuesit arbereshe ,Engell Mashi, Gjon 
Skiroi shkruan libra dhe aritkuj ku nenvizonin lashtesine 
e madhe te gjuhes shqipe dhe karakterin autokton te 
popullit shqiptar. 
Naum Veqilharxhi ishte I pari qe formuloi strukturen 
e nje ideologjie progresive te kohes. 
Ne kete kohe filloi veprimtarine e tij Jeronim de Rada, 
I cili u be figura e pare e romantizmit shqiptar dhe 
Ceshtjes Kombetare ne pergjithesi. Ne vitin 1836 ai 
botoi kryevepren e tij “Kenget e Milosaos”ne dialektin 
arberesh. Kjo eshte poema e pare e letersise romantike 
shqiptare e vleresuar edhe nga poetet franceze si 
Lamartini, Viktor Hygoi dhe Mistrali.
Kjo vale e romantizmit arberesh vinte nga Perendimi 
drejt Shqiperise .Ajo u gershetua me perpjekjet e 
dijetareve dhe shkrimtareve te kolonive shqiptare ne 
Bukuresht, Stamboll si dhe brenda Shqiperise. 
Kostandin Kristoforidhi ndermori perkthimin e 
librave te gjuhes shqipe si dhe hartoi fjalorin shqip-greqisht 
me nje nivel te larte shkencor. 
Thimi Mitko botoi permbledhjen me folklor shqiptar 
“Bleta shqiptare” qe tregoi pasurine e madhe te 
kultures popullore dhe te folklorit tone. 
Sami Frasheri ishte ideologu me I madh shqiptar , me 
vizionin me te plote per Ceshtjen Kombetare . Ai 
ishte dijetar, studiues, perpilues fjaloresh, filolog, 
historian.
Naum Panajot Bredhi(1767-1846). 
Ideologu I pare I Rilindjes Kombetare 
Shqiptare, mendimtar I shquar 
iluminist e veprimtar I shkolles 
shqipe.Lindi ne Vithkuq te Korces me 6 
dhjetor. Me 1824 nisi punen per 
perpilimin e nje alfabeti shqiptar me 33 
shkronja.Me kete alfabet botoi te paren 
abetare te shqipes “Evetarin”. Naum 
Veqilharxhi e kuptoi rrezikun e madh 
te shkollave te huaja dhe punoi per nje 
shkolle shqipe me permbajtje laike per 
te gjithe femijet pa dallim.U mbeshtet 
te gjuha e popullit, perdori fjale te 
vjetra e te rralla dhe u shpreh per 
pastrimine shqipes nga fjalet e huja .
Pashko Vasa (1825-1892). Lindi ne Shkoder dhe 
vdiq ne Bejrut te Libanit.Veprimtar I shquar I 
Rilidjes Kombetare, shkrimtar, poet , 
publicist dhe guvernator I Libanit derisa vdiq. 
Me 1847 shkoi ne Itali, ku mori pjese ne 
rradhet e forcave kryengritese italiane. Me 
1864, ne Stamboll, bashkohet me Kostandin 
Kristoforidhin, Hasan Tasinin dhe Ismail 
Qemalin per sigurimin e fondeve, lidhur me 
shkronjat shqipe, si dhe caktimin e nje 
alfabeti te vetem. Me 1879 ishet nder 
veprimtaret me aktive te “Shoqerise se te 
Shtypurit Shkronja Shqip”.Eshte autor I 
poezise “Moj Shqypni e mjera Shqypni” me 
1880.Veper e tij ne lemin e historise eshte 
“Bardha e Temalit”(1890)Eshtrat e tij u sollen 
ne Shqiperi pas Luftes se Dyte Boterore.
Zef Jubani(1818-1880). Veprimtar dhe 
ideolog I shquar I Rilindjes Kombetare. 
Lindi ne Shkoder me 1818. Studimet e 
larta I kreu ne Malte. Ne 1862 
bashkepunoi me levizjen antiosmane te 
Mirdites. Me 1871 botoi ne Itali 
librin”Permbledhje kengesh popullore 
dhe rapsodi shqiptare”. Me 1878 botoi ne 
Venedik vepren “Projekt lundrimi me 
avullore italiane ne Adriatik, tregtia e 
Venedikut me Shqiprine”. La ne 
doreshkrim ne gjuhen shqipe vepren 
“Historia e jetes dhe e veprave te Gjergj 
Kastriotit”. Njihet si krijuesi I nje alfabeti 
te posacem me baze latine.Si atdhetar 
dhe mendimtar I dha nje ndihmese te 
vyer Levizjes Kombetare Shqiptare. Vdiq 
ne Shkoder ne vitin 1880.
Sami Frasheri(1850-1904). Lindi ne Frasher te 
Permetit me 1 qershor. Mesimet e para I mori 
ne fshatin e lindjes. Ketu se bashku me 
Naimin kreu shkollen e mesme “Zosimea”, ku 
pervetesoi krahas greqishtes se re dhe te 
vjeter,edhe gjuhen latine, frenge dhe ate 
italiane.Ne Tetove mesoi arabisht, persisht 
dhe turqisht. Me 1872 u vendos ne Stamboll 
ku zhvilloi nje veprimtari te gjere patriotike. 
Ishte nje nder organizatoret kryesore te 
“Komitetit Qendror per Mbojtjen e te 
Drejtave te Kombesise Shqiptare” dhe te 
themelimit te “Shoqerise se te Shtypurit 
Shkronja Shqip” ku u be kryetari I saj. Drejtoi 
dy nga revistat e para “Drita” dhe “Dituria”. Ai 
haroi edhe librat “Abetare e gjuhes shqipe”, 
Shkronjtore e gjuhes shqipe”,”Shkronje” etj.
Nder veprat me te shquara te ketij 
mendimtari ka qene vepra “Shqiperia c’ka 
qene, c’eshte e c’do te behet”. Ky traktat u be 
manifesti I Rilindjes Kombetare, vepra qe 
sintetizoi programin e levizjes, strategjine dhe 
taktiken e saj.Me vepren madhore ne gjuhen 
turke “Kamus-ul alam”, Samiu I jep nje vend 
te dukshem botes shqiptare, si dhe figurave te 
shquara qe ka nxjerre populli shqiptar gjate 
historise se tij. Vepra me e rendesishme 
letrare e Sami Frasherit eshte “Besa”(1875 ) me 
subjekt nga jeta shqiptare. Ai shquhej per 
kulturen e tij te gjere ne shume fusha.
Elena Gjika lindi me 22 janar 1828. Ajo mori pjesë 
gjallërisht në lëvizjen kulturore përparimtare të 
Evropës si kundërshtare e sundimit despotik 
monarkist dhe e shtypjes Kombëtare. U radhit në 
mes të 10 femrave më të ngritura intelektualisht ne 
botën e asaj kohe. Përkrahu nxehtësisht Rilindjen 
Kombëtare Shqiptare, mbajti lidhje të ngushta me 
veprimtarë të shquar të saj, si : Jeronimde Rada, 
Zef Jubani, Zef Serembe, Thimi Mitko etj. Ajo 
rrahu mendime për organizimin e Lëvizjes 
Kombëtare sidomos në vitet e Lidhjes Shqiptare të 
Prizrenit. Në një varg studimesh : “Kombësia 
shqiptare sipas këngëve popullore" Shkrimtarët 
shqiptarë të Italisë Jugore, “Shqiptarët në 
Rumani” ajo vuri në dukje nëpërmjet këngëve 
popullore historike luftën shumëshekullore të 
popullit Shqiptar kundër sundimit osman. Në 
shenjë mirënjohjeje për ndihmesën e dhënë në 
njohjen e Cështjes Shqiptare nga opinioni publik 
botëror, patriotët rilindës dhe arbëreshë të Italisë e 
të Greqisë i kushtuan librin me titull : Dora 
d'Istrias-Shqiptarët (A Dora D'Istria - Gli Albanesi, 
1870), një përmbledhje vjershash patriotike.
Jeronim de Rada (1814-1903), poet, publicist, 
themeluesi I kultures arbereshe . Lindi ne Makia te 
Kalabrise. Mesimet e para I kreu ne kolegjin e Shen 
Adrianit te Shen Miter Korones. Me 1834 studioi 
drejtesi ne Napoli, ku mori pjese ne levizjen 
kulturore te kohes. Me 1878 perkrahu Lidhjen 
Shqiptare te Prizrenit dhe ngriti zerin kunder 
gjymtimit te trojeve shqiptare.Ne fushen e 
studimeve gjuhesore I kushtoi vemendje ceshtjeve 
te prejardhjes shqiptare dhe gjuhes shqipe duke 
mbrojtur lashtesine e tyre. Ne veprimtarine e tij 
gjuhesore duhet permendur edhe organizimi I dy 
kongreseve gjuhesore arbereshe te shqipes, I pari 
ne Koriliano Kalabro, I dyti ne Lungro.Per 
dhjetevjecare te tere, derisa vdiq dha me 
vetemohim mesimin e shqipes ne kolegjin 
arberesh te Shen Miter Korones. Vepra qe e spikat 
si poet me talent te shquar eshte poema lirike-epike 
“Kenget e Milosaos”(1836), vepra e pare e 
letersise sone me vlera te medha artistike.
Naim Frasheri(1846-1900). Lindi me 25 maj ne 
Frasher te Permetit dhe vdiq me 20 tetor ne 
Stamboll, ku edhe u varros. Ishte poeti me I 
madh I Rilindjes Kombetare Shqiptare, 
atdhetar, mendimtar dhe veprimtar I shquar I 
arsimit e I kultures shqiptare. Me 1865 u 
shperngul ne Janine. Nen ndikimin e ngjarjeve 
historike, sidomos te Lidhjes Shqiptare te 
Prizrenit dhe te veprimtarise kulturore 
patriotike te Shoqerise se Stambollit, Naimi e 
braktisi vjersherimin persisht dhe iu kushtua 
letersise shqiptare. Poema e tij e pare ishte 
“Shqiperia”(1880). Ne Stamboll ka qene nder 
botuesit kruesore te revistes “Drita”, me pas 
“Dituria”(1884-1885) Ishte anetar I Komisionit 
te Botimeve prane Ministrise se Arsimit, me 
pas kryetar.
Me 1886 botoi poemen “Bageti e bujqesi”,” Deshira e vertete 
e shqiptareve”. Me 1890 doli permbledhja e lirikave “Lulet e 
veres”. Me 1898 u botua poema e madhe epike “Historia e 
Skenderbeut” dhe poema fetare “Qerbelaja”. Poema 
“Historia e Skenderbeut” ishte nje kurorezim I vepres se tij. 
Naim Frasheri u shqua per liriken e tij patriotike me teme 
aktuale . Shkroi disa proza per te vegjelit dhe beri disa 
pershtatje mjeshterore fabulash te La Fontenit. Naim 
Frasheri ishte nje veprimtar revolucionar ne tere fushat, si 
shkrimtar, njeri I mendimit, njeri politik etj. Kerkonte 
arsimim per te gjithe, emancipimin e gruas, qeverisjen 
demokratike te vendit, ngrinte lart vetite e karakterit te 
shqiptareve, traditat shqiptare qe nga lashtesia pellazgjike.
Andon Zako Cajupi(27 mars 1866-11 korrik 1930) 
Poet I shquar, veprimtar, atdhetar dhe demokrat 
revolucionar shqiptar. Lindi ne Sheper te 
Zagorise. Ne Nivan kreu mesimet gjysme te 
mesme, te cilat I plotesoi ne nje lice francez ne 
Egjipt. Studimet e larta I kreu ne Zvicer, ku mori 
titullin e doktorit te drejtesise. Me 1909 botoi 
“Klubi I Selanikut”, nje pamflet derrmues 
kunder armiqve te brendshem te Levizjes 
Kombetare Shqiptare. Me 1902 botoi librin “Baba 
Tomorri”nje nga vepart me te shquara te 
Rilindjes Kombetare. Vjersha e gjate “Baba 
Tomorri”, me te cilen hapet permbledhja, eshte 
nje grishje e zjarrte drejtuar bashkatdhetareve 
qe te zgjohen dhe te perpiqen per atdheun e 
roberuar. Ne pjesen e trete te librit gjendet edhe 
komedia “Katermbedhjete vjec dhender”. Me 
1919 u zgjodh kryetar I shoqerise “Vellazeria” me 
qender ne Kajro. Ishte frymezuesi dhe njeri nga 
hartuesit e memorandumit, qe shqiptaret e 
Egjiptit I derguan Konferences se Paqes me 1919 
ne mbrojtje te teresise territoriale te Shqiperise.
Gjergj Fishta(1871-1940). Lindi ne fshatin e 
Fishte te Zadrimes me 23 tetor, ku dhe u 
pagezua nga misionari franceskan Leonardo de 
Martino(1830-1923). Teolog , shkrimtar, (poet e 
prozator), historian, pedagog, filozof, piktor, 
deputet dhe mbrojtes I Shqierise ne arenen 
nderkombetare. Eshte shqiptari I pare I 
kandiduar per cmimin Nobel. Me 1886, kur 
ishte 15 vjec dergohet nga franceskanet ne 
Bosnje dhe ne vitin 1893 kthehet ne Shqiperi, 
tashme I formuar e njohes I disa gjuheve 
(latinisht, italisht, kroatisht, frengjisht e 
gjermanisht) me njohuri mbi muziken, artet 
figurative etj. Ne moshen 23 vjecare, mban 
meshen e pare ne kishen e Troshanit. Ne vitin 
1902 emerohet sekretar I Komisariatit te 
Misionit Franceskan dhe drejtor I shkolles 
franceskane ne Shkoder.
Si I pari drejtor shqiptar I kesaj shkolle, ai vendos ne 
programin mesimor gjuhen shqipe ne te gjitha lendet. Ne 
nentor 1908 mblidhet Kongresi I Manatirit. Fishta se 
bashku me Luigj Gurakuqin mori pjese si perfaqesues I 
shoqerise “Bashkimi”. Me 1907 botoi permbledhjen 
satirike “Anxat e Parnasit”, e cila hodhi themelet e satires 
si gjini poetike ne letersine shqiptare. Nje tjeter vellim 
satirik-humoristik eshte edhe “Gomari I Babatasit”, ku ai 
godet patriotet e rreme dhe dembelet.Emri I tij eshte I 
lidhur me nje nga krijimet me mahnitese ne mbare 
leterine shqiptare, me “Lahuten e malcise”(1937). Ajo 
eshte nje poeme epike-historike me 15613 vargje, qe ve ne 
qender luften per autonomi e pavaresi e, ne vecanti, 
ngjarjet e historise se Shqiperise se Veriut nga 1858 deri 
me 1913.
NdreMjeda(1866-1937). Lindi ne 20 nentor ne 
Shkoder. Ne edukimin e tij paten ndikim shkrimtari 
jezuit Anton Xanoni dhe poeti franceskan Leonardo 
de Martino. Ne moshen 21 vjecare boton poemthin 
romantik “Vaji I bylbylit”(1887), ku shpreh mallin 
per vendin e tij. Po e kesaj periudhe eshte vjersha 
“Vorri I Skanderbegut”. Nga viti 1889 studioi per disa 
vjet ne fakultetin teologjik te kolegjit Gregorian te 
Krakovit ne Poloni ku I zgjohet interesi per historine 
dhe zhvillimin e gjuhes shqipe. Vjershen “Gjuha 
shqype”(dhjetor 1892), ai ia kushtoi bashkegjuhetarit 
austriak Majer. Mori pjese ne veprimtarine e 
shoqerise letrare “Bashkimi” te themeluar ne 
Shkoder nga Preng Doci, Ndoc Nikaj dhe Gjergj 
Fishta. Me 1901, bashke me vellane e tij themeloi 
shoqerine “Agimi”. Per veprimatri patriotike ai 
arrestohet nga autoritetet osmane. Me 1908 merr 
pjese ne Kongresin e Manastirit dhe zgjidhet anetar I 
Komisionit per hartimin e alfabetit te njesuar te 
shqipes.
Ne periudhen e hovit te levizjes demokratike (1920-1924) u 
zgjodh deputet. Nga viti 1930 ishte mesues I gjuhes dhe I 
letersise shqiptare ne kolegjin Jezuit ne Shkoder, ku dhe vdiq 
me 1 gusht 1937.Qe nga periudha qe botoi vjershen “Vaji I 
bylbylit”, Ndre Mjeda shkroi, por nuk botoi asgje derisa pa 
driten e botimit vellimi me vjersha “Juvenilia”. E kesaj kohe jane 
edhe poema “I tretuni”, ne te cilen eshte derdhur malli per 
atdheun, per njerezit dhe natyren e vendit me bukurite e saj; 
vjersha”Shtegtari”, “Malli per atdhe” etj. Ai hartoi edhe vepra 
poetike si “Liria”(1910-1911). Vjersha “Mustafa Pasha na Babune ” 
fshikullon pavendosmerine dhe qendrimin e lekundshem te 
parise feudale ne lufte kunder zgjedhes se huaj. Ne poemen e 
njohur “Andrra e jetes”, autori zbuloi tragjedine e malesoreve te 
varfer , qe rronin ne zgrip te jetes, mjerimin dhe padijen e 
madhe, ku ata ishin kredhur.
Faik Konica(1875-1942). Lindi me 15 mars ne Konice dhe vdiq 
me 15 dhjetor ne Washington. Ky eseist I shkelqyer, stilist I 
perkryer, themelues teorik dhe praktik I kritikes letrare 
shqiptare, veprimtar politik me orientim perendimor, sic 
ishte edhe kultura e popullit qe I takonte, poligot, solli nje 
model te ri intelektuali dhe krijuesi qe ndikoi ne dukshem ne 
mendesine shqiptare. Mesimet e para I mori ne vendlindje, 
ne gjuhen turke, arabe dhe greke. Ne moshen 21 vjecare nxori 
numrin e pare te revistes “Albania”, qe u botua deri me 1909 
ne Bruksel e ne Londer, me ndihmen e Austro-Hungarise. Me 
1909 me mbyljen e revistes “Albania”, shkon ne SHBA ku 
drejton gazeten “Dielli” dhe me pas gazeten “Trumpeta e 
Krujes” Me themelimin e federates “Vatra” me 1912 zgjidhet 
sekretar I pergjithshem I saj. Faik konica dhe Fan Noli, duke 
qene udheheqeist kryesor te Levizjes Kombetare Shqiptare ne 
SHBA, shkojne ne Londer per mbrojtjen e ceshtjes kombetare 
ne Konferencen e Ambasadoreve. Konica u zgjodh kryetar I 
kongresit shqiptar te Triestes qe u mbajt ne vitin 1913 per te 
kundershtuar copetimin e trojeve shqiptare.Konica njihet 
edhe si shkrimtar. Disa nga botimet e tij jane: “Shqiperia dhe 
turqit”, “Gjuha jone”, “Mallkimi I memedheut”, “Doktor 
gjilpera”, “Shqiperia, kopshti shkembor I Evropes Juglindore” 
etj.
Gjuha eshte shenja dalluese kryesore e nje kombi. Gjuha 
shqipe eshte pasaporta e patjetersueshme e Kombit 
Shqiptar. Ajo eshte nje gjuhe me vete qe I perket familjes se 
gjuheve indoevropiane; eshte nje gjuhe e lashte e 
percaktuar nga etnogjeneza iliro-shqiptare qe ka pasur 
zhillimin e saj ne kohe. Libri I pare eshte “Meshari” I Gjon 
Buzukut I shkruar ne vitin 1555. 
Ne shekullin XIX gjuha shqipe ishte kulti kryesor I 
frymezimit jo vetem per shkrimtaret dhe dijetaret 
shqiptare, por per te gjithe kombin. Perhapjen e shkronjave 
shqipe, shkrimit dhe leximit shqip brenda dhe jashte 
atdheut, patriotet dhe intelektualet e shquar e vleresonin si 
nje domosdoshmeri per te pare kombi drite , per te zgjuar e 
bashkuar shqiptaret per liri e perparim.
Mesimi I gjuhes shqipe te arbereshet e italise dhe ne 
pergjithesi, ne Diaspore lidhet me emrat e shkrimtareve dhe 
mesuesve te njohur si De Rada, Vicens Dorsa, Anton Santori. 
Ata u pergatiten ne kolegjin e Shen Adrianit. Ne kete kolegj u 
vendos mesimi I shqipes me mesues te pare, De Raden. Ai 
ngriti Katedren e Gjuhes Shqipe, ku nxenesit njiheshin me 
lufterat heroike te Skenderbeut kunder pushtuesve osmane 
ne gjuhen shqipe. Nga kjo shkolle kane dale dhjetera 
intelektuale te shquar , si L.Gurakuqi, A.Rustemi, A.Xhuvani. 
Perpjekjet e pareshtura te Pashko Vasos me Zef Jubanin, 
Thimi Mitkon, Konstandin Kristoforidhin, Naim e Sami 
Frasherit per nje alfabet unik u konkretizuan ne botimin e 
librit te pare “Alfabetrja e gjuhes shqipe”. Ne tetor 1879 u 
krijua “Shoqeria e Stambollit”, te cilen e drejtonte Sami 
Frasheri. Kembengulja dhe presioni I Levizjes Kombetare 
Shqiptare, bene te mundur hapjen e shkolles se pare shqipe 
laike nen drejtimin e Pandeli Sotirit ne Korce me 7 mars 1887.
“Me mire vone se kurre, po nisemi nga perparimi, nga 
ndertimi dhe perhapja e shkolles shqipe...”shkruan Naum 
Veqilharxhi. Naimi I madh ne vjershen kushtuar kesaj 
ngjarjeje “Mesonjetores” thote me gezim e shprese: 
“Hapu,hapu erresire/pa jake tehu, o dite/ se arriti koh’e 
mire/U gdhi nata, u be dite…” 
Shkolla te tjera a hapen edhe ne Pogradec, Oher, Reke, 
Treske, Leskovik, Elbasan, Erseke, Puke, Mat, Tropoje. Me 
gjithe pengesat dhe veshtiresite e panumerta u arrit te hapej e 
para shkolle shqipe ne Prizrenin historik me 1 maj 1889 ku 
mesuesi I pare ishte 23 vjecari Mati Logoreci. Me perpjekjet e 
palodhura dhe mbeshtetjen e pakursyer te Parashevi, 
Gjerasim e Sevasti Qiriazit si dhe te Kristo Dakos u ngrit e 
para shkolle shqipe Vashave me 23 tetor 1891. Ajo ishte per 
vajzat pa dallim feje dhe shtresash te ndryshme shoqerore.
Me 1909, qeveria turke mbylli te gjitha shkollat shqipe dhe 
dha urdher te prere te shuhen ne zjarr te gjithe librat, 
dokumentet dhe letersia ne kete gjuhe. Gjendja politike ne 
vend ishte kritike. Gjate punes per krijimin e sistemit 
shkollor, atdhetaret u ndeshen me tri probleme te medha: 
pengesa nga autoritetet turke e greke, mungesa e te hollave 
dhe mungesa e mesuesve te shkolluar. Shuma te vogla sihin 
mbledhur aty-ketu brenda vendit, kurse ato me te medhate u 
grumbulluan nga klubet shqiptare ne vendet e tjera. Per t’I 
bere balle kesaj sfide arsimore, klubi I “Selanikut” thirri nje 
tjeter Kongres ne Elbasan nga data 20 deri me 07 gusht 1909. 
Ne kete kongres u vendos qe te themelohet 
“Shkolla Normale” ne Elbasan, nje shkolle gjashtevjecare per 
pergatitjen e mesuesve te rinj. Drejtori I pare I Normales 
ishte Luigj Gurakuqi. Vite me vone kjo shkolle u pagezua me 
emrin e tij. Shkolla Normale u hap ne dhjetor te vitit 1909 dhe 
kishte 143 nxenes.
Me 14 nentor-22 nentor 1908 dijetaret shqiptare u mblodhen 
ne Manastir, per te percaktuar alfabetin e gjuhes shqipe. Per 
kete arsye, shoqeria “Bashkimi” ne Manastir thirri Kongresin 
e Pare te Pergjithshem per diskutimin e nje alfabeti te 
njesuar, I cili u be fillimi I shkrimit mbareshqiptar. Prandaj, 
me 14 nentor 1908 ne Manastir u mblodh Kongresi i 
Manastirit ose Kongresi I Alfabetit. Kryetari I kongresit u 
zgjodh Mit’hat Frasheri; sekretare e komisionit Parashevi 
Qiriazi, mesuese e shkolles se vashave ne Korce; nenkryetar 
Grigori Cilka nga Korca si dhe 11 anetare te tjere. Kongresi 
vendosi njezeri shkrimin e gjuhes shqipe me alfabetin latin 
me 36 shkronja, alfabet te cilin e perdorimedhe sot e kesaj 
dite. Gjithashtu u vendos qe pas 2 vjetesh te mbahej nje 
kongres I dyte ne Janine per te shqyrtuar problemet 
drejtshkrimore e letrare, si dhe per te bere perpjekje per 
shkrijen e dialekteve gege e toske ne nje gjuhe te njesuar 
shqipe.
Parashevi Qiriazi(1880-1970). Studioi ne 
Kostandinopoje dhe u kthye ne Shqiperi per te 
punuar si mesuese. Me 1909 botoi nje abetare per 
shkollat fillore. Me pas organizoi arsimin per te 
vegjel, shkolla mbremjeje ne Shqiperine e Jugut 
dhe ndihmoi per te vene bazat e sistemit 
bibliotekar. Me 1908 mori pjese ne Kongresin e 
Manastirit. Ajo ndihmoi per themelimin e 
shoqates “Yll’ I mengjesit” me 1909 dhe ne SHBA 
botoi periodikun e ilustruar me te njejtin emer, qe 
doli ne Boston nga 1907-1920. E perdyjavshmja 
“Yll’ I mengjesit”, kushtuar ndricimit dhe 
perparimit te popullit shqiptar, perfshinte artikuj 
mbi politiken, shoqerine, historine, filologjine, 
letersine, arsimin dhe folkorin. Parashevi Qiriazi 
mori pjese edhe ne Konferencen e Paqes ne Paris 
me 1919 si perfaqesuese e bashkesise shqiptaro-amerikane.
Petro Nini Luarasi(1865-1911) Lindi me 22 prill ne 
Luaras te Kolonjes dhe vdiq me 17 gusht. Ishte 
nxenes ne shkollen e Qestoriatit drejtoar nga Koto 
Hoxhi. Punoi si mesues ne fshatrat e Kolonjes, ku 
u mesonte femijeve fshehurazi gjuhen shqipe dhe 
pergatiti nje grup shokesh si mesues. Me 1882 
hapi shkollen e pare shqipe ne fshatin Bezhan te 
Kolonjes, kurse me 1887 celi shkollen ne Erseke 
dhe pak me vone(1892-1893) shkollat shqipe ne 
krahinen e Kolonjes e te Vakefeve. Punoi si drejtor 
dhe si mesues I Mesonjetores. Ishte nismetar I 
shoqerive patriotike “Mall I memedheut” dhe 
“Pellazgu”. Mori pjese ne Kongresin e Manastirit. 
Per veprimtarine patriotike perndiqej nga 
xhonturqit dhe Patrikana e Stambollit. Vdiq I 
helmuar prej tyre ne Erseke ne 17 gusht 1911. 
Bashkepunoi me shume gazeta ku dhe botoi 
shkrime publicistike, pedagogjike dhe poezi. Ne 
vepren “Mallkimi I shkronjave dhe çperfolja e 
shqiptarit ”(Manastir ,1911) mbrojti te drejten e 
popullit shqiptar dhe kulturen e vet kombetare.
Perandoria osmane nuk I njohu asnjehere shqiptaret si nje komb 
me vete. Ajo zyratrisht I trajtoi ata sipas fese qe praktikonin, 
myslimanet si osmane, katolike si latine dhe ortodokset si greke. 
Ne shekullin XIX ishin kater vilajete, ai I Shkodres, I Kosoves, I 
Manastirit dhe I Janines ku perfshiheshin te gjitha trojet shqiptare 
por e vise malazeze, serbe, maqedonase dhe greke. Mungesa e nje 
njesie administrative teresisht per viset shqiptare, pra si njesi 
gjeografike me karakter etnik krijonte veshtiresi te medha edhe ne 
konceptin e karakterit homogjen te Kombit Shqiptar. Ne mesin e 
viteve ’70 te shekullit XIX vete Perandoria Osmane po kalonte nje 
krize te thelle e cila ishte e gjitheanshme, ekonomike, politike, e 
brendshme dhe ne kuadrin nderkombetar. Kjo u paqyrua ne ate qe 
u quajt Kriza Ballkanike e viteve 1875-1877. Shume popuj u ngriten 
ne kryengritje ndaj Portes se Larte dhe Perandorise, e cila u quajt 
“si e semura e Bosforit”.Kjo situate shperthyese ndodhi edhe ne 
Shqiperi me kryengritjen e Mirdites(1876-1877). Ne paranveren e 
vitit 1877 u be nje mbledhje e parise shqiptare te Shqiperise se 
Jugut ku rol kryesor ne organizimin e saj kishte Abdyl Frasheri.
Ne kete mbledhje u formulua nje memorandum, qe njihet si 
Memorandumi Janines. Ne kete memorandum shqiptaret 
theksonin gjendjen e keqe ekonomike ne te cilen ndodheshin 
krahinat shqiptare dhe I parashtronin Portes se Larte, 
kerkesen per bashkimin e te gjitha krahinave te banuara nga 
shqiptare ne nje vilajet te vetem dhe ne nje administrate te 
perbere prej nepunesve shqiptare, me shkolla dhe gjyqe ne 
gjuhen shqipe. Memorandumi I Janines ishte kerkesa e pare e 
hapur dhe zyrtare per autonomine territoriale-administrative 
te Shqiperise. Ne vitet 1877-1878 ndodhi lufta ruso-turke dhe 
pas kesaj, Traktati I Shen Stefanit(3 mars 1878), ku Porta e 
Larte do I jepte Serbise, Malit te Zi dhe Rumanise pavaresine 
e plote. Bullgaria e fitoi autonomine por nen sovranitetin e 
sulltanit.
Traktati I Shen Stefanit jo vetem qe 
e linte Shqiperine nen sundimin 
turk, por I cungonte mjaft rende 
territoret e saj ne favor para se 
gjithash te Bullgarise, pastaj te 
Malit te Zi dhe te Serbise. Situata 
pas traktatit te Shen Stefanit beri qe 
atdhetaret shqiptare te mobilizonin 
forcat per te krijuar forma te nje 
organizimi te fuqishem per shkak te 
rrezikut jo vetem te trojeve 
shqiptare, por edhe te vete 
ekzistences se Kombit Shqiptar.
Traktati I Shen Stefanit shkaktoi shume protesta te medha ne 
Shqiperi, u organizuan shume mbledhje atdhetaresh ne qytete te 
ndryshme te Kosoves dhe ne Shkoder. Bazuar ne zemerimin e 
thelle te masave popullore, atdhetaret shqiptare zhvilluan idene e 
vetembrojtjes politike dhe ushtarake te trojeve shqiptare. 
Si qender per nje kuvend tepergjithshem atdhetaret caktuan 
Prizrenin, ku u ftuan perfaqesues nga te gjitha trojet shqiptare por 
edhe nga krahinat e prekura nga traktati I Shen Stefanit. Ky 
kuvend I zhvilloi punimet ne nje ndertese ne Prizren, me 10 
qershor 1878. Ne te u vendos krijimi I nje organizate me karakter 
politik e ushtarak me qender Prizrenin dhe me dege ne perkatese 
ne krahinat e Shqiperise. Keshtu u krijua Lidhja Shqiptare e 
Prizrenit. Kryetari I saj u zgjodh Iljaz Pashe Dibra, ndersa ai 
anetare te komitetit drejtues ishin Ali Pashe Gucia, Sheh Musafa 
Tetova, Ymer Prizreni, Sulejman Vokshi etj. Me 18 qershor u 
miratua dokumenti kryesor ku u caktuan detyrat e degeve te 
Lidhjes neper krahina, qe te organizoheshin dhe te mbanin secila 
reparte ushtarake.
Me 18 qershor 1878 iu dergua nje memorandum te nenshkruar nga 
500 shqiptare, kryetarit te delegacionit anglez ne Kongresin e 
Berlinit 
Me 20 qershor 1878 drejtuar ministrit te jashtem austro- hugarez, 
Andrashi, nga anetaret e Komitetit Shqiptar te Stambollit , Sami 
Frasheri, Jani Vreto, Zija Prishtina, iu shtrua kerkesa per te 
formuar nje komision shqiptaresh, per te hartuar nje rregullore 
organike per administrimin autonom dhe te njehsuar te krahinave 
shqiptare, duke iu pershtatur karakterit, dokeve dhe nevojave te 
vendit. 
Ne 2 korrik 1878 Lidhja e Prizrenit shpalli ”Udhezimet ushtarake” 
per formimin e 5-6 korpuseve me nje force prej afersisht 100 mije 
burrash per te mbrojtur vendin nga copetimi I trojeve shqiptare.
Kongresi I Berlinit u hap ,e 13 qershor 1878. Me 13 korrik u 
nenshkrua traktati I Berlinit ku u moren vendime te pa drejta ne 
lidhje me Ceshtjen Shqiptare. Nuk u perkrah as kerkesa per 
njohjen e autonomise duke injoruar edhe vete ekzistencen e 
Ceshtjes Shqiptare. 
Me 27 nentor 1878 atdhetaret shqiptare iu drejtuan Portes se Larte 
me kerkesen ultimative se autonomia e Shqiperise ishte urgjente 
dhe e domosdoshme. Porta e Larte jo vetem qe nuk iu pergjigje 
kerkese per autonomi por nisi ta konsideronte Lidhjen si nje 
rrezik te madh edhe per vete ate. Per te mbrojtur interesat e 
Shqiperise, Abdyl Frasheri se bashku me Mehmet Ali Vrionin ne 
pranveren e vitit 1879, shkuan ne Rome, ne Paris, ne Londer, ne 
Berlin dhe ne Vjene per te kundershtuar vendimet e Kongresit te 
Berlinit.
Me 22 prill 1881 ushtria osmane e Dervish 
Pashes hyri ne Prizren, ku arrestoi 
udheheqesit dhe aktivistet e ushtrise 
shqiptare, midis te cileve edhe Abdyl 
Frasherin, te cilin e burgosi ne keshtjellen e 
Prizrenit, gjate viteve 1881-1884. Abdyl 
Frasherit I bene gjygj ushtarak dhe e denuan 
me vdekje, por ky demin u ndryshua ne 
burgim te perjetshem. Abdyli u semur rende 
ne burg dhe u lirua me kusht qe te mos shfaqej 
ne publik ne vitin 1886. Vdiq ne nje moshe 
shume te re. Keshtu u vendos terrori dhe I 
mbaroi ditet e saj Lidhja Shqiptare e Prizrenit.
Kjo ngjarje pati karakter te madh epokal: 
E para, mbas kaq shume shekujsh nen suazen e Perandorise 
Osmane, shqiptaret e te gjithe trojeve ne menyre 
institucionale krijuan nje organizim mbarekombetar. U 
ndertua keshtu nje adminsitrate me nje forme juridike me 
atribute te nje qeverie autonome, qe synoi shkeputjen nga 
shteti osman. 
E dyta, e ngriti ndergjegjen kombetare ne nje lartesi te re, gje 
qe perben nje risi ne rrafshin politik, qe shpalli publikisht jo 
vetem ne aspektin kombetar, por edhe ne ate nderkombetar 
te drejten per krijimin e nje shteti shqiptar ne baze te 
kombesise se shqipetareve. 
Lidhja Shqiptare e Prizrenit shpalosi perpara gjithe botes 
shembelltyren e nje Shteti te Pavarur Shqiptar jo thjesht ne 
menyre embrionale, por per gati tre vite me rradhe deri ne 
vitin 1881, si nje force reale e mendimit politik dhe organizues 
te shqipetareve nga vete shqipetaret.
Ymer Prizreni(1826-188). Nje nga udheheqesit 
kryesore te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit dhe 
kryetar I qeverise se perkohshme te formuar ne 
periudhen e fundit te saj. Sapo filloi lufta ruso-turke 
(1878-1888) udhehoqi levizjen shqiptare 
per te mbrojtur madhesine territoriale te 
Shqiperise. Organizoi komisionin e 
vetembrojtjes per sanxhakun e Prizrenit. Mori 
pjese ne formimin e Komitetit te Stambollit. 
Ne pranveren e vitit 1878 organizoi ne Prizren 
mbledhjen e kuvendit te pergjishemqe 
themeloi Lidhjen Shqiptare. Ne tetor 1879 u 
zgjodh kryetar I Lidhjes Shqiptare, kurse ne 
janar 1881 kryetar u qeverise se perkohshme te 
saj. Mbas shtypjes se Lidhjes, Ymer Prizreni u 
arratis per te mos rene ne duart e autoriteteve 
osmane. Vdiq me 1886 ne Ulqin.
Abdyl Frasheri(1839-1892). Lindi ne Frasher te 
Permetit. Patriot, demokrat I shquar, nje nga 
ideologet perparimtare te Rilindjes Kombetare 
dhe nje nga udheheqesit kryesore te Lidhjes 
Shqiptare te Prizrenit. Hartoi projektin e 
shpalljes se pavaresise se Shqiperise me ane te 
kryengritjes clirimtare antiosmane. Bisedimet qe 
zhvilloi me perfaqesuesit e Greqise ne korrik dhe 
ne dhjetor 1877, per nje aleance politike dhe 
ushtarake shqiptaro-greke kunder perandorise 
osmane deshtuan sepse athina nuk e pranonte 
idene e nje shteti te pavarur shqiptar ne kufijte e 
saj etnike. Ne fund te vitit 1877, Abdyli u zgjodh 
kryetar I Komitetit Qendror per Mbrojtjen e te 
Drejtave te Kombesise Shqipatre, qe u formua ne 
Stamboll. Mori pjese dhe ishte nismetari kryesor 
ne thmelimin e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit.
Veprimtarine e tij e ushtroi kryesisht ne viset e Kosoves dhe 
te vilajetit te Janines. Ne kuvedin themelues te Lidhjes se 
Prizrenit u zgjodh kryetar I Komisionit te Puneve te 
Jashtme. Ne pranveren e vitit 1879, kryesoi delegacionin e 
Lidhjes qe vizitoi kryeqytetet e Fuqive te Medha per te 
mbrojtur nga afer teresine territoriale dhe te drejtat per 
autonomi te Shqiperise. U be anetar I qeverise se 
perkoheshme qe u formua ne fillim te vitit 1881. Dha nje 
kontribut te rendesishem ne pergatitjet politike dhe 
ushtarake per mbrojtjen e autonomise kunder ekspedites 
ushtarake osmane. Ai e vazhdoi veprimtarine e tij derisa 
vdiq ne Stamboll me 23 tetor 1892. Eshtrat e tij u sollen ne 
Tirane me 1978.
Iliaz Pashe Dibra(Iliaz Qoku) ka qene 
personalitet I shquar I Lidhjes Shqiptare te 
Prizrenit. Lindi ne Kollbisht te Dibres. Me 
1844 mori pjese ne kryengritjen e Dibres 
kunder Tanzimatit. Me 1861 udhehoqi forcat 
dibrane kunder perpjekjeve malazeze per te 
shtene ne dore viset shqiptare te Shkodres. 
Eshte nje nga nismetaret e Lidhjes Shqiptare 
te Prizrenit. Kryesoi me 10 qershor 1878 
kuvendin e pergjithshem qe coi ne 
themelimin e Lidhjes dhe u zgjodh kryetar I 
saj. Drejtoi Kuvendin e Dibres (1 nentor 1878), 
qe miratoi rezoluten ne te cilen kerkoi 
krijimin e vilajetit autonom shqiptar. Kryesoi 
Kuvendin e Dyte te Dibres (20 tetor 1880) dhe 
kerkoi shkeputjen e Shqiperise nga Turqia.
Hodo Sokoli – Veprimtar I 
lidhjes Shqiptare te Prizrenit. 
Kryetar I deges se Lidhjes ne 
Shkoder. Ne 1880 doli hapur 
kunder vendimit te Portes se 
Larte per t’I dorezuarMalit te Zi 
Hotin dhe Gruden. Ne menyre 
demonstrative zhveshi publikisht 
uniformen e kolonelit te 
xhandarmerise turke. 
Shembullin e tij e ndoqen edhe 
shume oficere te tjere shqiptare 
qe sherbenin ne ushtrine 
shqiptare. Hodo Sokoli drejtoi 
luftimet per mbrojtjen e Hotit 
dhe te Grudes. Pas resnies se 
Ulqinit ne duart e Malit te Zi me 
26 nentor 1880 Hodo u arrestua 
dhe u internua ne Anadoll ku 
edhe vdiq me 1883. 
Mic Sokoli(1839-1881). 
Luftetar dhe hero I Lidhjes 
Shqiptare te Prizrenit. Lindi 
ne Frang te Bujanit. Mori 
pjese ne luftimet e Gjakoves 
kunderMehmet Ali Pashes 
dhe u dallua ne betejen e 
Nikshiqit kunger agresoreve 
malazeze. Luftoi ne Plave, 
Guci, Hot, Grude, Tuz, 
Prizren, Gjakove, Ferizaj, 
Gjilan dhe ne Shkup. Ne 
betejen e Slivoves (prill 1881) 
kunder forcave osmane te 
Dervish Pashes kreu nje akt te 
rralle trimerie duke I vene 
gjoksin grykes se topit te 
armikut dhe ra heroikisht ne 
fushen e betejes
Haxhi Zeka (1832-1902). Lindi me 20 dhjetor 
ne fshtain Shoshan teMalesise se Gjakoves 
dhe me vone u shprengul ne Peje. Ne 
Kuvendin e pare te Lidhjes se Prizrenit u 
zgjodh anetar I komitetit qendror. U shqua 
si komandant ushtarak ne ngjarjet e 
Gjakoves dhe ne mbrojtjen e Plaves dhe te 
Gucise. Me 1893 se bashku me Bajram 
Currin organizuan kryengritjen qe perfshiu 
Pejen, Gjakoven dhe vise te tjera te Kosoves. 
Me 1893 u arrestua ne Stamboll ku u mbajt I 
burgosur deri me 1896. Me 23-29 janar 1899 
ai organizoi Kuvendin e Pejes. U vra 
pabesisht ne Peje me 1902 nga nje agjent I 
qarqeve shoviniste serbe.
Idriz Seferi. Udheheqes ushtarak 
popullor. Lindi me 1847 ne fshatin 
Sefer ne Shkup. Ishte pjesetar ne 
kuvendet e Lidhjes Shqiptare se 
Prizrenit dhe te Pejes. Udheheqes 
kryesor I asaj te Kosoves me 1910. 
ushqua si strateg popullor ne 
betejen e Kacanikut, te Karadakut 
dhe te Moraves. Mori pjese ne 
kryengritjen e pergjithshme 
antiosmane me 1912 ne Kosove, ne 
clirimin e Shkupit, Kumanoves, 
Gjilanit, Presheves etj
Isa Boletini(1864-1916). Atdhetar I shquar, 
udheheqes I levizjes per bashkim 
kombetar. Lindi ne Boletin te Mitrovices. 
Mori pjese ne Lidhjen e Prizrenit ne 
betejen e Slivoves. Ishte nje nga 
organizatoret e Kuvendit te Ferizajt me 
1908. Gjate luftes se pare ballkanike u 
vendos ne krye te cetave per mbrojtjen e 
trojeve shqiptare dhe qeverise se 
perkohshme te Vlores. Me 1913 si anetar I 
delegacionit shqiptar se bashku me Ismail 
Qemalin shkoi ne Londer ku protestoi 
kunder vendimit per te copetuar trojet 
shqiptare. Me 23 janar 1916 vritet pabesisht 
ne Podgorice
Ded Gjo Luli – Luftetar I shquar I 
Malesise se Mbishkodres ne lufte 
per clirimin kombetar. Mori pjese 
ne qendresen ushtarake te 
organizuar nga Lidhja Shqiptare e 
Prizrenit per mbrojtjen e Hotit 
dhe Grudes nga forcat malazeze. 
Aftesite e tij si prijes organizator 
ushtarak u shfaqen gjate 
kryengritjes antiosmane te 
shqiptareve gjate viteve 1911. U vra 
pabesisht me 24 shtator 1915 ne 
afersi te Oroshit.
Sulejman Vokshi, (1815 - 1890) është veprimtar dhe 
figurë e shquar e Lidhjes së Prizrenit dhe Hero i 
Popullit në Kosovë. Lindi në Gjakovë në një familje 
me tradita kombëtare. Pjesëmarrës në kryengritjet 
antiosmane kundër Tanzimatit. Veprimtarinë 
patriotike e filloi që në moshën djaloshare. Në vitet 
40 të shek. XIX mori pjesë me armë kundër 
reformave të Tanzimatit dhe prandaj qeveria osmane 
e internoi dhe e burgosi shumë herë. Lidhja 
Shqiptare Prizrenit e gjeti Sulejman Vokshin e 
përgatitur në të gjitha drejtimet si luftëtar e 
udhëheqës i shquar popullor dhe me koncepte të 
qarta politike. Ishte një nga nismëtarët e themelimit 
të Lidhjes dhe gjatë veprimtarisë së saj një ndër 
udhëheqësit kryesorë, politikë e ushtarakë. Anëtar i 
Komitetit Qendror dhe përfaqësues konsekuent i 
krahut revolucionar të saj. Ai qëndroi jo vetëm në 
ballë të luftës për mbrojtjen e tërësisë së trojeve 
shqiptare, por edhe të luftës për realizimin me forcën 
e armëve të autonomisë së mbarë trojeve shqiptare si 
shkallë e parë, e kushtëzuar nga rrethanat e 
brendshme dhe të jashtme, e luftës për fitoren e 
pavarësisë së plotë.
Çerçiz Topulli lindi në Gjirokastër në vitin 1880 dhe 
ra dëshmor më 15 korrik të vitit 1915, ishte shkrimtar, 
atdhetar e veprimtar i shquar i Rilindjes, udhëheqës i 
luftës së armatosur të çetave kundër sunduesve 
osmane për çlirimin kombëtar të vendit. Hero i 
Popullit. Në prill të 1907 komandoi çetën e armatosur 
që vepronte në Shqipërinë e Jugut, e sidomos në 
krahinat e Gjirokastrës dhe të Korçës. Me vendim të 
Komitetit të Gjirokastrës, anëtarë të çetës së tij vranë 
në fillim të marsit 1908 në Gjirokastër komandantin 
turk të xhandarmërisë. Drejtoi Luftën e Mashkullorës 
më 18 mars 1908. Në thirrjen "Nga malet e Shqipërisë" 
drejtuar bashkatdhetarëve të tij dhe botuar në janar 
1907 në gazetën "Shpresa e Shqipërisë" Çerçiz Topulli 
pasi dënonte grabitjet e administratës osmane 
kërkonte që Shqipëria të shkëputej nga Perandoria 
Osmane dhe të bëhej e lirë dhe e pavarur. Ai shprehte 
bindjen se e vetmja rrugë për çlirimin e Shqipërisë, 
ishte ajo e kryengritjes së përgjithshme të armatosur, 
dhe ftonte te gjithë shqiptarët të ngriheshin me armë 
në dorë në luftën për lirinë e Shqipërisë.
17 qershor 1878 – Statuti I pare I Lidhjes Shqiptare te Prizrenit 
1 korrik 1878 – Statuti I dyte I Lidhjes Shqiptare te Prizrenit 
1 nentor 1878 – Kuvendi I Dibres I 
11 janar 1879 – Kuvendi I Prevezes 
26 nentor 1880 – Ulqini I kaloi Malit te Zi 
25 korrik 1880 – U mblodh Kuvendi I Gjirokastres 
20-24 tetor 1880 – U mblodh kuvendi I Dibres II 
Janar 1881 – Krijohet qeveria e perkohshme e Lidhjes se Prizrenit 
23 prill 1881 – Ushtria osmane hyn ne Prizren 
23-29 janar 1899 – zhvilloi punimet Kuvendi Shqiptar I Pejes 
Nentor 1905 – Komiteti I Manastirit 
Janar 1906 – Formohet ceta e pare ne krahinen e Korces
Ndonëse shfaqjet dhe grupet e para teatrore duken pikërisht në fundin e shek. 
XIX, që i takon periudhës së Rilindjes Kombëtare, gjithsesi është trashëguar një 
pasuri e vyer më e hershme e kulturës popullore që i përgjigjet korpusit të 
njohur me emrin “Teatri folklorik”, ku përfshihen shumë lodra, ceremoniale, 
rituale dasme, morti e mikpritjeje, veprime mimike dhe pantomima gazmore, 
karnavalet, teatri i hijeve, ai i kukullave, veprimet dhe maskat etj. 
Rilindja Kombëtare Shqiptare është periudha kur teatri shfaqet tashmë si një 
dukuri e mirënjohur, e dokumentuar dhe e shtrirë në gjithë trojet shqiptare. 
Është koha kur dramaturgjia, si ushqimi kryesor i teatrit, nis të shënojë, tok me 
gjedhet letrare, titujt e emrat e parë të veprave dhe të autorëve të tyre. E para 
shfaqje teatrore e dokumentuar nga burimet arkivore është “Dasma e 
Lunxhërisë” e vitit 1874 e Koto Hoxhit, me nxënësit e shkollës normale “Ta 
zografia” të Qestoratit Gjirokastër. Ajo u prit me entuziazëm nga fshatarët e 
Qestoratit e fshatrat përreth dhe u çmua si një përpjekje për të ruajtur gjuhën e 
zakonet shqiptare. Më 1875 Sami Frashëri (1850-1904) botoi në gjuhën turke 
dramën “Besa”, lënda e së cilës ishte marrë nga jeta, nga morali dhe nga zakonet 
shqiptare. Ajo u shfaq po atë vit në Stamboll dhe më 1901 e më pas, tashmë e 
përkthyer në shqip, u vu në skenë në disa qytete të Shqipërisë. Më 1879 në 
Shkodër u shfaq farsa “Makko” e përkthyer nga italishtja, e luajtur nga nxënësit 
e “Kolegjës Saveriane”. Në vitin 1880 arbëreshi Leonardo de Martino (1830-1923) 
shkroi shqip dramën me karakter liturgjik “Nata e këshndellave”, e cila u shfaq 
po atë vit në Shkodër nga nxënësit e po këtij kolegji, kurse në vitin 1882 u dha 
komedia “I biri i çifutit”, e përshtatur në shqip nga Pashk Babi. E para dramë me 
strukturë të mirëfilltë është “Emira” e arbëreshit Françesk Anton Santori (1814- 
1894), e shkruar më 1885 dhe e botuar nga De Rada në gazetën “Fjamuri i 
Arbrit” në vitet 1886-1887; më pas vjen drama “Alles Dukagjini”.
Autorët që e ngrenë dramaturgjinë e kësaj periudhe në shkallën e 
saj më të lartë janë Andon Z. Çajupi (1866-1930) me komeditë 
“Katërmbëdhjetë vjeç dhëndërr” (1902) dhe “Pas vdekjes” (1910), si 
edhe me tragjedinë në vargje “Burri i dheut”; Gjergj Fishta (1871- 
1940) me melodramën “Shën Françesku i Asizit” (1909); Fan S. 
Noli (1882-1965) me dramën “Israelitë e Filistinë” (1902); Mihal 
Grameno (1872-1931) me komedinë në tri akte “Mallkimi i gjuhës 
shqipe” (1905) dhe tragjedinë në vargje “Vdekja e Pirros” (1905); 
Kristo Floqi me dramën “Fe e kombësi” (1912) dhe më tej Tito 
Toska, Shtjefën Gjeçovi (1873-1929), Namik S. Delvina etj. 
Lënda letrare e shkruar për shfaqjet teatrore të kësaj kohe ka qenë 
e natyrave të ndryshme, qoftë kjo e organizuar në format e 
mirëfillta dramatike, qoftë në trajtën e skenarëve a të libreteve ku 
thureshin e tuboheshin brenda një teme shumë elemente teatrore 
që shërbenin për ndërtimin e shfaqjes, qoftë edhe në trajta të 
përshtatshme për skenë. Pjesët teatrore në formë fjalëkëmbimesh 
të lëvruara nga Gjerasim Qiriazi (1861-1894) dhe Petro Nini 
Luarasi, të cilat janë dhënë në një varg shkollash në Shqipërinë e 
Jugut, kishin karakter didaktik (për mësimdhënien); ato synonin 
nxënien e diturive, mësimin e edukimin me norma të shëndosha 
morale dhe përcillnin gjithashtu subjekte, ngjarje e figura nga 
historia e popullit shqiptar.
Në vitin 1890 Urdhri i Jezuitëve i kishës katolike të Shkodrës 
mundi të ndërtojë në Shkodër një sallë për të organizuar 
shfaqje teatri. Ky është institucioni i parë teatror i ngritur me 
ndihmën e kishës, ndonëse u sollën mjaft pengesa nga ana e 
autoriteteve turke. Në këtë sallë janë dhënë shumë shfaqje 
me karakter fetar, kryesisht në gjuhën italiane, por edhe në 
gjuhën shqipe. Vlen të theksohet se Urdhri i Jezuitëve bënte 
shpenzime të mëdha për përgatitjen dhe për mbarëvajtjen e 
shfaqjeve, për veshjet e shtrenjta e luksoze të aktorëve, për 
dekorimet e skenës, për krijimin e mjediseve skenografike 
historike a alegorike, deri edhe për përdorimin e pajisjeve 
teknike të kohës, për efektet e ndriçimit etj. 
Në vitin 1899 në Korçë u dha nga një grup shkollor shfaqja e 
tragjedisë “Otello” e Shekspirit, gjë që flet për dashurinë dhe 
për njohjen e vlerave të larta të dramaturgjisë botërore.
Ndonëse zhvillimi i teatrit në periudhën e Rilindjes është i vijueshëm 
dhe përfaqëson në vetvete një dukuri pak a shumë të njësuar, për nga 
ritmet e shtrirja ai mund të ndahet në dy etapa: para dhe pas vitit 1908, 
Revolucionit të turqve të rinj dhe shpalljes së kushtetutës së shtetit turk. 
Duke shfrytëzuar disa të drejta që iu njohën, shqiptarët organizuan me 
shpejtësi klube kulturore artistike. Një vend të veçantë zinin grupet 
teatrore. Brenda një kohe të shkurtër në qytetet kryesore të Shqipërisë 
vepronin shumë shoqëri e grupe dramatike teatrore. Janë të shumta 
shfaqjet teatrore që u dhanë në vitet 1908-1912. Kështu, klubi “Labëria” i 
Vlorës spikati me shfaqjen e tragjedisë së Mihal Gramenos “Vdekja e 
Pirros” (1908) dhe të dramës së Sami Frashërit “Besa” (1909); klubi 
“Drita” i Gjirokastrës dha shfaqjet “Besa”, “Agimi” etj.; klubi “Bashkimi” i 
Delvinës shfaqi dramën “Dashuria e mëmëdheut” të Namik Delvinës; 
shoqëria e grave “Ylli i mëngjesit” shfaqi dramën e Shilerit “Vilhelm Teli”. 
Po kështu dhanë shfaqje klubi “Dituria” i Korçës, klubi “Afërdita” i 
Elbasanit, shoqëria “Vllaznia” e Durrësit. Në Shkodër jepeshin 
rregullisht nga kleri jezuit, nga shkolla françeskane, si dhe nga “Motrat 
stigmatike”, shfaqje pjesësh dramatike të njohura në gjuhën italiane, por 
edhe në gjuhën shqipe, edhe pse si subjekte të tyre parapëlqeheshin ato 
me motive fetare e biblike. Në Janinë më 1909, në kafe “Iskania” u luajt 
drama “Besa”, e cila ngjalli entuziazëm te shqiptarët. Shfaqje teatrore u 
luajtën nga klube atdhetare kulturore edhe në Stamboll, Bukuresht, 
Kostancë, Shkup, Uorçester (ShBA) etj.
Edhe muzika shqiptare e periudhës së Rilindjes është pjesë e 
zhvillimit të përgjithshëm kulturor e artistik që u vu re në Shqipëri 
gjatë kësaj kohe. Muzika e kultivuar e ka zanafillën në lëvizjen 
kulturore që shpërtheu fill pas krijimit të Lidhjes Shqiptare të 
Prizrenit, më 1878. Në këtë vit në Shkodër u krijua banda e parë 
muzikore shqiptare, e cila hodhi themelet për zhvillimin e një 
muzike të re në Shqipëri. Formimi i orkestrave frymore më parë në 
Shkodër, pastaj në Korçë, në Elbasan dhe në qytete të tjera, bëri të 
mundur që të njihen e të përhapen gjinitë e kultivuara në artin 
muzikor, ato të formacioneve orkestrale. Ky repertor i ri do të 
shërbente si përvojë e drejtpërdrejtë për krijimin e veprave 
muzikore të para shqiptare, si marshi “Bashkimi i Shqipërisë”, i 
kompozuar nga Palokë Kurti më 1881. 
Qytetet e Shkodrës e të Korçës ishin dy qendrat kryesore të 
zhvillimit të muzikës shqiptare të periudhës së Rilindjes. Në vitin 
1909 në Korçë u ngrit orkestra frymore e quajtur “Banda e Lirisë”. 
Tipar dallues i muzikës së Rilindjes Kombëtare ishte karakteri 
atdhetar që shoqëroi periudhën e Rilindjes dhe u thellua më tej 
me periudhën e Pavarësisë.
Punoi: Olsjan Sita

Mais conteúdo relacionado

Mais procurados

Elementet kimik ne trupin tone projekt kimi
Elementet kimik ne trupin tone  projekt kimiElementet kimik ne trupin tone  projekt kimi
Elementet kimik ne trupin tone projekt kimiFacebook
 
Kostandin Kristoforidhi
Kostandin KristoforidhiKostandin Kristoforidhi
Kostandin KristoforidhiMartina Shtufi
 
Sëmundjet gjenetike
Sëmundjet gjenetikeSëmundjet gjenetike
Sëmundjet gjenetikeXhuLia Muca
 
Ndikimi i kultures osmane ne Shqiperi
Ndikimi i kultures osmane ne ShqiperiNdikimi i kultures osmane ne Shqiperi
Ndikimi i kultures osmane ne ShqiperiFlavioHabilaj
 
Traditat dhe Zakonet shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore
Traditat dhe Zakonet  shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore Traditat dhe Zakonet  shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore
Traditat dhe Zakonet shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore Mirsad
 
Lojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperi
Lojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperiLojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperi
Lojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperiAlimerko Brunilda
 
Trashegimia natyrore e shqiperise
Trashegimia natyrore e shqiperiseTrashegimia natyrore e shqiperise
Trashegimia natyrore e shqiperisemelissa cani
 
Projekt historie
Projekt historieProjekt historie
Projekt historieS Gashi
 
matematika projekt
matematika projektmatematika projekt
matematika projektFacebook
 
Te drejtat e njeriut
Te drejtat  e njeriutTe drejtat  e njeriut
Te drejtat e njeriutDonart Geci
 
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat ShqipetareTrashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat ShqipetareKe Keiss
 
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)Rexhino Kovaci
 
Projekt letersi
Projekt letersiProjekt letersi
Projekt letersianndos
 
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriutroli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriutmikaela basha
 

Mais procurados (20)

Elementet kimik ne trupin tone projekt kimi
Elementet kimik ne trupin tone  projekt kimiElementet kimik ne trupin tone  projekt kimi
Elementet kimik ne trupin tone projekt kimi
 
Ngrohja globale
Ngrohja globaleNgrohja globale
Ngrohja globale
 
Holokausti
HolokaustiHolokausti
Holokausti
 
PROJEKT : SKENDERBEU
PROJEKT : SKENDERBEU PROJEKT : SKENDERBEU
PROJEKT : SKENDERBEU
 
Shkrimtarët e letërsisë bashkohore Shqiptare
Shkrimtarët e letërsisë bashkohore ShqiptareShkrimtarët e letërsisë bashkohore Shqiptare
Shkrimtarët e letërsisë bashkohore Shqiptare
 
Kostandin Kristoforidhi
Kostandin KristoforidhiKostandin Kristoforidhi
Kostandin Kristoforidhi
 
Don kishoti
Don kishotiDon kishoti
Don kishoti
 
Sëmundjet gjenetike
Sëmundjet gjenetikeSëmundjet gjenetike
Sëmundjet gjenetike
 
Ndikimi i kultures osmane ne Shqiperi
Ndikimi i kultures osmane ne ShqiperiNdikimi i kultures osmane ne Shqiperi
Ndikimi i kultures osmane ne Shqiperi
 
Traditat dhe Zakonet shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore
Traditat dhe Zakonet  shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore Traditat dhe Zakonet  shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore
Traditat dhe Zakonet shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore
 
Jeronim De Rada
Jeronim De RadaJeronim De Rada
Jeronim De Rada
 
Lojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperi
Lojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperiLojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperi
Lojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperi
 
Trashegimia natyrore e shqiperise
Trashegimia natyrore e shqiperiseTrashegimia natyrore e shqiperise
Trashegimia natyrore e shqiperise
 
Projekt historie
Projekt historieProjekt historie
Projekt historie
 
matematika projekt
matematika projektmatematika projekt
matematika projekt
 
Te drejtat e njeriut
Te drejtat  e njeriutTe drejtat  e njeriut
Te drejtat e njeriut
 
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat ShqipetareTrashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
 
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)
 
Projekt letersi
Projekt letersiProjekt letersi
Projekt letersi
 
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriutroli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut
 

Semelhante a Rilindja Kombetare Shqiptare

Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe ShqiptaretPashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe ShqiptaretMarjan DODAJ
 
Sami frashri shqipriaqkaqenqeshteqdotebehet
Sami frashri shqipriaqkaqenqeshteqdotebehetSami frashri shqipriaqkaqenqeshteqdotebehet
Sami frashri shqipriaqkaqenqeshteqdotebehetAlbi Muca
 
Figurat e rilindjes sonë kombëtare
Figurat e rilindjes sonë kombëtareFigurat e rilindjes sonë kombëtare
Figurat e rilindjes sonë kombëtareolinuhi
 
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptarePyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare#MesueseAurela Elezaj
 
Ndre Mjeda - 2015
Ndre Mjeda - 2015Ndre Mjeda - 2015
Ndre Mjeda - 2015Riku Verri
 
Shkrimtare te shquar shkrimtar
Shkrimtare te shquar shkrimtarShkrimtare te shquar shkrimtar
Shkrimtare te shquar shkrimtarDenis Celaj
 
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe ShqipeLetersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe ShqipeAjlinda Idrizi
 
Gjergj Fishta
Gjergj FishtaGjergj Fishta
Gjergj FishtaElio Mema
 
Letersia nen Diktature
Letersia nen DiktatureLetersia nen Diktature
Letersia nen DiktatureOrnela Keçi
 
Koment vepre (1)
Koment vepre (1)Koment vepre (1)
Koment vepre (1)pjetri
 
Përhapja e gjuhës shqipe
Përhapja e gjuhës shqipePërhapja e gjuhës shqipe
Përhapja e gjuhës shqipeVilson Shehu
 
Naim Frasheri dhe vepra e tij
Naim Frasheri dhe vepra e tijNaim Frasheri dhe vepra e tij
Naim Frasheri dhe vepra e tijDiana Lamaj
 
PROJEKT: GJERGJ FISHTA DHE ” LAHUTA E MALCIS”
PROJEKT: GJERGJ FISHTA  DHE  ” LAHUTA E MALCIS” PROJEKT: GJERGJ FISHTA  DHE  ” LAHUTA E MALCIS”
PROJEKT: GJERGJ FISHTA DHE ” LAHUTA E MALCIS” #MesueseAurela Elezaj
 
Kufizimet e letersise gjate diktatures
Kufizimet e letersise gjate diktaturesKufizimet e letersise gjate diktatures
Kufizimet e letersise gjate diktaturesDarla Evangjeli
 

Semelhante a Rilindja Kombetare Shqiptare (20)

Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe ShqiptaretPashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
 
Sami frashri shqipriaqkaqenqeshteqdotebehet
Sami frashri shqipriaqkaqenqeshteqdotebehetSami frashri shqipriaqkaqenqeshteqdotebehet
Sami frashri shqipriaqkaqenqeshteqdotebehet
 
Figurat e rilindjes sonë kombëtare
Figurat e rilindjes sonë kombëtareFigurat e rilindjes sonë kombëtare
Figurat e rilindjes sonë kombëtare
 
Besa e Sami Frasherit
Besa e Sami FrasheritBesa e Sami Frasherit
Besa e Sami Frasherit
 
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptarePyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
 
Ndre Mjeda - 2015
Ndre Mjeda - 2015Ndre Mjeda - 2015
Ndre Mjeda - 2015
 
Projekt histori
Projekt historiProjekt histori
Projekt histori
 
Shkrimtare te shquar shkrimtar
Shkrimtare te shquar shkrimtarShkrimtare te shquar shkrimtar
Shkrimtare te shquar shkrimtar
 
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe ShqipeLetersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
 
Letersi
LetersiLetersi
Letersi
 
Kongresi i manastirit
Kongresi i manastiritKongresi i manastirit
Kongresi i manastirit
 
Gjergj Fishta
Gjergj FishtaGjergj Fishta
Gjergj Fishta
 
Letersia nen Diktature
Letersia nen DiktatureLetersia nen Diktature
Letersia nen Diktature
 
Koment vepre (1)
Koment vepre (1)Koment vepre (1)
Koment vepre (1)
 
Gjergj Fishta
Gjergj FishtaGjergj Fishta
Gjergj Fishta
 
Përhapja e gjuhës shqipe
Përhapja e gjuhës shqipePërhapja e gjuhës shqipe
Përhapja e gjuhës shqipe
 
Naim Frasheri dhe vepra e tij
Naim Frasheri dhe vepra e tijNaim Frasheri dhe vepra e tij
Naim Frasheri dhe vepra e tij
 
Jeronim de rada
Jeronim de radaJeronim de rada
Jeronim de rada
 
PROJEKT: GJERGJ FISHTA DHE ” LAHUTA E MALCIS”
PROJEKT: GJERGJ FISHTA  DHE  ” LAHUTA E MALCIS” PROJEKT: GJERGJ FISHTA  DHE  ” LAHUTA E MALCIS”
PROJEKT: GJERGJ FISHTA DHE ” LAHUTA E MALCIS”
 
Kufizimet e letersise gjate diktatures
Kufizimet e letersise gjate diktaturesKufizimet e letersise gjate diktatures
Kufizimet e letersise gjate diktatures
 

Rilindja Kombetare Shqiptare

  • 1. Pikepamje te pergjithshme dhe ide te Rilindjes. Perfaqesuesit kryesore.
  • 2. Ne fillimin e shekullit XIX, perpjekjet kulturore te popullit shqiptar paten nje zhivillimte ri cilesor qe u quajt Rilindje. Idete kryesore lidheshin me ndikimin e Revoluconit Francez(1789-1794), me Deklaraten e te Drejtave te Njeriut si dhe me parimin e “Pavaresise se Popujve’ Idete e Volterit, te Dideroit ,te Rusoit , si dhe te iluministit gjerman Herder motivonin shkaterrimin e feudalizmit dhe hapnin horizonte per rritjen e marredhenieve kapitaliste dhe krijimin e nje identiteti te vecante.
  • 3. Keshtu Grigor Durrsaku dhe Teodor Haxhi Filipi(Dhaskal Totri) krijuan alfabetet e tyre origjinale per gjuhen shqipe per ta perdorur edhe ne shkrimin e librave liturgjike.Por si domosdoshmeri lindi nevoja per te krijuar nje ideologji kombetare si dhe zhvillimi I nje letersie te fuqishme , e cila ishte pjese e romantizmit evropian. Kolonite arbereshe luajten nje rol shume te madh per ndricimin e studimit te gjuhes dhe te kultures shqiptare. Poete te tjere si Serembe, Gavril Dara I Riu krijuan disa nga veprat me te shquara te romantizmint shqiptar.
  • 4. Studiuesit arbereshe ,Engell Mashi, Gjon Skiroi shkruan libra dhe aritkuj ku nenvizonin lashtesine e madhe te gjuhes shqipe dhe karakterin autokton te popullit shqiptar. Naum Veqilharxhi ishte I pari qe formuloi strukturen e nje ideologjie progresive te kohes. Ne kete kohe filloi veprimtarine e tij Jeronim de Rada, I cili u be figura e pare e romantizmit shqiptar dhe Ceshtjes Kombetare ne pergjithesi. Ne vitin 1836 ai botoi kryevepren e tij “Kenget e Milosaos”ne dialektin arberesh. Kjo eshte poema e pare e letersise romantike shqiptare e vleresuar edhe nga poetet franceze si Lamartini, Viktor Hygoi dhe Mistrali.
  • 5. Kjo vale e romantizmit arberesh vinte nga Perendimi drejt Shqiperise .Ajo u gershetua me perpjekjet e dijetareve dhe shkrimtareve te kolonive shqiptare ne Bukuresht, Stamboll si dhe brenda Shqiperise. Kostandin Kristoforidhi ndermori perkthimin e librave te gjuhes shqipe si dhe hartoi fjalorin shqip-greqisht me nje nivel te larte shkencor. Thimi Mitko botoi permbledhjen me folklor shqiptar “Bleta shqiptare” qe tregoi pasurine e madhe te kultures popullore dhe te folklorit tone. Sami Frasheri ishte ideologu me I madh shqiptar , me vizionin me te plote per Ceshtjen Kombetare . Ai ishte dijetar, studiues, perpilues fjaloresh, filolog, historian.
  • 6. Naum Panajot Bredhi(1767-1846). Ideologu I pare I Rilindjes Kombetare Shqiptare, mendimtar I shquar iluminist e veprimtar I shkolles shqipe.Lindi ne Vithkuq te Korces me 6 dhjetor. Me 1824 nisi punen per perpilimin e nje alfabeti shqiptar me 33 shkronja.Me kete alfabet botoi te paren abetare te shqipes “Evetarin”. Naum Veqilharxhi e kuptoi rrezikun e madh te shkollave te huaja dhe punoi per nje shkolle shqipe me permbajtje laike per te gjithe femijet pa dallim.U mbeshtet te gjuha e popullit, perdori fjale te vjetra e te rralla dhe u shpreh per pastrimine shqipes nga fjalet e huja .
  • 7. Pashko Vasa (1825-1892). Lindi ne Shkoder dhe vdiq ne Bejrut te Libanit.Veprimtar I shquar I Rilidjes Kombetare, shkrimtar, poet , publicist dhe guvernator I Libanit derisa vdiq. Me 1847 shkoi ne Itali, ku mori pjese ne rradhet e forcave kryengritese italiane. Me 1864, ne Stamboll, bashkohet me Kostandin Kristoforidhin, Hasan Tasinin dhe Ismail Qemalin per sigurimin e fondeve, lidhur me shkronjat shqipe, si dhe caktimin e nje alfabeti te vetem. Me 1879 ishet nder veprimtaret me aktive te “Shoqerise se te Shtypurit Shkronja Shqip”.Eshte autor I poezise “Moj Shqypni e mjera Shqypni” me 1880.Veper e tij ne lemin e historise eshte “Bardha e Temalit”(1890)Eshtrat e tij u sollen ne Shqiperi pas Luftes se Dyte Boterore.
  • 8. Zef Jubani(1818-1880). Veprimtar dhe ideolog I shquar I Rilindjes Kombetare. Lindi ne Shkoder me 1818. Studimet e larta I kreu ne Malte. Ne 1862 bashkepunoi me levizjen antiosmane te Mirdites. Me 1871 botoi ne Itali librin”Permbledhje kengesh popullore dhe rapsodi shqiptare”. Me 1878 botoi ne Venedik vepren “Projekt lundrimi me avullore italiane ne Adriatik, tregtia e Venedikut me Shqiprine”. La ne doreshkrim ne gjuhen shqipe vepren “Historia e jetes dhe e veprave te Gjergj Kastriotit”. Njihet si krijuesi I nje alfabeti te posacem me baze latine.Si atdhetar dhe mendimtar I dha nje ndihmese te vyer Levizjes Kombetare Shqiptare. Vdiq ne Shkoder ne vitin 1880.
  • 9. Sami Frasheri(1850-1904). Lindi ne Frasher te Permetit me 1 qershor. Mesimet e para I mori ne fshatin e lindjes. Ketu se bashku me Naimin kreu shkollen e mesme “Zosimea”, ku pervetesoi krahas greqishtes se re dhe te vjeter,edhe gjuhen latine, frenge dhe ate italiane.Ne Tetove mesoi arabisht, persisht dhe turqisht. Me 1872 u vendos ne Stamboll ku zhvilloi nje veprimtari te gjere patriotike. Ishte nje nder organizatoret kryesore te “Komitetit Qendror per Mbojtjen e te Drejtave te Kombesise Shqiptare” dhe te themelimit te “Shoqerise se te Shtypurit Shkronja Shqip” ku u be kryetari I saj. Drejtoi dy nga revistat e para “Drita” dhe “Dituria”. Ai haroi edhe librat “Abetare e gjuhes shqipe”, Shkronjtore e gjuhes shqipe”,”Shkronje” etj.
  • 10. Nder veprat me te shquara te ketij mendimtari ka qene vepra “Shqiperia c’ka qene, c’eshte e c’do te behet”. Ky traktat u be manifesti I Rilindjes Kombetare, vepra qe sintetizoi programin e levizjes, strategjine dhe taktiken e saj.Me vepren madhore ne gjuhen turke “Kamus-ul alam”, Samiu I jep nje vend te dukshem botes shqiptare, si dhe figurave te shquara qe ka nxjerre populli shqiptar gjate historise se tij. Vepra me e rendesishme letrare e Sami Frasherit eshte “Besa”(1875 ) me subjekt nga jeta shqiptare. Ai shquhej per kulturen e tij te gjere ne shume fusha.
  • 11. Elena Gjika lindi me 22 janar 1828. Ajo mori pjesë gjallërisht në lëvizjen kulturore përparimtare të Evropës si kundërshtare e sundimit despotik monarkist dhe e shtypjes Kombëtare. U radhit në mes të 10 femrave më të ngritura intelektualisht ne botën e asaj kohe. Përkrahu nxehtësisht Rilindjen Kombëtare Shqiptare, mbajti lidhje të ngushta me veprimtarë të shquar të saj, si : Jeronimde Rada, Zef Jubani, Zef Serembe, Thimi Mitko etj. Ajo rrahu mendime për organizimin e Lëvizjes Kombëtare sidomos në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Në një varg studimesh : “Kombësia shqiptare sipas këngëve popullore" Shkrimtarët shqiptarë të Italisë Jugore, “Shqiptarët në Rumani” ajo vuri në dukje nëpërmjet këngëve popullore historike luftën shumëshekullore të popullit Shqiptar kundër sundimit osman. Në shenjë mirënjohjeje për ndihmesën e dhënë në njohjen e Cështjes Shqiptare nga opinioni publik botëror, patriotët rilindës dhe arbëreshë të Italisë e të Greqisë i kushtuan librin me titull : Dora d'Istrias-Shqiptarët (A Dora D'Istria - Gli Albanesi, 1870), një përmbledhje vjershash patriotike.
  • 12. Jeronim de Rada (1814-1903), poet, publicist, themeluesi I kultures arbereshe . Lindi ne Makia te Kalabrise. Mesimet e para I kreu ne kolegjin e Shen Adrianit te Shen Miter Korones. Me 1834 studioi drejtesi ne Napoli, ku mori pjese ne levizjen kulturore te kohes. Me 1878 perkrahu Lidhjen Shqiptare te Prizrenit dhe ngriti zerin kunder gjymtimit te trojeve shqiptare.Ne fushen e studimeve gjuhesore I kushtoi vemendje ceshtjeve te prejardhjes shqiptare dhe gjuhes shqipe duke mbrojtur lashtesine e tyre. Ne veprimtarine e tij gjuhesore duhet permendur edhe organizimi I dy kongreseve gjuhesore arbereshe te shqipes, I pari ne Koriliano Kalabro, I dyti ne Lungro.Per dhjetevjecare te tere, derisa vdiq dha me vetemohim mesimin e shqipes ne kolegjin arberesh te Shen Miter Korones. Vepra qe e spikat si poet me talent te shquar eshte poema lirike-epike “Kenget e Milosaos”(1836), vepra e pare e letersise sone me vlera te medha artistike.
  • 13. Naim Frasheri(1846-1900). Lindi me 25 maj ne Frasher te Permetit dhe vdiq me 20 tetor ne Stamboll, ku edhe u varros. Ishte poeti me I madh I Rilindjes Kombetare Shqiptare, atdhetar, mendimtar dhe veprimtar I shquar I arsimit e I kultures shqiptare. Me 1865 u shperngul ne Janine. Nen ndikimin e ngjarjeve historike, sidomos te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit dhe te veprimtarise kulturore patriotike te Shoqerise se Stambollit, Naimi e braktisi vjersherimin persisht dhe iu kushtua letersise shqiptare. Poema e tij e pare ishte “Shqiperia”(1880). Ne Stamboll ka qene nder botuesit kruesore te revistes “Drita”, me pas “Dituria”(1884-1885) Ishte anetar I Komisionit te Botimeve prane Ministrise se Arsimit, me pas kryetar.
  • 14. Me 1886 botoi poemen “Bageti e bujqesi”,” Deshira e vertete e shqiptareve”. Me 1890 doli permbledhja e lirikave “Lulet e veres”. Me 1898 u botua poema e madhe epike “Historia e Skenderbeut” dhe poema fetare “Qerbelaja”. Poema “Historia e Skenderbeut” ishte nje kurorezim I vepres se tij. Naim Frasheri u shqua per liriken e tij patriotike me teme aktuale . Shkroi disa proza per te vegjelit dhe beri disa pershtatje mjeshterore fabulash te La Fontenit. Naim Frasheri ishte nje veprimtar revolucionar ne tere fushat, si shkrimtar, njeri I mendimit, njeri politik etj. Kerkonte arsimim per te gjithe, emancipimin e gruas, qeverisjen demokratike te vendit, ngrinte lart vetite e karakterit te shqiptareve, traditat shqiptare qe nga lashtesia pellazgjike.
  • 15. Andon Zako Cajupi(27 mars 1866-11 korrik 1930) Poet I shquar, veprimtar, atdhetar dhe demokrat revolucionar shqiptar. Lindi ne Sheper te Zagorise. Ne Nivan kreu mesimet gjysme te mesme, te cilat I plotesoi ne nje lice francez ne Egjipt. Studimet e larta I kreu ne Zvicer, ku mori titullin e doktorit te drejtesise. Me 1909 botoi “Klubi I Selanikut”, nje pamflet derrmues kunder armiqve te brendshem te Levizjes Kombetare Shqiptare. Me 1902 botoi librin “Baba Tomorri”nje nga vepart me te shquara te Rilindjes Kombetare. Vjersha e gjate “Baba Tomorri”, me te cilen hapet permbledhja, eshte nje grishje e zjarrte drejtuar bashkatdhetareve qe te zgjohen dhe te perpiqen per atdheun e roberuar. Ne pjesen e trete te librit gjendet edhe komedia “Katermbedhjete vjec dhender”. Me 1919 u zgjodh kryetar I shoqerise “Vellazeria” me qender ne Kajro. Ishte frymezuesi dhe njeri nga hartuesit e memorandumit, qe shqiptaret e Egjiptit I derguan Konferences se Paqes me 1919 ne mbrojtje te teresise territoriale te Shqiperise.
  • 16. Gjergj Fishta(1871-1940). Lindi ne fshatin e Fishte te Zadrimes me 23 tetor, ku dhe u pagezua nga misionari franceskan Leonardo de Martino(1830-1923). Teolog , shkrimtar, (poet e prozator), historian, pedagog, filozof, piktor, deputet dhe mbrojtes I Shqierise ne arenen nderkombetare. Eshte shqiptari I pare I kandiduar per cmimin Nobel. Me 1886, kur ishte 15 vjec dergohet nga franceskanet ne Bosnje dhe ne vitin 1893 kthehet ne Shqiperi, tashme I formuar e njohes I disa gjuheve (latinisht, italisht, kroatisht, frengjisht e gjermanisht) me njohuri mbi muziken, artet figurative etj. Ne moshen 23 vjecare, mban meshen e pare ne kishen e Troshanit. Ne vitin 1902 emerohet sekretar I Komisariatit te Misionit Franceskan dhe drejtor I shkolles franceskane ne Shkoder.
  • 17. Si I pari drejtor shqiptar I kesaj shkolle, ai vendos ne programin mesimor gjuhen shqipe ne te gjitha lendet. Ne nentor 1908 mblidhet Kongresi I Manatirit. Fishta se bashku me Luigj Gurakuqin mori pjese si perfaqesues I shoqerise “Bashkimi”. Me 1907 botoi permbledhjen satirike “Anxat e Parnasit”, e cila hodhi themelet e satires si gjini poetike ne letersine shqiptare. Nje tjeter vellim satirik-humoristik eshte edhe “Gomari I Babatasit”, ku ai godet patriotet e rreme dhe dembelet.Emri I tij eshte I lidhur me nje nga krijimet me mahnitese ne mbare leterine shqiptare, me “Lahuten e malcise”(1937). Ajo eshte nje poeme epike-historike me 15613 vargje, qe ve ne qender luften per autonomi e pavaresi e, ne vecanti, ngjarjet e historise se Shqiperise se Veriut nga 1858 deri me 1913.
  • 18. NdreMjeda(1866-1937). Lindi ne 20 nentor ne Shkoder. Ne edukimin e tij paten ndikim shkrimtari jezuit Anton Xanoni dhe poeti franceskan Leonardo de Martino. Ne moshen 21 vjecare boton poemthin romantik “Vaji I bylbylit”(1887), ku shpreh mallin per vendin e tij. Po e kesaj periudhe eshte vjersha “Vorri I Skanderbegut”. Nga viti 1889 studioi per disa vjet ne fakultetin teologjik te kolegjit Gregorian te Krakovit ne Poloni ku I zgjohet interesi per historine dhe zhvillimin e gjuhes shqipe. Vjershen “Gjuha shqype”(dhjetor 1892), ai ia kushtoi bashkegjuhetarit austriak Majer. Mori pjese ne veprimtarine e shoqerise letrare “Bashkimi” te themeluar ne Shkoder nga Preng Doci, Ndoc Nikaj dhe Gjergj Fishta. Me 1901, bashke me vellane e tij themeloi shoqerine “Agimi”. Per veprimatri patriotike ai arrestohet nga autoritetet osmane. Me 1908 merr pjese ne Kongresin e Manastirit dhe zgjidhet anetar I Komisionit per hartimin e alfabetit te njesuar te shqipes.
  • 19. Ne periudhen e hovit te levizjes demokratike (1920-1924) u zgjodh deputet. Nga viti 1930 ishte mesues I gjuhes dhe I letersise shqiptare ne kolegjin Jezuit ne Shkoder, ku dhe vdiq me 1 gusht 1937.Qe nga periudha qe botoi vjershen “Vaji I bylbylit”, Ndre Mjeda shkroi, por nuk botoi asgje derisa pa driten e botimit vellimi me vjersha “Juvenilia”. E kesaj kohe jane edhe poema “I tretuni”, ne te cilen eshte derdhur malli per atdheun, per njerezit dhe natyren e vendit me bukurite e saj; vjersha”Shtegtari”, “Malli per atdhe” etj. Ai hartoi edhe vepra poetike si “Liria”(1910-1911). Vjersha “Mustafa Pasha na Babune ” fshikullon pavendosmerine dhe qendrimin e lekundshem te parise feudale ne lufte kunder zgjedhes se huaj. Ne poemen e njohur “Andrra e jetes”, autori zbuloi tragjedine e malesoreve te varfer , qe rronin ne zgrip te jetes, mjerimin dhe padijen e madhe, ku ata ishin kredhur.
  • 20. Faik Konica(1875-1942). Lindi me 15 mars ne Konice dhe vdiq me 15 dhjetor ne Washington. Ky eseist I shkelqyer, stilist I perkryer, themelues teorik dhe praktik I kritikes letrare shqiptare, veprimtar politik me orientim perendimor, sic ishte edhe kultura e popullit qe I takonte, poligot, solli nje model te ri intelektuali dhe krijuesi qe ndikoi ne dukshem ne mendesine shqiptare. Mesimet e para I mori ne vendlindje, ne gjuhen turke, arabe dhe greke. Ne moshen 21 vjecare nxori numrin e pare te revistes “Albania”, qe u botua deri me 1909 ne Bruksel e ne Londer, me ndihmen e Austro-Hungarise. Me 1909 me mbyljen e revistes “Albania”, shkon ne SHBA ku drejton gazeten “Dielli” dhe me pas gazeten “Trumpeta e Krujes” Me themelimin e federates “Vatra” me 1912 zgjidhet sekretar I pergjithshem I saj. Faik konica dhe Fan Noli, duke qene udheheqeist kryesor te Levizjes Kombetare Shqiptare ne SHBA, shkojne ne Londer per mbrojtjen e ceshtjes kombetare ne Konferencen e Ambasadoreve. Konica u zgjodh kryetar I kongresit shqiptar te Triestes qe u mbajt ne vitin 1913 per te kundershtuar copetimin e trojeve shqiptare.Konica njihet edhe si shkrimtar. Disa nga botimet e tij jane: “Shqiperia dhe turqit”, “Gjuha jone”, “Mallkimi I memedheut”, “Doktor gjilpera”, “Shqiperia, kopshti shkembor I Evropes Juglindore” etj.
  • 21.
  • 22. Gjuha eshte shenja dalluese kryesore e nje kombi. Gjuha shqipe eshte pasaporta e patjetersueshme e Kombit Shqiptar. Ajo eshte nje gjuhe me vete qe I perket familjes se gjuheve indoevropiane; eshte nje gjuhe e lashte e percaktuar nga etnogjeneza iliro-shqiptare qe ka pasur zhillimin e saj ne kohe. Libri I pare eshte “Meshari” I Gjon Buzukut I shkruar ne vitin 1555. Ne shekullin XIX gjuha shqipe ishte kulti kryesor I frymezimit jo vetem per shkrimtaret dhe dijetaret shqiptare, por per te gjithe kombin. Perhapjen e shkronjave shqipe, shkrimit dhe leximit shqip brenda dhe jashte atdheut, patriotet dhe intelektualet e shquar e vleresonin si nje domosdoshmeri per te pare kombi drite , per te zgjuar e bashkuar shqiptaret per liri e perparim.
  • 23.
  • 24. Mesimi I gjuhes shqipe te arbereshet e italise dhe ne pergjithesi, ne Diaspore lidhet me emrat e shkrimtareve dhe mesuesve te njohur si De Rada, Vicens Dorsa, Anton Santori. Ata u pergatiten ne kolegjin e Shen Adrianit. Ne kete kolegj u vendos mesimi I shqipes me mesues te pare, De Raden. Ai ngriti Katedren e Gjuhes Shqipe, ku nxenesit njiheshin me lufterat heroike te Skenderbeut kunder pushtuesve osmane ne gjuhen shqipe. Nga kjo shkolle kane dale dhjetera intelektuale te shquar , si L.Gurakuqi, A.Rustemi, A.Xhuvani. Perpjekjet e pareshtura te Pashko Vasos me Zef Jubanin, Thimi Mitkon, Konstandin Kristoforidhin, Naim e Sami Frasherit per nje alfabet unik u konkretizuan ne botimin e librit te pare “Alfabetrja e gjuhes shqipe”. Ne tetor 1879 u krijua “Shoqeria e Stambollit”, te cilen e drejtonte Sami Frasheri. Kembengulja dhe presioni I Levizjes Kombetare Shqiptare, bene te mundur hapjen e shkolles se pare shqipe laike nen drejtimin e Pandeli Sotirit ne Korce me 7 mars 1887.
  • 25.
  • 26. “Me mire vone se kurre, po nisemi nga perparimi, nga ndertimi dhe perhapja e shkolles shqipe...”shkruan Naum Veqilharxhi. Naimi I madh ne vjershen kushtuar kesaj ngjarjeje “Mesonjetores” thote me gezim e shprese: “Hapu,hapu erresire/pa jake tehu, o dite/ se arriti koh’e mire/U gdhi nata, u be dite…” Shkolla te tjera a hapen edhe ne Pogradec, Oher, Reke, Treske, Leskovik, Elbasan, Erseke, Puke, Mat, Tropoje. Me gjithe pengesat dhe veshtiresite e panumerta u arrit te hapej e para shkolle shqipe ne Prizrenin historik me 1 maj 1889 ku mesuesi I pare ishte 23 vjecari Mati Logoreci. Me perpjekjet e palodhura dhe mbeshtetjen e pakursyer te Parashevi, Gjerasim e Sevasti Qiriazit si dhe te Kristo Dakos u ngrit e para shkolle shqipe Vashave me 23 tetor 1891. Ajo ishte per vajzat pa dallim feje dhe shtresash te ndryshme shoqerore.
  • 27. Me 1909, qeveria turke mbylli te gjitha shkollat shqipe dhe dha urdher te prere te shuhen ne zjarr te gjithe librat, dokumentet dhe letersia ne kete gjuhe. Gjendja politike ne vend ishte kritike. Gjate punes per krijimin e sistemit shkollor, atdhetaret u ndeshen me tri probleme te medha: pengesa nga autoritetet turke e greke, mungesa e te hollave dhe mungesa e mesuesve te shkolluar. Shuma te vogla sihin mbledhur aty-ketu brenda vendit, kurse ato me te medhate u grumbulluan nga klubet shqiptare ne vendet e tjera. Per t’I bere balle kesaj sfide arsimore, klubi I “Selanikut” thirri nje tjeter Kongres ne Elbasan nga data 20 deri me 07 gusht 1909. Ne kete kongres u vendos qe te themelohet “Shkolla Normale” ne Elbasan, nje shkolle gjashtevjecare per pergatitjen e mesuesve te rinj. Drejtori I pare I Normales ishte Luigj Gurakuqi. Vite me vone kjo shkolle u pagezua me emrin e tij. Shkolla Normale u hap ne dhjetor te vitit 1909 dhe kishte 143 nxenes.
  • 28.
  • 29. Me 14 nentor-22 nentor 1908 dijetaret shqiptare u mblodhen ne Manastir, per te percaktuar alfabetin e gjuhes shqipe. Per kete arsye, shoqeria “Bashkimi” ne Manastir thirri Kongresin e Pare te Pergjithshem per diskutimin e nje alfabeti te njesuar, I cili u be fillimi I shkrimit mbareshqiptar. Prandaj, me 14 nentor 1908 ne Manastir u mblodh Kongresi i Manastirit ose Kongresi I Alfabetit. Kryetari I kongresit u zgjodh Mit’hat Frasheri; sekretare e komisionit Parashevi Qiriazi, mesuese e shkolles se vashave ne Korce; nenkryetar Grigori Cilka nga Korca si dhe 11 anetare te tjere. Kongresi vendosi njezeri shkrimin e gjuhes shqipe me alfabetin latin me 36 shkronja, alfabet te cilin e perdorimedhe sot e kesaj dite. Gjithashtu u vendos qe pas 2 vjetesh te mbahej nje kongres I dyte ne Janine per te shqyrtuar problemet drejtshkrimore e letrare, si dhe per te bere perpjekje per shkrijen e dialekteve gege e toske ne nje gjuhe te njesuar shqipe.
  • 30.
  • 31. Parashevi Qiriazi(1880-1970). Studioi ne Kostandinopoje dhe u kthye ne Shqiperi per te punuar si mesuese. Me 1909 botoi nje abetare per shkollat fillore. Me pas organizoi arsimin per te vegjel, shkolla mbremjeje ne Shqiperine e Jugut dhe ndihmoi per te vene bazat e sistemit bibliotekar. Me 1908 mori pjese ne Kongresin e Manastirit. Ajo ndihmoi per themelimin e shoqates “Yll’ I mengjesit” me 1909 dhe ne SHBA botoi periodikun e ilustruar me te njejtin emer, qe doli ne Boston nga 1907-1920. E perdyjavshmja “Yll’ I mengjesit”, kushtuar ndricimit dhe perparimit te popullit shqiptar, perfshinte artikuj mbi politiken, shoqerine, historine, filologjine, letersine, arsimin dhe folkorin. Parashevi Qiriazi mori pjese edhe ne Konferencen e Paqes ne Paris me 1919 si perfaqesuese e bashkesise shqiptaro-amerikane.
  • 32. Petro Nini Luarasi(1865-1911) Lindi me 22 prill ne Luaras te Kolonjes dhe vdiq me 17 gusht. Ishte nxenes ne shkollen e Qestoriatit drejtoar nga Koto Hoxhi. Punoi si mesues ne fshatrat e Kolonjes, ku u mesonte femijeve fshehurazi gjuhen shqipe dhe pergatiti nje grup shokesh si mesues. Me 1882 hapi shkollen e pare shqipe ne fshatin Bezhan te Kolonjes, kurse me 1887 celi shkollen ne Erseke dhe pak me vone(1892-1893) shkollat shqipe ne krahinen e Kolonjes e te Vakefeve. Punoi si drejtor dhe si mesues I Mesonjetores. Ishte nismetar I shoqerive patriotike “Mall I memedheut” dhe “Pellazgu”. Mori pjese ne Kongresin e Manastirit. Per veprimtarine patriotike perndiqej nga xhonturqit dhe Patrikana e Stambollit. Vdiq I helmuar prej tyre ne Erseke ne 17 gusht 1911. Bashkepunoi me shume gazeta ku dhe botoi shkrime publicistike, pedagogjike dhe poezi. Ne vepren “Mallkimi I shkronjave dhe çperfolja e shqiptarit ”(Manastir ,1911) mbrojti te drejten e popullit shqiptar dhe kulturen e vet kombetare.
  • 33. Perandoria osmane nuk I njohu asnjehere shqiptaret si nje komb me vete. Ajo zyratrisht I trajtoi ata sipas fese qe praktikonin, myslimanet si osmane, katolike si latine dhe ortodokset si greke. Ne shekullin XIX ishin kater vilajete, ai I Shkodres, I Kosoves, I Manastirit dhe I Janines ku perfshiheshin te gjitha trojet shqiptare por e vise malazeze, serbe, maqedonase dhe greke. Mungesa e nje njesie administrative teresisht per viset shqiptare, pra si njesi gjeografike me karakter etnik krijonte veshtiresi te medha edhe ne konceptin e karakterit homogjen te Kombit Shqiptar. Ne mesin e viteve ’70 te shekullit XIX vete Perandoria Osmane po kalonte nje krize te thelle e cila ishte e gjitheanshme, ekonomike, politike, e brendshme dhe ne kuadrin nderkombetar. Kjo u paqyrua ne ate qe u quajt Kriza Ballkanike e viteve 1875-1877. Shume popuj u ngriten ne kryengritje ndaj Portes se Larte dhe Perandorise, e cila u quajt “si e semura e Bosforit”.Kjo situate shperthyese ndodhi edhe ne Shqiperi me kryengritjen e Mirdites(1876-1877). Ne paranveren e vitit 1877 u be nje mbledhje e parise shqiptare te Shqiperise se Jugut ku rol kryesor ne organizimin e saj kishte Abdyl Frasheri.
  • 34. Ne kete mbledhje u formulua nje memorandum, qe njihet si Memorandumi Janines. Ne kete memorandum shqiptaret theksonin gjendjen e keqe ekonomike ne te cilen ndodheshin krahinat shqiptare dhe I parashtronin Portes se Larte, kerkesen per bashkimin e te gjitha krahinave te banuara nga shqiptare ne nje vilajet te vetem dhe ne nje administrate te perbere prej nepunesve shqiptare, me shkolla dhe gjyqe ne gjuhen shqipe. Memorandumi I Janines ishte kerkesa e pare e hapur dhe zyrtare per autonomine territoriale-administrative te Shqiperise. Ne vitet 1877-1878 ndodhi lufta ruso-turke dhe pas kesaj, Traktati I Shen Stefanit(3 mars 1878), ku Porta e Larte do I jepte Serbise, Malit te Zi dhe Rumanise pavaresine e plote. Bullgaria e fitoi autonomine por nen sovranitetin e sulltanit.
  • 35. Traktati I Shen Stefanit jo vetem qe e linte Shqiperine nen sundimin turk, por I cungonte mjaft rende territoret e saj ne favor para se gjithash te Bullgarise, pastaj te Malit te Zi dhe te Serbise. Situata pas traktatit te Shen Stefanit beri qe atdhetaret shqiptare te mobilizonin forcat per te krijuar forma te nje organizimi te fuqishem per shkak te rrezikut jo vetem te trojeve shqiptare, por edhe te vete ekzistences se Kombit Shqiptar.
  • 36. Traktati I Shen Stefanit shkaktoi shume protesta te medha ne Shqiperi, u organizuan shume mbledhje atdhetaresh ne qytete te ndryshme te Kosoves dhe ne Shkoder. Bazuar ne zemerimin e thelle te masave popullore, atdhetaret shqiptare zhvilluan idene e vetembrojtjes politike dhe ushtarake te trojeve shqiptare. Si qender per nje kuvend tepergjithshem atdhetaret caktuan Prizrenin, ku u ftuan perfaqesues nga te gjitha trojet shqiptare por edhe nga krahinat e prekura nga traktati I Shen Stefanit. Ky kuvend I zhvilloi punimet ne nje ndertese ne Prizren, me 10 qershor 1878. Ne te u vendos krijimi I nje organizate me karakter politik e ushtarak me qender Prizrenin dhe me dege ne perkatese ne krahinat e Shqiperise. Keshtu u krijua Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Kryetari I saj u zgjodh Iljaz Pashe Dibra, ndersa ai anetare te komitetit drejtues ishin Ali Pashe Gucia, Sheh Musafa Tetova, Ymer Prizreni, Sulejman Vokshi etj. Me 18 qershor u miratua dokumenti kryesor ku u caktuan detyrat e degeve te Lidhjes neper krahina, qe te organizoheshin dhe te mbanin secila reparte ushtarake.
  • 37. Me 18 qershor 1878 iu dergua nje memorandum te nenshkruar nga 500 shqiptare, kryetarit te delegacionit anglez ne Kongresin e Berlinit Me 20 qershor 1878 drejtuar ministrit te jashtem austro- hugarez, Andrashi, nga anetaret e Komitetit Shqiptar te Stambollit , Sami Frasheri, Jani Vreto, Zija Prishtina, iu shtrua kerkesa per te formuar nje komision shqiptaresh, per te hartuar nje rregullore organike per administrimin autonom dhe te njehsuar te krahinave shqiptare, duke iu pershtatur karakterit, dokeve dhe nevojave te vendit. Ne 2 korrik 1878 Lidhja e Prizrenit shpalli ”Udhezimet ushtarake” per formimin e 5-6 korpuseve me nje force prej afersisht 100 mije burrash per te mbrojtur vendin nga copetimi I trojeve shqiptare.
  • 38.
  • 39. Kongresi I Berlinit u hap ,e 13 qershor 1878. Me 13 korrik u nenshkrua traktati I Berlinit ku u moren vendime te pa drejta ne lidhje me Ceshtjen Shqiptare. Nuk u perkrah as kerkesa per njohjen e autonomise duke injoruar edhe vete ekzistencen e Ceshtjes Shqiptare. Me 27 nentor 1878 atdhetaret shqiptare iu drejtuan Portes se Larte me kerkesen ultimative se autonomia e Shqiperise ishte urgjente dhe e domosdoshme. Porta e Larte jo vetem qe nuk iu pergjigje kerkese per autonomi por nisi ta konsideronte Lidhjen si nje rrezik te madh edhe per vete ate. Per te mbrojtur interesat e Shqiperise, Abdyl Frasheri se bashku me Mehmet Ali Vrionin ne pranveren e vitit 1879, shkuan ne Rome, ne Paris, ne Londer, ne Berlin dhe ne Vjene per te kundershtuar vendimet e Kongresit te Berlinit.
  • 40. Me 22 prill 1881 ushtria osmane e Dervish Pashes hyri ne Prizren, ku arrestoi udheheqesit dhe aktivistet e ushtrise shqiptare, midis te cileve edhe Abdyl Frasherin, te cilin e burgosi ne keshtjellen e Prizrenit, gjate viteve 1881-1884. Abdyl Frasherit I bene gjygj ushtarak dhe e denuan me vdekje, por ky demin u ndryshua ne burgim te perjetshem. Abdyli u semur rende ne burg dhe u lirua me kusht qe te mos shfaqej ne publik ne vitin 1886. Vdiq ne nje moshe shume te re. Keshtu u vendos terrori dhe I mbaroi ditet e saj Lidhja Shqiptare e Prizrenit.
  • 41. Kjo ngjarje pati karakter te madh epokal: E para, mbas kaq shume shekujsh nen suazen e Perandorise Osmane, shqiptaret e te gjithe trojeve ne menyre institucionale krijuan nje organizim mbarekombetar. U ndertua keshtu nje adminsitrate me nje forme juridike me atribute te nje qeverie autonome, qe synoi shkeputjen nga shteti osman. E dyta, e ngriti ndergjegjen kombetare ne nje lartesi te re, gje qe perben nje risi ne rrafshin politik, qe shpalli publikisht jo vetem ne aspektin kombetar, por edhe ne ate nderkombetar te drejten per krijimin e nje shteti shqiptar ne baze te kombesise se shqipetareve. Lidhja Shqiptare e Prizrenit shpalosi perpara gjithe botes shembelltyren e nje Shteti te Pavarur Shqiptar jo thjesht ne menyre embrionale, por per gati tre vite me rradhe deri ne vitin 1881, si nje force reale e mendimit politik dhe organizues te shqipetareve nga vete shqipetaret.
  • 42. Ymer Prizreni(1826-188). Nje nga udheheqesit kryesore te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit dhe kryetar I qeverise se perkohshme te formuar ne periudhen e fundit te saj. Sapo filloi lufta ruso-turke (1878-1888) udhehoqi levizjen shqiptare per te mbrojtur madhesine territoriale te Shqiperise. Organizoi komisionin e vetembrojtjes per sanxhakun e Prizrenit. Mori pjese ne formimin e Komitetit te Stambollit. Ne pranveren e vitit 1878 organizoi ne Prizren mbledhjen e kuvendit te pergjishemqe themeloi Lidhjen Shqiptare. Ne tetor 1879 u zgjodh kryetar I Lidhjes Shqiptare, kurse ne janar 1881 kryetar u qeverise se perkohshme te saj. Mbas shtypjes se Lidhjes, Ymer Prizreni u arratis per te mos rene ne duart e autoriteteve osmane. Vdiq me 1886 ne Ulqin.
  • 43. Abdyl Frasheri(1839-1892). Lindi ne Frasher te Permetit. Patriot, demokrat I shquar, nje nga ideologet perparimtare te Rilindjes Kombetare dhe nje nga udheheqesit kryesore te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Hartoi projektin e shpalljes se pavaresise se Shqiperise me ane te kryengritjes clirimtare antiosmane. Bisedimet qe zhvilloi me perfaqesuesit e Greqise ne korrik dhe ne dhjetor 1877, per nje aleance politike dhe ushtarake shqiptaro-greke kunder perandorise osmane deshtuan sepse athina nuk e pranonte idene e nje shteti te pavarur shqiptar ne kufijte e saj etnike. Ne fund te vitit 1877, Abdyli u zgjodh kryetar I Komitetit Qendror per Mbrojtjen e te Drejtave te Kombesise Shqipatre, qe u formua ne Stamboll. Mori pjese dhe ishte nismetari kryesor ne thmelimin e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit.
  • 44. Veprimtarine e tij e ushtroi kryesisht ne viset e Kosoves dhe te vilajetit te Janines. Ne kuvedin themelues te Lidhjes se Prizrenit u zgjodh kryetar I Komisionit te Puneve te Jashtme. Ne pranveren e vitit 1879, kryesoi delegacionin e Lidhjes qe vizitoi kryeqytetet e Fuqive te Medha per te mbrojtur nga afer teresine territoriale dhe te drejtat per autonomi te Shqiperise. U be anetar I qeverise se perkoheshme qe u formua ne fillim te vitit 1881. Dha nje kontribut te rendesishem ne pergatitjet politike dhe ushtarake per mbrojtjen e autonomise kunder ekspedites ushtarake osmane. Ai e vazhdoi veprimtarine e tij derisa vdiq ne Stamboll me 23 tetor 1892. Eshtrat e tij u sollen ne Tirane me 1978.
  • 45. Iliaz Pashe Dibra(Iliaz Qoku) ka qene personalitet I shquar I Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Lindi ne Kollbisht te Dibres. Me 1844 mori pjese ne kryengritjen e Dibres kunder Tanzimatit. Me 1861 udhehoqi forcat dibrane kunder perpjekjeve malazeze per te shtene ne dore viset shqiptare te Shkodres. Eshte nje nga nismetaret e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Kryesoi me 10 qershor 1878 kuvendin e pergjithshem qe coi ne themelimin e Lidhjes dhe u zgjodh kryetar I saj. Drejtoi Kuvendin e Dibres (1 nentor 1878), qe miratoi rezoluten ne te cilen kerkoi krijimin e vilajetit autonom shqiptar. Kryesoi Kuvendin e Dyte te Dibres (20 tetor 1880) dhe kerkoi shkeputjen e Shqiperise nga Turqia.
  • 46. Hodo Sokoli – Veprimtar I lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Kryetar I deges se Lidhjes ne Shkoder. Ne 1880 doli hapur kunder vendimit te Portes se Larte per t’I dorezuarMalit te Zi Hotin dhe Gruden. Ne menyre demonstrative zhveshi publikisht uniformen e kolonelit te xhandarmerise turke. Shembullin e tij e ndoqen edhe shume oficere te tjere shqiptare qe sherbenin ne ushtrine shqiptare. Hodo Sokoli drejtoi luftimet per mbrojtjen e Hotit dhe te Grudes. Pas resnies se Ulqinit ne duart e Malit te Zi me 26 nentor 1880 Hodo u arrestua dhe u internua ne Anadoll ku edhe vdiq me 1883. Mic Sokoli(1839-1881). Luftetar dhe hero I Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Lindi ne Frang te Bujanit. Mori pjese ne luftimet e Gjakoves kunderMehmet Ali Pashes dhe u dallua ne betejen e Nikshiqit kunger agresoreve malazeze. Luftoi ne Plave, Guci, Hot, Grude, Tuz, Prizren, Gjakove, Ferizaj, Gjilan dhe ne Shkup. Ne betejen e Slivoves (prill 1881) kunder forcave osmane te Dervish Pashes kreu nje akt te rralle trimerie duke I vene gjoksin grykes se topit te armikut dhe ra heroikisht ne fushen e betejes
  • 47.
  • 48. Haxhi Zeka (1832-1902). Lindi me 20 dhjetor ne fshtain Shoshan teMalesise se Gjakoves dhe me vone u shprengul ne Peje. Ne Kuvendin e pare te Lidhjes se Prizrenit u zgjodh anetar I komitetit qendror. U shqua si komandant ushtarak ne ngjarjet e Gjakoves dhe ne mbrojtjen e Plaves dhe te Gucise. Me 1893 se bashku me Bajram Currin organizuan kryengritjen qe perfshiu Pejen, Gjakoven dhe vise te tjera te Kosoves. Me 1893 u arrestua ne Stamboll ku u mbajt I burgosur deri me 1896. Me 23-29 janar 1899 ai organizoi Kuvendin e Pejes. U vra pabesisht ne Peje me 1902 nga nje agjent I qarqeve shoviniste serbe.
  • 49. Idriz Seferi. Udheheqes ushtarak popullor. Lindi me 1847 ne fshatin Sefer ne Shkup. Ishte pjesetar ne kuvendet e Lidhjes Shqiptare se Prizrenit dhe te Pejes. Udheheqes kryesor I asaj te Kosoves me 1910. ushqua si strateg popullor ne betejen e Kacanikut, te Karadakut dhe te Moraves. Mori pjese ne kryengritjen e pergjithshme antiosmane me 1912 ne Kosove, ne clirimin e Shkupit, Kumanoves, Gjilanit, Presheves etj
  • 50. Isa Boletini(1864-1916). Atdhetar I shquar, udheheqes I levizjes per bashkim kombetar. Lindi ne Boletin te Mitrovices. Mori pjese ne Lidhjen e Prizrenit ne betejen e Slivoves. Ishte nje nga organizatoret e Kuvendit te Ferizajt me 1908. Gjate luftes se pare ballkanike u vendos ne krye te cetave per mbrojtjen e trojeve shqiptare dhe qeverise se perkohshme te Vlores. Me 1913 si anetar I delegacionit shqiptar se bashku me Ismail Qemalin shkoi ne Londer ku protestoi kunder vendimit per te copetuar trojet shqiptare. Me 23 janar 1916 vritet pabesisht ne Podgorice
  • 51. Ded Gjo Luli – Luftetar I shquar I Malesise se Mbishkodres ne lufte per clirimin kombetar. Mori pjese ne qendresen ushtarake te organizuar nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit per mbrojtjen e Hotit dhe Grudes nga forcat malazeze. Aftesite e tij si prijes organizator ushtarak u shfaqen gjate kryengritjes antiosmane te shqiptareve gjate viteve 1911. U vra pabesisht me 24 shtator 1915 ne afersi te Oroshit.
  • 52. Sulejman Vokshi, (1815 - 1890) është veprimtar dhe figurë e shquar e Lidhjes së Prizrenit dhe Hero i Popullit në Kosovë. Lindi në Gjakovë në një familje me tradita kombëtare. Pjesëmarrës në kryengritjet antiosmane kundër Tanzimatit. Veprimtarinë patriotike e filloi që në moshën djaloshare. Në vitet 40 të shek. XIX mori pjesë me armë kundër reformave të Tanzimatit dhe prandaj qeveria osmane e internoi dhe e burgosi shumë herë. Lidhja Shqiptare Prizrenit e gjeti Sulejman Vokshin e përgatitur në të gjitha drejtimet si luftëtar e udhëheqës i shquar popullor dhe me koncepte të qarta politike. Ishte një nga nismëtarët e themelimit të Lidhjes dhe gjatë veprimtarisë së saj një ndër udhëheqësit kryesorë, politikë e ushtarakë. Anëtar i Komitetit Qendror dhe përfaqësues konsekuent i krahut revolucionar të saj. Ai qëndroi jo vetëm në ballë të luftës për mbrojtjen e tërësisë së trojeve shqiptare, por edhe të luftës për realizimin me forcën e armëve të autonomisë së mbarë trojeve shqiptare si shkallë e parë, e kushtëzuar nga rrethanat e brendshme dhe të jashtme, e luftës për fitoren e pavarësisë së plotë.
  • 53. Çerçiz Topulli lindi në Gjirokastër në vitin 1880 dhe ra dëshmor më 15 korrik të vitit 1915, ishte shkrimtar, atdhetar e veprimtar i shquar i Rilindjes, udhëheqës i luftës së armatosur të çetave kundër sunduesve osmane për çlirimin kombëtar të vendit. Hero i Popullit. Në prill të 1907 komandoi çetën e armatosur që vepronte në Shqipërinë e Jugut, e sidomos në krahinat e Gjirokastrës dhe të Korçës. Me vendim të Komitetit të Gjirokastrës, anëtarë të çetës së tij vranë në fillim të marsit 1908 në Gjirokastër komandantin turk të xhandarmërisë. Drejtoi Luftën e Mashkullorës më 18 mars 1908. Në thirrjen "Nga malet e Shqipërisë" drejtuar bashkatdhetarëve të tij dhe botuar në janar 1907 në gazetën "Shpresa e Shqipërisë" Çerçiz Topulli pasi dënonte grabitjet e administratës osmane kërkonte që Shqipëria të shkëputej nga Perandoria Osmane dhe të bëhej e lirë dhe e pavarur. Ai shprehte bindjen se e vetmja rrugë për çlirimin e Shqipërisë, ishte ajo e kryengritjes së përgjithshme të armatosur, dhe ftonte te gjithë shqiptarët të ngriheshin me armë në dorë në luftën për lirinë e Shqipërisë.
  • 54. 17 qershor 1878 – Statuti I pare I Lidhjes Shqiptare te Prizrenit 1 korrik 1878 – Statuti I dyte I Lidhjes Shqiptare te Prizrenit 1 nentor 1878 – Kuvendi I Dibres I 11 janar 1879 – Kuvendi I Prevezes 26 nentor 1880 – Ulqini I kaloi Malit te Zi 25 korrik 1880 – U mblodh Kuvendi I Gjirokastres 20-24 tetor 1880 – U mblodh kuvendi I Dibres II Janar 1881 – Krijohet qeveria e perkohshme e Lidhjes se Prizrenit 23 prill 1881 – Ushtria osmane hyn ne Prizren 23-29 janar 1899 – zhvilloi punimet Kuvendi Shqiptar I Pejes Nentor 1905 – Komiteti I Manastirit Janar 1906 – Formohet ceta e pare ne krahinen e Korces
  • 55.
  • 56. Ndonëse shfaqjet dhe grupet e para teatrore duken pikërisht në fundin e shek. XIX, që i takon periudhës së Rilindjes Kombëtare, gjithsesi është trashëguar një pasuri e vyer më e hershme e kulturës popullore që i përgjigjet korpusit të njohur me emrin “Teatri folklorik”, ku përfshihen shumë lodra, ceremoniale, rituale dasme, morti e mikpritjeje, veprime mimike dhe pantomima gazmore, karnavalet, teatri i hijeve, ai i kukullave, veprimet dhe maskat etj. Rilindja Kombëtare Shqiptare është periudha kur teatri shfaqet tashmë si një dukuri e mirënjohur, e dokumentuar dhe e shtrirë në gjithë trojet shqiptare. Është koha kur dramaturgjia, si ushqimi kryesor i teatrit, nis të shënojë, tok me gjedhet letrare, titujt e emrat e parë të veprave dhe të autorëve të tyre. E para shfaqje teatrore e dokumentuar nga burimet arkivore është “Dasma e Lunxhërisë” e vitit 1874 e Koto Hoxhit, me nxënësit e shkollës normale “Ta zografia” të Qestoratit Gjirokastër. Ajo u prit me entuziazëm nga fshatarët e Qestoratit e fshatrat përreth dhe u çmua si një përpjekje për të ruajtur gjuhën e zakonet shqiptare. Më 1875 Sami Frashëri (1850-1904) botoi në gjuhën turke dramën “Besa”, lënda e së cilës ishte marrë nga jeta, nga morali dhe nga zakonet shqiptare. Ajo u shfaq po atë vit në Stamboll dhe më 1901 e më pas, tashmë e përkthyer në shqip, u vu në skenë në disa qytete të Shqipërisë. Më 1879 në Shkodër u shfaq farsa “Makko” e përkthyer nga italishtja, e luajtur nga nxënësit e “Kolegjës Saveriane”. Në vitin 1880 arbëreshi Leonardo de Martino (1830-1923) shkroi shqip dramën me karakter liturgjik “Nata e këshndellave”, e cila u shfaq po atë vit në Shkodër nga nxënësit e po këtij kolegji, kurse në vitin 1882 u dha komedia “I biri i çifutit”, e përshtatur në shqip nga Pashk Babi. E para dramë me strukturë të mirëfilltë është “Emira” e arbëreshit Françesk Anton Santori (1814- 1894), e shkruar më 1885 dhe e botuar nga De Rada në gazetën “Fjamuri i Arbrit” në vitet 1886-1887; më pas vjen drama “Alles Dukagjini”.
  • 57. Autorët që e ngrenë dramaturgjinë e kësaj periudhe në shkallën e saj më të lartë janë Andon Z. Çajupi (1866-1930) me komeditë “Katërmbëdhjetë vjeç dhëndërr” (1902) dhe “Pas vdekjes” (1910), si edhe me tragjedinë në vargje “Burri i dheut”; Gjergj Fishta (1871- 1940) me melodramën “Shën Françesku i Asizit” (1909); Fan S. Noli (1882-1965) me dramën “Israelitë e Filistinë” (1902); Mihal Grameno (1872-1931) me komedinë në tri akte “Mallkimi i gjuhës shqipe” (1905) dhe tragjedinë në vargje “Vdekja e Pirros” (1905); Kristo Floqi me dramën “Fe e kombësi” (1912) dhe më tej Tito Toska, Shtjefën Gjeçovi (1873-1929), Namik S. Delvina etj. Lënda letrare e shkruar për shfaqjet teatrore të kësaj kohe ka qenë e natyrave të ndryshme, qoftë kjo e organizuar në format e mirëfillta dramatike, qoftë në trajtën e skenarëve a të libreteve ku thureshin e tuboheshin brenda një teme shumë elemente teatrore që shërbenin për ndërtimin e shfaqjes, qoftë edhe në trajta të përshtatshme për skenë. Pjesët teatrore në formë fjalëkëmbimesh të lëvruara nga Gjerasim Qiriazi (1861-1894) dhe Petro Nini Luarasi, të cilat janë dhënë në një varg shkollash në Shqipërinë e Jugut, kishin karakter didaktik (për mësimdhënien); ato synonin nxënien e diturive, mësimin e edukimin me norma të shëndosha morale dhe përcillnin gjithashtu subjekte, ngjarje e figura nga historia e popullit shqiptar.
  • 58. Në vitin 1890 Urdhri i Jezuitëve i kishës katolike të Shkodrës mundi të ndërtojë në Shkodër një sallë për të organizuar shfaqje teatri. Ky është institucioni i parë teatror i ngritur me ndihmën e kishës, ndonëse u sollën mjaft pengesa nga ana e autoriteteve turke. Në këtë sallë janë dhënë shumë shfaqje me karakter fetar, kryesisht në gjuhën italiane, por edhe në gjuhën shqipe. Vlen të theksohet se Urdhri i Jezuitëve bënte shpenzime të mëdha për përgatitjen dhe për mbarëvajtjen e shfaqjeve, për veshjet e shtrenjta e luksoze të aktorëve, për dekorimet e skenës, për krijimin e mjediseve skenografike historike a alegorike, deri edhe për përdorimin e pajisjeve teknike të kohës, për efektet e ndriçimit etj. Në vitin 1899 në Korçë u dha nga një grup shkollor shfaqja e tragjedisë “Otello” e Shekspirit, gjë që flet për dashurinë dhe për njohjen e vlerave të larta të dramaturgjisë botërore.
  • 59. Ndonëse zhvillimi i teatrit në periudhën e Rilindjes është i vijueshëm dhe përfaqëson në vetvete një dukuri pak a shumë të njësuar, për nga ritmet e shtrirja ai mund të ndahet në dy etapa: para dhe pas vitit 1908, Revolucionit të turqve të rinj dhe shpalljes së kushtetutës së shtetit turk. Duke shfrytëzuar disa të drejta që iu njohën, shqiptarët organizuan me shpejtësi klube kulturore artistike. Një vend të veçantë zinin grupet teatrore. Brenda një kohe të shkurtër në qytetet kryesore të Shqipërisë vepronin shumë shoqëri e grupe dramatike teatrore. Janë të shumta shfaqjet teatrore që u dhanë në vitet 1908-1912. Kështu, klubi “Labëria” i Vlorës spikati me shfaqjen e tragjedisë së Mihal Gramenos “Vdekja e Pirros” (1908) dhe të dramës së Sami Frashërit “Besa” (1909); klubi “Drita” i Gjirokastrës dha shfaqjet “Besa”, “Agimi” etj.; klubi “Bashkimi” i Delvinës shfaqi dramën “Dashuria e mëmëdheut” të Namik Delvinës; shoqëria e grave “Ylli i mëngjesit” shfaqi dramën e Shilerit “Vilhelm Teli”. Po kështu dhanë shfaqje klubi “Dituria” i Korçës, klubi “Afërdita” i Elbasanit, shoqëria “Vllaznia” e Durrësit. Në Shkodër jepeshin rregullisht nga kleri jezuit, nga shkolla françeskane, si dhe nga “Motrat stigmatike”, shfaqje pjesësh dramatike të njohura në gjuhën italiane, por edhe në gjuhën shqipe, edhe pse si subjekte të tyre parapëlqeheshin ato me motive fetare e biblike. Në Janinë më 1909, në kafe “Iskania” u luajt drama “Besa”, e cila ngjalli entuziazëm te shqiptarët. Shfaqje teatrore u luajtën nga klube atdhetare kulturore edhe në Stamboll, Bukuresht, Kostancë, Shkup, Uorçester (ShBA) etj.
  • 60. Edhe muzika shqiptare e periudhës së Rilindjes është pjesë e zhvillimit të përgjithshëm kulturor e artistik që u vu re në Shqipëri gjatë kësaj kohe. Muzika e kultivuar e ka zanafillën në lëvizjen kulturore që shpërtheu fill pas krijimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, më 1878. Në këtë vit në Shkodër u krijua banda e parë muzikore shqiptare, e cila hodhi themelet për zhvillimin e një muzike të re në Shqipëri. Formimi i orkestrave frymore më parë në Shkodër, pastaj në Korçë, në Elbasan dhe në qytete të tjera, bëri të mundur që të njihen e të përhapen gjinitë e kultivuara në artin muzikor, ato të formacioneve orkestrale. Ky repertor i ri do të shërbente si përvojë e drejtpërdrejtë për krijimin e veprave muzikore të para shqiptare, si marshi “Bashkimi i Shqipërisë”, i kompozuar nga Palokë Kurti më 1881. Qytetet e Shkodrës e të Korçës ishin dy qendrat kryesore të zhvillimit të muzikës shqiptare të periudhës së Rilindjes. Në vitin 1909 në Korçë u ngrit orkestra frymore e quajtur “Banda e Lirisë”. Tipar dallues i muzikës së Rilindjes Kombëtare ishte karakteri atdhetar që shoqëroi periudhën e Rilindjes dhe u thellua më tej me periudhën e Pavarësisë.