SlideShare uma empresa Scribd logo
1 de 15
Baixar para ler offline
Ekonomia e Kosovës dhe BE-së
Dr. sc. Gazmend Qorraj
Pyetje dhe përgjigje nga provimet e kaluara
Fakulteti
Ekonomik
Universiteti i Prishtinës
Fakulteti Ekonomik
Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Gazmend Qorraj
2Ekonomia e Kosovës dhe BE-së
1. Komponentet e fondeve të IPA-s janë?
a) Ndihma për tranzicion dhe mbështetje institucionale,
b) Bashkëpunimi ndërkufitar,
c) Zhvillimi rajonal,
d) Zhvillimi i resurseve humane,
e) Zhvillimi rural.
2. Shpjego Politikën e Linjave Kreditore?
Politika e Linjave Kreditore si instrument i Politikës Monetare të Bashkimit Evropian, nënkupton
sigurimin e likuiditetit nga ana e Bankave Qëndrore Nacionale. Likuiditeti është një nga aspektet
shumë të rëndësishme për një sistem të caktuar ekonomik, posaqërisht për sektorin financiar.
3. Shpjego Paktin e Stabilitetit dhe Rritjes tek Politika Fiskale?
Qëllimi i këtij mekanizmi është që të kontrollojë funksionimin fiskal të shteteve anëtare të
Eurozonës, respektivisht deficitin buxhetor prej 3% dhe borxhin publik prej 60% të BPV-së.
Kjo përfshinë disa rregulla të cilat janë:
 Vendet duhet të tentojnë të arrijnë bilancin buxhetor.
 Vendet që tejkalojnë rregullën e deficitit buxhetor prej 3% të BPV-së do të penalizohen
deri në 0.5% e BPV-së.
 Përjashtim do të ketë vetëm për vendet që përjetojnë ndonjë katastrofë natyrore.
4. Kriteret e Konvergjencës (Shpjego)?
Traktati i Mastrihtit përfshinë 5 kritere të Konvergjencës:
1) Norma e Inflacionit:
- Nuk është më e lartë se 1.5% e mesatares së tri vendeve që kanë normë më të ulët
të inflacionit në BE.
2) Norma afatgjatë e Kamatës:
- Nuk është më e lartë se 2% e mesatares së tri vendeve që kanë normë më të ulët të
kamatës në BE.
3) Pjesë e ERM:
- Së paku dy vite në ERM dhe nuk ka përjetuar një devalvim dy vite para se të hyjë në
Union.
4) Deficiti Buxhetor:
- Deficit më pak se 3% e GDP.
5) Borxhi Publik:
- Borxhi më pak se 60% e GDP.
Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Gazmend Qorraj
3Ekonomia e Kosovës dhe BE-së
5. Përmendi përparësitë ekonomike nga aspekti i integrimeve në BE?
Rëndësia fundamentale e integrimeve është se ndikon në rritjen e konkurrencës aktuale dhe
potenciale;
 Rritet sasia e ofruar në tregun e integruar,
 Zvogëlohet niveli i çmimeve,
 Rritet mirëqenia për shoqërinë,
 Krijohet një treg më i madh.
6. Politika e Tregut të Hapur nënkupton?
Politika e Tregut të Hapur nënkupton shitjen dhe blerjen e letrave me vlerë në tregun e hapur.
Politika e shitjes dhe blerjes së letrave me vlerë në tregun e hapur ndikon në rritjen ose
zvogëlimin e ofertës monetare.
7. Politika e Linjave Kreditore arrihet duke?
Politika e Linjave Kreditore, si instrument i politikës monetare të Bashkimit Evropian nënkupton
sigurimin e likuiditetit nga ana e Bankave Qëndrore Nacionale. Ky likuiditet nga ana e Bankës
Qëndrore Evropiane arrihet më rastin kur kjo bankë u akordon kredi Bankave Qëndrore të
vendeve anëtare të BE-së.
8. Politika Fiskale e BE-së bazohet në tri parime?
1) Diciplina fiskale,
2) Autonomia fiskale dhe autorizimi,
3) Koordinimi fiskal.
9. Dallimi mes Politikës Fiskale dhe asaj Monetare të BE-së?
Politika Fiskale e BE-së ndryshon prej Politikës Monetare dhe kryesisht bazohet në
kompetencën e vendeve anëtare, d.m.th. është e decentralizuar, krahasuar me Politikën
Monetare të BE-së e cila kryesisht është e centralizuar.
10. Çka nënkuptoni me Diciplinë Fiskale të BE-së?
Diciplina Fiskale duhet të sigurojë që deficiti në sektorin publik të jetë brenda nivelit të lejuar,
d.m.th. deficiti deri në 3% të BPV-së dhe borxhi publik deri në 60% të BPV-së.
Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Gazmend Qorraj
4Ekonomia e Kosovës dhe BE-së
11. Shpjego Paktin e Stabilitetit dhe Rritjes dhe krahaso me SEECP – Procesin e Bashkëpunimit
Rajonal?
Qëllimi i këtij mekanizmi është që të kontrollojë funksionimin fiskal të shteteve anëtare të
Eurozonës, respektivisht deficitin buxhetor prej 3% dhe borxhin publik prej 60% të BPV-së.
Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore – SEECP, për dallim nga Pakti i Stabilitetit i cili ka
qenë fleksibil në raport me Kosovën, në këtë forum, pra në SEECP, Kosova nuk është
përfaqësuar për arsye të pengesave që ka bërë Serbia, por edhe për shkak të mosgatishmërisë
së vendeve të rajonit për mbështetje politike për Kosovën.
12. Shpjego Bankën Investive Evropiane dhe numëro objektivat e saj?
Kjo bankë nuk krijon profite dhe është e krijuar nga vendet anëtare të BE-së që të mbështesë
këto vende në rritjen e konvergjencës dhe stabilitetit të qëndrueshëm ekonomik.
Banka Investive Evropiane ka 6 objektiva:
1) Konvergjenca dhe Politikat e Kohezionit,
2) Mbështetja për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme,
3) Mbështetja për ambientin,
4) Zhvillimi i iniciativave për inovacione,
5) Zhvillimi i lidhjeve Trans-Evropiane të transportit dhe energjisë,
6) Sigurimi i i energjisë në nivel të qëndrueshëm.
13. Shpjego Gjykatën e Drejtësisë dhe funksionet e saj?
Funksioni themelor i saj është të sigurojë që legjislacioni i BE-së të jetë i interpretuar në mënyrë
të njëjtë nga secili vend anëtar.
Funksionet kryesore të kësaj gjykate janë:
1) Procedura preliminare e ligjvënies, që do të thotë se nëse një gjyq i një vendi dyshon në
interpretimin e ndonjë ligji të BE-së, mund të kërkojë instruksione nga Gjykata e
Drejtësisë.
2) Hulumtimin dhe vlerësimin e vendeve anëtare në përmbushjen e obligimeve konform
ligjeve të BE-së.
3) Anulimin e ligjeve të BE-së nëse ndonjë vend anëtar ka kryer veprime ilegale.
14. Shpjego 3 faktorët në bazë të të cilëve vlerësohet performanca e ndërmarrjeve në BE?
1) Krijimi i vendeve të reja të punës:
- Ndërmarrjet ndikojnë në rritjen ekonomike dhe në zvogëlimin e papunësisë.
2) Produktiviteti:
- Ndërmarrjet kontribuojnë në rritjen ekonomike përmes produktivitetit të punës,
d.m.th. performanca e ndërmarrjeve matet jo vetëm përmes profitabilitetit, por
edhe përmes vlerës së shtuar nga një anëtar.
Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Gazmend Qorraj
5Ekonomia e Kosovës dhe BE-së
3) Eksportet:
- Indikatori i tretë për matjen e performancës së ndërmarrjeve janë edhe eksportet që
këto ndërmarrje mund të realizojnë. Kjo tregon për aftësinë e firmës që të
konkurrojë në tregjet ndërkombëtare dhe në ekonomitë e hapura.
15. Numëro Kostot e Unionit Monetar?
1) Hapja e një vendi ose shkalla e hapjes,
2) Fleksibiliteti,
3) Asimetria - problemet asimetrike.
16. Çka është Politika Monetare?
Politika Monetare e BE-së udhëhiqet nga Banka Qëndrore Evropiane dhe përveç qëllimeve të
përgjithshme për një zhvillim ekonomik, si qëllime specifike ka të:
1) Sigurojë stabilitetin e çmimeve,
2) Sigurojë nivelin e duhur të inflacionit,
3) Sigurojë nivel optimal të outputit.
17. Fazat e Integrimit Monetar?
 Faza e parë, prej 1 korrik 1990 – 31 dhjetor 1993,
 Faza e dytë, prej 1 janar 1994 – 31 janar 1998,
 Faza e tretë, prej 1 janar 1999 – 1 janar 2002.
18. Këshilli Evropian merret me çështjet si:
1. Reformat e politikave kryesore të BE-së,
2. Analizon planin buxhetor të BE-së,
3. Ndryshimet e marrëveshjeve, traktateve të BE-së,
4. Kushtet dhe apektet e zgjerimit të BE-së.
19. Politika industriale dhe e ndërmarrësisë bën pjesë në Politikat Sektoriale të BE-së dhe ka
të bëjë me rregullimin e tregut të përbashkët në pruduktet industriale (tregtinë e lirë,
përshtatjen e ligjeve, taksave etj). Politika e ndërmarrësisë ka të bëjë me përgatitjen e NVM-ve
që të përshtaten me rregullat e tregut të brendshëm të BE-së.
Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Gazmend Qorraj
6Ekonomia e Kosovës dhe BE-së
20. SWOT Analiza e Integrimit të Kosovës në BE – Përparësitë:
 Pjesëmarrje aktive në PSA përmes MPSA-së,
 Implementimi i Partneritetit Evropian,
 Pjesëmarrja në iniciativat rajonale,
 Qëndrimi pozitiv i institucioneve ndaj BE-së,
 Prezenca dhe asistenca e institucioneve ndërkombëtare,
 Fillimi i përafrimit të ligjeve me asquis communautaire,
 Pozita gjeografike,
 Potenciali njerëzor: popullatë e re (njohja e gjuhëve të huaja),
 Angazhimi institucional për përmirësimin e pozitës së minoriteteve,
 Përdorimi i euros (€),
 Administratë e re.
21. SWOT Analiza e Integrimit të Kosovës në BE – Dobësitë:
 Mosnjohja nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së (pamundësia e hyrjes në marrëdhënie
kontraktuale me BE-në),
 Zhvillimi i ulët ekonomik dhe shkallë e lartë e papunësisë,
 Mungesë e implementimit të ligjeve,
 Mungesa e koordinimit të donacioneve nga ana e institucioneve,
 Qasja jo-proaktive e minoriteteve ndaj proceseve shoqërore në Kosovë,
 Administratë e re dhe relativisht e papërvojë,
 Mungesa e përgjithshme e njohurive për BE-në,
 Situata e tanishme jo e volitshme energjetike,
 Mungesa e përfaqësimit në qendrat evropiane, posaqërisht në Bruksel.
22. SWOT Analiza e Integrimit të Kosovës në BE – Mundësitë:
 Zgjidhja pozitive e Statusit Përfundimtar,
 Përfshirja e Kosovës në Procesin e Stabilizim-Asociimit,
 Shkrirja e standardeve të Kosovës në standardet evropiane – PVPE,
 Qasja e Kosovës në iniciativat e Procesit të Stabilizim-Asociimit, përfshirë IPA,
 Prezenca ndërkombëtare në Kosovë,
 Raportet e mira me vendet fqinje,
 SPZHK në pajtueshmëri me standardet e BE-së,
 Mundësi e shfrytëzimit të diasporës.
Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Gazmend Qorraj
7Ekonomia e Kosovës dhe BE-së
23. SWOT Analiza e Integrimit të Kosovës në BE – Kërcënimet:
 Vonesa në njohjen e shtetit të Kosovës nga të gjitha vendet anëtare të BE-së,
 Zbehja e përkushtimit të BE-së ndaj integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE,
 Regjimi i vizave,
 Hezitimi për bashkëpunim rajonal nga fqinjët,
 Mosgatishmëria e minoritetit serb në integrim,
 Konkurrenca e jashtme,
 “Braindrain” (ikja e trurit).
24. Pse efekti i diversionit shmangies nga tregtia është negativ?
Diskriminimi – tenton të zvogëlojë mirëqenien – Trade diversion.
Efekti i diversionit – shmangies ndodh atëherë kur diskriminimet ndaj vendeve të treta
shkaktojnë që produktet e tyre me kosto më të ulët të zëvendësohen me prodhime me kosto
më të lartë nga vendi i parë.
25. Dallimi në mes të Unionit Monetar dhe Unionit Ekonomik të BE-së?
Dallimi në mes të Unionit Monetar dhe Unionit Ekonomik është se tek Unioni Monetar nuk i
kemi unifikuar politikat ekonomike sikurse tek Unioni Ekonomik.
26. Programi e Tregut të Përbashkët nënkupton?
1. Liria e tregtisë në mallëra,
2. Liria e tregtisë në shërbime,
3. Liria e tregtisë në kapital,
4. Liria e qarkullimit të fuqisë punëtore.
27. Cilat komponente të fondeve të IPA-s akordohen edhe për Kosovën?
1. Komponenti “Ndihma për tranzicion dhe mbështetje institucionale” dhe
2. Komponenti “Bashkëpunimi ndërkufitar”.
28. Shitja dhe blerja e letrave me vlerë në tregun e hapur ndikon në?
 Rritjen ose zvogëlimin e ofertës monetare, dhe
 Në nivelin e normave të interesit.
29. Komponentet e lëvizjes së lirë të personave?
1. Kushtet e punës dhe punësimit,
2. Eliminimi i avantazheve sociale dhe tarifore,
3. Trajtimmi i njëjtë i të drejtave të sindikatave të punëtorëve,
4. Nevoja për njohjen e kualifikimeve profesionale.
Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Gazmend Qorraj
8Ekonomia e Kosovës dhe BE-së
30. Çka përfshinë Tregu Unik tek Integrimi i Tregut?
Tregu Unik tek Integrimi i Tregut përfshinë unionin doganor me lëvizje të lirë të njerëzve dhe
investimeve.
31. Politikat Horizontale të BE-së janë?
1. Politikat e zhvillimit rajonal,
2. Politikat e progresit social,
3. Politikat e taksave,
4. Politikat e konkurrencës,
5. Politikat e ambientit.
32. Cilat komponente përfshinë IPA 2007-2013?
1. Ndihma për tranzicion dhe mbështetje institucionale,
2. Bashkëpunimi ndërkufitar,
3. Zhvillimi rajonal,
4. Zhvillimi i resurseve humane,
5. Zhvillimi rural.
33. Kriteret Politike të Kopenhagës për integrim në BE?
1. Demokracia dhe sundimi i ligjit,
2. Mbrojtja e të drejtave humane dhe minoriteteve,
3. Intensifikimi i Bashkëpunimit Rajonal.
34. Dallimi në mes të Komisionit Evropian dhe Këshillit të Bashkimit Evropian?
Komisioni Evropian është një forcë shtytëse e procesit të integrimit evropian, ndërsa Këshilli
Evropian është një nga institucionet më në influencë, anëtarët e Këshillit janë liderët e kombeve
të tyre.
35. Dallimi në mes të Unionit Doganor dhe Unionit Monetar të BE-së?
Përderisa tek Unioni Doganor të gjitha barrierat eliminohen në Union si dhe krijohen tarifa
unike të jashtme, dallimi është se tek Unioni Monetar vlen edhe valuta e përbashkët.
36. Elementet kyçe të Procesit të Stabilizim – Asociimit janë?
1. Procesi i Bashkëpunimit Rajonal,
2. Marrëveshja e Tregtisë së Lirë,
3. CEFTA,
4. Iniciativat tjera rajonale në kuadër të Paktit të Stabilitetit.
Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Gazmend Qorraj
9Ekonomia e Kosovës dhe BE-së
37. Aspektet që duhet t’i adresojnë institucionet në kuadër të CEFTA-s janë?
 Masat sanitare dhe Fitosanitare,
 Rregullat e origjinës,
 Konkurrenca,
 Ndihma shtetërore,
 Anti-dumping dhe mbrojtja,
 Shërbimet,
 Investimet,
 Prokurimet qeveritare,
 Të drejtat e pronësisë intelektuale.
38. Shpjego papunësinë në Kosovë tek sektori real?
 2001: 57.1% (ILO).
 2003: 40% - 45%.
 29 000 – 30 000: punëkërkues të rinj (çdo vit).
 Punësimi: vetëm rreth 5000 vende të reja pune në vit.
Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Gazmend Qorraj
10Ekonomia e Kosovës dhe BE-së
39. Përshkruani në pika të shkurtëra institucionet kryesore te BE-së?
Parlamenti Evropian:
Është organi i vetëm i zgjedhur me anë të zgjedhjeve. I ka 785 anëtarë të parlamentit
(deputetë), ka rol aktiv në hartimin e legjislacionit, posaqerisht legjislacionit që miratohet me
anë të procedurës së përbashkët (parlamenti së bashku me këshillin) si dhe luan rol të
rëndësishëm sa i përket buxhetit të BE-së.
Këshilli i Bashkimit Evropian:
Organi më i lartë vendimmarrës. Përbëhet prej kryetarëve ose kryeministrave të shteteve
anëtare (këshilli evropian) si dhe prej ministrave të fushave përkatëse (këshilli).
Votimi zakonisht bëhet me unanimitet dhe me konsensus. Numri i votave në këshill ndahet në
bazë të madhësisë së vendit (më së shumti vota kanë: Gjermania, Franca, Italia dhe Mbretëria e
Bashkuar). Presidenca e këshillit është me rotacion dhe zgjatë 6 muaj.
Komisioni Evropian:
Komisioni Evropian është organi më i rëndësishëm sa i përket BE-së dhe ka karakter
supranacional. Komisioni ka rol të pazëvendësueshëm ne inicimin e legjislacionit dhe po ashtu
ka rol edhe në mbikëqyrjen e legjislacionit, i cili në raste të shkeljeve inicion procedurën para
gjykatës evropiane të drejtësisë. Momentalisht i ka 27 komisionerë (një për çdo vend anëtar)
dhe njëri prej tyre është president i komisionit, i cili dominohet nga parlamenti.
Gjykata Evropiane e Drejtësisë:
Gjykata Evropiane e drejtësisë është organi kryesor i gjyqësisë në BE, sa i përket çështjeve të
Bashkimit Evropian. Gjykata ka dy funksione kryesore dhe atë: shenjën e vendimit meritor si
dhe dhënien e opinioneve preliminare, në rastet kur gjykatat vendore kërkojnë një gjë të tillë
nga GJED. Gjykata me vendimet e saja ka luajtur rol shumë të rëndësishëm edhe si burim i të
drejtës në BE. Rastet para gjykatës ngriten nga komisioni evropian apo nga shtetet anëtare dhe
se individët nuk kanë të drejtë të bëjnë padi në GJED.
Gjykata e Auditorëve:
Përkundër emrit, ky organ nuk ka funksion gjyqësor. Roli primar i këtij institucioni është
rishikimi i buxhetit të BE-së dhe mënyrën e implementimit të këtij buxheti. Përbëhet prej 27
gjyqtarëve (momentalisht), një gjyqtar për vend anëtar.
Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Gazmend Qorraj
11Ekonomia e Kosovës dhe BE-së
40. Cilat nga këto Institucione të BE-së kanë karakter supranacional (rrumbullaksoni)?
• Parlamenti Evropian,
• Këshilli i Bashkimit Evropian,
• Komisioni Evropian,
• Gjykata Evropiane e Drejtësisë,
• Gjykata e Auditorëve.
41. Cilat janë institucionet financiare të BE-së, përshkruani karakteristikat themelore të tyre?
Banka Investive e BE-së, Fondi Investiv Evropian, Banka Qëndrore e BE-së.
42. Si ndahen Organizatat Ndërkombëtare? Cilat nga organizatat ndërkombëtare janë
prezente në Kosovë?
Organizatat Ndërkombëtare ndahen në ndërqeveritare dhe joqeveritare. Në Kosovë janë
prezente të dyja keto: Ndërqeveritare (UN, OSCE, FMN, BB, etj) dhe ato joqeveritare; Kryqi i
Kuq Ndërkombëtar (KKN), Amnesty International, e shumë të tjera. Po ashtu, kemi edhe
organizata rajonale dhe globale.
43. Vendet e Balkanit Perëndimimor janë (rrumbullaksoni)?
• Sllovenia,
• Kroacia,
• Bosna dhe Hercegovina,
• Shqiperia,
• Serbia,
• Maqedonia,
• Rumania,
• Mali i zi,
• Kosova,
• Turqia.
44. Cilat nga vendet e Ballkanit Perëndimor kanë fituar statusin e vendit kandidat?
(Shëno vendet)?
Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi. Shqipëria e ka dorëzuar kërkesën dhe është në pritje të statusit
në fjalë.
45. Cilat janë Traktatet e BE-së?
Traktati për Thëngjill dhe Çelik, Traktati për Komunitetin Evropian, EURO Atomi, Single
European Act, Traktati për Unionin Evropian.
46. Përshkruani në pika të shkurtëra rrethanat më të rëndësishme që kanë ndikuar në
formulimin e qartë të asaj që quhet Ideja Për ‘Evropën e Bashkuar’?
Ideja për Evropën e Bashkuar ka ekzistuar shumë vite para krijimit të Bashkimit Evropian.
Sidoqoftë, si rrethana më e rëndësishme që ka luajtur rol në formulimin e idesë për Evropën e
Bashkuar ka luajtur Lufta e Dytë Botërore dhe vuajtjet dhe shkatërrimet të cilat i ka përjetuar
Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Gazmend Qorraj
12Ekonomia e Kosovës dhe BE-së
posaqërisht evropa gjatë kësaj lufte. E gjitha ka filluar me qëllim të futjes nën kontroll të dy
industrive të cilat kanë luajtur rolin kyq në furnizimin e makinerisë luftarake të Gjermanisë, atë
të çelikut dhe thëngjillit. Krejt ka filluar më 1951 kur edhe për herë të parë u nënshkrua edhe
Traktati për Thëngjill dhe Çelik, suksesi i të cilit prodhoi efekt në fushat e tjera ‘spillover effect’.
Po ashtu, duhet të theksohet edhe roli i Adenauerit (kancelarit Gjerman) i cili po t’i pranonte
propozimet e Stalinit në fillim të 50-ave, sigurisht se Evropa nuk do të ishte kjo që është sot.
47. Parlamenti Evropian – roli dhe kompetencat?
Parlamenti Evropian luan një rol të rëndësishëm në formimin e politikave evropiane. Po ashtu,
duhet të theksohet edhe fakti se Parlamenti është organi i vetëm i zgjedhur nga populli në BE,
dhe në bazë të kësaj ka rol shumë të rëndësishëm edhe në aspektin e demokracisë. Parlamenti
Evropian nuk është menduar të jetë ky që është sot në kohën kur është themeluar dhe në bazë
të kësaj edhe kompetencat e tij kanë evoluar gjatë kalimit të kohës. Kompetencat më të
rëndësishme të PE-së janë në fushën e Legjislacionit, Aprovimin e Buxhetit të BE-së,
Anëtarësimit të vendeve të reja, në emërimin e Komisionit (por jo edhe në propozimit e tij), si
dhe ka disa kompetenca në fushën e mbikëqyrjes.
48. Cili nga institucionet e Bashkimit Evropian ka kompetencat më të gjera vendimmarrëse?
Arsyetoni pse?
Këshilli Evropian dhe Këshilli i Ministrave kanë kompetencat më të gjera në vendimmarrje.
Arsyeja për këtë mund të spjegohet me faktin se shtetet anëtare ende nuk janë të gatshme që
t’i transferojnë shumë përgjegjësi në Institucionet e BE-së. Përmes marrjes së vendimeve në
Këshill, shtetet anëtare (posaqërisht ato më të rëndësishmet) kanë më shumë mundësi të
kontrollojnë vendimmarrjen në BE. Kjo mund të spjegohet edhe me mënyrën e vendimmarrjes.
49. Cilat janë kriteret e Kopenhagës (1992)? Përshkruaj shkurtimisht kriterin e katërt!
Kriteret e Kopenhagës janë: Kriteri Politik, Kriteri Ekonomik dhe Aqcuis Communautaire (AC).
Kriteri i katërt: Marrja e obligimeve të anëtarësimit dhe qëllimeve politike ekonomike dhe të
unionit monetar (d.m.th. që nga v. 1993 kush dëshiron të bëhet anëtar duhet t’i përmbush
obligimet për ta ndërruar valutën kombëtare me EURO, e që nuk ka qenë kusht më herët).
Britania, Danimarka dhe Suedia nuk janë pjesë e Eurozonës.
50. Qëllimi i krijimit të Bashkimit Evropian?
Qëllimi i krijimit të Bashkimit Evropian (nëse është fjala për Bashkimin Evropian e jo për
Komunitetin Evropian, Bashkimi Evropian u krijua më 1993) mund të përshkruhet më së miri në
nenin 2 të TEU.
51. Përshkruani shkurtimisht procesin e antarësimit të njërit nga vendet e ballkanit
perëndimor në BE?
Procesi i anëtarësimit të vendeve të BE-së është paksa më i veçantë, ku kjo veçanti përshkruhet
edhe me procesin e stabilizim asocimit, që është i veçantë për vendet e ballkanit përendimor.
Pas kësaj, vendi aplikon për anëtarësim ku e merr statusin e kandidatit, Këshilli Evropian dhe
Parlamenti (procedura bashkëvedosëse) në bazë të rekomandimit të Komisionit vendosin.
Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Gazmend Qorraj
13Ekonomia e Kosovës dhe BE-së
52. Çka paraqet Konventa për Qymyr dhe Çelik?
Kjo konventë paraqet themelimin e komunitetit-tregut të përbashkët për thëngjill dhe çelik. Kjo
konventë ka paraparë treg, objektiva si dhe institucione të përbashkëta për vendet
nënshkruese. Qëllimi i kësaj marrëveshjeje ka qenë zgjerimi ekonomik, zhvillimi si dhe rritja e
punësimit me qëllim të rritjes së kualitetit të jetesës.
53. Kur u nënshkrua marrëveshja për themelimin e BE-së?
Më 1992 në Mastriht, dhe vendi i fundit qe e ka ratifikuar ka qenë Gjermania pas procesit në
Gjykatën Kushtetuese.
54. Cilat janë tri komponentet e BE-së?
1. Komponenta e Komunitetit (Komisioni Evropian) (Shtylla e 1-rë),
2. Komponenta për Politikë të Perbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (Shtylla e 2-të), dhe
3. Komponenta për Bashkëpunim në Fushën e Policisë (Shtylla e 3-të).
55. Sa është numri i vendeve anëtare të BE-së? Përshkruaj shkurtimisht valët e zgjerimit!
Momentalisht BE ka 27 anëtarë. Fillimisht kanë qenë 6 anëtarë që e kanë themeluar: Franca,
Gjermania, Luksemburgu, Belgjika, Holanda dhe Italia. Më pas, më 1973 u bashkua Mbretëria e
Bashkuar, Irlanda dhe Norvegjia, më pas Greqia (1981), Spanja dhe Portugalia (1986), pastaj
Austria, Finlanda dhe Suedia (1995). Në vitin 2004 ka ndodhur ai që quhet “Zgjerimi i Madh”, ku
BE-së i’u bashkuan: Çekia, Sllovenia, Sllovakia, Polonia, Estonia, Hungaria, Letonia dhe Lituania.
Me vonë ajo që quhet “Zgjerimi i Hershëm” (jo i menduar mirë) më 2007 Bullgaria dhe
Rumania.
56. Cilat janë angazhimet e BE-së në Kosovë?
BE në Kosovë mometalisht është e angazhuar me misionin më të madh të saj, EULEX, mision për
monitorim në fushën e sundimit të ligjit, po ashtu edhe me Zyrën Ndërlidhëse të Komisionit
Evropian (ish Agjencia për Rindërtim) si dhe po ashtu edhe me projekte binjakëzimi të
financuara nga BE. Këto janë angazhimet më të theksuara të BE-së në Kosovë.
57. Përshkruani në pika të shkurtëra idenë për themelimin e Bashkimit Evropian?
BE u inicua fillimisht me idenë e formimit të një lloj federate/konfederate, mirëpo për shkak të
mosgatishmërisë së shteteve anëtare për transferimin e përgjegjësive në institucionet
supranacionale, atëherë kjo kjo nuk u plotësua, sidoqoftë u prezentuan shumë risi, si p.sh.
qytetaria (shtetësia) Evropiane, Politika e Përbashkët e Jashtme dhe e Sigurisë etj. Të gjitha këto
nën moton “Union sa më i afërt” (ever closer union).
58. Cilat janë kriteret themelore për themelimin e një organizate ndërkombëtare?
Kriteret themelore për themelimin e një organizate ndërkombëtare janë: anëtarësia, statuti
(ose traktati i cili parasheh arritjen e objektivave të caktuara).
Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Gazmend Qorraj
14Ekonomia e Kosovës dhe BE-së
59. Çka i parapriu Bashkësisë Ekonomike Evropiane (1958)?
BEE-së i parapriu traktati për thëngjill dhe çelik si dhe teknokratët e përfshirë në këtë projekt si
Robert Shuman. Suksesi i këtij traktati prodhoi të ashtuquajturin “efekti spërkatës” (spillover
effect).
60. Cilat janë kushtet për anëtarësim në BE?
Duhet të jetë pjesë e kontinetit evropian, të respektojë parimet e demokracisë, respektojë të
drejtat e njeriut dhe liritë themelore si dhe sundimin e ligjit, t’i plotësojë kriteret e Kopenhagës
si dhe të hamonizojë legjislacion me legjislacionin e BE-së.
61. Cilat nga këto institucione të BE-së kanë karakter supranacional (rrumbullaksoni) :
• Parlamenti Evropian,
• Këshilli i Bashkimit Evropian,
• Komisioni Evropian,
• Gjykata Evropiane e Drejtësisë,
• Gjykata e Auditorëve.
62. Kur dhe si është përcaktuar përspektiva e Ballkanit Perëndimor në BE?
Në vitin 2003, në Samitin e Selanikut u përcaktua përspektiva e Ballkanit përendimor në BE. Kjo
u rikonfirmua me anë të deklaratës së Këshillit në dhjetor 2007 ku thuhet se e ardhmja e
Ballkanit Përendimor është në BE.
63. Cilat nga vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar marrëveshjen për Stabilizim
Asocim me BE-në?
Shqipëria, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi. Kosova ka
Mekanizmin Përcjellës të Asocimit.
64. Çka kuptoni me parimin e Konsolidimit, Kushtëzimit dhe Komunikimit?
Këto parimi janë prezantuar nga BE me qëllim të rritjes së kualitetit të zgjerimit. Parimi i parë i
konsolidimit nënkupton konsolidimin e veprimeve të vendit kandidat dhe BE-së për anëtarësim.
Kjo nënkupton që përveç vendit kandidat edhe BE duhet të jetë e gatshme për ta pranuar atë
vend si dhe paraprakisht BE duhet t’i përmbahet përkushtimeve të saja. Parimi i kushtëzimit
nënkupton kushtëzimin e BE-së për vendin kadidat për t’i plotësuar disa kushte të caktuara me
qëllim që të pranohet në BE, si p.sh, kriteret e Kopenhagës, harmonizimin e legjislacionit etj.
Parimi i tretë i komunikimit nënkupton mënyrën e komunikimit në mes të BE-së dhe vendit
kandidat si dhe qytetarëve.
65. Parimet e lartpërmendura (Konsolidimit, Kushtëzimit, dhe Komunikimit) aplikohen në
(rrumbullakëso përgjigjen e sakt)?
• Vendet kandidate,
• Vendet anëtare,
• Vendet kandidate dhe vendet anëtare.
Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Gazmend Qorraj
15Ekonomia e Kosovës dhe BE-së
66. Përshkruani valët e zgjerimit të BE-së?
Fillimisht kanë qenë 6 anëtarë që e kanë themeluar: Franca, Gjermania, Luksemburgu, Belgjika,
Holanda dhe Italia. Më pas, më 1973 u bashkua Mbretëria e Bashkuar, Irlanda dhe Norvegjia,
më pas Greqia (1981), Spanja dhe Portugalia (1986), pastaj Austria, Finlanda dhe Suedia (1995).
Në vitin 2004 ka ndodhur ai që quhet “Zgjerimi i Madh”, ku BE-së i’u bashkuan: Çekia, Sllovenia,
Sllovakia, Polonia, Estonia, Hungaria, Latvia dhe Lituania. Me vonë ajo që quhet “Zgjerimi i
Hershëm” (jo i menduar mirë) më 2007; Bullgaria dhe Rumania.
67. A ka Kosova marrëdhënie kontraktuale me BE-në, si quhet instrumenti juridik që i
garanton Kosovës qasje në procesin e Stabilizim Asocimit?
Kosova ka marrëdhënie kontraktuale me BE-në përmes Mekanizmit Përcjellës të Asocimit
(STM).
68. Pjesët kryesore të Marrëveshjes së Mastrihtit janë?
1) Dispozitat e përbashkëta të Marrëveshjes,
2) Dispozitat që kanë të bëjnë me ndryshimet e Marrëveshjes për themelimin e Bashkësisë
Ekonomike Evropiane me qëllim të formimit të Unionit Evropian,
3) Dispozitat që kanë të bëjnë me ndryshimet e Marrëveshjes mbi themelimin e Bashkësisë
Evropiane për Thëngjill dhe Çelik,
4) Dispozitat që kanë të bëjnë me ndryshimet e Marrëveshjes mbi themelimin e Bashkësisë
Evropiane për Energji Atomike,
5) Dispozitat që kanë të bëjnë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë,
6) Dispozitat mbi bashkëpunimin në sferën e jurispodencës dhe të brendshme,
7) Dispozitat përfundimtare.
69. Rëndësia e Marrëveshjes së Mastrihtit?
- Zhvilloi mekanizmin e tregut të brendshëm unik,
- Funksionimi i tregut unik si një treg i brendshëm i vendeve anëtare - tregu i mallrave,
shërbimeve, punës dhe kapitalit.
70. “Tri shtyllat” e bashkëpunimit të përfshira në Marrëveshjen mbi Unionin Evropian janë:
1. Tri Bashkësitë Evropiane,
2. Bashkëpunimi në politikën e jashtme të përbashkët dhe të sigurisë,
3. Bashkëpunimi në sferën e jurispodencës dhe punëve të brendshme të vendeve anëtare.
71. Parlamenti Evropian kryesisht ka:
- Ka karakter konsultativ,
- Është i autorizuar për kontrollin e Komisionit të BEE-së nga viti 1970- për kontrollin e të hyrave
dhe të dalave.

Mais conteúdo relacionado

Mais procurados

Informatika (Aferdita Berisha) Viti i parë Ekonomik
Informatika (Aferdita Berisha) Viti i parë EkonomikInformatika (Aferdita Berisha) Viti i parë Ekonomik
Informatika (Aferdita Berisha) Viti i parë EkonomikjahirShala
 
BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)
BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)
BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)fatonbajrami1
 
Mikroekonomi 1
Mikroekonomi 1Mikroekonomi 1
Mikroekonomi 1AronRudaku
 
BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Pyetje dhe përgjigje)
BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Pyetje dhe përgjigje)BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Pyetje dhe përgjigje)
BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Pyetje dhe përgjigje)fatonbajrami1
 
MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigje
MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigjeMAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigje
MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigjefatonbajrami1
 
STATISTIKA - Dr. Rahmije Mustafa (Provime nga afatet e kaluara)
STATISTIKA - Dr. Rahmije Mustafa (Provime nga afatet e kaluara)STATISTIKA - Dr. Rahmije Mustafa (Provime nga afatet e kaluara)
STATISTIKA - Dr. Rahmije Mustafa (Provime nga afatet e kaluara)fatonbajrami1
 
MARKETINGU - Dr. Hykmete Bajrami (Pyetje dhe përgjigje)
MARKETINGU - Dr. Hykmete Bajrami (Pyetje dhe përgjigje)MARKETINGU - Dr. Hykmete Bajrami (Pyetje dhe përgjigje)
MARKETINGU - Dr. Hykmete Bajrami (Pyetje dhe përgjigje)fatonbajrami1
 
Menaxhimi i NVM-ve (Pytje dhe Pergjigje per provim)
Menaxhimi i NVM-ve (Pytje dhe Pergjigje per provim)Menaxhimi i NVM-ve (Pytje dhe Pergjigje per provim)
Menaxhimi i NVM-ve (Pytje dhe Pergjigje per provim)Blerim Raci
 
Elasticiteti i kerkese dhe i ofertes elasticiteti
Elasticiteti i kerkese dhe i ofertes  elasticitetiElasticiteti i kerkese dhe i ofertes  elasticiteti
Elasticiteti i kerkese dhe i ofertes elasticitetiMenaxherat
 
Pyetje-Pergjigje nga lënda e Mikroekonomisë 1 .
Pyetje-Pergjigje nga lënda e Mikroekonomisë 1 . Pyetje-Pergjigje nga lënda e Mikroekonomisë 1 .
Pyetje-Pergjigje nga lënda e Mikroekonomisë 1 . Arianit Zeqiri
 
Biznesi Ndërkombëtar - Dr. Petrit Gashi (Sllajdet e ligjëratave)
Biznesi Ndërkombëtar - Dr. Petrit Gashi (Sllajdet e ligjëratave)Biznesi Ndërkombëtar - Dr. Petrit Gashi (Sllajdet e ligjëratave)
Biznesi Ndërkombëtar - Dr. Petrit Gashi (Sllajdet e ligjëratave)fatonbajrami1
 
Mikroekonomi-Pytje dhe Pergjigje
Mikroekonomi-Pytje dhe PergjigjeMikroekonomi-Pytje dhe Pergjigje
Mikroekonomi-Pytje dhe PergjigjeBessnik Latifi
 
Menaxhment - Permbledhje
Menaxhment - PermbledhjeMenaxhment - Permbledhje
Menaxhment - PermbledhjeJozef Nokaj
 
Inegrimet Ekononike
Inegrimet EkononikeInegrimet Ekononike
Inegrimet EkononikeMenaxherat
 
L09 teoria e prodhimit dhe produktit margjinal
L09 teoria e prodhimit dhe produktit margjinalL09 teoria e prodhimit dhe produktit margjinal
L09 teoria e prodhimit dhe produktit margjinalekonomia
 

Mais procurados (20)

Informatika (Aferdita Berisha) Viti i parë Ekonomik
Informatika (Aferdita Berisha) Viti i parë EkonomikInformatika (Aferdita Berisha) Viti i parë Ekonomik
Informatika (Aferdita Berisha) Viti i parë Ekonomik
 
BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)
BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)
BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)
 
Mikroekonomi 1
Mikroekonomi 1Mikroekonomi 1
Mikroekonomi 1
 
BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Pyetje dhe përgjigje)
BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Pyetje dhe përgjigje)BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Pyetje dhe përgjigje)
BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Pyetje dhe përgjigje)
 
MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigje
MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigjeMAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigje
MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigje
 
STATISTIKA - Dr. Rahmije Mustafa (Provime nga afatet e kaluara)
STATISTIKA - Dr. Rahmije Mustafa (Provime nga afatet e kaluara)STATISTIKA - Dr. Rahmije Mustafa (Provime nga afatet e kaluara)
STATISTIKA - Dr. Rahmije Mustafa (Provime nga afatet e kaluara)
 
MARKETINGU - Dr. Hykmete Bajrami (Pyetje dhe përgjigje)
MARKETINGU - Dr. Hykmete Bajrami (Pyetje dhe përgjigje)MARKETINGU - Dr. Hykmete Bajrami (Pyetje dhe përgjigje)
MARKETINGU - Dr. Hykmete Bajrami (Pyetje dhe përgjigje)
 
7. kostot
7. kostot7. kostot
7. kostot
 
Menaxhimi i NVM-ve (Pytje dhe Pergjigje per provim)
Menaxhimi i NVM-ve (Pytje dhe Pergjigje per provim)Menaxhimi i NVM-ve (Pytje dhe Pergjigje per provim)
Menaxhimi i NVM-ve (Pytje dhe Pergjigje per provim)
 
Elasticiteti i kerkese dhe i ofertes elasticiteti
Elasticiteti i kerkese dhe i ofertes  elasticitetiElasticiteti i kerkese dhe i ofertes  elasticiteti
Elasticiteti i kerkese dhe i ofertes elasticiteti
 
Biznes Ndërkombëtar
Biznes NdërkombëtarBiznes Ndërkombëtar
Biznes Ndërkombëtar
 
Pyetje-Pergjigje nga lënda e Mikroekonomisë 1 .
Pyetje-Pergjigje nga lënda e Mikroekonomisë 1 . Pyetje-Pergjigje nga lënda e Mikroekonomisë 1 .
Pyetje-Pergjigje nga lënda e Mikroekonomisë 1 .
 
Makroekonomi
MakroekonomiMakroekonomi
Makroekonomi
 
Makroekonomia
MakroekonomiaMakroekonomia
Makroekonomia
 
Makroekonomia slides
Makroekonomia slidesMakroekonomia slides
Makroekonomia slides
 
Biznesi Ndërkombëtar - Dr. Petrit Gashi (Sllajdet e ligjëratave)
Biznesi Ndërkombëtar - Dr. Petrit Gashi (Sllajdet e ligjëratave)Biznesi Ndërkombëtar - Dr. Petrit Gashi (Sllajdet e ligjëratave)
Biznesi Ndërkombëtar - Dr. Petrit Gashi (Sllajdet e ligjëratave)
 
Mikroekonomi-Pytje dhe Pergjigje
Mikroekonomi-Pytje dhe PergjigjeMikroekonomi-Pytje dhe Pergjigje
Mikroekonomi-Pytje dhe Pergjigje
 
Menaxhment - Permbledhje
Menaxhment - PermbledhjeMenaxhment - Permbledhje
Menaxhment - Permbledhje
 
Inegrimet Ekononike
Inegrimet EkononikeInegrimet Ekononike
Inegrimet Ekononike
 
L09 teoria e prodhimit dhe produktit margjinal
L09 teoria e prodhimit dhe produktit margjinalL09 teoria e prodhimit dhe produktit margjinal
L09 teoria e prodhimit dhe produktit margjinal
 

Semelhante a Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)

Mundësitë dhe sfidat e integrimit ekonomik
Mundësitë dhe sfidat e integrimit ekonomikMundësitë dhe sfidat e integrimit ekonomik
Mundësitë dhe sfidat e integrimit ekonomikTarget
 
Slide 121102082907-phpapp01
Slide 121102082907-phpapp01Slide 121102082907-phpapp01
Slide 121102082907-phpapp01Ramë Hajraj
 
Mbikeqyrja e tregut financiar.Prespektiva europiane
Mbikeqyrja e tregut financiar.Prespektiva europianeMbikeqyrja e tregut financiar.Prespektiva europiane
Mbikeqyrja e tregut financiar.Prespektiva europianeVilma Hoxha
 
Mpra paper 24536
Mpra paper 24536Mpra paper 24536
Mpra paper 24536Thee Endd
 
Sfidat e Shqiperise drejt Bashkimit Europian !!
Sfidat e Shqiperise drejt Bashkimit Europian !!Sfidat e Shqiperise drejt Bashkimit Europian !!
Sfidat e Shqiperise drejt Bashkimit Europian !!dragjoshidanjel
 
Kosova dhe Bashkimi Evropian
Kosova dhe Bashkimi EvropianKosova dhe Bashkimi Evropian
Kosova dhe Bashkimi Evropianedona krasniqi
 
E ardhmja e Unionit Evropian
E ardhmja e Unionit EvropianE ardhmja e Unionit Evropian
E ardhmja e Unionit EvropianMenaxherat
 
Mbikqyrja e tregjeve financiare ne Europe.
Mbikqyrja e tregjeve financiare ne Europe.Mbikqyrja e tregjeve financiare ne Europe.
Mbikqyrja e tregjeve financiare ne Europe.Anita Dogani
 
Fidan Hasani-punim ne makroekonomi1
Fidan Hasani-punim ne makroekonomi1Fidan Hasani-punim ne makroekonomi1
Fidan Hasani-punim ne makroekonomi1Fidan Hasani
 
Integrimi ekonomik i shqiperise
Integrimi ekonomik i shqiperiseIntegrimi ekonomik i shqiperise
Integrimi ekonomik i shqiperiseornela rama
 
Investimet e huaja direkte bb-
Investimet e huaja direkte  bb-Investimet e huaja direkte  bb-
Investimet e huaja direkte bb-Blerina Boja
 
Country strategy kosovo (albanian)
Country strategy kosovo (albanian)Country strategy kosovo (albanian)
Country strategy kosovo (albanian)SadeteKasolli
 
Platformat ekonomike - OEMVP
Platformat ekonomike - OEMVPPlatformat ekonomike - OEMVP
Platformat ekonomike - OEMVPSuad Bajrami
 
Hulumtimi i ndermarrjeve te vogla dhe te mesme
Hulumtimi i ndermarrjeve te vogla dhe te mesmeHulumtimi i ndermarrjeve te vogla dhe te mesme
Hulumtimi i ndermarrjeve te vogla dhe te mesmeFitore ZEQIRI
 
Borxhi publik dhe deficiti buxhetor ne Shqiperi
Borxhi publik dhe deficiti buxhetor ne ShqiperiBorxhi publik dhe deficiti buxhetor ne Shqiperi
Borxhi publik dhe deficiti buxhetor ne ShqiperiDarla Evangjeli
 
Politika Industriale E Ue
Politika Industriale E UePolitika Industriale E Ue
Politika Industriale E UeMenaxherat
 

Semelhante a Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje) (20)

Mundësitë dhe sfidat e integrimit ekonomik
Mundësitë dhe sfidat e integrimit ekonomikMundësitë dhe sfidat e integrimit ekonomik
Mundësitë dhe sfidat e integrimit ekonomik
 
Slide 121102082907-phpapp01
Slide 121102082907-phpapp01Slide 121102082907-phpapp01
Slide 121102082907-phpapp01
 
Mbikeqyrja e tregut financiar.Prespektiva europiane
Mbikeqyrja e tregut financiar.Prespektiva europianeMbikeqyrja e tregut financiar.Prespektiva europiane
Mbikeqyrja e tregut financiar.Prespektiva europiane
 
Mpra paper 24536
Mpra paper 24536Mpra paper 24536
Mpra paper 24536
 
Sfidat e Shqiperise drejt Bashkimit Europian !!
Sfidat e Shqiperise drejt Bashkimit Europian !!Sfidat e Shqiperise drejt Bashkimit Europian !!
Sfidat e Shqiperise drejt Bashkimit Europian !!
 
Kosova dhe Bashkimi Evropian
Kosova dhe Bashkimi EvropianKosova dhe Bashkimi Evropian
Kosova dhe Bashkimi Evropian
 
Algita ekonomi
Algita ekonomiAlgita ekonomi
Algita ekonomi
 
E ardhmja e Unionit Evropian
E ardhmja e Unionit EvropianE ardhmja e Unionit Evropian
E ardhmja e Unionit Evropian
 
Agenda, SIGMA Public procurement review bodies conference, Ohrid 9 June 2016 ...
Agenda, SIGMA Public procurement review bodies conference, Ohrid 9 June 2016 ...Agenda, SIGMA Public procurement review bodies conference, Ohrid 9 June 2016 ...
Agenda, SIGMA Public procurement review bodies conference, Ohrid 9 June 2016 ...
 
Mbikqyrja e tregjeve financiare ne Europe.
Mbikqyrja e tregjeve financiare ne Europe.Mbikqyrja e tregjeve financiare ne Europe.
Mbikqyrja e tregjeve financiare ne Europe.
 
Fidan Hasani-punim ne makroekonomi1
Fidan Hasani-punim ne makroekonomi1Fidan Hasani-punim ne makroekonomi1
Fidan Hasani-punim ne makroekonomi1
 
Integrimi ekonomik i shqiperise
Integrimi ekonomik i shqiperiseIntegrimi ekonomik i shqiperise
Integrimi ekonomik i shqiperise
 
Ebrd, nuhi
Ebrd, nuhiEbrd, nuhi
Ebrd, nuhi
 
Investimet e huaja direkte bb-
Investimet e huaja direkte  bb-Investimet e huaja direkte  bb-
Investimet e huaja direkte bb-
 
Country strategy kosovo (albanian)
Country strategy kosovo (albanian)Country strategy kosovo (albanian)
Country strategy kosovo (albanian)
 
Ekonomi
EkonomiEkonomi
Ekonomi
 
Platformat ekonomike - OEMVP
Platformat ekonomike - OEMVPPlatformat ekonomike - OEMVP
Platformat ekonomike - OEMVP
 
Hulumtimi i ndermarrjeve te vogla dhe te mesme
Hulumtimi i ndermarrjeve te vogla dhe te mesmeHulumtimi i ndermarrjeve te vogla dhe te mesme
Hulumtimi i ndermarrjeve te vogla dhe te mesme
 
Borxhi publik dhe deficiti buxhetor ne Shqiperi
Borxhi publik dhe deficiti buxhetor ne ShqiperiBorxhi publik dhe deficiti buxhetor ne Shqiperi
Borxhi publik dhe deficiti buxhetor ne Shqiperi
 
Politika Industriale E Ue
Politika Industriale E UePolitika Industriale E Ue
Politika Industriale E Ue
 

Mais de fatonbajrami1

MENAXHMENTI FINANCIAR - Dr. Drita Konxheli (Provime)
MENAXHMENTI FINANCIAR - Dr. Drita Konxheli (Provime)MENAXHMENTI FINANCIAR - Dr. Drita Konxheli (Provime)
MENAXHMENTI FINANCIAR - Dr. Drita Konxheli (Provime)fatonbajrami1
 
MENAXHIMI I INOVACIONEVE - Dr. Besnik Krasniqi
MENAXHIMI I INOVACIONEVE - Dr. Besnik KrasniqiMENAXHIMI I INOVACIONEVE - Dr. Besnik Krasniqi
MENAXHIMI I INOVACIONEVE - Dr. Besnik Krasniqifatonbajrami1
 
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)fatonbajrami1
 
E - Marketingu - Dr. Hykmete Bajrami
E - Marketingu - Dr. Hykmete BajramiE - Marketingu - Dr. Hykmete Bajrami
E - Marketingu - Dr. Hykmete Bajramifatonbajrami1
 
SJELLJA ORGANIZATIVE - Dr. Berim Ramosaj (Pyetjet e provimeve)
SJELLJA ORGANIZATIVE - Dr. Berim Ramosaj (Pyetjet e provimeve)SJELLJA ORGANIZATIVE - Dr. Berim Ramosaj (Pyetjet e provimeve)
SJELLJA ORGANIZATIVE - Dr. Berim Ramosaj (Pyetjet e provimeve)fatonbajrami1
 
KOMUNIKIM BIZNESI - Dr. Mrika Kotorri (Sllajdet e ligjëratave)
KOMUNIKIM BIZNESI - Dr. Mrika Kotorri (Sllajdet e ligjëratave)KOMUNIKIM BIZNESI - Dr. Mrika Kotorri (Sllajdet e ligjëratave)
KOMUNIKIM BIZNESI - Dr. Mrika Kotorri (Sllajdet e ligjëratave)fatonbajrami1
 
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ejup Fejza (Sllajdet e ligjëratave)
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ejup Fejza (Sllajdet e ligjëratave)ETIKA NË BIZNES - Dr. Ejup Fejza (Sllajdet e ligjëratave)
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ejup Fejza (Sllajdet e ligjëratave)fatonbajrami1
 
Autoshkolla (Pyetje - përgjigje) 2017
Autoshkolla (Pyetje - përgjigje) 2017Autoshkolla (Pyetje - përgjigje) 2017
Autoshkolla (Pyetje - përgjigje) 2017fatonbajrami1
 
Abetarja e Vjetër Shqipe
Abetarja e Vjetër ShqipeAbetarja e Vjetër Shqipe
Abetarja e Vjetër Shqipefatonbajrami1
 
ETIKA E BIZNESIT - Dr. Hysen Çela
ETIKA E BIZNESIT - Dr. Hysen ÇelaETIKA E BIZNESIT - Dr. Hysen Çela
ETIKA E BIZNESIT - Dr. Hysen Çelafatonbajrami1
 
MENAXHMENTI - Dr. Ymer Havolli (Provime të zgjidhura)
MENAXHMENTI - Dr. Ymer Havolli (Provime të zgjidhura)MENAXHMENTI - Dr. Ymer Havolli (Provime të zgjidhura)
MENAXHMENTI - Dr. Ymer Havolli (Provime të zgjidhura)fatonbajrami1
 
Të çmendur pas financës islamike
Të çmendur pas financës islamikeTë çmendur pas financës islamike
Të çmendur pas financës islamikefatonbajrami1
 
SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)
SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)
SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)fatonbajrami1
 
Menaxhimi i BVM-së (Sllajdet e ushtrimeve - Ass. Lura Rexhepi)
Menaxhimi i BVM-së (Sllajdet e ushtrimeve - Ass. Lura Rexhepi)Menaxhimi i BVM-së (Sllajdet e ushtrimeve - Ass. Lura Rexhepi)
Menaxhimi i BVM-së (Sllajdet e ushtrimeve - Ass. Lura Rexhepi)fatonbajrami1
 
Menaxhimi i Dijes dhe Inovacionet - Dr. Ymer Havolli (Ligjërata të autorizuara)
Menaxhimi i Dijes dhe Inovacionet - Dr. Ymer Havolli (Ligjërata të autorizuara)Menaxhimi i Dijes dhe Inovacionet - Dr. Ymer Havolli (Ligjërata të autorizuara)
Menaxhimi i Dijes dhe Inovacionet - Dr. Ymer Havolli (Ligjërata të autorizuara)fatonbajrami1
 
Menaxhimi i Marketingut - Philip Kotler
Menaxhimi i Marketingut - Philip KotlerMenaxhimi i Marketingut - Philip Kotler
Menaxhimi i Marketingut - Philip Kotlerfatonbajrami1
 
INFORMATIKA NË BIZNES - Dr. Mihane Berisha (Provime të zgjidhura)
INFORMATIKA NË BIZNES - Dr. Mihane Berisha (Provime të zgjidhura)INFORMATIKA NË BIZNES - Dr. Mihane Berisha (Provime të zgjidhura)
INFORMATIKA NË BIZNES - Dr. Mihane Berisha (Provime të zgjidhura)fatonbajrami1
 
BIZNESI ELEKTRONIK - Dr. Mihane Berisha (Provime të zgjidhura)
BIZNESI ELEKTRONIK - Dr. Mihane Berisha (Provime të zgjidhura)BIZNESI ELEKTRONIK - Dr. Mihane Berisha (Provime të zgjidhura)
BIZNESI ELEKTRONIK - Dr. Mihane Berisha (Provime të zgjidhura)fatonbajrami1
 
Menaxhimi i BVM-ve - Dr. Besnik Krasniqi (Pyetje dhe përgjigje)
Menaxhimi i BVM-ve - Dr. Besnik Krasniqi (Pyetje dhe përgjigje)Menaxhimi i BVM-ve - Dr. Besnik Krasniqi (Pyetje dhe përgjigje)
Menaxhimi i BVM-ve - Dr. Besnik Krasniqi (Pyetje dhe përgjigje)fatonbajrami1
 
Përgatitje për provim pranues në Fakultetin Ekonomik
Përgatitje për provim pranues në Fakultetin EkonomikPërgatitje për provim pranues në Fakultetin Ekonomik
Përgatitje për provim pranues në Fakultetin Ekonomikfatonbajrami1
 

Mais de fatonbajrami1 (20)

MENAXHMENTI FINANCIAR - Dr. Drita Konxheli (Provime)
MENAXHMENTI FINANCIAR - Dr. Drita Konxheli (Provime)MENAXHMENTI FINANCIAR - Dr. Drita Konxheli (Provime)
MENAXHMENTI FINANCIAR - Dr. Drita Konxheli (Provime)
 
MENAXHIMI I INOVACIONEVE - Dr. Besnik Krasniqi
MENAXHIMI I INOVACIONEVE - Dr. Besnik KrasniqiMENAXHIMI I INOVACIONEVE - Dr. Besnik Krasniqi
MENAXHIMI I INOVACIONEVE - Dr. Besnik Krasniqi
 
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)
 
E - Marketingu - Dr. Hykmete Bajrami
E - Marketingu - Dr. Hykmete BajramiE - Marketingu - Dr. Hykmete Bajrami
E - Marketingu - Dr. Hykmete Bajrami
 
SJELLJA ORGANIZATIVE - Dr. Berim Ramosaj (Pyetjet e provimeve)
SJELLJA ORGANIZATIVE - Dr. Berim Ramosaj (Pyetjet e provimeve)SJELLJA ORGANIZATIVE - Dr. Berim Ramosaj (Pyetjet e provimeve)
SJELLJA ORGANIZATIVE - Dr. Berim Ramosaj (Pyetjet e provimeve)
 
KOMUNIKIM BIZNESI - Dr. Mrika Kotorri (Sllajdet e ligjëratave)
KOMUNIKIM BIZNESI - Dr. Mrika Kotorri (Sllajdet e ligjëratave)KOMUNIKIM BIZNESI - Dr. Mrika Kotorri (Sllajdet e ligjëratave)
KOMUNIKIM BIZNESI - Dr. Mrika Kotorri (Sllajdet e ligjëratave)
 
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ejup Fejza (Sllajdet e ligjëratave)
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ejup Fejza (Sllajdet e ligjëratave)ETIKA NË BIZNES - Dr. Ejup Fejza (Sllajdet e ligjëratave)
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ejup Fejza (Sllajdet e ligjëratave)
 
Autoshkolla (Pyetje - përgjigje) 2017
Autoshkolla (Pyetje - përgjigje) 2017Autoshkolla (Pyetje - përgjigje) 2017
Autoshkolla (Pyetje - përgjigje) 2017
 
Abetarja e Vjetër Shqipe
Abetarja e Vjetër ShqipeAbetarja e Vjetër Shqipe
Abetarja e Vjetër Shqipe
 
ETIKA E BIZNESIT - Dr. Hysen Çela
ETIKA E BIZNESIT - Dr. Hysen ÇelaETIKA E BIZNESIT - Dr. Hysen Çela
ETIKA E BIZNESIT - Dr. Hysen Çela
 
MENAXHMENTI - Dr. Ymer Havolli (Provime të zgjidhura)
MENAXHMENTI - Dr. Ymer Havolli (Provime të zgjidhura)MENAXHMENTI - Dr. Ymer Havolli (Provime të zgjidhura)
MENAXHMENTI - Dr. Ymer Havolli (Provime të zgjidhura)
 
Të çmendur pas financës islamike
Të çmendur pas financës islamikeTë çmendur pas financës islamike
Të çmendur pas financës islamike
 
SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)
SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)
SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)
 
Menaxhimi i BVM-së (Sllajdet e ushtrimeve - Ass. Lura Rexhepi)
Menaxhimi i BVM-së (Sllajdet e ushtrimeve - Ass. Lura Rexhepi)Menaxhimi i BVM-së (Sllajdet e ushtrimeve - Ass. Lura Rexhepi)
Menaxhimi i BVM-së (Sllajdet e ushtrimeve - Ass. Lura Rexhepi)
 
Menaxhimi i Dijes dhe Inovacionet - Dr. Ymer Havolli (Ligjërata të autorizuara)
Menaxhimi i Dijes dhe Inovacionet - Dr. Ymer Havolli (Ligjërata të autorizuara)Menaxhimi i Dijes dhe Inovacionet - Dr. Ymer Havolli (Ligjërata të autorizuara)
Menaxhimi i Dijes dhe Inovacionet - Dr. Ymer Havolli (Ligjërata të autorizuara)
 
Menaxhimi i Marketingut - Philip Kotler
Menaxhimi i Marketingut - Philip KotlerMenaxhimi i Marketingut - Philip Kotler
Menaxhimi i Marketingut - Philip Kotler
 
INFORMATIKA NË BIZNES - Dr. Mihane Berisha (Provime të zgjidhura)
INFORMATIKA NË BIZNES - Dr. Mihane Berisha (Provime të zgjidhura)INFORMATIKA NË BIZNES - Dr. Mihane Berisha (Provime të zgjidhura)
INFORMATIKA NË BIZNES - Dr. Mihane Berisha (Provime të zgjidhura)
 
BIZNESI ELEKTRONIK - Dr. Mihane Berisha (Provime të zgjidhura)
BIZNESI ELEKTRONIK - Dr. Mihane Berisha (Provime të zgjidhura)BIZNESI ELEKTRONIK - Dr. Mihane Berisha (Provime të zgjidhura)
BIZNESI ELEKTRONIK - Dr. Mihane Berisha (Provime të zgjidhura)
 
Menaxhimi i BVM-ve - Dr. Besnik Krasniqi (Pyetje dhe përgjigje)
Menaxhimi i BVM-ve - Dr. Besnik Krasniqi (Pyetje dhe përgjigje)Menaxhimi i BVM-ve - Dr. Besnik Krasniqi (Pyetje dhe përgjigje)
Menaxhimi i BVM-ve - Dr. Besnik Krasniqi (Pyetje dhe përgjigje)
 
Përgatitje për provim pranues në Fakultetin Ekonomik
Përgatitje për provim pranues në Fakultetin EkonomikPërgatitje për provim pranues në Fakultetin Ekonomik
Përgatitje për provim pranues në Fakultetin Ekonomik
 

Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)

  • 1. Ekonomia e Kosovës dhe BE-së Dr. sc. Gazmend Qorraj Pyetje dhe përgjigje nga provimet e kaluara Fakulteti Ekonomik Universiteti i Prishtinës Fakulteti Ekonomik
  • 2. Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Gazmend Qorraj 2Ekonomia e Kosovës dhe BE-së 1. Komponentet e fondeve të IPA-s janë? a) Ndihma për tranzicion dhe mbështetje institucionale, b) Bashkëpunimi ndërkufitar, c) Zhvillimi rajonal, d) Zhvillimi i resurseve humane, e) Zhvillimi rural. 2. Shpjego Politikën e Linjave Kreditore? Politika e Linjave Kreditore si instrument i Politikës Monetare të Bashkimit Evropian, nënkupton sigurimin e likuiditetit nga ana e Bankave Qëndrore Nacionale. Likuiditeti është një nga aspektet shumë të rëndësishme për një sistem të caktuar ekonomik, posaqërisht për sektorin financiar. 3. Shpjego Paktin e Stabilitetit dhe Rritjes tek Politika Fiskale? Qëllimi i këtij mekanizmi është që të kontrollojë funksionimin fiskal të shteteve anëtare të Eurozonës, respektivisht deficitin buxhetor prej 3% dhe borxhin publik prej 60% të BPV-së. Kjo përfshinë disa rregulla të cilat janë:  Vendet duhet të tentojnë të arrijnë bilancin buxhetor.  Vendet që tejkalojnë rregullën e deficitit buxhetor prej 3% të BPV-së do të penalizohen deri në 0.5% e BPV-së.  Përjashtim do të ketë vetëm për vendet që përjetojnë ndonjë katastrofë natyrore. 4. Kriteret e Konvergjencës (Shpjego)? Traktati i Mastrihtit përfshinë 5 kritere të Konvergjencës: 1) Norma e Inflacionit: - Nuk është më e lartë se 1.5% e mesatares së tri vendeve që kanë normë më të ulët të inflacionit në BE. 2) Norma afatgjatë e Kamatës: - Nuk është më e lartë se 2% e mesatares së tri vendeve që kanë normë më të ulët të kamatës në BE. 3) Pjesë e ERM: - Së paku dy vite në ERM dhe nuk ka përjetuar një devalvim dy vite para se të hyjë në Union. 4) Deficiti Buxhetor: - Deficit më pak se 3% e GDP. 5) Borxhi Publik: - Borxhi më pak se 60% e GDP.
  • 3. Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Gazmend Qorraj 3Ekonomia e Kosovës dhe BE-së 5. Përmendi përparësitë ekonomike nga aspekti i integrimeve në BE? Rëndësia fundamentale e integrimeve është se ndikon në rritjen e konkurrencës aktuale dhe potenciale;  Rritet sasia e ofruar në tregun e integruar,  Zvogëlohet niveli i çmimeve,  Rritet mirëqenia për shoqërinë,  Krijohet një treg më i madh. 6. Politika e Tregut të Hapur nënkupton? Politika e Tregut të Hapur nënkupton shitjen dhe blerjen e letrave me vlerë në tregun e hapur. Politika e shitjes dhe blerjes së letrave me vlerë në tregun e hapur ndikon në rritjen ose zvogëlimin e ofertës monetare. 7. Politika e Linjave Kreditore arrihet duke? Politika e Linjave Kreditore, si instrument i politikës monetare të Bashkimit Evropian nënkupton sigurimin e likuiditetit nga ana e Bankave Qëndrore Nacionale. Ky likuiditet nga ana e Bankës Qëndrore Evropiane arrihet më rastin kur kjo bankë u akordon kredi Bankave Qëndrore të vendeve anëtare të BE-së. 8. Politika Fiskale e BE-së bazohet në tri parime? 1) Diciplina fiskale, 2) Autonomia fiskale dhe autorizimi, 3) Koordinimi fiskal. 9. Dallimi mes Politikës Fiskale dhe asaj Monetare të BE-së? Politika Fiskale e BE-së ndryshon prej Politikës Monetare dhe kryesisht bazohet në kompetencën e vendeve anëtare, d.m.th. është e decentralizuar, krahasuar me Politikën Monetare të BE-së e cila kryesisht është e centralizuar. 10. Çka nënkuptoni me Diciplinë Fiskale të BE-së? Diciplina Fiskale duhet të sigurojë që deficiti në sektorin publik të jetë brenda nivelit të lejuar, d.m.th. deficiti deri në 3% të BPV-së dhe borxhi publik deri në 60% të BPV-së.
  • 4. Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Gazmend Qorraj 4Ekonomia e Kosovës dhe BE-së 11. Shpjego Paktin e Stabilitetit dhe Rritjes dhe krahaso me SEECP – Procesin e Bashkëpunimit Rajonal? Qëllimi i këtij mekanizmi është që të kontrollojë funksionimin fiskal të shteteve anëtare të Eurozonës, respektivisht deficitin buxhetor prej 3% dhe borxhin publik prej 60% të BPV-së. Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore – SEECP, për dallim nga Pakti i Stabilitetit i cili ka qenë fleksibil në raport me Kosovën, në këtë forum, pra në SEECP, Kosova nuk është përfaqësuar për arsye të pengesave që ka bërë Serbia, por edhe për shkak të mosgatishmërisë së vendeve të rajonit për mbështetje politike për Kosovën. 12. Shpjego Bankën Investive Evropiane dhe numëro objektivat e saj? Kjo bankë nuk krijon profite dhe është e krijuar nga vendet anëtare të BE-së që të mbështesë këto vende në rritjen e konvergjencës dhe stabilitetit të qëndrueshëm ekonomik. Banka Investive Evropiane ka 6 objektiva: 1) Konvergjenca dhe Politikat e Kohezionit, 2) Mbështetja për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme, 3) Mbështetja për ambientin, 4) Zhvillimi i iniciativave për inovacione, 5) Zhvillimi i lidhjeve Trans-Evropiane të transportit dhe energjisë, 6) Sigurimi i i energjisë në nivel të qëndrueshëm. 13. Shpjego Gjykatën e Drejtësisë dhe funksionet e saj? Funksioni themelor i saj është të sigurojë që legjislacioni i BE-së të jetë i interpretuar në mënyrë të njëjtë nga secili vend anëtar. Funksionet kryesore të kësaj gjykate janë: 1) Procedura preliminare e ligjvënies, që do të thotë se nëse një gjyq i një vendi dyshon në interpretimin e ndonjë ligji të BE-së, mund të kërkojë instruksione nga Gjykata e Drejtësisë. 2) Hulumtimin dhe vlerësimin e vendeve anëtare në përmbushjen e obligimeve konform ligjeve të BE-së. 3) Anulimin e ligjeve të BE-së nëse ndonjë vend anëtar ka kryer veprime ilegale. 14. Shpjego 3 faktorët në bazë të të cilëve vlerësohet performanca e ndërmarrjeve në BE? 1) Krijimi i vendeve të reja të punës: - Ndërmarrjet ndikojnë në rritjen ekonomike dhe në zvogëlimin e papunësisë. 2) Produktiviteti: - Ndërmarrjet kontribuojnë në rritjen ekonomike përmes produktivitetit të punës, d.m.th. performanca e ndërmarrjeve matet jo vetëm përmes profitabilitetit, por edhe përmes vlerës së shtuar nga një anëtar.
  • 5. Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Gazmend Qorraj 5Ekonomia e Kosovës dhe BE-së 3) Eksportet: - Indikatori i tretë për matjen e performancës së ndërmarrjeve janë edhe eksportet që këto ndërmarrje mund të realizojnë. Kjo tregon për aftësinë e firmës që të konkurrojë në tregjet ndërkombëtare dhe në ekonomitë e hapura. 15. Numëro Kostot e Unionit Monetar? 1) Hapja e një vendi ose shkalla e hapjes, 2) Fleksibiliteti, 3) Asimetria - problemet asimetrike. 16. Çka është Politika Monetare? Politika Monetare e BE-së udhëhiqet nga Banka Qëndrore Evropiane dhe përveç qëllimeve të përgjithshme për një zhvillim ekonomik, si qëllime specifike ka të: 1) Sigurojë stabilitetin e çmimeve, 2) Sigurojë nivelin e duhur të inflacionit, 3) Sigurojë nivel optimal të outputit. 17. Fazat e Integrimit Monetar?  Faza e parë, prej 1 korrik 1990 – 31 dhjetor 1993,  Faza e dytë, prej 1 janar 1994 – 31 janar 1998,  Faza e tretë, prej 1 janar 1999 – 1 janar 2002. 18. Këshilli Evropian merret me çështjet si: 1. Reformat e politikave kryesore të BE-së, 2. Analizon planin buxhetor të BE-së, 3. Ndryshimet e marrëveshjeve, traktateve të BE-së, 4. Kushtet dhe apektet e zgjerimit të BE-së. 19. Politika industriale dhe e ndërmarrësisë bën pjesë në Politikat Sektoriale të BE-së dhe ka të bëjë me rregullimin e tregut të përbashkët në pruduktet industriale (tregtinë e lirë, përshtatjen e ligjeve, taksave etj). Politika e ndërmarrësisë ka të bëjë me përgatitjen e NVM-ve që të përshtaten me rregullat e tregut të brendshëm të BE-së.
  • 6. Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Gazmend Qorraj 6Ekonomia e Kosovës dhe BE-së 20. SWOT Analiza e Integrimit të Kosovës në BE – Përparësitë:  Pjesëmarrje aktive në PSA përmes MPSA-së,  Implementimi i Partneritetit Evropian,  Pjesëmarrja në iniciativat rajonale,  Qëndrimi pozitiv i institucioneve ndaj BE-së,  Prezenca dhe asistenca e institucioneve ndërkombëtare,  Fillimi i përafrimit të ligjeve me asquis communautaire,  Pozita gjeografike,  Potenciali njerëzor: popullatë e re (njohja e gjuhëve të huaja),  Angazhimi institucional për përmirësimin e pozitës së minoriteteve,  Përdorimi i euros (€),  Administratë e re. 21. SWOT Analiza e Integrimit të Kosovës në BE – Dobësitë:  Mosnjohja nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së (pamundësia e hyrjes në marrëdhënie kontraktuale me BE-në),  Zhvillimi i ulët ekonomik dhe shkallë e lartë e papunësisë,  Mungesë e implementimit të ligjeve,  Mungesa e koordinimit të donacioneve nga ana e institucioneve,  Qasja jo-proaktive e minoriteteve ndaj proceseve shoqërore në Kosovë,  Administratë e re dhe relativisht e papërvojë,  Mungesa e përgjithshme e njohurive për BE-në,  Situata e tanishme jo e volitshme energjetike,  Mungesa e përfaqësimit në qendrat evropiane, posaqërisht në Bruksel. 22. SWOT Analiza e Integrimit të Kosovës në BE – Mundësitë:  Zgjidhja pozitive e Statusit Përfundimtar,  Përfshirja e Kosovës në Procesin e Stabilizim-Asociimit,  Shkrirja e standardeve të Kosovës në standardet evropiane – PVPE,  Qasja e Kosovës në iniciativat e Procesit të Stabilizim-Asociimit, përfshirë IPA,  Prezenca ndërkombëtare në Kosovë,  Raportet e mira me vendet fqinje,  SPZHK në pajtueshmëri me standardet e BE-së,  Mundësi e shfrytëzimit të diasporës.
  • 7. Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Gazmend Qorraj 7Ekonomia e Kosovës dhe BE-së 23. SWOT Analiza e Integrimit të Kosovës në BE – Kërcënimet:  Vonesa në njohjen e shtetit të Kosovës nga të gjitha vendet anëtare të BE-së,  Zbehja e përkushtimit të BE-së ndaj integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE,  Regjimi i vizave,  Hezitimi për bashkëpunim rajonal nga fqinjët,  Mosgatishmëria e minoritetit serb në integrim,  Konkurrenca e jashtme,  “Braindrain” (ikja e trurit). 24. Pse efekti i diversionit shmangies nga tregtia është negativ? Diskriminimi – tenton të zvogëlojë mirëqenien – Trade diversion. Efekti i diversionit – shmangies ndodh atëherë kur diskriminimet ndaj vendeve të treta shkaktojnë që produktet e tyre me kosto më të ulët të zëvendësohen me prodhime me kosto më të lartë nga vendi i parë. 25. Dallimi në mes të Unionit Monetar dhe Unionit Ekonomik të BE-së? Dallimi në mes të Unionit Monetar dhe Unionit Ekonomik është se tek Unioni Monetar nuk i kemi unifikuar politikat ekonomike sikurse tek Unioni Ekonomik. 26. Programi e Tregut të Përbashkët nënkupton? 1. Liria e tregtisë në mallëra, 2. Liria e tregtisë në shërbime, 3. Liria e tregtisë në kapital, 4. Liria e qarkullimit të fuqisë punëtore. 27. Cilat komponente të fondeve të IPA-s akordohen edhe për Kosovën? 1. Komponenti “Ndihma për tranzicion dhe mbështetje institucionale” dhe 2. Komponenti “Bashkëpunimi ndërkufitar”. 28. Shitja dhe blerja e letrave me vlerë në tregun e hapur ndikon në?  Rritjen ose zvogëlimin e ofertës monetare, dhe  Në nivelin e normave të interesit. 29. Komponentet e lëvizjes së lirë të personave? 1. Kushtet e punës dhe punësimit, 2. Eliminimi i avantazheve sociale dhe tarifore, 3. Trajtimmi i njëjtë i të drejtave të sindikatave të punëtorëve, 4. Nevoja për njohjen e kualifikimeve profesionale.
  • 8. Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Gazmend Qorraj 8Ekonomia e Kosovës dhe BE-së 30. Çka përfshinë Tregu Unik tek Integrimi i Tregut? Tregu Unik tek Integrimi i Tregut përfshinë unionin doganor me lëvizje të lirë të njerëzve dhe investimeve. 31. Politikat Horizontale të BE-së janë? 1. Politikat e zhvillimit rajonal, 2. Politikat e progresit social, 3. Politikat e taksave, 4. Politikat e konkurrencës, 5. Politikat e ambientit. 32. Cilat komponente përfshinë IPA 2007-2013? 1. Ndihma për tranzicion dhe mbështetje institucionale, 2. Bashkëpunimi ndërkufitar, 3. Zhvillimi rajonal, 4. Zhvillimi i resurseve humane, 5. Zhvillimi rural. 33. Kriteret Politike të Kopenhagës për integrim në BE? 1. Demokracia dhe sundimi i ligjit, 2. Mbrojtja e të drejtave humane dhe minoriteteve, 3. Intensifikimi i Bashkëpunimit Rajonal. 34. Dallimi në mes të Komisionit Evropian dhe Këshillit të Bashkimit Evropian? Komisioni Evropian është një forcë shtytëse e procesit të integrimit evropian, ndërsa Këshilli Evropian është një nga institucionet më në influencë, anëtarët e Këshillit janë liderët e kombeve të tyre. 35. Dallimi në mes të Unionit Doganor dhe Unionit Monetar të BE-së? Përderisa tek Unioni Doganor të gjitha barrierat eliminohen në Union si dhe krijohen tarifa unike të jashtme, dallimi është se tek Unioni Monetar vlen edhe valuta e përbashkët. 36. Elementet kyçe të Procesit të Stabilizim – Asociimit janë? 1. Procesi i Bashkëpunimit Rajonal, 2. Marrëveshja e Tregtisë së Lirë, 3. CEFTA, 4. Iniciativat tjera rajonale në kuadër të Paktit të Stabilitetit.
  • 9. Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Gazmend Qorraj 9Ekonomia e Kosovës dhe BE-së 37. Aspektet që duhet t’i adresojnë institucionet në kuadër të CEFTA-s janë?  Masat sanitare dhe Fitosanitare,  Rregullat e origjinës,  Konkurrenca,  Ndihma shtetërore,  Anti-dumping dhe mbrojtja,  Shërbimet,  Investimet,  Prokurimet qeveritare,  Të drejtat e pronësisë intelektuale. 38. Shpjego papunësinë në Kosovë tek sektori real?  2001: 57.1% (ILO).  2003: 40% - 45%.  29 000 – 30 000: punëkërkues të rinj (çdo vit).  Punësimi: vetëm rreth 5000 vende të reja pune në vit.
  • 10. Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Gazmend Qorraj 10Ekonomia e Kosovës dhe BE-së 39. Përshkruani në pika të shkurtëra institucionet kryesore te BE-së? Parlamenti Evropian: Është organi i vetëm i zgjedhur me anë të zgjedhjeve. I ka 785 anëtarë të parlamentit (deputetë), ka rol aktiv në hartimin e legjislacionit, posaqerisht legjislacionit që miratohet me anë të procedurës së përbashkët (parlamenti së bashku me këshillin) si dhe luan rol të rëndësishëm sa i përket buxhetit të BE-së. Këshilli i Bashkimit Evropian: Organi më i lartë vendimmarrës. Përbëhet prej kryetarëve ose kryeministrave të shteteve anëtare (këshilli evropian) si dhe prej ministrave të fushave përkatëse (këshilli). Votimi zakonisht bëhet me unanimitet dhe me konsensus. Numri i votave në këshill ndahet në bazë të madhësisë së vendit (më së shumti vota kanë: Gjermania, Franca, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar). Presidenca e këshillit është me rotacion dhe zgjatë 6 muaj. Komisioni Evropian: Komisioni Evropian është organi më i rëndësishëm sa i përket BE-së dhe ka karakter supranacional. Komisioni ka rol të pazëvendësueshëm ne inicimin e legjislacionit dhe po ashtu ka rol edhe në mbikëqyrjen e legjislacionit, i cili në raste të shkeljeve inicion procedurën para gjykatës evropiane të drejtësisë. Momentalisht i ka 27 komisionerë (një për çdo vend anëtar) dhe njëri prej tyre është president i komisionit, i cili dominohet nga parlamenti. Gjykata Evropiane e Drejtësisë: Gjykata Evropiane e drejtësisë është organi kryesor i gjyqësisë në BE, sa i përket çështjeve të Bashkimit Evropian. Gjykata ka dy funksione kryesore dhe atë: shenjën e vendimit meritor si dhe dhënien e opinioneve preliminare, në rastet kur gjykatat vendore kërkojnë një gjë të tillë nga GJED. Gjykata me vendimet e saja ka luajtur rol shumë të rëndësishëm edhe si burim i të drejtës në BE. Rastet para gjykatës ngriten nga komisioni evropian apo nga shtetet anëtare dhe se individët nuk kanë të drejtë të bëjnë padi në GJED. Gjykata e Auditorëve: Përkundër emrit, ky organ nuk ka funksion gjyqësor. Roli primar i këtij institucioni është rishikimi i buxhetit të BE-së dhe mënyrën e implementimit të këtij buxheti. Përbëhet prej 27 gjyqtarëve (momentalisht), një gjyqtar për vend anëtar.
  • 11. Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Gazmend Qorraj 11Ekonomia e Kosovës dhe BE-së 40. Cilat nga këto Institucione të BE-së kanë karakter supranacional (rrumbullaksoni)? • Parlamenti Evropian, • Këshilli i Bashkimit Evropian, • Komisioni Evropian, • Gjykata Evropiane e Drejtësisë, • Gjykata e Auditorëve. 41. Cilat janë institucionet financiare të BE-së, përshkruani karakteristikat themelore të tyre? Banka Investive e BE-së, Fondi Investiv Evropian, Banka Qëndrore e BE-së. 42. Si ndahen Organizatat Ndërkombëtare? Cilat nga organizatat ndërkombëtare janë prezente në Kosovë? Organizatat Ndërkombëtare ndahen në ndërqeveritare dhe joqeveritare. Në Kosovë janë prezente të dyja keto: Ndërqeveritare (UN, OSCE, FMN, BB, etj) dhe ato joqeveritare; Kryqi i Kuq Ndërkombëtar (KKN), Amnesty International, e shumë të tjera. Po ashtu, kemi edhe organizata rajonale dhe globale. 43. Vendet e Balkanit Perëndimimor janë (rrumbullaksoni)? • Sllovenia, • Kroacia, • Bosna dhe Hercegovina, • Shqiperia, • Serbia, • Maqedonia, • Rumania, • Mali i zi, • Kosova, • Turqia. 44. Cilat nga vendet e Ballkanit Perëndimor kanë fituar statusin e vendit kandidat? (Shëno vendet)? Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi. Shqipëria e ka dorëzuar kërkesën dhe është në pritje të statusit në fjalë. 45. Cilat janë Traktatet e BE-së? Traktati për Thëngjill dhe Çelik, Traktati për Komunitetin Evropian, EURO Atomi, Single European Act, Traktati për Unionin Evropian. 46. Përshkruani në pika të shkurtëra rrethanat më të rëndësishme që kanë ndikuar në formulimin e qartë të asaj që quhet Ideja Për ‘Evropën e Bashkuar’? Ideja për Evropën e Bashkuar ka ekzistuar shumë vite para krijimit të Bashkimit Evropian. Sidoqoftë, si rrethana më e rëndësishme që ka luajtur rol në formulimin e idesë për Evropën e Bashkuar ka luajtur Lufta e Dytë Botërore dhe vuajtjet dhe shkatërrimet të cilat i ka përjetuar
  • 12. Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Gazmend Qorraj 12Ekonomia e Kosovës dhe BE-së posaqërisht evropa gjatë kësaj lufte. E gjitha ka filluar me qëllim të futjes nën kontroll të dy industrive të cilat kanë luajtur rolin kyq në furnizimin e makinerisë luftarake të Gjermanisë, atë të çelikut dhe thëngjillit. Krejt ka filluar më 1951 kur edhe për herë të parë u nënshkrua edhe Traktati për Thëngjill dhe Çelik, suksesi i të cilit prodhoi efekt në fushat e tjera ‘spillover effect’. Po ashtu, duhet të theksohet edhe roli i Adenauerit (kancelarit Gjerman) i cili po t’i pranonte propozimet e Stalinit në fillim të 50-ave, sigurisht se Evropa nuk do të ishte kjo që është sot. 47. Parlamenti Evropian – roli dhe kompetencat? Parlamenti Evropian luan një rol të rëndësishëm në formimin e politikave evropiane. Po ashtu, duhet të theksohet edhe fakti se Parlamenti është organi i vetëm i zgjedhur nga populli në BE, dhe në bazë të kësaj ka rol shumë të rëndësishëm edhe në aspektin e demokracisë. Parlamenti Evropian nuk është menduar të jetë ky që është sot në kohën kur është themeluar dhe në bazë të kësaj edhe kompetencat e tij kanë evoluar gjatë kalimit të kohës. Kompetencat më të rëndësishme të PE-së janë në fushën e Legjislacionit, Aprovimin e Buxhetit të BE-së, Anëtarësimit të vendeve të reja, në emërimin e Komisionit (por jo edhe në propozimit e tij), si dhe ka disa kompetenca në fushën e mbikëqyrjes. 48. Cili nga institucionet e Bashkimit Evropian ka kompetencat më të gjera vendimmarrëse? Arsyetoni pse? Këshilli Evropian dhe Këshilli i Ministrave kanë kompetencat më të gjera në vendimmarrje. Arsyeja për këtë mund të spjegohet me faktin se shtetet anëtare ende nuk janë të gatshme që t’i transferojnë shumë përgjegjësi në Institucionet e BE-së. Përmes marrjes së vendimeve në Këshill, shtetet anëtare (posaqërisht ato më të rëndësishmet) kanë më shumë mundësi të kontrollojnë vendimmarrjen në BE. Kjo mund të spjegohet edhe me mënyrën e vendimmarrjes. 49. Cilat janë kriteret e Kopenhagës (1992)? Përshkruaj shkurtimisht kriterin e katërt! Kriteret e Kopenhagës janë: Kriteri Politik, Kriteri Ekonomik dhe Aqcuis Communautaire (AC). Kriteri i katërt: Marrja e obligimeve të anëtarësimit dhe qëllimeve politike ekonomike dhe të unionit monetar (d.m.th. që nga v. 1993 kush dëshiron të bëhet anëtar duhet t’i përmbush obligimet për ta ndërruar valutën kombëtare me EURO, e që nuk ka qenë kusht më herët). Britania, Danimarka dhe Suedia nuk janë pjesë e Eurozonës. 50. Qëllimi i krijimit të Bashkimit Evropian? Qëllimi i krijimit të Bashkimit Evropian (nëse është fjala për Bashkimin Evropian e jo për Komunitetin Evropian, Bashkimi Evropian u krijua më 1993) mund të përshkruhet më së miri në nenin 2 të TEU. 51. Përshkruani shkurtimisht procesin e antarësimit të njërit nga vendet e ballkanit perëndimor në BE? Procesi i anëtarësimit të vendeve të BE-së është paksa më i veçantë, ku kjo veçanti përshkruhet edhe me procesin e stabilizim asocimit, që është i veçantë për vendet e ballkanit përendimor. Pas kësaj, vendi aplikon për anëtarësim ku e merr statusin e kandidatit, Këshilli Evropian dhe Parlamenti (procedura bashkëvedosëse) në bazë të rekomandimit të Komisionit vendosin.
  • 13. Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Gazmend Qorraj 13Ekonomia e Kosovës dhe BE-së 52. Çka paraqet Konventa për Qymyr dhe Çelik? Kjo konventë paraqet themelimin e komunitetit-tregut të përbashkët për thëngjill dhe çelik. Kjo konventë ka paraparë treg, objektiva si dhe institucione të përbashkëta për vendet nënshkruese. Qëllimi i kësaj marrëveshjeje ka qenë zgjerimi ekonomik, zhvillimi si dhe rritja e punësimit me qëllim të rritjes së kualitetit të jetesës. 53. Kur u nënshkrua marrëveshja për themelimin e BE-së? Më 1992 në Mastriht, dhe vendi i fundit qe e ka ratifikuar ka qenë Gjermania pas procesit në Gjykatën Kushtetuese. 54. Cilat janë tri komponentet e BE-së? 1. Komponenta e Komunitetit (Komisioni Evropian) (Shtylla e 1-rë), 2. Komponenta për Politikë të Perbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (Shtylla e 2-të), dhe 3. Komponenta për Bashkëpunim në Fushën e Policisë (Shtylla e 3-të). 55. Sa është numri i vendeve anëtare të BE-së? Përshkruaj shkurtimisht valët e zgjerimit! Momentalisht BE ka 27 anëtarë. Fillimisht kanë qenë 6 anëtarë që e kanë themeluar: Franca, Gjermania, Luksemburgu, Belgjika, Holanda dhe Italia. Më pas, më 1973 u bashkua Mbretëria e Bashkuar, Irlanda dhe Norvegjia, më pas Greqia (1981), Spanja dhe Portugalia (1986), pastaj Austria, Finlanda dhe Suedia (1995). Në vitin 2004 ka ndodhur ai që quhet “Zgjerimi i Madh”, ku BE-së i’u bashkuan: Çekia, Sllovenia, Sllovakia, Polonia, Estonia, Hungaria, Letonia dhe Lituania. Me vonë ajo që quhet “Zgjerimi i Hershëm” (jo i menduar mirë) më 2007 Bullgaria dhe Rumania. 56. Cilat janë angazhimet e BE-së në Kosovë? BE në Kosovë mometalisht është e angazhuar me misionin më të madh të saj, EULEX, mision për monitorim në fushën e sundimit të ligjit, po ashtu edhe me Zyrën Ndërlidhëse të Komisionit Evropian (ish Agjencia për Rindërtim) si dhe po ashtu edhe me projekte binjakëzimi të financuara nga BE. Këto janë angazhimet më të theksuara të BE-së në Kosovë. 57. Përshkruani në pika të shkurtëra idenë për themelimin e Bashkimit Evropian? BE u inicua fillimisht me idenë e formimit të një lloj federate/konfederate, mirëpo për shkak të mosgatishmërisë së shteteve anëtare për transferimin e përgjegjësive në institucionet supranacionale, atëherë kjo kjo nuk u plotësua, sidoqoftë u prezentuan shumë risi, si p.sh. qytetaria (shtetësia) Evropiane, Politika e Përbashkët e Jashtme dhe e Sigurisë etj. Të gjitha këto nën moton “Union sa më i afërt” (ever closer union). 58. Cilat janë kriteret themelore për themelimin e një organizate ndërkombëtare? Kriteret themelore për themelimin e një organizate ndërkombëtare janë: anëtarësia, statuti (ose traktati i cili parasheh arritjen e objektivave të caktuara).
  • 14. Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Gazmend Qorraj 14Ekonomia e Kosovës dhe BE-së 59. Çka i parapriu Bashkësisë Ekonomike Evropiane (1958)? BEE-së i parapriu traktati për thëngjill dhe çelik si dhe teknokratët e përfshirë në këtë projekt si Robert Shuman. Suksesi i këtij traktati prodhoi të ashtuquajturin “efekti spërkatës” (spillover effect). 60. Cilat janë kushtet për anëtarësim në BE? Duhet të jetë pjesë e kontinetit evropian, të respektojë parimet e demokracisë, respektojë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore si dhe sundimin e ligjit, t’i plotësojë kriteret e Kopenhagës si dhe të hamonizojë legjislacion me legjislacionin e BE-së. 61. Cilat nga këto institucione të BE-së kanë karakter supranacional (rrumbullaksoni) : • Parlamenti Evropian, • Këshilli i Bashkimit Evropian, • Komisioni Evropian, • Gjykata Evropiane e Drejtësisë, • Gjykata e Auditorëve. 62. Kur dhe si është përcaktuar përspektiva e Ballkanit Perëndimor në BE? Në vitin 2003, në Samitin e Selanikut u përcaktua përspektiva e Ballkanit përendimor në BE. Kjo u rikonfirmua me anë të deklaratës së Këshillit në dhjetor 2007 ku thuhet se e ardhmja e Ballkanit Përendimor është në BE. 63. Cilat nga vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar marrëveshjen për Stabilizim Asocim me BE-në? Shqipëria, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi. Kosova ka Mekanizmin Përcjellës të Asocimit. 64. Çka kuptoni me parimin e Konsolidimit, Kushtëzimit dhe Komunikimit? Këto parimi janë prezantuar nga BE me qëllim të rritjes së kualitetit të zgjerimit. Parimi i parë i konsolidimit nënkupton konsolidimin e veprimeve të vendit kandidat dhe BE-së për anëtarësim. Kjo nënkupton që përveç vendit kandidat edhe BE duhet të jetë e gatshme për ta pranuar atë vend si dhe paraprakisht BE duhet t’i përmbahet përkushtimeve të saja. Parimi i kushtëzimit nënkupton kushtëzimin e BE-së për vendin kadidat për t’i plotësuar disa kushte të caktuara me qëllim që të pranohet në BE, si p.sh, kriteret e Kopenhagës, harmonizimin e legjislacionit etj. Parimi i tretë i komunikimit nënkupton mënyrën e komunikimit në mes të BE-së dhe vendit kandidat si dhe qytetarëve. 65. Parimet e lartpërmendura (Konsolidimit, Kushtëzimit, dhe Komunikimit) aplikohen në (rrumbullakëso përgjigjen e sakt)? • Vendet kandidate, • Vendet anëtare, • Vendet kandidate dhe vendet anëtare.
  • 15. Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Gazmend Qorraj 15Ekonomia e Kosovës dhe BE-së 66. Përshkruani valët e zgjerimit të BE-së? Fillimisht kanë qenë 6 anëtarë që e kanë themeluar: Franca, Gjermania, Luksemburgu, Belgjika, Holanda dhe Italia. Më pas, më 1973 u bashkua Mbretëria e Bashkuar, Irlanda dhe Norvegjia, më pas Greqia (1981), Spanja dhe Portugalia (1986), pastaj Austria, Finlanda dhe Suedia (1995). Në vitin 2004 ka ndodhur ai që quhet “Zgjerimi i Madh”, ku BE-së i’u bashkuan: Çekia, Sllovenia, Sllovakia, Polonia, Estonia, Hungaria, Latvia dhe Lituania. Me vonë ajo që quhet “Zgjerimi i Hershëm” (jo i menduar mirë) më 2007; Bullgaria dhe Rumania. 67. A ka Kosova marrëdhënie kontraktuale me BE-në, si quhet instrumenti juridik që i garanton Kosovës qasje në procesin e Stabilizim Asocimit? Kosova ka marrëdhënie kontraktuale me BE-në përmes Mekanizmit Përcjellës të Asocimit (STM). 68. Pjesët kryesore të Marrëveshjes së Mastrihtit janë? 1) Dispozitat e përbashkëta të Marrëveshjes, 2) Dispozitat që kanë të bëjnë me ndryshimet e Marrëveshjes për themelimin e Bashkësisë Ekonomike Evropiane me qëllim të formimit të Unionit Evropian, 3) Dispozitat që kanë të bëjnë me ndryshimet e Marrëveshjes mbi themelimin e Bashkësisë Evropiane për Thëngjill dhe Çelik, 4) Dispozitat që kanë të bëjnë me ndryshimet e Marrëveshjes mbi themelimin e Bashkësisë Evropiane për Energji Atomike, 5) Dispozitat që kanë të bëjnë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, 6) Dispozitat mbi bashkëpunimin në sferën e jurispodencës dhe të brendshme, 7) Dispozitat përfundimtare. 69. Rëndësia e Marrëveshjes së Mastrihtit? - Zhvilloi mekanizmin e tregut të brendshëm unik, - Funksionimi i tregut unik si një treg i brendshëm i vendeve anëtare - tregu i mallrave, shërbimeve, punës dhe kapitalit. 70. “Tri shtyllat” e bashkëpunimit të përfshira në Marrëveshjen mbi Unionin Evropian janë: 1. Tri Bashkësitë Evropiane, 2. Bashkëpunimi në politikën e jashtme të përbashkët dhe të sigurisë, 3. Bashkëpunimi në sferën e jurispodencës dhe punëve të brendshme të vendeve anëtare. 71. Parlamenti Evropian kryesisht ka: - Ka karakter konsultativ, - Është i autorizuar për kontrollin e Komisionit të BEE-së nga viti 1970- për kontrollin e të hyrave dhe të dalave.