1. Klasa : XA
Shkolla : Leonik Tomeo
Projekt
Tema : Vecorite e qyteterimeve te
lashta
Punoi : Eriona Mustafa
Pranoi : Dhurata Muca
2. PERMBAJTJA
1.10 QYTETERIMET E LASHTA QE HUMBEN GJATE
SHEKUJVE
2.QYETERIMI SUMERIAN
3.QYTETERIMI FENIKAS
4. QYTETERIMI ETRUSK
5. QYETERIMI KRETAS
6.QYETERIMI ILIR
7. ROMA E LASHTE
8. GREKET E LASHTE
9. VECORITE E QYTETERIMEVE TE LASHTA
3. 10 Qyteterimet e lashta qe humben gjate shekujve
1. MU-të e lashtë ose LEMURIA
Sipas shumë burimeve ezoterikë, qytetërimi i parë u zhvillua 78 mijë vjet më parë në
kontinentin gjigant të njohur si Mu ose Lemuria dhe ai zgjati plot 52 mijë vite.
Ndonjëherë thuhet se janë shkatërruar prej tërmeteve të shkaktuar nga një zhvendosje e
ploeve që ka ndodhur 26 mijë vjet më parë, ose afërsisht në vitin 24 000 para Krishtit.
Ndërkohë që MU nuk patën teknologji të lartë sa ajo që supozohet për qytetërimet e
mëvonshëm, thuhet, megjithatë ata kanë arritur të kenë disa teknologji të përparuara,
sidomos në ndërtimin e ndërtesave megalitike jetëgjata që ishin në gjendje t‟u mbijetonin
tërmeteve. Megjithatë, ishte shkenca e qeverisjes që thuhet se ka qenë arritja më e madhe
e MU-ve. Supozohet që të ketë patur një gjuhë dhe një qeveri. Arsimi ishte kyçi i suksesit
të perandorisë dhe për arsye se çdo pjesëtar i saj ishte i mësuar me ligjet e universit dhe
kish marrë trainim të plotë në një profesion apo zanat, rezultati ishte një prosperitet i
mrekullueshëm. Arsimimi i një fëmije ishte i detyrueshëm në moshën 21 vjeç me qëllim
që të ishte i kualifikueshëm për në shkollën e qytetarisë. Kjo periudhë trainimi zgjati
shtatë vjet; kështu, mosha më e herët kur një person mund të bëhej qytetar i perandorisë
ishte 28 vjeç.
2. ATLANTIDA E LASHTE
Thuhet se kur u fundos kontinenti i Mu, oqeanet e të gjithë botës u ulën në mënyrë
drastike teksa uji u derdh për në Basenin e ri të sapoformuar të Paqësorit. Ishujt relativisht
të vegjël që kishin ekzistuar në Atlantik gjatë kohës së qytetërimit Lemurian ishin lënë të
thatë prej oqeanit në tërheqje. Toka që sapo kish dalë në sipërfaqe u bashkua me
Arkipelagun Poseid në Oqeanin Atlantik për të formuar një kontinent të vogël. Ky
kontinent quhet Atlantidë nga historianët sot, ndonëse emri i vërtetë i tij ishte Poseid.
Besohet se Atlantida e ka çuar teknologjinë në faza shmë të përparuara, shumë përtej asaj
që ekziston në planetin tonë sot. Përmenden shpikje dhe pajisje të tilla si kondicionerët e
ajrit për të përballuar vapën e padurueshme; llampat cilindrike pa ajër, tubat e kristalit të
ndriçuar nga forcat anësore të natës; pushkë elektrike, armë që shfrytëzojnë energjinë
elektrike si forcë ;transportin me një binar; gjeneratorë uji, një instrument për
kondensimin e ujit nga atmosfera; si dhe Vailx-ët, një anije kozmike që udhëhiqet nga
forcat shtytëse dhe tërheqëse.
3. PERANDORIA RAMA E INDISE
Për fat të mirë, librat e lashtë të Perandorisë Rama të Indisë janë ruajtur, ndryshe nga ato
4. të Kinës, Egjiptit, Amerikës Qendrore, Perusë. Shumë prej këtyre vendeve të lashta janë
tani ose shkretëtirë, gëlltitur nga xhungla të dendura, ose në fund të ndonjë oqeani.
Megjithatë, India, pavarësisht shkatërrimeve nga luftërat dhe pushtimet, arriti të ruajë një
pjesë të madhe të historisë së saj të lashtë. Për një kohë të gjatë, nuk besohej se qytetërimi
indian e kish origjinën përpara vitit 500 para Krishtit, ose vetëm rreth 200 vjet para
pushtimit të nënkontinentit nga Aleksandri i Madh. Në shekullin e kaluar, megjithatë,
qytetet jashtëzakonisht të sofistikuar të Mohenjo Daros (Kodra e të Vdekurve) dhe
Harappa janë zbuluar në Luginën Indus të Pakistanit të sotëm.
Zbulimet e këtyre qyteteve i detyruan arkeologët të shtyjnë datat për origjinën e
qytetërimit indian me mijëra vjet më herët. Edhe më mbreslënës është fakti që sistemi
hidraulik i ujërave të zeza në të gjithë qytetin e madh është më superior se ata të
Pakistanit, Indisë dhe shumicës së vendeve aziatike sot.
4. QYTETERIMI OSIRIAN NE MESDHE
Thuhet se në kohën e Atlantidës dhe Ramas, Mesdheu ishte një luginë e madhe dhe
pjellore. Ky qytetërim i lashtë, para Egjiptit dinastik, ishte i njohur si Qytetërimi Osirian.
Lumi Nil dilte nga Afrika, ashtu si sot dhe quhej Lumi Stix. Megjithatë, në vend derdhej
në Detin Mesdhe, në deltën e Nilit në veri të Egjiptit, ai vazhdonte në luginë dhe pastaj
kthehej në drejtim të perëndimit duke rrjedhur në pjesën më të thellë të Luginës së
Mesdheut ku krijoi një liqen të madh dhe pastaj rridhte sërish ndërmjet Maltës dhe Sicili
dhe më pas në jug të Sardenjës në Atlantik, në Gjibraltar (Kolonat e Herkulit). Kur
Atlantida u shkatërrua në një kaos apokaliptik, ky ndryshim kataklizmik në Atlantik
ngadalë përmbyti pellgun e Mesdheut, duke shkatërruar qytete të mëdha Osiriane dhe
duke i detyruar banorët të lëvizin në terrene më të lartë. Kjo teori shpjegon mbetjet e
çuditshme megalitike që gjenden anembanë Mesdheut.
5. QYTETERIMI UIGER NE SHKRETETIREN E GOBIT
Thuhet se shumë qytete të lashtë kanë ekzistuar në kohën e Atlantidës dhe Ramas në
qytetërimin e Uiger në shkretëtirën e Gobit. Megjithëse Gobi është tani një shkretëtirë,
këto qytete ishin porte oqeani. Vimanat dhe pajisje të tjera të avancuara thuhet se kanë
qenë në përdorim në zonë Uiger dhe studiuesi i famshëm rus Nikolas Roerich thuhet të
ketë parë një disk fluturues mbi Tibetin e veriut në vitin 1930.
Ndoshta mjeti fluturues ishte një Vimana e lashtë që vjen nga një qytet ende aktiv, duke
përdorur teknologji Uiger, që ekziston në pjesën veriore të Tibetit apo shkretëtirën Gobi.
6. TIAHUANACO
Ashtu si në rastin e Mu dhe Atlantidës, ndërtimi në Amerikën e Jugut ishte në shkallë
megalitike me teknikat poligonale të ndërtimit, projektuar për të ndërtuar mure të
5. mëdhenj që i rezistonin tërmeteve. Muret rezistentë ndaj tërmeteve ishin shumë të
rëndësishëm në gjithë zonën e Unazës së zjarrit, në Mu-në e lashtë. Shtëpitë dhe ndërtesat
e banimit janë ndërtuar nga blloqe megalitike prej guri. Për shkak të rëndësisë së madhe
që kultura i vinte mirëqenies së brezave të ardhshëm si dhe vlerësimin që kishin për
rritjen graduale dhe të qëndrueshme të komunitetit, strukturat janë ndërtuar me mendimin
që të rronin me mijëra vjet. Një shtëpi e ndërtuar me beton, dru dhe suva do të zgjasë
njëqind vjet apo më shumë, në qoftë se mirëmbahet. Shikoni ndërtimet megalitike të
Egjiptit, Maltës, Perusë. Këto ndërtesa janë ende në këmbë sot. Cuzco, kryeqyteti i lashtë
i Perusë, që ishte ndërtuar ndoshta para Incas-ve, është ende i banuar sot, pas mijëra
vitesh. Në të vërtetë, shumica e ndërtesave të Cuzco sot në qendër të qytetit përfshijnë
mure qindravjeçarë (ndërsa ndërtesat më të fundit të ndërtuara nga spanjollët tashmë janë
shkatërruar).
7. MAJAT
Piramidat e Majave gjenden nga Amerika Qendrore deri larg në ishullin indonezian Java.
Piramida e Sukuh, në shpatet e malit Laëu pranë Surakartas në Javan qendrore është një
tempull i mahnitshëm me zbukurime guri dhe një piramidë që do të ishte e njëllojtë me
çdo piramidë në xhunglat e Amerikës Qendrore. Piramida është praktikisht identike me
piramidat e gjetura në vendin e lashtë Majan në Uaxactun, pranë Tikalit. Majanët e lashtë
ishin astronomë dhe matematikanë të shkëlqyer, qytetet e hershëm të të cilëve kanë jetuar
në harmoni të plotë agrare me tokën. Ata kanë ndërtuar kanale dhe qytete-kopshte në të
gjithë gadishullin e lashtë Jukatan.
Besohet se një Bankë e lashtë e të Dhënave ndodhet diku në rajonin e Majave, ndoshta
nën një kompleks ekzistues piramidash, në një tunel të nëndheshëm dhe një sistem
dhomash. Disa burime thonë se, kjo depo dijesh të lashta mbahet në kristale kuarci që
janë me një cilësi të jashtëzakonshme dhe në gjendje të mbajnë sasi të mëdha
informacioni në një mënyrë të ngjashme me CD-të moderne.
8. KINA E LASHTE
Kina e lashtë, e njohur si Kina Han, thuhet se ka ardhur si të gjitha qytetërimet, nga
kontinenti i madh Paqësor Mu. Kinezët e lashtë janë të njohur për karrot e tyre qiellore, si
dhe prodhimin nefrit që ata ndanin me Mayat. Vërtet, historitë e lashta kineze dhe Te
Mayave duken të lidhura ngushtë. Antropologët kanë folur me prova për një ndikim
Taoist në Amerikën Qendrore, duke treguar simbole dhe motive të dinastisë Shang dhe
më pas, duke i lidhur me artin dhe skulpturën Mayane. Thuhet se kinezët e lashtë janë
burimi i çdo shpikje nga letra higjienike, detektorët e tërmetit, kartëmonedhat, topat,
teknologjia e raketave, metodat e printimit dhe mijëra sendeve të tjera, të teknologjisë së
6. lartë. Në 1959, arkeologët në Kinë zbuluan togëza rripash prej alumini të prodhuar mijëra
vjet më parë.
9. ETIOPIA E LASHTE DHE IZRAELI
Nga disa tekste të lashtë si Bibla dhe libri etiopian, Kebra Negast, ne kemi rrëfime për
teknologjinë e lartë të Etiopisë së lashtë dhe Izraelit. Tempulli në Jeruzalem thuhet se
është ngritur mbi tre blloqe gjigande prej guri ndërtimi të ngjashme me ato në Ba‟albek,
Liban. Sot, në këtë vend ekzistojnë Tempulli i Salomonit dhe Kubeja e Xhamisë së gurit,
themelet e të cilit me sa duket arrijnë deri tek qytetërimi Osirian. Ashtu si shumë ndërtime
të mëvonshme fenikase, ndërtimi i tempullit që mban Arkën e Ujdisë dhe tempujt në
Etiopi janë të fundmit tempuj, që janë ndërtuar prej guri megalitic. Tempulli i Madh,
ndërtuar nga mbreti Salomon mbi rrënojat e tempullit të mëhershëm megalitic, ishte bërë
për të mbajtur relike antike të njohur si Arka e Ujdisë.
Arka e Ujdisë thuhet se ka qenë një kuti gjeneratori elektrik që strehonte shumë objekte të
shenjtë, duke përfshirë një statujë ari nga kultura të mëparshme që është quajtur E shenjta
e të shenjtave. Kjo kuti dhe statujë ari thuhet se janë hequr nga Dhoma e Mbretit në
Piramidën e Madhe në Egjipt nga Moisiu, gjatë periudhës së Eksodit. Shumë studiues
besojnë se, Arka e Ujdisë, si edhe objekte të tjera të lashta, ishin në të vërtetë pajisje
elektrike, disa prej të cilave adhuroheshin në tempuj si orakuj. Bibla tregon se si disa
persona të paautorizuar do të preknin Arkën dhe do të elektrizoheshin në çast.
10. MBRETERIA AROI SUN E PAQESORIT
E fundit e listës së qytetërimeve të lashta është ajo e kulturës së lashtë e të panjohur të
Mbretërisë Aroi Sun të Paqësorit. Ndërsa, i ashtuquajturi kontinent i humbur i Mu u mbyt
rreth 24.000 vjet më parë në një ndryshim të poleve, Paqësori u ripopullua më vonë nga
një përzierje racore të të gjitha qytetërimeve, që vinin nga Rama, Kina, Afrika dhe
Amerikat. Një komb-ishull i përparuar, me sipërfaqe më të mëdha të tokës se sa janë
aktualisht në Paqësor, u rrit rreth Polinezisë, Melanesias dhe Mikronezias. Legjenda e
lashtë në Polinezi ia atribuon këtë qytetërim të shquar Mbretërisë Aroi, që ka ekzistuar
mijëra vjet para rizbulimit evropian të Paqësorit.
Sumeret dhe historia e tyre
7. Sumer do te thote “Toka e Lordeve dhe e Diellit”… “Toka e Lordeve te Shkelqimit”
Historia e sumereve perfshin periudhat prehistorike Ubaid dhe Uruk qe daton nga mijevjecari
i 5-te deri ne mijevjecarin e 3-te para eres sone dhe perfundon me rrenimin e saj gjate
dinastise se trete rreth vitit 2004 para eres sone.
Me pas fillon nje periudhe tranzicioni ne shtetet Amorite, perpara lulezimit te Babilonise ne
shekullin e XVIII para eres sone. Sumeret ishin nje nga shoqerite urbane me te hershme ne
bote, ne Mesopotamine jugore, me shume se 5000 vjet me pare.
Vendbanimi i pare ne Mesopotamine jugore ishte Eridu. Sumeret pretendonin se qyteterimi i
tyre u themelua dhe lulezoi ne qytetin Eridu nga Zoti i tyre Enki, ose nga keshilluesi i tyre.
Sumeret u perhapen ne Mesopotamine jugore sepse ata kishin zhvilluar nje organizim
shoqeror dhe teknologji qe i ndihmoi ata te perparonin ne kontrollin e ujit si dhe per te
mbijetuar ne nje mjedis te veshtire. Per shkak te vendndodhjes se tyre ne lugine lumore, ata
kishin zhvilluar nje sistem ujitjeje perfekt.
Shume artifakte por edhe koloni te ketij qyteterimi Uruk jane gjetur ne nje zone te gjere qe
nga pjesa perendimore e detit Mesdhe, ne malet Taurus ne Turqi dhe deri ne lindjen e mesme
e ne Iranin qendror.
Ata zhvilluan nje sistem shkrimi ne forme pyke i cili ndikoi ne stilin e shkrimeve ne te njejten
zone per me shume se 3000 vjet. Si rrjedhoje, te gjitha keto lloje shkrimesh te ndryshme qe
8. jane logofonetike, bashketingellore alfabetike dhe sisteme sillabe, u bene te njohura si
shkrimi „kuneiform‟.
Nje tjeter fakt interesant per sumeret po ashtu edhe per sistemin kuneiform eshte qe sistemi
numerik eshte edhe dhjetor (me baze 10) edhe gjashte-dhjetor (me baze 60). Kjo do te thote
se ka sisteme te vecanta per secilin nga bazat.
Duke qene se shtriheshin pergjate lumit Eufrat, sumeret shquheshin edhe per bujqesi dhe
tregeti.
Astronomia sumere ishte primitive ne krahasim me standartet e mevonshme babilonase.
Pllakat argjilore babilonase qe ne kemi sot dhe na sherbejne si fakte historike, datojne qe nga
periudha e qyteterimit te dikurshem ne Mesopotami. Ne to eshte regjistruar eklipsi diellor me
i hershem i cili eshte pare ne Ugarit ne 3 maj 1375 para eres sone.
Astronomet njihnin dhe regjistronin yjet me te shndritshem, te pershkruara si yjesia zodiakale
dhe kishin vezhguar levizjet e pese planeteve te dukshem (Merkuri, Venus, Mars, Jupiter dhe
Saturn) si dhe te Diellit dhe te Henes.
Kalendari Henor ishte i sinkronizuar me vitin diellor, me stinet, duke shtuar nje muaj te
brishte cdo kater vjet.
Sumeret e Babilonise ishin ndoshta te paret qe ndertuan nje calendar. Ata perdoren fazat e
henes, duke numeruar 12 muaj henore te cilet perbenin nje vit. Per te bere diferencen midis
vitit henor dhe vitin e stineve ata shtuan nje muaj tjeter ne kalendar, cdo kater vjet.
Egjiptianet e hershem, greket dhe semitiket kopjuan kete kalendar. Me vone egjiptianet
pershtaten nje kalendar qe korrespondon pothuaj saktesisht me stinet.
QYTETERIMI FENIKAS
Aty rreth vitit 1500 para erës së re, në viset e Libanit të sotëm, u zhvillua një qytetërim, ai i
fenikasve që u shqua kryesisht për aftësitë e ndjeshme të shfaqura në fushën e detarisë dhe të
tregtisë. Ky popull me origjinë semite themeloi një sërë qytet-shtete (Tiron, Sidonën, Biblon),
të cilat fillimisht qenë të dhëna pas bujqësisë dhe zejtarisë. Për rrjedhojë, të lehtësuar nga
pozicioni gjeografik që favorizonte shkëmbimet midis Mesopotamisë dhe pellgut të
Mesdheut, fenikasit u shtynë drejt detit, duke u bërë lundërtarë të zotë.
Për të lehtësuar shkëmbimet tregtare dhe për të mbërritur në vende gjithnjë e më të largëta,
ata zhvilluan një sistem kolonish në brigjet e Afrikës së Veriut, Italisë dhe Spanjës.
Në njërën prej këtyre qyteteve porte që përdoreshin nga detarët fenikas si vende ankorimi dhe
depozitimi të mallrave, Kartagjena (në Tunizinë e ditëve të sotme), do të lindte qytetërimi
“punik”, i cili do t‟u bënte ballë për një kohë të gjatë synimeve ekspansioniste të Romës,
9. derisa të mposhtej në fund të Luftës së Tretë Punike .
Fenikasit e thamë edhe më lartë se ishin një popull i dhënë kryesisht pas tregtisë. Pikërisht
për shkak të kërkesave të një natyre praktike të lidhura me tregtinë, siç qenë përpunimi i
regjistrave të llogarive, hartimi i listave me mallrat që hynin e dilnin dhe dokumentet e
arkivave, atyre iu duk jo fort i përshtatshëm përdorimi i hieroglifëve, domethënë i një shkrimi
të tipit simbolik. Fenikasit përshtatën për nevojat e veta një tip shkrimi “fonetik”, i quajtur
kështu ngaqë çdo tingulli i përkon një shenjë ose një shkronjë. Pra, me gjasë, qenë pikërisht
fenikasit të parët që përpunuan një sistem alfabeti të ngjashëm me tonin, i cili u rimor, mbasi
iu bënë disa modifikime (për shembull, futja e zanoreve) nga grekët, etruskët dhe romakët.
Alfabeti fenikas fillon me alef dhe bet , qe me pas nga greket u quajten alfa dhe beta.
QYTETERIMI ETRUSK
Etrusket ishin nje nga popullsite me te lashta dhe me te qyteteruara qe ka jetuar ndonjehere
ne Apenin . Ndonse, jetuan ne te njejtin gadishull etrukset nuk kane asgje te perbashket me
romaket se ata u formuan shume vone. Etrusket ishin popullsi pellazge te cilet gjate
mijevjecarit te pare para krishtit emigruan prej Epirit. Etrusket ishin besimtare te devotshem
te fese pellazge pra te Zeusit. Dhe dihet se per Zeusin beheshin nderime me gjethe e me
drure. Pra, etrusket kishin shume afinitet ndaj dushkut dhe drurit. Ata nga trysnia e fiseve te
egra helene u detyruan ta lene Eoline, te dalin ne Dodone dhe prej Dodones ne Apenin. Emri
etrusk rrjedh prej shqipes 'dushk' qe dmth njerez qe merren me dush, pra per arsyeje
religjioze. Etrusket permenden per bujqesi, blegtori, peshkim dhe tregti. Gjithashtu
permenden per art dhe organizime shteterore.
QYETERIMI KRETAS
Kretasit prehistorikë kanë krijuar një nga qytetërimet më të vjetra të botës dhe sigurisht
qytetërimin me të vjetër Evropian. Shkalla e nivelit kulturor të qytetërimit të Kretës ka qenë e
përmasave të larta dhe paraqitet me cilësi origjinale Evropiane. Qyteterimi i Kretës i zhvilluar
rreth 3000 deri në 1400 vjet p.k paraqet një nga shkallët më të larta të historisë së qytetërimit
botëror. Ai është quajtur ndryshe dhe si qytetërim pallator pasi jeta e qytetit organizohej rreth
disa pallatave madhështore dhe tepër Iuksoze edhe për kohën që jemi sot.
Qytetërimit të Kretës, përsa i përket etnicitetit, nuk i është vëne emri se kujt i përket, pasi në
këtë kohë nuk ekzistonte nocioni grek, pasi nëse do të kishte ndonjë shenjë edhe me të vogel,
padyshim do ta kishin quajtur grek.
Cila është etnia që ka ngritur këtë qytetërim ?
Qyteterimi i Kretës ka qënë një qytetërim pellazg. Nga të gjitha burimet antike, Pellazgu
mbahet si njeriu autokton dhe që ka lindur nga dheu. Meqë kjo kulturë është kaq e lashtë nuk
ka se si të mos jetë ndërtuar nga i vetmi popull i lashtë, që kanë njohur autorët antikë në atë
dhé. Kreusi, sundimtari që i dha emrin Kretës ishte i biri i Tegetit nipit të Lykaonit. Pra me
origjine pellazgo-ilire, pasi Kaonët janë quajtur dhe pellazgë dhe ilirë.
10. Minosi, themeluesi i qytetërimit minoan, është i biri i Zeusit dhe i Evropës, motrës së Ilirit,
pra ai është nipi i ilirëve.
Të dhënat që japin autorët antikë, tregojnë se në Kretë kanë banuar disa fise të tjera ilire si
mesapët, japigët, daunët, peuketët.
QYTETERIMI ILIR
Origjina e Ilireve
Gjate epokes se Bronzit dhe te hekurit ne territorin e Ballkanit kane banuar tre popuj te
medhenj: greket ne jug, iliret ne perendim dhe traket ne lindje te gadishullit. Mbi bazen e te
dhenave arkeologjike, gjuhesore, antropologjike dhe te burimeve te shkruara eshte arritr ne
perfundimin se kultura dhe etnosi ilir kane origjine autoktone (vendase). Ata linden dhe u
formuan ne baze te nje procesi te gjate dhe te panderprer, gjate mijevjecarit te dyte dhe te
para para eres se re. Ne fund te epokes se hekurit si rezultat i konsolidimit te metejshem te
kultures e te gjuhes u formua bashkesi fisnore te qendrueshme ilire te cilat permenden me
emer ne burimet e autoreve te hershem antike.
Trualli historik i Ilireve
Trualli historik i ilireve perfshin tere pjese perendimore te Ballkanit, Kufiri verior i tyre eshte
veshtire te percaktohet. Ka mendime se si kufi natyror ishin deget e Danubit (Sava e Drava),
kurse ne jug duke perfshire dhe Epirin, kufiri shkonte deri ne gjirin e Ambrakise (Preveza).
Ne lindje si kufi natyror ishin lumenjte Morava e Vardar dhe ne perendim brigjet e Adriatikut
e te Jonit. Grupe te vecanta fisesh Ilire u vendose dhe ne Italine e Jugut (mesapet e japiget).
Fiset me te rendesishme ilire ishin: taulantet, ardianet, dardanet, dalmatet, penestet, moloset,
kaonet, tesprotet etj.
Tesprotet ishin nje fis i madh qe shtriheshin ne zonen bregdetare qe nga Vjosa deri ne Mat.
Ne shpine te tyre ishin parthine, desaretet, enkelejte. Pergjate brigjeve te Adriatikut te mesem
banonin ardianet. Ne viset e Ballkanit Qendror ishin dy fise te medha e te rendesishme:
paionet - ne luginen e mesme te Vardarit dhe dardanet qe banonin ne rrafshin e Kosoves.
Siper ardianeve drejt veriperendimit ishin dalmatet dhe ne skajin veripendimor, liburnet.
Ne zhvillimin ekonomik e shoqeror te ilireve dhe ne zhvillimin e marredhenieve nderfisnore
ndikoi dhe pozita e favorshme gjeografike. Krahinat ilire jugore u lidhen ngushte me Greqine
e Egjeun, kurse krahinat veriore u lidhen ngushte me Evropen Qendrore.
Burimet e shkruara dhe ato arkeologjike deshmojne se gjate kohes se hekurit iliret merreshin
si dhe me pare, kryesisht me bujqesi e blegtori/ Perparime te dukshme u bene ne nxjerrjen
dhe perpunimin e mineraleve qe u ndihmua edhe nga zonat e pasura me minerale si Mati dhe
Mirdita.
11. Roma e lashtë
Roma e lashte ishte një qytetërim që u zhvillua prej një komuniteti te vogël bujqësor të
themeluar në Gadishullin Italik që në shekullin e 10-të para Krishtit. I vendosur
përgjatë detit Mesdhe, ajo u bë një nga perandoritë më të mëdha në botën e lashtë.
Në shekujt e ekzistencës së saj, qytetërimi romak nga një monarki adoptoi
një republikë oligarkike dhe më vonë një perandori autokratike. Romakët arritën të
dominojnë Evropën jugperëndimore,Evropën juglindore (Ballkanin) dhe tërë rajonin
mesdhetar me anë të asimilimit kulturor dhe pushtimit. Qytetërimi romak shpesh grupohet
në periudhën e antikitetit klasik bashkë me Greqinë e lashtë, një qytetërim që frymëzoi
shumë në kulturën e Romës së lashtë. Roma e lashtë kontribuoi jashtëzakonisht shumë në
zhvillimin
e ligjeve, luftërave, artit,letërsisë, arkitekturës, teknologjisë dhe gjuhës dhe historia e saj
vazhdon të ketë një ndikim të madh në botë sot.
Legjenda dhe historia
Sipas legjendës,Roma u themelua në vitin 753 para Krishtit nga Romuli dhe Remi, që u
rritën nga një ujkonjë.
Sipas një legjende,Roma u themelua më 21 Prill, 753 para lindjes së Krishtit nga
vëllezërit binjakë që e kishin origjinën nga princi Trojan Enea. Romuli dheRemi ishin
nipa të mbretit latin, Numitorit të Alba Longës. Mbreti u rrëzua nga froni nga vëllai i tij
mizor Amuliusi ndërsa vajza e Numitorit, Rea Silva, lindi Remin dhe Romulin. Mbreti i ri
ishte i frikësuar prej Romulit dhe Remit se mos ata ia merrnin fronin, kështu që ai vendosi
t‟i mbysë. Një ujkonjë i shpëtoi dhe i rriti ata dhe kur ata arritën moshën e pjekurisë.
Binjakët themeluan qytetin e tyre, por Romulusi e vrau Remin gjatë një grindjeje për
sundimin si mbret i Romës, megjithëse disa burime thonë se grindja ishte për arsyen se
emri i kujt do t‟i vendosej qytetit. Romulusi ishte burimi i emrit të qytetit.
Romakët gradualisht mposhtën popujt e tjerë në gadishullin Italik, duke përfshirë
Etruskët.Kërcënimi i fundit i hegjemonisë romake erdhi nga Taranto, një koloni e madhe
greke, që kërkoi ndihmën e Pirros së Epirit në vitin 281 p.e.s, por kjo përpjekje dështoi.
Romakët siguruan kolonitë e tyre duke themeluar koloni romake në zonat strategjike,
duke vendosur një kontroll të stabilizuar mbi rajonin. Në gjysmën e dytë të shekullit të 3-
të p.e.s, Romakët u përleshën me Kartagjenën në të parën nga tre Luftërat Punike. Këto
luftëra rezultuan në pushtimet e para romake përtej detit, duke pushtuar Sicilinë dhe
Hispanjën dhe në rritjen e Romës si fuqi e rëndësishme. Pasi mundën Maqedoninë dhe
Perandorinë Seleucide në shekullin e 2-të p.e.s, romakët u bënë fuqia dominuese në detin
Mesdhe.
12. Perandoria Romake ngacmohej vazhdimisht nga dyndjet e barbarëve dhe rënia graduale e
Perandorisë Perëndimore vazhdoi me kalimin e shekujve. Në shekullin e 4-të, migrimet në
perëndim të Hunëve ishin shkaku që Vizigotët kërkuan strehim në kufijtë e Perandorisë
Romake. Në vitin 410, Vizigotët, nën sundimin e Alarikut të I, plaçkitën qytetin e
Romës. Vandalët pushtuan provincat romake të Galisë, Hispanjës dhe Afrikës Veriore dhe në
vitin 455 plaçkitën Romën. Pasi kishte zgjatur për afërsisht 1200 vjet, sundimi i Romës mbi
Perëndimin i erdhi fundi.
Perandoria Lindore do pësonte një fat të ngjashëm, megjithëse jo kaq drastik. Justiniani
mundi të ripushtojë Afrikën Veriore dhe Italinë, por zotërimet bizantine në perëndim u
reduktuan në Italinë jugore dhe Sicilinë disa vjet pas vdekjes së Justinianit.Në lindje,
pjesërisht si rezultat i Murtajës së Justinianit, bizantinët u kërcënuan nga ngritja e Islamit,
ndjekësit e të cilit pushtuan territoret e Sirisë dhe Egjiptit dhe së shpejti u bënë një kërcënim
direkt për Kostandinopojën. Prapë se prapë, bizantinët, mundën të ndalin ekspansionin
islamik në tokat e tyre gjatë fundit të shekullit të 8-të dhe gjatë fillimit të shekullit të 9-të
rimorën tokat e pushtuara. Në vitin 1000 Perandoria Lindore ishte në kulmin e saj: Basili II
ripushtoi Bullgarinë dhe Armeninë, kultura dhe tregtia lulëzonin.
Qyteti perandorak i Romës ishte qendra urbane më e madhe e kohës, me një popullsi rreth 1
milion persona (sa madhësia e Londrës në shekullin e 19-të, kur Londra ishte qyteti më i
madh në botë. Hapësirat publike në Romë zhurmonin kudo nga tingëllima e rrotave të
hekurta të karrocave. Madje Jul Çezari dikur propozoi ndalimin e trafikut të karrocave gjatë
ditës.
Shoqëria romake shihet gjerësisht si hierarkike me skllevërit (servi) në fund, të liruarit
(liberti, ish skllevër që janë të lirë) sipër tyre dhe qytetarë të lindur të lirë (cives) në krye.
Qytetarët e lirë ndaheshin më tej në klasa. Ndarja më e madhe dhe më e hershme ishte
ndërmjet patricëve, që mund të gjurmonin origjinën e tyre te një nga 100 patriarkët në
themelimin e qytetit dhe plebenjtë, që nuk kishin paraardhës njërin prej 100 patriarkëve. Kjo
ndarje u bë më pak e rëndësishme gjatë pjesës së fundit të Republikës, sepse disa familje
plebeje ishin shumë të pasura dhe kishin hyrë në politikë dhe disa familje patrice patën kohë
të vështira.
Një ndarje klasash e bazuar në shërbimin ushtarak u bë më e rëndësishme.
13.
14. GREKET E LASHTE
Hellada ose Greqia e lashte perbehej nga Greqia Gadishullore, Greqia e ishujve ( Lebos,
Samo, Kilkavet, Rodos etj.) dhe zona e ngushte bregdetare e Azise se vogel.
Faktori qe ka ndikuar ne qyteterimin Helen eshte ai gjeografik ,pasi eshte nje vend me ishuj
dhe gadishuj. Kjo ka sjelle zhvillimin e lundrimit dhe te bujqesise.
Faktori i dyte ka te beje me territorin me male dhe lugina qe Greqia ka ,cka ka veshtiresuar
lidhjet midis qytetet-shteteve dhe cdo qytet-shtet krijoi kulturen e vet dhe te vecante.
Tiparet e qyteterimit Helenik :
1. Shekulli XII-VIII quhet periudha homerike.
2. Shtresat shoqerore helene ishin bazilenjt, tetet dhe njerezit e lire.
3. Jeta politike ishte e perqendruar ne polis, i cili vendosej ne koder ku ndertohej dhe
akropoli qe sherben si tempull.
4. Forma e qeverisjes ishte oligarkia ku sundonte grupi I parise i zgjedhur nga kuvendi I
qyetetareve dhe gerondet ose keshilli I pleqve.
5. Helenet kane krijuar dhe koloni ne Mesdhe per shkak te egzistences se perendive.
15.
16. Vecorite e qyteterimeve te lashta
1. U vendosen prane lumenjve
2. Zhvilluan deget e ekonomise
3. U ndane ne rajone
4. Kishin sistemin e shkrimit dhe numerimit
5. Merreshin me ndertime si tempujt
6. Zhvilluan sistemin e Irigacionit
7. Qyteterimet ndikuan tek njeri – tjetri
8. Kishte qyteterime unike (Kina dhe India)
9. Ndodhen ne kohe te ndryshme
10. Organizimi i qeverisjeve
Klasa : XB
Shkolla : Leonik Tomeo