SlideShare uma empresa Scribd logo
1 de 27
FAKULTETI EKONOMIK
STUDIMET MASTER
PUNIM SEMINARIK
LËNDA: MENAXHMENTI I BAZËS SË TË DHËNAVE

Tema: Baza e të dhënave lidhur me anëtarët e Klubit
Sportiv Prishtina.
Profesor/e:

Studenti:

Dr.sc. Mihane Berisha

Shpend Stojkaj
Prishtinë, Qershor, 2009
Përmbajtja

1. Hyrje
Kohëve të fundit e veçanërisht gjatë tri dekadave të fundit nevojat për gjenerimin
dhe grumbullimin e të dhënave janë rritur në mënyrë rapide. Si rezultat i kësaj rritje janë
përdorimi i barkodeve gjatë gjenerimit të transaksioneve të ndryshme, përdorimi i
sistemeve kompjuterike nëpër biznese dhe shërbimet e ndryshme qeveritare.
Aktualisht përdoren numër jashtëzakonisht i madh i bazave të dhënave në të gjitha
lëmit jetësore si në biznes, mjekësi, inxhinieri, shërbime të ndryshme administrative etj.
Hapësira të cilën e shfrytëzojnë këto baza të dhënave nuk është më problem teknologjik.
Secila nga këto baza e të dhënave mund të ketë sasi deri në disa terrabajta shënimesh.
Pra nga aspekti harduerik ruajtja e një grumbulli kaq të madh i të dhënave nuk
paraqet ndonjë problem të madh. Mirëpo problemi kryesor paraqitet në përpunimin e
këtyre të dhënave, në nxjerrjen e informatave të nevojshme nga një grumbull kaq i madh i
të dhënave.
Për këtë arsye është paraqitur nevoja për menaxhimin e bazës së të dhënave, ku me
anë të një menaxhimi efikas të bazë se te dhënave do të mundësohej që nga një grumbull
2
i madh i të dhënave, në mënyrë automatike dhe inteligjente të fitojmë informata të
dobishme dhe të rëndësishme për menaxhmentin.
Ne do te ndërtojmë ketë punim mbi dy shtylla pjesën teorike dhe pjesën praktike qe
është krijimi i data bazës lidhur me anëtaret e klubit sportiv “Prishtina”.
Duke pas parasysh rendësin e bazës së të dhënave në sistemin informatikë të
biznesit, njohja me koncepte bazë të bazës se të dhënave është e domosdoshme, natyrisht
zbatimi dhe implementimi praktik realisht është ndihmuar më së shumti nga njohurit e
fituara gjatë ligjëratave

të profesoreshës: Dr. Sc. Mihane Berisha Namani dhe

konsultimet shtesë, si dhe nga literaturat e ndryshme, ku me shfletimin e tyre u be e
mundur realizimi dhe projektimi i data bazës ne aspektin logjik dhe praktik te cilën ne e
demonstruam ne softuerin Microsoft Access te pakos Microsoft Office.

2. Aspekte teorike mbi bazën e të dhënave
Me të dhëna kuptojmë një grumbull të pa lidhur, të pa organizuar dhe të pa
përpunuar të informative. Ato janë vetëm fakte, tregues mbi entitetin, ndërsa të dhënat e
përpunuara shëndrrohen në informata, e informatat kanë vlerë, kurse të dhënat jo.
Rregullimi dhe mbledhja e organizuar e të dhënave nga lëmia e caktuar quhet bazë e të
dhënave (BDH), në të cilën vendosen të dhënat e formatizuara dhe jo të formatizuara. Të
dhënat e formatizuara kanë formatin e tyre, strukturë fikse dhe domethënie të përcaktuar
të cilat janë karakteristike për sistemin informatikë të ndërmarrjes, ndërsa të dhënat jo të
formatizuara nuk janë të lidhura sipas rregullit rigoroz dhe janë tekstuale si p.sh. BDH në
biblioteka, BDH për botime etj. Në BDH hasim edhe në të dhëna që mund të jenë statike
si p.sh Emri, Mbiemri, adresa etj. Kjo bashkësi e rregulluar e të dhënave nga lemia e
caktuar ku behet mbledhja,e organizuar e te dhënave quhet bazë e të dhënave (angl.
database). 1

1

Dr.Sc. Mihane Berisha Namani- Menaxhimi i Bazës së të dhënave, Ligjerata, viti shkollor 2009/2010

3
Vetë fjala “Bazë” tregon se bëhet fjalë për diçka themelore ( lat. Basis dmth
fundamentale, themelore) për organizim të dhënave të vërtetuara më parë, sipas nevojës
mundësojnë mënyra të ndryshme të shikimit të tyre.2
Ndërsa Steven Roman data bazën e përshkruan si një koleksion te dhënave te
vazhdueshme. Termi është i qëndrueshëm por jo edhe mjaft i çart por esenca është se te
dhënat nuk janë plotësisht te pavarura ato mund te jen lehtësisht te varura nga njëra tjetra
por jo plotësisht. Natyrisht ky është një koncept shumë i përgjithësuar. Në të vërtetë
bazat e të dhënave përbëhen nga të dhënat që ekzistojnë për një qëllim të caktuar dhe
kështu ushqehen me te dhëna te vazhdueshme ne mënyre qe ne te na japin informata të
vazhdueshme.3
Bazuar ne konceptet baze te autoreve se çfarë është data baza ne mund te
konkludojm se data baza është vendi ku gjenden te dhëna te strukturuara dhe te pa
konsoliduara, ku me një menaxhim efikas me ndihmën e data bazës mund ti shendojmë
në informata brenda një kohe te shkurt këto te dhëna te cilat pastaj do te na shërbejnë për
marrjen e vendimeve.

2.1 Organizimi i të dhënave në bazën e të dhënave
Organizimi dhe menaxhimi i të dhënave në bazën e të dhënave është një
domosdoshmëri e kohës për kryerjen e operacioneve afariste e posaçërisht kur kemi një
vëllim të madhe të dhënave. Pas krijimit dhe dizajnimit të Bazës së të dhënave rendësi të
veçantë ka organizimi i të dhënave në bazën e të dhënave. Të dhënat në Bazën e të
dhënave duhet të strukturohen logjikisht njëra me tjetrën në mënyrë që mundësohet
lidhshmëria e tyre e automatizuar gjatë procesit të përdorimit të tyre.4

2

Dr. Sc. Edmond E. Beqiri, Baza e Informatikes – Pejë 1998, faqe, 223

3

Steven Roman, Access Database Design & Programming, faqe , 26

4

Dr. Sc. Mihane Berisha-Namani, Sistemi Informatik i Investimeve, Prishtinë 2004, faqe, 175

4
Organizimi i të dhënave në bazën e të dhënave bën që të dhënat të bëhen të
dobishme dhe funksionale për shfrytëzuesin, të bëhet administrimi i tyre, dhe shfrytëzuesi
ti gjej ato lehtë dhe kurdoherë që i nevojiten.5
Teknologjia moderne e bazës së të dhënave ka mundësuar zgjedhjen e shumë
problemeve te përmendura. Kështu, ne vend se te dhënat te mbahen te ndara për çdo
aplikacion në bazë e të dhënave, të dhënat deponohen fizikisht në një aplikacion. Të
dhënat e vendosura në bazën e të dhënave tani paraqesin një koleksion të dhënave të
organizuara ashtu që të ju shërbejnë ne mënyre efikase shfrytëzuesve, te bëhet lehtë
administrimi i tyre dhe ti përdorim më shumë aplikacione përmes centralizimit të
dhënave dhe minimizimit të rëdundances se te dhënave.6
Fajlli paraqet formën themelore në të çilen janë të organizuara dhe të regjistruara të
dhënat. Pas definimit të tij në aspektin informativ Fajlli paraqet themelin e strukturës dhe
të organizimit të dhënave në BDH., gjithashtu janë të ndërlidhura në relacione të
ndryshme kështu formojnë bashkësinë e fajllave që përdoren nga programet e
aplikacionit. Organizimi, përpunimi dhe administrimi i të dhënave në BDH rezulton me
funksionalitetin dhe dobinë e të dhënave me ç’rast mundësohet manipulimi i lehtë, i
shpejtë dhe efikas për shfrytëzuesin. Disa nga konceptet e BDH janë: entitetet, atributet,
domeni ose fusha, relacioni etj. Entitetet, atributet dhe relacionet janë bazë për krijimin e
një BDH.7

2.2 Modelet e organizimit te dhënave ne baza te dhënave
Modelet e organizimit te dhënave ne baza te dhënave duhet ti shërbejë manipulimit
me të shpejtë të dhënave. Gjetja dhe ndërlidhja e tyre, qasja e shpejt deri te të dhënat e
caktuara varet nga mënyra se si janë të organizuara ato. Këtu do të përmendim shkurt tri

5

Dr.sc. Mihane Berisha-Namani,Iformatika e Biznesit, Prishtine,2004, faqe, 121

6
7

Po aty, faqe, 125
Dr. Sc. Mihane Berisha Namani, Menaxhimi i Bazës së të dhënave, ligjeratat vitit shkollor, 2009/2010

5
modele kryesore të organizimit të bazave të dhënave: modeli hierarkik, modeli rrjetor dhe
modeli relacional. Secili nga këto modele i ka përparsait dhe te metat e veta.8
Tri modelet themelore janë: modeli hierarkik, rrjetorë dhe relacional.
Modeli hierarkik- është i thjeshtë dhe i lehtë për tu kuptuar, përdor strukturë
hierarkike që shprehin relacionin në mes të të dhënave, paraqitet nëpërmjet kësaj figure
ku secila degë është e lidhur edhe me nga një nëndegë. Ka të bëjë me relacionin 1:M ( një
me shumë).9

Fig.1.0

Modeli rrjetor – I BDH i zgjidh disa nga problemet të cilat nuk mund të
realizohen në mënyrë të kënaqshme me përdorimin e modelit hierarkik. Mundëson më
shumë rrugë të qasjes deri te e dhëna e caktuar, këtu një varg i të dhënave i subordinohet
dy e më shumë vargjeve. Ka të bëjë me relacionin M;M ( shumë me shumë).

8

Dr. Sc. Mihane Berisha Namani, Informatika e Biznesit, Prishtinë, 2004 faqe, 123-125

9

Tony Marston, Normalisation and Effective Database Desing. http://www.tonymarston.net/phpmysql/database-design.html

6
Fig: 1.1
Ne pamje modeli rrjetor mund te duket sikurse modeli hierarkik, kështu ne mund të
shohim sikurse një lloj peme, sikurse ne rastin e modelit rrjetor, këtu fëmijët mund te
kenë prindër te shumtë dhe prindërit mund te kenë fëmijë të shumë fishtë.10
Modeli relacional – Në kohën e sotme është bërë model standard i cili aplikohet
në numër më të madhe të bazave të ndërlikuara të të dhënave, është më fleksibil se dy
modelet tjera, përparësi është krijimi i relacionit mes entiteteve dhe lehtësia e
implementimit përmes pytësorve të cilët janë objekt mjaft i fuqishëm i BDH, shërbejnë
për paraqitjen e një pjese të të dhënave të caktuara.11

10

Selena Sol, Network Database, http://www.wdvl.com/Style/DB/Intro/network_databases.html

11

Dr. Sc. Mihane Berisha Namani, Menaxhimi i Bazës së të dhënave, ligjerata, Prishtinë 2009/2010

7
Fig: 1.2
Coddy për herë të parë e prezantoj modelin relacional ne vitin 1970. Deri ne atë
kohe shumica e data bazave ishin te dizajnuara ne dy modelet e vjetra (ne modelin
hierarkik dhe modelin e rrjetave) : modeli relacional beri revolucion ne sektorin e data
bazave dhe ne mase te madhe zëvendësoi modelet e mëparshme. Sot modelet relacionale
janë zhvilluar shumë dhe janë dominonte ne sektorin e SMDB (sitmemin e menaxhimit te
data bazave), kjo nënkupton BM's DB2 tipin, Informix, Oracle, Sybase, Microsoft's Access,
SQLServer, FoxBase, dhe Paradox. Bazat relacionale janë te pranishme kudo ne tregje dhe
reprezentojn një biznes miliona dollarësh. 12

Çdo fakt apo dukuri reale pavarësisht nga përbërja e vetë quhet ENTITET, si dhe çdo gjë
rrethë të cilës ne dëshirojmë t’i deponojmë të dhënat. Entitetet mund të jenë objekte
fizike, ngjarje ose gjëra abstrakte.13
Atributet janë veti të veçanta me anë të të cilave entitetet karakterizohen dhe
dallohen në mes vete, ato mund të jenë entitet në vete, për këtë është me rëndësi që
saktësisht të njihen lidhjet dhe mardhënjet në mes të entiteteve për të pasur mundësi që në
mënyrë të suksesshme të ndahen entitetet nga atributet e tyre.14
Vlera e atributit është e dhënë që paraqet ndonjë fakt, tregues mbi entitetin. Për
çdo atribut ne duhet të definojmë domenin ( fushën) e vlerave të mundshme. Domeni ose
fusha paraqet bashkësinë e disa vetive të mundshme të një entiteti, ndërsa relacioni
paraqet lidhjen logjike në mes të dy e më shumë entiteteve.15
Nëpër tabela përshkruhen entitetet, më saktë, pa disa tabela nuk mund të ketë
BDH, vetëm në tabele ruhen të dhënat dhe çdo e dhënë tjetër mund të nxirret dhe
paraqitet në mënyra të ndryshme, por burimi janë tabelat.
Tabela i ruan të dhënat në formë të organizuar në rreshta ( rekorde) dhe fusha
( kolona). Të gjitha rradhet e llojit të njëjtë i përgjigjen tipit të njejt të entiteteve të cilat
shikohen si grupe të ndara të vetive të përbashkëta. Në mes të atributeve ekzistojnë
12

Raghu Ramakrishnan& Johannes Gehrke, Database Management Systems faqe, 58
13

Prof. Enver Beqiri, Bazat e të dhënave, Prishtinë 1979, faqe 224

14

Prof. Enver Beqiri, Bazat e të dhënave, Prishtinë 1979, faqe 224

15

European Computer Driving Licence ECDL fq 246

8
mardhënje të ngushta, prandaj themi se midis tyre ekziston lidhja apo relacioni. Lidhja ne
mes te entiteteve mund të jetë e tipit një me një (1:1), një me shumë (1:M), dhe shumë me
shumë (M:M)16
Relacioni 1:1 – paraqet kur një rresht i tabelës A korrespondon vetëm me një
rreshtë të tabelës B, më saktë, përmes këtij relacioni ndahen tabelat në dy pjesë në
mënyrë vertikale për shkak të sigurisë të të dhënave dhe paraqitjes së tyre. Relacioni 1:M
– paraqet kur secili rresht i tabelës A korrespondon me shumë rreshta të tabelës B. kjo
është forma më e zakonshme (që përdoret ) e relacionit mes tabelave. Relacioni M;M –
paraqet kur secili rresht i tabelës A mund të ketë më shumë lidhje në tabelën B dhe
anasjelltas. Karakteristik është se këtu lidhja nuk mund të krijohet direkt, por përmes një
tabele të tret.
Menaxhimi dhe realizimi i relacioneve mund të bëhet vetëm me përdorimin e
çelësave që lidhin dy tabela përmes kolonave të përbashkëta. Çelësi mund të jetë primar,
sekondar dhe në disa raste çelësi i cili mund të jetë në një ose më shumë kolona quhet
çelës i përbërë.
Çelësi primar – Ofron një mekanizëm përmes të cilëve mund t’ju referohemi të
gjitha atributeve të një rreshti të veçantë. Çelësi primar quhet kolona e cila në mënyrë
unike identifikon secilin rresht në tabelën primare dhe siguron se nuk mund të ketë
dyfishime të rreshtave. Ofron një mekanizëm përmes të cilëve mund t’ju referohemi të
gjitha atributeve të një rreshti të veçantë. Çelësi primar quhet kolona e cila në mënyrë
unike identifikon secilin rresht në tabelën primare dhe siguron se nuk mund të ketë
dyfishime të rreshtave.
Çelësi sekondar ( i jashtëm) është çelës i relacionit në tabelën sekondare ndaj
tabelës primare. Kombinimi i çelësit primar me atë sekondar krijon relacionin në mes
tabelës primare dhe sekondare dhe paraqet lidhjen logjike.17
Pra, Baza të vërteta të të dhënave janë ato që krijon mardhënje ( relacione) në mes vete,
bazat e tilla njihen si baza relacionale të të dhënave, paraqesin një koleksion të
informatave të lidhura në mes vete, me ç’rast përcaktohen fushat e përbashkëta të dy
16

Dr. Sc. Edmond E. Beqiri, Bazat e Informatikes, Pejë 1998 faqe, 235-239

17

Dr. Sc. Mihane Berisha Namani, Menaxhimi i Bazës së të dhënave, ligjeratat e autorizuara, Prishtinë 2009/2010

9
tabelave të ndërlidhura. Relacioni i BDH relacionale bazohet në normalizimin e të
dhënave dhe mund të paraqitet përmes diagramit E-R dhe është komponent bazë e këtij
modelit .
Për përpunimin e një modeli logjik nevojitet që së pari mirë të hulumtohen
lidhjet në mes të entiteteve, të dihen mardhënjet në mes tyre që në mënyrë të rregullt të
krijojmë relacione të cilat nuk do të na ngatrrojn procesin e përpunimit të të dhënave.
Ky proces i grupimit dhe klasifikimit të rregullt të të dhënave sipas relacioneve quhet
Normalizim i BDH.18
Dhe ka për qëllim që fushat e një tabele të varen nga fusha e çelësit. Normalizimi i BDH
eliminon problemet e përbashkëta në BDH, zvogëlon redundancen e të dhënave dhe
deponon sasinë e nevojshme të të dhënave
Në BDH duhet të sigurohet niveli optimal i të dhënave të cilat do të mundësojnë:
•

Plotësimin e kërkesave të shfrytëzuesit.

•

Fleksibilitet maksimal në raport me strukturën e kërkesave dhe ndryshimet e
vëllimit.

•

Të jetë i përshtatshëm për shumicën e programeve aplikative.

•

Zgjerimi i saj të mos ndikoi në ristrukturimin e të dhënave në tërësi.
Të përshtatet karakteristikave dhe kërkesave të SMBDH. ( Sistemi për menaxhimin

e Bazës së të dhënave).19
Zgjedhja e bashkësive të atributeve që janë me interes dhe mbledhja e të dhënave
për ato paraqet modelimin e të dhënave ( data Model). Çdo entitet mund të modelohet në
mënyra të ndryshme në varshmëri prej asaj se çfarë sasie informatash dhe detale janë të
nevojshme për tu përmbushur qëllimi, pra modelimi i të dhënave fokusohet në të dhënat
që kërkohen për të hyrë në BDH të cilat duhet organizuar me kujdes.
Për çdo tabele duhet të krijojmë formularin ( Form). Formularët janë version
elektron i formularëve të zakonshëm, përdoret për të lehtësuar editimin e të dhënave në
18

Dr Skender H. Skenderi, Microsoft Access XP, Prishtin 2002

19

Dr. Sc. Mihane Berisha Namani, Sistemi Informatik I Investimeve, Prishtinë 2004 faqe, 105.

10
BDH në Access për paraqitjen më të përshtatshme se sa ajo e tabelave, si dhe mundëson
prezantimin e më shumë fushave në një ekran, çdo objekt i formularëve quhet kontroll,
dhe të gjitha informatat e paraqitura në formular paraqiten përmes kontrollave.20
Integriteti në BDH - paraqet faktin se sa mire janë të mirëmbajtura të dhënat në
BDH. Me rastin e futjes së të dhënave në tabele, BDH relacionale siguron relacion të
drejt, ku për çdo rresht të tabelës së dytë duhet të ekzistoi vetëm një rresht në tabelën e
parë. Para se të përdoret integriteti referencial duhet të plotësohen kushtet që dy tabelat t’i
takojnë të njëjtës BDH, fushat e tyre që lidhen duhet të jenë po ashtu të njëjta dhe fusha e
tabelës parë që ndërlidhet me tabela tjera duhet të jetë fushë e çelësit primar ose të ketë
vlerë unike. Integriteti preferencial i ka edhe rregullat e veta si: tabelës parë që ndërlidhet
me tabela tjera duhet të jetë fushë e çelësit primar ose të ketë vlerë unike. Integriteti
preferencial i ka edhe rregullat e veta si: nëse nuk ekziston një rresht në tabelën e pare,
nuk mund të krijohet rreshti në tabelën e dytë.
Nuk mund të fshihet rreshti në tabelën e parë e as të ndryshohet vlera e çelësit
primar nëse është i lidhur me rreshtin e tabelës së dytë. Nuk mund të ndryshohet rreshti
në tabelën e dytë ashtu që për çelësin sekondar të mos ketë vlerë përkatëse në tabelën e
parë.

2.3Përparsit e organizimit të të dhënave në bazën relacionale të të dhënave
Modeli relacional i te dhënave te gjitha te dhënat nga baza e te dhënave i paraqet
nëpërmjet te tabele te cilat kane lidhje njëra me tjetrën dhe ne vend se te dhënat te
mbahen te ndara n fajlla te ndryshëm për çdo aplikacion, te dhënat deponohen fizikisht ne
një lokacion te njëjtë.
Sot të dhënat deponohen fizikisht në një lokacion të njëjtë që në mënyrë
sistemetike programi kompjuterik mund t’i konsultoi për tu përgjigjur në pyetje. Të
dhënat e deponuara në BDH. ju shërben në mënyrë efikase shfrytëzuesve, për të mbledhë

20

European Computer Driving Licence ECDL faqe, 285

11
të dhënat, mundëson administrim të lehtë, përdorim në më shumë aplikacioneve,
shpërndarjen e të dhënave, minimizimin e redundances së të dhënave.21
Në parim data baza relacionale është e bazuar ne teorinë relaconale (ER). Standardet
janë komponentë vitale për modelin e data bazës relacionale. Puna relacionale mbështet
dhe me se miri punon me tabela te harmonizuara, data baza relaconale mbështet algjebrën
relacionale si pasoj e mbështetjes relacionale te teorisë set.22
Kështu ruajtja e te dhënave ne një baze te dhënave te thjeshte nuk kërkon ndonjë
njohuri te veçantë, është fjala për data bazën e rrafshet e cila ndryshe quhet edhe flat data
bazë. Nga ana tjetër data bazat me vlerë, pra data baza relacionale janë shume me te
komplikuara se te lartpërmendurat, ne jetën reale data bazat relacionale kane me qindra
madje edhe me miliona te dhëna shumë te komplikuara. Kjo është arsyeja pse i përdorim
data bazat relacionale, nëse për shembull e marrim bibliotekën e kongresit amerikan e
cila ka mbi 16 milion libra a do te ishte e mundur te shënoheshin vetëm ne një tabelë, pra
një tabelë e vetme nuk do te ishte e mjaftueshme për futje e këtyre te dhënave.
Redundanca përdorimi i një tabele te vetme e përcjell data bazën me perbleme te
vazhdueshme, me përsëritje të të dhënave e cila ne fakt e paraqet redundacen.23

2.4 Baza e të dhënave të lidhura ne Web
Baza e te dhënave mund te lidhen ne Web-sajte. Vlerësohet se 70% e informatave
afariste ne botë janë te vendosura ne baza të të dhënave. Shumica nga këto sisteme baza
të të dhënave përdorin fajllat hierarkik të sistemit të menaxhimit të bazave të të dhënave
ose fajllat tradicional ne raste kur qasja ne informata nga shfrytëzuesit është e vështir.
Prandaj, janë zhvilluar disa seri te reja te produkteve softuerike për te ndihmuar
shfrytëzuesit ti qasen te dhënave përmes Web-it.

21

Dr. Sc. Mihane Berisha Namani, Informatika e Biznesit, Prishtinë 2004 faqe, 125

22

http://www.buzzle.com/articles/advantages-of-relational-databases.html

23

Steven Roman, Access Database Design & Programming, 3rd Edition page 19

12
Ekzistojnë disa perpasi te përdorimit të ueb-faqeve për qasje ne baza të të dhënave
te ndonjë ndërmarrje. Ueb-softveret mund te përdoren lehtë, kërkohet vetëm pak
përgatitje dhe aspak ndryshime ne interfejsin e webit. Përveç kësaj qasja ne bazën e të
dhënave te kompanive përmes ueb-it krijon efikasitet dhe mundësi te reja, madje ne disa
raste edhe ndryshimin e mënyrës se zhvillimit te biznesit.24

3. Baza e të dhënave lidhur me antarët e Klubit Sportiv Prishtina
Baza e te dhënave lidhur me anëtaret e klubit sportiv Prishtina përmban te dhënat te
cilat i kemi ndare ne katër tabela te cilat janë te lidhura ne relacionin një me shume ne
mes vete, kjo baze te dhënave është baze relacionale ku tabela anëtarët është tabela prind
ndërsa tabela lëndimet, sportet dhe kompensimi janë tabela fëmijë. Tabela anëtarët,
lëndimet dhe sportet janë tabela te indeksuara pra e kane çeleshin primar, ndërsa tabela
kompensimi nuk e ka çeleshin primar për arsye se nuk lejon qe ne te fusim te dhëna disa
herë për kompensimin e një sportisti dhe për ketë arsye kjo tabelë mbetet pa çelës
primar.
Vend te veçantë ne ketë data baze kane edhe pyetësit te cilët na mundësojnë qe te
shohim informatat për klientët tanë qoftë për datën e antarsimit, shumën e kompensimit,
mesataren e kompensimit etj. Gjatë projektimit te data bazës ne kemi përdor këto kategori
të pyetësve:
•
•

Pyetësit kryqëzues (cross tab query)

•

Pyetësit për krijim të tabelave (make tabele query)

•

24

Pyetësit selektues (select query)

Pyetësit për azhurim (update query)

Dr.sc:Mihane Berisha-Namani, Informatika e biznesit, faqe137.

13
Pyetësit për krijimin e tabelave, për azhurnim dhe shtim shfrytëzohen për
ndryshimin e të dhënave dhe me një emër njihen edhe si pyetës të aksionit (Action
queries)

3.1 Projektimi i bazës së të dhënave “Klubi Sportiv Prishtina”
Bazën te cilën unë e projektova është baze e te dhënave relacionale (ER) me lidhje
një me shume. Baza e te dhënave është funksionale dhe procedurat e punimit dhe
funksionit te saj do te demonstrohen ne programin Microsoft Oficce. Ne në fillim e
emërtuam data bazën ashtu siç kërkohej ne projekt sipas numrit te indeksit tim, pastaj
filluam krijim e tabelave. Krijuam katër tabela te cilat i emërtuam: anëtarët, sportet,
kompensimi dhe tabela ku do te shënohen lëndimet. Këto tabela i kanë edhe atributet veta
siç janë; p.sh, tabela anëtaret përmban atributet, shifrën, emrin, mbiemrin, datën e lindjes
etj.

Fig.1.3

14
Pas krijimit te tabelave pastaj krijuam pytsit për krijimin e formularëve dhe pastaj
formularët me emërtimet pëkatse i krijuam me ndihmën e magjistarit, mundësi kjo qe
përkrahet nga vete softueri.

3.2 Krijimi i relacionit një më shumë midis tabelave ne klubin sportiv
Prishtina
Data baza është bazë e të dhënave relacionale me relacionet një me shumë ne mes
te tabelave, tabelat janë te indeksuara gjë e cila shihet edhe ne figurë ku ne shohim
çelësin primar, është ky një avantazh sepse te dhënat shfletohen dhe gjenden shumë me
shpejt nga data baza.

Fig 1.4
Ne fig 1.4 janë paraqitur relacionet tabela me emrin anëtarët është ne relacion një
me shume me tabelën kompensimi, mirëpo kjo tabelë nuk është e indeksuar , pra nuk ka
15
çelës primar, kjo është projektuar ne ketë mënyre sepse ne te njeten kohe një sportist
mund te ketë disa kompensime, pra mund te jete kompensuar disa here brenda një vitit ky
relacion na mundëson qe ne te fusim te dhëna ne data bazë disa herë për te njëjtin
sportist, mirëpo duke ju referuar numrit te sportistit te cilin ne tabelë e kemi shënuar si
sportisti_ID, në ketë tabelë nuk kemi ven çelës primar për arsye se nuk na lejon pastaj te
vendosim disa herë te dhëna për te nijetin sportist, p.sh janë disa kompensime ne vitin
2010 për një sportist.
Nëse ne dëshirojmë të heqim te dhëna nga një tabelë atëherë ato te dhëna ne
mënyre automatike do te fshihen nga te gjitha tabelat, kjo për arsye se tabelat janë
relacionale ne lidhje një me shume ne mes vete. Mirëpo po ashtu gjatë krijimit te
relacioneve ne duhet te zgjedhim edhe opsionet e mëposhtme dhe momentin e zgjedhjes
se opsionit “Cascade Delete Related Records” na mundëson një funksionim te tillë, po
ashtu duhet te klikojmë edhe mbi dy butonat mbi ketë fushe sepse forcohet integriteti
relacional dhe krijohet lidhja një më shumë

Fig.1.5
Pra nëpërmes te kësaj dritare behet krijimi i relacioneve dhe te gjitha fushat e
ndërlidhura bëhen update sa herë qe marrim ndonjë veprim dhe momentin e fshirjes se te
dhënave nga një tabelë behet edhe fshirja e te dhënave nga tabelat tjera, kjo është shumë
16
pozitive sepse nuk mbetet asnjë e dhenë për një anëtarë te fshirë, te cilat po qe se nuk do
te ishin fshirë komplet do te na shkathonin pengesa gjate gjetjes se te dhënave.

3.3 Krijimi i formës kryesore

17
Fig 1.6
Ky është formulari kryesor ne te cilin futen te dhënat për sportistin, ky formular
përmban te dhënat elementare te sportistit, siç shihet edhe ne figurë, duhet te shënohen
numra ne rreshtin Sporti_ID dhe Lendimet_ID te cilat janë unike dhe secili sportist ka
ketë shifër te veten me ane te cilës identifikohet dhe me ane te cilës tabelat nderlidhen ne
mes veti. Po ashtu ne formular gjenden edhe butonat te cilët egzekutojn komandat për
shtimin e te dhënave, fshirjen e te dhënave dhe daljen nga aplikacioni.

Fig. 1.7
Ne figurën numër 1.7 është paraqitur formulari i sporteve te cilat e kane numrin me
ane te cilit identifikohet sportisti, momentin kur ne e shtypim numrin 11 te dhënat i
shkojnë sportistit me numër 11, ne ketë rast ky sportist është aktiv ne këto dy lloj
sporteve, mirëpo ekziston mundësia qe ne rreshtin koment te shënojmë edhe ndonjë te
dhëne tjetër për sportistin.

18
Fig.1.8
Ne figurën numër 1.8 kemi formularin me te dhënat për kompozimin e sportistit,
këtu kemi mundësin qe disa herë te fusim te dhëna për sportistin sepse mundet qe një
sportist te kompensohet disa herë brenda vitit, ketë mundësi na jep relacioni një me
shumë ne mes te tabelës anëtarët dhe tabelës kompensimi.

Fig.1.9
Ne figurën e radhës e kemi tabelën e lëndimeve , ku mund te shënojmë lëndimet për
secilin sportist, po ashtu edhe ne ketë tabelë lëndimet e kane një numër me ane te cilit
identifikohet dhe lidhen këto te dhëna me emrin e sportistit.

3.4 Krijimi i nënformës

19
Fig 2.0.
Ne figurën numër 2 kemi marre disa te dhëna ne tabelën baza me te cilat kemi kriju
formën dhe kemi marr disa te dhëna te tjera ne tabelën kompensimi, ne rastin konkret ne
shohim se kur është kompensuar sportisti, cila është shuma e kompensimit dhe ne cilin
muaj ka marr kompensimin.

3.5 Krijimi i pytsit me kryqëzim

Pyetësit kryesisht përdoren për krijimin e tabelave të përkohshme duke i
shfrytëzuar të dhënat nga tabelat e bazës. Pra këto tabela mund të themi se janë virtuale
sepse fizikisht nuk mund të gjinden në tabelat e bazës. Nëse gjatë dizajnimit të pyetësit
shfrytëzohet vetëm një tabelë për të thuhet se është pyetës i thjeshtë, ndërsa nëse pyetësi
dizajnohet duke i shfrytëzuar njëkohësisht më shumë tabela atëherë kemi pyetës të
përbërë.
Nëse duam pasqyrë sa më të qartë për të dhënat që janë vendosur në bazë, mes
tjerash, mund të bëhen edhe kryqëzime të ndryshme.
Procedura e një pyetësi kryqëzës fillon me zgjedhjen e opsioneve :
Create query by using wizard
New
Pas kësaj, në dritaren e cila paraqitet, duhet të zgjidhet opsioni Crosstab Query Wizard.

20
Pastaj zgjedhim emrin dhe mbiemrin nga tabela anëtaret, Shumën e kompensimit e
marrim nga tabela kompensimi dhe zgjedhim opsionin Avg i cili pastaj na paraqet
mesataren, kemi zgjedhur edhe opsionin Sum i cili na paraqet totalin e kompensimit. Po
ashtu janë te paraqitura edhe lëndimet ku ne kemi zgjedhur softueri te na numëroj numrin
e lëndimeve dhe na paraqet se ne çfarë sporteve është aktive anëtari. Ky pytsor përmban
elemente te katër tabelave për ketë quhet edhe pytsor i kryqëzuar.

Fig: 2.1

3.6 Krijimi i pytsit dhe i raportit i cili ofron pamjen
Se pari krijohet pyetsi me te dhënat te cilat deshirojm ti paraqesim ne raport, kështu
me ane te magjistarit e kriojm raportin. Raporti përdoret për paraqitjen e te dhënave ne
letër. Në raportin që do te krijoj nuk janë te përfshira shume te dhëna, ne kemi marr te
dhënat për emrin, mbiemrin, datën e antarsimit, totalin e kompensimit dhe llojin e sportit
ne te cilin është aktiv anëtari.

Fig: 2.3

21
3.7 Krijimi i pytsit lidhur me vlerën mesatare
Pytsori është një pyetje qe parashtrohet në bazën e të dhënave. Pytsori është objekt
i veçantë ne bazën e te dhënave i cili ofron mundësi të mëdha si: për analiza te shumta ne
bazën e te dhënave, kalkulimi te ndryshme shtrimin e kritereve te ndryshme si p.sh ne
rastin ton nxjerrjen e mesatares se kompensimit e antarit.

Fig:2.4
Ne figurën 2.4 kemi parashtru kërkesën për gjetjen mesatares, momentin kur kemi
zgjedhur shumën e kompensimit dhe opsionin Avg softueri do te gjej mesataren për
secilin anëtarë, pasi që në fushën Criteria nuk kemi shënuar asgjë momentin e klikimit
mbi ketë pytsor ne do te na paraqiten te dhënat për mesataren e te gjithë antarve si ne
tabelën në vijim.

22
Fig:2.5

3.8 Tregoni se si mund të bëni rangimin nga me e vogla kah me e madhja
Ne momentin kur ne zgjodhëm te emri dhe mbiemri përdoren opsionin Ascending
softueri do të rendit prej shkronjës A ka shkronja Z, ketë mënyre mund te bejm sortimin
edhe te vlerave numerike qoftë ka numri më i vogël ka numri i madh apo anasjelltas, shih
figurën 2.6.

2.6

3.9 paraqitni grafikisht rezultatet e fituara (nga pika 3.6 – 3.7)

23
2.7
Në figurën 2.7 kemi te paraqitur grafikisht mesataren e kompensimit, për secilin
anëtarë veç e veç, siç po shihet edhe nga grafiku dikush është kompensuar me vlerë me te
larte e dikush me vlerë me te ulet monetare.

4.0 Dritarja komanduese

24
Kjo baze e te dhënave e krijuar nga tabelat, formularët, pytsoret dhe raportet mund
ti shtohet edhe një dritare komanduese (SWICHBOARDI) nga e cila do te mund te
kontaktohej lehtë dhe shpejt me te gjitha objektet. Dritarja komanduese është një forme
speciale e cila mundëson përdorimin e objekteve me lehtësi, si dhe bazën e krijuar e bën
shumë me te kompletuar. Dizajnin ne to zgjedhim sipas dëshirës pasi qe Swichboardin do
ta krijojmë ne mënyre manuale pra jo ne variantin te cilin na ofron softueri.

Fig: 2.8
Ne figurën 2.8 kemi pamjen e swichboardit te cilën e kemi krijuar ne mënyre qe te
menaxhojmë me shpejt bazën e të dhënave.

25
Përfundimi

Grumbullimi i organizuar i të dhënave përben bazën e te dhënave. Baza e te
dhënave është bashkësi e informacioneve e cila mundëson mbledhjen, përgatitjen,
organizmin e informatave si dhe mundëson paraqitjen e tyre ne forma te ndryshme
Mund të përfundojmë se krijimi dhe menaxhimi i bazës së të dhënave është një
domosdoshmëri e kohës për kryerjen e punëve

afariste të cilën e kanë mundësuar

zhvillimet tekniko teknologjike te cilat janë ven ne përkrahje te niveleve te ndryshme te
menaxhmentit ne marrjen e vendimeve, funksion ky i cili na mundëson qe te kemi
informata te bollshme dhe na lehtëson rrugën qe ne te marrim vendime cilësore,
përkatësisht te udhëheqim ne mënyre sa me efikase dhe të suksesshme afarizmin ne
zgjedhjen e problemeve të strukturuara.
Data baza lidhur me anëtaret e klubit sportiv Prishtina është baze e te dhënave
relacionale mjaft e thjeshte, mirëpo ne rastin konkret kjo data baze mundëson qe te kemi
qasje ne shume informata dhe na lehtëson qe ne ta adminstrojm klubin ne mënyre efikase,
p.sh ne e dimë se sa janë kompensuar anëtaret dhe se çfarë është gjendja e tyre
shëndetësore. Paramendoni sikur ky klub te ketë 100 anëtare te anëtarësuar se sa e vështir
do te ishte qe te merreshin te dhënat dhe te diheshin te gjitha informatat për ta, nëpërmes
data bazës ne mund te kemi qasje ne informata vetëm brenda pak sekondave, dhe te
shohim se sa është shuma e kompensimit, cilat janë lëndimet etj.

26
Literatura
Beqiri, E. (1979). Bazat e të dhënave. Prishtinë.
Beqiri, E. E. (Pejë). Bazat e Iformatikës. 1998: Universiteti i Prishtinës.
Berisha, M. (2009-2010). Menaxhimi i Bazës së të dhënave. Ligjerata të autorizuara .
Bits-Prishtinë, S. (2005). ECDL. Prishtinë: DinOr&MG.
Namani, M. B. (2004). Informatika e Biznesit. Prishtinë: Universiteti i Prishtinës.
Oak, M. (2010). Advantages of Relational Databases. Buzzle.com ,
http://www.buzzle.com/articles/advantages-of-relational-databases.html.
Raghu Ramakrishnan,Johannes Gehrke. (2003). Database Management Systems. Ithaca,
New York: McGraw-Hili.
Roman, S. (2002). Access Database Dising & Programing, 3rd Edition. Sebastopol:
O’Reilly & Associates, Inc., 1005 Gravenstein Highway.
Skenderi, S. H. (2002). Microsoft Acces XP. Prishtinë.
Selena Sol, Network Database, HYPERLINK
"http://www.wdvl.com/Style/DB/Intro/network_databases.html"
http://www.wdvl.com/Style/DB/Intro/network_databases.html
Tony Marston, Normalisation and Effective Database Desing. HYPERLINK
"http://www.tonymarston.net/php-mysql/database-design.html"
http://www.tonymarston.net/php-mysql/database-design.html

27

Mais conteúdo relacionado

Mais procurados

Menaxhimi i bazave së të dhënave
Menaxhimi i bazave së të dhënaveMenaxhimi i bazave së të dhënave
Menaxhimi i bazave së të dhënaveErmon Cërvadiku
 
Segmentimi i tregut dhe pozicionimi
Segmentimi i tregut dhe pozicionimiSegmentimi i tregut dhe pozicionimi
Segmentimi i tregut dhe pozicionimiHekuran Zogaj
 
Projekt seminari metodologjia e hulumtimeve lulzim jaha
Projekt  seminari  metodologjia e hulumtimeve   lulzim jahaProjekt  seminari  metodologjia e hulumtimeve   lulzim jaha
Projekt seminari metodologjia e hulumtimeve lulzim jahaLulzim Jaha
 
Citimi dhe Shenimet
Citimi dhe ShenimetCitimi dhe Shenimet
Citimi dhe ShenimetMenaxherat
 
Dallimi ndermjet kerkimeve kuantitative dhe kualitative
Dallimi ndermjet kerkimeve kuantitative dhe kualitativeDallimi ndermjet kerkimeve kuantitative dhe kualitative
Dallimi ndermjet kerkimeve kuantitative dhe kualitativeBesfort N Haziri - Prishtine
 
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)fatonbajrami1
 
Punim seminarik ''shkrim akademik''
Punim seminarik ''shkrim akademik''Punim seminarik ''shkrim akademik''
Punim seminarik ''shkrim akademik''Festim Çollaku
 
Menaxhmenti - Pyetje dhe pergjigje
Menaxhmenti - Pyetje dhe pergjigjeMenaxhmenti - Pyetje dhe pergjigje
Menaxhmenti - Pyetje dhe pergjigjeJozef Nokaj
 
Banka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankar
Banka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankarBanka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankar
Banka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankarMenaxherat
 
Kshillim ne karrier
Kshillim ne karrierKshillim ne karrier
Kshillim ne karrieravniv
 
Menaxhimi i Burimeve Njerëzore - Dr. Ymer Havolli (Skriptë)
Menaxhimi i Burimeve Njerëzore - Dr. Ymer Havolli (Skriptë)Menaxhimi i Burimeve Njerëzore - Dr. Ymer Havolli (Skriptë)
Menaxhimi i Burimeve Njerëzore - Dr. Ymer Havolli (Skriptë)fatonbajrami1
 
Leter motivimi
Leter motivimi Leter motivimi
Leter motivimi Anida Ago
 
ADMINISTRIM PUBLIK (I AVANCUAR )
ADMINISTRIM PUBLIK (I AVANCUAR )ADMINISTRIM PUBLIK (I AVANCUAR )
ADMINISTRIM PUBLIK (I AVANCUAR )Ardenia Flowers
 
Menaxhim Pyetje Pergjigje
Menaxhim Pyetje PergjigjeMenaxhim Pyetje Pergjigje
Menaxhim Pyetje PergjigjeRamadan Ademi
 
“Mjedisi Kulturor Ndërkombëtar” (Detyrë Kursi, shkrimi i plotë)
“Mjedisi Kulturor Ndërkombëtar” (Detyrë Kursi, shkrimi i plotë)“Mjedisi Kulturor Ndërkombëtar” (Detyrë Kursi, shkrimi i plotë)
“Mjedisi Kulturor Ndërkombëtar” (Detyrë Kursi, shkrimi i plotë)KetiGjipali
 

Mais procurados (20)

Menaxhimi i bazave së të dhënave
Menaxhimi i bazave së të dhënaveMenaxhimi i bazave së të dhënave
Menaxhimi i bazave së të dhënave
 
Segmentimi i tregut dhe pozicionimi
Segmentimi i tregut dhe pozicionimiSegmentimi i tregut dhe pozicionimi
Segmentimi i tregut dhe pozicionimi
 
Decentralizimi
DecentralizimiDecentralizimi
Decentralizimi
 
Projekt seminari metodologjia e hulumtimeve lulzim jaha
Projekt  seminari  metodologjia e hulumtimeve   lulzim jahaProjekt  seminari  metodologjia e hulumtimeve   lulzim jaha
Projekt seminari metodologjia e hulumtimeve lulzim jaha
 
Citimi dhe Shenimet
Citimi dhe ShenimetCitimi dhe Shenimet
Citimi dhe Shenimet
 
Dallimi ndermjet kerkimeve kuantitative dhe kualitative
Dallimi ndermjet kerkimeve kuantitative dhe kualitativeDallimi ndermjet kerkimeve kuantitative dhe kualitative
Dallimi ndermjet kerkimeve kuantitative dhe kualitative
 
Virtualizimi
VirtualizimiVirtualizimi
Virtualizimi
 
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)
 
Ndermarrjet
NdermarrjetNdermarrjet
Ndermarrjet
 
Punim seminarik ''shkrim akademik''
Punim seminarik ''shkrim akademik''Punim seminarik ''shkrim akademik''
Punim seminarik ''shkrim akademik''
 
Menaxhmenti - Pyetje dhe pergjigje
Menaxhmenti - Pyetje dhe pergjigjeMenaxhmenti - Pyetje dhe pergjigje
Menaxhmenti - Pyetje dhe pergjigje
 
Banka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankar
Banka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankarBanka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankar
Banka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankar
 
ekonomi dhe ndermarresi
ekonomi dhe ndermarresiekonomi dhe ndermarresi
ekonomi dhe ndermarresi
 
Kshillim ne karrier
Kshillim ne karrierKshillim ne karrier
Kshillim ne karrier
 
Menaxhimi i Burimeve Njerëzore - Dr. Ymer Havolli (Skriptë)
Menaxhimi i Burimeve Njerëzore - Dr. Ymer Havolli (Skriptë)Menaxhimi i Burimeve Njerëzore - Dr. Ymer Havolli (Skriptë)
Menaxhimi i Burimeve Njerëzore - Dr. Ymer Havolli (Skriptë)
 
Leter motivimi
Leter motivimi Leter motivimi
Leter motivimi
 
ADMINISTRIM PUBLIK (I AVANCUAR )
ADMINISTRIM PUBLIK (I AVANCUAR )ADMINISTRIM PUBLIK (I AVANCUAR )
ADMINISTRIM PUBLIK (I AVANCUAR )
 
Menaxhim Pyetje Pergjigje
Menaxhim Pyetje PergjigjeMenaxhim Pyetje Pergjigje
Menaxhim Pyetje Pergjigje
 
Menaxhimi i projekteve
Menaxhimi i projekteveMenaxhimi i projekteve
Menaxhimi i projekteve
 
“Mjedisi Kulturor Ndërkombëtar” (Detyrë Kursi, shkrimi i plotë)
“Mjedisi Kulturor Ndërkombëtar” (Detyrë Kursi, shkrimi i plotë)“Mjedisi Kulturor Ndërkombëtar” (Detyrë Kursi, shkrimi i plotë)
“Mjedisi Kulturor Ndërkombëtar” (Detyrë Kursi, shkrimi i plotë)
 

Semelhante a Shpend Stojkaj baza e të dhënave

PROJEKTIMI I PROGRAMIT PËR MENAXHIM TË DOKUMENTACIONIT NË SHKOLLAT E MESME TË...
PROJEKTIMI I PROGRAMIT PËR MENAXHIM TË DOKUMENTACIONIT NË SHKOLLAT E MESME TË...PROJEKTIMI I PROGRAMIT PËR MENAXHIM TË DOKUMENTACIONIT NË SHKOLLAT E MESME TË...
PROJEKTIMI I PROGRAMIT PËR MENAXHIM TË DOKUMENTACIONIT NË SHKOLLAT E MESME TË...UBT - Higher Education Institution
 
Deyrat e portofolit te informatikes semestri i dyte
Deyrat e portofolit te informatikes semestri i dyteDeyrat e portofolit te informatikes semestri i dyte
Deyrat e portofolit te informatikes semestri i dyteRexhino Kovaci
 
Lek 1 (12 files merged).pdf
Lek 1 (12 files merged).pdfLek 1 (12 files merged).pdf
Lek 1 (12 files merged).pdflkot
 
Informatika e biznesit java7
Informatika e biznesit java7Informatika e biznesit java7
Informatika e biznesit java7coupletea
 
Punim seminarik sistemet informative –sistemi informatik dhe siguria në rrjet...
Punim seminarik sistemet informative –sistemi informatik dhe siguria në rrjet...Punim seminarik sistemet informative –sistemi informatik dhe siguria në rrjet...
Punim seminarik sistemet informative –sistemi informatik dhe siguria në rrjet...Shpejtim Rudi
 
Shkolla e mesme ekonomike
Shkolla  e  mesme  ekonomikeShkolla  e  mesme  ekonomike
Shkolla e mesme ekonomikeRamë Hajraj
 
Informatika e biznesit java5
Informatika e biznesit java5Informatika e biznesit java5
Informatika e biznesit java5coupletea
 
Kapitulli 6 te dhenat sekondare
Kapitulli 6 te dhenat sekondareKapitulli 6 te dhenat sekondare
Kapitulli 6 te dhenat sekondareLavdije Raçi
 
Microsoft access-projekt-ne-word
Microsoft access-projekt-ne-wordMicrosoft access-projekt-ne-word
Microsoft access-projekt-ne-wordAberi Kajo
 
sim.ppt presentation for having an open
sim.ppt presentation  for having an opensim.ppt presentation  for having an open
sim.ppt presentation for having an openhbrovina231573
 
BIZNESI ELEKTRONIK.docx
BIZNESI ELEKTRONIK.docxBIZNESI ELEKTRONIK.docx
BIZNESI ELEKTRONIK.docxBakiRexhepi5
 
Informatika (Aferdita Berisha) Viti i parë Ekonomik
Informatika (Aferdita Berisha) Viti i parë EkonomikInformatika (Aferdita Berisha) Viti i parë Ekonomik
Informatika (Aferdita Berisha) Viti i parë EkonomikjahirShala
 
teknologjia informative / Ligjerata 9
teknologjia informative / Ligjerata 9teknologjia informative / Ligjerata 9
teknologjia informative / Ligjerata 9ilir 1122
 

Semelhante a Shpend Stojkaj baza e të dhënave (20)

Ligjerata 6
Ligjerata 6Ligjerata 6
Ligjerata 6
 
Ligjerata 6
Ligjerata 6Ligjerata 6
Ligjerata 6
 
PROJEKTIMI I PROGRAMIT PËR MENAXHIM TË DOKUMENTACIONIT NË SHKOLLAT E MESME TË...
PROJEKTIMI I PROGRAMIT PËR MENAXHIM TË DOKUMENTACIONIT NË SHKOLLAT E MESME TË...PROJEKTIMI I PROGRAMIT PËR MENAXHIM TË DOKUMENTACIONIT NË SHKOLLAT E MESME TË...
PROJEKTIMI I PROGRAMIT PËR MENAXHIM TË DOKUMENTACIONIT NË SHKOLLAT E MESME TË...
 
Deyrat e portofolit te informatikes semestri i dyte
Deyrat e portofolit te informatikes semestri i dyteDeyrat e portofolit te informatikes semestri i dyte
Deyrat e portofolit te informatikes semestri i dyte
 
Lek 1 (12 files merged).pdf
Lek 1 (12 files merged).pdfLek 1 (12 files merged).pdf
Lek 1 (12 files merged).pdf
 
Informatika e biznesit java7
Informatika e biznesit java7Informatika e biznesit java7
Informatika e biznesit java7
 
Punim seminarik sistemet informative –sistemi informatik dhe siguria në rrjet...
Punim seminarik sistemet informative –sistemi informatik dhe siguria në rrjet...Punim seminarik sistemet informative –sistemi informatik dhe siguria në rrjet...
Punim seminarik sistemet informative –sistemi informatik dhe siguria në rrjet...
 
Shkolla e mesme ekonomike
Shkolla  e  mesme  ekonomikeShkolla  e  mesme  ekonomike
Shkolla e mesme ekonomike
 
Informatika e biznesit java5
Informatika e biznesit java5Informatika e biznesit java5
Informatika e biznesit java5
 
Kapitulli 5 (1)
Kapitulli 5 (1)Kapitulli 5 (1)
Kapitulli 5 (1)
 
Kapitulli 6 te dhenat sekondare
Kapitulli 6 te dhenat sekondareKapitulli 6 te dhenat sekondare
Kapitulli 6 te dhenat sekondare
 
Ligjerata 7
Ligjerata 7Ligjerata 7
Ligjerata 7
 
Microsoft access-projekt-ne-word
Microsoft access-projekt-ne-wordMicrosoft access-projekt-ne-word
Microsoft access-projekt-ne-word
 
2. Bazat
2. Bazat2. Bazat
2. Bazat
 
sim.ppt presentation for having an open
sim.ppt presentation  for having an opensim.ppt presentation  for having an open
sim.ppt presentation for having an open
 
Si
SiSi
Si
 
Ligj mimoza luta
Ligj mimoza lutaLigj mimoza luta
Ligj mimoza luta
 
BIZNESI ELEKTRONIK.docx
BIZNESI ELEKTRONIK.docxBIZNESI ELEKTRONIK.docx
BIZNESI ELEKTRONIK.docx
 
Informatika (Aferdita Berisha) Viti i parë Ekonomik
Informatika (Aferdita Berisha) Viti i parë EkonomikInformatika (Aferdita Berisha) Viti i parë Ekonomik
Informatika (Aferdita Berisha) Viti i parë Ekonomik
 
teknologjia informative / Ligjerata 9
teknologjia informative / Ligjerata 9teknologjia informative / Ligjerata 9
teknologjia informative / Ligjerata 9
 

Shpend Stojkaj baza e të dhënave

  • 1. FAKULTETI EKONOMIK STUDIMET MASTER PUNIM SEMINARIK LËNDA: MENAXHMENTI I BAZËS SË TË DHËNAVE Tema: Baza e të dhënave lidhur me anëtarët e Klubit Sportiv Prishtina. Profesor/e: Studenti: Dr.sc. Mihane Berisha Shpend Stojkaj
  • 2. Prishtinë, Qershor, 2009 Përmbajtja 1. Hyrje Kohëve të fundit e veçanërisht gjatë tri dekadave të fundit nevojat për gjenerimin dhe grumbullimin e të dhënave janë rritur në mënyrë rapide. Si rezultat i kësaj rritje janë përdorimi i barkodeve gjatë gjenerimit të transaksioneve të ndryshme, përdorimi i sistemeve kompjuterike nëpër biznese dhe shërbimet e ndryshme qeveritare. Aktualisht përdoren numër jashtëzakonisht i madh i bazave të dhënave në të gjitha lëmit jetësore si në biznes, mjekësi, inxhinieri, shërbime të ndryshme administrative etj. Hapësira të cilën e shfrytëzojnë këto baza të dhënave nuk është më problem teknologjik. Secila nga këto baza e të dhënave mund të ketë sasi deri në disa terrabajta shënimesh. Pra nga aspekti harduerik ruajtja e një grumbulli kaq të madh i të dhënave nuk paraqet ndonjë problem të madh. Mirëpo problemi kryesor paraqitet në përpunimin e këtyre të dhënave, në nxjerrjen e informatave të nevojshme nga një grumbull kaq i madh i të dhënave. Për këtë arsye është paraqitur nevoja për menaxhimin e bazës së të dhënave, ku me anë të një menaxhimi efikas të bazë se te dhënave do të mundësohej që nga një grumbull 2
  • 3. i madh i të dhënave, në mënyrë automatike dhe inteligjente të fitojmë informata të dobishme dhe të rëndësishme për menaxhmentin. Ne do te ndërtojmë ketë punim mbi dy shtylla pjesën teorike dhe pjesën praktike qe është krijimi i data bazës lidhur me anëtaret e klubit sportiv “Prishtina”. Duke pas parasysh rendësin e bazës së të dhënave në sistemin informatikë të biznesit, njohja me koncepte bazë të bazës se të dhënave është e domosdoshme, natyrisht zbatimi dhe implementimi praktik realisht është ndihmuar më së shumti nga njohurit e fituara gjatë ligjëratave të profesoreshës: Dr. Sc. Mihane Berisha Namani dhe konsultimet shtesë, si dhe nga literaturat e ndryshme, ku me shfletimin e tyre u be e mundur realizimi dhe projektimi i data bazës ne aspektin logjik dhe praktik te cilën ne e demonstruam ne softuerin Microsoft Access te pakos Microsoft Office. 2. Aspekte teorike mbi bazën e të dhënave Me të dhëna kuptojmë një grumbull të pa lidhur, të pa organizuar dhe të pa përpunuar të informative. Ato janë vetëm fakte, tregues mbi entitetin, ndërsa të dhënat e përpunuara shëndrrohen në informata, e informatat kanë vlerë, kurse të dhënat jo. Rregullimi dhe mbledhja e organizuar e të dhënave nga lëmia e caktuar quhet bazë e të dhënave (BDH), në të cilën vendosen të dhënat e formatizuara dhe jo të formatizuara. Të dhënat e formatizuara kanë formatin e tyre, strukturë fikse dhe domethënie të përcaktuar të cilat janë karakteristike për sistemin informatikë të ndërmarrjes, ndërsa të dhënat jo të formatizuara nuk janë të lidhura sipas rregullit rigoroz dhe janë tekstuale si p.sh. BDH në biblioteka, BDH për botime etj. Në BDH hasim edhe në të dhëna që mund të jenë statike si p.sh Emri, Mbiemri, adresa etj. Kjo bashkësi e rregulluar e të dhënave nga lemia e caktuar ku behet mbledhja,e organizuar e te dhënave quhet bazë e të dhënave (angl. database). 1 1 Dr.Sc. Mihane Berisha Namani- Menaxhimi i Bazës së të dhënave, Ligjerata, viti shkollor 2009/2010 3
  • 4. Vetë fjala “Bazë” tregon se bëhet fjalë për diçka themelore ( lat. Basis dmth fundamentale, themelore) për organizim të dhënave të vërtetuara më parë, sipas nevojës mundësojnë mënyra të ndryshme të shikimit të tyre.2 Ndërsa Steven Roman data bazën e përshkruan si një koleksion te dhënave te vazhdueshme. Termi është i qëndrueshëm por jo edhe mjaft i çart por esenca është se te dhënat nuk janë plotësisht te pavarura ato mund te jen lehtësisht te varura nga njëra tjetra por jo plotësisht. Natyrisht ky është një koncept shumë i përgjithësuar. Në të vërtetë bazat e të dhënave përbëhen nga të dhënat që ekzistojnë për një qëllim të caktuar dhe kështu ushqehen me te dhëna te vazhdueshme ne mënyre qe ne te na japin informata të vazhdueshme.3 Bazuar ne konceptet baze te autoreve se çfarë është data baza ne mund te konkludojm se data baza është vendi ku gjenden te dhëna te strukturuara dhe te pa konsoliduara, ku me një menaxhim efikas me ndihmën e data bazës mund ti shendojmë në informata brenda një kohe te shkurt këto te dhëna te cilat pastaj do te na shërbejnë për marrjen e vendimeve. 2.1 Organizimi i të dhënave në bazën e të dhënave Organizimi dhe menaxhimi i të dhënave në bazën e të dhënave është një domosdoshmëri e kohës për kryerjen e operacioneve afariste e posaçërisht kur kemi një vëllim të madhe të dhënave. Pas krijimit dhe dizajnimit të Bazës së të dhënave rendësi të veçantë ka organizimi i të dhënave në bazën e të dhënave. Të dhënat në Bazën e të dhënave duhet të strukturohen logjikisht njëra me tjetrën në mënyrë që mundësohet lidhshmëria e tyre e automatizuar gjatë procesit të përdorimit të tyre.4 2 Dr. Sc. Edmond E. Beqiri, Baza e Informatikes – Pejë 1998, faqe, 223 3 Steven Roman, Access Database Design & Programming, faqe , 26 4 Dr. Sc. Mihane Berisha-Namani, Sistemi Informatik i Investimeve, Prishtinë 2004, faqe, 175 4
  • 5. Organizimi i të dhënave në bazën e të dhënave bën që të dhënat të bëhen të dobishme dhe funksionale për shfrytëzuesin, të bëhet administrimi i tyre, dhe shfrytëzuesi ti gjej ato lehtë dhe kurdoherë që i nevojiten.5 Teknologjia moderne e bazës së të dhënave ka mundësuar zgjedhjen e shumë problemeve te përmendura. Kështu, ne vend se te dhënat te mbahen te ndara për çdo aplikacion në bazë e të dhënave, të dhënat deponohen fizikisht në një aplikacion. Të dhënat e vendosura në bazën e të dhënave tani paraqesin një koleksion të dhënave të organizuara ashtu që të ju shërbejnë ne mënyre efikase shfrytëzuesve, te bëhet lehtë administrimi i tyre dhe ti përdorim më shumë aplikacione përmes centralizimit të dhënave dhe minimizimit të rëdundances se te dhënave.6 Fajlli paraqet formën themelore në të çilen janë të organizuara dhe të regjistruara të dhënat. Pas definimit të tij në aspektin informativ Fajlli paraqet themelin e strukturës dhe të organizimit të dhënave në BDH., gjithashtu janë të ndërlidhura në relacione të ndryshme kështu formojnë bashkësinë e fajllave që përdoren nga programet e aplikacionit. Organizimi, përpunimi dhe administrimi i të dhënave në BDH rezulton me funksionalitetin dhe dobinë e të dhënave me ç’rast mundësohet manipulimi i lehtë, i shpejtë dhe efikas për shfrytëzuesin. Disa nga konceptet e BDH janë: entitetet, atributet, domeni ose fusha, relacioni etj. Entitetet, atributet dhe relacionet janë bazë për krijimin e një BDH.7 2.2 Modelet e organizimit te dhënave ne baza te dhënave Modelet e organizimit te dhënave ne baza te dhënave duhet ti shërbejë manipulimit me të shpejtë të dhënave. Gjetja dhe ndërlidhja e tyre, qasja e shpejt deri te të dhënat e caktuara varet nga mënyra se si janë të organizuara ato. Këtu do të përmendim shkurt tri 5 Dr.sc. Mihane Berisha-Namani,Iformatika e Biznesit, Prishtine,2004, faqe, 121 6 7 Po aty, faqe, 125 Dr. Sc. Mihane Berisha Namani, Menaxhimi i Bazës së të dhënave, ligjeratat vitit shkollor, 2009/2010 5
  • 6. modele kryesore të organizimit të bazave të dhënave: modeli hierarkik, modeli rrjetor dhe modeli relacional. Secili nga këto modele i ka përparsait dhe te metat e veta.8 Tri modelet themelore janë: modeli hierarkik, rrjetorë dhe relacional. Modeli hierarkik- është i thjeshtë dhe i lehtë për tu kuptuar, përdor strukturë hierarkike që shprehin relacionin në mes të të dhënave, paraqitet nëpërmjet kësaj figure ku secila degë është e lidhur edhe me nga një nëndegë. Ka të bëjë me relacionin 1:M ( një me shumë).9 Fig.1.0 Modeli rrjetor – I BDH i zgjidh disa nga problemet të cilat nuk mund të realizohen në mënyrë të kënaqshme me përdorimin e modelit hierarkik. Mundëson më shumë rrugë të qasjes deri te e dhëna e caktuar, këtu një varg i të dhënave i subordinohet dy e më shumë vargjeve. Ka të bëjë me relacionin M;M ( shumë me shumë). 8 Dr. Sc. Mihane Berisha Namani, Informatika e Biznesit, Prishtinë, 2004 faqe, 123-125 9 Tony Marston, Normalisation and Effective Database Desing. http://www.tonymarston.net/phpmysql/database-design.html 6
  • 7. Fig: 1.1 Ne pamje modeli rrjetor mund te duket sikurse modeli hierarkik, kështu ne mund të shohim sikurse një lloj peme, sikurse ne rastin e modelit rrjetor, këtu fëmijët mund te kenë prindër te shumtë dhe prindërit mund te kenë fëmijë të shumë fishtë.10 Modeli relacional – Në kohën e sotme është bërë model standard i cili aplikohet në numër më të madhe të bazave të ndërlikuara të të dhënave, është më fleksibil se dy modelet tjera, përparësi është krijimi i relacionit mes entiteteve dhe lehtësia e implementimit përmes pytësorve të cilët janë objekt mjaft i fuqishëm i BDH, shërbejnë për paraqitjen e një pjese të të dhënave të caktuara.11 10 Selena Sol, Network Database, http://www.wdvl.com/Style/DB/Intro/network_databases.html 11 Dr. Sc. Mihane Berisha Namani, Menaxhimi i Bazës së të dhënave, ligjerata, Prishtinë 2009/2010 7
  • 8. Fig: 1.2 Coddy për herë të parë e prezantoj modelin relacional ne vitin 1970. Deri ne atë kohe shumica e data bazave ishin te dizajnuara ne dy modelet e vjetra (ne modelin hierarkik dhe modelin e rrjetave) : modeli relacional beri revolucion ne sektorin e data bazave dhe ne mase te madhe zëvendësoi modelet e mëparshme. Sot modelet relacionale janë zhvilluar shumë dhe janë dominonte ne sektorin e SMDB (sitmemin e menaxhimit te data bazave), kjo nënkupton BM's DB2 tipin, Informix, Oracle, Sybase, Microsoft's Access, SQLServer, FoxBase, dhe Paradox. Bazat relacionale janë te pranishme kudo ne tregje dhe reprezentojn një biznes miliona dollarësh. 12 Çdo fakt apo dukuri reale pavarësisht nga përbërja e vetë quhet ENTITET, si dhe çdo gjë rrethë të cilës ne dëshirojmë t’i deponojmë të dhënat. Entitetet mund të jenë objekte fizike, ngjarje ose gjëra abstrakte.13 Atributet janë veti të veçanta me anë të të cilave entitetet karakterizohen dhe dallohen në mes vete, ato mund të jenë entitet në vete, për këtë është me rëndësi që saktësisht të njihen lidhjet dhe mardhënjet në mes të entiteteve për të pasur mundësi që në mënyrë të suksesshme të ndahen entitetet nga atributet e tyre.14 Vlera e atributit është e dhënë që paraqet ndonjë fakt, tregues mbi entitetin. Për çdo atribut ne duhet të definojmë domenin ( fushën) e vlerave të mundshme. Domeni ose fusha paraqet bashkësinë e disa vetive të mundshme të një entiteti, ndërsa relacioni paraqet lidhjen logjike në mes të dy e më shumë entiteteve.15 Nëpër tabela përshkruhen entitetet, më saktë, pa disa tabela nuk mund të ketë BDH, vetëm në tabele ruhen të dhënat dhe çdo e dhënë tjetër mund të nxirret dhe paraqitet në mënyra të ndryshme, por burimi janë tabelat. Tabela i ruan të dhënat në formë të organizuar në rreshta ( rekorde) dhe fusha ( kolona). Të gjitha rradhet e llojit të njëjtë i përgjigjen tipit të njejt të entiteteve të cilat shikohen si grupe të ndara të vetive të përbashkëta. Në mes të atributeve ekzistojnë 12 Raghu Ramakrishnan& Johannes Gehrke, Database Management Systems faqe, 58 13 Prof. Enver Beqiri, Bazat e të dhënave, Prishtinë 1979, faqe 224 14 Prof. Enver Beqiri, Bazat e të dhënave, Prishtinë 1979, faqe 224 15 European Computer Driving Licence ECDL fq 246 8
  • 9. mardhënje të ngushta, prandaj themi se midis tyre ekziston lidhja apo relacioni. Lidhja ne mes te entiteteve mund të jetë e tipit një me një (1:1), një me shumë (1:M), dhe shumë me shumë (M:M)16 Relacioni 1:1 – paraqet kur një rresht i tabelës A korrespondon vetëm me një rreshtë të tabelës B, më saktë, përmes këtij relacioni ndahen tabelat në dy pjesë në mënyrë vertikale për shkak të sigurisë të të dhënave dhe paraqitjes së tyre. Relacioni 1:M – paraqet kur secili rresht i tabelës A korrespondon me shumë rreshta të tabelës B. kjo është forma më e zakonshme (që përdoret ) e relacionit mes tabelave. Relacioni M;M – paraqet kur secili rresht i tabelës A mund të ketë më shumë lidhje në tabelën B dhe anasjelltas. Karakteristik është se këtu lidhja nuk mund të krijohet direkt, por përmes një tabele të tret. Menaxhimi dhe realizimi i relacioneve mund të bëhet vetëm me përdorimin e çelësave që lidhin dy tabela përmes kolonave të përbashkëta. Çelësi mund të jetë primar, sekondar dhe në disa raste çelësi i cili mund të jetë në një ose më shumë kolona quhet çelës i përbërë. Çelësi primar – Ofron një mekanizëm përmes të cilëve mund t’ju referohemi të gjitha atributeve të një rreshti të veçantë. Çelësi primar quhet kolona e cila në mënyrë unike identifikon secilin rresht në tabelën primare dhe siguron se nuk mund të ketë dyfishime të rreshtave. Ofron një mekanizëm përmes të cilëve mund t’ju referohemi të gjitha atributeve të një rreshti të veçantë. Çelësi primar quhet kolona e cila në mënyrë unike identifikon secilin rresht në tabelën primare dhe siguron se nuk mund të ketë dyfishime të rreshtave. Çelësi sekondar ( i jashtëm) është çelës i relacionit në tabelën sekondare ndaj tabelës primare. Kombinimi i çelësit primar me atë sekondar krijon relacionin në mes tabelës primare dhe sekondare dhe paraqet lidhjen logjike.17 Pra, Baza të vërteta të të dhënave janë ato që krijon mardhënje ( relacione) në mes vete, bazat e tilla njihen si baza relacionale të të dhënave, paraqesin një koleksion të informatave të lidhura në mes vete, me ç’rast përcaktohen fushat e përbashkëta të dy 16 Dr. Sc. Edmond E. Beqiri, Bazat e Informatikes, Pejë 1998 faqe, 235-239 17 Dr. Sc. Mihane Berisha Namani, Menaxhimi i Bazës së të dhënave, ligjeratat e autorizuara, Prishtinë 2009/2010 9
  • 10. tabelave të ndërlidhura. Relacioni i BDH relacionale bazohet në normalizimin e të dhënave dhe mund të paraqitet përmes diagramit E-R dhe është komponent bazë e këtij modelit . Për përpunimin e një modeli logjik nevojitet që së pari mirë të hulumtohen lidhjet në mes të entiteteve, të dihen mardhënjet në mes tyre që në mënyrë të rregullt të krijojmë relacione të cilat nuk do të na ngatrrojn procesin e përpunimit të të dhënave. Ky proces i grupimit dhe klasifikimit të rregullt të të dhënave sipas relacioneve quhet Normalizim i BDH.18 Dhe ka për qëllim që fushat e një tabele të varen nga fusha e çelësit. Normalizimi i BDH eliminon problemet e përbashkëta në BDH, zvogëlon redundancen e të dhënave dhe deponon sasinë e nevojshme të të dhënave Në BDH duhet të sigurohet niveli optimal i të dhënave të cilat do të mundësojnë: • Plotësimin e kërkesave të shfrytëzuesit. • Fleksibilitet maksimal në raport me strukturën e kërkesave dhe ndryshimet e vëllimit. • Të jetë i përshtatshëm për shumicën e programeve aplikative. • Zgjerimi i saj të mos ndikoi në ristrukturimin e të dhënave në tërësi. Të përshtatet karakteristikave dhe kërkesave të SMBDH. ( Sistemi për menaxhimin e Bazës së të dhënave).19 Zgjedhja e bashkësive të atributeve që janë me interes dhe mbledhja e të dhënave për ato paraqet modelimin e të dhënave ( data Model). Çdo entitet mund të modelohet në mënyra të ndryshme në varshmëri prej asaj se çfarë sasie informatash dhe detale janë të nevojshme për tu përmbushur qëllimi, pra modelimi i të dhënave fokusohet në të dhënat që kërkohen për të hyrë në BDH të cilat duhet organizuar me kujdes. Për çdo tabele duhet të krijojmë formularin ( Form). Formularët janë version elektron i formularëve të zakonshëm, përdoret për të lehtësuar editimin e të dhënave në 18 Dr Skender H. Skenderi, Microsoft Access XP, Prishtin 2002 19 Dr. Sc. Mihane Berisha Namani, Sistemi Informatik I Investimeve, Prishtinë 2004 faqe, 105. 10
  • 11. BDH në Access për paraqitjen më të përshtatshme se sa ajo e tabelave, si dhe mundëson prezantimin e më shumë fushave në një ekran, çdo objekt i formularëve quhet kontroll, dhe të gjitha informatat e paraqitura në formular paraqiten përmes kontrollave.20 Integriteti në BDH - paraqet faktin se sa mire janë të mirëmbajtura të dhënat në BDH. Me rastin e futjes së të dhënave në tabele, BDH relacionale siguron relacion të drejt, ku për çdo rresht të tabelës së dytë duhet të ekzistoi vetëm një rresht në tabelën e parë. Para se të përdoret integriteti referencial duhet të plotësohen kushtet që dy tabelat t’i takojnë të njëjtës BDH, fushat e tyre që lidhen duhet të jenë po ashtu të njëjta dhe fusha e tabelës parë që ndërlidhet me tabela tjera duhet të jetë fushë e çelësit primar ose të ketë vlerë unike. Integriteti preferencial i ka edhe rregullat e veta si: tabelës parë që ndërlidhet me tabela tjera duhet të jetë fushë e çelësit primar ose të ketë vlerë unike. Integriteti preferencial i ka edhe rregullat e veta si: nëse nuk ekziston një rresht në tabelën e pare, nuk mund të krijohet rreshti në tabelën e dytë. Nuk mund të fshihet rreshti në tabelën e parë e as të ndryshohet vlera e çelësit primar nëse është i lidhur me rreshtin e tabelës së dytë. Nuk mund të ndryshohet rreshti në tabelën e dytë ashtu që për çelësin sekondar të mos ketë vlerë përkatëse në tabelën e parë. 2.3Përparsit e organizimit të të dhënave në bazën relacionale të të dhënave Modeli relacional i te dhënave te gjitha te dhënat nga baza e te dhënave i paraqet nëpërmjet te tabele te cilat kane lidhje njëra me tjetrën dhe ne vend se te dhënat te mbahen te ndara n fajlla te ndryshëm për çdo aplikacion, te dhënat deponohen fizikisht ne një lokacion te njëjtë. Sot të dhënat deponohen fizikisht në një lokacion të njëjtë që në mënyrë sistemetike programi kompjuterik mund t’i konsultoi për tu përgjigjur në pyetje. Të dhënat e deponuara në BDH. ju shërben në mënyrë efikase shfrytëzuesve, për të mbledhë 20 European Computer Driving Licence ECDL faqe, 285 11
  • 12. të dhënat, mundëson administrim të lehtë, përdorim në më shumë aplikacioneve, shpërndarjen e të dhënave, minimizimin e redundances së të dhënave.21 Në parim data baza relacionale është e bazuar ne teorinë relaconale (ER). Standardet janë komponentë vitale për modelin e data bazës relacionale. Puna relacionale mbështet dhe me se miri punon me tabela te harmonizuara, data baza relaconale mbështet algjebrën relacionale si pasoj e mbështetjes relacionale te teorisë set.22 Kështu ruajtja e te dhënave ne një baze te dhënave te thjeshte nuk kërkon ndonjë njohuri te veçantë, është fjala për data bazën e rrafshet e cila ndryshe quhet edhe flat data bazë. Nga ana tjetër data bazat me vlerë, pra data baza relacionale janë shume me te komplikuara se te lartpërmendurat, ne jetën reale data bazat relacionale kane me qindra madje edhe me miliona te dhëna shumë te komplikuara. Kjo është arsyeja pse i përdorim data bazat relacionale, nëse për shembull e marrim bibliotekën e kongresit amerikan e cila ka mbi 16 milion libra a do te ishte e mundur te shënoheshin vetëm ne një tabelë, pra një tabelë e vetme nuk do te ishte e mjaftueshme për futje e këtyre te dhënave. Redundanca përdorimi i një tabele te vetme e përcjell data bazën me perbleme te vazhdueshme, me përsëritje të të dhënave e cila ne fakt e paraqet redundacen.23 2.4 Baza e të dhënave të lidhura ne Web Baza e te dhënave mund te lidhen ne Web-sajte. Vlerësohet se 70% e informatave afariste ne botë janë te vendosura ne baza të të dhënave. Shumica nga këto sisteme baza të të dhënave përdorin fajllat hierarkik të sistemit të menaxhimit të bazave të të dhënave ose fajllat tradicional ne raste kur qasja ne informata nga shfrytëzuesit është e vështir. Prandaj, janë zhvilluar disa seri te reja te produkteve softuerike për te ndihmuar shfrytëzuesit ti qasen te dhënave përmes Web-it. 21 Dr. Sc. Mihane Berisha Namani, Informatika e Biznesit, Prishtinë 2004 faqe, 125 22 http://www.buzzle.com/articles/advantages-of-relational-databases.html 23 Steven Roman, Access Database Design & Programming, 3rd Edition page 19 12
  • 13. Ekzistojnë disa perpasi te përdorimit të ueb-faqeve për qasje ne baza të të dhënave te ndonjë ndërmarrje. Ueb-softveret mund te përdoren lehtë, kërkohet vetëm pak përgatitje dhe aspak ndryshime ne interfejsin e webit. Përveç kësaj qasja ne bazën e të dhënave te kompanive përmes ueb-it krijon efikasitet dhe mundësi te reja, madje ne disa raste edhe ndryshimin e mënyrës se zhvillimit te biznesit.24 3. Baza e të dhënave lidhur me antarët e Klubit Sportiv Prishtina Baza e te dhënave lidhur me anëtaret e klubit sportiv Prishtina përmban te dhënat te cilat i kemi ndare ne katër tabela te cilat janë te lidhura ne relacionin një me shume ne mes vete, kjo baze te dhënave është baze relacionale ku tabela anëtarët është tabela prind ndërsa tabela lëndimet, sportet dhe kompensimi janë tabela fëmijë. Tabela anëtarët, lëndimet dhe sportet janë tabela te indeksuara pra e kane çeleshin primar, ndërsa tabela kompensimi nuk e ka çeleshin primar për arsye se nuk lejon qe ne te fusim te dhëna disa herë për kompensimin e një sportisti dhe për ketë arsye kjo tabelë mbetet pa çelës primar. Vend te veçantë ne ketë data baze kane edhe pyetësit te cilët na mundësojnë qe te shohim informatat për klientët tanë qoftë për datën e antarsimit, shumën e kompensimit, mesataren e kompensimit etj. Gjatë projektimit te data bazës ne kemi përdor këto kategori të pyetësve: • • Pyetësit kryqëzues (cross tab query) • Pyetësit për krijim të tabelave (make tabele query) • 24 Pyetësit selektues (select query) Pyetësit për azhurim (update query) Dr.sc:Mihane Berisha-Namani, Informatika e biznesit, faqe137. 13
  • 14. Pyetësit për krijimin e tabelave, për azhurnim dhe shtim shfrytëzohen për ndryshimin e të dhënave dhe me një emër njihen edhe si pyetës të aksionit (Action queries) 3.1 Projektimi i bazës së të dhënave “Klubi Sportiv Prishtina” Bazën te cilën unë e projektova është baze e te dhënave relacionale (ER) me lidhje një me shume. Baza e te dhënave është funksionale dhe procedurat e punimit dhe funksionit te saj do te demonstrohen ne programin Microsoft Oficce. Ne në fillim e emërtuam data bazën ashtu siç kërkohej ne projekt sipas numrit te indeksit tim, pastaj filluam krijim e tabelave. Krijuam katër tabela te cilat i emërtuam: anëtarët, sportet, kompensimi dhe tabela ku do te shënohen lëndimet. Këto tabela i kanë edhe atributet veta siç janë; p.sh, tabela anëtaret përmban atributet, shifrën, emrin, mbiemrin, datën e lindjes etj. Fig.1.3 14
  • 15. Pas krijimit te tabelave pastaj krijuam pytsit për krijimin e formularëve dhe pastaj formularët me emërtimet pëkatse i krijuam me ndihmën e magjistarit, mundësi kjo qe përkrahet nga vete softueri. 3.2 Krijimi i relacionit një më shumë midis tabelave ne klubin sportiv Prishtina Data baza është bazë e të dhënave relacionale me relacionet një me shumë ne mes te tabelave, tabelat janë te indeksuara gjë e cila shihet edhe ne figurë ku ne shohim çelësin primar, është ky një avantazh sepse te dhënat shfletohen dhe gjenden shumë me shpejt nga data baza. Fig 1.4 Ne fig 1.4 janë paraqitur relacionet tabela me emrin anëtarët është ne relacion një me shume me tabelën kompensimi, mirëpo kjo tabelë nuk është e indeksuar , pra nuk ka 15
  • 16. çelës primar, kjo është projektuar ne ketë mënyre sepse ne te njeten kohe një sportist mund te ketë disa kompensime, pra mund te jete kompensuar disa here brenda një vitit ky relacion na mundëson qe ne te fusim te dhëna ne data bazë disa herë për te njëjtin sportist, mirëpo duke ju referuar numrit te sportistit te cilin ne tabelë e kemi shënuar si sportisti_ID, në ketë tabelë nuk kemi ven çelës primar për arsye se nuk na lejon pastaj te vendosim disa herë te dhëna për te nijetin sportist, p.sh janë disa kompensime ne vitin 2010 për një sportist. Nëse ne dëshirojmë të heqim te dhëna nga një tabelë atëherë ato te dhëna ne mënyre automatike do te fshihen nga te gjitha tabelat, kjo për arsye se tabelat janë relacionale ne lidhje një me shume ne mes vete. Mirëpo po ashtu gjatë krijimit te relacioneve ne duhet te zgjedhim edhe opsionet e mëposhtme dhe momentin e zgjedhjes se opsionit “Cascade Delete Related Records” na mundëson një funksionim te tillë, po ashtu duhet te klikojmë edhe mbi dy butonat mbi ketë fushe sepse forcohet integriteti relacional dhe krijohet lidhja një më shumë Fig.1.5 Pra nëpërmes te kësaj dritare behet krijimi i relacioneve dhe te gjitha fushat e ndërlidhura bëhen update sa herë qe marrim ndonjë veprim dhe momentin e fshirjes se te dhënave nga një tabelë behet edhe fshirja e te dhënave nga tabelat tjera, kjo është shumë 16
  • 17. pozitive sepse nuk mbetet asnjë e dhenë për një anëtarë te fshirë, te cilat po qe se nuk do te ishin fshirë komplet do te na shkathonin pengesa gjate gjetjes se te dhënave. 3.3 Krijimi i formës kryesore 17
  • 18. Fig 1.6 Ky është formulari kryesor ne te cilin futen te dhënat për sportistin, ky formular përmban te dhënat elementare te sportistit, siç shihet edhe ne figurë, duhet te shënohen numra ne rreshtin Sporti_ID dhe Lendimet_ID te cilat janë unike dhe secili sportist ka ketë shifër te veten me ane te cilës identifikohet dhe me ane te cilës tabelat nderlidhen ne mes veti. Po ashtu ne formular gjenden edhe butonat te cilët egzekutojn komandat për shtimin e te dhënave, fshirjen e te dhënave dhe daljen nga aplikacioni. Fig. 1.7 Ne figurën numër 1.7 është paraqitur formulari i sporteve te cilat e kane numrin me ane te cilit identifikohet sportisti, momentin kur ne e shtypim numrin 11 te dhënat i shkojnë sportistit me numër 11, ne ketë rast ky sportist është aktiv ne këto dy lloj sporteve, mirëpo ekziston mundësia qe ne rreshtin koment te shënojmë edhe ndonjë te dhëne tjetër për sportistin. 18
  • 19. Fig.1.8 Ne figurën numër 1.8 kemi formularin me te dhënat për kompozimin e sportistit, këtu kemi mundësin qe disa herë te fusim te dhëna për sportistin sepse mundet qe një sportist te kompensohet disa herë brenda vitit, ketë mundësi na jep relacioni një me shumë ne mes te tabelës anëtarët dhe tabelës kompensimi. Fig.1.9 Ne figurën e radhës e kemi tabelën e lëndimeve , ku mund te shënojmë lëndimet për secilin sportist, po ashtu edhe ne ketë tabelë lëndimet e kane një numër me ane te cilit identifikohet dhe lidhen këto te dhëna me emrin e sportistit. 3.4 Krijimi i nënformës 19
  • 20. Fig 2.0. Ne figurën numër 2 kemi marre disa te dhëna ne tabelën baza me te cilat kemi kriju formën dhe kemi marr disa te dhëna te tjera ne tabelën kompensimi, ne rastin konkret ne shohim se kur është kompensuar sportisti, cila është shuma e kompensimit dhe ne cilin muaj ka marr kompensimin. 3.5 Krijimi i pytsit me kryqëzim Pyetësit kryesisht përdoren për krijimin e tabelave të përkohshme duke i shfrytëzuar të dhënat nga tabelat e bazës. Pra këto tabela mund të themi se janë virtuale sepse fizikisht nuk mund të gjinden në tabelat e bazës. Nëse gjatë dizajnimit të pyetësit shfrytëzohet vetëm një tabelë për të thuhet se është pyetës i thjeshtë, ndërsa nëse pyetësi dizajnohet duke i shfrytëzuar njëkohësisht më shumë tabela atëherë kemi pyetës të përbërë. Nëse duam pasqyrë sa më të qartë për të dhënat që janë vendosur në bazë, mes tjerash, mund të bëhen edhe kryqëzime të ndryshme. Procedura e një pyetësi kryqëzës fillon me zgjedhjen e opsioneve : Create query by using wizard New Pas kësaj, në dritaren e cila paraqitet, duhet të zgjidhet opsioni Crosstab Query Wizard. 20
  • 21. Pastaj zgjedhim emrin dhe mbiemrin nga tabela anëtaret, Shumën e kompensimit e marrim nga tabela kompensimi dhe zgjedhim opsionin Avg i cili pastaj na paraqet mesataren, kemi zgjedhur edhe opsionin Sum i cili na paraqet totalin e kompensimit. Po ashtu janë te paraqitura edhe lëndimet ku ne kemi zgjedhur softueri te na numëroj numrin e lëndimeve dhe na paraqet se ne çfarë sporteve është aktive anëtari. Ky pytsor përmban elemente te katër tabelave për ketë quhet edhe pytsor i kryqëzuar. Fig: 2.1 3.6 Krijimi i pytsit dhe i raportit i cili ofron pamjen Se pari krijohet pyetsi me te dhënat te cilat deshirojm ti paraqesim ne raport, kështu me ane te magjistarit e kriojm raportin. Raporti përdoret për paraqitjen e te dhënave ne letër. Në raportin që do te krijoj nuk janë te përfshira shume te dhëna, ne kemi marr te dhënat për emrin, mbiemrin, datën e antarsimit, totalin e kompensimit dhe llojin e sportit ne te cilin është aktiv anëtari. Fig: 2.3 21
  • 22. 3.7 Krijimi i pytsit lidhur me vlerën mesatare Pytsori është një pyetje qe parashtrohet në bazën e të dhënave. Pytsori është objekt i veçantë ne bazën e te dhënave i cili ofron mundësi të mëdha si: për analiza te shumta ne bazën e te dhënave, kalkulimi te ndryshme shtrimin e kritereve te ndryshme si p.sh ne rastin ton nxjerrjen e mesatares se kompensimit e antarit. Fig:2.4 Ne figurën 2.4 kemi parashtru kërkesën për gjetjen mesatares, momentin kur kemi zgjedhur shumën e kompensimit dhe opsionin Avg softueri do te gjej mesataren për secilin anëtarë, pasi që në fushën Criteria nuk kemi shënuar asgjë momentin e klikimit mbi ketë pytsor ne do te na paraqiten te dhënat për mesataren e te gjithë antarve si ne tabelën në vijim. 22
  • 23. Fig:2.5 3.8 Tregoni se si mund të bëni rangimin nga me e vogla kah me e madhja Ne momentin kur ne zgjodhëm te emri dhe mbiemri përdoren opsionin Ascending softueri do të rendit prej shkronjës A ka shkronja Z, ketë mënyre mund te bejm sortimin edhe te vlerave numerike qoftë ka numri më i vogël ka numri i madh apo anasjelltas, shih figurën 2.6. 2.6 3.9 paraqitni grafikisht rezultatet e fituara (nga pika 3.6 – 3.7) 23
  • 24. 2.7 Në figurën 2.7 kemi te paraqitur grafikisht mesataren e kompensimit, për secilin anëtarë veç e veç, siç po shihet edhe nga grafiku dikush është kompensuar me vlerë me te larte e dikush me vlerë me te ulet monetare. 4.0 Dritarja komanduese 24
  • 25. Kjo baze e te dhënave e krijuar nga tabelat, formularët, pytsoret dhe raportet mund ti shtohet edhe një dritare komanduese (SWICHBOARDI) nga e cila do te mund te kontaktohej lehtë dhe shpejt me te gjitha objektet. Dritarja komanduese është një forme speciale e cila mundëson përdorimin e objekteve me lehtësi, si dhe bazën e krijuar e bën shumë me te kompletuar. Dizajnin ne to zgjedhim sipas dëshirës pasi qe Swichboardin do ta krijojmë ne mënyre manuale pra jo ne variantin te cilin na ofron softueri. Fig: 2.8 Ne figurën 2.8 kemi pamjen e swichboardit te cilën e kemi krijuar ne mënyre qe te menaxhojmë me shpejt bazën e të dhënave. 25
  • 26. Përfundimi Grumbullimi i organizuar i të dhënave përben bazën e te dhënave. Baza e te dhënave është bashkësi e informacioneve e cila mundëson mbledhjen, përgatitjen, organizmin e informatave si dhe mundëson paraqitjen e tyre ne forma te ndryshme Mund të përfundojmë se krijimi dhe menaxhimi i bazës së të dhënave është një domosdoshmëri e kohës për kryerjen e punëve afariste të cilën e kanë mundësuar zhvillimet tekniko teknologjike te cilat janë ven ne përkrahje te niveleve te ndryshme te menaxhmentit ne marrjen e vendimeve, funksion ky i cili na mundëson qe te kemi informata te bollshme dhe na lehtëson rrugën qe ne te marrim vendime cilësore, përkatësisht te udhëheqim ne mënyre sa me efikase dhe të suksesshme afarizmin ne zgjedhjen e problemeve të strukturuara. Data baza lidhur me anëtaret e klubit sportiv Prishtina është baze e te dhënave relacionale mjaft e thjeshte, mirëpo ne rastin konkret kjo data baze mundëson qe te kemi qasje ne shume informata dhe na lehtëson qe ne ta adminstrojm klubin ne mënyre efikase, p.sh ne e dimë se sa janë kompensuar anëtaret dhe se çfarë është gjendja e tyre shëndetësore. Paramendoni sikur ky klub te ketë 100 anëtare te anëtarësuar se sa e vështir do te ishte qe te merreshin te dhënat dhe te diheshin te gjitha informatat për ta, nëpërmes data bazës ne mund te kemi qasje ne informata vetëm brenda pak sekondave, dhe te shohim se sa është shuma e kompensimit, cilat janë lëndimet etj. 26
  • 27. Literatura Beqiri, E. (1979). Bazat e të dhënave. Prishtinë. Beqiri, E. E. (Pejë). Bazat e Iformatikës. 1998: Universiteti i Prishtinës. Berisha, M. (2009-2010). Menaxhimi i Bazës së të dhënave. Ligjerata të autorizuara . Bits-Prishtinë, S. (2005). ECDL. Prishtinë: DinOr&MG. Namani, M. B. (2004). Informatika e Biznesit. Prishtinë: Universiteti i Prishtinës. Oak, M. (2010). Advantages of Relational Databases. Buzzle.com , http://www.buzzle.com/articles/advantages-of-relational-databases.html. Raghu Ramakrishnan,Johannes Gehrke. (2003). Database Management Systems. Ithaca, New York: McGraw-Hili. Roman, S. (2002). Access Database Dising & Programing, 3rd Edition. Sebastopol: O’Reilly & Associates, Inc., 1005 Gravenstein Highway. Skenderi, S. H. (2002). Microsoft Acces XP. Prishtinë. Selena Sol, Network Database, HYPERLINK "http://www.wdvl.com/Style/DB/Intro/network_databases.html" http://www.wdvl.com/Style/DB/Intro/network_databases.html Tony Marston, Normalisation and Effective Database Desing. HYPERLINK "http://www.tonymarston.net/php-mysql/database-design.html" http://www.tonymarston.net/php-mysql/database-design.html 27