SlideShare uma empresa Scribd logo
1 de 29
Baixar para ler offline
 Skeda e librit
 Biografia e Autorit
 Permbledhje e pergjithshme e librit
 Informacione mbi vepren
 Analize letrare e vepres
 Tema-Ideja
 Pershtypjet per kete liber(mendime nga pyetje te
bera per nxenesit qe kane lexuar kete liber)
 Kritike letrare mbi librin
 Thenie te Floberit dhe te autoreve te tjere per
FLoberin
#MesueseAurela
SKEDA
• Titulli: Zonja Bovari
Origjinali: Madame Bovary
Gjinia: Roman
Autori: Gustav Flober
Shqipëroi: Viktor Kalemi
Shtëpia botuese: Argeta LMG
Viti: 2009
Fq. 296
MBI AUTORIN
• Gustav Flober lindi më 12 dhjetor të vitit 1821 në Ruen. Ai është një
nga novelistët më të njohur francez të Shekullit XIX.Bir i njërit prej
kirurgëve më të shquar të shekullit.Veç kësaj prej të atit ai trashëgoi
syrin klinik ndaj jetës, aq sa arriti me anën e penës të bënte autopsinë e
shpirtit të njeriut. Prindërit donin që ai të vazhdonte për drejtësi. Në
shkollë të mesme Floberi u lidh ngushtë me Alfred De Puatvenin, i cili
me aftësi intelektuale dhe estetike që kishte ushtroi një ndikim pozitiv
mbi të. Familja e dërgoi në shkollë për tu bërë jurist, por s'kaloi shumë
kohë dhe Floberin e kap një krize nervash me karakter epileptik,
sidoqoftë është fakti që ai i ndërpreu studimet dhe fitoi nga prindërit të
drejtën të vendosej përfundimisht në vilën e tyre të bukur te Kruasese
afër Ruanit, ku sot ka mbetur një pavijon i vetëm që është muzeu i vogël
i Floberit, në fillim ai aty do të jetonte me të ëmën dhe mbesën, pastaj i
vetëm deri sa të vdiste. Disa faktorë që e çuan në shpërthimin e forcës
së tij krijuese janë disa lidhje dashurore dhe miqësore.
• Një nga miqtë e tij më të ngushtë të Floberit që luajti një rol
thelbësor në krijimtarinë e tij, ishte dhe poeti Luigj Buile kur vdiq ky
më korrik 1869 autori i "Zonjës Bovari" do të shkruante : "Kjo është
për mua një humbje e pazëvendësueshme pardje varrosa
ndërgjegjen time letrare, trurin busullën time "Buileja ishte tamam
ndërgjegjja e Floberit poeti nuk do ta kishte shkruar kurre asnje nga
veprat e tij". Rrugëtimet me frytdhënëse të Floberit ishin ato në
Britani pastaj në Egjipt, Greqi, dhe Azinë e Vogël, ai pasqyroi gjithçka
që përjetoi prej tyre në letrat dhe shënimet e udhëtimit
• Edhe në kohën tonë kur kanë kaluar pothuajse 120 vjet nga vdekja e
Gustav Floberit kur të mirat e laserit atomik, telekomunikacioni
sduken me çudira, kur kompjiuterat nder veprimet fantastike që
kryejnë janë futur në punë dhe për të zbërthyer shkarravinat e arta
të shkrimtarit, veprat e tije mbeten gjithë jetë, sepse kanë në
qendër njeriun i cili sipas tij me sakte përkufizohet me fjalën aspirate
për nga vete natyra e pashmangshme që ka.
ESTETIKA E FLOBERIT
• Estetika e floberit mbeshtetet ne 2 parime kryesore,objektivizmi dhe
impersonalizmin,qe lidhen ngushte me njeri tjetrin.Artisti nuk duhet ta
ngaterroje artin me ndenjat dhe jeten e tij personale.
• Me objektivizem,Floberi nenkupton vullnetin “per ta trajtuar shpirtin njerezor
me te njejten paanshmeri qe tregojme ne shkencat fizike”.Shkrimtari nuk ka ne
dore as jete as vdekje,as varferi as mireqenie,as lotin as gazin.Nuk ka rendesi
cfare mendon ose ndien ai personalisht per te gjitha keto,rendesi ka fakti se sa
te verteta dalin keto nga pena e tij.
• Floberi na vendos keshtu perpara atij qe quhej paradoks i shkrimtarit;per te
qene ne lartesine e duhur,shkrimtari nuk ka nevoje t’i provoje vete ndenjat qe
pershkruan,t’i jetoje vete ato cka rrefen,t’i kete njohur personazhet e t’ia
marre vajit ose kenges bashke me ta.Floberi shkeputet nga tradita
gjitheshekullore e artistit”te frymezuar’’ i cili nuk respekton distancen e
nevojshme qe na lejon t’i shohim gjerat me qarte.Ne castin kur ndihet teper i
ndezur dhe i lidhur ngushte me subjektin qe trajton ,ai e nderpret t
shkruarit,derisa frymezimi t’i kaloje e mendja t’i qetesohet.”Nuk shkruhen
gjerat me zemer,po me koke”:e tille eshte “formula” qe i siguroi Floberit
pavdekesine.
• Artisti qe ia del ta harroje vetveten ne perfitim te vepres
se tij,ka me tper shance per t’i kuptuar boten dhe
njerezit.Nuk i takon artistit te beje moral,pse nuk eshte ky
qellimi i letersise.Morali me i larte i nje vepre letrare eshte
qe ajo te jete e bukur dhe e vertete.Keto 2 cilesi te vyera,e
bukura dhe e verteta,bashkepunojne me njera tjetren me
mire se cfaredo morali e se cfaredo virtyti.Neper te
bukuren,e verteta del n pah me qarte,ashtu si neper te
verteten e bukura shfaqet me e plote e me e
hirshme.Perballe ketyre hyjneshave te
artit,fjala”realizem”,s’eshte gje tjeter pervec nje term
teknik,i cili sipas Floberit shpreh vetem nje prirje te vepres
e asgje me teper.
PERMBLEDHJA E LIBRIT
• Vepra është një roman kronikë e kohës. Vepra është natyraliste
për nga stili, sepse përshkruan me detaje të stërholluara
mjedise, personazhe dhe veprime dhe trajton çështje tronditëe
sikur të ndodhnin përditë në jetën e njerëzve. Floberi ndjek
metodën e impersonalizmit: nuk gjykon veprimet e
personazheve.
• Ema Bovari është një vajzë provinciale që lexon
shume libra romantikë dhe ka marrë një formim konservator
në manastir. Për shkak të letërsisë romantike që lexonte, Ema
bën zgjedhjet e gabuara në jetë, humbet lidhjet me realitetin
dhe shndërrohet në një viktimë të pasioneve të saj, të cilat e
orientojnë drejt aventurave të pafundta. Ema dëshiron
ndryshimin në jetën e saj, por problemi qëndron me faktin se
ajo është heroinë pasive: nuk vepron vetë për të dalë nga
monotonia, por varet prej personazheve të tjerë.
• Në kohën që u shkrua romani shoqëria franceze kalonte një krizë shoqërore,
ekonomike, psikologjike, morale dhe filozofike. Romani ka si qëllim të
demaskojë vlerat false të shoqërisë, moralin hipokrit të saj, kotësinë e letërsisë
romantike dhe influencën negative të saj. Romani është vepër realiste që
shquhet për pasuri të vëzhgimeve të jetës dhe psikologjisë së shoqërisë së kohës
për vërtetësinë e fakteve, për përgjithësimin e madh artistik që i bëhet
fenomenit Ema.
• Ajo është viktimë e realitetit francez që ishte duke u bërë provincial dhe
karakterizohej nga amullia dhe shpërbërja. Konflikti i romanit është ndeshja
mes iluzioneve të prapambetura provinciale. Ideja e veprës është që njerëz si
Ema që kapen pas idealeve false për t'iu larguar realitetit të vrazhdë
përfundojnë duke rënë në një realitet edhe më të piste.
• Nëse për Balzakun provinca ishte diçka që kundërshtonte Parisin, për Floberin
gjithë realiteti francez po bëhej provincial. Romani fshikullon përmbysjen e
principeve në Paris ku shkelja e kurorës nuk përbënte skandal. Ema me
ndihmën e Leonit apo Rodolfit mundohet të imitojë modelet që ofron Parisi,
sepse siç i thotë Leoni: "Në Paris kështu bëjnë të gjithë".
• Floberi luhatet mes simpatisë për Emën si viktimë e librave romantikë dhe
mjedisit meskin shoqëror dhe qëndrimit kritik ndaj falsitetit të saj, egoizmit
dhe trillit. Floberi depërton shpesh në mendimet e Emës. Për lumturinë ajo
mendon se mund ta gjej në disa vende që "duhej ta krijonin lumturinë si
ndonjë bimë të veçantë që del në një vend dhe s'bëhet dot askund tjetër". Ajo
mendon se do të ishte e lumtur nëse do të shkonte diku në Skoci apo do të
mund të kishte një vilë zviceriane dhe një burrë të veshur me frak dhe çizme
lëkure.
• Ëndrrat për këto vende të bukura janë prelud i zhgënjimit dhe tragjedisë në
fund të romanit. Për Sharlin mendon se ai po të donte do ta kishte kuptuar dhe
Ema do ta zbraste zemrën nga gjithçka ndiente. Ajo mendonte se sa më shumë
e lidhte jeta bashkëshortore aq më tepër shkëputej shpirtërisht prej Sharlit.
Mendonte se po t'i përkushtohej qeverisjes së shtëpisë do të dilte disi nga
monotonia.
• Shijet e holla të Emës dukeshin në çdo gjë qe zinte me dorë, ashtu siç kuptohej
se nuk e kishte idenë e masës së shpenzimeve. Për njerëzit e tjerë, të
ndryshëm nga i shoqi ajo mendonte se s'kishte burrë që t'i ngjante Sharlit: çdo
burrë tjetër mund të kishte qenë i pashëm, i zgjuar, i ngritur, joshës, ashtu siç
ishin pa dyshim burrat e shoqeve të saj të manastirit.
• Për të harruar kopshtin e përjetshëm të shtëpisë së saj, ajo shëtit shpesh nëpër rrugët e
provincës ku vëren me vëmendje bimët dhe gjallesat. Për jetën në fshat mendonte se
ishte shumë monotone dhe e ftohtë si ndonjë pullaz me baxhën nga veriu ku
mbizotëronte mërzitja si ndonjë merimange e heshtur që thurrte rrjetën e vet në
errësirë, në të gjitha skutat e zemrës se saj. Jeta e saj i dukej në kontrast me jetën e
zhurmshme të Parisit. Ema dhe Sharli kanë interesa të ndryshme kulturore.
• Ajo vizaton, i bie pianos, lexon libra. Sharli preokupohet vetëm për anën praktike të
familjes: siguron të ardhurat, punon pafundësisht, kënaqet me poezitë që i lexon Ema,
krenohet që ka një grua të tillë dhe fle me gërhima. Lindja e dashurisë mes Emës dhe
Leonit do të sjellë një tronditje në dukje pozitive në jetën e Emës.
• Lidhja mes tyre duket në fjalët që shkëmbejnë: miratojnë shpesh njëri – tjetrin duke
shprehur shije të njëjta artistike; në gjestet: Leoni krijon afrimitet me Emën që në
momentin e parë të njohjes kur vendos këmbën te shkallëza e karriges së saj; në
vështrimet: ai e vështron në heshtje ndërsa Ema i ngul dy sytë e saj të mëdhenj dhe të
zinj. Emës i pëlqen fakti që Leoni është një djalë i ri me shpirt të lirë dhe ëndërrimtar.
Mendon se ai ka shpirt të ndjeshëm ndaj artit dhe të bukurës në përgjithësi. Monotonia
në roman kuptohet në atmosferën e përgjithshme kur në fshatrat Tot dhe Jonvil koha
kalon pa larmi veprimesh.
• Vetëm darkat mes të njohurish mund te ndryshojnë monotoninë.
Mediokriteti dhe injoranca i mbishtohen monotonisë në Jonvil. Kjo
duket në gafat që bën Omeja kur kërkon t'u mburret të pranishmëve
për njohuritë shkencore që ka. Në përgjithësi jeta provinciale
karakterizohet nga mungesa e argëtimit kulturor, nga mungesa e
prurjeve në njerëz dhe vizitorë, mungesa e shëtitoreve dhe variacionit
jetësor. Ema është që në fillim të romanit personi që s'mund të
përshtatet me realitetin ekzistues, pasi trurin e saj e kanë zaptuar
modelet e përftuara nga veprat romantike.
• Ngjarjet e romanit morrën shkas nga një histori e vërtetë që pati
ndodhur në qytetin e lindjes së Floberit. Atij i mbetej veç të realizonte
përgjithësimin artistik të realitetit. Përgjithësimi ishte realist dhe lidhej
me degradimin e shoqërisë franceze të kohës. Heroina është viktimë e
kësaj shoqërie dhe pjesë organike e saj. Me Emën shfaqet dukuria e
bovarizmit: prirja për të ëndërruar dhe për t'u zhgënjyer pafundësisht
nga realiteti.
PERSHTYPJE/MENDIME MBI
KETE LIBER:
• Si mendoni tek romani Zonja Bovari e Flober Ema Bovari ishte viktime apo fajtore?
• Nx.1:Zonja Bovari mgjs mund te duket fajtore ne disa momente, po ta lexosh mire romanin eshte vecse
nje viktime. Viktime e nje realiteti te cilit ajo nuk i perket. Por per me teper ajo eshte viktime e endrrave
te saj. Duke lexuar aq shume romane te tilla romantike ku dashuria dhe pasioni ishin mbi gjithcka nen
kuadrin e nje mjedisi mbytes dhe mjaft te mbyllur ne rinine e saj. Duhet te kemi parasysh disa hollesi te
rinise se saj. Ajo ishte rritur ne nje kuvend ku kishte marrre mesimet e para dhe nje lloj edukate qe i
kishte lezet nje femre te asaj kohe. Por ky mjedis i mbyllur dhe leximet e ketyre romaneve romantike e
benin ate te futej ne nje bote te cilen ajo e kishte idealizuar gradualisht. Dhe ne momentin e perballjes
me realitetin ajo nuk arrinte te shkeputej nga kjo bote endrrash romantike, te dashurise dhe pasionit.
Per me teper ajo eshte viktime edhe e meshkujve, te cilet e perdoren, e mashtruan dhe me pas e hodhen
si dicka te pavlere. Ajo smund te bente nje jete te tille te mbyllur me te shoqin e saj, nje njeri i ftohte deri
diku qe nuk kishte endrrat e saj dhe as minimumin e deshirave qe ajo kishte. Botekuptimi mes atyre te
dyve ishte kaq i ndryshem. Zoti Bovari ne fillim te romanit eshte nje djalosh interesaxhi, ai martohet me
vejushen, i nxitur nga e ema, vecse per ti marre pasurine. Ne momentin qe martohet me emen, eshte
casti kur Ema hyn ne dhomen dhe Zoti Bovari hedh tutje buqeten me lule, qe dikur i perkiste te ndjeres.
Dhe ky gjest eshte zhgenjimi i pare i Emes nga realiteti. Ajo mendonte se mbase dhe asaj nqs do te vdiste,
keshtu do ti hidhej buqeta e marteses. Me pas vizita ne keshtjellen mondane e ben ate te enderroje tej
mase, duke i numeruar ditet, ja kaq dite kane kaluar qe kur ishte atje.
Me kalimin e faqeve te romanit, Zoti Bovari merr tipare te tjera me te buta, dekl nje njeri i mire, por mgjt
ai prape nuk del dot nga kuadri i asaj qe ishte edukuar.
Ndaj me pak fjale, ashtu sic e shpreh edhe vete shkrimtari, Zonja Bovari eshte nje viktime e endrrave te
saj, e realitetit dhe e meshkujve cinike, qe ndesh ne jeten e saj.
Ju kerkoj ndjese nese u zgjata pak si shume, por eshte nje nder romanet e mia te preferuara.
• Nx.2:Une mendoj qe Emen nuk mund ta quajme plotesisht fajtore apo
plotesisht viktime.Eshte viktime per arsyet nga me te ndryshmet,eshte viktime
e jetes, e mjedisit provincial me njerezit meskine qe mbarte ,por nga ana tjeter
eshte edhe fajtore. Faji i saj me i madh ishte pa dyshim TRADHETIA. Edhe pse
tek Sharli ajo gjeti vetem monotoni dhe zhgjenjim, tradhetia bashkeshortore
nuk mund te justifikohet asnjehere.Pastaj pse Ema nuk e mori parasysh qe ne
fillim faktin qeSsharli ishte nje njeri i tille, i rendomte?nje tjeter faj i saj ishte
fakti qe ajo i idealizonte shume meshkujt. ne fillim Sharlin, duke pare duart e tij
"te bardha".ME pas dy te dashurit e saj te tjere, te cilet i konsideronte si
meshkuj perfekt. Mendoj qe ashtu si edhe une por edhe si vete Flober kerkon
ta justifikoje Emen. Fundja Ema ishte personazhi me i dashur i tij sepse ajo
perfaqesonte vete Floberin. Edhe mua me vjen keq per Emen dhe tradhetine e
saj mund ta shohim si nje britme te nje gruaje te deshperuar qe kerkonte te
dilte nga ndrydhja dhe barrierat e nje shoqerie te prapambetur, drejt lirise,
dashurise se vertete.Ema Bovari eshte si nje medalje me dy ane, ne njeren ane
te se ciles na shfaqet figura e nje viktime te shoqerise dhe ne anen tjeter nje
femer mekatare, qe dashuria per "te jetuar" jeten e zhyti thelle ne balten e
tradhetise, egoizmit dhe cmendurise!!!
• Nx.3:Per mendimin tim Ema eshte viktime e vetes se saj dhe e realitetit
qe ate e rrethon.Ajo duke jetuar ne nje manastir dhe duke lexuar
romane te cilet flisnin per princa te kalter dhe per dashuri te pafundme,
kujtonte se dhe ne realitet ashtu ishte, por harroi se bota ishte e
mbushur me djallezi e hipokrizi.
Qe ti pergjgjem pyetjes un mendoj se Ema i ka te dyja. Ajo eshte edhe
fajtore edhe viktime. Eshte fajtore sepse n.q.s maredhenia e saj me
Sharlin nuk po funksiononte, ajo shume mire mund te fliste me te dhe
te sqaroheshin. Eshte fajtore gjithashtu se e tradhetoi ate 2 here e ne
fund sepse ajo vrau veten. Do te thoni ju pse qenka fajtore se vrau
veten(se te gjithe ma kane thene kete) un them se ajo e vrau veten per
te shpetuar nga ajo bote e keqe pa menduar per te tjeret si p.sh. vajzen
e saj Bethen. Ne nje fare menyre u tregua egosite.
Dhe mendoj qe eshte viktime sepse ajo ishte rritur ne nje manastir e
nuk e kishte pare boten, nuk e njihte mire ate. Ajo besonte ne romanet
qe lexonte dhe enderronte shume dhe enderrimet e shumta nuk e
lejonin ate te shihte realitetin.
• Nx.4: Ema Bovari nje viktime e realitetit te hidhur dhe te pameshirshem, nje femer
enderrimtare dhe plot deshire per jete ndoshta realiteti aq i hidhur do ta kategoriste si
nje femer imorale ,dhe te padenje per familjen gje shume e padrejt pse valle nje femer
kategorizohet e tille ?pse nje femer nuk mundet te enderrroj? gjithcka ndodh per
shkak se Ema Bovari nje qenie aq e pafajshme nuk diti te beje ndarjen e asaj jete qe
shihte permes romaneve te panumert qe lexonte ne shtepin ku jetonte(tek
murgeshat)dhe asaj cfare egzistonte me te vertet pas kangjellave , nje vajze qe
mendonte se ndoshta do te gjente princin e endrrave te saj por fatkeqsisht ket gje nuk
arriti ta shoh tek Sharli bashekshorti i saj dhe nuk ishte ai njeriu per te cilin kishte
imagjinuar ai shprehte krejt te kunderten e asaj cka donte dhe serisht mendonte
romanet qe kishte lexuar dhe i jepej me shume deshira per te menduar se vertet
egzistonte princi ne kerkim te tij doo ndeshej me njerzimin krijesen me hipokrite qe do
ta paragjykonte per veprimet e saj. Mos valle gabim qe kerkonte lumturin ? Mos valle
imorale qe thjesht donte ate ckishte imagjinuar per jeten e saj? THJESHT
NJE VIKTIM E REALITETIT TE HIDHUR
ANALIZA LETRARE
• Subjekti psikologjik
Subjekti i romanit te pare floberian mund te permblidhet ne nje
fjali me 3 veprime: Ema Bovari,grua e Sharl Bovarit,e tradheton
dy here te shoqin,ia prish gjithe pasurine e paket qe ka,e ne fund
helmon veten.Asgje me shume se kaq nuk ndodh ne roman dhe
Floberi,me keto 3 fije,end tere vepren.Kete subjekt kaq banal dhe
te denje vec per thashetheme,ai e mbush me nje mori gjerash te
imeta qe nuk tregojne veprim,por shprehin gjendje.Ai pra eshte
subjekt psikologjik,ku “veprimi”,”ngjarja”,”ndodhia”,domethene
subjekti,zhvendosen brenda personazhit,duke dale jashte tij
vetem ne te rralle,si shfaqje e asaj qe ndodh perbrenda.
• Heronj te nje epoke te lavdisshme
• Per Floberin nuk ka aspekte te pershtatshem a te
papershtatshem:gjithcka qe i takon jetes,mund te shnderrohet ne
veper arti.Duke lexuar Zonjen Bovari krijohet bindja se,sa me afer
te shohim jeten,aq me rendomte duket ajo.Shoqeria e provinces
perbehet nga njerez me horizont t ngushte,moskine te
vetekenaqur,pa ideale ose projekte per jeten.Ben perjashtim Ema,e
cila duke mos njohur jeten,mendon se gjithcka eshte e
mundur.Ema pranon te martohet me Sharlin vetem se ky i ka duart
e bardha e nuk eshte fshatar.Ajo kaq ka ne dore per te ardhmen e
vet dhe te tjerat ia le jetes,tek e cila beson si askush.Ne vend t
burrit ideal qe Ema shpreson,Sharli eshte i zakonshem,pa ndonje
veti te spikatur,medioker,mendjeceket e naiv,por shpirtbut e i
sjellshem me te shoqen.
• Farmacisti Ome eshte i interesuar ta kete mire me Sharlin,prej te cilit varet
edhe klientela e tij.Ai i nxit t’i operoje kemben nje topalli te varfer dhe ,pa
pritur rezultatin,dergon ne gazeten e qytetin nje shkrim per “operacionin
gjenial”.Por kemba gangrenizohet dhe topallit te mjere i duhet ta kepute
krejt.Vetem Emes i vjen keq per te,aq sa kjo gnjarje e ftoh edhe me teper me te
shoqin.Ndersa Omene nuk e vret ndergjegja,meq mendon se ka kontribuar per
progresin e mjekesise.Ky gjendet te kryet e Emes ne castet e saj ne castet e saj
te fundit dhe,ne vend qe ta beje te vjelle per t’ia lehtesuar vdekjen Emes.Edhe
prifti Burnizien,megjithese burre babaxhan e me bindje te sinqerta,ka faj ne
“komplotin” kunder Emes,sepse nuk diti ti fitoje besimin e saj..Ema ishte gati
t’i kerkonte keshille,por ai,nuk e zgjta doren,e cila ndoshta do ta kishte
shpetuar gruan e re nga mekati i mishit.Ky “bari i shpirterave” ka faj vetem pse
eshte mendjelehte,pse i mungon takti per t’i kuptuar shpirterat qe ia kane
nevojen.
Bovarizmi
• Floberi vuan nga “semundja” e Zonjes Bovari,nga Bovarizmi.Ema nuk eshte
nga ato gra qe i jepen vesit,por jeta i ka krijuar nje boshllek ne shpirt
te cilin vesi hyn dhe e mbush.Ajo eshte viktime e enderrave te saj dhe e
nje burgimi shpirteror qe krijon provinca te qeniet e ndjeshme e delikate.Ka faj vetem
spse enderron,pse i kerkon jetes gjera qe kjo nuk ia jep dot,pse nuk pajtohet me
realitetin e rrafshet,dhe pse guxon te mbetet deri ne fund ajo qe eshte.Ema do te jete
femer,sic e ka krijuar jeta,por harron se te shumten e kohes jeta sillet me krijesat e saj si
nje njerke..Do te jete e bukur,te jape e te marre dashuri,te kete nje jete shpirteore
interesante,sepse keshtu i njeh femrat e keshtu e njeh e boten.Te mos ishte Ema ne
province,ajo ndoshta do te behej aktore,do te hapte nje sallon bukurie,apo do
shkruante me pasion libra te zymte per boten e zhveshur nga pasioni,sic bente
Floberi.Ky i ka dhene asaj nje emer tingellues e kuptimplote:Ema,qe te kujton foljen e
gjuhes franceze aima,domethene dashruoi.Ema dashuroi dhe vdiq;ajo e kreu detyren e
saj:te tjereve u mbetet te jetojne.Ajo niset romantike e romantike vdes,pa e pranuar
dot nje jete qe i mbyt sistematikisht enderrat.
Prirja e Zonjes Bovari per te enderruar e per tu zhgenjyer pafundesisht,eshte quajtuar
“Bovarizem”.Ky term ka hyre tashme ne gjuhen e perditshme dhe tregon hendekun
ekzistues mes enderres dhe realitetit.Kete hendek te pakapercyeshem Ema perpiqet ta
mbushe me pasionin e saj,po realiteti eshte aq i eger,sa ia gllaberon pasionin,madje dhe
jeten.Ema Bovari shnderrohet keshtu ne nje tip universal,ku secili mund te gjej dicka
nga vetja e tij.
• E atehere dalin te tjere burra qe jane gati t’i vene veshin nje gruaje.Leoni
fillimisht duket romantik si Ema,megjithese ne nje menyre me te zbehte se
kjo.Ne vijim,ai shfaqet i tille sic eshte:me karakter t dobet,i zhvendosur,qe i le
ne balte miqte.Kur Ema ka nevoje per te ai gjen shkak t shkeputet,njelloj sic
pati vepruar Rodolfi.Rodolfit Ema i kerkon te ikin bashke,e madje eshte gati te
behet skllave e tij.Mirepo ky beqar kokoroc nuk eshte mesuar te lidhet me nje
femer dhe,kur e sheh se puna ka vajtur larg,qendis nje leter qe ia dergon me
sherbetorin.Ne ate leter Rodolfi ka leshuar me kujdes 2 pika uje,qe Ema t’i
pandehe per lot dashurie.Kjo bie e semure nga pikellimi dhe Sharli,qe eshte
mjek,nuk kupton asgje.Perkundrazi,Sharli eshte aq i verber,sa ua dorezon Emen
me duart e veta edhe Rodolfit ,edhe Leonit.E pastaj kjo vete bie ne doren e
tregetarit Lere,per te cilin cdo mjet qe siguron para,eshte i ndershem.Ema vdes
sepse,pervec me realitetin,i duhet t ndeshet me boten mashkullore,me
tregtare,notere dhe dashnore egoiste,qe i japin goditjen vdekjeprurese.Per me
teper,duke qene femer,Emes i duhet te jape llogari dhe pas vdekjes,se femrat
as te vdekura nuk i shpetojne gjyqit te te gjalleve.
Informacione mbi vepren
• Ne janar te 1857 Floberi akuzohet ne gjyq per hyerje ndaj moralit
publik,ndjenjes fetare dhe zakoneve te shendosha,meqe ne roman nuk kishte
denuar haptas heroinen e tij dhe gjestin e tradhetise bashkeshortore.Ne
gjyq,Floberi dhe avokati i tij kerkojne ta reabilitojne figuren e Emes,duke
saktesuar se romani rrefen historine e nje gruaje e cila rreshqet nga njeri
gabim ne tjetrin,per shkak te hendekut qe egziston mes idese qe ajo ka per
jeten dhe jetes ashtu sic eshte ne te vertete.Gabimet e Emes jane pasoja e
edukates qe ajo ka marre,e cila e ndan nga jeta dhe e kthen ne viktime”gjysme
te gatshme”
Gjyqi qe Floberi e fiton ne emer te heroines se tij,ne te vertete ishte nje gjyq
qe shoqeria ia beri vetvetes.Romani e vendos subjektin e tij ne province,aty ku
konservatorizmi ushqehet me thashetheme e ku liria e individit shihet si krim
qe duhet denuar me vdekje.Floberi e paraqet kete atmosfere ne menyre te
perpikte e rreptesisht objektive,pa e zbukuruar aspak dhe pa nderhyre dhe ai
vete:ky lloj pershkrimi “i pafajshem” e ben kritiken e tij me te forte se cdo lloj
satire!
• Naive, e brishte dhe e vetme kunder nje bote te ndertuar nga meshkujt e per
meshkujt,Ema e ndien tere padrejtesine qe ia dikton gjendja e saj si femer,ndaj
Floberi shprehet:”ajo do te kishte dashur t’i mbyste burrat,t’u pershtynte ne
fytyre,t’i grinte te tere.” Impenjimi i Floberit per ceshtjen qe do te shnderrohej
ne debat te madh te shekullit XX,nxjerr me se miri ne pah karakterin thellesisht
human t Zonjes Bovari.Ky eshte “gjyqi” i sakte qe mund t’i behej ketij
romani,qe ne ate kohe u gjykua pikerisht pse prekte themelet mbi te cilat
funksionojne shoqeria dhe morali.Por nje “gjyq” akoma me i madh e mbron
Zonjen Bovari,e ky eshte Gjyqi i Artit.
Floberi mori per subjekt nje ngjarje te vertete,per te cilen kishte shkruar gazeta
lokale e Ruanit.Ai ruajti fillin e jashtem te ngjarjes,duke i dhene subjektit
karakter psikologjik dhe duke e mbushur me aq shum detaje,sa e shnderron ne
nje krijim krejt origjinal,qe asgje te perbashket nuk ka me ndodhine
reale,pervec iluzionit te vertetesise qe krijon rrefimi.Ema Bovari e shnderruar
ne tip,nuk i perkiste me as vetvetes as krijuesit te saj.
• Zonja Bovari e riperterin romanin realist te promovuar nga
Balzaku,Dikensi,Thekeri,Gogoli e Stendali,duke krijuar traditen e
nje realizmi te ri,i cili qendron me prane realiteti dhe logjikes se
personazheve.Ema nuk ka asgje mbinjerezore,asnje egzagjerim
per te mire a per te keq.Ajo nuk eshte qenie patetike,nuk
vendoset as ne fund as ne maje,nuk eshte as negative,as
pozitive,as e jashtezakonshme,po nje njeri ne kuptimin me te
plote te fjales.30 vjet mbas Zonjes Bovari,nje tjeter shkrimtar i
madh,Leon Tolstoi,rikrijoi nje Ema Bovari ruse ne tiparet e
heroines se tij Ana Karenina,nderkohe qe mbas vdekjes se
Floberit,dishepulli i tij Gi de Mopasan Ringjalli trajtat e
“bovarizmit”ne nje Simoter te Emes,ne Zhanen e romanit “ Nje
jete “.
Thenie te Floberit:
• Ne mua ka dy veta te dallueshem,njeri qe ia ka enda fjalen e
bukur,lirizmin,fluturimin e shqiponjes,tere tingellimat e fjalise dhe
majat e idese; tjetri qe germon dhe e grryen te verteten deri ku s’mban me,qe ka
deshire t’i nxjerre ne pah me te njejten force gjerat e vogla te jetes si ato me te
medhate,qe do t’ju beje t’i ndieni thuajse materialisht gjerat qe shkruan.
(Korrespondenca,janar 1852)
• Artisti duhet ta krijoje vepren e vet ashtu si Perendia universin:te jete i padukshem
dhe i plotfuqishem,te ndihet gjtihkund e askund te mos duket.
(leter Gi de Mopasanit)
• Kur shkruaja episodin e helmimit te Ema Bovarise,ne goje kisha shijen e
arsenikut.Personazhet e mi imagjinare veprojne mbi mua,me perndjekin,ose me
mire te them,un jam ata.
(Leter Hipolit Tenit)
• Lexoni e mos u jepni pas enderrimeve.Zhytuni ne studime te gjata:fitoni shprehine
per pune kembengulese,se vetem kjo e ben njeriun te ndjehet mire
vazhdimisht..Mos lexoni si femijet,per t’u argetuar,e as si lexojne ambicizoet,per te
fituar dije.Jo,lexoni per te jetuar.
(Leter Luize Kolese)
Thenie per Floberin:
• Nga Zonja Bovari dhe Edukimi i ndjenjave ka dale e tere letersia moderne.
(Teodor de Banvil,Mbi varrin e Floberit)
• Nese pyesin veten c’do ti kishte munguar letersise tone sikur Floberi te mos
egzisotnte,ai shfaqet teper i madh.Ndikimi i tij ne romanin francez eshte me i frutshmi e
me i qendrueshmi.
(Albert Tibode,Gustav Flober)
• Pa Floberin,nuk do te kishte pasur Marsel Prust ne France,as Xhejms Xhojs ne
Irlande.Ne rusi,Cehovi nuk do te ishte krejtesisht Cehov.
(Vladimir Nabokov,Letersia)
• Perpjekja per te krijua nje proze qe te kete dendesine sugjestionuese te poezise,e ben
Floberin nje artist qe barazohet me me te medhenjte.E kane shenjteruar mjeshter te
realizmit,cka nuk i pelqente aspak,dhe breza te tere romancieresh thone se i perkasin
metodes se tij.Me sakte,ai eshte themeluesi i romanit modern,sic e kane cmuar
Kafka,Xhojsi,Folkneri,ai qe shkrimtaret tane te Romanit te Ri e kane quajtur “padroni”
(Moris Nado,Gustav Flober shkrimtar)
• Ndryshe nga c’ndodh me shume njerez,shperblimet shpirterore qe arti e
letersia u japin deshirave per kenaqesi,nuk i mjaftuan Zonjes Bovari:ajo u
perpoq te kalonte nga enderra ne veprim.Nuk ia doli mbane dhe iu desh te
vrase veten.Historia e saj eshte ilustrim prekes i nje tragjedie te
zakonshme,tragjedise se njeriut,qe i eshte falur dhuntia per te enderruar dhe
qe shoqeria(cdo lloj shoqerie) ia ndalon t’i realizoje endrrat.
(Mario Varas Llosa,Floberi ose orgjia e perjetshme)
PUNOI : #MesueseAurela

Mais conteúdo relacionado

Mais procurados

prilli i thyer BISEDA LETRARE
 prilli i thyer BISEDA LETRARE prilli i thyer BISEDA LETRARE
prilli i thyer BISEDA LETRAREmanomano46
 
Hebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në ShqipëriHebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në ShqipëriDonikaLici
 
Vepra Komedia Hyjnore. Dante Aligeri
Vepra Komedia Hyjnore. Dante AligeriVepra Komedia Hyjnore. Dante Aligeri
Vepra Komedia Hyjnore. Dante AligeriErgi Nushi
 
pse eshte e domosdoshme kursimi i energjise elektrike
pse eshte e domosdoshme kursimi i energjise elektrikepse eshte e domosdoshme kursimi i energjise elektrike
pse eshte e domosdoshme kursimi i energjise elektrikekoralda
 
Historia e skënderbeut
Historia e skënderbeutHistoria e skënderbeut
Historia e skënderbeutenis vladi
 
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)Rexhino Kovaci
 
Aksidentet rrugore
Aksidentet rrugoreAksidentet rrugore
Aksidentet rrugoreArlinda
 
Komunizmi ne shqiperi
Komunizmi ne shqiperiKomunizmi ne shqiperi
Komunizmi ne shqiperiElton Gjoka
 
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyreHumanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyreExhitah Vasija
 
Filozofia gjate shekullit XVII
Filozofia gjate shekullit XVIIFilozofia gjate shekullit XVII
Filozofia gjate shekullit XVIIDenisa Caushi
 

Mais procurados (20)

Figurat letrare
Figurat letrareFigurat letrare
Figurat letrare
 
prilli i thyer BISEDA LETRARE
 prilli i thyer BISEDA LETRARE prilli i thyer BISEDA LETRARE
prilli i thyer BISEDA LETRARE
 
Hebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në ShqipëriHebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në Shqipëri
 
PROJEKT-Ndotja e Mjedisit
PROJEKT-Ndotja e MjedisitPROJEKT-Ndotja e Mjedisit
PROJEKT-Ndotja e Mjedisit
 
Mjedisi dhe njeriu
Mjedisi dhe njeriuMjedisi dhe njeriu
Mjedisi dhe njeriu
 
Vepra Komedia Hyjnore. Dante Aligeri
Vepra Komedia Hyjnore. Dante AligeriVepra Komedia Hyjnore. Dante Aligeri
Vepra Komedia Hyjnore. Dante Aligeri
 
Gazeta e shkolles
Gazeta e shkollesGazeta e shkolles
Gazeta e shkolles
 
Syprina e paralelogramit
Syprina e paralelogramitSyprina e paralelogramit
Syprina e paralelogramit
 
pse eshte e domosdoshme kursimi i energjise elektrike
pse eshte e domosdoshme kursimi i energjise elektrikepse eshte e domosdoshme kursimi i energjise elektrike
pse eshte e domosdoshme kursimi i energjise elektrike
 
Historia e skënderbeut
Historia e skënderbeutHistoria e skënderbeut
Historia e skënderbeut
 
Droga dhe shendeti
Droga dhe shendetiDroga dhe shendeti
Droga dhe shendeti
 
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)
 
Ulliam shekspir
Ulliam shekspirUlliam shekspir
Ulliam shekspir
 
Aksidentet rrugore
Aksidentet rrugoreAksidentet rrugore
Aksidentet rrugore
 
Komunizmi ne shqiperi
Komunizmi ne shqiperiKomunizmi ne shqiperi
Komunizmi ne shqiperi
 
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyreHumanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
 
" Hamleti"
" Hamleti"" Hamleti"
" Hamleti"
 
Filozofia gjate shekullit XVII
Filozofia gjate shekullit XVIIFilozofia gjate shekullit XVII
Filozofia gjate shekullit XVII
 
Letersia dhe Folklori !!!!
Letersia dhe Folklori !!!!Letersia dhe Folklori !!!!
Letersia dhe Folklori !!!!
 
Syprina e trapezit
Syprina e trapezitSyprina e trapezit
Syprina e trapezit
 

Semelhante a ANALIZE ..."ZONJA BOVARI "

JETA DHE VEPRAT E CHARLES BAUDELAIRE
JETA DHE VEPRAT E  CHARLES BAUDELAIREJETA DHE VEPRAT E  CHARLES BAUDELAIRE
JETA DHE VEPRAT E CHARLES BAUDELAIREAnja Cami
 
Zonja Bovari.pdf
Zonja Bovari.pdfZonja Bovari.pdf
Zonja Bovari.pdfLorina7
 
Letersi projekt: Ema Bovari dhe Nora e Ibsenit dy protagoniste me koncepte te...
Letersi projekt: Ema Bovari dhe Nora e Ibsenit dy protagoniste me koncepte te...Letersi projekt: Ema Bovari dhe Nora e Ibsenit dy protagoniste me koncepte te...
Letersi projekt: Ema Bovari dhe Nora e Ibsenit dy protagoniste me koncepte te...Oksana Kamberi
 
Analizë e veprës së një autori
Analizë e veprës së një autoriAnalizë e veprës së një autori
Analizë e veprës së një autoriErtil EB
 
Letersia boterore e shekullit xx
Letersia boterore e shekullit xxLetersia boterore e shekullit xx
Letersia boterore e shekullit xxJozefKola
 
239072820 75876621-gui-de-maupassant-babo-miloni
239072820 75876621-gui-de-maupassant-babo-miloni239072820 75876621-gui-de-maupassant-babo-miloni
239072820 75876621-gui-de-maupassant-babo-milonitancela
 
Shkrimtare te shquar shkrimtar
Shkrimtare te shquar shkrimtarShkrimtare te shquar shkrimtar
Shkrimtare te shquar shkrimtarDenis Celaj
 
George Gordon Byron vs Jeronim De Rada by SADIONA ABZAJ
George Gordon Byron vs Jeronim De Rada  by SADIONA ABZAJGeorge Gordon Byron vs Jeronim De Rada  by SADIONA ABZAJ
George Gordon Byron vs Jeronim De Rada by SADIONA ABZAJSadiona Abazaj
 
Bisede Letrare (Katedralja e Parisit).pptx
Bisede Letrare (Katedralja e Parisit).pptxBisede Letrare (Katedralja e Parisit).pptx
Bisede Letrare (Katedralja e Parisit).pptxSalviAlmadhi2
 
William shekspir
William shekspirWilliam shekspir
William shekspirSaimir Dine
 
Ema bovaria
Ema bovariaEma bovaria
Ema bovariaSonnjaK
 
Ndre Mjeda - 2015
Ndre Mjeda - 2015Ndre Mjeda - 2015
Ndre Mjeda - 2015Riku Verri
 

Semelhante a ANALIZE ..."ZONJA BOVARI " (20)

Zonja Bovari
Zonja BovariZonja Bovari
Zonja Bovari
 
Zonja BOVARI
Zonja BOVARIZonja BOVARI
Zonja BOVARI
 
Nora dhe Ema
Nora dhe EmaNora dhe Ema
Nora dhe Ema
 
JETA DHE VEPRAT E CHARLES BAUDELAIRE
JETA DHE VEPRAT E  CHARLES BAUDELAIREJETA DHE VEPRAT E  CHARLES BAUDELAIRE
JETA DHE VEPRAT E CHARLES BAUDELAIRE
 
Zonja Bovari.pdf
Zonja Bovari.pdfZonja Bovari.pdf
Zonja Bovari.pdf
 
Letersi projekt: Ema Bovari dhe Nora e Ibsenit dy protagoniste me koncepte te...
Letersi projekt: Ema Bovari dhe Nora e Ibsenit dy protagoniste me koncepte te...Letersi projekt: Ema Bovari dhe Nora e Ibsenit dy protagoniste me koncepte te...
Letersi projekt: Ema Bovari dhe Nora e Ibsenit dy protagoniste me koncepte te...
 
Analizë e veprës së një autori
Analizë e veprës së një autoriAnalizë e veprës së një autori
Analizë e veprës së një autori
 
Letersia boterore e shekullit xx
Letersia boterore e shekullit xxLetersia boterore e shekullit xx
Letersia boterore e shekullit xx
 
Bardha e temalit
Bardha e temalitBardha e temalit
Bardha e temalit
 
1622
16221622
1622
 
239072820 75876621-gui-de-maupassant-babo-miloni
239072820 75876621-gui-de-maupassant-babo-miloni239072820 75876621-gui-de-maupassant-babo-miloni
239072820 75876621-gui-de-maupassant-babo-miloni
 
Don Kishoti
Don Kishoti Don Kishoti
Don Kishoti
 
Shkrimtare te shquar shkrimtar
Shkrimtare te shquar shkrimtarShkrimtare te shquar shkrimtar
Shkrimtare te shquar shkrimtar
 
George Gordon Byron vs Jeronim De Rada by SADIONA ABZAJ
George Gordon Byron vs Jeronim De Rada  by SADIONA ABZAJGeorge Gordon Byron vs Jeronim De Rada  by SADIONA ABZAJ
George Gordon Byron vs Jeronim De Rada by SADIONA ABZAJ
 
Bisede Letrare (Katedralja e Parisit).pptx
Bisede Letrare (Katedralja e Parisit).pptxBisede Letrare (Katedralja e Parisit).pptx
Bisede Letrare (Katedralja e Parisit).pptx
 
William shekspir
William shekspirWilliam shekspir
William shekspir
 
Shkrimtarët e letërsisë bashkohore Shqiptare
Shkrimtarët e letërsisë bashkohore ShqiptareShkrimtarët e letërsisë bashkohore Shqiptare
Shkrimtarët e letërsisë bashkohore Shqiptare
 
Ema bovaria
Ema bovariaEma bovaria
Ema bovaria
 
Ndre Mjeda - 2015
Ndre Mjeda - 2015Ndre Mjeda - 2015
Ndre Mjeda - 2015
 
Letersi
LetersiLetersi
Letersi
 

Mais de #MesueseAurela Elezaj

Lexim Jashtë klase: "Prici i vogel"
Lexim Jashtë klase:   "Prici i vogel"Lexim Jashtë klase:   "Prici i vogel"
Lexim Jashtë klase: "Prici i vogel"#MesueseAurela Elezaj
 
Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...
Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...
Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...#MesueseAurela Elezaj
 
Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona
Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona
Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona #MesueseAurela Elezaj
 
Hamleti, model i analizës së veprës
Hamleti, model i analizës së veprës Hamleti, model i analizës së veprës
Hamleti, model i analizës së veprës #MesueseAurela Elezaj
 
Struktura për hartimin e planit edukativ
Struktura për hartimin e planit edukativStruktura për hartimin e planit edukativ
Struktura për hartimin e planit edukativ#MesueseAurela Elezaj
 
ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri.
ESSE ...Çfarë pasojash ka  moszbatimi  i  ligjit në shoqëri.ESSE ...Çfarë pasojash ka  moszbatimi  i  ligjit në shoqëri.
ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri.#MesueseAurela Elezaj
 
Menaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFON
Menaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFONMenaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFON
Menaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFON#MesueseAurela Elezaj
 

Mais de #MesueseAurela Elezaj (20)

Lexim Jashtë klase: "Prici i vogel"
Lexim Jashtë klase:   "Prici i vogel"Lexim Jashtë klase:   "Prici i vogel"
Lexim Jashtë klase: "Prici i vogel"
 
Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...
Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...
Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...
 
Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona
Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona
Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona
 
Projekt : Fizike
Projekt : Fizike Projekt : Fizike
Projekt : Fizike
 
Hamleti, model i analizës së veprës
Hamleti, model i analizës së veprës Hamleti, model i analizës së veprës
Hamleti, model i analizës së veprës
 
Struktura për hartimin e planit edukativ
Struktura për hartimin e planit edukativStruktura për hartimin e planit edukativ
Struktura për hartimin e planit edukativ
 
Statistike – Projekt matematike
Statistike – Projekt matematike Statistike – Projekt matematike
Statistike – Projekt matematike
 
ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri.
ESSE ...Çfarë pasojash ka  moszbatimi  i  ligjit në shoqëri.ESSE ...Çfarë pasojash ka  moszbatimi  i  ligjit në shoqëri.
ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri.
 
Forcat endogjene dhe ekzogjene !!!!
Forcat  endogjene  dhe  ekzogjene !!!!Forcat  endogjene  dhe  ekzogjene !!!!
Forcat endogjene dhe ekzogjene !!!!
 
Studim rasti - mosha 5 – 9 vjeç
Studim rasti - mosha 5 – 9 vjeçStudim rasti - mosha 5 – 9 vjeç
Studim rasti - mosha 5 – 9 vjeç
 
Shkëmbinjtë sedimentarë
Shkëmbinjtë sedimentarëShkëmbinjtë sedimentarë
Shkëmbinjtë sedimentarë
 
Plan ditor
Plan ditor Plan ditor
Plan ditor
 
Testim : Teorema e Pitagores
Testim : Teorema e Pitagores Testim : Teorema e Pitagores
Testim : Teorema e Pitagores
 
Rubrika : Autorë
Rubrika : AutorëRubrika : Autorë
Rubrika : Autorë
 
UJERAT Lumenjtë/Liqenet
UJERAT Lumenjtë/LiqenetUJERAT Lumenjtë/Liqenet
UJERAT Lumenjtë/Liqenet
 
Gazeta
Gazeta Gazeta
Gazeta
 
Menaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFON
Menaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFONMenaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFON
Menaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFON
 
Reviste : Te famshem
Reviste : Te famshem  Reviste : Te famshem
Reviste : Te famshem
 
PROJEKT MATEMATIKE
PROJEKT MATEMATIKE PROJEKT MATEMATIKE
PROJEKT MATEMATIKE
 
Bulizmi ne shkolle...!!!!
Bulizmi ne shkolle...!!!!Bulizmi ne shkolle...!!!!
Bulizmi ne shkolle...!!!!
 

ANALIZE ..."ZONJA BOVARI "

  • 1.
  • 2.  Skeda e librit  Biografia e Autorit  Permbledhje e pergjithshme e librit  Informacione mbi vepren  Analize letrare e vepres  Tema-Ideja  Pershtypjet per kete liber(mendime nga pyetje te bera per nxenesit qe kane lexuar kete liber)  Kritike letrare mbi librin  Thenie te Floberit dhe te autoreve te tjere per FLoberin #MesueseAurela
  • 3. SKEDA • Titulli: Zonja Bovari Origjinali: Madame Bovary Gjinia: Roman Autori: Gustav Flober Shqipëroi: Viktor Kalemi Shtëpia botuese: Argeta LMG Viti: 2009 Fq. 296
  • 4. MBI AUTORIN • Gustav Flober lindi më 12 dhjetor të vitit 1821 në Ruen. Ai është një nga novelistët më të njohur francez të Shekullit XIX.Bir i njërit prej kirurgëve më të shquar të shekullit.Veç kësaj prej të atit ai trashëgoi syrin klinik ndaj jetës, aq sa arriti me anën e penës të bënte autopsinë e shpirtit të njeriut. Prindërit donin që ai të vazhdonte për drejtësi. Në shkollë të mesme Floberi u lidh ngushtë me Alfred De Puatvenin, i cili me aftësi intelektuale dhe estetike që kishte ushtroi një ndikim pozitiv mbi të. Familja e dërgoi në shkollë për tu bërë jurist, por s'kaloi shumë kohë dhe Floberin e kap një krize nervash me karakter epileptik, sidoqoftë është fakti që ai i ndërpreu studimet dhe fitoi nga prindërit të drejtën të vendosej përfundimisht në vilën e tyre të bukur te Kruasese afër Ruanit, ku sot ka mbetur një pavijon i vetëm që është muzeu i vogël i Floberit, në fillim ai aty do të jetonte me të ëmën dhe mbesën, pastaj i vetëm deri sa të vdiste. Disa faktorë që e çuan në shpërthimin e forcës së tij krijuese janë disa lidhje dashurore dhe miqësore.
  • 5. • Një nga miqtë e tij më të ngushtë të Floberit që luajti një rol thelbësor në krijimtarinë e tij, ishte dhe poeti Luigj Buile kur vdiq ky më korrik 1869 autori i "Zonjës Bovari" do të shkruante : "Kjo është për mua një humbje e pazëvendësueshme pardje varrosa ndërgjegjen time letrare, trurin busullën time "Buileja ishte tamam ndërgjegjja e Floberit poeti nuk do ta kishte shkruar kurre asnje nga veprat e tij". Rrugëtimet me frytdhënëse të Floberit ishin ato në Britani pastaj në Egjipt, Greqi, dhe Azinë e Vogël, ai pasqyroi gjithçka që përjetoi prej tyre në letrat dhe shënimet e udhëtimit • Edhe në kohën tonë kur kanë kaluar pothuajse 120 vjet nga vdekja e Gustav Floberit kur të mirat e laserit atomik, telekomunikacioni sduken me çudira, kur kompjiuterat nder veprimet fantastike që kryejnë janë futur në punë dhe për të zbërthyer shkarravinat e arta të shkrimtarit, veprat e tije mbeten gjithë jetë, sepse kanë në qendër njeriun i cili sipas tij me sakte përkufizohet me fjalën aspirate për nga vete natyra e pashmangshme që ka.
  • 6. ESTETIKA E FLOBERIT • Estetika e floberit mbeshtetet ne 2 parime kryesore,objektivizmi dhe impersonalizmin,qe lidhen ngushte me njeri tjetrin.Artisti nuk duhet ta ngaterroje artin me ndenjat dhe jeten e tij personale. • Me objektivizem,Floberi nenkupton vullnetin “per ta trajtuar shpirtin njerezor me te njejten paanshmeri qe tregojme ne shkencat fizike”.Shkrimtari nuk ka ne dore as jete as vdekje,as varferi as mireqenie,as lotin as gazin.Nuk ka rendesi cfare mendon ose ndien ai personalisht per te gjitha keto,rendesi ka fakti se sa te verteta dalin keto nga pena e tij. • Floberi na vendos keshtu perpara atij qe quhej paradoks i shkrimtarit;per te qene ne lartesine e duhur,shkrimtari nuk ka nevoje t’i provoje vete ndenjat qe pershkruan,t’i jetoje vete ato cka rrefen,t’i kete njohur personazhet e t’ia marre vajit ose kenges bashke me ta.Floberi shkeputet nga tradita gjitheshekullore e artistit”te frymezuar’’ i cili nuk respekton distancen e nevojshme qe na lejon t’i shohim gjerat me qarte.Ne castin kur ndihet teper i ndezur dhe i lidhur ngushte me subjektin qe trajton ,ai e nderpret t shkruarit,derisa frymezimi t’i kaloje e mendja t’i qetesohet.”Nuk shkruhen gjerat me zemer,po me koke”:e tille eshte “formula” qe i siguroi Floberit pavdekesine.
  • 7. • Artisti qe ia del ta harroje vetveten ne perfitim te vepres se tij,ka me tper shance per t’i kuptuar boten dhe njerezit.Nuk i takon artistit te beje moral,pse nuk eshte ky qellimi i letersise.Morali me i larte i nje vepre letrare eshte qe ajo te jete e bukur dhe e vertete.Keto 2 cilesi te vyera,e bukura dhe e verteta,bashkepunojne me njera tjetren me mire se cfaredo morali e se cfaredo virtyti.Neper te bukuren,e verteta del n pah me qarte,ashtu si neper te verteten e bukura shfaqet me e plote e me e hirshme.Perballe ketyre hyjneshave te artit,fjala”realizem”,s’eshte gje tjeter pervec nje term teknik,i cili sipas Floberit shpreh vetem nje prirje te vepres e asgje me teper.
  • 8. PERMBLEDHJA E LIBRIT • Vepra është një roman kronikë e kohës. Vepra është natyraliste për nga stili, sepse përshkruan me detaje të stërholluara mjedise, personazhe dhe veprime dhe trajton çështje tronditëe sikur të ndodhnin përditë në jetën e njerëzve. Floberi ndjek metodën e impersonalizmit: nuk gjykon veprimet e personazheve. • Ema Bovari është një vajzë provinciale që lexon shume libra romantikë dhe ka marrë një formim konservator në manastir. Për shkak të letërsisë romantike që lexonte, Ema bën zgjedhjet e gabuara në jetë, humbet lidhjet me realitetin dhe shndërrohet në një viktimë të pasioneve të saj, të cilat e orientojnë drejt aventurave të pafundta. Ema dëshiron ndryshimin në jetën e saj, por problemi qëndron me faktin se ajo është heroinë pasive: nuk vepron vetë për të dalë nga monotonia, por varet prej personazheve të tjerë.
  • 9. • Në kohën që u shkrua romani shoqëria franceze kalonte një krizë shoqërore, ekonomike, psikologjike, morale dhe filozofike. Romani ka si qëllim të demaskojë vlerat false të shoqërisë, moralin hipokrit të saj, kotësinë e letërsisë romantike dhe influencën negative të saj. Romani është vepër realiste që shquhet për pasuri të vëzhgimeve të jetës dhe psikologjisë së shoqërisë së kohës për vërtetësinë e fakteve, për përgjithësimin e madh artistik që i bëhet fenomenit Ema. • Ajo është viktimë e realitetit francez që ishte duke u bërë provincial dhe karakterizohej nga amullia dhe shpërbërja. Konflikti i romanit është ndeshja mes iluzioneve të prapambetura provinciale. Ideja e veprës është që njerëz si Ema që kapen pas idealeve false për t'iu larguar realitetit të vrazhdë përfundojnë duke rënë në një realitet edhe më të piste. • Nëse për Balzakun provinca ishte diçka që kundërshtonte Parisin, për Floberin gjithë realiteti francez po bëhej provincial. Romani fshikullon përmbysjen e principeve në Paris ku shkelja e kurorës nuk përbënte skandal. Ema me ndihmën e Leonit apo Rodolfit mundohet të imitojë modelet që ofron Parisi, sepse siç i thotë Leoni: "Në Paris kështu bëjnë të gjithë".
  • 10. • Floberi luhatet mes simpatisë për Emën si viktimë e librave romantikë dhe mjedisit meskin shoqëror dhe qëndrimit kritik ndaj falsitetit të saj, egoizmit dhe trillit. Floberi depërton shpesh në mendimet e Emës. Për lumturinë ajo mendon se mund ta gjej në disa vende që "duhej ta krijonin lumturinë si ndonjë bimë të veçantë që del në një vend dhe s'bëhet dot askund tjetër". Ajo mendon se do të ishte e lumtur nëse do të shkonte diku në Skoci apo do të mund të kishte një vilë zviceriane dhe një burrë të veshur me frak dhe çizme lëkure. • Ëndrrat për këto vende të bukura janë prelud i zhgënjimit dhe tragjedisë në fund të romanit. Për Sharlin mendon se ai po të donte do ta kishte kuptuar dhe Ema do ta zbraste zemrën nga gjithçka ndiente. Ajo mendonte se sa më shumë e lidhte jeta bashkëshortore aq më tepër shkëputej shpirtërisht prej Sharlit. Mendonte se po t'i përkushtohej qeverisjes së shtëpisë do të dilte disi nga monotonia. • Shijet e holla të Emës dukeshin në çdo gjë qe zinte me dorë, ashtu siç kuptohej se nuk e kishte idenë e masës së shpenzimeve. Për njerëzit e tjerë, të ndryshëm nga i shoqi ajo mendonte se s'kishte burrë që t'i ngjante Sharlit: çdo burrë tjetër mund të kishte qenë i pashëm, i zgjuar, i ngritur, joshës, ashtu siç ishin pa dyshim burrat e shoqeve të saj të manastirit.
  • 11. • Për të harruar kopshtin e përjetshëm të shtëpisë së saj, ajo shëtit shpesh nëpër rrugët e provincës ku vëren me vëmendje bimët dhe gjallesat. Për jetën në fshat mendonte se ishte shumë monotone dhe e ftohtë si ndonjë pullaz me baxhën nga veriu ku mbizotëronte mërzitja si ndonjë merimange e heshtur që thurrte rrjetën e vet në errësirë, në të gjitha skutat e zemrës se saj. Jeta e saj i dukej në kontrast me jetën e zhurmshme të Parisit. Ema dhe Sharli kanë interesa të ndryshme kulturore. • Ajo vizaton, i bie pianos, lexon libra. Sharli preokupohet vetëm për anën praktike të familjes: siguron të ardhurat, punon pafundësisht, kënaqet me poezitë që i lexon Ema, krenohet që ka një grua të tillë dhe fle me gërhima. Lindja e dashurisë mes Emës dhe Leonit do të sjellë një tronditje në dukje pozitive në jetën e Emës. • Lidhja mes tyre duket në fjalët që shkëmbejnë: miratojnë shpesh njëri – tjetrin duke shprehur shije të njëjta artistike; në gjestet: Leoni krijon afrimitet me Emën që në momentin e parë të njohjes kur vendos këmbën te shkallëza e karriges së saj; në vështrimet: ai e vështron në heshtje ndërsa Ema i ngul dy sytë e saj të mëdhenj dhe të zinj. Emës i pëlqen fakti që Leoni është një djalë i ri me shpirt të lirë dhe ëndërrimtar. Mendon se ai ka shpirt të ndjeshëm ndaj artit dhe të bukurës në përgjithësi. Monotonia në roman kuptohet në atmosferën e përgjithshme kur në fshatrat Tot dhe Jonvil koha kalon pa larmi veprimesh.
  • 12. • Vetëm darkat mes të njohurish mund te ndryshojnë monotoninë. Mediokriteti dhe injoranca i mbishtohen monotonisë në Jonvil. Kjo duket në gafat që bën Omeja kur kërkon t'u mburret të pranishmëve për njohuritë shkencore që ka. Në përgjithësi jeta provinciale karakterizohet nga mungesa e argëtimit kulturor, nga mungesa e prurjeve në njerëz dhe vizitorë, mungesa e shëtitoreve dhe variacionit jetësor. Ema është që në fillim të romanit personi që s'mund të përshtatet me realitetin ekzistues, pasi trurin e saj e kanë zaptuar modelet e përftuara nga veprat romantike. • Ngjarjet e romanit morrën shkas nga një histori e vërtetë që pati ndodhur në qytetin e lindjes së Floberit. Atij i mbetej veç të realizonte përgjithësimin artistik të realitetit. Përgjithësimi ishte realist dhe lidhej me degradimin e shoqërisë franceze të kohës. Heroina është viktimë e kësaj shoqërie dhe pjesë organike e saj. Me Emën shfaqet dukuria e bovarizmit: prirja për të ëndërruar dhe për t'u zhgënjyer pafundësisht nga realiteti.
  • 13. PERSHTYPJE/MENDIME MBI KETE LIBER: • Si mendoni tek romani Zonja Bovari e Flober Ema Bovari ishte viktime apo fajtore? • Nx.1:Zonja Bovari mgjs mund te duket fajtore ne disa momente, po ta lexosh mire romanin eshte vecse nje viktime. Viktime e nje realiteti te cilit ajo nuk i perket. Por per me teper ajo eshte viktime e endrrave te saj. Duke lexuar aq shume romane te tilla romantike ku dashuria dhe pasioni ishin mbi gjithcka nen kuadrin e nje mjedisi mbytes dhe mjaft te mbyllur ne rinine e saj. Duhet te kemi parasysh disa hollesi te rinise se saj. Ajo ishte rritur ne nje kuvend ku kishte marrre mesimet e para dhe nje lloj edukate qe i kishte lezet nje femre te asaj kohe. Por ky mjedis i mbyllur dhe leximet e ketyre romaneve romantike e benin ate te futej ne nje bote te cilen ajo e kishte idealizuar gradualisht. Dhe ne momentin e perballjes me realitetin ajo nuk arrinte te shkeputej nga kjo bote endrrash romantike, te dashurise dhe pasionit. Per me teper ajo eshte viktime edhe e meshkujve, te cilet e perdoren, e mashtruan dhe me pas e hodhen si dicka te pavlere. Ajo smund te bente nje jete te tille te mbyllur me te shoqin e saj, nje njeri i ftohte deri diku qe nuk kishte endrrat e saj dhe as minimumin e deshirave qe ajo kishte. Botekuptimi mes atyre te dyve ishte kaq i ndryshem. Zoti Bovari ne fillim te romanit eshte nje djalosh interesaxhi, ai martohet me vejushen, i nxitur nga e ema, vecse per ti marre pasurine. Ne momentin qe martohet me emen, eshte casti kur Ema hyn ne dhomen dhe Zoti Bovari hedh tutje buqeten me lule, qe dikur i perkiste te ndjeres. Dhe ky gjest eshte zhgenjimi i pare i Emes nga realiteti. Ajo mendonte se mbase dhe asaj nqs do te vdiste, keshtu do ti hidhej buqeta e marteses. Me pas vizita ne keshtjellen mondane e ben ate te enderroje tej mase, duke i numeruar ditet, ja kaq dite kane kaluar qe kur ishte atje. Me kalimin e faqeve te romanit, Zoti Bovari merr tipare te tjera me te buta, dekl nje njeri i mire, por mgjt ai prape nuk del dot nga kuadri i asaj qe ishte edukuar. Ndaj me pak fjale, ashtu sic e shpreh edhe vete shkrimtari, Zonja Bovari eshte nje viktime e endrrave te saj, e realitetit dhe e meshkujve cinike, qe ndesh ne jeten e saj. Ju kerkoj ndjese nese u zgjata pak si shume, por eshte nje nder romanet e mia te preferuara.
  • 14. • Nx.2:Une mendoj qe Emen nuk mund ta quajme plotesisht fajtore apo plotesisht viktime.Eshte viktime per arsyet nga me te ndryshmet,eshte viktime e jetes, e mjedisit provincial me njerezit meskine qe mbarte ,por nga ana tjeter eshte edhe fajtore. Faji i saj me i madh ishte pa dyshim TRADHETIA. Edhe pse tek Sharli ajo gjeti vetem monotoni dhe zhgjenjim, tradhetia bashkeshortore nuk mund te justifikohet asnjehere.Pastaj pse Ema nuk e mori parasysh qe ne fillim faktin qeSsharli ishte nje njeri i tille, i rendomte?nje tjeter faj i saj ishte fakti qe ajo i idealizonte shume meshkujt. ne fillim Sharlin, duke pare duart e tij "te bardha".ME pas dy te dashurit e saj te tjere, te cilet i konsideronte si meshkuj perfekt. Mendoj qe ashtu si edhe une por edhe si vete Flober kerkon ta justifikoje Emen. Fundja Ema ishte personazhi me i dashur i tij sepse ajo perfaqesonte vete Floberin. Edhe mua me vjen keq per Emen dhe tradhetine e saj mund ta shohim si nje britme te nje gruaje te deshperuar qe kerkonte te dilte nga ndrydhja dhe barrierat e nje shoqerie te prapambetur, drejt lirise, dashurise se vertete.Ema Bovari eshte si nje medalje me dy ane, ne njeren ane te se ciles na shfaqet figura e nje viktime te shoqerise dhe ne anen tjeter nje femer mekatare, qe dashuria per "te jetuar" jeten e zhyti thelle ne balten e tradhetise, egoizmit dhe cmendurise!!!
  • 15. • Nx.3:Per mendimin tim Ema eshte viktime e vetes se saj dhe e realitetit qe ate e rrethon.Ajo duke jetuar ne nje manastir dhe duke lexuar romane te cilet flisnin per princa te kalter dhe per dashuri te pafundme, kujtonte se dhe ne realitet ashtu ishte, por harroi se bota ishte e mbushur me djallezi e hipokrizi. Qe ti pergjgjem pyetjes un mendoj se Ema i ka te dyja. Ajo eshte edhe fajtore edhe viktime. Eshte fajtore sepse n.q.s maredhenia e saj me Sharlin nuk po funksiononte, ajo shume mire mund te fliste me te dhe te sqaroheshin. Eshte fajtore gjithashtu se e tradhetoi ate 2 here e ne fund sepse ajo vrau veten. Do te thoni ju pse qenka fajtore se vrau veten(se te gjithe ma kane thene kete) un them se ajo e vrau veten per te shpetuar nga ajo bote e keqe pa menduar per te tjeret si p.sh. vajzen e saj Bethen. Ne nje fare menyre u tregua egosite. Dhe mendoj qe eshte viktime sepse ajo ishte rritur ne nje manastir e nuk e kishte pare boten, nuk e njihte mire ate. Ajo besonte ne romanet qe lexonte dhe enderronte shume dhe enderrimet e shumta nuk e lejonin ate te shihte realitetin.
  • 16. • Nx.4: Ema Bovari nje viktime e realitetit te hidhur dhe te pameshirshem, nje femer enderrimtare dhe plot deshire per jete ndoshta realiteti aq i hidhur do ta kategoriste si nje femer imorale ,dhe te padenje per familjen gje shume e padrejt pse valle nje femer kategorizohet e tille ?pse nje femer nuk mundet te enderrroj? gjithcka ndodh per shkak se Ema Bovari nje qenie aq e pafajshme nuk diti te beje ndarjen e asaj jete qe shihte permes romaneve te panumert qe lexonte ne shtepin ku jetonte(tek murgeshat)dhe asaj cfare egzistonte me te vertet pas kangjellave , nje vajze qe mendonte se ndoshta do te gjente princin e endrrave te saj por fatkeqsisht ket gje nuk arriti ta shoh tek Sharli bashekshorti i saj dhe nuk ishte ai njeriu per te cilin kishte imagjinuar ai shprehte krejt te kunderten e asaj cka donte dhe serisht mendonte romanet qe kishte lexuar dhe i jepej me shume deshira per te menduar se vertet egzistonte princi ne kerkim te tij doo ndeshej me njerzimin krijesen me hipokrite qe do ta paragjykonte per veprimet e saj. Mos valle gabim qe kerkonte lumturin ? Mos valle imorale qe thjesht donte ate ckishte imagjinuar per jeten e saj? THJESHT NJE VIKTIM E REALITETIT TE HIDHUR
  • 17. ANALIZA LETRARE • Subjekti psikologjik Subjekti i romanit te pare floberian mund te permblidhet ne nje fjali me 3 veprime: Ema Bovari,grua e Sharl Bovarit,e tradheton dy here te shoqin,ia prish gjithe pasurine e paket qe ka,e ne fund helmon veten.Asgje me shume se kaq nuk ndodh ne roman dhe Floberi,me keto 3 fije,end tere vepren.Kete subjekt kaq banal dhe te denje vec per thashetheme,ai e mbush me nje mori gjerash te imeta qe nuk tregojne veprim,por shprehin gjendje.Ai pra eshte subjekt psikologjik,ku “veprimi”,”ngjarja”,”ndodhia”,domethene subjekti,zhvendosen brenda personazhit,duke dale jashte tij vetem ne te rralle,si shfaqje e asaj qe ndodh perbrenda.
  • 18. • Heronj te nje epoke te lavdisshme • Per Floberin nuk ka aspekte te pershtatshem a te papershtatshem:gjithcka qe i takon jetes,mund te shnderrohet ne veper arti.Duke lexuar Zonjen Bovari krijohet bindja se,sa me afer te shohim jeten,aq me rendomte duket ajo.Shoqeria e provinces perbehet nga njerez me horizont t ngushte,moskine te vetekenaqur,pa ideale ose projekte per jeten.Ben perjashtim Ema,e cila duke mos njohur jeten,mendon se gjithcka eshte e mundur.Ema pranon te martohet me Sharlin vetem se ky i ka duart e bardha e nuk eshte fshatar.Ajo kaq ka ne dore per te ardhmen e vet dhe te tjerat ia le jetes,tek e cila beson si askush.Ne vend t burrit ideal qe Ema shpreson,Sharli eshte i zakonshem,pa ndonje veti te spikatur,medioker,mendjeceket e naiv,por shpirtbut e i sjellshem me te shoqen.
  • 19. • Farmacisti Ome eshte i interesuar ta kete mire me Sharlin,prej te cilit varet edhe klientela e tij.Ai i nxit t’i operoje kemben nje topalli te varfer dhe ,pa pritur rezultatin,dergon ne gazeten e qytetin nje shkrim per “operacionin gjenial”.Por kemba gangrenizohet dhe topallit te mjere i duhet ta kepute krejt.Vetem Emes i vjen keq per te,aq sa kjo gnjarje e ftoh edhe me teper me te shoqin.Ndersa Omene nuk e vret ndergjegja,meq mendon se ka kontribuar per progresin e mjekesise.Ky gjendet te kryet e Emes ne castet e saj ne castet e saj te fundit dhe,ne vend qe ta beje te vjelle per t’ia lehtesuar vdekjen Emes.Edhe prifti Burnizien,megjithese burre babaxhan e me bindje te sinqerta,ka faj ne “komplotin” kunder Emes,sepse nuk diti ti fitoje besimin e saj..Ema ishte gati t’i kerkonte keshille,por ai,nuk e zgjta doren,e cila ndoshta do ta kishte shpetuar gruan e re nga mekati i mishit.Ky “bari i shpirterave” ka faj vetem pse eshte mendjelehte,pse i mungon takti per t’i kuptuar shpirterat qe ia kane nevojen.
  • 20. Bovarizmi • Floberi vuan nga “semundja” e Zonjes Bovari,nga Bovarizmi.Ema nuk eshte nga ato gra qe i jepen vesit,por jeta i ka krijuar nje boshllek ne shpirt te cilin vesi hyn dhe e mbush.Ajo eshte viktime e enderrave te saj dhe e nje burgimi shpirteror qe krijon provinca te qeniet e ndjeshme e delikate.Ka faj vetem spse enderron,pse i kerkon jetes gjera qe kjo nuk ia jep dot,pse nuk pajtohet me realitetin e rrafshet,dhe pse guxon te mbetet deri ne fund ajo qe eshte.Ema do te jete femer,sic e ka krijuar jeta,por harron se te shumten e kohes jeta sillet me krijesat e saj si nje njerke..Do te jete e bukur,te jape e te marre dashuri,te kete nje jete shpirteore interesante,sepse keshtu i njeh femrat e keshtu e njeh e boten.Te mos ishte Ema ne province,ajo ndoshta do te behej aktore,do te hapte nje sallon bukurie,apo do shkruante me pasion libra te zymte per boten e zhveshur nga pasioni,sic bente Floberi.Ky i ka dhene asaj nje emer tingellues e kuptimplote:Ema,qe te kujton foljen e gjuhes franceze aima,domethene dashruoi.Ema dashuroi dhe vdiq;ajo e kreu detyren e saj:te tjereve u mbetet te jetojne.Ajo niset romantike e romantike vdes,pa e pranuar dot nje jete qe i mbyt sistematikisht enderrat. Prirja e Zonjes Bovari per te enderruar e per tu zhgenjyer pafundesisht,eshte quajtuar “Bovarizem”.Ky term ka hyre tashme ne gjuhen e perditshme dhe tregon hendekun ekzistues mes enderres dhe realitetit.Kete hendek te pakapercyeshem Ema perpiqet ta mbushe me pasionin e saj,po realiteti eshte aq i eger,sa ia gllaberon pasionin,madje dhe jeten.Ema Bovari shnderrohet keshtu ne nje tip universal,ku secili mund te gjej dicka nga vetja e tij.
  • 21. • E atehere dalin te tjere burra qe jane gati t’i vene veshin nje gruaje.Leoni fillimisht duket romantik si Ema,megjithese ne nje menyre me te zbehte se kjo.Ne vijim,ai shfaqet i tille sic eshte:me karakter t dobet,i zhvendosur,qe i le ne balte miqte.Kur Ema ka nevoje per te ai gjen shkak t shkeputet,njelloj sic pati vepruar Rodolfi.Rodolfit Ema i kerkon te ikin bashke,e madje eshte gati te behet skllave e tij.Mirepo ky beqar kokoroc nuk eshte mesuar te lidhet me nje femer dhe,kur e sheh se puna ka vajtur larg,qendis nje leter qe ia dergon me sherbetorin.Ne ate leter Rodolfi ka leshuar me kujdes 2 pika uje,qe Ema t’i pandehe per lot dashurie.Kjo bie e semure nga pikellimi dhe Sharli,qe eshte mjek,nuk kupton asgje.Perkundrazi,Sharli eshte aq i verber,sa ua dorezon Emen me duart e veta edhe Rodolfit ,edhe Leonit.E pastaj kjo vete bie ne doren e tregetarit Lere,per te cilin cdo mjet qe siguron para,eshte i ndershem.Ema vdes sepse,pervec me realitetin,i duhet t ndeshet me boten mashkullore,me tregtare,notere dhe dashnore egoiste,qe i japin goditjen vdekjeprurese.Per me teper,duke qene femer,Emes i duhet te jape llogari dhe pas vdekjes,se femrat as te vdekura nuk i shpetojne gjyqit te te gjalleve.
  • 22. Informacione mbi vepren • Ne janar te 1857 Floberi akuzohet ne gjyq per hyerje ndaj moralit publik,ndjenjes fetare dhe zakoneve te shendosha,meqe ne roman nuk kishte denuar haptas heroinen e tij dhe gjestin e tradhetise bashkeshortore.Ne gjyq,Floberi dhe avokati i tij kerkojne ta reabilitojne figuren e Emes,duke saktesuar se romani rrefen historine e nje gruaje e cila rreshqet nga njeri gabim ne tjetrin,per shkak te hendekut qe egziston mes idese qe ajo ka per jeten dhe jetes ashtu sic eshte ne te vertete.Gabimet e Emes jane pasoja e edukates qe ajo ka marre,e cila e ndan nga jeta dhe e kthen ne viktime”gjysme te gatshme” Gjyqi qe Floberi e fiton ne emer te heroines se tij,ne te vertete ishte nje gjyq qe shoqeria ia beri vetvetes.Romani e vendos subjektin e tij ne province,aty ku konservatorizmi ushqehet me thashetheme e ku liria e individit shihet si krim qe duhet denuar me vdekje.Floberi e paraqet kete atmosfere ne menyre te perpikte e rreptesisht objektive,pa e zbukuruar aspak dhe pa nderhyre dhe ai vete:ky lloj pershkrimi “i pafajshem” e ben kritiken e tij me te forte se cdo lloj satire!
  • 23. • Naive, e brishte dhe e vetme kunder nje bote te ndertuar nga meshkujt e per meshkujt,Ema e ndien tere padrejtesine qe ia dikton gjendja e saj si femer,ndaj Floberi shprehet:”ajo do te kishte dashur t’i mbyste burrat,t’u pershtynte ne fytyre,t’i grinte te tere.” Impenjimi i Floberit per ceshtjen qe do te shnderrohej ne debat te madh te shekullit XX,nxjerr me se miri ne pah karakterin thellesisht human t Zonjes Bovari.Ky eshte “gjyqi” i sakte qe mund t’i behej ketij romani,qe ne ate kohe u gjykua pikerisht pse prekte themelet mbi te cilat funksionojne shoqeria dhe morali.Por nje “gjyq” akoma me i madh e mbron Zonjen Bovari,e ky eshte Gjyqi i Artit. Floberi mori per subjekt nje ngjarje te vertete,per te cilen kishte shkruar gazeta lokale e Ruanit.Ai ruajti fillin e jashtem te ngjarjes,duke i dhene subjektit karakter psikologjik dhe duke e mbushur me aq shum detaje,sa e shnderron ne nje krijim krejt origjinal,qe asgje te perbashket nuk ka me ndodhine reale,pervec iluzionit te vertetesise qe krijon rrefimi.Ema Bovari e shnderruar ne tip,nuk i perkiste me as vetvetes as krijuesit te saj.
  • 24. • Zonja Bovari e riperterin romanin realist te promovuar nga Balzaku,Dikensi,Thekeri,Gogoli e Stendali,duke krijuar traditen e nje realizmi te ri,i cili qendron me prane realiteti dhe logjikes se personazheve.Ema nuk ka asgje mbinjerezore,asnje egzagjerim per te mire a per te keq.Ajo nuk eshte qenie patetike,nuk vendoset as ne fund as ne maje,nuk eshte as negative,as pozitive,as e jashtezakonshme,po nje njeri ne kuptimin me te plote te fjales.30 vjet mbas Zonjes Bovari,nje tjeter shkrimtar i madh,Leon Tolstoi,rikrijoi nje Ema Bovari ruse ne tiparet e heroines se tij Ana Karenina,nderkohe qe mbas vdekjes se Floberit,dishepulli i tij Gi de Mopasan Ringjalli trajtat e “bovarizmit”ne nje Simoter te Emes,ne Zhanen e romanit “ Nje jete “.
  • 25. Thenie te Floberit: • Ne mua ka dy veta te dallueshem,njeri qe ia ka enda fjalen e bukur,lirizmin,fluturimin e shqiponjes,tere tingellimat e fjalise dhe majat e idese; tjetri qe germon dhe e grryen te verteten deri ku s’mban me,qe ka deshire t’i nxjerre ne pah me te njejten force gjerat e vogla te jetes si ato me te medhate,qe do t’ju beje t’i ndieni thuajse materialisht gjerat qe shkruan. (Korrespondenca,janar 1852) • Artisti duhet ta krijoje vepren e vet ashtu si Perendia universin:te jete i padukshem dhe i plotfuqishem,te ndihet gjtihkund e askund te mos duket. (leter Gi de Mopasanit) • Kur shkruaja episodin e helmimit te Ema Bovarise,ne goje kisha shijen e arsenikut.Personazhet e mi imagjinare veprojne mbi mua,me perndjekin,ose me mire te them,un jam ata. (Leter Hipolit Tenit) • Lexoni e mos u jepni pas enderrimeve.Zhytuni ne studime te gjata:fitoni shprehine per pune kembengulese,se vetem kjo e ben njeriun te ndjehet mire vazhdimisht..Mos lexoni si femijet,per t’u argetuar,e as si lexojne ambicizoet,per te fituar dije.Jo,lexoni per te jetuar. (Leter Luize Kolese)
  • 26. Thenie per Floberin: • Nga Zonja Bovari dhe Edukimi i ndjenjave ka dale e tere letersia moderne. (Teodor de Banvil,Mbi varrin e Floberit) • Nese pyesin veten c’do ti kishte munguar letersise tone sikur Floberi te mos egzisotnte,ai shfaqet teper i madh.Ndikimi i tij ne romanin francez eshte me i frutshmi e me i qendrueshmi. (Albert Tibode,Gustav Flober) • Pa Floberin,nuk do te kishte pasur Marsel Prust ne France,as Xhejms Xhojs ne Irlande.Ne rusi,Cehovi nuk do te ishte krejtesisht Cehov. (Vladimir Nabokov,Letersia) • Perpjekja per te krijua nje proze qe te kete dendesine sugjestionuese te poezise,e ben Floberin nje artist qe barazohet me me te medhenjte.E kane shenjteruar mjeshter te realizmit,cka nuk i pelqente aspak,dhe breza te tere romancieresh thone se i perkasin metodes se tij.Me sakte,ai eshte themeluesi i romanit modern,sic e kane cmuar Kafka,Xhojsi,Folkneri,ai qe shkrimtaret tane te Romanit te Ri e kane quajtur “padroni” (Moris Nado,Gustav Flober shkrimtar)
  • 27. • Ndryshe nga c’ndodh me shume njerez,shperblimet shpirterore qe arti e letersia u japin deshirave per kenaqesi,nuk i mjaftuan Zonjes Bovari:ajo u perpoq te kalonte nga enderra ne veprim.Nuk ia doli mbane dhe iu desh te vrase veten.Historia e saj eshte ilustrim prekes i nje tragjedie te zakonshme,tragjedise se njeriut,qe i eshte falur dhuntia per te enderruar dhe qe shoqeria(cdo lloj shoqerie) ia ndalon t’i realizoje endrrat. (Mario Varas Llosa,Floberi ose orgjia e perjetshme)
  • 28.