SlideShare uma empresa Scribd logo
1 de 12
Shkolla eshte nje institucion
dinamik qe po ndryshon shume
ne parametrat e saj te se
kaluares. Mund te themi se
marredheniet mesues-nxenes
jane permiresuar me kalimin e
kohes, por ka edhe disa vende ku
keto marredhenie lene vertet
per te deshiruar. Mesuesi dhe
nxenesi jane dy ‘identitete
njerezore’, ‘identitete sociale’ te
ndryshme. Kjo do te thote se ata
jane dy figura te ndryshme, qe
kane mendimin e tyre per njeri-
tjetrin, natyrisht nga relacionet
sociale te jetes se sotme ne
vendin tone, ne kontestin e se
ciles ‘bashkejetojne’ mesuesi dhe
nxenesi. Ata ne kushtet e shkolles
‘moderne’ nuk duhet te jene
rivale apo ‘armik’, perkundrazi
bashkepunues, partner, qe kane
nje mision te perbashket. Ne cdo
kuptim qe ne do ta shikojme
shkollen ajo eshte dhe do te jete
nje institucion jo vetem
pedagogjik, por edhe I
marredhenieve te
demokratizuara midis mesuesit
dhe nxenesit. Mesuesi dhe
nxenesi jane te lire te ndertojne
marredhenie produktive duke u
nisur nga parimi pedagogjik,sipas
te cilit ne shkolle ‘liria e nxenesit’
mbaron aty ku fillon ‘e drejta e
mesuesit’ dhe anasjelltas.
Normalisht, liria pedagogjike dhe
demokratizimi I marredhenieve
mesues-nxenes nuk mund te
realizohen duke nderhyre
padrejtesisht ne hapesirat e njeri-
tjetrit, duke krijuar keshtu marredhenie kaotike, te paqarta. Principet e
ndryshuara dhe të demokratizuara të shkollës shpesh sjellin konflikte,
ashpërsi, brutalitet, vrazhdësi. Jeta e përditshme shkollore, krahas
konflikteve nxënës - nxënës, përmban edhe konfliktet nxënës- mësues.
Konfliktet mësues-nxënës janë nga më delikatet në shkollë dhe është e
pamundur të mos ekzistojnë. Ato kërkojnë shumë vëmendje, kujdes,
ndjeshmëri e profesionalizëm. Pjesa më e madhe e tyre janë konflikte: për
nevoja ose për vlera, rrallë herë ato janë konflikte për shkaqe të tjera,
konfliktet për
nevoja lidhen
drejtpërdrejt me
realizimin ose
mosrealizimin e
interesave të
ndryshëm të
nxënësve ose të
mësuesve, ndërsa
konfliktet për
vlera lidhen me
figurën ose
personalitetin e
mësuesit ose të
nxënësit. Kur të
dyja palët nuk
ndihen të respektuara nga njëra- tjetra, kur ndihen të fyera nga fjalë të
thëna ose nga veprime të kryera, ato, menjëherë, pozicionohen kundër
njëra-tjetrës. Jo pak mësues, nuk mund të përditësohen me ndryshimet e
përshpejtuara në formimin psikokulturor të nxënësve adoleshentë, gjë që
ndikon në nxitjen e konflikteve. Por, duke u nisur nga ajo se shkolla kërkon
paqe, stabilitet, qetësin e vërtet e jo të rreme por edhe shumë punë e
përkushtim, në vetvete ajo nënkupton parandalimin e konflikteve,
nënkupton zgjidhjen. Fëmijët duhet të mësojnë të punojnë së bashku, të
besojnë, të ndihmojnë dhe të ndajnë gjithçka me njëri-tjetrin. Fëmijët
duhet të mësojnë të vëzhgojnë me kujdes, të komunikojnë me korrektësi
dhe të dëgjojnë me vëmendje. Komunikimi i dobët mund të krijojë konflikt,
kur nxënësit nuk dinë të shprehin nevojat dhe dëshirat e tyre; nuk kanë ku
t’i shprehin emocionet dhe nevojat e tyre ose druhen t’i shprehin ato.
Shumë konflikte e kanë burimin te keqkuptimi i qëllimeve, ndjenjave,
nevojave ose i veprimeve të të tjerëve.
Asnjehere shkolla nuk eshte normale, nese nuk ka te kristalizuar misionin,
qellimin, funksionin si dhe natyrisht statusin dinamik te dy figurave te
perjetshme te saj; mesuesit dhe nxenesit.
Mungesa e
laboratoreve.
Viti i ri shkollor i gjen shkollat
në vend në kushte të vështira
infrastrukturore. Një pjesë e
tyre kanë mungesa bazike,
ndërkohë që të tjera kanë
probleme më sipërfaqësore.
Ajo që vërehet në përgjithësi
është mungesa e
bashkëpunimit mes qeverisë
qendrore dhe asaj vendore për
përmirësimin e gjendjes, por
pavarësisht kësaj, edhe pse
jemi në vitin 2014, në shkollat
shqiptare vështirë të gjesh
laboratorë fizike apo kimie të
një niveli të kënaqshëm dhe
nxënësit, edhe sot, vijojnë të
mësojnë për reaksionet
nëpërmjet imagjinatës, apo
përshkrimit që u bën
mësuesja. Në më të mirën e
rasteve e shohin në internet.
Po ashtu, pavarësisht
sloganeve të Shqipërisë në
moshën e internetit, në vendin
tonë vijon të ketë probleme
bazike me laboratorët e
informatikës. Pavarësisht
kësaj, probleme kryesore
mbeten tualetet, ku edhe në
rastet kur funksionojnë, nuk
mund të përdoren nga të gjithë
nxënësit e shkollës. Disa
shkolla nuk kanë palestër për
të bërë orën e fizkulturës, por
edhe kur kanë kushtet e
dhomave të zhveshjes lënë
shumë për të dëshiruar. Po
ashtu, bibliotekat me tekstet
që duhet të lexojnë nxënësit si
pjesë e programit mësimor
apo të tjera si pjesë e leximeve jashtë shkollore mungojnë në të
shumtën e rasteve.
Në një raport të fundit të Inspektoratit Kombëtar të Arsimit
Parauniversitar, thuhet se nga inspektimet e kryera rezulton se
shkollat në vend kanë një listë të gjatë problemesh kryesisht me
infrastrukturën.
Ndërkohë që, edhe meremetimet e kryera në mënyrë sipërfaqësore
nga autoritetet e pushtetit vendor nuk mund të fshijnë problemet
qendrore që kanë sot institucionet e arsimit parauniversitar.
Vihet re se infrastruktura e shkollave është më e mirë në zonat
urbane dhe që midis shkollave të qytetit dhe atyre të fshatit ka një
handikap të madh. Inspektorati Kombëtar i Arsimit Parauniversitar vë
në dukje gjatë inspektimit të shkollave 9-vjeçare dhe ato të mesme,
se nuk ka një bashkëpunim të mirë midis shkollave dhe drejtoritë
rajonale arsimore.
Në lidhje me këtë, vihet re edhe mungesë dokumentacioni në shumë
shkolla të vendit. Specialistët e IKAP rekomandojnë DAR përkatëse
duhet të pasurojnë laboratorët e fizikës, kimisë dhe biologjisë në
funksion të procesit mësimor, si dhe të bëhet një bashkëpunim më i
fortë me pushtetin lokal për ndërtimin e ambienteve të reja. Viti i
fundit shkollor 2013-2014 nuk plotësoi standardet e duhura për t’u
dhënë nxënësve shkollim cilësor. Sipas raportit të fundit të publikuar
nga IKAP vihen re mungesa të ambienteve mësimore dhe probleme
në infrastrukturën e shkollave.
Në konkluzionet e raportit janë vënë në dukje mospajisja e shkollave
me klasa laboratorë për lëndët shkencore, mungesa e ambienteve
për edukimin fizik e deri tek mungesa e bibliotekave apo librave që u
vijnë në ndihmë nxënësve për të studiuar.
Sipas raportit, në disa shkolla ka ende mungesë të sistemeve apo
mjeteve të ngrohjes për klasat, edhe pse për këtë pushteti lokal ka
investuar jo pak, por që aktualisht midis shkollave dhe bashkive apo
komunave nuk ka një bashkëpunim në nivelin e duhur. Në raport
thuhet se në mjaft shkolla të vendit, prindërit detyrohen të
kontribuojnë me fonde për t’ju ardhur në ndihmë shkollave.
Një tjetër problem është bashkëpunimi i mësuesve dhe prindërve, që në konkluzionet e raportit thuhet se
nuk është në nivelin e duhur. Sipas raportit, stafi pedagogjik në shkolla angazhohet për të lidhur një
marrëdhënie me prindërit, për t’i informuar ata për ecurinë e fëmijëve, ndërkohë nga ana e prindërve nuk
ofrohet i njëjti bashkëpunim. Problemi më madhor sipas raportit, mbetet pasurimi i shkollave me ambiente
studimi, bibliotekë dhe tituj librash. Veme re se problemet qe jane spikatur ne kete raport te bere e prekin
edhe shkollen tone. Jane probleme qe kane egzistuar me pare dhe qe ne ditet e sotme vazhdojne te
zmadhohen. Disa te dhena qe dolen nga raporti I publikuar nga IKAP ishin:
Laboratorët
Shkollat e inspektuara, në
72% të rasteve, disponojnë
mjete laboratorike të lëndëve
fizikë, kimi, biologji dhe
gjeografi por mungojnë
klasat laboratorë. Për këtë
arsye, punët laboratorike jo
gjithmonë realizohen në
laboratorë. Mësuesit
zhvendosin mjetet në
mjediset e klasave për
demonstrimin e detyrave
praktike. Kjo ndodh
pergjithesisht ne te gjitha
shkollat e mesme perfshire
ktu edhe gjimnazin BDK.
Palestra
Pjesa më e madhe e
shkollave të inspektuara nuk
disponojnë mjedise të
brendshme, të përshtatshme
për zhvillimin e lëndës së
edukimit fizik, ndërsa
mjediset e jashtme sportive
jo në të gjitha rastet janë të
rregulluara dhe të
përshtatshme për zhvillimin
normal të procesit mësimor.
Gjithashtu është evidentuar se dhomat e zhveshjes për djemtë
dhe vajzat jo gjithmonë janë të përshtatshme
Ngrohja
Shkollat, në 57% të rasteve, kanë siguruar ngrohjen e mjediseve
të brendshme me dru zjarri dhe me energji elektrike duke iu
dhënë prioritet klasave të ciklit të ulët ndërsa në shkollat e tjera
kanë marrë masa për sigurimin e ngrohjes së mjediseve. Ne
shkollen tone mungon teresisht ngrohja.
Bibliotekat
Bibliotekat e shkollave të inspektuara janë funksionale por në to
rezultojnë pak tituj librash për të plotësuar nevojat e nxënësve
dhe shkollës. Por ka edhe shkolla, sic eshte Babe Dude
Karbunara ku ambjentet si biblioteka nuk jane te pranishme per te
plotesuar kerkesat e nxenesve.
Kurset private,problem i kohes
Keto kohet e fundit eshte hapur shume nje fenomen i ri.Kurset
Private.
Cdo mesues duke filluar nga Anglishtja dhe deri te Kimiia e Fizika
filluan te hapin kurse me pagim sidomos ne shkollat e mesme.Disa e
shohin kte gje si dicka te mire dhe jane dakort me hapjen e kurseve
sepse mund te ndihmojne. Gjithashtu shihet si nje zgjidhje per mesuesit te cilet kane rroga te uleta.
Nga ana tjeter shume mesues kane arritur ne limite dhe duke qene ne shkolle duket hapur qe nxenesit qe jane ne
kurse arrijne rezultate te shkelqyera ne ato klasa.
Tani problemi eshte a jane kurset dicka ndihmese apo eshte thjesht nje fjale qe fsheh nga mbrapa korruptimin dhe
degjenerimin e mesuesve ne sistemin shqiptar?
Nga ana tjeter jetojme ne nje shoqeri ku ky fenomen eshte kaq normal sa as vete studentet nuk e mendojne si te
gabuar duke e kthyer klasen ne vendin me te fundit ku mund te edukohen. Ketu jemi ne ne nje pike te vdekur dhe
mendoj qe eshte ne doren e mesuesve te rinj te rikthejne mitin e edukuesit dhe jo te perfituesit.
Shpresoj qe sa me shpejt qe te jete e mundur bashke me politikat e qeverise per arsimin per ti rishikuar keto
probleme.
Megjithese nga ana tjeter edhe rrogat e mesuesve jane qesharake. Nje zgjidhje do te ishte licensimi i kurseve
private, pronari i nje kursi privat duhet te paguaj takse prej te ardhurave.
A eshte e nevojshme prania e psikologut ne shkolle?
Interviste me psikologen Ardita Koka.
Si fillim ju falenderojme qe pranuat te jepni nje
interviste.
Znj.Ardita :Faleminderit juve sepse eshte ne interesin
tone te mund te flasim hapur per problemet tone,
keshtu mund te gjejme dhe zgjidhje me lehte
Si mendoni ju a i nevojitet nje psikologe nje
institucioni shkollor,ku adoleshentet te kene nje
“dere” te hapur per cdo problem qe mund t’i
shoqeroj ata?
Znj.Ardita : Nuk i nevojitet.E kane shume te
domosdoshme, sidomos tani ku duket sikur askush te
kupton ose qofte edhe te interesohet per egzistencen
tende.
Prania e nje personi qe te degjon dhe drejton eshte
nje nevoje.
A ngurojne keta adoleshent te marrin nje hap per te
shfaqur problemet e tyre ?
Znj.Ardita: Po , ngurojne shpesh .
Pse ndodh kjo?
Znj.Ardita :Per shum arsye.Them se frika ndaj
paragjykimit eshte ajo me kryesorja.
Cfare jeni ne gjendje te beni ju per te thyer tabune e
mendimeve te ketyre adoleshenteve?
Znj.Ardita : T’i ofrojme gjithe profesionalizmin tone ,
t’i degjojme , te besojme tek ta me qellim qe edhe ata
te mund te besojne tek ne.
Te shpresojme qe kjo gje te realizohet e te percillet si
nje mesazh i mire tek te gjithe ata adoleshente qe
ngurojne te hapin dyert ne zyrat e psikologeve.
Znj.Ardita : Shpresa nuk eshte e mjaftueshme ,
adoleshentet jane shume te brishte , prandaj
mbeshtetja eshte e domosdoshme .
Mos harroni nqs nuk mund te gjeni nje fjale te
ngrohte ne familjen tuaj , nje dore qe t’ju ndihmoje ne
shoqeri ,dijeni se do jete gjthmone nje dere e hapur
per ju . Ju nuk jeni vetem!
Ju falenderojme per keto fjale nga zemra,e per kete
shprese dhe shtyse.
Faleminderit per intervisten dhe shume suksese ne
punen tuaj ne vazhdim.
Znj.Ardita : Falenderimet me takojne mua. Thellesisht
shpresoj qe kto fjale te kene ktheyer buzeqeshje ne
fytyra te vetmuara .
“Teknologjia” e adoleshenteve.
Teknologjia ne shkolle,nuk mjafton.
Ne jemi ne shek. e XXI dhe perdorimi i teknologjisë në shkollë është i
domosdoshem.Sot,nxënësit jetojnë në një botë të rrethuar me
teknologji.Pra,teknologjia është nevojë e ditës.
Evolucioni i shkollës kërkon nje staf të përgatitur mirë,por edhe
nxënësit duhet të jenë të përgatitur për te rejat që sjell koha.
Ikja nga hapat tradicional të shkollës,ku shkollat dhe klasat më
shumë ngjasonin me fabrikat dhe ku mësuesi sillej si një shef duke urdhërura,tani në shekullin 21 duhet
mbështetur një shkollë tjetër,bashkëkohore,ku nxënësi duhet të jetë kreativ,hulumtues e vlerësues,kjo
eshte domosdoshmëri për një mësim dhe shkollë cilësore.Pikërisht,përdorimi i kompjuterit dhe i
teknologjisë informative nëpër klasa nxitë te nxënësi imagjinatën dhe e bën më kreativ e hulumtues për të
mësuar në vazhdimësi.
Është e nevojshme që nxënësve tu mësohen aftësitë e shekullit 21,nëtë cilin jetojmë.
Hulumtimet e bera ne shkolla kanë treguar qartë se dijet e nxënesve të shkollave që kanë përdorur
kompjuterin dhe internetin në lëndet mësimore kanë qënë të një niveli shumë më të lartë se niveli te
shkollat që nuk kishin përdorur teknologjinënë procesin mësimor.Por duhet të përmëndim se një rol të
rëndesishëm luan edhe mënyra e shfrytëzimit.
Nëse shfrytëzimi i teknologjisë do të bëhej në menyrë efektive atëhere nxënësit do të mësojnë më mirë dhe
më shpejtë,nga ajo që kishin mësuar me mjetet e zakonshme.
Përdorimi i teknologjisë me zotësi mundëson arritjen dhe plotesimin e qëllimeve mësimore për një kohë më
të shkurtër dhe më pak punë për mësuesit dhe nxënësit.
Megjithse jemi në shekullin e 21 dhe teknologjia ka përparuar shumë.,përsëri në shkollën tonë teknologjia
është e pakët.Në shkollë ndodhen vetem dy kabinete informatike,me nga 15 kompjutera të rregullt dhe një
klasë me tabelë elektronike dhe në një shkollë me një numër shumë të madh nxënësish,ky numer është i
pamjaftueshem.
1- Si ka ndikuar teknologjia gjat ketyre viteve ne
mësimdhënje ?
-Për shkak të teknologjisë kanë ndodhur shumë
ndryshime të rëndesishme në mësimdhënje.
Teknologjia ka bër nje përmirsim të dukshëm në
mësimdhenje dhe ka pasur një ndikim tepër
pozitiv.
2- Në vitet e pare te futjes së menjëhershme të
teknologjisë në shkollë,a u pershtatën nxënësit
këtij ndryshimi thuajse te menjëhershëm ?
-Po nxënsit u përshtatën më së miri futjes së
teknologjisë në shkollë.
Kjo ndodhi sepse futja e teknologjisë në shkollë
nuk mund te themi se qe e menjehershme por
erdhi gradualisht.
3- A mendoni se teknologjia në shkollë ka qenë
nje hap i rëndësishëm për të ecur përpara ? Dhe
a ka pasur ndikim pozitiv ajo ?
-Sigurisht që teknologjia ka qen nje hap tepër i
rëndesishëm në procesin mësimor.po ajo ka
pasur nje ndikim shume pozitiv,si për nxënësit por
ashtu edhe për mësuesit sepse ne sot jetojmë në
një botë të rrethuar nga teknologjia dhe pa
teknologjin gjithcka do te ishte shumeë e vështire.
4- A i mirmbajnë nxënësit kompjuterat dhe paisjet
e tjera teknologjike në shkollën tonë ?
-Le të themi se akoma nuk kemi nje edukat mbi
përdorimin e kompjuterave dhe paisjeve të tjera
teknologjike.Sepse shohim her pas here dëmtimin
she shkatërrimin e tyre nga nxënësit.
5-Sa kompjutera gjenden në gjendje të mirë pune
në shkollën tonë ?
- Ne shkollë kemi 2 kabinete informatike me nga
rreth 15 kompjutera,gjithsej afersisht 30
kompjutera në gjëndje të mirë punë.
6-A është i mjaftueshem ky numer kompjuterash
për shkollën tonë ?
-Jo nuk mund të themi se është i mjaftueshëm
sepse kemi një numër shumë të madh
nxënësish,gjë e cila Çon në dëmtimin e këtyre
kompjuterave shpesh herë.
Gjelberimi ne shkolle,nje problem me shume.
Ne ditet e sotme gjelberimi shihet si nje problem per te gjithe.Ndotja e mjedisit ka
mbuluar cdo hapsire perfshire edhe shkollat.
Nje grup studetesh kane ndermare nje nisme per gjelberimin e shkolles se tyre dhe
besoj se eshte nje shembull per tú ndjekur nga te gjithe.
Ne kete takim, i cili u lehtesua nga zj Margarita Markja, u trajtua ceshtja e mbrojtjes
se mjedisit si nje nga te drejtat qe duhet te gezojne femijet dhe banoret e qytetit.
Femijet me punen e tyre treguan kendveshtrimin dhe pikpamjet e tyre ne lidhje me kete teme dhe treguan
gadishmerine e tyre per tu perfshire ne aktivitete qe kane ne fokus shtimin e mjediseve te gjelberta ne shkolle dhe
jashte saj, si dhe teguan mbi ekskeriencat e tyre personale dhe ne grup
Femijet e mbeshtetur nga Save the Children realizuan nje projekt qe promovonte mbrojtjen e mjedist dhe shtimin e
bimeve te gjelberta brenda dhe jashte shkolles.
Ata treguan se shkolla e tyre e ndertuar rishtazi, ishte vetem mure
dhe beton dhe nuk percillte asnje mesazh miqesor per mjedisin dhe
keshtu ata bene nje miniprojket per te promovuar rendesine e
mjedisit te gjelbert dhe njekohesisht ata siguruan shume vazo me
bime te gjelbra .Ajo qe eshte shume e rendesishme, thane ata, eshte
fakti qe kjo nisme e tyre u perkrah nga nxenes te shkollave te cilet
sollen nga shtepite e tyre lule te cilat i vendosen ne ambjentet e
klasave.Fale veprimtarise se ketyre nxenesve shkolla eshte
zbukuruar me bime te gjelbra brenda ambjenteve te shkolles, por
fatkeqesisht jo jashte saj.
Ata mendonin se nje nisme e tille duhet dhe ne shkollat e tjera, se pari sepse kjo eshte primare per nje shendet te
mire te femijeve , dhe se dyti sepse ka dhe vlera edukative qe promovojne ndjenjen e perkujdesjes ndaj mjedist
rrethues.Eshte emocionues fakti qe femijet kishin informacione te shumta rreth ceshtjeve sic jane shpyllzimet,
mbetjet , erozioni etj.Eshte e domosdoshme qe ky informacion dhe emergjia e vullneti i femijeve te kanalizohet ne
aktivitete dobiprurese.
Me shume adoleshente obeze!
Si mund ta parandalojme?
A jane aktivitetet sportive ne ndihme te parandalimit te obezitetit?
Obeziteti tek adoleshentete eshte nje shqetesim ne rritje per shume prinder. Jeta sedentare, pijet me shume sheqer,
perdorimi i ushqimeve te keqija dhe predispozitat gjenetike e kane kthyer kete problem ne epidemi. Femijet mbi
peshe dhe qe jane obeze paraqesin me shume rreziqe lidhur me shendetin ne te ardhmen, duke perfshire semundjet
e zemres, kaceri, diabeti e shume te tjera.
Megjithate prinderit mund te luajne nje rol shume te rendesishem ne parandalimin e obezitetit tek femijet,qe ata te
mos vuajne pasojat ne adoleshence.
1. Kerkojini femijes suaj qe te
beje sa me shume aktivitete
fizike. Kur femijet jane te vegjel,
lejojini te provojne sporte te
ndryshme dhe gjeni se cfare u
pelqen. Mbajtja e femijeve tuaj
aktive do te mundesoje qe ata ta
mbajne larg mbipeshen gjate
kohes qe hyjne ne vitet e para te
adoleshences.
2. Inkurajojini femijet te luajne
perjashta dhe limitoni kohen qe
ata shohin televizor dhe qe luajne
video game. Qendrimi brenda
ndikon ne shtimin ne peshe.
Cojini femijet ne park, ne nje
pishine ose cojini te bejne ski ose
snowboard. Mesojini femijes suaj
se te qenit sa me aktive nuk eshte e veshtire dhe mund te jete shume
argetuese. Jepni nje shembull te mire duke u ushtruar per vete.
3. Mesojini femijes suaj rendesine e te ngrenit ne menyre te shendeteshme
dhe jepni shembull per kete.
Jepuni femijeve drithera, proteina, fryta e shume perime. Nese mesohen
me ushqim te shendetshem qe te vegjel, kane me shume mundesi qe me
kalimin e moshes kjo te mos ndryshoje.
4. Parapergatisni vaktet. Pergatitja e ushqimeve ne shtepi mund te jete e
veshtire kur jeni ne pune dhe gjithe oraret i keni te zena. Te pakten,
minimalisht duhet te gatuani dy here ne jave.
5. Eleminoni pijet me shume sheqer nga dieta e femijes suaj. Kalorite
shtese mund te kthehen lehtesisht ne kile te teperta. Konsumi i sasive te
medha te ujit jo vetem qe eshte dicka pozitive per shendetin e femijes suaj,
gjithashtu ajo promovon renien ne peshe ne menyre shume te
shendeteshme.
Zhargonet e adoleshenteve
Fjalori modern i të rinjve tanë përveç fjalëve në shqip, në zhargonin e tyre
tani zënë një pjesë të madhe dhe huazimet nga gjuhët e huaja. Kryesisht
pjesë e zhargonit të tyre janë bërë fjalët nga gjuhët angleze, turke por edhe
spanjolle dhe kjo për shkak të telenovelave që po transmetohen në kanalet
tona televizive.
Nje adoleshente thote qe: “Nganjëherë unë me shoqet e mia kur dëshiroj që dikush të mos na kuptoj se çfarë i them,
atëherë i flas me disa fjalë që vetëm ne merremi vesh. Zakonisht fjalët i kthejmë mbrapsht dhe tingëllojnë më
ndryshe në kuptimin e tyre. Ka shumë fjalë si p.sh. fjala ‘mirë’ në ‘rim’, apo ‘nice’ të cilën e përdorim jashtëzakonisht
shumë.
Por ka edhe shumë e shumë fjalë të tjera të cilat e përbëjnë fjalorin tonë të sotëm”, ka thënë ajo për “Zëri”.
Gjuha dhe format e të folurit, me të cilat të rinjtë tanë komunikojnë në rrjetet sociale, janë krejtësisht jashtë të të
folurit apo të të shkruarit të shqipes standarde dhe kjo i dëmton të rinjtë në zbatimin e kësaj të fundit. Këtë fakt nuk
e mohon edhe Shkodran Gashi i cili shumë fjalë të huaja tashmë po i përdor edhe në rrjetet sociale. “Rrjeti social
Facebook, është bërë rrjeti më i frekuentuar nga shoqëria jonë me të cilën po jetojmë. Këtu mund të shohësh lloj-lloj
fjalësh, lloj-lloj shprehjesh të cilat ndoshta edhe nuk i ke parë dhe dëgjuar ndonjëherë. Por ja që kjo është koha ne të
cilën po jetojmë”, shton ai. Disa nga të rinjtë tanë fjalët e zhargonit nuk i përdorin në praninë e prindërve, sepse më
pas mund të qortohen nga ta. Njomza Hyseni pohon se kur gjendet në shtëpi nuk flet me gjuhën e njëjtë të cilën e
flet me shoqërinë. “Në shtëpi nuk e kam shprehi të përdor zhargone të fjalëve të cilat nuk i kupton familja ime, por
kur jam me shoqërinë patjetër se po”, shton ajo.
Ambientet shkollore janë vendi ku më së shumti të rinjtë përdorin zhargone të ndryshme, mbase edhe
mësimdhënësit e tyre në të shumtën e rasteve nuk i kuptojnë shprehjet e tyre. “Është fakt që ne të rinjtë kur jemi në
ambientin shkollor na pëlqen më shumë të flasim në gjuhën tonë. Por këtë e praktikojmë edhe kur jemi nëpër
kafene apo vende të tjera.
Matura Shteterore,e deshtuar
Matura shtetërore është një dështim.
Cilësia e studentëve të rinj është shumë e dobët.
Gjatë një interviste për dekani i Universitetit te Mjeksise thotë se 60% e studentëve të mjekësisë nuk arrijnë
ta kalojnë vitin e parë. Ai propozon të hiqet matura shtetërore dhe të ndryshojnë rregullat për pranimet.
"Matura shtetërore nuk i ka dhënë rezultatet e duhura, për të mos thënë se në shumë raste ka pasur dhe
dështime. Vetëm këtë vit numri i studentëve që janë për vjeshtë është mbi 60%. Kjo tregon për rezultatet që
matura shtetërore ka pasur, që ata vijnë me rezultate shumë të larta në Fakultetin e Mjekësisë dhe që vitin e
parë 60% e tyre ngelin.”
Dekani shprehet i indinjuar rreth procesit të maturës shtetërore dhe mënyrës se si zhvillohen testimet.
Në fakt, kundërshtimet ndaj procesit të maturës shtetërore kanë ardhur edhe nga dekanë të fakuleteve të
tjera. Ata e kanë cilësuar si një proces të dështuar, mënyrën se si pranohen të rinjtë në universitete.
“Perse ka deshtuar matura shteterore?”
“Perse ka deshtuar matura shteterore”
Problemi i matures shteterore, eshte kompleks, me shume defekte dhe mangesi!
Kjo besoj eshte edhe arsyeja perse cdo vit ndermerren reforma ne kete aspekt, por valle a eshte normale te
kemi 8 breza eksperimental ne vazhdimesi?
Duke qene cdo dite prane te rinjve, ne bisedat e tyre shoh te dalin problematika te ndryshme, lidhur me
Maturen Shteterore: kurrikula, si zhvillohet provimi, si vleresohen nxenesit, kreditet, koeficente, piket,
seleksionimi neper fakuletete, dhe ne fund habia sesi pavaresisht perpjekjeve kolosale nuk arrijne te kapin
shkollen e endrrave. Gjithesesi, une do te perqendrohem vetem ne dy prej ceshtjeve me kryesore:
• Se pari a eshte i drejte sistemi qe tre vite te shkolles se mesme i barazon me nje provim dhe i largon
nxenesit nga formimi i pergjithshem?
• Dhe se dyti, a po arrijme ta administrojme kete proces ne menyren e duhur, duke u bazuar vertet ne ate qe
e quajme merite-preference, apo po kalojme ne sistemin: une njoh me shume-une mund te gjej tezen
paraprakisht-une do te fitoj shkollen me te mire?
Referuar pikes se pare, cka shoh me shqetesuese eshte fakti se, qe prej futjes se matures shteterore,
pergatitja e pergjithshme e nxenesve eshte ulur ne menyre te ndjeshme. Kjo jo per faj te aftesive apo
neglizhences se tyre, por prej asaj qe vet sistemi dikton. Ne te gjithe, duhet ta pranojme haptazi dhe pa u
stepur, se sot gjimnazistet mesojne vetem 4-5 lende, qe jane matematika, letersia dhe lendet qe do japin
provim me zgjedhje, pasi totali i pikeve qe mbledhin prej mesatares se tyre te pergjithshme, krahasuar me
piket qe mbledhin nga keto provime eshte shume I vogel, per te bere diferencen. Kjo llogjike, sa e paster dhe
e ftohte nga njera ane, ka demtuar rende nivelin e pergatitjes se pergjithshme te nxenesve. Dhe ketu duhet
theksuar se institucionet arsimore qe nxenesit ndjekin quhen Shkolla te Mesme te Pergjithshme, pra duhet
te marrin nga keto institucione pikerisht dije te pergjithshme.
Po ju jap nje shembull konkret dhe me thoni ju, nese llogjika e pranon: Nga nje gjimnaz qe gjithesej ka 3
klasa maturantesh, pra 90 nxenes, te 90 kapin 6-top fakultetet me te kerkuara. Nderkohe qe nga nje gjimnaz
me 13 matura, pra me rreth 300 nxenes, vetem 15-20 prej tyre arrijne te shkojne ne keto fakultete. Kjo jo
sepse nuk i kerkojne, por sepse nuk i arrijne.
Meritokracia eshte termi kyc i gjithe ketij problemi, sepse gjithmone e me shume neper universitete po
shkojne nxenes qe nuk e meritojne.
Mesuesit: Tekstet shkollore jane me probleme
Tekstet kanë shumë probleme dhe fatkeqësisht këto probleme nuk ndeshen
vetëm nga nxënësit, por edhe mësuesit e tyre. Tekste të mbingarkuara,
përkthime aspak cilësore, histori e shtrembëruar janë disa nga problemet
madhore të testeve shkollore të arsimit parauniversitar.
Një studim i mbështetur nga SOROS zbulon fakte aspak të këndshëm sa i
takon cilësisë së teksteve shkollore, madje edhe gabime e vështirësi të
shumta. Studimi i mbështetur nga ky fondacion është zgjeruar duke bërë
edhe krahasime me 4 vende të rajonit dhe rezultatet janë se vendi ynë lë
për të dëshiruar për sa i takon reformës së teksteve.
Në studim u përfshinë rreth 300 mësues në shkolla të ndryshme të vendit. Ndërkohë u morën edhe opinione
të mësuesve dhe drejtuesve të shkollave në lidhje me këtë fenomen.
Pjesët më problematike të teksteve sipas mësuesve:
- Mospërputhja e ushtrimeve me teoritë (matematikë)
- Përsëritje e koncepteve në disa tema brenda tekstit (biologji dhe fizikë)
- Kapitulli i derivateve (i vështirë për moshën e nxënësve)
- Nivel shumë i lartë vështirësive i statistikës dhe probaliteti (matematikë)
- Integrim jo real i gjuhës me letërsinë (gjuha shqipe dhe letërsia)
- Mbingarkesë në tekste të autorëve dhe veprave që duhet të studiohen (gjuhë shqipe dhe letërsia)
- Paqartësia dhe faktet e kundërta në trajtimin e historisë së vendit (Histori e Shqipërisë)
Adoleshentet jetojne me mitin e
Teknologjise.
Përdorimi i kompjuterit dhe i internetit mes adoleshentëve, nga
viti 2000 e deri më sot, është rritur në mënyrë konstante e të
vazhdueshme.
Fatkeqësisht me përdorimin e shumtë të internetit është shtuar
edhe rreziku për të përdorur sjellje të pahijshme. Shkëmbejnë
me njëri-tjetrin numra telefonash, fotografi (edhe provokuese)
dhe janë gati të takohen edhe me të panjohur. Ndryshe nga
dikur, sot është shtuar koha që kalojnë në internet.
Adoleshentët nuk e kuptojnë rrezikun që u kanoset duke çatuar në internet. Sigurisht që
bashkëbiseduesit në anën tjetër mund të jenë adoleshentë, por kjo gjë nuk e ul aspak rrezikun.
Nëse prindërit do të ishin më të kujdesshëm me fëmijët dhe nuk do t‘i lejonin ata të kalonin shumë
kohë në internet, atëherë adoleshentët do të mësoheshin me rregull dhe kërkesë llogarie. Por edhe
heqja e internetit ka avantazhet dhe dizavantazhet e veta. Për shembull, nëse adoleshentëve do t‘u
ndalohej navigimi në internet, atëherë ato do t‘i riktheheshin televizorit, duke mos ia ndarë sytë për
orë e orë të tëra në ditë. 23 për qind e adoleshentëve shohin televizor mbi tri orë në ditë. Nga
përgjigjet e të intervistuarve, 7 për qind e adoleshentëve ka deklaruar se e kalon kohën para
televizorit e internetit. Pra në bazë të përgjigjeve, dimë se shumë të rinj kalojnë mesatarisht 4-5 orë
në ditë para ekranit të një monitori.
Facebook
Rrjetet sociale jane bere pjese e
jetes se perditshme per 60% te
shqiptareve. Statistikat flasin per nje
perdorim te gjere kryesisht te
facebook por edhe te Twitter, my
space, blogger, netlog etj
Perdoruesit jane te moshave te
ndryshme duke filluar qe nga
adoleshentet e deri tek personat
mbi 50-vjec.
Por a perben problem perdorimi i ketyre rrjeteve?
A duhet te shqetesohen prinderit per femijet e tyre?
Me poshte po ju japim disa fakte mbi efektet qe kane rrjetet sociale per shendetin tuaj.
Hidhini nje sy para se te beni “poke” “like” apo “friend request”.
Efektet Pozitive
1.Nxit vete-vleresimin
Sipas nje studimi nga Universiteti i Cornell, studentet qe kishin perdorur facebook-un dhe kishin
perditesuar statuset e tyre, ndjeheshin me mire dhe ishin me humor me te mire krahasuar me ata
qe nuk e kishin perdorur fare.
Sipas studiuesve, perditesimi i statuseve apo postimet, nxisin konfidencen, besimin dhe stimen per
vetveten.
2.Forcon marredheniet shoqerore
Ne Britani u moren per studim perdorues te facebook, me moshe nga 21-29 vjec.
Rezultati? Facebook ndihmonte ne forcimin e marredhenieve midis miqve.
Si mesazhet private (inbox) apo “wall post”, i jepnin mundesi perdoruesve te besojne tek miqte e
tyre, ti rikthehen kujtimeve te vjetra e te qeshin me ze te larte.
Efektet negative
1.Shkakton depresion
Kjo ndodh kur ka nje perdorim
te pakontrolluar dhe te
pakufizuar te facebook,
vecanerisht nga adoleshentet, te
cilet mund te shfaqin edhe
sjellje agresive. Megjithese ky
fenomen ende nuk eshte
vertetuar shkencerisht dhe ne
fakt ekspertet pohojne qe kjo
eshte pak a shume nje lidhje e
ndersjellte. Jane personat
depresive me te prirur te
perdorin facebook-un.
Ne pergjithesi perdoruesit e rinj
jane me te prirur te shpenzojne
me shume kohe ne facebook, sa te familjarizohen ne krahasim me ata qe kane kohe qe e kane
hapur profilin e tyre. Depresioni nuk vjen nga perdorimi i facebook-ut por nga marredheniet e
dobeta me miqte apo familjaret.
2.Crregullon menyren e ushqyerjes
Sa me shume te rrine adoleshentet ne facebook apo rrjete te tjera sociale, aq me shume jane te
prirur per crregullime ne menyren e te ngrenit, duke degraduar deri ne anoreksi, bulimi apo dieta
ekstreme. Informacionet dhe lajmet e shumta ne lidhje me muziken, moden, gossip, i shtyjne
adoleshentet drejt crregullimeve ne menyren e te ushqyerit.
Por jo domosdoshmerisht per kete eshte fajtor facebook. Ndoshta eshte e kunderta, qe personat
me keto crregullime shpenzojne me shume kohe online. Duhet te tregohet nje kujdes i vecante nga
ana e prinderve qe te kufizojne efektet negative jo vetem te facebook-ut por te medias ne
pergjithesi, tek femijet e tyre.
Shpresojme qe ne te ardhmen te mos e kontrolloje teknologjia jeten e
adoleshenteve,por adoleshtet teknologjine dhe rrjetet sociale.
I madhi Anjshtajni ka thene :
“I frikesohem dites kur teknologjia do te
tejkaloje cdo gje,madje dhe
bashkeveprimin mes njerezve.
Kur te vije ajo dite,ne do te kemi nje
gjenerate me idiote.”
Gazeta e shkolles

Mais conteúdo relacionado

Mais procurados

Projekt; Gjeometria ne programet shkollore e jeten e perditshme
Projekt; Gjeometria ne programet shkollore e jeten e perditshmeProjekt; Gjeometria ne programet shkollore e jeten e perditshme
Projekt; Gjeometria ne programet shkollore e jeten e perditshmesidorelahalilaj113
 
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.enerisaloti
 
Sëmundjet gjenetike
Sëmundjet gjenetikeSëmundjet gjenetike
Sëmundjet gjenetikeXhuLia Muca
 
Hebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në ShqipëriHebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në ShqipëriDonikaLici
 
Mrojtja nga ndotja e planetit Tokë (Shkenca 10)
Mrojtja nga ndotja e planetit Tokë (Shkenca 10)Mrojtja nga ndotja e planetit Tokë (Shkenca 10)
Mrojtja nga ndotja e planetit Tokë (Shkenca 10)CleaInanis24
 
Te ushqyerit shendetshem
Te ushqyerit shendetshemTe ushqyerit shendetshem
Te ushqyerit shendetshemDarla Evangjeli
 
Syprina e katërorit dhe drejtkëndëshit
Syprina e katërorit dhe drejtkëndëshitSyprina e katërorit dhe drejtkëndëshit
Syprina e katërorit dhe drejtkëndëshitAdelina Fejzulla
 
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyreHumanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyreExhitah Vasija
 
Prodhimi i energjise
Prodhimi i energjiseProdhimi i energjise
Prodhimi i energjiseroberto1723
 
Energjia dhe Burimet e Energjisë
Energjia dhe Burimet e EnergjisëEnergjia dhe Burimet e Energjisë
Energjia dhe Burimet e EnergjisëKlajdi Proko
 
Projekt Kimi - Burime te hidrokarbureve ne Shqiperi
Projekt Kimi - Burime te hidrokarbureve ne ShqiperiProjekt Kimi - Burime te hidrokarbureve ne Shqiperi
Projekt Kimi - Burime te hidrokarbureve ne ShqiperiMarinela Abedini
 
Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona
Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona
Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona #MesueseAurela Elezaj
 
Projekt ne guide turistike
Projekt ne guide turistikeProjekt ne guide turistike
Projekt ne guide turistikeAnisa 19
 
Energjia, llojet dhe perdorimi
Energjia, llojet dhe perdorimiEnergjia, llojet dhe perdorimi
Energjia, llojet dhe perdorimiBlerinaMuobega
 
Matematika ne jeten e perditshme
Matematika ne jeten e perditshmeMatematika ne jeten e perditshme
Matematika ne jeten e perditshmeAna Ana
 

Mais procurados (20)

Projekt; Gjeometria ne programet shkollore e jeten e perditshme
Projekt; Gjeometria ne programet shkollore e jeten e perditshmeProjekt; Gjeometria ne programet shkollore e jeten e perditshme
Projekt; Gjeometria ne programet shkollore e jeten e perditshme
 
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.
 
Sëmundjet gjenetike
Sëmundjet gjenetikeSëmundjet gjenetike
Sëmundjet gjenetike
 
Metalet
MetaletMetalet
Metalet
 
Duhani, rreziqet
Duhani, rreziqetDuhani, rreziqet
Duhani, rreziqet
 
Hebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në ShqipëriHebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në Shqipëri
 
Mrojtja nga ndotja e planetit Tokë (Shkenca 10)
Mrojtja nga ndotja e planetit Tokë (Shkenca 10)Mrojtja nga ndotja e planetit Tokë (Shkenca 10)
Mrojtja nga ndotja e planetit Tokë (Shkenca 10)
 
Te ushqyerit shendetshem
Te ushqyerit shendetshemTe ushqyerit shendetshem
Te ushqyerit shendetshem
 
Syprina e katërorit dhe drejtkëndëshit
Syprina e katërorit dhe drejtkëndëshitSyprina e katërorit dhe drejtkëndëshit
Syprina e katërorit dhe drejtkëndëshit
 
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyreHumanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
 
Prodhimi i energjise
Prodhimi i energjiseProdhimi i energjise
Prodhimi i energjise
 
Uji eshte jete
Uji eshte jeteUji eshte jete
Uji eshte jete
 
Ngrohja globale
Ngrohja globaleNgrohja globale
Ngrohja globale
 
Energjia dhe Burimet e Energjisë
Energjia dhe Burimet e EnergjisëEnergjia dhe Burimet e Energjisë
Energjia dhe Burimet e Energjisë
 
Projekt Kimi - Burime te hidrokarbureve ne Shqiperi
Projekt Kimi - Burime te hidrokarbureve ne ShqiperiProjekt Kimi - Burime te hidrokarbureve ne Shqiperi
Projekt Kimi - Burime te hidrokarbureve ne Shqiperi
 
Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona
Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona
Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona
 
Projekt ne guide turistike
Projekt ne guide turistikeProjekt ne guide turistike
Projekt ne guide turistike
 
Energjia, llojet dhe perdorimi
Energjia, llojet dhe perdorimiEnergjia, llojet dhe perdorimi
Energjia, llojet dhe perdorimi
 
Matematika ne jeten e perditshme
Matematika ne jeten e perditshmeMatematika ne jeten e perditshme
Matematika ne jeten e perditshme
 
Veriu i shqiperise
Veriu i shqiperiseVeriu i shqiperise
Veriu i shqiperise
 

Semelhante a Gazeta e shkolles

Psikologji shkollore liber
Psikologji shkollore liberPsikologji shkollore liber
Psikologji shkollore liberLeonard Carcani
 
Psikologji shkollore liber
Psikologji shkollore liberPsikologji shkollore liber
Psikologji shkollore liberLeonard Carcani
 
Gazeta e shkolles A.Z.CAJUPI
Gazeta e shkolles A.Z.CAJUPIGazeta e shkolles A.Z.CAJUPI
Gazeta e shkolles A.Z.CAJUPIMirsad
 
Kualifikim i brendshem
Kualifikim i brendshemKualifikim i brendshem
Kualifikim i brendshemMarsida Mezja
 
Integrimi i femijeve me prapambetje mendore ne shkollen fillore
Integrimi i femijeve me prapambetje mendore ne shkollen filloreIntegrimi i femijeve me prapambetje mendore ne shkollen fillore
Integrimi i femijeve me prapambetje mendore ne shkollen filloreproudtobealbanian1
 
Integrimi ne shkolle i femijeve me prapambetje mendore
Integrimi ne shkolle i femijeve me prapambetje mendoreIntegrimi ne shkolle i femijeve me prapambetje mendore
Integrimi ne shkolle i femijeve me prapambetje mendoreproudtobealbanian11
 
Portfolio nga Gentrit Kastrati
Portfolio nga Gentrit KastratiPortfolio nga Gentrit Kastrati
Portfolio nga Gentrit KastratiGentrit Kastrati
 
Portfolio nga gentrit kastrati
Portfolio nga gentrit kastratiPortfolio nga gentrit kastrati
Portfolio nga gentrit kastratiGentrit Kastrati
 
Policy brief al._pdf
Policy brief al._pdfPolicy brief al._pdf
Policy brief al._pdfBetim Ismajli
 
Detyrat zhvillimore te adoleshentit - Hysen Doko
Detyrat zhvillimore te adoleshentit - Hysen DokoDetyrat zhvillimore te adoleshentit - Hysen Doko
Detyrat zhvillimore te adoleshentit - Hysen DokoHysen Doko
 
NJË SHKOLLË MIQËSORE PËR TË GJITHË....SHKOLLË KOMUNITARE
NJË SHKOLLË MIQËSORE PËR TË GJITHË....SHKOLLË KOMUNITARENJË SHKOLLË MIQËSORE PËR TË GJITHË....SHKOLLË KOMUNITARE
NJË SHKOLLË MIQËSORE PËR TË GJITHË....SHKOLLË KOMUNITARE#MesueseAurela Elezaj
 
Shkolla dhe komuniteti dy sisteme të ndërvarura - Reflektim
Shkolla dhe komuniteti dy sisteme të ndërvarura - ReflektimShkolla dhe komuniteti dy sisteme të ndërvarura - Reflektim
Shkolla dhe komuniteti dy sisteme të ndërvarura - ReflektimAlush Kryeziu
 
Komunikimi ne mardheniet e studenteve
Komunikimi ne mardheniet e studenteveKomunikimi ne mardheniet e studenteve
Komunikimi ne mardheniet e studenteveSelf employed
 
Pyetesor per vjeljen e nevojave psikologjike te nxenesve ne shkolle
Pyetesor per vjeljen e nevojave psikologjike te nxenesve ne shkollePyetesor per vjeljen e nevojave psikologjike te nxenesve ne shkolle
Pyetesor per vjeljen e nevojave psikologjike te nxenesve ne shkolleAnida Ago
 
Kurrikula - Hapesire Profesionale e Dijes - BLSH - UE 2008
Kurrikula - Hapesire Profesionale e Dijes - BLSH - UE 2008Kurrikula - Hapesire Profesionale e Dijes - BLSH - UE 2008
Kurrikula - Hapesire Profesionale e Dijes - BLSH - UE 2008Bujar Kapllani
 
Problemet e arsimit e shkolles sot
Problemet e arsimit e shkolles sotProblemet e arsimit e shkolles sot
Problemet e arsimit e shkolles sotGenti Mustafaj
 

Semelhante a Gazeta e shkolles (20)

Psikologji shkollore liber
Psikologji shkollore liberPsikologji shkollore liber
Psikologji shkollore liber
 
Psikologji shkollore liber
Psikologji shkollore liberPsikologji shkollore liber
Psikologji shkollore liber
 
Gazeta e shkolles A.Z.CAJUPI
Gazeta e shkolles A.Z.CAJUPIGazeta e shkolles A.Z.CAJUPI
Gazeta e shkolles A.Z.CAJUPI
 
Kualifikim i brendshem
Kualifikim i brendshemKualifikim i brendshem
Kualifikim i brendshem
 
ESE
ESEESE
ESE
 
Integrimi i femijeve me prapambetje mendore ne shkollen fillore
Integrimi i femijeve me prapambetje mendore ne shkollen filloreIntegrimi i femijeve me prapambetje mendore ne shkollen fillore
Integrimi i femijeve me prapambetje mendore ne shkollen fillore
 
Integrimi ne shkolle i femijeve me prapambetje mendore
Integrimi ne shkolle i femijeve me prapambetje mendoreIntegrimi ne shkolle i femijeve me prapambetje mendore
Integrimi ne shkolle i femijeve me prapambetje mendore
 
Portfolio nga Gentrit Kastrati
Portfolio nga Gentrit KastratiPortfolio nga Gentrit Kastrati
Portfolio nga Gentrit Kastrati
 
Portfolio nga gentrit kastrati
Portfolio nga gentrit kastratiPortfolio nga gentrit kastrati
Portfolio nga gentrit kastrati
 
Policy brief al._pdf
Policy brief al._pdfPolicy brief al._pdf
Policy brief al._pdf
 
Punim seminarik
Punim seminarikPunim seminarik
Punim seminarik
 
Detyrat zhvillimore te adoleshentit - Hysen Doko
Detyrat zhvillimore te adoleshentit - Hysen DokoDetyrat zhvillimore te adoleshentit - Hysen Doko
Detyrat zhvillimore te adoleshentit - Hysen Doko
 
Tik
TikTik
Tik
 
NJË SHKOLLË MIQËSORE PËR TË GJITHË....SHKOLLË KOMUNITARE
NJË SHKOLLË MIQËSORE PËR TË GJITHË....SHKOLLË KOMUNITARENJË SHKOLLË MIQËSORE PËR TË GJITHË....SHKOLLË KOMUNITARE
NJË SHKOLLË MIQËSORE PËR TË GJITHË....SHKOLLË KOMUNITARE
 
Shkolla dhe komuniteti dy sisteme të ndërvarura - Reflektim
Shkolla dhe komuniteti dy sisteme të ndërvarura - ReflektimShkolla dhe komuniteti dy sisteme të ndërvarura - Reflektim
Shkolla dhe komuniteti dy sisteme të ndërvarura - Reflektim
 
Komunikimi ne mardheniet e studenteve
Komunikimi ne mardheniet e studenteveKomunikimi ne mardheniet e studenteve
Komunikimi ne mardheniet e studenteve
 
Pyetesor per vjeljen e nevojave psikologjike te nxenesve ne shkolle
Pyetesor per vjeljen e nevojave psikologjike te nxenesve ne shkollePyetesor per vjeljen e nevojave psikologjike te nxenesve ne shkolle
Pyetesor per vjeljen e nevojave psikologjike te nxenesve ne shkolle
 
Kurrikula - Hapesire Profesionale e Dijes - BLSH - UE 2008
Kurrikula - Hapesire Profesionale e Dijes - BLSH - UE 2008Kurrikula - Hapesire Profesionale e Dijes - BLSH - UE 2008
Kurrikula - Hapesire Profesionale e Dijes - BLSH - UE 2008
 
Problemet e arsimit e shkolles sot
Problemet e arsimit e shkolles sotProblemet e arsimit e shkolles sot
Problemet e arsimit e shkolles sot
 
Gazeta
GazetaGazeta
Gazeta
 

Gazeta e shkolles

  • 1.
  • 2. Shkolla eshte nje institucion dinamik qe po ndryshon shume ne parametrat e saj te se kaluares. Mund te themi se marredheniet mesues-nxenes jane permiresuar me kalimin e kohes, por ka edhe disa vende ku keto marredhenie lene vertet per te deshiruar. Mesuesi dhe nxenesi jane dy ‘identitete njerezore’, ‘identitete sociale’ te ndryshme. Kjo do te thote se ata jane dy figura te ndryshme, qe kane mendimin e tyre per njeri- tjetrin, natyrisht nga relacionet sociale te jetes se sotme ne vendin tone, ne kontestin e se ciles ‘bashkejetojne’ mesuesi dhe nxenesi. Ata ne kushtet e shkolles ‘moderne’ nuk duhet te jene rivale apo ‘armik’, perkundrazi bashkepunues, partner, qe kane nje mision te perbashket. Ne cdo kuptim qe ne do ta shikojme shkollen ajo eshte dhe do te jete nje institucion jo vetem pedagogjik, por edhe I marredhenieve te demokratizuara midis mesuesit dhe nxenesit. Mesuesi dhe nxenesi jane te lire te ndertojne marredhenie produktive duke u nisur nga parimi pedagogjik,sipas te cilit ne shkolle ‘liria e nxenesit’ mbaron aty ku fillon ‘e drejta e mesuesit’ dhe anasjelltas. Normalisht, liria pedagogjike dhe demokratizimi I marredhenieve mesues-nxenes nuk mund te realizohen duke nderhyre padrejtesisht ne hapesirat e njeri- tjetrit, duke krijuar keshtu marredhenie kaotike, te paqarta. Principet e ndryshuara dhe të demokratizuara të shkollës shpesh sjellin konflikte, ashpërsi, brutalitet, vrazhdësi. Jeta e përditshme shkollore, krahas konflikteve nxënës - nxënës, përmban edhe konfliktet nxënës- mësues. Konfliktet mësues-nxënës janë nga më delikatet në shkollë dhe është e pamundur të mos ekzistojnë. Ato kërkojnë shumë vëmendje, kujdes, ndjeshmëri e profesionalizëm. Pjesa më e madhe e tyre janë konflikte: për nevoja ose për vlera, rrallë herë ato janë konflikte për shkaqe të tjera, konfliktet për nevoja lidhen drejtpërdrejt me realizimin ose mosrealizimin e interesave të ndryshëm të nxënësve ose të mësuesve, ndërsa konfliktet për vlera lidhen me figurën ose personalitetin e mësuesit ose të nxënësit. Kur të dyja palët nuk ndihen të respektuara nga njëra- tjetra, kur ndihen të fyera nga fjalë të thëna ose nga veprime të kryera, ato, menjëherë, pozicionohen kundër njëra-tjetrës. Jo pak mësues, nuk mund të përditësohen me ndryshimet e përshpejtuara në formimin psikokulturor të nxënësve adoleshentë, gjë që ndikon në nxitjen e konflikteve. Por, duke u nisur nga ajo se shkolla kërkon paqe, stabilitet, qetësin e vërtet e jo të rreme por edhe shumë punë e përkushtim, në vetvete ajo nënkupton parandalimin e konflikteve, nënkupton zgjidhjen. Fëmijët duhet të mësojnë të punojnë së bashku, të besojnë, të ndihmojnë dhe të ndajnë gjithçka me njëri-tjetrin. Fëmijët duhet të mësojnë të vëzhgojnë me kujdes, të komunikojnë me korrektësi dhe të dëgjojnë me vëmendje. Komunikimi i dobët mund të krijojë konflikt, kur nxënësit nuk dinë të shprehin nevojat dhe dëshirat e tyre; nuk kanë ku t’i shprehin emocionet dhe nevojat e tyre ose druhen t’i shprehin ato. Shumë konflikte e kanë burimin te keqkuptimi i qëllimeve, ndjenjave, nevojave ose i veprimeve të të tjerëve. Asnjehere shkolla nuk eshte normale, nese nuk ka te kristalizuar misionin, qellimin, funksionin si dhe natyrisht statusin dinamik te dy figurave te perjetshme te saj; mesuesit dhe nxenesit.
  • 3. Mungesa e laboratoreve. Viti i ri shkollor i gjen shkollat në vend në kushte të vështira infrastrukturore. Një pjesë e tyre kanë mungesa bazike, ndërkohë që të tjera kanë probleme më sipërfaqësore. Ajo që vërehet në përgjithësi është mungesa e bashkëpunimit mes qeverisë qendrore dhe asaj vendore për përmirësimin e gjendjes, por pavarësisht kësaj, edhe pse jemi në vitin 2014, në shkollat shqiptare vështirë të gjesh laboratorë fizike apo kimie të një niveli të kënaqshëm dhe nxënësit, edhe sot, vijojnë të mësojnë për reaksionet nëpërmjet imagjinatës, apo përshkrimit që u bën mësuesja. Në më të mirën e rasteve e shohin në internet. Po ashtu, pavarësisht sloganeve të Shqipërisë në moshën e internetit, në vendin tonë vijon të ketë probleme bazike me laboratorët e informatikës. Pavarësisht kësaj, probleme kryesore mbeten tualetet, ku edhe në rastet kur funksionojnë, nuk mund të përdoren nga të gjithë nxënësit e shkollës. Disa shkolla nuk kanë palestër për të bërë orën e fizkulturës, por edhe kur kanë kushtet e dhomave të zhveshjes lënë shumë për të dëshiruar. Po ashtu, bibliotekat me tekstet që duhet të lexojnë nxënësit si pjesë e programit mësimor apo të tjera si pjesë e leximeve jashtë shkollore mungojnë në të shumtën e rasteve. Në një raport të fundit të Inspektoratit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar, thuhet se nga inspektimet e kryera rezulton se shkollat në vend kanë një listë të gjatë problemesh kryesisht me infrastrukturën. Ndërkohë që, edhe meremetimet e kryera në mënyrë sipërfaqësore nga autoritetet e pushtetit vendor nuk mund të fshijnë problemet qendrore që kanë sot institucionet e arsimit parauniversitar. Vihet re se infrastruktura e shkollave është më e mirë në zonat urbane dhe që midis shkollave të qytetit dhe atyre të fshatit ka një handikap të madh. Inspektorati Kombëtar i Arsimit Parauniversitar vë në dukje gjatë inspektimit të shkollave 9-vjeçare dhe ato të mesme, se nuk ka një bashkëpunim të mirë midis shkollave dhe drejtoritë rajonale arsimore. Në lidhje me këtë, vihet re edhe mungesë dokumentacioni në shumë shkolla të vendit. Specialistët e IKAP rekomandojnë DAR përkatëse duhet të pasurojnë laboratorët e fizikës, kimisë dhe biologjisë në funksion të procesit mësimor, si dhe të bëhet një bashkëpunim më i fortë me pushtetin lokal për ndërtimin e ambienteve të reja. Viti i fundit shkollor 2013-2014 nuk plotësoi standardet e duhura për t’u dhënë nxënësve shkollim cilësor. Sipas raportit të fundit të publikuar nga IKAP vihen re mungesa të ambienteve mësimore dhe probleme në infrastrukturën e shkollave. Në konkluzionet e raportit janë vënë në dukje mospajisja e shkollave me klasa laboratorë për lëndët shkencore, mungesa e ambienteve për edukimin fizik e deri tek mungesa e bibliotekave apo librave që u vijnë në ndihmë nxënësve për të studiuar. Sipas raportit, në disa shkolla ka ende mungesë të sistemeve apo mjeteve të ngrohjes për klasat, edhe pse për këtë pushteti lokal ka investuar jo pak, por që aktualisht midis shkollave dhe bashkive apo komunave nuk ka një bashkëpunim në nivelin e duhur. Në raport thuhet se në mjaft shkolla të vendit, prindërit detyrohen të kontribuojnë me fonde për t’ju ardhur në ndihmë shkollave.
  • 4. Një tjetër problem është bashkëpunimi i mësuesve dhe prindërve, që në konkluzionet e raportit thuhet se nuk është në nivelin e duhur. Sipas raportit, stafi pedagogjik në shkolla angazhohet për të lidhur një marrëdhënie me prindërit, për t’i informuar ata për ecurinë e fëmijëve, ndërkohë nga ana e prindërve nuk ofrohet i njëjti bashkëpunim. Problemi më madhor sipas raportit, mbetet pasurimi i shkollave me ambiente studimi, bibliotekë dhe tituj librash. Veme re se problemet qe jane spikatur ne kete raport te bere e prekin edhe shkollen tone. Jane probleme qe kane egzistuar me pare dhe qe ne ditet e sotme vazhdojne te zmadhohen. Disa te dhena qe dolen nga raporti I publikuar nga IKAP ishin: Laboratorët Shkollat e inspektuara, në 72% të rasteve, disponojnë mjete laboratorike të lëndëve fizikë, kimi, biologji dhe gjeografi por mungojnë klasat laboratorë. Për këtë arsye, punët laboratorike jo gjithmonë realizohen në laboratorë. Mësuesit zhvendosin mjetet në mjediset e klasave për demonstrimin e detyrave praktike. Kjo ndodh pergjithesisht ne te gjitha shkollat e mesme perfshire ktu edhe gjimnazin BDK. Palestra Pjesa më e madhe e shkollave të inspektuara nuk disponojnë mjedise të brendshme, të përshtatshme për zhvillimin e lëndës së edukimit fizik, ndërsa mjediset e jashtme sportive jo në të gjitha rastet janë të rregulluara dhe të përshtatshme për zhvillimin normal të procesit mësimor. Gjithashtu është evidentuar se dhomat e zhveshjes për djemtë dhe vajzat jo gjithmonë janë të përshtatshme Ngrohja Shkollat, në 57% të rasteve, kanë siguruar ngrohjen e mjediseve të brendshme me dru zjarri dhe me energji elektrike duke iu dhënë prioritet klasave të ciklit të ulët ndërsa në shkollat e tjera kanë marrë masa për sigurimin e ngrohjes së mjediseve. Ne shkollen tone mungon teresisht ngrohja. Bibliotekat Bibliotekat e shkollave të inspektuara janë funksionale por në to rezultojnë pak tituj librash për të plotësuar nevojat e nxënësve dhe shkollës. Por ka edhe shkolla, sic eshte Babe Dude Karbunara ku ambjentet si biblioteka nuk jane te pranishme per te plotesuar kerkesat e nxenesve.
  • 5. Kurset private,problem i kohes Keto kohet e fundit eshte hapur shume nje fenomen i ri.Kurset Private. Cdo mesues duke filluar nga Anglishtja dhe deri te Kimiia e Fizika filluan te hapin kurse me pagim sidomos ne shkollat e mesme.Disa e shohin kte gje si dicka te mire dhe jane dakort me hapjen e kurseve sepse mund te ndihmojne. Gjithashtu shihet si nje zgjidhje per mesuesit te cilet kane rroga te uleta. Nga ana tjeter shume mesues kane arritur ne limite dhe duke qene ne shkolle duket hapur qe nxenesit qe jane ne kurse arrijne rezultate te shkelqyera ne ato klasa. Tani problemi eshte a jane kurset dicka ndihmese apo eshte thjesht nje fjale qe fsheh nga mbrapa korruptimin dhe degjenerimin e mesuesve ne sistemin shqiptar? Nga ana tjeter jetojme ne nje shoqeri ku ky fenomen eshte kaq normal sa as vete studentet nuk e mendojne si te gabuar duke e kthyer klasen ne vendin me te fundit ku mund te edukohen. Ketu jemi ne ne nje pike te vdekur dhe mendoj qe eshte ne doren e mesuesve te rinj te rikthejne mitin e edukuesit dhe jo te perfituesit. Shpresoj qe sa me shpejt qe te jete e mundur bashke me politikat e qeverise per arsimin per ti rishikuar keto probleme. Megjithese nga ana tjeter edhe rrogat e mesuesve jane qesharake. Nje zgjidhje do te ishte licensimi i kurseve private, pronari i nje kursi privat duhet te paguaj takse prej te ardhurave. A eshte e nevojshme prania e psikologut ne shkolle? Interviste me psikologen Ardita Koka. Si fillim ju falenderojme qe pranuat te jepni nje interviste. Znj.Ardita :Faleminderit juve sepse eshte ne interesin tone te mund te flasim hapur per problemet tone, keshtu mund te gjejme dhe zgjidhje me lehte Si mendoni ju a i nevojitet nje psikologe nje institucioni shkollor,ku adoleshentet te kene nje “dere” te hapur per cdo problem qe mund t’i shoqeroj ata? Znj.Ardita : Nuk i nevojitet.E kane shume te domosdoshme, sidomos tani ku duket sikur askush te kupton ose qofte edhe te interesohet per egzistencen tende. Prania e nje personi qe te degjon dhe drejton eshte nje nevoje. A ngurojne keta adoleshent te marrin nje hap per te shfaqur problemet e tyre ? Znj.Ardita: Po , ngurojne shpesh . Pse ndodh kjo? Znj.Ardita :Per shum arsye.Them se frika ndaj paragjykimit eshte ajo me kryesorja. Cfare jeni ne gjendje te beni ju per te thyer tabune e mendimeve te ketyre adoleshenteve? Znj.Ardita : T’i ofrojme gjithe profesionalizmin tone , t’i degjojme , te besojme tek ta me qellim qe edhe ata te mund te besojne tek ne. Te shpresojme qe kjo gje te realizohet e te percillet si nje mesazh i mire tek te gjithe ata adoleshente qe ngurojne te hapin dyert ne zyrat e psikologeve. Znj.Ardita : Shpresa nuk eshte e mjaftueshme , adoleshentet jane shume te brishte , prandaj mbeshtetja eshte e domosdoshme . Mos harroni nqs nuk mund te gjeni nje fjale te ngrohte ne familjen tuaj , nje dore qe t’ju ndihmoje ne shoqeri ,dijeni se do jete gjthmone nje dere e hapur per ju . Ju nuk jeni vetem! Ju falenderojme per keto fjale nga zemra,e per kete shprese dhe shtyse. Faleminderit per intervisten dhe shume suksese ne punen tuaj ne vazhdim. Znj.Ardita : Falenderimet me takojne mua. Thellesisht shpresoj qe kto fjale te kene ktheyer buzeqeshje ne fytyra te vetmuara .
  • 6. “Teknologjia” e adoleshenteve. Teknologjia ne shkolle,nuk mjafton. Ne jemi ne shek. e XXI dhe perdorimi i teknologjisë në shkollë është i domosdoshem.Sot,nxënësit jetojnë në një botë të rrethuar me teknologji.Pra,teknologjia është nevojë e ditës. Evolucioni i shkollës kërkon nje staf të përgatitur mirë,por edhe nxënësit duhet të jenë të përgatitur për te rejat që sjell koha. Ikja nga hapat tradicional të shkollës,ku shkollat dhe klasat më shumë ngjasonin me fabrikat dhe ku mësuesi sillej si një shef duke urdhërura,tani në shekullin 21 duhet mbështetur një shkollë tjetër,bashkëkohore,ku nxënësi duhet të jetë kreativ,hulumtues e vlerësues,kjo eshte domosdoshmëri për një mësim dhe shkollë cilësore.Pikërisht,përdorimi i kompjuterit dhe i teknologjisë informative nëpër klasa nxitë te nxënësi imagjinatën dhe e bën më kreativ e hulumtues për të mësuar në vazhdimësi. Është e nevojshme që nxënësve tu mësohen aftësitë e shekullit 21,nëtë cilin jetojmë. Hulumtimet e bera ne shkolla kanë treguar qartë se dijet e nxënesve të shkollave që kanë përdorur kompjuterin dhe internetin në lëndet mësimore kanë qënë të një niveli shumë më të lartë se niveli te shkollat që nuk kishin përdorur teknologjinënë procesin mësimor.Por duhet të përmëndim se një rol të rëndesishëm luan edhe mënyra e shfrytëzimit. Nëse shfrytëzimi i teknologjisë do të bëhej në menyrë efektive atëhere nxënësit do të mësojnë më mirë dhe më shpejtë,nga ajo që kishin mësuar me mjetet e zakonshme. Përdorimi i teknologjisë me zotësi mundëson arritjen dhe plotesimin e qëllimeve mësimore për një kohë më të shkurtër dhe më pak punë për mësuesit dhe nxënësit. Megjithse jemi në shekullin e 21 dhe teknologjia ka përparuar shumë.,përsëri në shkollën tonë teknologjia është e pakët.Në shkollë ndodhen vetem dy kabinete informatike,me nga 15 kompjutera të rregullt dhe një klasë me tabelë elektronike dhe në një shkollë me një numër shumë të madh nxënësish,ky numer është i pamjaftueshem. 1- Si ka ndikuar teknologjia gjat ketyre viteve ne mësimdhënje ? -Për shkak të teknologjisë kanë ndodhur shumë ndryshime të rëndesishme në mësimdhënje. Teknologjia ka bër nje përmirsim të dukshëm në mësimdhenje dhe ka pasur një ndikim tepër pozitiv. 2- Në vitet e pare te futjes së menjëhershme të teknologjisë në shkollë,a u pershtatën nxënësit këtij ndryshimi thuajse te menjëhershëm ? -Po nxënsit u përshtatën më së miri futjes së teknologjisë në shkollë. Kjo ndodhi sepse futja e teknologjisë në shkollë nuk mund te themi se qe e menjehershme por erdhi gradualisht. 3- A mendoni se teknologjia në shkollë ka qenë nje hap i rëndësishëm për të ecur përpara ? Dhe a ka pasur ndikim pozitiv ajo ? -Sigurisht që teknologjia ka qen nje hap tepër i rëndesishëm në procesin mësimor.po ajo ka pasur nje ndikim shume pozitiv,si për nxënësit por ashtu edhe për mësuesit sepse ne sot jetojmë në një botë të rrethuar nga teknologjia dhe pa teknologjin gjithcka do te ishte shumeë e vështire. 4- A i mirmbajnë nxënësit kompjuterat dhe paisjet e tjera teknologjike në shkollën tonë ? -Le të themi se akoma nuk kemi nje edukat mbi përdorimin e kompjuterave dhe paisjeve të tjera teknologjike.Sepse shohim her pas here dëmtimin she shkatërrimin e tyre nga nxënësit. 5-Sa kompjutera gjenden në gjendje të mirë pune në shkollën tonë ? - Ne shkollë kemi 2 kabinete informatike me nga rreth 15 kompjutera,gjithsej afersisht 30 kompjutera në gjëndje të mirë punë. 6-A është i mjaftueshem ky numer kompjuterash për shkollën tonë ? -Jo nuk mund të themi se është i mjaftueshëm sepse kemi një numër shumë të madh nxënësish,gjë e cila Çon në dëmtimin e këtyre kompjuterave shpesh herë.
  • 7. Gjelberimi ne shkolle,nje problem me shume. Ne ditet e sotme gjelberimi shihet si nje problem per te gjithe.Ndotja e mjedisit ka mbuluar cdo hapsire perfshire edhe shkollat. Nje grup studetesh kane ndermare nje nisme per gjelberimin e shkolles se tyre dhe besoj se eshte nje shembull per tú ndjekur nga te gjithe. Ne kete takim, i cili u lehtesua nga zj Margarita Markja, u trajtua ceshtja e mbrojtjes se mjedisit si nje nga te drejtat qe duhet te gezojne femijet dhe banoret e qytetit. Femijet me punen e tyre treguan kendveshtrimin dhe pikpamjet e tyre ne lidhje me kete teme dhe treguan gadishmerine e tyre per tu perfshire ne aktivitete qe kane ne fokus shtimin e mjediseve te gjelberta ne shkolle dhe jashte saj, si dhe teguan mbi ekskeriencat e tyre personale dhe ne grup Femijet e mbeshtetur nga Save the Children realizuan nje projekt qe promovonte mbrojtjen e mjedist dhe shtimin e bimeve te gjelberta brenda dhe jashte shkolles. Ata treguan se shkolla e tyre e ndertuar rishtazi, ishte vetem mure dhe beton dhe nuk percillte asnje mesazh miqesor per mjedisin dhe keshtu ata bene nje miniprojket per te promovuar rendesine e mjedisit te gjelbert dhe njekohesisht ata siguruan shume vazo me bime te gjelbra .Ajo qe eshte shume e rendesishme, thane ata, eshte fakti qe kjo nisme e tyre u perkrah nga nxenes te shkollave te cilet sollen nga shtepite e tyre lule te cilat i vendosen ne ambjentet e klasave.Fale veprimtarise se ketyre nxenesve shkolla eshte zbukuruar me bime te gjelbra brenda ambjenteve te shkolles, por fatkeqesisht jo jashte saj. Ata mendonin se nje nisme e tille duhet dhe ne shkollat e tjera, se pari sepse kjo eshte primare per nje shendet te mire te femijeve , dhe se dyti sepse ka dhe vlera edukative qe promovojne ndjenjen e perkujdesjes ndaj mjedist rrethues.Eshte emocionues fakti qe femijet kishin informacione te shumta rreth ceshtjeve sic jane shpyllzimet, mbetjet , erozioni etj.Eshte e domosdoshme qe ky informacion dhe emergjia e vullneti i femijeve te kanalizohet ne aktivitete dobiprurese. Me shume adoleshente obeze! Si mund ta parandalojme? A jane aktivitetet sportive ne ndihme te parandalimit te obezitetit? Obeziteti tek adoleshentete eshte nje shqetesim ne rritje per shume prinder. Jeta sedentare, pijet me shume sheqer, perdorimi i ushqimeve te keqija dhe predispozitat gjenetike e kane kthyer kete problem ne epidemi. Femijet mbi peshe dhe qe jane obeze paraqesin me shume rreziqe lidhur me shendetin ne te ardhmen, duke perfshire semundjet e zemres, kaceri, diabeti e shume te tjera. Megjithate prinderit mund te luajne nje rol shume te rendesishem ne parandalimin e obezitetit tek femijet,qe ata te mos vuajne pasojat ne adoleshence. 1. Kerkojini femijes suaj qe te beje sa me shume aktivitete fizike. Kur femijet jane te vegjel, lejojini te provojne sporte te ndryshme dhe gjeni se cfare u pelqen. Mbajtja e femijeve tuaj aktive do te mundesoje qe ata ta mbajne larg mbipeshen gjate kohes qe hyjne ne vitet e para te adoleshences. 2. Inkurajojini femijet te luajne perjashta dhe limitoni kohen qe ata shohin televizor dhe qe luajne video game. Qendrimi brenda ndikon ne shtimin ne peshe. Cojini femijet ne park, ne nje pishine ose cojini te bejne ski ose snowboard. Mesojini femijes suaj se te qenit sa me aktive nuk eshte e veshtire dhe mund te jete shume argetuese. Jepni nje shembull te mire duke u ushtruar per vete. 3. Mesojini femijes suaj rendesine e te ngrenit ne menyre te shendeteshme dhe jepni shembull per kete. Jepuni femijeve drithera, proteina, fryta e shume perime. Nese mesohen me ushqim te shendetshem qe te vegjel, kane me shume mundesi qe me kalimin e moshes kjo te mos ndryshoje. 4. Parapergatisni vaktet. Pergatitja e ushqimeve ne shtepi mund te jete e veshtire kur jeni ne pune dhe gjithe oraret i keni te zena. Te pakten, minimalisht duhet te gatuani dy here ne jave. 5. Eleminoni pijet me shume sheqer nga dieta e femijes suaj. Kalorite shtese mund te kthehen lehtesisht ne kile te teperta. Konsumi i sasive te medha te ujit jo vetem qe eshte dicka pozitive per shendetin e femijes suaj, gjithashtu ajo promovon renien ne peshe ne menyre shume te shendeteshme.
  • 8. Zhargonet e adoleshenteve Fjalori modern i të rinjve tanë përveç fjalëve në shqip, në zhargonin e tyre tani zënë një pjesë të madhe dhe huazimet nga gjuhët e huaja. Kryesisht pjesë e zhargonit të tyre janë bërë fjalët nga gjuhët angleze, turke por edhe spanjolle dhe kjo për shkak të telenovelave që po transmetohen në kanalet tona televizive. Nje adoleshente thote qe: “Nganjëherë unë me shoqet e mia kur dëshiroj që dikush të mos na kuptoj se çfarë i them, atëherë i flas me disa fjalë që vetëm ne merremi vesh. Zakonisht fjalët i kthejmë mbrapsht dhe tingëllojnë më ndryshe në kuptimin e tyre. Ka shumë fjalë si p.sh. fjala ‘mirë’ në ‘rim’, apo ‘nice’ të cilën e përdorim jashtëzakonisht shumë. Por ka edhe shumë e shumë fjalë të tjera të cilat e përbëjnë fjalorin tonë të sotëm”, ka thënë ajo për “Zëri”. Gjuha dhe format e të folurit, me të cilat të rinjtë tanë komunikojnë në rrjetet sociale, janë krejtësisht jashtë të të folurit apo të të shkruarit të shqipes standarde dhe kjo i dëmton të rinjtë në zbatimin e kësaj të fundit. Këtë fakt nuk e mohon edhe Shkodran Gashi i cili shumë fjalë të huaja tashmë po i përdor edhe në rrjetet sociale. “Rrjeti social Facebook, është bërë rrjeti më i frekuentuar nga shoqëria jonë me të cilën po jetojmë. Këtu mund të shohësh lloj-lloj fjalësh, lloj-lloj shprehjesh të cilat ndoshta edhe nuk i ke parë dhe dëgjuar ndonjëherë. Por ja që kjo është koha ne të cilën po jetojmë”, shton ai. Disa nga të rinjtë tanë fjalët e zhargonit nuk i përdorin në praninë e prindërve, sepse më pas mund të qortohen nga ta. Njomza Hyseni pohon se kur gjendet në shtëpi nuk flet me gjuhën e njëjtë të cilën e flet me shoqërinë. “Në shtëpi nuk e kam shprehi të përdor zhargone të fjalëve të cilat nuk i kupton familja ime, por kur jam me shoqërinë patjetër se po”, shton ajo. Ambientet shkollore janë vendi ku më së shumti të rinjtë përdorin zhargone të ndryshme, mbase edhe mësimdhënësit e tyre në të shumtën e rasteve nuk i kuptojnë shprehjet e tyre. “Është fakt që ne të rinjtë kur jemi në ambientin shkollor na pëlqen më shumë të flasim në gjuhën tonë. Por këtë e praktikojmë edhe kur jemi nëpër kafene apo vende të tjera. Matura Shteterore,e deshtuar Matura shtetërore është një dështim. Cilësia e studentëve të rinj është shumë e dobët. Gjatë një interviste për dekani i Universitetit te Mjeksise thotë se 60% e studentëve të mjekësisë nuk arrijnë ta kalojnë vitin e parë. Ai propozon të hiqet matura shtetërore dhe të ndryshojnë rregullat për pranimet. "Matura shtetërore nuk i ka dhënë rezultatet e duhura, për të mos thënë se në shumë raste ka pasur dhe dështime. Vetëm këtë vit numri i studentëve që janë për vjeshtë është mbi 60%. Kjo tregon për rezultatet që matura shtetërore ka pasur, që ata vijnë me rezultate shumë të larta në Fakultetin e Mjekësisë dhe që vitin e parë 60% e tyre ngelin.” Dekani shprehet i indinjuar rreth procesit të maturës shtetërore dhe mënyrës se si zhvillohen testimet. Në fakt, kundërshtimet ndaj procesit të maturës shtetërore kanë ardhur edhe nga dekanë të fakuleteve të tjera. Ata e kanë cilësuar si një proces të dështuar, mënyrën se si pranohen të rinjtë në universitete. “Perse ka deshtuar matura shteterore?” “Perse ka deshtuar matura shteterore” Problemi i matures shteterore, eshte kompleks, me shume defekte dhe mangesi! Kjo besoj eshte edhe arsyeja perse cdo vit ndermerren reforma ne kete aspekt, por valle a eshte normale te kemi 8 breza eksperimental ne vazhdimesi? Duke qene cdo dite prane te rinjve, ne bisedat e tyre shoh te dalin problematika te ndryshme, lidhur me Maturen Shteterore: kurrikula, si zhvillohet provimi, si vleresohen nxenesit, kreditet, koeficente, piket, seleksionimi neper fakuletete, dhe ne fund habia sesi pavaresisht perpjekjeve kolosale nuk arrijne te kapin shkollen e endrrave. Gjithesesi, une do te perqendrohem vetem ne dy prej ceshtjeve me kryesore: • Se pari a eshte i drejte sistemi qe tre vite te shkolles se mesme i barazon me nje provim dhe i largon nxenesit nga formimi i pergjithshem? • Dhe se dyti, a po arrijme ta administrojme kete proces ne menyren e duhur, duke u bazuar vertet ne ate qe
  • 9. e quajme merite-preference, apo po kalojme ne sistemin: une njoh me shume-une mund te gjej tezen paraprakisht-une do te fitoj shkollen me te mire? Referuar pikes se pare, cka shoh me shqetesuese eshte fakti se, qe prej futjes se matures shteterore, pergatitja e pergjithshme e nxenesve eshte ulur ne menyre te ndjeshme. Kjo jo per faj te aftesive apo neglizhences se tyre, por prej asaj qe vet sistemi dikton. Ne te gjithe, duhet ta pranojme haptazi dhe pa u stepur, se sot gjimnazistet mesojne vetem 4-5 lende, qe jane matematika, letersia dhe lendet qe do japin provim me zgjedhje, pasi totali i pikeve qe mbledhin prej mesatares se tyre te pergjithshme, krahasuar me piket qe mbledhin nga keto provime eshte shume I vogel, per te bere diferencen. Kjo llogjike, sa e paster dhe e ftohte nga njera ane, ka demtuar rende nivelin e pergatitjes se pergjithshme te nxenesve. Dhe ketu duhet theksuar se institucionet arsimore qe nxenesit ndjekin quhen Shkolla te Mesme te Pergjithshme, pra duhet te marrin nga keto institucione pikerisht dije te pergjithshme. Po ju jap nje shembull konkret dhe me thoni ju, nese llogjika e pranon: Nga nje gjimnaz qe gjithesej ka 3 klasa maturantesh, pra 90 nxenes, te 90 kapin 6-top fakultetet me te kerkuara. Nderkohe qe nga nje gjimnaz me 13 matura, pra me rreth 300 nxenes, vetem 15-20 prej tyre arrijne te shkojne ne keto fakultete. Kjo jo sepse nuk i kerkojne, por sepse nuk i arrijne. Meritokracia eshte termi kyc i gjithe ketij problemi, sepse gjithmone e me shume neper universitete po shkojne nxenes qe nuk e meritojne. Mesuesit: Tekstet shkollore jane me probleme Tekstet kanë shumë probleme dhe fatkeqësisht këto probleme nuk ndeshen vetëm nga nxënësit, por edhe mësuesit e tyre. Tekste të mbingarkuara, përkthime aspak cilësore, histori e shtrembëruar janë disa nga problemet madhore të testeve shkollore të arsimit parauniversitar. Një studim i mbështetur nga SOROS zbulon fakte aspak të këndshëm sa i takon cilësisë së teksteve shkollore, madje edhe gabime e vështirësi të shumta. Studimi i mbështetur nga ky fondacion është zgjeruar duke bërë edhe krahasime me 4 vende të rajonit dhe rezultatet janë se vendi ynë lë për të dëshiruar për sa i takon reformës së teksteve. Në studim u përfshinë rreth 300 mësues në shkolla të ndryshme të vendit. Ndërkohë u morën edhe opinione të mësuesve dhe drejtuesve të shkollave në lidhje me këtë fenomen. Pjesët më problematike të teksteve sipas mësuesve: - Mospërputhja e ushtrimeve me teoritë (matematikë) - Përsëritje e koncepteve në disa tema brenda tekstit (biologji dhe fizikë) - Kapitulli i derivateve (i vështirë për moshën e nxënësve) - Nivel shumë i lartë vështirësive i statistikës dhe probaliteti (matematikë) - Integrim jo real i gjuhës me letërsinë (gjuha shqipe dhe letërsia) - Mbingarkesë në tekste të autorëve dhe veprave që duhet të studiohen (gjuhë shqipe dhe letërsia) - Paqartësia dhe faktet e kundërta në trajtimin e historisë së vendit (Histori e Shqipërisë)
  • 10. Adoleshentet jetojne me mitin e Teknologjise. Përdorimi i kompjuterit dhe i internetit mes adoleshentëve, nga viti 2000 e deri më sot, është rritur në mënyrë konstante e të vazhdueshme. Fatkeqësisht me përdorimin e shumtë të internetit është shtuar edhe rreziku për të përdorur sjellje të pahijshme. Shkëmbejnë me njëri-tjetrin numra telefonash, fotografi (edhe provokuese) dhe janë gati të takohen edhe me të panjohur. Ndryshe nga dikur, sot është shtuar koha që kalojnë në internet. Adoleshentët nuk e kuptojnë rrezikun që u kanoset duke çatuar në internet. Sigurisht që bashkëbiseduesit në anën tjetër mund të jenë adoleshentë, por kjo gjë nuk e ul aspak rrezikun. Nëse prindërit do të ishin më të kujdesshëm me fëmijët dhe nuk do t‘i lejonin ata të kalonin shumë kohë në internet, atëherë adoleshentët do të mësoheshin me rregull dhe kërkesë llogarie. Por edhe heqja e internetit ka avantazhet dhe dizavantazhet e veta. Për shembull, nëse adoleshentëve do t‘u ndalohej navigimi në internet, atëherë ato do t‘i riktheheshin televizorit, duke mos ia ndarë sytë për orë e orë të tëra në ditë. 23 për qind e adoleshentëve shohin televizor mbi tri orë në ditë. Nga përgjigjet e të intervistuarve, 7 për qind e adoleshentëve ka deklaruar se e kalon kohën para televizorit e internetit. Pra në bazë të përgjigjeve, dimë se shumë të rinj kalojnë mesatarisht 4-5 orë në ditë para ekranit të një monitori. Facebook Rrjetet sociale jane bere pjese e jetes se perditshme per 60% te shqiptareve. Statistikat flasin per nje perdorim te gjere kryesisht te facebook por edhe te Twitter, my space, blogger, netlog etj Perdoruesit jane te moshave te ndryshme duke filluar qe nga adoleshentet e deri tek personat mbi 50-vjec. Por a perben problem perdorimi i ketyre rrjeteve? A duhet te shqetesohen prinderit per femijet e tyre? Me poshte po ju japim disa fakte mbi efektet qe kane rrjetet sociale per shendetin tuaj. Hidhini nje sy para se te beni “poke” “like” apo “friend request”. Efektet Pozitive 1.Nxit vete-vleresimin Sipas nje studimi nga Universiteti i Cornell, studentet qe kishin perdorur facebook-un dhe kishin perditesuar statuset e tyre, ndjeheshin me mire dhe ishin me humor me te mire krahasuar me ata qe nuk e kishin perdorur fare. Sipas studiuesve, perditesimi i statuseve apo postimet, nxisin konfidencen, besimin dhe stimen per vetveten. 2.Forcon marredheniet shoqerore Ne Britani u moren per studim perdorues te facebook, me moshe nga 21-29 vjec. Rezultati? Facebook ndihmonte ne forcimin e marredhenieve midis miqve. Si mesazhet private (inbox) apo “wall post”, i jepnin mundesi perdoruesve te besojne tek miqte e tyre, ti rikthehen kujtimeve te vjetra e te qeshin me ze te larte.
  • 11. Efektet negative 1.Shkakton depresion Kjo ndodh kur ka nje perdorim te pakontrolluar dhe te pakufizuar te facebook, vecanerisht nga adoleshentet, te cilet mund te shfaqin edhe sjellje agresive. Megjithese ky fenomen ende nuk eshte vertetuar shkencerisht dhe ne fakt ekspertet pohojne qe kjo eshte pak a shume nje lidhje e ndersjellte. Jane personat depresive me te prirur te perdorin facebook-un. Ne pergjithesi perdoruesit e rinj jane me te prirur te shpenzojne me shume kohe ne facebook, sa te familjarizohen ne krahasim me ata qe kane kohe qe e kane hapur profilin e tyre. Depresioni nuk vjen nga perdorimi i facebook-ut por nga marredheniet e dobeta me miqte apo familjaret. 2.Crregullon menyren e ushqyerjes Sa me shume te rrine adoleshentet ne facebook apo rrjete te tjera sociale, aq me shume jane te prirur per crregullime ne menyren e te ngrenit, duke degraduar deri ne anoreksi, bulimi apo dieta ekstreme. Informacionet dhe lajmet e shumta ne lidhje me muziken, moden, gossip, i shtyjne adoleshentet drejt crregullimeve ne menyren e te ushqyerit. Por jo domosdoshmerisht per kete eshte fajtor facebook. Ndoshta eshte e kunderta, qe personat me keto crregullime shpenzojne me shume kohe online. Duhet te tregohet nje kujdes i vecante nga ana e prinderve qe te kufizojne efektet negative jo vetem te facebook-ut por te medias ne pergjithesi, tek femijet e tyre. Shpresojme qe ne te ardhmen te mos e kontrolloje teknologjia jeten e adoleshenteve,por adoleshtet teknologjine dhe rrjetet sociale. I madhi Anjshtajni ka thene : “I frikesohem dites kur teknologjia do te tejkaloje cdo gje,madje dhe bashkeveprimin mes njerezve. Kur te vije ajo dite,ne do te kemi nje gjenerate me idiote.”