SlideShare uma empresa Scribd logo
1 de 11
Baixar para ler offline
UNIVERSITETI AAB – FAKULTETI JURIDIK
PUNIM SEMINARIK
Lënda: E Drejta e Procedurës Penale
Tema: “Procesi i të provuarit në Procedurë Penale”
Mentori: Studenti:
Prof. Dr.Driton Muharremi Kristina Gjini
PËRMBAJTJA
1. Hyrje.............................................................................................................................3
2.Kuptimi dhe mjetet e provës........................................................................................4-5
3.Klasifikimi i provave....................................................................................................5-6
4.Objekti i të provuarit...................................................................................................6-7
5.Barra e provës...............................................................................................................7
6. Provat e papranueshme dhe pasojat juridike të përdorimit të tyre..................... 8-9
6.1.Provat Juridikisht të pavlefshme..............................................................................8
6.2.Pasojat juridike për aktgjykimin që bazohet në provë të papranueshme.................9
7.Rrjedha procedurale e procesit të të provuarit.......................................................9-10
7.1.Marrja e provës..........................................................................................................9
7.2.Shqyrtimi dhe verifikimi i provës..............................................................................9
7.3.Qmuarja e provave.....................................................................................................10
7.3.1 Teoria legale e qmuarjes së provës.........................................................................10
7.3.2 Qmuarja e lire e provave.........................................................................................10
9. Konkluzion................................................................................................................11
10.Bibliografia...............................................................................................................11
Hyrje
Për arritjen e qëllimit të procedures penale që kryerësit përgjegjes të veprës penale ti shqiptohet
sankisoni penal i merituar sipas kushteve që i parasheh kodi penal dhe në bazë të procedurës së
zbatuar në mënyrë ligjore,duhet pasur kujdes që askush i pafajshëm të mos dënohet.Është e
domosdoshme që në procedurë penale,duke i vërtetuar faktet që janë të rëndësishme për marrjen
e vendimit të ligjshëm në mënyrë të saktë dhe të plotë të konstatohet e verteta.
Prandaj aktgjykimi duhet të plotësojë kërkesen për drejtshmëri në mënyrë që në opinionin publik
të krijojë bindje për rregullsinë dhe drejtshmërinë e tij dhe të pranohet si i tillë.
Në cilëndo procedurë ku vendoset për interesat e qytetarit,nuk bën që individi të pësojë
konsekuencë të pakëndshme për shkak të paaftësisë,punës sipërfaqësore ose mosdijes së organit.
Provat mund të jenë produkt i procedurës penale. Do të ishte gabim sikur zbatuesit të mendojnë
ndryshe. Në të kaluarën, provat kryesisht janë pranuar sepse ato siguroheshin me urdhër të
gjyqtarit apo prokurorit, përfshiheshin në aktakuzë dhe pastaj pranoheshin nga gjyqtari për
konfirmim apo trupi gjykues. Ky proces normal është formal dhe mund të mos garantojë
mbrojtjen e të drejtave të palëve apo interesat e drejtësisë, pasi që prova jo të plota mund të
pranohen apo prova të rëndësishme marrja e të cilave nuk është urdhëruar mund të humben. Baza
historike e sistemeve juridike kontinentale përfshin pritjen që procedura penale do të rezultojë në
një kërkim racional të së vërtetës. Kodi i procedurës penale ruan atë kërkim racional të së
vërtetës, mirëpo në të njëjtën kohë respekton të drejtën e individit për të mbledhur prova që
shkojnë në dobi të rastit të tyre dhe për të kundërshtuar më gjerësisht provat e shfrytëzuara
kundër tyre. Pikërisht për këtë është e rëndësishme që procedura gjyqësore të sigurojë vërtetim të
plotë dhe të saktë të fakteve në të cilat e mbështet vendimin gjyqësor.Interesi i përgjithshëm
kërkon që në procesin e ndriqimit të fakteve gjykata të ketë rol aktiv,në mëyrë që fati i akuzës të
mos varet vetëm nga të dhënat që i ofrojnë palët,por që gjendja të vërtetohet realisht.
Kuptimi dhe mjetet e provës
Në teori të drejtës së procedurës penale ekziston pajtueshmëri sa i përket konstatimit se procesi i
të provuarit paraqet pjesën motorike të procesit penal,mirëpo rreth nocioneve që përdoren me
rastin e mbledhjes dhe vendosjes penale ekziston një laramani e madhe si p.sh : nocioni
fakt,provë-argument,dëshmi,mjet i provës,burim i provës etj.Prandaj fillimisht po bëjmë dallimin
ndërmjet nocionit fakt dhe atij provë-argument.
Rrjedhimisht fakti është ekzistimi objektiv real i ndonjë sendi,procesi,dukurie,ndodhie,cilësie
apo qdo dukurie reale në të cilat gjenden kushtet e së drejtës penale materiale për aplikimin e
sanksioneve penale,dhe kushtet e së drejtës procedurale për zhvillimin dhe kryerjen e veprimeve
procedurale.”Faktet të cilat duhet vërtetuar në procedurë,në teori të procedurës penale sipas
rregulllit quhen faktet juridike relevante”1Në procedure penale duhet bërë përpjekje që të gjitha
faktet të vërtetohen drejtëpërdrejtë,qoftë me preceptim të gjykatës ose ndërmjet personave
tjerë.Vërtetimi i tilë i fakteve bëhet me prova të drejtpërdrejta.Mirëpo siq e dimë një gjë e tillë jo
gjithmonë është e mundur,dhe në raste të tilla organi procedues duhet të përpiqet që faktin juridik
relevant ta vërtetojë në mëyrë indirekte.Vërtetimi i tillë nënkutpon se organi procedues vërteton
ekzistimin e ndonjë fakti,i cili në të vërtete nuk është juridikisht relevant,por nga ekzistimi i tij,në
bazë të ekperiences,me besueshmëri më të madhe apo më të vogel,mund të konkludohet se
ekziston një fakt juridik relevant.Faktet e tillla quhen indicie te cilat janë burime njoftimesh për
faktet juridike relevante,prandaj organi procedues i vërteton ato.Indiciet kanë karakter të dyfishtë
:në njëren anë janë fakte,në anën tjetër ato janë prova për vërtetimin e fakteve tjera. Për të
shërbyer një e dhënë si provë-argument,është parakusht që ajo të propozohet dhe të pranohet ose
procedimi i saj nga ana e gjykatës ,pastaj që ajo të vërtetohet dhe të verifikohet. “Andaj, provat
në Kodin e ri të procedurës penale nuk janë thjeshtë produkt i një procesi formal, por vlerësohen
për nga besueshmëria, rëndësia dhe vlera provuese.”2
“Me nocionin provë-argument në procedurë penale kuptojmë qdo të dhënë e cila në procedurë
gjyqësore flet për saktësinë e ndonjë fakti relevant.”3Provat i hasim gjatë tërë rrjedhës së
procedurës penale.Ato mund të propozohen dhe të merren nga palët dhe gjykata mund të
analizojë prova deri te forma e prerë e vendimit gjyqësor ,mirëpo zakonisht merren në fazën e
hetimit dhe në shqyrtim gjyqësor.Para se të vendos për një qështje,gjykata duhet të krijojë
bindjen e plotë për saktësinë e faktit që provohet,e bindja e saj duhet të bazohet në ato të
dhëna(gjurmë) të cilat për nga natyra i përgjigjen procesit të të menduarit në përgjithësi.
“Sidoqoftë, që një ndryshim në botën materiale të jetë gjurmë, në aspektin kriminalistik duhet te
plotësojë kriteret si vijon: sa i përket kriminalistikës (dhe penalo-juridikisht) duhet të jetë
relevante, që do të thotë që gjurma duhet të jetë në lidhje me veprën penale, duhet të bëhet fjalë
1 Sahiti, Ejup dhe Murati, Rexhep, E Drejta e Procedurës Penale, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 2013.
2 Udhëzues për Kodin e Procedurës Penale të Kosovës,2013.
3 Vep.cit Sahiti, Ejup dhe Murati, Rexhep.
për ndryshimin material dhe ndryshimi duhet të jetë adekuat për identifikimin ose së paku për
grupimin.”4.
Provat që flasin për saktësinë e ndonjë fakti relevant juridik në procedurë penale fitohen me
ndihmën e mjeteve të cilat janë te lejuara me norma ligjore.Mjeti i provës paraqitet si burim i
provës,si instrumenti ndërmjet të cilit transmetohet përmbajta e provës nga burimi i saj deri te
gjykata.Si të tilla paraqiten: persona( i pandehuri,dëshmitari,eksperti të cilët japin deklarime që
shërbejnë si provë),sende (shkresa,instrumente dhe objekte të ndryshme), dhe veprime të
ndryshme(marrja në pytje,këqyja etj.).Në procedurë penale me qëllim të gjetjes së të vërtetes
,varësisht nga situata e rastit konkret,është e mundur të përdoret si provë qdo burim i njohjes i
cili kontribuon për ndriqimin e veprës dhe kryesit të saj dhe të shërbehen me të gjitha ato mjete
të provës të cilat nuk janë në kundërshtim me parimet e procedurës penale.Me rastin e trajtimit të
mjeteve të provës duhet pasur parasysh edhe disa kufizime ligjore lidhur me perdorimin e
tyre(p.sh ndalimi i përdorimit të forces,kërcenimit dhe mjeteve tjera me qëllim që nga i
pandehuri të merret deklarata ose pohimi). Sepse siq thotë Marina ‘qdo burim i të dhënave nuk
mund të jetë mjet i provës,meqë një gjë e tillë do të thoshte pranim i maksimës sipas të cilit
qëllimi arsyeton mjetin,që në procedurë pënale paraqet rrezik për arbitraritet në procedim të
provave’.Nga kjo del se ligjet e procedurës penale e përcaktojnë formën e ndërmarrjes së
veprimeve proceduarle ,formë të cilën duhet ta respektojnë organet proceduese si p.sh për
realizimin e pyetjes së të pandehurit,të dëshmitarit etj.
Klasifikimi i provave
Hasim klasifikimin në:prova akuzuese dhe mbrojtëse;të drejtpërdrejta dhe të tërthorta;prova
origjinale dhe të prejardhuara;prova personale dhe materiale; provat e plota dhe jo të plota.
Prova akuzuese dhe mbrojtëse. Provë akuzuese konsiderohet ajo provë e cila shkon në favor të
akuzës ,kurse provë mborjtëse ajo e cila shkon në favor të të pandehurit.
Prova të drejtpërdrejta dhe të tërthorta. Provë e drejtpërdrejtë konsiderohet ajo provë e cila e
provon ekzistimin ose mosekzistimin e faktit kontestues në mënyrë direkte si p.sh dëshmitari
okular i cili drejtpërsëdrejti e ka shikuar kryerjen e veprës penale (p.sh ka pa se si personi A i ka
shkaktuar personit B lëndim nga i cili ai ka vdekur).Prova e tërthortë kontribuon për vërtetimin e
faktit kontstues në mëyrë indirekte në bazë të të cilit konkludohet se ekziston ose nuk ekziston
fakti relevant kontestues.Marrja e një indicie si provë patjetër kërkon që po ai fakt më parë të
provohet si i vërtetë,që ai fakt të mundësojë nxjerrjen e konkludimit për saktësinë e faktit tjetër
juridik relevant që është objekt provimi.Një provë indirekte sipas rregullit nuk ofron atë nivel
saktësie që kërkohet për vërtetimin e një fakti,por vetëm një shkallë besueshmërie,baze për
dyshim.Një indicie ofron vetëm besueshmëri ,po qe se ka më shumë indicie besueshmëria rritet
ashtu që mund të sjelll te vërtetësia.
4 Muahrremi, Driton dhe Korajlić, Nedžad – Kriminalistika, Prishtinë 2009
Provat origjinale dhe të prejardhura. Provë origjinale është ajo provë e cila merret
drejtpërdrejtë nga burimi i saj ( dëshmia e dëshmitarit,pohimi i të pandehurit,shkresat origjinale
etj).Provë e prejardhur konsiderohet prova për të cilën organi procedues mëson tërthorazi nga
ndonjë burim tjetër e jo nga burimi i saj i drejtpërdrejtë( kopja e dokumentit ,dëshmia e
dëshmitarit për atë që ka dëgjuar nga dëshmitari okular).Provat e prejardhura mund ti
zëvendësojnë provat origjinale vetëm kur ato kanë humbur p.sh ka humbur origjinali i
dokumentit ose ka vdekur dëshmitari ose viktima,e cila në qastin e fundit tregon për ngjarjen ose
e përshkruan kryesin e veprës penale.
Provat personale dhe materiale. Provat personale janë njohuritë e drejtpërdrejta ose të tërthorta
të individit ose të shumë personave si:deklarata e të pandehurit,dëshmitarit etj.
Provë materiale janë sendet,dokumentet etj.
Provat e plota dhe jo të plota. Provë e plotë konsiderohet ajo provë e cila në tërësi e provon të
vërteten ose të pavërteten e faktit kontestues,kurse prova jo e plotë këtë e bën vetëm pjesërisht.
Objekti i të provuarit
Në përcaktimin e objektit të provës gjykata ka rol të posaqëm,sepse ajo përcakton cilat fakte
konsiderohen si të rëndësishme në rastin konkret.”Objekt i të provuarit në rend të parë janë:
faktet juridike relevante,faktet indicie dhe faktet ndihmëse.”5Faktet juridike relevante si p.sh
qështja penale –përshkrimi faktik i veprës penale që nënkupton vërtetimin e elementeve që e
përbëjnë figurën e veprës penale ,karakteristikat e kryesit të saj faktet dhe rrethant e rëndësishme
për ndiqimin dhe zgjidhjen e ligjshme të saj.Faktet indicie dhe faktet plotësuese vërtetohen për
shkak te lidhjes së tyre me faktet juridike relevante.Faktet relevante që dalin nga e drejta
materiale,në rend të parë përfshijnë të gjitha cilësitë në të cilat manifestohen elementet e
përgjithshme(objektive e subjektive) të veprës penale.Këro fakte mund të jenë fakte të jashtme
dhe të brendshme(psikologjike).Si fakte të cilat duhet vërtetuar te qdo vepër penale reflektohen:
veprimi i inkriminuar,koha,vendi i atij veprimi,mjeti,pasojat etj që reflektohen si fakte të
jashtme. Faktet e brendshme i përkasin jetës së brendshme të individit siq
janë:përgjegësia,motivi,paramendimi,neglizhenca etj.( të cilat vërtetohen me pyetje nga aspekti
psikiatrik dhe psikologjik). P.sh me rastin e zhvillimit të procedurës penale për vepër penale të
vjedhjes,si fakte që duhet vërtetuar janë:sendi i huaj,sendi i luajtshëm,marrja e sendit,dashja e
cila nënkupton qëllimin e kryesit për përvetësim etj.Faktet e natyrës juridiko-proceduarle që
duhet vërtetuar i hasim qdo herë kur gjykata duhet të vendosë për qështje procedurale p.sh me
rastin e caktimit te paraburgimit,si fakt paraqitet dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer vepër
penale dhe se ekziston ndonjë shkak për paraburgim ( rreziku nga ikja,rreziku i përsëritjes së
5 Sahiti, Ejup dhe Murati, Rexhep, E Drejta e Procedurës Penale, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 2013.
veprës penale),te aktvendimi për përjashtim të gjyqtarit nga gjykimi i veprës penale
konkrete,verifikimi nëse ekziston shkaku ligjor për përjashtim,pastaj qështja e kompetencës etj.
Rrjedhimisht konsiderohet se nuk është e nevojshme që të vërtetohen faktet vijuese:
a).Faktet e qarta-ato fakte të cilat janë të njohura kështu qe nuk kanë nevojë të vërtetohen p,sh
nuk është e nevojshme të provohet se personi i shtyrë në moshë është madhor.
b).Faktet nortone-fakte që janë të njohura nga një rreth më i gjërë i personave p.sh është fakt
norton se 1 Janari është festë dhe se atë ditë nuk kanë punuar institucionet shtetërore.
c).Prezumimet-faktet që merren se ekzisotojnë(supuzohen) pa u vërtetuar në rastin
konkret.Flitet për prezumimet natyrore dhe juridike.Prezumime natyrore do të ishin supozimet të
të cilat që më parë merret që ekziston dhe se atë nuk duhet provuar,sepse për ekzistimin e tij flet
rrjedha natyrore. Ndërsa prezumimi juridik ekziston atëher kur ligji supozon se ekziston një fakt
relevant të cilin nuk ka nevojë me e provuar.”Prezumimet juridike mund të jenë absolute dhe
relative(të rrëzueshme dhe jo të rrezueshme)”.6Prezumimet juridike absolute ndalojnë mundësinë
e provimit të të kundërtes. P.sh rasti i të miturve (meqë të miturit më së shpeshti janë të paaftë të
mendojnë në mënyrë të pjekur për veprimet e tyre ,që nga e drejta romake e deri më sot është
krijuar prezumimi absolut se të gjithë të miturit janë pa aftësi veprimi). Prezumimi juridik relativ
ekziston përkohësisht derisa të mos provohet e kundërta .
Barra e provës
Me barrë të provës nënkuptohet e drejta dhe obligimi i subjektit procedural që ti paraqesë provat
me të cilat vërtetohen faktet relevante në të cilat bazohet vendimi gjyqësor.Gjatë zhvillimit
historik të procedurës penale barra e provës ndryshonte varësisht nga tipi i procedurës penale.Në
tipin akuzator barra e provës qëndronte ekskluzivisht në paditësin.I pandehuri kishte mundësi të
ofrojë prova për pafajësinë e vet,por jo obligim,ndërsa gjykata ishte pasive.Në tipin inkuzitor
funskioni i ndjekjes kaloi në duart e gjykatës prandaj edhe barra e provës juridikisht i takonte
asaj.Në tipin e përzier meqe vie deri tek ndarja e funksioneve themleore edhe barra e provës bie
ne palët proceduralo-penale.Në sistemin tonë rrjedhimisht barra e provës i takon prokurorit të
shtetit.Ai ka për detyrë që me rastin e paraqitjes së aktakuzës ti paraqesë gjykatës edhe
propozimin për ndriqimin e provave me të cilat vërtetohen thëniet e akuzës. “Funksioni më i
rëndësishëm i prokurorit të shtetit është ndjekja penale e kryesëve të veprave penale,duke u
mbështetur në parimin e legalitetit dhe parimet tjera”.7Sipas KPPK-së Prokurori i shtetit është
subjekt aktiv në procedurën parapenale,i cili kordionon punën me subjektet tjera prej marrjes së
informavcionit për rastin e ndodhur dhe udhëheq me hetimit.Fillon dhe zbaton hetimet në
qështjen penale,ngrit aktin akuzues përkatës,përfaqëson aktin akuzues në shqyrtim gjyqësor dhe
pas përfunidimit të shqyrtimit gjyqësor ushtron mjetin juridik përkatës.
6 Po aty.
7 Çollaku, Hashim Roli i Prokurorit të Shtetit në procedurë penale, Prishtinë 2013.
Provat e papranueshme dhe pasojat juridike të përdorimit të tyre
Kodi i procedurës penale në mënyrë të përgjithshme përcakton formën procedural të marrjës dhe
paraqitjes së provave në procedurën penale. KPP së pari rregullon procedurat e marrjes së
provave para ngritjes së aktakuzës të cilat përfshijnë marrjen e provave gjatë hetimit (nenet
119,123),marrjen në pyetje të të pandehurit( neni 151-155).
Së dyti rregullon provat në shqyrtim gjyqësor(neni 257-263).
Provat Juridikisht të pavlefshme- Kodi i procedurës penale përmban norma me të cilat
përcakton se kur mënyra e marrjes së ndonjë prove e bën provën e pavlefshme dhe sipas
rregullit përcakton pasojat juridike në rast të përdorimit të tyre me rastin e marrjes së vendimit
gjyqësor.”Kodi i procedurës penale konsideron se,parimisht janë të papranueshme provat
vijuese nga neni 257 i KPPK-së:
2. Provat e marra me shkelje të dispozitave të procedurës penale janë të papranueshme kur ky
Kod ose dispozita të tjera të ligjit shprehimisht parashikojnë kështu.
3. Gjykata nuk mund ta mbështesë vendimin e saj në prova të papranueshme.
4. Gjatë çdo intervistimi ose marrjeje në pyetje ndalohet që:
4.1. liria e të pandehurit për të formuluar dhe shprehur mendimin e tij të ndikohet nëpërmjet
keqtrajtimit, lodhjes së shkaktuar, ndërhyrjes fizike, përdorimit të drogës, torturës, shtrëngimit
ose hipnotizimit;
4.2. i pandehuri të kanoset me masa të ndaluara me ligj;
4.3. të premtohet ndonjë përfitim që nuk parashihet me ligj; dhe
4.4. të dobësohet kujtesa e të pandehurit ose aftësia e tij për të kuptuar.
5. Ndalesa nga paragrafi 4. i këtij neni zbatohet pavarësisht nga pëlqimi i personit të intervistuar
ose marrjes së tillë në pyetje është i papranueshëm.”8
“Neni 128 -Rrethanat kur deklarata është e papranueshme”9
1. Dëshmia e dëshmitarit është e papranueshme nëse:
1.1. personi nuk mund të pyetet si dëshmitar;
1.2. personi është i liruar nga dëshmimi, por nuk është vënë në dijeni për këtë ose shprehimisht
nuk ka hequr dorë nga kjo e drejtë, apo kur udhëzimi dhe heqja dorë nuk është shënuar në
procesverbal;
1.3. personi është fëmijë, i cili nuk kupton të drejtën e tij për të refuzuar dëshmimin; ose
1.4. dëshmia e dëshmitarit është marrë me forcë, me kanosje ose me ndonjë mënyrë tjetër të
ndaluar.
8 Kodi i Procedurës Penale të Republikës së Kosovës Nr.04/L-123, neni 257.
9 Po aty.
Me nenin 150 par.2 është përcaktuarr se këqyrja ose rikonstruksionin i vendit të ngjarjes të
ushtruar nga prokurori i shtetit ose policia kur i pandehuri ose mbrojtësi i tij nuk janë njoftuar për
ndërmarrjen e veprimit të tillë.
Prova është marrë ndërmjet masës së fshehtë dhe teknike të vëzhgimit dhe të hetimit në bazë të
urdhërit të paligjshëm(neni 97 parag.1).etj. KPP po ashtu ndalon që pyetjet te cilat i bëhen të
pandehurit të mbështeten në supozimin që i pandehuri ka pranuar diqka që ai nuk e ka
pranuar(pyetjet kapcioze(neni 154 parag.4)
Pasojat juridike për aktgjykimin që bazohet në provë të papranueshme- Sipas KPPK-së po
qe se organi procedues vepron në kundërshtim me dispozitat e përcaktuara me ligj,proven e
siguruar në këtë mënyrë e konsideron të papranueshme,sepse thotë se në provën e tillë nuk
mund të mbështetet vendimi gjyqësor.Ligji parasheh obligimin për veqim nga shkresat e lëndës
të provave juridikisht të pavlefshme,dhe shikimin e tyre vetëm në procedurën e ankesës kundër
aktvendimit mbi pranueshmërinë e ankesës.
Rrjedha procedurale e procesit të të provuarit
Rrjedha e procesit të të provuarit rreth vërtetimit të fakteve kalon nëpër fazen e marrjës së
provës,shqyrtimit, verifikimit dhe qmuarjes së provës.
Marrja e provës- me marrje të provës kuptojmë gjetjen dhe zbulimin e provave si dhe fiksimin
procedural të tyre.Provat mund të propozohen dhe të shqyrtohen gjatë gjithë rrjedhës së
procedurës penale.Mund të paraqiten gjatë stadit të hetimit,të propozohen në shqyrtim gjyqësor
dhe me ankesë kundër aktgjykimit.Fiksimi procedural i provës bëhet pasi që të zbulohet prova,ku
forma më e përhapur është ajo me shkrim(procesverbali mbi marrjen në pytje të të
pandehurit,dëshmitarit,ekspertit),mirpo ato mund të fiksohen edhe duke inqizuar audo vizualisht
ku urdhërimin e tij mund ta bëjë prokurori i shtetit,gjyqtari i procedurës paraprake,gjyqtari i
vetëm ose kryetari i trupit gjykues.Këtë procedurë e rregullon neni 208 i KPP,sipas të cilit
personi që merret në pytje njoftohet në gjuhën që ai e kupton dhe e flet,se marrja në pytje do të
regjistrohet.Incizimi duhet të përmbajë të dhënat për emërtimin e organit procedues i cili
ndërmerr veprimin,njoftimin se dëshmitari duhet të flas të vërteten dhe se ai nuk detyrohet të
përgjigjet në pyetje etj.
Shqyrtimi dhe verifikimi i provës- Për shqyrtim ka rendësi edhe taktika kriminalistike si p.sh
këqyrja,kontrolli i banesës dhe i personit,disa lloje të ekspertimit etj.”Shqyrtimi është aktivitet
nëpërmjet të cilit gjykata mëson për fakte juridike relevante në procedurën penale.”10Është
proces përmes së cilit organi kompetent procedural duke hulumtuar dhe analizuar përmbajtjen e
secilës provë,përcakton raportin e saj ndaj faktit relevant kontestues.Në procedurë provat
shqyrtohen sipas formës së përcaktuar me nenin 327 të KPP.Verifikimi i provës bëhet duke
10 Vep cit. Sahiti, Ejup dhe Murati. Rexhep.
analizuar dhe krahasuar edhe me prova tjera.Për verifikimin e skatësisë së një dëshmie të
rëndësishmë në një rast do të nevojitet zbatimi i rikonstruksionit,në rastin tjetër
ballafaqimi(confrontatio) ose njohja (recognatio).
Qmuarja e provave- është proces operimi mendor i ndërlikuar për realzimin e së cilit përveq
njohurisë së ligjshmërisë të mendimit logjik,është e nevojshme edhe njohja e psikologjisë
gjyqësore,që merret me studimin e ligjshmërisë rreth formimit dhe manifestimit të vetëdijes së
pjesmarrësve proceduralë.Qmuarja e tyre bëhet me rastin e procedimit të tyre në shqyrtim
gjyqësor apo në seancë për këshillim,mirpo në disa raste gjykata vje në atë situatë që ta qmojë
ndonjë provë,e cila bëhet kur ekziston dyshimi i arsyeshëm se personi i caktuar ka kryer veprën
penale,ndërsa për ngritjen e aktakuzës duhet të jetë arritur shkalla e besueshmërisë.”Ekzistojnë
dy teori të qmuarjes së provave:teoria legale e vlerësimit të provave dhe teoria e qmuarjes së lirë
të provave.”11
Teoria legale e qmuarjes së provave- është zbatuar në procedurën inkuzitore,ku sipas saj me
rastin e qmuarjes së provave për vërtetimin e skatësisë së fakteve kontestuese të një qështje
penale, ka qenë e detyruar t’ia njohë secilës provë atë vlerë të cilën më parë ia ka caktuar ligji,që
do të thotë se gjykata nuk gjykon sipas bindjes së vet të krijuar me rastin e analizës së
provave,por këtë e bën në bazë të provave,vlerën e të cilave e ka caktuar ligjvënësi.
Teoria legale e qmuarjes së provave i ka pasur dy variante:teoria legale pozitive dhe teoria legale
negative.Sipas teorisë legale pozitive gjykata ishte e detyruar të marrë si të provuar një fakt
juridik relevant kur plotësoheshin kushtet e parapara ligjore dhe në bazë të tyre jepte aktgjykim
dënues pavarësisht bindjes personale.Teoria legale negative kërkonte që për dënim të të
pandehurit të plotësohet numri dhe kualiteti i caktuar i provave,por me rastin e marrjes së
vendimit gjykata edhe vetë i vlerëson ato prova sipas bindjes së brendshme dhe në këtë mënyrë
jepte aktgjykimin.Pra kjo teori nuk e përjashtonte tërësisht teorinë ë qmuarjs së lirë.
Teoria e qmuarjes së lirë të provave- kjo teori rrjedh nga tipi akuzator i procedurës penale.Kjo
teori bazohet në parimin e së vërtetes materiale.Sipas saj gjykata nuk është e lidhur me kurrfarë
rregullash formale provuese për sa i përket asaj se a do ta konsiderojë një provë si të saktë apo
jo,dhe tërë materialin provues i cili është paraqitur si rezultat i propozimit dhe i aktivitetit të
palëve dhe gjykatës të vlerësohet sipas bindjes së gjykatës,bindje të cilën ajo e ka krijuar me
rastin e zbatimit të procesit të marrjes së provave.Miëpo pavaërësisht nga kjo gjyqtari nuk mund
të dalë jashtë kufijve ligjor që kanë të bëjnë me mbledhjen e provave dhe me procedimin e tyre
në shqyrtim gjyqësor.Në të drejten tonë qmuarja e lirë e provave bëhet sipas sistemit progresiv të
qmuarjes së provave (bindja e lirë të argumentohet ndërmjet arsyetimit të aktgjykimit në mënyrë
që qdokush të njoftohet se si ka ardhur gjykata deri te bindja konkrete). Gjykata ka për detyrë që
me ndërgjegjje të vlerësojë qdo provë një nga një dhe në lidhje me provat tjera dhe në bazë të
vlerësimit të tillë të nxjerrë konkluzion se a është provuar një fakt(neni 361 parag.2).
11 Po aty.
Konnkluzion
Ska dyshim se procesi i të provuarit në procedurë gjyqësore zë vend qëndror në procedurën
penale.Prandaj me rastin e rregullimit juridik të procedurës penale duhet patjetër që edhe vetë
procesin e të provuarit si dhe provat në përgjithësi të parashikohen disa forma procedurale
ndërmjet të të cilave do të zhvillohej aktiviteti procedural rreth paraqitjes,fiksimit dhe përdorimit
të provave për vertëtimin e fakteve.Andaj provat në Kodin e ri të procedurës penale nuk janë
thjeshtë produkt i një procesi formal, por vlerësohen për nga besueshmëria, rëndësia dhe vlera
provuese. Për këtë arsye kërkimi dhe konstatimi i së vërtetes në procedurë penale duhet të jetë
moto i të gjitha veprimeve që i ndërmarrin oganet proceduese sepse siq dihet vërtetimi i fakteve
është procesi më i vështirë në punën e gjykatës dhe si i tillë funkisonin gjyësor e bën edhe më
përgjegjës.
Bibleografia
Sahiti,Ejup dhe Murati,Rexhep, E Drejta e Procedurës Penale, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë,
2013.
Çollaku, Hashim. Roli i Prokurorit të Shtetit në procedurë penale, Prishtinë 2013.
Muahrremi, Driton dhe Korajlić, Nedžad – Kriminalistika, Prishtinë 2009.
Kodi i Procedurës Penale të Kosovës Nr.04/L-123.
http://ëëë.kgjk-ks.org/repository/docs/Udhezuesi-dhe-kodi-i-procedures_shqip_217889.pdf

Mais conteúdo relacionado

Mais procurados

E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme Refik Mustafa
 
E drejta e procedures penale
E drejta e procedures penaleE drejta e procedures penale
E drejta e procedures penaleNasuf GËRMIZAJ
 
E Drejta e Pronësisë Intelektuale
E Drejta e Pronësisë IntelektualeE Drejta e Pronësisë Intelektuale
E Drejta e Pronësisë IntelektualeRefik Mustafa
 
Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit
Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit
Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit Egzon Doli
 
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penaleMjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penaleDonikë Mjaki
 
E Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & PërgjigjeE Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & PërgjigjeRefik Mustafa
 
E drejta sendore provim
E drejta sendore provimE drejta sendore provim
E drejta sendore provimv z
 
Kriminalistika
KriminalistikaKriminalistika
Kriminalistikakosmaqi
 
E drejta penale
E drejta penaleE drejta penale
E drejta penalezogaj
 
Gjyqësia kushtetuese
Gjyqësia kushtetueseGjyqësia kushtetuese
Gjyqësia kushtetuesedritashala
 
E Drejta Trashëgimore - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Trashëgimore - Pyetje & PërgjigjeE Drejta Trashëgimore - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Trashëgimore - Pyetje & PërgjigjeRefik Mustafa
 
E drejta e punës dhe sigurimit social
E drejta e punës dhe sigurimit socialE drejta e punës dhe sigurimit social
E drejta e punës dhe sigurimit socialVerlona Pireci
 
E Drejta E Punes
E Drejta E PunesE Drejta E Punes
E Drejta E Punesbande7
 
FAZAT E PROCEDURES PENALE
FAZAT E PROCEDURES PENALEFAZAT E PROCEDURES PENALE
FAZAT E PROCEDURES PENALERefik Mustafa
 
Kushtet esenciale per lidhjen e nje kontrate
Kushtet esenciale per lidhjen e nje kontrateKushtet esenciale per lidhjen e nje kontrate
Kushtet esenciale per lidhjen e nje kontrateMenaxherat
 

Mais procurados (20)

E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
 
Kriminologjia
KriminologjiaKriminologjia
Kriminologjia
 
E drejta e procedures penale
E drejta e procedures penaleE drejta e procedures penale
E drejta e procedures penale
 
E Drejta e Pronësisë Intelektuale
E Drejta e Pronësisë IntelektualeE Drejta e Pronësisë Intelektuale
E Drejta e Pronësisë Intelektuale
 
Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit
Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit
Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit
 
E drejta e punes komplet
E drejta e punes   kompletE drejta e punes   komplet
E drejta e punes komplet
 
Procedura Civile
Procedura CivileProcedura Civile
Procedura Civile
 
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
 
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penaleMjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale
 
E Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & PërgjigjeE Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
 
E drejta sendore provim
E drejta sendore provimE drejta sendore provim
E drejta sendore provim
 
Kriminalistika
KriminalistikaKriminalistika
Kriminalistika
 
E drejta penale
E drejta penaleE drejta penale
E drejta penale
 
Gjyqësia kushtetuese
Gjyqësia kushtetueseGjyqësia kushtetuese
Gjyqësia kushtetuese
 
E Drejta Trashëgimore - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Trashëgimore - Pyetje & PërgjigjeE Drejta Trashëgimore - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Trashëgimore - Pyetje & Përgjigje
 
E drejta e punës dhe sigurimit social
E drejta e punës dhe sigurimit socialE drejta e punës dhe sigurimit social
E drejta e punës dhe sigurimit social
 
E DREJTA CIVILE
E DREJTA CIVILEE DREJTA CIVILE
E DREJTA CIVILE
 
E Drejta E Punes
E Drejta E PunesE Drejta E Punes
E Drejta E Punes
 
FAZAT E PROCEDURES PENALE
FAZAT E PROCEDURES PENALEFAZAT E PROCEDURES PENALE
FAZAT E PROCEDURES PENALE
 
Kushtet esenciale per lidhjen e nje kontrate
Kushtet esenciale per lidhjen e nje kontrateKushtet esenciale per lidhjen e nje kontrate
Kushtet esenciale per lidhjen e nje kontrate
 

Destaque

Anglishtja për juristë
Anglishtja për juristëAnglishtja për juristë
Anglishtja për juristëDonikë Mjaki
 
Pyetje nga Procedura jokontestimore
Pyetje nga Procedura jokontestimorePyetje nga Procedura jokontestimore
Pyetje nga Procedura jokontestimoreDonikë Mjaki
 
25317763 e-drejta-e-peocedures-penale
25317763 e-drejta-e-peocedures-penale25317763 e-drejta-e-peocedures-penale
25317763 e-drejta-e-peocedures-penalezogaj
 
Lnda drejta penale
Lnda drejta penaleLnda drejta penale
Lnda drejta penalezogaj
 
Kristina Gjini(E drejta ndërkombëtare private)
Kristina Gjini(E drejta ndërkombëtare private)Kristina Gjini(E drejta ndërkombëtare private)
Kristina Gjini(E drejta ndërkombëtare private)K. Gj.
 
provimi i letersise 2014
provimi i letersise 2014provimi i letersise 2014
provimi i letersise 2014Ina Ina
 
Provimi i lirimit 2015 Anglishtja
Provimi i lirimit 2015 AnglishtjaProvimi i lirimit 2015 Anglishtja
Provimi i lirimit 2015 AnglishtjaHelio RAMOLLARI
 
punim seminarik ne proceduren kontestimore
punim seminarik ne proceduren kontestimorepunim seminarik ne proceduren kontestimore
punim seminarik ne proceduren kontestimoreDonikë Mjaki
 
E drejta e unionit evropian
E drejta e unionit evropian E drejta e unionit evropian
E drejta e unionit evropian Melos Jashari
 
Punimi i temes MASTER - Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçë...
Punimi i temes MASTER -  Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçë...Punimi i temes MASTER -  Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçë...
Punimi i temes MASTER - Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçë...Flamur Troni
 
Universiteti i prishtinës
Universiteti i prishtinësUniversiteti i prishtinës
Universiteti i prishtinësJeton Bytyqi
 
Udhezime per pune seminarike 2011
Udhezime per pune seminarike 2011Udhezime per pune seminarike 2011
Udhezime per pune seminarike 2011Menaxherat
 

Destaque (15)

Anglishtja për juristë
Anglishtja për juristëAnglishtja për juristë
Anglishtja për juristë
 
Ese
EseEse
Ese
 
Pyetje nga Procedura jokontestimore
Pyetje nga Procedura jokontestimorePyetje nga Procedura jokontestimore
Pyetje nga Procedura jokontestimore
 
25317763 e-drejta-e-peocedures-penale
25317763 e-drejta-e-peocedures-penale25317763 e-drejta-e-peocedures-penale
25317763 e-drejta-e-peocedures-penale
 
Lnda drejta penale
Lnda drejta penaleLnda drejta penale
Lnda drejta penale
 
Kristina Gjini(E drejta ndërkombëtare private)
Kristina Gjini(E drejta ndërkombëtare private)Kristina Gjini(E drejta ndërkombëtare private)
Kristina Gjini(E drejta ndërkombëtare private)
 
Seminar procedure penale - Prokurori Publik i Kosoves
Seminar procedure penale - Prokurori Publik i KosovesSeminar procedure penale - Prokurori Publik i Kosoves
Seminar procedure penale - Prokurori Publik i Kosoves
 
Burimet e Se Drejtes
Burimet e Se DrejtesBurimet e Se Drejtes
Burimet e Se Drejtes
 
provimi i letersise 2014
provimi i letersise 2014provimi i letersise 2014
provimi i letersise 2014
 
Provimi i lirimit 2015 Anglishtja
Provimi i lirimit 2015 AnglishtjaProvimi i lirimit 2015 Anglishtja
Provimi i lirimit 2015 Anglishtja
 
punim seminarik ne proceduren kontestimore
punim seminarik ne proceduren kontestimorepunim seminarik ne proceduren kontestimore
punim seminarik ne proceduren kontestimore
 
E drejta e unionit evropian
E drejta e unionit evropian E drejta e unionit evropian
E drejta e unionit evropian
 
Punimi i temes MASTER - Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçë...
Punimi i temes MASTER -  Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçë...Punimi i temes MASTER -  Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçë...
Punimi i temes MASTER - Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçë...
 
Universiteti i prishtinës
Universiteti i prishtinësUniversiteti i prishtinës
Universiteti i prishtinës
 
Udhezime per pune seminarike 2011
Udhezime per pune seminarike 2011Udhezime per pune seminarike 2011
Udhezime per pune seminarike 2011
 

Semelhante a Procesi i të provuarit në Procedurë Penale

E drejta e procedures penale
E drejta e procedures penaleE drejta e procedures penale
E drejta e procedures penaleFerdi Nuredini
 
26066395 k-r-i-m-i-n-a-l-i-s-t-i-k-aa
26066395 k-r-i-m-i-n-a-l-i-s-t-i-k-aa26066395 k-r-i-m-i-n-a-l-i-s-t-i-k-aa
26066395 k-r-i-m-i-n-a-l-i-s-t-i-k-aazogaj
 
26066395 k-r-i-m-i-n-a-l-i-s-t-i-k-aa
26066395 k-r-i-m-i-n-a-l-i-s-t-i-k-aa26066395 k-r-i-m-i-n-a-l-i-s-t-i-k-aa
26066395 k-r-i-m-i-n-a-l-i-s-t-i-k-aazogaj
 
Aktgjykimi per shkak te pandegjueshmerise
Aktgjykimi per shkak te pandegjueshmeriseAktgjykimi per shkak te pandegjueshmerise
Aktgjykimi per shkak te pandegjueshmeriseendritrrustemi9
 
DETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelli
DETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelliDETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelli
DETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelliirena kotobelli
 
Prezantim ''Prokuroria''-''Prosecutor''
Prezantim ''Prokuroria''-''Prosecutor''Prezantim ''Prokuroria''-''Prosecutor''
Prezantim ''Prokuroria''-''Prosecutor''Durim Kërhanaj
 
Gjykata ne RM [Republiken e Maqedonise]
Gjykata ne RM [Republiken e Maqedonise]Gjykata ne RM [Republiken e Maqedonise]
Gjykata ne RM [Republiken e Maqedonise]Ferdi Nuredini
 
Procedura paraprake hetimi ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake hetimi ngritja e aktakuzes Procedura paraprake hetimi ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake hetimi ngritja e aktakuzes Ferdi Nuredini
 
Procedura civile2.avni brestovci
Procedura civile2.avni brestovciProcedura civile2.avni brestovci
Procedura civile2.avni brestovciJURIST
 
Procedura administrativ1
Procedura administrativ1Procedura administrativ1
Procedura administrativ1kulla 2010
 
33760284 e-drejta-penale
33760284 e-drejta-penale33760284 e-drejta-penale
33760284 e-drejta-penalezogaj
 
Dispenca e materialit semestri IV Kumanovë
Dispenca e materialit semestri IV KumanovëDispenca e materialit semestri IV Kumanovë
Dispenca e materialit semestri IV KumanovëRamadan Ademi
 
Dispenca e materialit semestri IV Kumanovë
Dispenca e materialit semestri IV KumanovëDispenca e materialit semestri IV Kumanovë
Dispenca e materialit semestri IV KumanovëRamadan Ademi
 
Permbledhje te perseritjeve per pergatitjen e kollokfiumit ne procedure penale
Permbledhje te perseritjeve per pergatitjen e kollokfiumit  ne procedure penalePermbledhje te perseritjeve per pergatitjen e kollokfiumit  ne procedure penale
Permbledhje te perseritjeve per pergatitjen e kollokfiumit ne procedure penaleDonikë Mjaki
 
Procedura administrativ2
Procedura administrativ2Procedura administrativ2
Procedura administrativ2kulla 2010
 
Kodi i procedurës penale i kosoves
Kodi i procedurës penale i kosovesKodi i procedurës penale i kosoves
Kodi i procedurës penale i kosovesMarjan DODAJ
 
Edrejtaeprocedurespenale 111219031049-phpapp02
Edrejtaeprocedurespenale 111219031049-phpapp02Edrejtaeprocedurespenale 111219031049-phpapp02
Edrejtaeprocedurespenale 111219031049-phpapp02Ministry of Health
 
Procedura jokontestimore
Procedura jokontestimoreProcedura jokontestimore
Procedura jokontestimoreDonikë Mjaki
 

Semelhante a Procesi i të provuarit në Procedurë Penale (20)

Procedura penale,punim seminarik
Procedura penale,punim seminarikProcedura penale,punim seminarik
Procedura penale,punim seminarik
 
E drejta e procedures penale
E drejta e procedures penaleE drejta e procedures penale
E drejta e procedures penale
 
26066395 k-r-i-m-i-n-a-l-i-s-t-i-k-aa
26066395 k-r-i-m-i-n-a-l-i-s-t-i-k-aa26066395 k-r-i-m-i-n-a-l-i-s-t-i-k-aa
26066395 k-r-i-m-i-n-a-l-i-s-t-i-k-aa
 
26066395 k-r-i-m-i-n-a-l-i-s-t-i-k-aa
26066395 k-r-i-m-i-n-a-l-i-s-t-i-k-aa26066395 k-r-i-m-i-n-a-l-i-s-t-i-k-aa
26066395 k-r-i-m-i-n-a-l-i-s-t-i-k-aa
 
Aktgjykimi per shkak te pandegjueshmerise
Aktgjykimi per shkak te pandegjueshmeriseAktgjykimi per shkak te pandegjueshmerise
Aktgjykimi per shkak te pandegjueshmerise
 
DETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelli
DETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelliDETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelli
DETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelli
 
Prezantim ''Prokuroria''-''Prosecutor''
Prezantim ''Prokuroria''-''Prosecutor''Prezantim ''Prokuroria''-''Prosecutor''
Prezantim ''Prokuroria''-''Prosecutor''
 
Gjykata ne RM [Republiken e Maqedonise]
Gjykata ne RM [Republiken e Maqedonise]Gjykata ne RM [Republiken e Maqedonise]
Gjykata ne RM [Republiken e Maqedonise]
 
Procedura paraprake hetimi ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake hetimi ngritja e aktakuzes Procedura paraprake hetimi ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake hetimi ngritja e aktakuzes
 
Procedura civile2.avni brestovci
Procedura civile2.avni brestovciProcedura civile2.avni brestovci
Procedura civile2.avni brestovci
 
Procedura administrativ1
Procedura administrativ1Procedura administrativ1
Procedura administrativ1
 
33760284 e-drejta-penale
33760284 e-drejta-penale33760284 e-drejta-penale
33760284 e-drejta-penale
 
Dispenc IV
Dispenc IVDispenc IV
Dispenc IV
 
Dispenca e materialit semestri IV Kumanovë
Dispenca e materialit semestri IV KumanovëDispenca e materialit semestri IV Kumanovë
Dispenca e materialit semestri IV Kumanovë
 
Dispenca e materialit semestri IV Kumanovë
Dispenca e materialit semestri IV KumanovëDispenca e materialit semestri IV Kumanovë
Dispenca e materialit semestri IV Kumanovë
 
Permbledhje te perseritjeve per pergatitjen e kollokfiumit ne procedure penale
Permbledhje te perseritjeve per pergatitjen e kollokfiumit  ne procedure penalePermbledhje te perseritjeve per pergatitjen e kollokfiumit  ne procedure penale
Permbledhje te perseritjeve per pergatitjen e kollokfiumit ne procedure penale
 
Procedura administrativ2
Procedura administrativ2Procedura administrativ2
Procedura administrativ2
 
Kodi i procedurës penale i kosoves
Kodi i procedurës penale i kosovesKodi i procedurës penale i kosoves
Kodi i procedurës penale i kosoves
 
Edrejtaeprocedurespenale 111219031049-phpapp02
Edrejtaeprocedurespenale 111219031049-phpapp02Edrejtaeprocedurespenale 111219031049-phpapp02
Edrejtaeprocedurespenale 111219031049-phpapp02
 
Procedura jokontestimore
Procedura jokontestimoreProcedura jokontestimore
Procedura jokontestimore
 

Procesi i të provuarit në Procedurë Penale

  • 1. UNIVERSITETI AAB – FAKULTETI JURIDIK PUNIM SEMINARIK Lënda: E Drejta e Procedurës Penale Tema: “Procesi i të provuarit në Procedurë Penale” Mentori: Studenti: Prof. Dr.Driton Muharremi Kristina Gjini
  • 2. PËRMBAJTJA 1. Hyrje.............................................................................................................................3 2.Kuptimi dhe mjetet e provës........................................................................................4-5 3.Klasifikimi i provave....................................................................................................5-6 4.Objekti i të provuarit...................................................................................................6-7 5.Barra e provës...............................................................................................................7 6. Provat e papranueshme dhe pasojat juridike të përdorimit të tyre..................... 8-9 6.1.Provat Juridikisht të pavlefshme..............................................................................8 6.2.Pasojat juridike për aktgjykimin që bazohet në provë të papranueshme.................9 7.Rrjedha procedurale e procesit të të provuarit.......................................................9-10 7.1.Marrja e provës..........................................................................................................9 7.2.Shqyrtimi dhe verifikimi i provës..............................................................................9 7.3.Qmuarja e provave.....................................................................................................10 7.3.1 Teoria legale e qmuarjes së provës.........................................................................10 7.3.2 Qmuarja e lire e provave.........................................................................................10 9. Konkluzion................................................................................................................11 10.Bibliografia...............................................................................................................11
  • 3. Hyrje Për arritjen e qëllimit të procedures penale që kryerësit përgjegjes të veprës penale ti shqiptohet sankisoni penal i merituar sipas kushteve që i parasheh kodi penal dhe në bazë të procedurës së zbatuar në mënyrë ligjore,duhet pasur kujdes që askush i pafajshëm të mos dënohet.Është e domosdoshme që në procedurë penale,duke i vërtetuar faktet që janë të rëndësishme për marrjen e vendimit të ligjshëm në mënyrë të saktë dhe të plotë të konstatohet e verteta. Prandaj aktgjykimi duhet të plotësojë kërkesen për drejtshmëri në mënyrë që në opinionin publik të krijojë bindje për rregullsinë dhe drejtshmërinë e tij dhe të pranohet si i tillë. Në cilëndo procedurë ku vendoset për interesat e qytetarit,nuk bën që individi të pësojë konsekuencë të pakëndshme për shkak të paaftësisë,punës sipërfaqësore ose mosdijes së organit. Provat mund të jenë produkt i procedurës penale. Do të ishte gabim sikur zbatuesit të mendojnë ndryshe. Në të kaluarën, provat kryesisht janë pranuar sepse ato siguroheshin me urdhër të gjyqtarit apo prokurorit, përfshiheshin në aktakuzë dhe pastaj pranoheshin nga gjyqtari për konfirmim apo trupi gjykues. Ky proces normal është formal dhe mund të mos garantojë mbrojtjen e të drejtave të palëve apo interesat e drejtësisë, pasi që prova jo të plota mund të pranohen apo prova të rëndësishme marrja e të cilave nuk është urdhëruar mund të humben. Baza historike e sistemeve juridike kontinentale përfshin pritjen që procedura penale do të rezultojë në një kërkim racional të së vërtetës. Kodi i procedurës penale ruan atë kërkim racional të së vërtetës, mirëpo në të njëjtën kohë respekton të drejtën e individit për të mbledhur prova që shkojnë në dobi të rastit të tyre dhe për të kundërshtuar më gjerësisht provat e shfrytëzuara kundër tyre. Pikërisht për këtë është e rëndësishme që procedura gjyqësore të sigurojë vërtetim të plotë dhe të saktë të fakteve në të cilat e mbështet vendimin gjyqësor.Interesi i përgjithshëm kërkon që në procesin e ndriqimit të fakteve gjykata të ketë rol aktiv,në mëyrë që fati i akuzës të mos varet vetëm nga të dhënat që i ofrojnë palët,por që gjendja të vërtetohet realisht.
  • 4. Kuptimi dhe mjetet e provës Në teori të drejtës së procedurës penale ekziston pajtueshmëri sa i përket konstatimit se procesi i të provuarit paraqet pjesën motorike të procesit penal,mirëpo rreth nocioneve që përdoren me rastin e mbledhjes dhe vendosjes penale ekziston një laramani e madhe si p.sh : nocioni fakt,provë-argument,dëshmi,mjet i provës,burim i provës etj.Prandaj fillimisht po bëjmë dallimin ndërmjet nocionit fakt dhe atij provë-argument. Rrjedhimisht fakti është ekzistimi objektiv real i ndonjë sendi,procesi,dukurie,ndodhie,cilësie apo qdo dukurie reale në të cilat gjenden kushtet e së drejtës penale materiale për aplikimin e sanksioneve penale,dhe kushtet e së drejtës procedurale për zhvillimin dhe kryerjen e veprimeve procedurale.”Faktet të cilat duhet vërtetuar në procedurë,në teori të procedurës penale sipas rregulllit quhen faktet juridike relevante”1Në procedure penale duhet bërë përpjekje që të gjitha faktet të vërtetohen drejtëpërdrejtë,qoftë me preceptim të gjykatës ose ndërmjet personave tjerë.Vërtetimi i tilë i fakteve bëhet me prova të drejtpërdrejta.Mirëpo siq e dimë një gjë e tillë jo gjithmonë është e mundur,dhe në raste të tilla organi procedues duhet të përpiqet që faktin juridik relevant ta vërtetojë në mëyrë indirekte.Vërtetimi i tillë nënkutpon se organi procedues vërteton ekzistimin e ndonjë fakti,i cili në të vërtete nuk është juridikisht relevant,por nga ekzistimi i tij,në bazë të ekperiences,me besueshmëri më të madhe apo më të vogel,mund të konkludohet se ekziston një fakt juridik relevant.Faktet e tillla quhen indicie te cilat janë burime njoftimesh për faktet juridike relevante,prandaj organi procedues i vërteton ato.Indiciet kanë karakter të dyfishtë :në njëren anë janë fakte,në anën tjetër ato janë prova për vërtetimin e fakteve tjera. Për të shërbyer një e dhënë si provë-argument,është parakusht që ajo të propozohet dhe të pranohet ose procedimi i saj nga ana e gjykatës ,pastaj që ajo të vërtetohet dhe të verifikohet. “Andaj, provat në Kodin e ri të procedurës penale nuk janë thjeshtë produkt i një procesi formal, por vlerësohen për nga besueshmëria, rëndësia dhe vlera provuese.”2 “Me nocionin provë-argument në procedurë penale kuptojmë qdo të dhënë e cila në procedurë gjyqësore flet për saktësinë e ndonjë fakti relevant.”3Provat i hasim gjatë tërë rrjedhës së procedurës penale.Ato mund të propozohen dhe të merren nga palët dhe gjykata mund të analizojë prova deri te forma e prerë e vendimit gjyqësor ,mirëpo zakonisht merren në fazën e hetimit dhe në shqyrtim gjyqësor.Para se të vendos për një qështje,gjykata duhet të krijojë bindjen e plotë për saktësinë e faktit që provohet,e bindja e saj duhet të bazohet në ato të dhëna(gjurmë) të cilat për nga natyra i përgjigjen procesit të të menduarit në përgjithësi. “Sidoqoftë, që një ndryshim në botën materiale të jetë gjurmë, në aspektin kriminalistik duhet te plotësojë kriteret si vijon: sa i përket kriminalistikës (dhe penalo-juridikisht) duhet të jetë relevante, që do të thotë që gjurma duhet të jetë në lidhje me veprën penale, duhet të bëhet fjalë 1 Sahiti, Ejup dhe Murati, Rexhep, E Drejta e Procedurës Penale, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 2013. 2 Udhëzues për Kodin e Procedurës Penale të Kosovës,2013. 3 Vep.cit Sahiti, Ejup dhe Murati, Rexhep.
  • 5. për ndryshimin material dhe ndryshimi duhet të jetë adekuat për identifikimin ose së paku për grupimin.”4. Provat që flasin për saktësinë e ndonjë fakti relevant juridik në procedurë penale fitohen me ndihmën e mjeteve të cilat janë te lejuara me norma ligjore.Mjeti i provës paraqitet si burim i provës,si instrumenti ndërmjet të cilit transmetohet përmbajta e provës nga burimi i saj deri te gjykata.Si të tilla paraqiten: persona( i pandehuri,dëshmitari,eksperti të cilët japin deklarime që shërbejnë si provë),sende (shkresa,instrumente dhe objekte të ndryshme), dhe veprime të ndryshme(marrja në pytje,këqyja etj.).Në procedurë penale me qëllim të gjetjes së të vërtetes ,varësisht nga situata e rastit konkret,është e mundur të përdoret si provë qdo burim i njohjes i cili kontribuon për ndriqimin e veprës dhe kryesit të saj dhe të shërbehen me të gjitha ato mjete të provës të cilat nuk janë në kundërshtim me parimet e procedurës penale.Me rastin e trajtimit të mjeteve të provës duhet pasur parasysh edhe disa kufizime ligjore lidhur me perdorimin e tyre(p.sh ndalimi i përdorimit të forces,kërcenimit dhe mjeteve tjera me qëllim që nga i pandehuri të merret deklarata ose pohimi). Sepse siq thotë Marina ‘qdo burim i të dhënave nuk mund të jetë mjet i provës,meqë një gjë e tillë do të thoshte pranim i maksimës sipas të cilit qëllimi arsyeton mjetin,që në procedurë pënale paraqet rrezik për arbitraritet në procedim të provave’.Nga kjo del se ligjet e procedurës penale e përcaktojnë formën e ndërmarrjes së veprimeve proceduarle ,formë të cilën duhet ta respektojnë organet proceduese si p.sh për realizimin e pyetjes së të pandehurit,të dëshmitarit etj. Klasifikimi i provave Hasim klasifikimin në:prova akuzuese dhe mbrojtëse;të drejtpërdrejta dhe të tërthorta;prova origjinale dhe të prejardhuara;prova personale dhe materiale; provat e plota dhe jo të plota. Prova akuzuese dhe mbrojtëse. Provë akuzuese konsiderohet ajo provë e cila shkon në favor të akuzës ,kurse provë mborjtëse ajo e cila shkon në favor të të pandehurit. Prova të drejtpërdrejta dhe të tërthorta. Provë e drejtpërdrejtë konsiderohet ajo provë e cila e provon ekzistimin ose mosekzistimin e faktit kontestues në mënyrë direkte si p.sh dëshmitari okular i cili drejtpërsëdrejti e ka shikuar kryerjen e veprës penale (p.sh ka pa se si personi A i ka shkaktuar personit B lëndim nga i cili ai ka vdekur).Prova e tërthortë kontribuon për vërtetimin e faktit kontstues në mëyrë indirekte në bazë të të cilit konkludohet se ekziston ose nuk ekziston fakti relevant kontestues.Marrja e një indicie si provë patjetër kërkon që po ai fakt më parë të provohet si i vërtetë,që ai fakt të mundësojë nxjerrjen e konkludimit për saktësinë e faktit tjetër juridik relevant që është objekt provimi.Një provë indirekte sipas rregullit nuk ofron atë nivel saktësie që kërkohet për vërtetimin e një fakti,por vetëm një shkallë besueshmërie,baze për dyshim.Një indicie ofron vetëm besueshmëri ,po qe se ka më shumë indicie besueshmëria rritet ashtu që mund të sjelll te vërtetësia. 4 Muahrremi, Driton dhe Korajlić, Nedžad – Kriminalistika, Prishtinë 2009
  • 6. Provat origjinale dhe të prejardhura. Provë origjinale është ajo provë e cila merret drejtpërdrejtë nga burimi i saj ( dëshmia e dëshmitarit,pohimi i të pandehurit,shkresat origjinale etj).Provë e prejardhur konsiderohet prova për të cilën organi procedues mëson tërthorazi nga ndonjë burim tjetër e jo nga burimi i saj i drejtpërdrejtë( kopja e dokumentit ,dëshmia e dëshmitarit për atë që ka dëgjuar nga dëshmitari okular).Provat e prejardhura mund ti zëvendësojnë provat origjinale vetëm kur ato kanë humbur p.sh ka humbur origjinali i dokumentit ose ka vdekur dëshmitari ose viktima,e cila në qastin e fundit tregon për ngjarjen ose e përshkruan kryesin e veprës penale. Provat personale dhe materiale. Provat personale janë njohuritë e drejtpërdrejta ose të tërthorta të individit ose të shumë personave si:deklarata e të pandehurit,dëshmitarit etj. Provë materiale janë sendet,dokumentet etj. Provat e plota dhe jo të plota. Provë e plotë konsiderohet ajo provë e cila në tërësi e provon të vërteten ose të pavërteten e faktit kontestues,kurse prova jo e plotë këtë e bën vetëm pjesërisht. Objekti i të provuarit Në përcaktimin e objektit të provës gjykata ka rol të posaqëm,sepse ajo përcakton cilat fakte konsiderohen si të rëndësishme në rastin konkret.”Objekt i të provuarit në rend të parë janë: faktet juridike relevante,faktet indicie dhe faktet ndihmëse.”5Faktet juridike relevante si p.sh qështja penale –përshkrimi faktik i veprës penale që nënkupton vërtetimin e elementeve që e përbëjnë figurën e veprës penale ,karakteristikat e kryesit të saj faktet dhe rrethant e rëndësishme për ndiqimin dhe zgjidhjen e ligjshme të saj.Faktet indicie dhe faktet plotësuese vërtetohen për shkak te lidhjes së tyre me faktet juridike relevante.Faktet relevante që dalin nga e drejta materiale,në rend të parë përfshijnë të gjitha cilësitë në të cilat manifestohen elementet e përgjithshme(objektive e subjektive) të veprës penale.Këro fakte mund të jenë fakte të jashtme dhe të brendshme(psikologjike).Si fakte të cilat duhet vërtetuar te qdo vepër penale reflektohen: veprimi i inkriminuar,koha,vendi i atij veprimi,mjeti,pasojat etj që reflektohen si fakte të jashtme. Faktet e brendshme i përkasin jetës së brendshme të individit siq janë:përgjegësia,motivi,paramendimi,neglizhenca etj.( të cilat vërtetohen me pyetje nga aspekti psikiatrik dhe psikologjik). P.sh me rastin e zhvillimit të procedurës penale për vepër penale të vjedhjes,si fakte që duhet vërtetuar janë:sendi i huaj,sendi i luajtshëm,marrja e sendit,dashja e cila nënkupton qëllimin e kryesit për përvetësim etj.Faktet e natyrës juridiko-proceduarle që duhet vërtetuar i hasim qdo herë kur gjykata duhet të vendosë për qështje procedurale p.sh me rastin e caktimit te paraburgimit,si fakt paraqitet dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer vepër penale dhe se ekziston ndonjë shkak për paraburgim ( rreziku nga ikja,rreziku i përsëritjes së 5 Sahiti, Ejup dhe Murati, Rexhep, E Drejta e Procedurës Penale, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 2013.
  • 7. veprës penale),te aktvendimi për përjashtim të gjyqtarit nga gjykimi i veprës penale konkrete,verifikimi nëse ekziston shkaku ligjor për përjashtim,pastaj qështja e kompetencës etj. Rrjedhimisht konsiderohet se nuk është e nevojshme që të vërtetohen faktet vijuese: a).Faktet e qarta-ato fakte të cilat janë të njohura kështu qe nuk kanë nevojë të vërtetohen p,sh nuk është e nevojshme të provohet se personi i shtyrë në moshë është madhor. b).Faktet nortone-fakte që janë të njohura nga një rreth më i gjërë i personave p.sh është fakt norton se 1 Janari është festë dhe se atë ditë nuk kanë punuar institucionet shtetërore. c).Prezumimet-faktet që merren se ekzisotojnë(supuzohen) pa u vërtetuar në rastin konkret.Flitet për prezumimet natyrore dhe juridike.Prezumime natyrore do të ishin supozimet të të cilat që më parë merret që ekziston dhe se atë nuk duhet provuar,sepse për ekzistimin e tij flet rrjedha natyrore. Ndërsa prezumimi juridik ekziston atëher kur ligji supozon se ekziston një fakt relevant të cilin nuk ka nevojë me e provuar.”Prezumimet juridike mund të jenë absolute dhe relative(të rrëzueshme dhe jo të rrezueshme)”.6Prezumimet juridike absolute ndalojnë mundësinë e provimit të të kundërtes. P.sh rasti i të miturve (meqë të miturit më së shpeshti janë të paaftë të mendojnë në mënyrë të pjekur për veprimet e tyre ,që nga e drejta romake e deri më sot është krijuar prezumimi absolut se të gjithë të miturit janë pa aftësi veprimi). Prezumimi juridik relativ ekziston përkohësisht derisa të mos provohet e kundërta . Barra e provës Me barrë të provës nënkuptohet e drejta dhe obligimi i subjektit procedural që ti paraqesë provat me të cilat vërtetohen faktet relevante në të cilat bazohet vendimi gjyqësor.Gjatë zhvillimit historik të procedurës penale barra e provës ndryshonte varësisht nga tipi i procedurës penale.Në tipin akuzator barra e provës qëndronte ekskluzivisht në paditësin.I pandehuri kishte mundësi të ofrojë prova për pafajësinë e vet,por jo obligim,ndërsa gjykata ishte pasive.Në tipin inkuzitor funskioni i ndjekjes kaloi në duart e gjykatës prandaj edhe barra e provës juridikisht i takonte asaj.Në tipin e përzier meqe vie deri tek ndarja e funksioneve themleore edhe barra e provës bie ne palët proceduralo-penale.Në sistemin tonë rrjedhimisht barra e provës i takon prokurorit të shtetit.Ai ka për detyrë që me rastin e paraqitjes së aktakuzës ti paraqesë gjykatës edhe propozimin për ndriqimin e provave me të cilat vërtetohen thëniet e akuzës. “Funksioni më i rëndësishëm i prokurorit të shtetit është ndjekja penale e kryesëve të veprave penale,duke u mbështetur në parimin e legalitetit dhe parimet tjera”.7Sipas KPPK-së Prokurori i shtetit është subjekt aktiv në procedurën parapenale,i cili kordionon punën me subjektet tjera prej marrjes së informavcionit për rastin e ndodhur dhe udhëheq me hetimit.Fillon dhe zbaton hetimet në qështjen penale,ngrit aktin akuzues përkatës,përfaqëson aktin akuzues në shqyrtim gjyqësor dhe pas përfunidimit të shqyrtimit gjyqësor ushtron mjetin juridik përkatës. 6 Po aty. 7 Çollaku, Hashim Roli i Prokurorit të Shtetit në procedurë penale, Prishtinë 2013.
  • 8. Provat e papranueshme dhe pasojat juridike të përdorimit të tyre Kodi i procedurës penale në mënyrë të përgjithshme përcakton formën procedural të marrjës dhe paraqitjes së provave në procedurën penale. KPP së pari rregullon procedurat e marrjes së provave para ngritjes së aktakuzës të cilat përfshijnë marrjen e provave gjatë hetimit (nenet 119,123),marrjen në pyetje të të pandehurit( neni 151-155). Së dyti rregullon provat në shqyrtim gjyqësor(neni 257-263). Provat Juridikisht të pavlefshme- Kodi i procedurës penale përmban norma me të cilat përcakton se kur mënyra e marrjes së ndonjë prove e bën provën e pavlefshme dhe sipas rregullit përcakton pasojat juridike në rast të përdorimit të tyre me rastin e marrjes së vendimit gjyqësor.”Kodi i procedurës penale konsideron se,parimisht janë të papranueshme provat vijuese nga neni 257 i KPPK-së: 2. Provat e marra me shkelje të dispozitave të procedurës penale janë të papranueshme kur ky Kod ose dispozita të tjera të ligjit shprehimisht parashikojnë kështu. 3. Gjykata nuk mund ta mbështesë vendimin e saj në prova të papranueshme. 4. Gjatë çdo intervistimi ose marrjeje në pyetje ndalohet që: 4.1. liria e të pandehurit për të formuluar dhe shprehur mendimin e tij të ndikohet nëpërmjet keqtrajtimit, lodhjes së shkaktuar, ndërhyrjes fizike, përdorimit të drogës, torturës, shtrëngimit ose hipnotizimit; 4.2. i pandehuri të kanoset me masa të ndaluara me ligj; 4.3. të premtohet ndonjë përfitim që nuk parashihet me ligj; dhe 4.4. të dobësohet kujtesa e të pandehurit ose aftësia e tij për të kuptuar. 5. Ndalesa nga paragrafi 4. i këtij neni zbatohet pavarësisht nga pëlqimi i personit të intervistuar ose marrjes së tillë në pyetje është i papranueshëm.”8 “Neni 128 -Rrethanat kur deklarata është e papranueshme”9 1. Dëshmia e dëshmitarit është e papranueshme nëse: 1.1. personi nuk mund të pyetet si dëshmitar; 1.2. personi është i liruar nga dëshmimi, por nuk është vënë në dijeni për këtë ose shprehimisht nuk ka hequr dorë nga kjo e drejtë, apo kur udhëzimi dhe heqja dorë nuk është shënuar në procesverbal; 1.3. personi është fëmijë, i cili nuk kupton të drejtën e tij për të refuzuar dëshmimin; ose 1.4. dëshmia e dëshmitarit është marrë me forcë, me kanosje ose me ndonjë mënyrë tjetër të ndaluar. 8 Kodi i Procedurës Penale të Republikës së Kosovës Nr.04/L-123, neni 257. 9 Po aty.
  • 9. Me nenin 150 par.2 është përcaktuarr se këqyrja ose rikonstruksionin i vendit të ngjarjes të ushtruar nga prokurori i shtetit ose policia kur i pandehuri ose mbrojtësi i tij nuk janë njoftuar për ndërmarrjen e veprimit të tillë. Prova është marrë ndërmjet masës së fshehtë dhe teknike të vëzhgimit dhe të hetimit në bazë të urdhërit të paligjshëm(neni 97 parag.1).etj. KPP po ashtu ndalon që pyetjet te cilat i bëhen të pandehurit të mbështeten në supozimin që i pandehuri ka pranuar diqka që ai nuk e ka pranuar(pyetjet kapcioze(neni 154 parag.4) Pasojat juridike për aktgjykimin që bazohet në provë të papranueshme- Sipas KPPK-së po qe se organi procedues vepron në kundërshtim me dispozitat e përcaktuara me ligj,proven e siguruar në këtë mënyrë e konsideron të papranueshme,sepse thotë se në provën e tillë nuk mund të mbështetet vendimi gjyqësor.Ligji parasheh obligimin për veqim nga shkresat e lëndës të provave juridikisht të pavlefshme,dhe shikimin e tyre vetëm në procedurën e ankesës kundër aktvendimit mbi pranueshmërinë e ankesës. Rrjedha procedurale e procesit të të provuarit Rrjedha e procesit të të provuarit rreth vërtetimit të fakteve kalon nëpër fazen e marrjës së provës,shqyrtimit, verifikimit dhe qmuarjes së provës. Marrja e provës- me marrje të provës kuptojmë gjetjen dhe zbulimin e provave si dhe fiksimin procedural të tyre.Provat mund të propozohen dhe të shqyrtohen gjatë gjithë rrjedhës së procedurës penale.Mund të paraqiten gjatë stadit të hetimit,të propozohen në shqyrtim gjyqësor dhe me ankesë kundër aktgjykimit.Fiksimi procedural i provës bëhet pasi që të zbulohet prova,ku forma më e përhapur është ajo me shkrim(procesverbali mbi marrjen në pytje të të pandehurit,dëshmitarit,ekspertit),mirpo ato mund të fiksohen edhe duke inqizuar audo vizualisht ku urdhërimin e tij mund ta bëjë prokurori i shtetit,gjyqtari i procedurës paraprake,gjyqtari i vetëm ose kryetari i trupit gjykues.Këtë procedurë e rregullon neni 208 i KPP,sipas të cilit personi që merret në pytje njoftohet në gjuhën që ai e kupton dhe e flet,se marrja në pytje do të regjistrohet.Incizimi duhet të përmbajë të dhënat për emërtimin e organit procedues i cili ndërmerr veprimin,njoftimin se dëshmitari duhet të flas të vërteten dhe se ai nuk detyrohet të përgjigjet në pyetje etj. Shqyrtimi dhe verifikimi i provës- Për shqyrtim ka rendësi edhe taktika kriminalistike si p.sh këqyrja,kontrolli i banesës dhe i personit,disa lloje të ekspertimit etj.”Shqyrtimi është aktivitet nëpërmjet të cilit gjykata mëson për fakte juridike relevante në procedurën penale.”10Është proces përmes së cilit organi kompetent procedural duke hulumtuar dhe analizuar përmbajtjen e secilës provë,përcakton raportin e saj ndaj faktit relevant kontestues.Në procedurë provat shqyrtohen sipas formës së përcaktuar me nenin 327 të KPP.Verifikimi i provës bëhet duke 10 Vep cit. Sahiti, Ejup dhe Murati. Rexhep.
  • 10. analizuar dhe krahasuar edhe me prova tjera.Për verifikimin e skatësisë së një dëshmie të rëndësishmë në një rast do të nevojitet zbatimi i rikonstruksionit,në rastin tjetër ballafaqimi(confrontatio) ose njohja (recognatio). Qmuarja e provave- është proces operimi mendor i ndërlikuar për realzimin e së cilit përveq njohurisë së ligjshmërisë të mendimit logjik,është e nevojshme edhe njohja e psikologjisë gjyqësore,që merret me studimin e ligjshmërisë rreth formimit dhe manifestimit të vetëdijes së pjesmarrësve proceduralë.Qmuarja e tyre bëhet me rastin e procedimit të tyre në shqyrtim gjyqësor apo në seancë për këshillim,mirpo në disa raste gjykata vje në atë situatë që ta qmojë ndonjë provë,e cila bëhet kur ekziston dyshimi i arsyeshëm se personi i caktuar ka kryer veprën penale,ndërsa për ngritjen e aktakuzës duhet të jetë arritur shkalla e besueshmërisë.”Ekzistojnë dy teori të qmuarjes së provave:teoria legale e vlerësimit të provave dhe teoria e qmuarjes së lirë të provave.”11 Teoria legale e qmuarjes së provave- është zbatuar në procedurën inkuzitore,ku sipas saj me rastin e qmuarjes së provave për vërtetimin e skatësisë së fakteve kontestuese të një qështje penale, ka qenë e detyruar t’ia njohë secilës provë atë vlerë të cilën më parë ia ka caktuar ligji,që do të thotë se gjykata nuk gjykon sipas bindjes së vet të krijuar me rastin e analizës së provave,por këtë e bën në bazë të provave,vlerën e të cilave e ka caktuar ligjvënësi. Teoria legale e qmuarjes së provave i ka pasur dy variante:teoria legale pozitive dhe teoria legale negative.Sipas teorisë legale pozitive gjykata ishte e detyruar të marrë si të provuar një fakt juridik relevant kur plotësoheshin kushtet e parapara ligjore dhe në bazë të tyre jepte aktgjykim dënues pavarësisht bindjes personale.Teoria legale negative kërkonte që për dënim të të pandehurit të plotësohet numri dhe kualiteti i caktuar i provave,por me rastin e marrjes së vendimit gjykata edhe vetë i vlerëson ato prova sipas bindjes së brendshme dhe në këtë mënyrë jepte aktgjykimin.Pra kjo teori nuk e përjashtonte tërësisht teorinë ë qmuarjs së lirë. Teoria e qmuarjes së lirë të provave- kjo teori rrjedh nga tipi akuzator i procedurës penale.Kjo teori bazohet në parimin e së vërtetes materiale.Sipas saj gjykata nuk është e lidhur me kurrfarë rregullash formale provuese për sa i përket asaj se a do ta konsiderojë një provë si të saktë apo jo,dhe tërë materialin provues i cili është paraqitur si rezultat i propozimit dhe i aktivitetit të palëve dhe gjykatës të vlerësohet sipas bindjes së gjykatës,bindje të cilën ajo e ka krijuar me rastin e zbatimit të procesit të marrjes së provave.Miëpo pavaërësisht nga kjo gjyqtari nuk mund të dalë jashtë kufijve ligjor që kanë të bëjnë me mbledhjen e provave dhe me procedimin e tyre në shqyrtim gjyqësor.Në të drejten tonë qmuarja e lirë e provave bëhet sipas sistemit progresiv të qmuarjes së provave (bindja e lirë të argumentohet ndërmjet arsyetimit të aktgjykimit në mënyrë që qdokush të njoftohet se si ka ardhur gjykata deri te bindja konkrete). Gjykata ka për detyrë që me ndërgjegjje të vlerësojë qdo provë një nga një dhe në lidhje me provat tjera dhe në bazë të vlerësimit të tillë të nxjerrë konkluzion se a është provuar një fakt(neni 361 parag.2). 11 Po aty.
  • 11. Konnkluzion Ska dyshim se procesi i të provuarit në procedurë gjyqësore zë vend qëndror në procedurën penale.Prandaj me rastin e rregullimit juridik të procedurës penale duhet patjetër që edhe vetë procesin e të provuarit si dhe provat në përgjithësi të parashikohen disa forma procedurale ndërmjet të të cilave do të zhvillohej aktiviteti procedural rreth paraqitjes,fiksimit dhe përdorimit të provave për vertëtimin e fakteve.Andaj provat në Kodin e ri të procedurës penale nuk janë thjeshtë produkt i një procesi formal, por vlerësohen për nga besueshmëria, rëndësia dhe vlera provuese. Për këtë arsye kërkimi dhe konstatimi i së vërtetes në procedurë penale duhet të jetë moto i të gjitha veprimeve që i ndërmarrin oganet proceduese sepse siq dihet vërtetimi i fakteve është procesi më i vështirë në punën e gjykatës dhe si i tillë funkisonin gjyësor e bën edhe më përgjegjës. Bibleografia Sahiti,Ejup dhe Murati,Rexhep, E Drejta e Procedurës Penale, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 2013. Çollaku, Hashim. Roli i Prokurorit të Shtetit në procedurë penale, Prishtinë 2013. Muahrremi, Driton dhe Korajlić, Nedžad – Kriminalistika, Prishtinë 2009. Kodi i Procedurës Penale të Kosovës Nr.04/L-123. http://ëëë.kgjk-ks.org/repository/docs/Udhezuesi-dhe-kodi-i-procedures_shqip_217889.pdf