SlideShare uma empresa Scribd logo
1 de 59
Baixar para ler offline
Page 1
PUNIM SEMINARIK
KOLEGJI I SHKENCAVE TE APLIKUARA TEKNIKE
„TEMPULLI”
LËNDA:
Sistemet Teknologjike të Transportit
TEMA:
Transporti dhe Procesi Teknologjik i Homologimit (përshtatshmërisë)
të Automjeteve
STUDENTI : Mentori :
Fisnik Çavolli Dr.sc Shpetim Lajqi
Prishtinë
Dhjetor , 2014
Page 2
Përmbajtja
Hyrja ............................................................................................................................................................3
KAPITULLI I
1.Infrastruktura Rrugore (Rrjeti Rrugor i Kosovës).................................................................................5
1.2 Transporti Rrugor.................................................................................................................................6
1.3 Qëllimet Strategjike..............................................................................................................................7
1.4 Politikat për realizimin e objektivave..................................................................................................8
1.5 Agjencitë ekzekutuese: .......................................................................................................................9
KAPITULLI II
2. Klasifikimi i përgjithshëm i kategorive të automjeteve të BE-..........................................................10
2.1-Numri i automjeteve në Kosovë........................................................................................................22
2.2 Numri i automjeteve për vitin 2013 qe janë importuar ne Kosovë.................................................25
2.3 Gazrat Dalëse të Automjeteve dhe Ndotja e Ambientit..................................................................28
KAPITULLI III
3.1-Procesi Teknologjik i Homologimit të Automjeteve........................................................................31
3.2 Procedurat e Kontrollimit Teknik të Automjeteve............................................................................38
Përfundim .................................................................................................................................................59
Referencat.................................................................................................................................................60
Page 3
Hyrje
-Transporti
Zhvillimi ekonomik, tendencat për bashkëpunim dhe integrim në tregje të
përbashkëta në mes të vendeve, shtimi i këmbimit tregtar të mallrave, shtimi i numrit të
banoreve dhe paraqitja e kërkesave në rritje për shërbime me të mira dhe me të shpejta
transportuese kanë imponuar një organizimin gjithnjë e me të mire të transportit dhe
evitimin e pengesave dhe problemeve qe paraqiten.
- Klasifikimi i përgjithshëm i kategorive të automjeteve të BE-së është:
L. M, N, O, T, S, G dhe Numri i automjeteve për vitin 2013 qe janë importuar
ne Kosovë
- Gazrat Dalëse të Automjeteve dhe Ndotja e Ambientit
Gazrat dalëse paraqesin problem kompleks me ndotjen e ambientit ku jetojmë. Këtij
problemi shtetet e ndryshme i ofrohen me metoda te veçanta. Bashkësia ndërkombëtare ka
parashikua standardet qe duhet respektuar çdo prodhues i automjeteve nga aspekti i emisionit
te gazrave dalëse.
- Procesi Teknologjik i Homologimit të Automjeteve
Homologimi
Si një procedurë me të cilën vërtetohet përputhshmëria apo përshtatshmëria e
automjetit si tërësi me dispozitat rregullative që duhet ti plotësoj automjeti) për
homologim të pajisjeve dhe pjesëve të automjeteve motorike si dhe të mjeteve
bashkëngjitëse.Homologimi i automjeteve si tërësi, respektivisht i pjesëve dhe pajisjeve
në automjet është testimi dhe konstatimi i përputhshmërisë së pjesëve të testuara sipas
rregulloreve dhe direktivave evropiane, të cilat direktiva kanë të bëjnë me pjesën e
testuar dhe me kategorinë e caktuar të automjeteve. Prodhuesi i pjesëve dhe pajisjeve
duhet që në pjesën e testuar të vendosë shenjën me të cilën dokumenton që pjesa
është e testuar lidhur me homologimin.Përmes homologimit të automjeteve,
respektivisht pjesëve të caktuara në automjet testohen pajisjet që kanë rendësi për
funksionimin e sigurt dhe ekologjik të automjetit. Në lëmin e sigurisë testohen pajisjet
me rëndësi për sigurinë aktive të automjetit (p.sh. frenat, mekanizmi drejtues, gomat,
dritat, pajisjet sinjalizuese, pajisjet ndihmëse, etj.), për sigurinë pasive të automjetit
(p.sh. rripat e sigurisë, xhamat e sigurisë, zvogëlimi i rrezikut nga zjarri, pajisjet e
brendshme të automjetit etj.) dhe kërkesat e përgjithshme të sigurisë (si p.sh. mbrojtja
nga përdorimi i paautorizuar, shpejtësi-matësi, matësi i shpenzimit të karburantit, etj.).
Në lëmin e ekologjisë testohet emetimi i gazrave që lirohen nga motori, emetimi i
pluhurit nga motori, emetimi i zhurmës, radio-interferencat ose pengesat në radios,
etj.Të gjitha këto pajisje inspektohen konform rregulloreve ECE dhe direktivave EEC të
adoptuar nga MTPT e Kosovës si dhe udhëzimit administrativë për homologimin e
automjeteve nr. 2008/08. Kontrolli i Përshtatshmërisë Homologuese të Automjetit,
Page 4
respektivisht i pjesëve dhe pajisjeve në automjet është veprim i cili kryhet para
doganimit (për automjetet të cilat nuk prodhohen në shtetin ku importohen) dhe me të
cilin dëshmohet që pjesët e automjetit janë të testuar në pajtim me ato rregullore
evropiane dhe udhëzime të cilat janë në fuqi në shtetin në të cilin automjeti importohet.
Ky verifikim ka për detyrë që të pengojë importin e automjeteve të papërshtatshme për
sa i përket aspekteve të sigurisë dhe atyre ekologjike, të cilat në momentin e regjistrimit
të pare nuk i plotësojnë rregullat e homologimit të vendit në të cilin importohen.
Këtu pikësëpari është fjala për veprim inspektues d.m.th. me krahasimin e shenjave
(etiketave të homologimit), dokumentacionit me ato në automjet kështu që vërtetohet
nëse automjeti i plotëson kushtet e përshtatshmërisë ose jo.
- Kontrolla e parë teknike e automjeteve
Si test, kontrollim apo inspektim që kryhet me qellim qe të provohet gjendja dhe
përforcimi ose gjendja dhe funksionimi i pajimeve, i pajisjeve dhe i pjesëve të automjetit.
Kontrollimi teknik i automjeteve është veprimtari me rendësi për interesin e gjithë
shoqërisë sonë shikuar nga aspekti i qarkullimit të sigurt në trafik, dhe mbrojtjen e
ambientit nga ndotja .Kontrollimi teknik është obligativ për të gjitha mjetet motorike dhe
mjetet bashkëngjitëse (rimorkiot) përpos mjeteve motorike që përdoren për punë, gjë që
është rregulluar me dispozitat e Ligjit për komunikacionin rrugor. Gjatë kontrollimit
teknik kontrollohen të gjitha pajisjet të cilat në mënyrë serike janë instaluar në automjet,
pa i demontuar ato. Kjo nënkupton atë që nëse mbikëqyrësi i qendrës për kontrollim
teknik vëren ndonjë parregullsi, ai nuk e ka për obligim me e demontua atë pjese, por
vetëm e shpall automjetin teknikisht jo në rregull. Pra çdo automjet i cili merr pjesë në
trafik rrugor duhet të jetë teknikisht në rregull, me fjalë tjera duhet ti plotësojë kriteret
gjatë kontrollimit teknik, ndërsa për t’iu nënshtruar kontrollimit teknik automjeti duhet të
jetë në gjendje të rregullt, i pastër dhe pa dëmtime të dukshme. Ajo që çdo pronar i
automjetit duhet të bëjë para se ta dërgojë automjetin në kontrollim teknik është
kontrollimi preventiv. Kjo nënkupton kontrollimin e atyre pjesëve që janë me rendësi për
qarkullimin e sigurt të tij në komunikacionin rrugor. Ky kontrollim preventiv bëhet
vizualisht dhe manualisht. Pasi që klienti të konstatojë që të gjitha pjesët e automjetit
funksionojnë ashtu siç e ka paramenduar dhe definuar prodhuesi, në masë të madhe i
rritë mundësitë që ta kalojë kontrollimin teknik me çka zvogëlon humbjen e
panevojshme të kohës për ardhjen e serishme në qendrën e kontrollimit teknik. Puna e
cila nuk zgjat më shumë se pesë minuta mund të kursejë veprime të mëvonshme, e
mos të cekim faktin që çdo ngasës obligohet me ligj që të njëjtat veprime ti bëjë çdo
here para se të kyçet me automjetin e tij në qarkullimin rrugorë.
Page 5
KAPITULLI I
1.Infrastruktura Rrugore (Rrjeti Rrugor i Kosovës)
Kosova mbulon një hapësirë prej gati 11,000 km
2
– duke u shtrirë deri 190 km nga Veriu
në Jug dhe 150 km nga Lindja në Perëndim. Territori i Kosovës shërbehet nga një rrjet rrugor
prej rreth 8,500 km, një sistem hekurudhor një binarësh prej 330 km që shtrihet nga Veriu në
Jug dhe nga Veri-Lindja në Perëndim nga Prishtina si dhe nga një aeroport i nivelit regjional
(Aeroporti i Prishtinës).Tabela 1. Densiteti i rrugëve – Krahasim
Shumica e rrugëve
në Kosovë janë ndërtuar,
ose rindërtuar, në vitet 1960.
Rrjeti i rrugëve përbëhet prej
rreth 647 km të rrugëve
primare, 1,347 km të rrugëve
regjionale dhe 6,600 km të
rrugëve lokale, si urbane
ashtu edhe rurale. Rrugët
hyrëse të pashtruara
përbëjnë rreth 90 përqind të
nën-rrjetave të rrugëve
lokale: por nuk ka të dhëna
sistematike mbi kushtet e
tyre. Shumica e rrugëve kryesore dhe regjionale kanë dy linja, edhe pse gjerësia e linjës rrugore
dhe e krahëve, në të shumtën e rasteve, është nën standardet ndërkombëtare. Në kushte të një
shkalle krahasuese të rrjetës së saj rrugore, duke përdorur densitetin e rrugëve – kilometrat
rrugor për 1,000 persona – Kosova mbetet prapa gati të gjithë krahasuesve regjional. Si rezultat
i programit të qëndrueshëm të investimeve kapitale të ndërmarr që nga viti 1999, rrjeta primare
(rrugët kryesore dhe regjionale me më tepër se 3,000 vetura në ditë), që ka qenë vlerësuar të
bart 60 përqind të gjitha udhëtimeve të automjeteve, tregon se 88 përqind të rrjetës kryesore
dhe 74 përqind të rrjetës regjionale janë në kushte të mira. Kushtet e pjesës së mbetur të rrjetës
rrugore sekondare dhe të asaj terciare (lokale) është shumë më e dobët. Vlerësimet e kohëve të
fundit tregojnë se 33 përqind e rrjetës së shtruar lokale ka pasur nevojë për rindërtim ose
rehabilitim; dhe se 97 përqind e rrugëve distribuese të pashtruara kanë nevojë për përmirësime.
Gjithashtu ka vlerësuar se shumë ura kanë nevojë urgjente për riparime.
Objektivi strategjik synon krijimin e një Rrjeti rrugor unik transporti që do të shërbente si
një enë komunikuese për të realizuar gradualisht barazimin e niveleve ekonomike
sepse:
 Afrohen tregjet
 Evitohet krijimi i njollave apo rajoneve të super populluara
 Trafiku shpërndahet në mënyrë optimale, që do të ulte nivelin e ndotjes dhe
Aksidenteve
(km/1000 km²) (km/1.000
Persona
Estonia 1,320 41.2
Hungaria 1,733 15.7
Republika Ceke 1,646 12.5
Sllovenia 1,007 10.2
Kroacia 506 6.4
Bosnja dhe Hercegovina 427 5.6
Serbia & Mali i Zi 494 4.8
IRF e Maqedonisë 342 4.3
Kosova 783 4.2
Shqipëria 657 3.5
Te hyrat e larta: OECD 1,340 17.3
Të hyrat e larta të mesme 1,076 9.2
Evropa dhe Azia Qendrore 580 8.6
Burimi: bazat e te dhënave ËDI dhe IEF
Page 6
1.2 Transporti Rrugor
Me nocionin transport nënkuptojmë bartjen e njerëzve, kafshëve, materies fizike
të ngurtë, të lëngët apo të gazte, energjinë dhe informatat nga një pozicion ne një
pozicion tjetër duke përdorur forcën e njeriut, pajisjes apo makinës. Me transport
nënkuptojmë edhe ndërrimin e vendqëndrimit të gjërave por edhe të pozicionit të tyre.
Funksionimi i qyteteve të mëdha në ditët e sotme nuk mund të paramendohet pa
përkrahjen e sistemit të organizuar të transportit. Në anën tjetër, problemet e transportit
janë evidente në shumicën e vendeve të botës, e posaçërisht në qytetet e mëdha.
Zhvillimi ekonomik, tendencat për bashkëpunim dhe integrim në tregje të
përbashkëta në mes të vendeve, shtimi i këmbimit tregtar të mallrave, shtimi i numrit të
banoreve dhe paraqitja e kërkesave në rritje për shërbime me të mira dhe me të shpejta
transportuese kanë imponuar një organizimin gjithnjë e me të mire të transportit dhe
evitimin e pengesave dhe problemeve qe paraqiten.
-Transporti i rregullt i udhëtarëve brenda Kosovës
Transporti i rregullt i udhëtarëve me autobus, kryhet në relacionet e caktuara
(linja), sipas rendit të udhëtimit të përcaktuar dhe vërtetuar më parë, çmimit të caktuar e
të shpallur dhe kushteve tjera të transportit.
Transporti i rregullt i udhëtarëve me autobus brenda territorit të Kosovës mund të
ushtrohet si:
 transport urban dhe urban-periferik;
 transport ndër-urban;
 transport i veçantë i udhëtarëve;
 transport për nevoja vetanake.
-Terminalet e mallrave
 Shërbimet e terminaleve të mallrave në pajtim me këtë ligj, janë pranimi dhe
parkimi i automjeteve të mallrave, ofrimi i shërbimit të automjeteve dhe anëtarët
e ekuipazhit, deponimi i mallrave dhe shërbimet tjera të kontraktuara në lidhje me
transportin e mallrave.
 Terminalet e mallrave ofrojnë shërbime inter-modale në mënyrë specifike të
ngarkimit, shkarkimit dhe deponimit të mallrave.
 Terminali i mallrave ka për detyrë t‟ju ofrojë shërbime, me kushte të njëjta të
gjithë operatorëve transportues.
 Për të filluar kryerjen e veprimtarisë së ofrimit të shërbimeve të Terminalit të
mallrave, sipas këtij neni, lëshohet licenca.
 Ministria me akt nënligjor do të përcaktoj kushtet, kriteret, procedurat tarifat dhe
mënyrën e funksionimit të terminaleve të shërbimit inter- modal të mallrave.

Page 7
1.3 Qëllimet Strategjike
Ndër objektivat kryesore të sektorit të transportit rrugor duhet të janë:
 Krijimi i një rrjeti transporti pa ndërprerje dhe bllokime, që do të sigurojë
zhvillimin e, do rriste volumin e trafikut të mallrave, do e vendoste
transportin në shërbim të gjithëve dhe do ndihmonte në bashkëpunimin e
brendshëm dhe tregun kombëtar të punës.
 Zvogëlimi i hendekut midis tendencës, gjithmonë në rritje, të mjeteve
motorike dhe ritmeve të rrjetit rrugor.
 Zbatimi i parimit te transportit të qëndrueshëm, i cili nënkupton optimizmin
e kostos, sigurisë së lëvizjes dhe mbrojtjes mjedisore.
 Nxitja e trafikut te mallrave dhe ulja e kostos se transportit, që nënkupton
uljen e humbjeve jo produktive, pra edhe të ashtuquajturave kosto të
jashtme, siç janë aksidentet, bllokimet e trafikut, projektimi joracional i
infrastrukturës, cilësia e dobët e punimeve dhe gjendja teknike e ulët e
mjeteve te transportit.
 Intensifikimi i kontakteve me shtetet fqinje, institucionet komunitare për
heqjen e barrierave që pengojnë ndërkombëtarizimin e shërbimeve të
transportit shqiptar (vizat, lejet e transportit, bilaterale dhe multilaterale,
taksat diskriminuese, nënshkrimin prioritet të marrëveshjeve që hapin
tregun e punës).
 Reduktimi në maksimum i përfshirjes se administratës në veprimtarinë e
transportit duke realizuar ndarjen e menaxhimit të transportit në përgjithësi
nga biznesi i tij, me qëllim rritjen e efektivitetit të sektorit të transportit,
cilësinë e shërbimeve dhe uljen e kostos.
 Eliminimi i barrierave administrative dhe ekonomike të pajustifikuara ndaj
konkurrencës midis operatorëve të transportit.
 Krijimi i kushteve për një akses jo diskriminues të infrastrukturës së
transportit nga përdoruesit e shërbimeve të transportit.
 Komercializimi i shërbimeve të transportit me pjesëmarrjen e operatorëve
privatë. Mbështetje e biznesit të vogël e të mesëm në sektorin e
transportit.
 Mbrojtja e operatorëve profesionistë nga konkurrenca e pandershme nga
kategoritë apo llojet e tjera të transportit.
 Ndarja e tregut të shërbimit të transportit nga veprimtaria komerciale
jashtë tregut dhe përdorimi jokomercial i mjeteve.
Page 8
 Të nxitet zhvillimi i logjistikës dhe teknologjive bashkëkohore inteligjente
në sektorin e transportit
 Përpunimi i metodologjive të kontrollit me synim mbrojtjen e tregut nga
përqendrimi i shërbimeve dhe zbehja e konkurrencës.
 Përfshirja e gjithë kategorive të operatorëve, përdoruesve dhe shoqatave
respektive në hartimin e procedurave dhe kushteve të pjesëmarrjes në
tregun e shërbimeve.
1.4 Politikat për realizimin e objektivave
-Politikat kryesore në këtë fushë karakterizohen nga:
 Krijimi i një sistemi rregullator dhe ligjor sipas kërkesave dhe
standardeve evropiane i cili do të garantojë lehtësimin e hyrjes në treg të
transportuesve, operime optimale të shërbimeve të transportit në bazë të
një konkurrimi të nivelit të lartë si dhe uljen e barrierave jo-fizike. Në
mbështetje të këtij angazhimi forcimi i legjislacionit për shmangien e
konkurrencës së pandershme, si dhe zbatimit me rigorozitet të
marrëveshjeve dy dhe shumë palësh në Transportin Rrugor
 Harmonizimi i legjislacionit mbi trajnimin e personelit të transportit rrugor,
veçanërisht në lidhje me transportin e mallrave të rrezikshme sipas
standardeve të KE-së.
 Automjetet të cilat plotësojnë standardet e parashtruara nga marrëveshjet
ndërkombëtare që kanë lidhje edhe me mjedisin, mund të operojnë pa
kufizime të mëtejshme në territorin e Palëve.
-Gjithashtu për realizimin e prioriteteve parashikohen të ndërmerren iniciativat e
mëposhtme ligjore:
 Projekt-vendim "Mbi përcaktimin për disa mjete rrugore të përmasave të
lejuara maksimale në trafikun kombëtar dhe ndërkombëtar dhe peshat e
autorizuara maksimale në trafikun ndërkombëtar", i cili përputhet
plotësisht me Direktivën 96/53/EC.
 Projektvendim "Mbi rregullat në organizimin e kohës së punës të
personave, që kryejnë transport rrugor, për orët e drejtuesve të mjeteve
dhe pajisjet e regjistrimit”, në përputhje me rregulloren 561/2006 dhe
direktivën 2002/15 te KE-së.
 Projektvendim "Për proçedurat standarde të kontrollit për zbatimin e
legjislacionit ne veprimtarinë e transportit", i cili do të jetë sipas Direktivës
2006/22/EC të Parlamentit Europian dhe e Këshillit e 15 marsit 2006, e
cila anullon direktivën 88/599/KE)
 Projekt-vendim "Mbi procedurat uniforme në kontrollin e transportit rrugor
të mallrave të rrezikshme", i cili do të përafrohet pjesërisht me Direktivën e
Këshillit 95/50/EC;

Page 9
-Mbështetja me burime financiare
Për realizimin e politikave sektoriale kërkohen financime si nga buxheti i
shtetit ashtu dhe gjetja e mundësive nga burime të tjera financiare.
1.5 Agjencitë ekzekutuese:
Ministria e infrastrukturës
Departamenti i transportit rrugor
Departamenti i shërbimeve të Transportit rrugorë është njëri ndër gjashtë
departamentet e Ministrisë së Infrastrukturës.
Në vete ky departament përmban një divizion dhe tre sektorë. Më poshtë po japim
divizionet dhe sektorët e departamentit në fjalë:
Divizioni:
Divizioni i Transportit të Mallrave dhe Mallrave të Rrezikshme
Sektorët:
1. Sektori i për politika të transportit
2. Sektori i transportit nder urban
3. Sektori i transportit ndërkombëtar
Kuadri legjislativ
 LIGJI NR. 04/L-179 PËR TRANSPORTIN RRUGOR
 LIGJI Nr. 04/L-183 PËR TRANSPORTIN TOKËSOR TË MALLRAVE TË
RREZIKSHME
- UDHËZIM ADMINISTRATIVE
 UDHËZIM ADMINISTRATIV NR. 06/2014 MBI PËRMBAJTJEN DHE FORMËN E
PROCESVERBALIT PËR MOSTRA DHE DOKUMENTIT TË KONTROLLIT TË
MALLRAVE TË RREZIKSHME.
 UDHËZIM ADMINISTRATIV NR. 05/2014 PËR LËSHIMIN E LEJEVE PËR
KRYERJEN E TRANSPORTIT NDËRKOMBËTAR TË MALLRAVE PËR
OPERATORËT REZIDENT
 UDHËZIMI ADMINISTRATIV NR. 04/2014 PËR TRANSPORT TË
JASHTËZAKONSHËM
 Udhëzimin Administrativ nr.03/2014 MBI KRITERET E LLOGARITJES SE
KOMPENSIMIT PER TRANSPORT TE JASHTEZAKONSHEM.
Page 10
KAPITULLI II
2. Klasifikimi i përgjithshëm i kategorive të automjeteve sipas BE-së është: L. M,
N, O, T, S, G
 L - MOPEDËT DHE MOTOQIKLETAT ,Automjetet rrugore me më pak se 4
rrotë
L1- Automjet me dy rrota, me vëllim punues të cilindrave të motorit i cili nuk kalon 50
𝑐𝑚3
dhe shpejtësia maksimale e projektuar e automjetit nuk kalon 50 km/h.
L2- automjet me tri rrota, me vëllim punues të cilindrave të motorit i cili nuk kalon 50
𝑐𝑚3
, dhe shpejtësia maksimale e projektuar e automjetit nuk kalon 50 km/h.
Fig.1-motoçikleta e kategorisë L1
Fig.2- motoçikleta e kategorisë L2
Page 11
L3- automjet me dy rrota, me vëllim punues të cilindrave të motorit i cili e kalon 50 𝑐𝑚3
dhe shpejtësia maksimale e konstruktuar e automjetit është më e madhe se 50 km/h.
L4-Automjeti me tri rrota, të vendosura në mënyre asimetrike ndaj aksit të simetrisë së
automjetit, me vëllim punues të cilindrave të motorit mbi 50 𝑐𝑚3
dhe shpejtësia maksimale e
projektuar e automjetit është më e madhe se 50 km/h (motoçikletat me rimorkio anësore).
Fig.3- motoçikletë e kategorisë L3
Fig.4- motoçikletë e kategorisë L4
Page 12
L5-Automjeti me tri rrota, të vendosura në mënyre simetrike ndaj aksit të automjetit, ku
masa maksimale nuk e kalon 1 t, dhe me vëllim punues të cilindrave të motorit mbi 50 𝑐𝑚3
dhe
shpejtësia maksimale e projektuar e automjetit është më e madhe se 50 km/h.
L6-automjet me katër rrota, masa pa ngarkesë nuk është me e madhe se 350 kg, pa
përfshirë masën e baterive në rastin e automjeteve elektrike, shpejtësia maksimale e
konstruktuar e automjetit nuk e kalon 45 km/h, me vëllim punues të cilindrave të motorit i cili nuk
kalon 50 𝑐𝑚3
, fuqia punuese e cilindrave e cila nuk i kalon 4 KW, dhe fuqia maksimale e
motorëve elektrik nuk i kalon 4 KW.
Fig.5- motoçikletë e kategorisë L4
Fig.6- motoçikletë e kategorisë L6
Page 13
L7- automjet me katër rrota, përveç kategorisë L6, ku masa e pangarkuar nuk është më
e madhe se 400kg (550 kg për automjete që transportojnë mallra) pa përfshirë masën e
baterive në rastin e motorëve elektrik , ku fuqia e motorit nuk i kalon 15 KW.
 M-Automjete motorike me më së paku katër rrota, ose me tri rrota nëse
masa maksimale nuk i kalon 1 t, dhe janë të destinuar për bartjen e
njerëzve
M1- Automjet për bartjen e njerëzve, ku përveç ulëses së vozitësit (ngasësit) nuk ka më
shume se 8 ulëse, ndërsa masa maksimale nuk e kalon 3.5 t.
Fig.7- motoçikletë e kategorisë L7
Fig.8- veturë e kategorisë M1
Page 14
 M2-Automjetet për bartjen e njerëzve, ku përveç ulëses së vozitësit (ngasësit) ka më
shume se 8 ulëse, ndërsa masa maksimale nuk e kalon 5 t.
 M3-Automjetet për bartjen e njerëzve, ku përveç ulëses së vozitësit (ngasësit) ka më
shume se 8 ulëse, ndërsa masa maksimale e kalon 5 t.
Fig.9- minibus i kategorisë M2
Page 15
 N- automjeti motorik me më se paku 4 rrote ose me tri rrote nëse masa
maksimale e saj e tejkalon 1 t, dhe janë te destinuar për bartjen e mallrave.
N1- Automjeti për bartjen e mallrave (ngarkesës) masa maksimale e të cilit nuk e kalon 3.5 t.
Fig.10-Autobus i kategorisë M3
Fig.11-Pikap i kategorisë N1
Page 16
N2-automjeti për bartjen e mallrave (ngarkesës) masa maksimale e të cilit e kalon 3.5 t,
por duhet të jetë me e vogël se 12 t.
N3-Automjeti për bartjen e mallrave (ngarkesës) masa maksimale e të cilit e kalon 12t.
Fig.12-Kamion i kategorisë N2
Fig.13-Kamion për pastrimin e kanalizimeve i kategorisë N3
Page 17
 O-Rimorkiot (rimorkiot tërheqëse)
O1-Rimorkio me një aks (duke përfshi edhe gjysme rimorkiot) masa maksimale e të cilit nuk
e kalon 750 kg.
O2- rimorkio masa maksimale e se cilës nuk e kalon 3.5 t, duke mos e marrë parasysh
rimorkiot nga kategoria O1.
Fig.14- Rimorkio i kategorisë O1
Fig.15- Rimorkio i kategorisë O2
Page 18
O3- Rimorkio masa maksimale e së cilës i kalon 3.5 t, por më pak se 10 t.
O4- Rimorkio masa maksimale e së cilës i kalon 10 t.
Fig.17-gjysme rimorkio cisternë i kategorisë O3
Fig.16-gjysme rimorkio i kategorisë O3
Page 19
 Kategoria T: pyjore dhe bujqësore traktorë
Fig.18-Rimorkio i kategorisë O4
Fig.19- Traktorë standarde i kategorisë T1
Page 20
 Kategoria T1: Traktorë standarde (një matës i kalon 1.150 mm, në masë të automjetit të
zbrazët tejkalon 600 kg, lartësi që nuk i kalon 1.000 mm
 Kategoria T2: masë e automjetit të zbrazët tejkalon 600 kg, një matës më pak se 1150 mm,
lartësia më pak se 600 mm
 Kategoria T3: automjet në masë më pak se 600 kg
 Kategoria T4.1: lartësi më shumë se 1000 mm
 Kategoria T4.2: traktorë ekstra të gjerë
 Kategoria OT1: rimorkio traktor, në masë maksimale që nuk i kalon 1,5 ton
 Kategoria OT2: rimorkio traktor, në masë maksimale tejkalon 1,5 ton por nuk tejkalon 3,5 ton
 Kategoria OT3: rimorkio traktor, në masë maksimale tejkalon 3,5 ton por që nuk i kalon 6 ton
 Kategoria OT4: rimorkio traktor, në masë maksimal i kalon 6 ton
 Kategoria S: Makinat e lëvizshëm industriale
Fig.20- Makinat e lëvizshëm industriale të kategorisë S
Page 21
Kategoria S: Makinat e lëvizshëm industriale
Kategoria SS: vetëlëvizës makinat industriale
Kategoria PS: rimorkio makinat industriale (SP1 deri në 3 ton, SP2 deri në 6 ton, SP3 mbi 6 ton)
Kategoria SPT: rimorkio traktor makinë industriale (SPT1, SPT2 ...)
 Kategoria G:mjetet që nuk dalin në qarkullimin rrugorë publikë
- Sipas formës së saj konstruktive dhe mos plotësimit te kritereve te përshtatshmërisë
mjeti nuk lejohet te merr pjesë ne qarkullimin rrugorë publikë por në rrugë dhe hapësira
private-jo publike.
Fig.20- automjet me katër rrota, i kategorisë G
Page 22
2.1-Numri i automjeteve në Kosovë
Sipas një studimi te të dhënave të marruara nga Qendra e Automjeteve të Kosovës
arrijmë në përfundim se numri i automjeteve në Kosovë arrin numrin prej 394.639 automjete
deri me datën 23.09.2014
Prej 394.639 automjete 100.780 janë automjete joaktive me regjistrim të skaduar ndërsa
gjithsej automjete aktive janë 293.859 automjete figura 6.1.
Tabela 6.1. Numri i automjeteve ne Kosovë sipas kategorive
L1 L2 L3 L4 L5 L6 L7 M1 M2 M3 N1 N2 N3 O1 O2 O3 O4 T
607 15 1,281 7 45 4 11 243,874 571 1,622 31,291 4,946 5,868 113 330 71 2,221 982
1,970 246,067 42,105 2,735 982
293,859
0.67%
83.74%
14.33%
0.93%0.33%
Klasifikimi i automjeteve në perqindje (% ) sipas kategorive ECE
L 1970 M 246067 N 42105 O 2735 T 982
0
50000
100000
150000
200000
250000
1970
246067
42105
2735 982
L 1970
M 246067
N 42105
O 2735
T 982
Fig. 20 Numri i automjeteve sipas kategorive
Page 23
Automjetet e kategorisë M ose automjetet e udhëtareve përbejnë numrin më të madh të
automjeteve në Kosovë me gjithsej 246.067 ose 83.74% te gjithave automjeteve, prej tyre
vetëm automjetet e kategorisë M1 përbëjnë 99% të automjeteve të udhëtareve figura 6.2.
Fig. 21- Përbërja e kategorive të automjeteve të udhëtarëve të shprehur në përqindje (%)
Vendin e dytë për nga numri i automjeteve e përbëjnë automjetet transportuese N
(N1,N2,N3) me gjithsej 42.135 automjete ose 14.33% të numrit të përgjithshëm te automjeteve.
Numrin më të madh të automjeteve transportuese e përbëjnë automjetet e kategorisë N1 me
gjithsej 31.291 automjete ose 74% të automjeteve transportuese figura 6.3.
Në vendin e tretë hyjnë automjetet bashkangjitëse të kategorisë O (O1,O2,O3,O4)
rimorkiot dhe gjysmë rimorkiot me gjithsej 2.735 automjete ose 0.93% të automjeteve në
përgjithësi. Numrin më të madh e përbëjnë automjetet e kategorisë O4 me gjithsej 2.221
rimorkio ose gjysme rimorkiot ose 81% të automjeteve të bashkangjitura figura 6.4.
99.11%
0.23%0.66%
Numri i automjeteve të udhëtarve për kategorinë
(M1, M2, M3)
M1 243874
M2 571
M3 1622
74%
12%
14%
Numri i automjeteve transportuese për
kategorit (N1, N2, N3)
N1 31291
N2 4946
N3 5868
Fig. 23-Përbërja e kategorive të automjeteve transportuese të shprehur në përqindje (%)
Page 24
Fig. 21- Përbërja e kategorive të automjeteve bashkangjitëse të shprehur në përqindje %.
Në vendin e katër bëjnë pjesë automjetet e kategorisë L motoçikletat (L1,L2,.....,L7.) me gjithsej
1970 motoçikletat (mopedët, mopedët me tri rrotë, motoçikletat, motoçikletat me tri rrotë dhe
motoçikletat me katër rrotë) ose 0.67% të numrit të përgjithshëm të automjeteve. Vendin e parë
e zen motoçikletat e kategorisë L3 me gjithsej 1281 motoçikleta ose 65% te kategorisë L figura
6.5.
Fig. 22-. Përbërja e kategorive të motoçikletave të shprehur në përqindje (%)
4%
12%
3%
81%
Numri i automjetetve bashkangjitëse për kategorit
(O1, O2, O3, O4)
O1 113
O2 330
O3 71
O4 2221
31%
1%
65%
0.36%
2.28%0.20%1%
Klasifikimi i automjeteve motorike me më pak se katër
rrota
L1 607
L2 15
L3 1281
L4 7
L5 45
L6 4
L7 11
Page 25
2.2 Numri i automjeteve për vitin 2013 qe janë importuar ne Kosovë
Numri i automjeteve sipas
kategorive viti 2013
Lloji Numri
L
L1 135
455
L3 308
L4 1
L5 1
L6 1
L7 9
M
M1 18487
18733
M2 68
M3 178
N
N1 3814
4693
N2 327
N3 552
O
O1 14
229
O2 24
O3 8
O4 183
Totali 24110 24110
Numë i automjeteve sipas
kategorisë dhe lëndës djegëse
Lloji Benzinë Dizelë Numri
L 455 0 455
M 3133 15600 19733
N 175 4518 4693
O 0 0 229
Fig.23- Numri i automjeteve
L
455
2%
M
18733
78%
N
4693
19%
O
229
1%
Numri i automjetëve sipas kategorive
Page 26
0
2000
4000
6000
8000
10000
12000
14000
16000
L M N O
455
3133
175 00
15600
4518
0
Numriiautomjetëve
Kategoria
Numri i automjetëve sipas llojit të lëndës djegëse
Benzinë Dizel
Numëri i automjeteve sipas
kategorisë dhe lëndës
djegëse
Lloji
Lënda
djegëse
Num
ri
L1 Benzinë 135
L3 Benzinë 308
L4 Benzinë 1
L5 Benzinë 1
L6 Benzinë 1
L7 Benzinë 9
M1 Benzinë 3123
M1 Benzinë/Gaz 9
M1 Dizel
1535
4
M2 Benzinë 1
M2 Dizel 67
M3 Dizel 179
N1 Benzinë 175
N1 Dizel 3639
N2 Dizel 327
N3 Dizel 552
O1 14
O2 21
O2 . 3
O3 8
O4 174
O4 . 9
Fig.24- Numri i automjeteve sipas llojit të lëndës djegëse
Page 27
Lloji Mosha
L 8.56
M 9.07
N 12.60
O 15.03
Prodhuesi Numri
Mosha
mes.
VOLKSWAGEN-
VW
8121 11.136
OPEL 2725 10.961
DAIMLER
CHRYSLER
1620 11.281
AUDI 1330 9.050
RENAULT 1251 9.336
PEUGEOT 945 10.199
BMW 923 9.824
FORD 859 10.484
FIAT 681 11.938
MERCEDES-
BENZ
1361 12.064
CITROEN 589 10.291
SKODA 356 5.371
SEAT 292 12.339
MAN 265 14.491
IVECO 264 14.218
TOYOTA 178 7.787
NISSAN 176 10.881
HYUNDAI 145 7.469
LAND ROVER 142 7.993
VOLVO 115 12.122
Lloji Numri
Mosha
mes.
L1 135 6.21
L3 308 9.73
L4 1 25.00
L5 1 11.00
L6 1 3.00
L7 9 2.44
M1 18487 8.99
M2 68 13.57
M3 178 16.31
N1 3814 12.43
N2 327 13.53
N3 552 13.24
O1 14 8.79
O2 24 17.33
O3 8 20.88
O4 183 14.96
Page 28
2.3 Gazrat Dalëse të Automjeteve dhe Ndotja e Ambientit
Gazrat dalëse paraqesin problem kompleks me ndotjen e ambientit ku jetojmë. Këtij
problemi shtetet e ndryshme i ofrohen me metoda te veçanta. Bashkësia ndërkombëtare ka
parashikua standardet qe duhet respektuar çdo prodhues i automjeteve nga aspekti i emisionit
te gazrave dalëse.
Zgjidhja e problemit kërkohet në teknologjitë e reja dhe në materialet e reja për lëndë djegëse.
Janë duke u zhvillua hulumtimet përkatëse ne këto drejtime. Si caku përfundimtare është
kërkesa për lëndët djegëse të ripërtritshme.
Në këtë punim është bërë analiza e gazrave dalës te motorët me benzinë dhe të
opacitetit te motorët diezel. Numri i kufizuar i matjeve nuk na shpie deri te përfundimet e sakta
për shkak të numrit të vogël të testeve, por në bazë të këtyre matjeve mund të konkludohet se
vlerë me reale të opacitetit të gazrave dalëse na japin automjetet e moshës 13 vjeçare për
shkak të një numri të konsiderueshëm të matjeve. Ne bazë të ligjit për siguri në komunikacion
lejohet regjistrimi i automjeteve të udhëtareve deri në moshën 13 vjeçare të vjetër ku edhe
numrin me te madh të këtyre matjeve e kemi po të kësaj moshe. Automjetet e udhëtareve të
kategorisë M1 të moshës 13 vjeçare lirojnë gazra mesatarisht prej një koeficienti 1.124 m-1
si
dhe kanë mundësi absorbimi prej 1.1376 m-1
ose 55% deri në arritjen e kufirit të lejuar në bazë
të rregulloreve ligjore prej 2.5 m -1
.Këto të dhëna na shpien në përfundim se për automjetet e
udhëtareve me lloj karburanti diezel të kategorisë M1 Kosova qëndron brenda limiteve te lejuara
te caktuara nga Bashkësia Ndërkombëtare.
Për automjetet transportuese të kategorisë N1 është realizuar një numër i
konsiderueshëm i testeve, ku mosha mesatare e automjeteve transportuese të kategorisë N1 te
cilët i janë nënshtruar testit është 20 vjeçare. Ne bazë të kësaj kemi nxjerre një mesatare të
opacitet të gazrave dalëse me 1.36 m -1
, dhe në bazë të kësaj mesatare arrijmë në përfundim
se automjetet transportuese të kategorisë N1 kanë mundësi absorbimi 73% deri në arritjen e
kufirit të lejuar në bazë të rregulloreve ligjore të caktuara nga Bashkësia Ndërkombëtare. Nga
rezultatet e matjeve të 168 automjeteve me lloj karburanti diezel vërejmë se ndotja e cila
emitohet rezulton të jete më e madhe në përqindje të automjeteve transportuese (N1, N2, N3)
edhe pse numri i automjeteve transportuese është më i vogël në krahasim me numrin e
automjeteve të udhëtareve.
Për automjetet me lloj karburanti benzinë është bërë analiza e gazrave dalëse të
automjeteve të udhëtareve të kategorisë M1. Edhe në ketë rast testi është realizuar tek
automjetet e moshës 13 vjeçare , gjithashtu janë analizuar parametrat e gazrave ndotëse si
janë :CO, HC, 𝑁𝑂 𝑋, dhe 𝐶𝑂2 si ndikues i emisionit serë, dhe gazrat jo ndotës si 𝑂2.
Në bazë të testeve të realizuara arrijmë në përfundim se automjetet e moshës 13
vjeçare lirojnë gazra të monoksidit të karbonit prej CO=0.222 [%vol] si dhe kanë mundësi
absorbimi prej 0.278[%vol] ose 55.6 % deri në arritjen e kufirit të lejuar në bazë të rregulloreve
ligjore prej CO = 0.5[%vol].
Dyoksidi i karbonit te këto automjete të kësaj moshe lirohet prej 𝐶𝑂2=14.40[% vol] si
dhe vërejmë se lirimi i gazrave të dyoksidit të karbonit nuk është në kufijtë ideal te lejuar në
bazë t të dhënave të prodhuesit prej 𝐶𝑂2= 14.5-16 [%vol] për një përqindje mjafte të vogël prej
0.1 [%vol].
Page 29
Hidrokarburet te këto automjete të kësaj moshe lirohet prej HC=63[ppm vol] si dhe kanë
mundësi absorbimi prej 127 [ppm vol] ose 68 % deri në arritjen e kufirit të lejuar në bazë te të
dhënave të prodhuesit prej HC = 200 [ppm vol].
Automjetet e moshës 13 vjeçare lirojnë oksigjen prej 𝑂2=0.34[% vol] si dhe vërejmë se
lirimi i oksigjenit është në kufijtë e lejuar në baze te të dhënave të prodhuesit prej 𝑂2= 0.1-0.5
[%vol]
Duke analizuar të gjithë parametrat e gazrave dalëse arrijmë në përfundim se automjetet
e kësaj moshe qëndrojnë në të gjitha kufijtë e lejuar të emisionit të gazrave dalëse si nga vlerat
e caktuara nga ana e prodhuesit po ashtu edhe në bazë të vlerave të rregulloreve ligjore të
caktuara nga Bashkësia Ndërkombëtare.
Vërejtje: Në mungesë të aftësisë së aparatit STAR GAS 898 me anë te të cilit janë realizuar
matjet e gazrave dalëse nuk kemi arritur analizimin e gazrave dalëse të oksideve te azotit 𝑁𝑂 𝑋.
Page 30
KAPITULLI III
3.1 Procesi Teknologjik i Homologimit të Automjeteve
Si një procedurë me të cilën vërtetohet përputhshmëria apo përshtatshmëria e
automjetit si tërësi me dispozitat rregullative që duhet ti plotësoj automjeti) për
homologim të pajisjeve dhe pjesëve të automjeteve motorike si dhe të mjeteve
bashkëngjitëse. Homologimi i automjeteve si tërësi, respektivisht i pjesëve dhe pajisjeve
në automjet është testimi dhe konstatimi i përputhshmërisë së pjesëve të testuara sipas
rregulloreve dhe direktivave evropiane, të cilat direktiva kanë të bëjnë me pjesën e
testuar dhe me kategorinë e caktuar të automjeteve. Prodhuesi i pjesëve dhe pajisjeve
duhet që në pjesën e testuar të vendosë shenjën me të cilën dokumenton që pjesa
është e testuar lidhur me homologimin. Përmes homologimit të automjeteve,
respektivisht pjesëve të caktuara në automjet testohen pajisjet që kanë rendësi për
funksionimin e sigurt dhe ekologjik të automjetit. Në lëmin e sigurisë testohen pajisjet
me rëndësi për sigurinë aktive të automjetit (p.sh. frenat, mekanizmi drejtues, gomat,
dritat, pajisjet sinjalizuese, pajisjet ndihmëse, etj.), për sigurinë pasive të automjetit
(p.sh. rripat e sigurisë, xhamat e sigurisë, zvogëlimi i rrezikut nga zjarri, pajisjet e
brendshme të automjetit etj.) dhe kërkesat e përgjithshme të sigurisë (si p.sh. mbrojtja
nga përdorimi i paautorizuar, shpejtësi-matësi, matësi i shpenzimit të karburantit, etj.).
Në lëmin e ekologjisë testohet emetimi i gazrave që lirohen nga motori, emetimi i
pluhurit nga motori, emetimi i zhurmës, radio-interferencat ose pengesat në radios,
etj.Të gjitha këto pajisje inspektohen konform rregulloreve ECE dhe direktivave EEC të
adoptuar nga MTPT e Kosovës si dhe udhëzimit administrativë për homologimin e
automjeteve nr. 2008/08. Kontrolli i Përshtatshmërisë Homologuese të Automjetit,
respektivisht i pjesëve dhe pajisjeve në automjet është veprim i cili kryhet para
doganimit (për automjetet të cilat nuk prodhohen në shtetin ku importohen) dhe me të
cilin dëshmohet që pjesët e automjetit janë të testuar në pajtim me ato rregullore
evropiane dhe udhëzime të cilat janë në fuqi në shtetin në të cilin automjeti importohet.
Ky verifikim ka për detyrë që të pengojë importin e automjeteve të papërshtatshme për
sa i përket aspekteve të sigurisë dhe atyre ekologjike, të cilat në momentin e regjistrimit
të pare nuk i plotësojnë rregullat e homologimit të vendit në të cilin importohen.
Këtu pikësëpari është fjala për veprim inspektues d.m.th. me krahasimin e shenjave
(etiketave të homologimit), dokumentacionit me ato në automjet kështu që vërtetohet
nëse automjeti i plotëson kushtet e përshtatshmërisë ose jo.
Page 31
 Sektori Pranimi i Dokumentacionit
Me të arritur në Qendrën e Automjeteve të Kosovës EUROLAB. Me fillim të ndërrimit të
parë ora 8:00 h kemi filluar punën ku së pari kemi shkuar në qendrën e thirrjeve ku
caktoheshin terminët përmes telefonit. Pas caktimit të terminit në qendër ka arritur një
numër i konsiderueshëm i automjeteve. Me hyrjen në objekt pronarët e automjeteve
bëjnë plotësimin e një kërkese për homologim mbi karakteristikat e automjetit (Fig.1).
Në kërkesë përfshihen: emri ,emri i prindit, mbiemri, nr. i telefonit , numri letërnjoftimit,
data e lindjes , adresa e banimit , komuna, prodhuesi i automjetit ,marka dhe tipi, viti i
prodhimit, lloji i karburantit, karroceria ,ngjyra, numri i dyerve, numri i ulëseve,
nënshkrimi i parashtruesit të kërkesës dhe pranueses së kërkesës.
Me të arritur në Qendrën e Automjeteve të Kosovës fillohet me vëzhgimin e procesit të
punës Pas plotësimit të kërkesës nga ana e pronarit të automjetit bëhet pagesa në
sportelin përkatës, ku pagesa ndryshon në bazë të kategorive të automjeteve:
-automjete të udhëtareve (M1, M2, M3),
-automjete transportuese ( N1, N2, N3),
-mjete të bashkangjitura ( O1, O2, O3, O4),
-motoçikletat (L1,…L7).
Pagesa ndahej për dy qëllime: për homologim dhe kontrollim teknik të
automjetit.
Fig.1. Sporteli për pranimin e dokumentacionit
Page 32
QAK-u i ka gjashtë sportele, secili sportel përmban emërtimin e vet si: pranimi i
dokumentacionit që përbehej nga 3 sportele, arkës, editimet, tërheqja e
dokumentacionit. Pas kryerjes së pagesës bëhet thirrja me radhë e pronarëve të
automjeteve për afrimin e automjeteve pranë portave të hallës së homologimit (fig. 3),
hyrja e automjeteve brenda bëhet nga ana e inspektuesve të homologimit.
Fig.2. Sporteli për pagesa
Fig. 3. Portat e hallës së homologimit
Page 33
 Sektori i Inspektimit të Automjeteve
Punëtorët e sektorit të inspektimit ( inspektuesit ) merren me afrimin e automjeteve nga
porta deri te kanalet e kontrollimit teknik. Sektori i inspektimit përbëhej nga pesë
inspektues dhe mbikëqyrësi i tyre, të cilët posedojnë një aparat për fotografimin e
automjeteve dhe procesverbalin për plotësimin e karakteristikave të automjetit.
Fotografit e automjetit (Fig. 4) bëhen : njëra nga ana ballore, dy të tjera nga ana
anësore, një nga ana e pasme, interieri ( para dhe pas),fotografimi i motorit, numri
shahisë, tiketa, lloji dhe numri i motorit si dhe ndonjë defekt ose dëmtim i automjetit
(xhamat e krisura, dritat e thyera) etj.
Fig. 4.Fotografit e automjetit nga pozitat e ndryshme
Page 34
Pas përfundimit të fotografive fillohet me plotësimin procesverbalit për automjetin
e inspektuar (fig. 5).
Procesverbali i përfunduar nënshkruhet nga ana e inspektuesit dhe mbikëqyrësit të
sektorit të inspektimit.
Pas mbushjes së procesverbalit dhe bërjes së fotografive nga ana e inspektuesit,
dërgohen fotot dhe procesi tek mbikëqyrësi i sektorit për kontrollim dhe futjen e fotove
në softuer. Pas kontrollimit dërgohen dokumentet tek inxhinieret e homologimit të cilët
mirën me plotësimin e deklaratës së homologimit (fig.6) , te cilët bazohen mbi procesin
e inspektuesit fotove librezës së automjetit dhe disa programeve në kompjuter.
Fig. 5. Procesverbali për automjetin e inspektuar
Page 35
 Sektori i Inxhiniereve
Deklarata përmban shënime mbi llojin e automjetit ,modelin ose tipin, nr. e
shasisë, ngjyrën ,kategorinë, përshkrimin komercial, llojin e karrocerisë, vitin e
prodhimit, vitin e modelimit, datën e regjistrimit të parë, variantin, versionin, llojin dhe
numrin e motorit, fuqinë dhe vëllimin e motorit, lëndën djegëse, numrin e ulëseve,
vende për qëndrim në këmbë, vende për shtrirje, masën maksimale të lejuar, masën pa
ngarkesë, peshën e lejuar bartëse, masën e rimorkios, peshat në akset, gjatësinë
gjerësinë, dimensionet e pneumatikëve etj..
Fig.6. Mënyra e mbushjes së deklaratës nga ana e inxhinierit.
Page 36
Fig .7. Deklarata përfundimtare mbi Përshtatshmërinë e automjetit
Page 37
3.2 Procedurat e Kontrollimit Teknik të Automjeteve
- Kontrolla e parë teknike e automjeteve
Si test, kontrollim apo inspektim që kryhet me qellim qe të provohet gjendja dhe
përforcimi ose gjendja dhe funksionimi i pajimeve, i pajisjeve dhe i pjesëve të
automjetit.Kontrollimi teknik i automjeteve është veprimtari me rendësi për interesin e
gjithëshoqërisë sonë shikuar nga aspekti i qarkullimit të sigurt në trafik, dhe mbrojtjen e
ambientit nga ndotja .Kontrollimi teknik është obligativ për të gjitha mjetet motorike dhe
mjetet bashkëngjitëse (rimorkiot) përpos mjeteve motorike që përdoren për punë, gjë që
është rregulluar me dispozitat e Ligjit për komunikacionin rrugor. Gjatë kontrollimit
teknik kontrollohen të gjitha pajisjet të cilat në mënyrë serike janë instaluar në automjet,
pa i demontuar ato. Kjo nënkupton atë që nëse mbikëqyrësi i qendrës për kontrollim
teknik vëren ndonjë parregullsi, ai nuk e ka për obligim me e demontua atë pjese, por
vetëm e shpall automjetin teknikisht jo në rregull. Pra çdo automjet i cili merr pjesë në
trafik rrugor duhet të jetë teknikisht në rregull, me fjalë tjera duhet ti plotësojë kriteret
gjatë kontrollimit teknik, ndërsa për t’iu nënshtruar kontrollimit teknik automjeti duhet të
jetë në gjendje të rregullt, i pastër dhe pa dëmtime të dukshme. Ajo që çdo pronar i
automjetit duhet të bëjë para se ta dërgojë automjetin në kontrollim teknik është
kontrollimi preventiv. Kjo nënkupton kontrollimin e atyre pjesëve që janë me rendësi për
qarkullimin e sigurt të tij në komunikacionin rrugor. Ky kontrollim preventiv bëhet
vizualisht dhe manualisht. Pasi që klienti të konstatojë që të gjitha pjesët e automjetit
funksionojnë ashtu siç e ka paramenduar dhe definuar prodhuesi, në masë të madhe i
rritë mundësitë që ta kalojë kontrollimin teknik me çka zvogëlon humbjen e
panevojshme të kohës për ardhjen e serishme në qendrën e kontrollimit teknik. Puna e
cila nuk zgjat më shumë se pesë minuta mund të kursejë veprime të mëvonshme, e
mos të cekim faktin që çdo ngasës obligohet me ligj që të njëjtat veprime ti bëjë çdo
here para se të kyçet me automjetin e tij në qarkullimin rrugorë
Page 38
Procedurat e kontrollimit teknik të automjeteve. Pas përfundimit të homologimit, në
ekranet të cilat gjenden në qendër brenda (fig.8) si dhe në sallën e kontrollimit teknikë
paraqitet radhitja e automjeteve të cilat janë të gatshme për kontrollim teknik.
Salla e kontrollimit teknik përbëhet prej 5 vijave ose kanale gjithsej (fig.9), 3 vija të
automjeteve deri ne 3.5t, një vijë të automjeteve mbi 3.5t, dhe një vijë për motoçikleta.
(Fig.8)-Automjetet me ngjyre te kuqe
janë në radhë për homologim.
-Automjetet me ngjyrë të kaltër janë
automjetet të cilat janë duke ju
nënshtruar procedurave të
homologimit.
-Automjetet me ngjyre të gjelbër janë
automjetet të cilat kanë përfunduar
homologimin dhe janë të
gatshme ti nënshtrohen procedurave
të kontrollimit teknik
Fig.9. Hyrja e automjeteve në hallën e homologimit
Page 39
Procesi i kontrollimit teknik të automjetit përfshin kontrollimin dhe rregullsinë e
mekanizmave si vijon:
1.1. Kontrollimin e të dhënave të automjetit.
1.2. Kontrollimin vizual të gjendjes së përgjithshme të automjetit.
1.3. Kontrollimin e motorit dhe pajimeve të transmisionit.
1.4. Kontrollimin e shahisë dhe kapacitetit bartës.
1.5. Kontrollimin e mekanizimit drejtues.
1.6. Kontrollimin e mekanizmit të frenimit.
1.7. Kontrollimin e dritave dhe pajimeve të sinjalizimit të dritës.
1.8. Kontrollimin e mekanizmave për dukshmëri normale/shikimi.
1.9. Kontrollimin e mekanizmave për dhënien e sinjaleve me zë dhe zhurmës së
automjetit.
1.10. Kontrollimin e mekanizmit për kontroll dhe dhënien e sinjaleve (tabelat
kontrolluese).
1.11. Kontrollimin e sistemit për lirimin e gazrave.
1.12. Kontrollimin e mekanizmave lidhës të mjeteve motorike me rimorkio.
1.13. Kontrollimin e pajimeve të tjera të automjetit të rëndësishëm për sigurinë
në trafik.
1.14. Kontrollimin e pajisjeve rezervë të automjetit
Page 40
 Kontrollimi i automjetit dhe plotësimi i procesverbalit
Me hyrjen e automjetit në sallë bëhet kontrollimi nga ana e dy inspektuesve, puna e
parë bëhet kontrollimi i të dhënave të automjetit me anën të cilave plotësohej një
procesverbal (fig .10)
Procesverbali përbëhet nga: nr rendor , data e plotësimit , vija në te cilin është
inspektuar automjeti, nr shahisë (VIN), ngjyra, nr i dyerve, nr i ulëseve, lloji i karburantit,
kontrollimi i karrosorise nga jashtë ndriçimi frontal i pasmë, retrovizorët ,xhamat, gomat
,mbrojtësi i përparmë i pasmë, dëmtimet mekanike, kontrollimi i pajisjeve të
obliguara:(trekëndëshi vinçi ndima e pare etj), kontrollimi i brendshëm, rripat e sigurisë,
tabela e instrumenteve etj, kontrollimi i pjesës së poshtme : elementet nyjore , sistemi i
mbështetjes ,sistemi i frenimit,
sistemi i gazrave dalëse,
gjithashtu përmban edhe
matjet si :hapi i lirë i timonit
thellësia e profilit të gomave
temperatura e avullimit të
lëngut të frenimit inteziteti i
dritave, inteziteti i zhurmës , si
dhe rubrika e vërejtjes për
çdo parregullsi dhe mangësi.
fig.11. Pamja e proceverbalit të
kontrollimit teknik
Fig.10. kontrollimi i automjetit dhe plotësimi i procesverbalit nga ana e inspektuesit
Page 41
 Testimi i Amortizatorëve
Pas shikueshmërisë vizuale dhe plotësimit të procesverbalit fillojmë me kontrollimin e
sistemit të mbështetjes (testimi i amortizatorëve) ne pllakën shkelëse (fig.12) dhe
kontrollimin me hyrjen ne kanal te inspektuesit (fig.13)
Me vendosjen e automjetit në pllakën shkelëse bëhet testimi i amortizatorit ndaj
vibrimeve ose oscilimeve. Me fillimin e dridhjeve ose oscilimeve bëhet matja e
mbështetjes së amortizatorit në rrugët të shprehur në përqindje (%), bëhet llogaritja e
përqindjes (%),të çdo amortizator veç e veç, ku valid është nëse mbështetja e
amortizatorit në rrugë është me e madhe se 20% ndërsa nën 20% amortizatori duhet të
ndërrohet, gjithashtu duhet të ceket se dallimi (diferenca) ndërmjet dy amortizatorëve
nuk duhet të jete me i madhe se 20% (fig.14).
Mënyra e vendosjes së
automjetit në pllakën
shklese ku
njëkohësisht behet
edhe matja e peshës së
automjetit për secilin
aks.
Fig.12. testimi i amortizatorëve në pllakën shkelëse
Fig.13. kontrollimi i lidhje, i spiraleve, i dëmtimeve dhe vajosjes se amortizatorit
Page 42
Pas përfundimit të testimit ruhen vlerat e testit njëkohësisht shtypen (printohen) në letër
ku së bashku me procesverbalin e automjetit dërgohen në sportelin e tërheqjes së
dokumentacionit.
 Procesi i kontrollimit të sistemit të frenimit.
Procesin e kontrollimit të sistemit të frenimit. Fillimisht automjeti duhet te kontrollohet
nga ana e poshtme (nga brendia e kanalit) ku duhet të verifikohen pajisjet e sistemit të
frenimit gjendja e gypave të glicerinës, litarit të frenit te dorës, konsumi i disqeve dhe
ferodave (fig.13). Pastaj behet matja e temperaturës së glicerinës me ç ‘rast shikohen
vlerat e fituara. Varësisht nga lloji i automjetit dhe lloji i glicerinës vlerat e temperaturës
janë të shënuar në udhëzimin e aparatit matës (fig .15)
Fig.14. paraqitja e vlerave të matura në ekran
Fig.15. pamja e aparatit dhe mënyra e matjes së temperaturës së glicerinës
Page 43
Fillimi i testimit të sistemit të frenimit ( testimi i forcës frenuese në boshtin e parë) frenat
e këmbës. Në cilindra duhet të kalohet ngadalë, pa goditje, ndërsa me frenim mund të
fillohet vetëm pasi të kyçen të dy cilindrat në të dy anët dhe pasi që instrumenti të lejon
frenimin (fig.16)
Fillimi i testimit të sistemit të frenimit ( testimi i forcës frenuese në boshtin e pasmë)
frenat e këmbës dhe të dorës (fig.17)
Fig.16. testimi i forcës
frenuese në boshtin e
parë dhe paraqitja e
vlerave të matura ne
ekran.
Fig.17. testimi i forcës frenuese në boshtin e pasmë frenat e këmbës dhe të dorës
Page 44
 kontrolli i dritave dhe dritave sinjalizuese mjetet sinjalizuese
Gjatë kontrollit të dritave dhe dritave sinjalizuese kontrollohet :
 A janë në automjet të instaluara vetëm dritat e lejuara dhe a janë të vendosura
në formë të lejuar;
 Ngjyra, numri, pozita she fuqia e mjeteve ndriçuese a janë në pajtueshmëri me
rregullat ekzistuese;
 A janë dritat në mes vete të lidhura dhe a funksionojnë drejtë;
 Dritat e shkurtra dhe të gjatat a janë në intensitetetin e duhur dhe a janë të
drejtuara ashtu që ta ndriçojnë rrugën në mënyrë të rregullt;
 Xhami i farit është i padëmtuar dhe pasqyra sferike është pa dëmtime mekanike,
korrozion dhe mjaftueshëm shkëlqyes.
 A ekzistojnë në automjet mjete ndriçuese që nuk janë të lejuara.
Me regleskop kontrollohet rregullshmëria dhe intensiteti i dritave të gjata dhe të shkurta në
automjet. Gjithashtu është e mundshme kontrollimi i drejtimit të dritave të parme të
mjegullës nëse ato janë të vendosura në lartësi të dritave kryesore. Nëse dritat e mjegullës
vendosen afër dyshemesë (në spojlera ose në pjesën e poshtme të mbrojtësit të automjetit)
zakonisht nuk është e mundur të lëshohet regleskopi në lartësi aq të vogël që të mund të
kryhet kontrolli i drejtëushemërisë.
Para kontrollimit të dritave është e nevojshme të shikohet se a është vendosur automjeti
normal në mbështetësin e regleskopit në, fig 12
fig 12. kontrollimi dritave me ndihmën e
regleskopit
Page 45
Regleskopi vendoset me gjatësi min 30 cm
deri 80 cm max
sipërfaqja e ndriçimit të dritës së shkurtër nuk guxon ti kaloj kufijtë e vijave. Pika e thyerjes
së tufës ndriçuese duhet të jetë në mesin e pasqyrës. Vizë kufitare e pjesës së errët dhe të
ndriçuar duhet të jetë e mprehtë siç shihet në
në fig.13 duhet të vendoset laseri ne fund të xhamit të
përparmë
Ne fig 14. paraqitja ne ekran na konfirmon gjatësinë e Regleskopit prej automjetit deri 80 cm
Page 46
Vetëm pas këtyre përgatitjeve mund ti qasemi kontrollit. Duhet kontrolluar dritë për dritë.
Regloskopi duhet të vendoset saktë përball mesit të dritës (në shumicën e qelqeve të
automobilave mesi i dritave është shënuar me rreth dhe me kryq. Me kontroll duhet filluar
në drejtimin e dritave te shkurta në njërën anë të automjetit. Kujdes duhet ti kushtohet
pozicionit të tufës në drejtimin vertikale dhe horizontale. si psh matja e dritave te shkurta fig
16
(SET LOW BEAM RT)
Gjithashtu është e nevojshme që të kërkohet në automjet tiketa në të cilën shkruan se në
cilën pjerrtësi [%] duhet të rregullohet mbështetësja e regleskopit gjatë kontrollimit të
dritave. Zakonisht ky informacion gjendet në tabelën me të dhënat identifikuese themelore
të automjetit. Dritat në çdo pikëpamje (drejtimi, intensiteti, asimetria, paqartësia e vijës
kufitare në mes të pjesës së ndriçueshme dhe pjesës së errët, kalimi prej dritave të gjata në
të shkurta dhe ngjashëm) duhet me qenë në rregull. Në të kundërtën, automjetit nuk mund ti
vërtetohet kontrollimi teknik.
në fig.14 në fig.15
fig 16. matja e dritave të shkurta LUX-
METER :029.26 (OK)
matja e dritave të gjata (SET HIGH BEAM
RT) fig 17 LUX-METER:054.58. (OK)
Page 47
 Sistemi i drejtimit.
Në sistemin e drejtimit përfshihet kontrollimi :
1. timoni (rrota për drejtimit)
2. boshti i drejtimit
3. shtëpiza e transmetuesit të drejtimit
4. levat për drejtim dhe dorëzat
5. servodrejtuesit
6. amortizatori i drejtimit
7. ndikimi i mbështetësve në drejtueshmeri
8. lëvizja e pa kontrolluar e rrotës
Kontrollimi i pjesës së poshtme të automjetit mund të filloj me shikimin e hapësirës
në elementet nyjore të mbështetëseve të parëm (fig.19). Behet zhvendosja e pllakës
shklese në të gjitha drejtimet e mundshme (fig.20).
Fig.19 Kontrollimi Sistemi i drejtimit
Page 48
Bëhet kontrollimi nyje për nyje, posaçërisht nyejt mbështetëse dhe nyejt transmetuese,
kontrollimi i manshetave. Me anë të zhvendosjes së rrotës vërtetohet a ekziston
hapësirë në kushinetat e rrotave.
Pas kësaj bëhet kontrollimi i hapit të lirë të timonit.
Bëhet drejtimi i rrotave dhe i timonit. Vendoset instrumenti ne shkallen 0°, duhet të
përforcohet për timoni në mënyrë që të mos ketë lëvizje. Hapin e lire të cilën guxon të
ketë timoni është ±15° nga secila anë (fig.23).
Fig.20 pllaka shkelëse dhe kontrollimi i elementet nyjore
Fig.21. kontrollimi i hapit të lirë të timonit
Page 49
 Kontrolli i mekanizmit për sinjale me zë dhe zhurmës
Matja e zhurmës së automjeteve behej në disa sa mënyra , një në brendësi të
automjetet zhurma që dëgjohet nga pasagjeret në automjet , matja e zhurmës jashtë
automjetit në largësi prej 3m prej automjetit dhe matja e zhurmës tek shkarkuesi i
gazrave (auspuhi).
Matja e zhurmës tek motoçikletat , bëhet vendosja e instrumentit ne afërsi prej 50cm
prej shkarkuesit të gazrave (auspuhit) në një kënd prej 45° dhe lartësi prej tokës prej
20cm (fig.24).
(fig.23) tiketa me rekomandimet nga
prodhuesi.Motoqikletës i ipet gaz deri ne atë masë sa është e
percaktuar prej prodhuesit psh 4000 rpm ku zhurma eshte e
percaktuar të jetë 89dB
Fig.22. Instrumenti i cili përdoret për matjen e zhurmës.
Page 50
Kontrollimi i mekanizmave për dhënien e sinjaleve me zë dhe zhurmës së automjetit
përfshin:
1.1. Forcën e mekanizmit akustik për shenjat akustike.
1.1.1. Automjetet e udhëtareve dhe motoçikleta 76 dB (A)
1.1.2. Kamionët e vegjël 80 dB (A)
1.1.3. Automjetet e rënda 93 dB (A)
1.2. Kufirin e lejuar të zhurmës së jashtme për këto kategori të automjeteve :
1.2.1. automjetet e udhëtarëve dhe të kombinuara 84 dB (A);
1.2.2. automjetet transportuese dhe autobusët me masë deri 3.5t, 85 dB
(A);
1.2.3. automjetet transportuese dhe autobusët me masë mbi 3.5 t, 89 dB
Fig.24. mënyra e vendosjes se instrumentit për matjen së zhurmës tek motoçikletat
Page 51
 Kontrollimin e sistemit për lirimin e gazrave dalëse
Për motorët diezel-
Para fillimit të matjeve dhe instalimit të pajisjeve bëhet një kontrollim rutinë i automjetit
si p.sh bëhet kontrollimi i sasisë së vajit, temperaturës së vajit të motorit , bëhet
kontrollimi i gypit shkarkues a ka rrjedhje , kontrollimi i tabelës së instrumenteve, dhe
sigurohemi se automjetit a e ka arritur temperaturën e operimit deri 80°C ne gjendje
neutrale, pas kontrollimit te automjetit behet ndezja e aparatit Star Gas 898, pas
ndezjes aparati ta jep mundësin e zgjedhjes programin për matjet (fig.26).
fig.27.1. vendosja e kabllove ne akumulator e cila
sherben per furnizimin e pajisjes me energji
fig.27,2. Vendosja e kabllos e cila eshte e pajisur
me sensor dhe termometer ne vajin e motorrit e
cila sherben per matjen e temperatures se vajit te
motorrit dhe numrit te rrutullimeve te boshtit te
motorrit
fig.26. aparati i cili shërben
për matjen e gazrave
Page 52
Vendosja e sondës tek shkarkimi i gazrave në 30 cm thellësi e cila bën thithjen e
gazrave me anë të së cilës pastaj paraqiten në ekran në formë të koeficientit të
absorbimit K=m-1 (fig.27.3).
Në tabelën përfundimtare paraqiten vlerat e tri matjeve të koeficientit të absorbimit dhe
vlera mesatare, gjithashtu paraqitet numri min dhe max i RPM dhe temperatura e
gazrave dalëse (fig.28).
Vlerat e testit mundë të shtypen në formë të një kuponi në të cilën janë të dhënat e
automjetit: modeli, tipi, nr i shahisë, km e kaluara, viti i prodhimit, euro kategoria, ora
data e ekzaminimit, temperatura dhe presoni i ambientit, temperatura e motorit, RPM ,
koeficientet absorbues, emri i ekzaminuesit etj (fig.29)
Fig.28. Tabela perfundimtare e paraqitjes së vlerave
fig.27,3. Vendosja e sondës tek shkarkuesi i gazrave
Page 53
-Matjen e gazrave tek motorët benzinë.
Mënyra e kontrollimit bëhet si tek automjetet diezel, testit nuk iu nënshtrohemi atëherë
kur: drita e vajit të motorit rri e ndezur gjatë kohës që motori është duke punuar, niveli i
vajit është më poshtë ose më lartë se rekomandimi i konstruktorit, temperatura është
me e madhe se 110°C, në qofte se sistemi shkarkues ka rrjedhje.
Pasi të jete bërë kontrollimi lidhim censorin e RPM , vendosim sondën në një thellësi
prej 30 cm, dhe e vendosim censorin e temperaturës në vajin e motorit (fig.30).
Pritet deri sa motori të arrijë temperaturën e operimit 80°C , pas arritjes së temperaturës
rrisim gazin deri në 2500 RPM dhe e mbajmë për 30 sekonda deri sa të behët pastrimi i
sistemit të shkarkues, lejojmë motorin të kthehet në gjendje të lire dhe bëhet shënimi i
vlerave.
fig.31.Testi përmban vlerat e: monoksidit të karbonit,
Dyoksidit të karbonit, Hidrokarbureve, Oksigjenit,
Lambda, Temperaturës, dhe numrit të rrotullimeve
etj.
Fig.29. shtypja e kuponit me vlerat e
testit
fig.30. montimi i pajisjeve të aparatit në automjet
Page 54
 Kontrollimi Teknik i Motoçikletave
Matja e shpejtësisë së motoçikletës dhe rrugën e kaluar ,me këtë matje vërtetojmë se
motoçikleta zhvillon shpejtësi më të vogël se 50 km/h dhe vijmë në përfundim se
motoçikleta është e kategorisë L1.
Fig.32. vija e motoçikletave
kontrollimi ose matja e shpejtësisë së motoçikletës ,kjo vlen vetëm për motoçikleta L1 dhe L2 (fig.33)
Page 55
Me pas fillojmë me procesin e kontrollimit të sistemit të frenimit (fig.33) , duke
kontrolluar gypat e glicerinës dhe matje e frenave me forcën e rregulluar me ligj.
fig.34.Kontrollimi i sistemit të frenimit bëhet për secilin aks veç e veç.
Page 56
 Verifikimi i vitit të prodhimit në automjete
Verifikimi i vitit të prodhimit të automjeteve, në vazhdim kemi paraqitur një rast të një
automjeti të prodhuesit Volkswagen VW të Tipit 1J (Golf),Te prodhuesit e automjeteve
si Volkswagen VW, Opel, Mitsubishi, Ford, Volvo,dhe disa prodhues të tjerë, po ashtu
edhe automjetet amerikane me se shumti mund të bazohemi tek (VIN) shenja ose numri
i shasisë, që shumica vitin e modelimit e tregojnë tek karakteri i dhjetë (fig.37). Ne këtë
raste në baze të karakterit të dhjetë të numrit te shasisë (VIN) shenjës erdhëm në
konkludim së viti i modelimit të këtij automjeti është 2002.
Fig.37. verifikimi i vitit te prodhimit (modelimit) ne
bazë të VIN-shenjës
Rripat e sigurisë te cilët paraqesin datën e saktë
të vitit prodhimit 02.04.2001
Shkundësi i duhanit, ku në pjesën e
pasme të sajë paraqitet muaji dhe viti i
prodhimit.0/1
Gjithashtu mund te bazohemi në disa pajisje të tjera të automjetit siç janë (fig.38)
Page 57
Viti i prodhimit mund të verifikohet edhe në disa pajisje tjera të automjetit siç janë : në
shkarkuesin e gazrave (auspuh), në rezervarin e automjetit, në xhamat e automjetit, në
rrotën rezervë, në bocën e ujit e shumë pajisje tjera të automjetit..
Muaj i katërt viti 2001 Muaj i katërt viti 2001 Muaji i parë viti 2001
Xhami anësor ana e djathtë xhami i pasmë
Tri pikat tregojnë muajin e prodhimit ndërsa numri 1 tregon vitin e prodhimit që nënkupton
vitin 2001.
fig.39. Verifikimi i vitit të prodhimit në pajisjet e ndryshme të automjetit
Page 58
-Përfundim
Për qëllimin e kësaj teme pse kam zgjedhur këto tri kapituj, ne shikim duken shume te
ndryshëm dhe konfuze si tema ! mirëpo ne jetën tone te përditshëm janë te lidhur ne
mënyrë direkët apo indirekt kur behet fjale për Transportin ,Numrin e Automjeteve
,Gazrat Dalëse të Automjeteve dhe Ndotja e Ambientit, Homologimin e Automjeteve,
Kontrollimit Teknik të Automjeteve,
Kur ti qasemi me thelle si analiza, Këto tema ndikojnë shumë në jetën e përditshëm si
p.sh. : optimalizimin e Transportit ,sigurinë në komunikacion, Planifikimin e
Infrastruktures Rrugore, Planifikimin Urban etj.
Page 59
-Referencat
 Sistemet Teknologjike të Transportit Dr. sc. Shpetim Lajqi
 Informuesi Tremujor Ekonomik për Kosovën 2007
 Qendra e Automjeteve të Kosovës Euro-lab QAK-2014
 Instituti i Transportit në Shqipëri
 http://en.wikipedia.org/wiki/Vehicle_category
 http://ec.europa.eu/enterprise/sectors/automotive/index_en.htm

Mais conteúdo relacionado

Mais procurados

Aksidentet rrugore
Aksidentet rrugoreAksidentet rrugore
Aksidentet rrugoreArlinda
 
Teoremat e rrethit
Teoremat e rrethitTeoremat e rrethit
Teoremat e rrethitTeutë Domi
 
TERMOCENTRALET NË BALLKAN DHE EVROPË, PËRDORIMI I TYRE
TERMOCENTRALET NË BALLKAN DHE EVROPË, PËRDORIMI I TYRETERMOCENTRALET NË BALLKAN DHE EVROPË, PËRDORIMI I TYRE
TERMOCENTRALET NË BALLKAN DHE EVROPË, PËRDORIMI I TYREDiellza Haxhimehmeti
 
Biologji tema fotosinteza
Biologji tema fotosintezaBiologji tema fotosinteza
Biologji tema fotosintezaOrgesaIbri
 
Transportation and our environment
Transportation and our environmentTransportation and our environment
Transportation and our environmentJesusMartinez96
 
Muzika Popullire
Muzika PopullireMuzika Popullire
Muzika PopullireJamesen
 
Xhevdet Bytyqi - libri PËRMBLEDHJE E 1200 TEKSTE KËNGËSH SHQIPE TË MUZIKËS PO...
Xhevdet Bytyqi - libri PËRMBLEDHJE E 1200 TEKSTE KËNGËSH SHQIPE TË MUZIKËS PO...Xhevdet Bytyqi - libri PËRMBLEDHJE E 1200 TEKSTE KËNGËSH SHQIPE TË MUZIKËS PO...
Xhevdet Bytyqi - libri PËRMBLEDHJE E 1200 TEKSTE KËNGËSH SHQIPE TË MUZIKËS PO...Marjan DODAJ
 
Huazimet nga turqishtja
Huazimet nga turqishtjaHuazimet nga turqishtja
Huazimet nga turqishtjaRamadan ŞANLI
 
C++ permbledhje detyrash-v-neziri-r-dervishi-fiek
C++ permbledhje detyrash-v-neziri-r-dervishi-fiekC++ permbledhje detyrash-v-neziri-r-dervishi-fiek
C++ permbledhje detyrash-v-neziri-r-dervishi-fiekXhelal Bislimi
 
Lojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperi
Lojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperiLojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperi
Lojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperiAlimerko Brunilda
 
Futja e shqiperise ne BE
Futja e shqiperise ne BEFutja e shqiperise ne BE
Futja e shqiperise ne BEErgi Nushi
 
Projekt me krijime
Projekt me krijimeProjekt me krijime
Projekt me krijimeAriel Pura
 
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne vetaMenyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne vetaValmir Nuredini
 
Gjetja e përqindjes në një biznes
Gjetja e përqindjes në një biznesGjetja e përqindjes në një biznes
Gjetja e përqindjes në një biznesMario Peleshka
 
Ese: "Qyteti i Endrrave te mia"
Ese: "Qyteti i Endrrave te mia"Ese: "Qyteti i Endrrave te mia"
Ese: "Qyteti i Endrrave te mia"Xhuliana Haxhiu
 
Historia e skënderbeut
Historia e skënderbeutHistoria e skënderbeut
Historia e skënderbeutenis vladi
 

Mais procurados (20)

Aksidentet rrugore
Aksidentet rrugoreAksidentet rrugore
Aksidentet rrugore
 
Teoremat e rrethit
Teoremat e rrethitTeoremat e rrethit
Teoremat e rrethit
 
TERMOCENTRALET NË BALLKAN DHE EVROPË, PËRDORIMI I TYRE
TERMOCENTRALET NË BALLKAN DHE EVROPË, PËRDORIMI I TYRETERMOCENTRALET NË BALLKAN DHE EVROPË, PËRDORIMI I TYRE
TERMOCENTRALET NË BALLKAN DHE EVROPË, PËRDORIMI I TYRE
 
Biologji tema fotosinteza
Biologji tema fotosintezaBiologji tema fotosinteza
Biologji tema fotosinteza
 
Java Script (shqip)
Java Script (shqip) Java Script (shqip)
Java Script (shqip)
 
kompjuteri
kompjuterikompjuteri
kompjuteri
 
Transportation and our environment
Transportation and our environmentTransportation and our environment
Transportation and our environment
 
Muzika Popullire
Muzika PopullireMuzika Popullire
Muzika Popullire
 
Xhevdet Bytyqi - libri PËRMBLEDHJE E 1200 TEKSTE KËNGËSH SHQIPE TË MUZIKËS PO...
Xhevdet Bytyqi - libri PËRMBLEDHJE E 1200 TEKSTE KËNGËSH SHQIPE TË MUZIKËS PO...Xhevdet Bytyqi - libri PËRMBLEDHJE E 1200 TEKSTE KËNGËSH SHQIPE TË MUZIKËS PO...
Xhevdet Bytyqi - libri PËRMBLEDHJE E 1200 TEKSTE KËNGËSH SHQIPE TË MUZIKËS PO...
 
Huazimet nga turqishtja
Huazimet nga turqishtjaHuazimet nga turqishtja
Huazimet nga turqishtja
 
C++ permbledhje detyrash-v-neziri-r-dervishi-fiek
C++ permbledhje detyrash-v-neziri-r-dervishi-fiekC++ permbledhje detyrash-v-neziri-r-dervishi-fiek
C++ permbledhje detyrash-v-neziri-r-dervishi-fiek
 
Lojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperi
Lojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperiLojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperi
Lojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperi
 
Festivali i femijeve
Festivali i femijeve Festivali i femijeve
Festivali i femijeve
 
Futja e shqiperise ne BE
Futja e shqiperise ne BEFutja e shqiperise ne BE
Futja e shqiperise ne BE
 
Projekt me krijime
Projekt me krijimeProjekt me krijime
Projekt me krijime
 
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne vetaMenyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta
 
Gjetja e përqindjes në një biznes
Gjetja e përqindjes në një biznesGjetja e përqindjes në një biznes
Gjetja e përqindjes në një biznes
 
Ese: "Qyteti i Endrrave te mia"
Ese: "Qyteti i Endrrave te mia"Ese: "Qyteti i Endrrave te mia"
Ese: "Qyteti i Endrrave te mia"
 
Historia e skënderbeut
Historia e skënderbeutHistoria e skënderbeut
Historia e skënderbeut
 
Session 2.0 - Integrated Transport
Session 2.0 - Integrated Transport Session 2.0 - Integrated Transport
Session 2.0 - Integrated Transport
 

Destaque

Skematizimi i fazave te planifikimit te nje sistem transporti
Skematizimi i fazave te planifikimit te nje sistem transportiSkematizimi i fazave te planifikimit te nje sistem transporti
Skematizimi i fazave te planifikimit te nje sistem transportiAlbania Energy Association
 
Udhezime per pune seminarike 2011
Udhezime per pune seminarike 2011Udhezime per pune seminarike 2011
Udhezime per pune seminarike 2011Menaxherat
 
Kenaqshmeria e Konsumatorit
Kenaqshmeria e KonsumatoritKenaqshmeria e Konsumatorit
Kenaqshmeria e KonsumatoritElssa Morina
 
6.Shpenzimet e transportit ne shitje
6.Shpenzimet e transportit ne shitje6.Shpenzimet e transportit ne shitje
6.Shpenzimet e transportit ne shitjeSelf-employed
 
DHL ...MENAXHIMI I SHPERNDARJES DHE LOGJISTIKA
DHL ...MENAXHIMI I SHPERNDARJES  DHE LOGJISTIKA   DHL ...MENAXHIMI I SHPERNDARJES  DHE LOGJISTIKA
DHL ...MENAXHIMI I SHPERNDARJES DHE LOGJISTIKA #MesueseAurela Elezaj
 
Zgjedhja dhe vlerësimi i alternativave strategjike
Zgjedhja dhe vlerësimi i alternativave strategjikeZgjedhja dhe vlerësimi i alternativave strategjike
Zgjedhja dhe vlerësimi i alternativave strategjikeAneida Bajraktari Bicja
 
ZHVILLIMI TEKNOLOGJIK BASHKËKOHOR-NOCIONE THEMELORE, KARAKTERISTIKAT DHE KLAS...
ZHVILLIMI TEKNOLOGJIK BASHKËKOHOR-NOCIONE THEMELORE, KARAKTERISTIKAT DHE KLAS...ZHVILLIMI TEKNOLOGJIK BASHKËKOHOR-NOCIONE THEMELORE, KARAKTERISTIKAT DHE KLAS...
ZHVILLIMI TEKNOLOGJIK BASHKËKOHOR-NOCIONE THEMELORE, KARAKTERISTIKAT DHE KLAS...Rrahim Maksuti
 
Shkolla dhe komuniteti dy sisteme të ndërvarura - Reflektim
Shkolla dhe komuniteti dy sisteme të ndërvarura - ReflektimShkolla dhe komuniteti dy sisteme të ndërvarura - Reflektim
Shkolla dhe komuniteti dy sisteme të ndërvarura - ReflektimAlush Kryeziu
 
Teknologji e informimit dhe komunikimit (TIK) Punim Seminarik Driton Nuha
Teknologji e informimit dhe komunikimit (TIK) Punim Seminarik Driton NuhaTeknologji e informimit dhe komunikimit (TIK) Punim Seminarik Driton Nuha
Teknologji e informimit dhe komunikimit (TIK) Punim Seminarik Driton NuhaDriton Nuha
 
TEKNOLOGJIA E PËRPUNIMIT ME PRERJE (HEQJE ASHKLE-GËDHENDJE), NOCIONI, PËRDOR...
TEKNOLOGJIA E PËRPUNIMIT ME  PRERJE (HEQJE ASHKLE-GËDHENDJE), NOCIONI, PËRDOR...TEKNOLOGJIA E PËRPUNIMIT ME  PRERJE (HEQJE ASHKLE-GËDHENDJE), NOCIONI, PËRDOR...
TEKNOLOGJIA E PËRPUNIMIT ME PRERJE (HEQJE ASHKLE-GËDHENDJE), NOCIONI, PËRDOR...Rrahim Maksuti
 
Sistemi i ka priatave hapsinore përfundimtare
Sistemi i ka priatave hapsinore  përfundimtareSistemi i ka priatave hapsinore  përfundimtare
Sistemi i ka priatave hapsinore përfundimtareMustaf Ameti
 

Destaque (20)

Transporti
Transporti Transporti
Transporti
 
Transporti Intermodale (shume menyrash)
Transporti Intermodale (shume menyrash)Transporti Intermodale (shume menyrash)
Transporti Intermodale (shume menyrash)
 
Skematizimi i fazave te planifikimit te nje sistem transporti
Skematizimi i fazave te planifikimit te nje sistem transportiSkematizimi i fazave te planifikimit te nje sistem transporti
Skematizimi i fazave te planifikimit te nje sistem transporti
 
Punimi seminarik
Punimi seminarik Punimi seminarik
Punimi seminarik
 
Parashikimi per transport
Parashikimi per transportParashikimi per transport
Parashikimi per transport
 
Udhezime per pune seminarike 2011
Udhezime per pune seminarike 2011Udhezime per pune seminarike 2011
Udhezime per pune seminarike 2011
 
AEROPLANI DHE AERONAUTIKA
AEROPLANI DHE AERONAUTIKAAEROPLANI DHE AERONAUTIKA
AEROPLANI DHE AERONAUTIKA
 
Kenaqshmeria e Konsumatorit
Kenaqshmeria e KonsumatoritKenaqshmeria e Konsumatorit
Kenaqshmeria e Konsumatorit
 
6.Shpenzimet e transportit ne shitje
6.Shpenzimet e transportit ne shitje6.Shpenzimet e transportit ne shitje
6.Shpenzimet e transportit ne shitje
 
DHL ...MENAXHIMI I SHPERNDARJES DHE LOGJISTIKA
DHL ...MENAXHIMI I SHPERNDARJES  DHE LOGJISTIKA   DHL ...MENAXHIMI I SHPERNDARJES  DHE LOGJISTIKA
DHL ...MENAXHIMI I SHPERNDARJES DHE LOGJISTIKA
 
Topique en allemand
Topique en allemandTopique en allemand
Topique en allemand
 
Strategjia 1-3
Strategjia 1-3Strategjia 1-3
Strategjia 1-3
 
Zgjedhja dhe vlerësimi i alternativave strategjike
Zgjedhja dhe vlerësimi i alternativave strategjikeZgjedhja dhe vlerësimi i alternativave strategjike
Zgjedhja dhe vlerësimi i alternativave strategjike
 
IMPRO per Transport
IMPRO per TransportIMPRO per Transport
IMPRO per Transport
 
Teknologjia e Drithrave
Teknologjia e DrithraveTeknologjia e Drithrave
Teknologjia e Drithrave
 
ZHVILLIMI TEKNOLOGJIK BASHKËKOHOR-NOCIONE THEMELORE, KARAKTERISTIKAT DHE KLAS...
ZHVILLIMI TEKNOLOGJIK BASHKËKOHOR-NOCIONE THEMELORE, KARAKTERISTIKAT DHE KLAS...ZHVILLIMI TEKNOLOGJIK BASHKËKOHOR-NOCIONE THEMELORE, KARAKTERISTIKAT DHE KLAS...
ZHVILLIMI TEKNOLOGJIK BASHKËKOHOR-NOCIONE THEMELORE, KARAKTERISTIKAT DHE KLAS...
 
Shkolla dhe komuniteti dy sisteme të ndërvarura - Reflektim
Shkolla dhe komuniteti dy sisteme të ndërvarura - ReflektimShkolla dhe komuniteti dy sisteme të ndërvarura - Reflektim
Shkolla dhe komuniteti dy sisteme të ndërvarura - Reflektim
 
Teknologji e informimit dhe komunikimit (TIK) Punim Seminarik Driton Nuha
Teknologji e informimit dhe komunikimit (TIK) Punim Seminarik Driton NuhaTeknologji e informimit dhe komunikimit (TIK) Punim Seminarik Driton Nuha
Teknologji e informimit dhe komunikimit (TIK) Punim Seminarik Driton Nuha
 
TEKNOLOGJIA E PËRPUNIMIT ME PRERJE (HEQJE ASHKLE-GËDHENDJE), NOCIONI, PËRDOR...
TEKNOLOGJIA E PËRPUNIMIT ME  PRERJE (HEQJE ASHKLE-GËDHENDJE), NOCIONI, PËRDOR...TEKNOLOGJIA E PËRPUNIMIT ME  PRERJE (HEQJE ASHKLE-GËDHENDJE), NOCIONI, PËRDOR...
TEKNOLOGJIA E PËRPUNIMIT ME PRERJE (HEQJE ASHKLE-GËDHENDJE), NOCIONI, PËRDOR...
 
Sistemi i ka priatave hapsinore përfundimtare
Sistemi i ka priatave hapsinore  përfundimtareSistemi i ka priatave hapsinore  përfundimtare
Sistemi i ka priatave hapsinore përfundimtare
 

Sistemet teknologjike të transportit

  • 1. Page 1 PUNIM SEMINARIK KOLEGJI I SHKENCAVE TE APLIKUARA TEKNIKE „TEMPULLI” LËNDA: Sistemet Teknologjike të Transportit TEMA: Transporti dhe Procesi Teknologjik i Homologimit (përshtatshmërisë) të Automjeteve STUDENTI : Mentori : Fisnik Çavolli Dr.sc Shpetim Lajqi Prishtinë Dhjetor , 2014
  • 2. Page 2 Përmbajtja Hyrja ............................................................................................................................................................3 KAPITULLI I 1.Infrastruktura Rrugore (Rrjeti Rrugor i Kosovës).................................................................................5 1.2 Transporti Rrugor.................................................................................................................................6 1.3 Qëllimet Strategjike..............................................................................................................................7 1.4 Politikat për realizimin e objektivave..................................................................................................8 1.5 Agjencitë ekzekutuese: .......................................................................................................................9 KAPITULLI II 2. Klasifikimi i përgjithshëm i kategorive të automjeteve të BE-..........................................................10 2.1-Numri i automjeteve në Kosovë........................................................................................................22 2.2 Numri i automjeteve për vitin 2013 qe janë importuar ne Kosovë.................................................25 2.3 Gazrat Dalëse të Automjeteve dhe Ndotja e Ambientit..................................................................28 KAPITULLI III 3.1-Procesi Teknologjik i Homologimit të Automjeteve........................................................................31 3.2 Procedurat e Kontrollimit Teknik të Automjeteve............................................................................38 Përfundim .................................................................................................................................................59 Referencat.................................................................................................................................................60
  • 3. Page 3 Hyrje -Transporti Zhvillimi ekonomik, tendencat për bashkëpunim dhe integrim në tregje të përbashkëta në mes të vendeve, shtimi i këmbimit tregtar të mallrave, shtimi i numrit të banoreve dhe paraqitja e kërkesave në rritje për shërbime me të mira dhe me të shpejta transportuese kanë imponuar një organizimin gjithnjë e me të mire të transportit dhe evitimin e pengesave dhe problemeve qe paraqiten. - Klasifikimi i përgjithshëm i kategorive të automjeteve të BE-së është: L. M, N, O, T, S, G dhe Numri i automjeteve për vitin 2013 qe janë importuar ne Kosovë - Gazrat Dalëse të Automjeteve dhe Ndotja e Ambientit Gazrat dalëse paraqesin problem kompleks me ndotjen e ambientit ku jetojmë. Këtij problemi shtetet e ndryshme i ofrohen me metoda te veçanta. Bashkësia ndërkombëtare ka parashikua standardet qe duhet respektuar çdo prodhues i automjeteve nga aspekti i emisionit te gazrave dalëse. - Procesi Teknologjik i Homologimit të Automjeteve Homologimi Si një procedurë me të cilën vërtetohet përputhshmëria apo përshtatshmëria e automjetit si tërësi me dispozitat rregullative që duhet ti plotësoj automjeti) për homologim të pajisjeve dhe pjesëve të automjeteve motorike si dhe të mjeteve bashkëngjitëse.Homologimi i automjeteve si tërësi, respektivisht i pjesëve dhe pajisjeve në automjet është testimi dhe konstatimi i përputhshmërisë së pjesëve të testuara sipas rregulloreve dhe direktivave evropiane, të cilat direktiva kanë të bëjnë me pjesën e testuar dhe me kategorinë e caktuar të automjeteve. Prodhuesi i pjesëve dhe pajisjeve duhet që në pjesën e testuar të vendosë shenjën me të cilën dokumenton që pjesa është e testuar lidhur me homologimin.Përmes homologimit të automjeteve, respektivisht pjesëve të caktuara në automjet testohen pajisjet që kanë rendësi për funksionimin e sigurt dhe ekologjik të automjetit. Në lëmin e sigurisë testohen pajisjet me rëndësi për sigurinë aktive të automjetit (p.sh. frenat, mekanizmi drejtues, gomat, dritat, pajisjet sinjalizuese, pajisjet ndihmëse, etj.), për sigurinë pasive të automjetit (p.sh. rripat e sigurisë, xhamat e sigurisë, zvogëlimi i rrezikut nga zjarri, pajisjet e brendshme të automjetit etj.) dhe kërkesat e përgjithshme të sigurisë (si p.sh. mbrojtja nga përdorimi i paautorizuar, shpejtësi-matësi, matësi i shpenzimit të karburantit, etj.). Në lëmin e ekologjisë testohet emetimi i gazrave që lirohen nga motori, emetimi i pluhurit nga motori, emetimi i zhurmës, radio-interferencat ose pengesat në radios, etj.Të gjitha këto pajisje inspektohen konform rregulloreve ECE dhe direktivave EEC të adoptuar nga MTPT e Kosovës si dhe udhëzimit administrativë për homologimin e automjeteve nr. 2008/08. Kontrolli i Përshtatshmërisë Homologuese të Automjetit,
  • 4. Page 4 respektivisht i pjesëve dhe pajisjeve në automjet është veprim i cili kryhet para doganimit (për automjetet të cilat nuk prodhohen në shtetin ku importohen) dhe me të cilin dëshmohet që pjesët e automjetit janë të testuar në pajtim me ato rregullore evropiane dhe udhëzime të cilat janë në fuqi në shtetin në të cilin automjeti importohet. Ky verifikim ka për detyrë që të pengojë importin e automjeteve të papërshtatshme për sa i përket aspekteve të sigurisë dhe atyre ekologjike, të cilat në momentin e regjistrimit të pare nuk i plotësojnë rregullat e homologimit të vendit në të cilin importohen. Këtu pikësëpari është fjala për veprim inspektues d.m.th. me krahasimin e shenjave (etiketave të homologimit), dokumentacionit me ato në automjet kështu që vërtetohet nëse automjeti i plotëson kushtet e përshtatshmërisë ose jo. - Kontrolla e parë teknike e automjeteve Si test, kontrollim apo inspektim që kryhet me qellim qe të provohet gjendja dhe përforcimi ose gjendja dhe funksionimi i pajimeve, i pajisjeve dhe i pjesëve të automjetit. Kontrollimi teknik i automjeteve është veprimtari me rendësi për interesin e gjithë shoqërisë sonë shikuar nga aspekti i qarkullimit të sigurt në trafik, dhe mbrojtjen e ambientit nga ndotja .Kontrollimi teknik është obligativ për të gjitha mjetet motorike dhe mjetet bashkëngjitëse (rimorkiot) përpos mjeteve motorike që përdoren për punë, gjë që është rregulluar me dispozitat e Ligjit për komunikacionin rrugor. Gjatë kontrollimit teknik kontrollohen të gjitha pajisjet të cilat në mënyrë serike janë instaluar në automjet, pa i demontuar ato. Kjo nënkupton atë që nëse mbikëqyrësi i qendrës për kontrollim teknik vëren ndonjë parregullsi, ai nuk e ka për obligim me e demontua atë pjese, por vetëm e shpall automjetin teknikisht jo në rregull. Pra çdo automjet i cili merr pjesë në trafik rrugor duhet të jetë teknikisht në rregull, me fjalë tjera duhet ti plotësojë kriteret gjatë kontrollimit teknik, ndërsa për t’iu nënshtruar kontrollimit teknik automjeti duhet të jetë në gjendje të rregullt, i pastër dhe pa dëmtime të dukshme. Ajo që çdo pronar i automjetit duhet të bëjë para se ta dërgojë automjetin në kontrollim teknik është kontrollimi preventiv. Kjo nënkupton kontrollimin e atyre pjesëve që janë me rendësi për qarkullimin e sigurt të tij në komunikacionin rrugor. Ky kontrollim preventiv bëhet vizualisht dhe manualisht. Pasi që klienti të konstatojë që të gjitha pjesët e automjetit funksionojnë ashtu siç e ka paramenduar dhe definuar prodhuesi, në masë të madhe i rritë mundësitë që ta kalojë kontrollimin teknik me çka zvogëlon humbjen e panevojshme të kohës për ardhjen e serishme në qendrën e kontrollimit teknik. Puna e cila nuk zgjat më shumë se pesë minuta mund të kursejë veprime të mëvonshme, e mos të cekim faktin që çdo ngasës obligohet me ligj që të njëjtat veprime ti bëjë çdo here para se të kyçet me automjetin e tij në qarkullimin rrugorë.
  • 5. Page 5 KAPITULLI I 1.Infrastruktura Rrugore (Rrjeti Rrugor i Kosovës) Kosova mbulon një hapësirë prej gati 11,000 km 2 – duke u shtrirë deri 190 km nga Veriu në Jug dhe 150 km nga Lindja në Perëndim. Territori i Kosovës shërbehet nga një rrjet rrugor prej rreth 8,500 km, një sistem hekurudhor një binarësh prej 330 km që shtrihet nga Veriu në Jug dhe nga Veri-Lindja në Perëndim nga Prishtina si dhe nga një aeroport i nivelit regjional (Aeroporti i Prishtinës).Tabela 1. Densiteti i rrugëve – Krahasim Shumica e rrugëve në Kosovë janë ndërtuar, ose rindërtuar, në vitet 1960. Rrjeti i rrugëve përbëhet prej rreth 647 km të rrugëve primare, 1,347 km të rrugëve regjionale dhe 6,600 km të rrugëve lokale, si urbane ashtu edhe rurale. Rrugët hyrëse të pashtruara përbëjnë rreth 90 përqind të nën-rrjetave të rrugëve lokale: por nuk ka të dhëna sistematike mbi kushtet e tyre. Shumica e rrugëve kryesore dhe regjionale kanë dy linja, edhe pse gjerësia e linjës rrugore dhe e krahëve, në të shumtën e rasteve, është nën standardet ndërkombëtare. Në kushte të një shkalle krahasuese të rrjetës së saj rrugore, duke përdorur densitetin e rrugëve – kilometrat rrugor për 1,000 persona – Kosova mbetet prapa gati të gjithë krahasuesve regjional. Si rezultat i programit të qëndrueshëm të investimeve kapitale të ndërmarr që nga viti 1999, rrjeta primare (rrugët kryesore dhe regjionale me më tepër se 3,000 vetura në ditë), që ka qenë vlerësuar të bart 60 përqind të gjitha udhëtimeve të automjeteve, tregon se 88 përqind të rrjetës kryesore dhe 74 përqind të rrjetës regjionale janë në kushte të mira. Kushtet e pjesës së mbetur të rrjetës rrugore sekondare dhe të asaj terciare (lokale) është shumë më e dobët. Vlerësimet e kohëve të fundit tregojnë se 33 përqind e rrjetës së shtruar lokale ka pasur nevojë për rindërtim ose rehabilitim; dhe se 97 përqind e rrugëve distribuese të pashtruara kanë nevojë për përmirësime. Gjithashtu ka vlerësuar se shumë ura kanë nevojë urgjente për riparime. Objektivi strategjik synon krijimin e një Rrjeti rrugor unik transporti që do të shërbente si një enë komunikuese për të realizuar gradualisht barazimin e niveleve ekonomike sepse:  Afrohen tregjet  Evitohet krijimi i njollave apo rajoneve të super populluara  Trafiku shpërndahet në mënyrë optimale, që do të ulte nivelin e ndotjes dhe Aksidenteve (km/1000 km²) (km/1.000 Persona Estonia 1,320 41.2 Hungaria 1,733 15.7 Republika Ceke 1,646 12.5 Sllovenia 1,007 10.2 Kroacia 506 6.4 Bosnja dhe Hercegovina 427 5.6 Serbia & Mali i Zi 494 4.8 IRF e Maqedonisë 342 4.3 Kosova 783 4.2 Shqipëria 657 3.5 Te hyrat e larta: OECD 1,340 17.3 Të hyrat e larta të mesme 1,076 9.2 Evropa dhe Azia Qendrore 580 8.6 Burimi: bazat e te dhënave ËDI dhe IEF
  • 6. Page 6 1.2 Transporti Rrugor Me nocionin transport nënkuptojmë bartjen e njerëzve, kafshëve, materies fizike të ngurtë, të lëngët apo të gazte, energjinë dhe informatat nga një pozicion ne një pozicion tjetër duke përdorur forcën e njeriut, pajisjes apo makinës. Me transport nënkuptojmë edhe ndërrimin e vendqëndrimit të gjërave por edhe të pozicionit të tyre. Funksionimi i qyteteve të mëdha në ditët e sotme nuk mund të paramendohet pa përkrahjen e sistemit të organizuar të transportit. Në anën tjetër, problemet e transportit janë evidente në shumicën e vendeve të botës, e posaçërisht në qytetet e mëdha. Zhvillimi ekonomik, tendencat për bashkëpunim dhe integrim në tregje të përbashkëta në mes të vendeve, shtimi i këmbimit tregtar të mallrave, shtimi i numrit të banoreve dhe paraqitja e kërkesave në rritje për shërbime me të mira dhe me të shpejta transportuese kanë imponuar një organizimin gjithnjë e me të mire të transportit dhe evitimin e pengesave dhe problemeve qe paraqiten. -Transporti i rregullt i udhëtarëve brenda Kosovës Transporti i rregullt i udhëtarëve me autobus, kryhet në relacionet e caktuara (linja), sipas rendit të udhëtimit të përcaktuar dhe vërtetuar më parë, çmimit të caktuar e të shpallur dhe kushteve tjera të transportit. Transporti i rregullt i udhëtarëve me autobus brenda territorit të Kosovës mund të ushtrohet si:  transport urban dhe urban-periferik;  transport ndër-urban;  transport i veçantë i udhëtarëve;  transport për nevoja vetanake. -Terminalet e mallrave  Shërbimet e terminaleve të mallrave në pajtim me këtë ligj, janë pranimi dhe parkimi i automjeteve të mallrave, ofrimi i shërbimit të automjeteve dhe anëtarët e ekuipazhit, deponimi i mallrave dhe shërbimet tjera të kontraktuara në lidhje me transportin e mallrave.  Terminalet e mallrave ofrojnë shërbime inter-modale në mënyrë specifike të ngarkimit, shkarkimit dhe deponimit të mallrave.  Terminali i mallrave ka për detyrë t‟ju ofrojë shërbime, me kushte të njëjta të gjithë operatorëve transportues.  Për të filluar kryerjen e veprimtarisë së ofrimit të shërbimeve të Terminalit të mallrave, sipas këtij neni, lëshohet licenca.  Ministria me akt nënligjor do të përcaktoj kushtet, kriteret, procedurat tarifat dhe mënyrën e funksionimit të terminaleve të shërbimit inter- modal të mallrave. 
  • 7. Page 7 1.3 Qëllimet Strategjike Ndër objektivat kryesore të sektorit të transportit rrugor duhet të janë:  Krijimi i një rrjeti transporti pa ndërprerje dhe bllokime, që do të sigurojë zhvillimin e, do rriste volumin e trafikut të mallrave, do e vendoste transportin në shërbim të gjithëve dhe do ndihmonte në bashkëpunimin e brendshëm dhe tregun kombëtar të punës.  Zvogëlimi i hendekut midis tendencës, gjithmonë në rritje, të mjeteve motorike dhe ritmeve të rrjetit rrugor.  Zbatimi i parimit te transportit të qëndrueshëm, i cili nënkupton optimizmin e kostos, sigurisë së lëvizjes dhe mbrojtjes mjedisore.  Nxitja e trafikut te mallrave dhe ulja e kostos se transportit, që nënkupton uljen e humbjeve jo produktive, pra edhe të ashtuquajturave kosto të jashtme, siç janë aksidentet, bllokimet e trafikut, projektimi joracional i infrastrukturës, cilësia e dobët e punimeve dhe gjendja teknike e ulët e mjeteve te transportit.  Intensifikimi i kontakteve me shtetet fqinje, institucionet komunitare për heqjen e barrierave që pengojnë ndërkombëtarizimin e shërbimeve të transportit shqiptar (vizat, lejet e transportit, bilaterale dhe multilaterale, taksat diskriminuese, nënshkrimin prioritet të marrëveshjeve që hapin tregun e punës).  Reduktimi në maksimum i përfshirjes se administratës në veprimtarinë e transportit duke realizuar ndarjen e menaxhimit të transportit në përgjithësi nga biznesi i tij, me qëllim rritjen e efektivitetit të sektorit të transportit, cilësinë e shërbimeve dhe uljen e kostos.  Eliminimi i barrierave administrative dhe ekonomike të pajustifikuara ndaj konkurrencës midis operatorëve të transportit.  Krijimi i kushteve për një akses jo diskriminues të infrastrukturës së transportit nga përdoruesit e shërbimeve të transportit.  Komercializimi i shërbimeve të transportit me pjesëmarrjen e operatorëve privatë. Mbështetje e biznesit të vogël e të mesëm në sektorin e transportit.  Mbrojtja e operatorëve profesionistë nga konkurrenca e pandershme nga kategoritë apo llojet e tjera të transportit.  Ndarja e tregut të shërbimit të transportit nga veprimtaria komerciale jashtë tregut dhe përdorimi jokomercial i mjeteve.
  • 8. Page 8  Të nxitet zhvillimi i logjistikës dhe teknologjive bashkëkohore inteligjente në sektorin e transportit  Përpunimi i metodologjive të kontrollit me synim mbrojtjen e tregut nga përqendrimi i shërbimeve dhe zbehja e konkurrencës.  Përfshirja e gjithë kategorive të operatorëve, përdoruesve dhe shoqatave respektive në hartimin e procedurave dhe kushteve të pjesëmarrjes në tregun e shërbimeve. 1.4 Politikat për realizimin e objektivave -Politikat kryesore në këtë fushë karakterizohen nga:  Krijimi i një sistemi rregullator dhe ligjor sipas kërkesave dhe standardeve evropiane i cili do të garantojë lehtësimin e hyrjes në treg të transportuesve, operime optimale të shërbimeve të transportit në bazë të një konkurrimi të nivelit të lartë si dhe uljen e barrierave jo-fizike. Në mbështetje të këtij angazhimi forcimi i legjislacionit për shmangien e konkurrencës së pandershme, si dhe zbatimit me rigorozitet të marrëveshjeve dy dhe shumë palësh në Transportin Rrugor  Harmonizimi i legjislacionit mbi trajnimin e personelit të transportit rrugor, veçanërisht në lidhje me transportin e mallrave të rrezikshme sipas standardeve të KE-së.  Automjetet të cilat plotësojnë standardet e parashtruara nga marrëveshjet ndërkombëtare që kanë lidhje edhe me mjedisin, mund të operojnë pa kufizime të mëtejshme në territorin e Palëve. -Gjithashtu për realizimin e prioriteteve parashikohen të ndërmerren iniciativat e mëposhtme ligjore:  Projekt-vendim "Mbi përcaktimin për disa mjete rrugore të përmasave të lejuara maksimale në trafikun kombëtar dhe ndërkombëtar dhe peshat e autorizuara maksimale në trafikun ndërkombëtar", i cili përputhet plotësisht me Direktivën 96/53/EC.  Projektvendim "Mbi rregullat në organizimin e kohës së punës të personave, që kryejnë transport rrugor, për orët e drejtuesve të mjeteve dhe pajisjet e regjistrimit”, në përputhje me rregulloren 561/2006 dhe direktivën 2002/15 te KE-së.  Projektvendim "Për proçedurat standarde të kontrollit për zbatimin e legjislacionit ne veprimtarinë e transportit", i cili do të jetë sipas Direktivës 2006/22/EC të Parlamentit Europian dhe e Këshillit e 15 marsit 2006, e cila anullon direktivën 88/599/KE)  Projekt-vendim "Mbi procedurat uniforme në kontrollin e transportit rrugor të mallrave të rrezikshme", i cili do të përafrohet pjesërisht me Direktivën e Këshillit 95/50/EC; 
  • 9. Page 9 -Mbështetja me burime financiare Për realizimin e politikave sektoriale kërkohen financime si nga buxheti i shtetit ashtu dhe gjetja e mundësive nga burime të tjera financiare. 1.5 Agjencitë ekzekutuese: Ministria e infrastrukturës Departamenti i transportit rrugor Departamenti i shërbimeve të Transportit rrugorë është njëri ndër gjashtë departamentet e Ministrisë së Infrastrukturës. Në vete ky departament përmban një divizion dhe tre sektorë. Më poshtë po japim divizionet dhe sektorët e departamentit në fjalë: Divizioni: Divizioni i Transportit të Mallrave dhe Mallrave të Rrezikshme Sektorët: 1. Sektori i për politika të transportit 2. Sektori i transportit nder urban 3. Sektori i transportit ndërkombëtar Kuadri legjislativ  LIGJI NR. 04/L-179 PËR TRANSPORTIN RRUGOR  LIGJI Nr. 04/L-183 PËR TRANSPORTIN TOKËSOR TË MALLRAVE TË RREZIKSHME - UDHËZIM ADMINISTRATIVE  UDHËZIM ADMINISTRATIV NR. 06/2014 MBI PËRMBAJTJEN DHE FORMËN E PROCESVERBALIT PËR MOSTRA DHE DOKUMENTIT TË KONTROLLIT TË MALLRAVE TË RREZIKSHME.  UDHËZIM ADMINISTRATIV NR. 05/2014 PËR LËSHIMIN E LEJEVE PËR KRYERJEN E TRANSPORTIT NDËRKOMBËTAR TË MALLRAVE PËR OPERATORËT REZIDENT  UDHËZIMI ADMINISTRATIV NR. 04/2014 PËR TRANSPORT TË JASHTËZAKONSHËM  Udhëzimin Administrativ nr.03/2014 MBI KRITERET E LLOGARITJES SE KOMPENSIMIT PER TRANSPORT TE JASHTEZAKONSHEM.
  • 10. Page 10 KAPITULLI II 2. Klasifikimi i përgjithshëm i kategorive të automjeteve sipas BE-së është: L. M, N, O, T, S, G  L - MOPEDËT DHE MOTOQIKLETAT ,Automjetet rrugore me më pak se 4 rrotë L1- Automjet me dy rrota, me vëllim punues të cilindrave të motorit i cili nuk kalon 50 𝑐𝑚3 dhe shpejtësia maksimale e projektuar e automjetit nuk kalon 50 km/h. L2- automjet me tri rrota, me vëllim punues të cilindrave të motorit i cili nuk kalon 50 𝑐𝑚3 , dhe shpejtësia maksimale e projektuar e automjetit nuk kalon 50 km/h. Fig.1-motoçikleta e kategorisë L1 Fig.2- motoçikleta e kategorisë L2
  • 11. Page 11 L3- automjet me dy rrota, me vëllim punues të cilindrave të motorit i cili e kalon 50 𝑐𝑚3 dhe shpejtësia maksimale e konstruktuar e automjetit është më e madhe se 50 km/h. L4-Automjeti me tri rrota, të vendosura në mënyre asimetrike ndaj aksit të simetrisë së automjetit, me vëllim punues të cilindrave të motorit mbi 50 𝑐𝑚3 dhe shpejtësia maksimale e projektuar e automjetit është më e madhe se 50 km/h (motoçikletat me rimorkio anësore). Fig.3- motoçikletë e kategorisë L3 Fig.4- motoçikletë e kategorisë L4
  • 12. Page 12 L5-Automjeti me tri rrota, të vendosura në mënyre simetrike ndaj aksit të automjetit, ku masa maksimale nuk e kalon 1 t, dhe me vëllim punues të cilindrave të motorit mbi 50 𝑐𝑚3 dhe shpejtësia maksimale e projektuar e automjetit është më e madhe se 50 km/h. L6-automjet me katër rrota, masa pa ngarkesë nuk është me e madhe se 350 kg, pa përfshirë masën e baterive në rastin e automjeteve elektrike, shpejtësia maksimale e konstruktuar e automjetit nuk e kalon 45 km/h, me vëllim punues të cilindrave të motorit i cili nuk kalon 50 𝑐𝑚3 , fuqia punuese e cilindrave e cila nuk i kalon 4 KW, dhe fuqia maksimale e motorëve elektrik nuk i kalon 4 KW. Fig.5- motoçikletë e kategorisë L4 Fig.6- motoçikletë e kategorisë L6
  • 13. Page 13 L7- automjet me katër rrota, përveç kategorisë L6, ku masa e pangarkuar nuk është më e madhe se 400kg (550 kg për automjete që transportojnë mallra) pa përfshirë masën e baterive në rastin e motorëve elektrik , ku fuqia e motorit nuk i kalon 15 KW.  M-Automjete motorike me më së paku katër rrota, ose me tri rrota nëse masa maksimale nuk i kalon 1 t, dhe janë të destinuar për bartjen e njerëzve M1- Automjet për bartjen e njerëzve, ku përveç ulëses së vozitësit (ngasësit) nuk ka më shume se 8 ulëse, ndërsa masa maksimale nuk e kalon 3.5 t. Fig.7- motoçikletë e kategorisë L7 Fig.8- veturë e kategorisë M1
  • 14. Page 14  M2-Automjetet për bartjen e njerëzve, ku përveç ulëses së vozitësit (ngasësit) ka më shume se 8 ulëse, ndërsa masa maksimale nuk e kalon 5 t.  M3-Automjetet për bartjen e njerëzve, ku përveç ulëses së vozitësit (ngasësit) ka më shume se 8 ulëse, ndërsa masa maksimale e kalon 5 t. Fig.9- minibus i kategorisë M2
  • 15. Page 15  N- automjeti motorik me më se paku 4 rrote ose me tri rrote nëse masa maksimale e saj e tejkalon 1 t, dhe janë te destinuar për bartjen e mallrave. N1- Automjeti për bartjen e mallrave (ngarkesës) masa maksimale e të cilit nuk e kalon 3.5 t. Fig.10-Autobus i kategorisë M3 Fig.11-Pikap i kategorisë N1
  • 16. Page 16 N2-automjeti për bartjen e mallrave (ngarkesës) masa maksimale e të cilit e kalon 3.5 t, por duhet të jetë me e vogël se 12 t. N3-Automjeti për bartjen e mallrave (ngarkesës) masa maksimale e të cilit e kalon 12t. Fig.12-Kamion i kategorisë N2 Fig.13-Kamion për pastrimin e kanalizimeve i kategorisë N3
  • 17. Page 17  O-Rimorkiot (rimorkiot tërheqëse) O1-Rimorkio me një aks (duke përfshi edhe gjysme rimorkiot) masa maksimale e të cilit nuk e kalon 750 kg. O2- rimorkio masa maksimale e se cilës nuk e kalon 3.5 t, duke mos e marrë parasysh rimorkiot nga kategoria O1. Fig.14- Rimorkio i kategorisë O1 Fig.15- Rimorkio i kategorisë O2
  • 18. Page 18 O3- Rimorkio masa maksimale e së cilës i kalon 3.5 t, por më pak se 10 t. O4- Rimorkio masa maksimale e së cilës i kalon 10 t. Fig.17-gjysme rimorkio cisternë i kategorisë O3 Fig.16-gjysme rimorkio i kategorisë O3
  • 19. Page 19  Kategoria T: pyjore dhe bujqësore traktorë Fig.18-Rimorkio i kategorisë O4 Fig.19- Traktorë standarde i kategorisë T1
  • 20. Page 20  Kategoria T1: Traktorë standarde (një matës i kalon 1.150 mm, në masë të automjetit të zbrazët tejkalon 600 kg, lartësi që nuk i kalon 1.000 mm  Kategoria T2: masë e automjetit të zbrazët tejkalon 600 kg, një matës më pak se 1150 mm, lartësia më pak se 600 mm  Kategoria T3: automjet në masë më pak se 600 kg  Kategoria T4.1: lartësi më shumë se 1000 mm  Kategoria T4.2: traktorë ekstra të gjerë  Kategoria OT1: rimorkio traktor, në masë maksimale që nuk i kalon 1,5 ton  Kategoria OT2: rimorkio traktor, në masë maksimale tejkalon 1,5 ton por nuk tejkalon 3,5 ton  Kategoria OT3: rimorkio traktor, në masë maksimale tejkalon 3,5 ton por që nuk i kalon 6 ton  Kategoria OT4: rimorkio traktor, në masë maksimal i kalon 6 ton  Kategoria S: Makinat e lëvizshëm industriale Fig.20- Makinat e lëvizshëm industriale të kategorisë S
  • 21. Page 21 Kategoria S: Makinat e lëvizshëm industriale Kategoria SS: vetëlëvizës makinat industriale Kategoria PS: rimorkio makinat industriale (SP1 deri në 3 ton, SP2 deri në 6 ton, SP3 mbi 6 ton) Kategoria SPT: rimorkio traktor makinë industriale (SPT1, SPT2 ...)  Kategoria G:mjetet që nuk dalin në qarkullimin rrugorë publikë - Sipas formës së saj konstruktive dhe mos plotësimit te kritereve te përshtatshmërisë mjeti nuk lejohet te merr pjesë ne qarkullimin rrugorë publikë por në rrugë dhe hapësira private-jo publike. Fig.20- automjet me katër rrota, i kategorisë G
  • 22. Page 22 2.1-Numri i automjeteve në Kosovë Sipas një studimi te të dhënave të marruara nga Qendra e Automjeteve të Kosovës arrijmë në përfundim se numri i automjeteve në Kosovë arrin numrin prej 394.639 automjete deri me datën 23.09.2014 Prej 394.639 automjete 100.780 janë automjete joaktive me regjistrim të skaduar ndërsa gjithsej automjete aktive janë 293.859 automjete figura 6.1. Tabela 6.1. Numri i automjeteve ne Kosovë sipas kategorive L1 L2 L3 L4 L5 L6 L7 M1 M2 M3 N1 N2 N3 O1 O2 O3 O4 T 607 15 1,281 7 45 4 11 243,874 571 1,622 31,291 4,946 5,868 113 330 71 2,221 982 1,970 246,067 42,105 2,735 982 293,859 0.67% 83.74% 14.33% 0.93%0.33% Klasifikimi i automjeteve në perqindje (% ) sipas kategorive ECE L 1970 M 246067 N 42105 O 2735 T 982 0 50000 100000 150000 200000 250000 1970 246067 42105 2735 982 L 1970 M 246067 N 42105 O 2735 T 982 Fig. 20 Numri i automjeteve sipas kategorive
  • 23. Page 23 Automjetet e kategorisë M ose automjetet e udhëtareve përbejnë numrin më të madh të automjeteve në Kosovë me gjithsej 246.067 ose 83.74% te gjithave automjeteve, prej tyre vetëm automjetet e kategorisë M1 përbëjnë 99% të automjeteve të udhëtareve figura 6.2. Fig. 21- Përbërja e kategorive të automjeteve të udhëtarëve të shprehur në përqindje (%) Vendin e dytë për nga numri i automjeteve e përbëjnë automjetet transportuese N (N1,N2,N3) me gjithsej 42.135 automjete ose 14.33% të numrit të përgjithshëm te automjeteve. Numrin më të madh të automjeteve transportuese e përbëjnë automjetet e kategorisë N1 me gjithsej 31.291 automjete ose 74% të automjeteve transportuese figura 6.3. Në vendin e tretë hyjnë automjetet bashkangjitëse të kategorisë O (O1,O2,O3,O4) rimorkiot dhe gjysmë rimorkiot me gjithsej 2.735 automjete ose 0.93% të automjeteve në përgjithësi. Numrin më të madh e përbëjnë automjetet e kategorisë O4 me gjithsej 2.221 rimorkio ose gjysme rimorkiot ose 81% të automjeteve të bashkangjitura figura 6.4. 99.11% 0.23%0.66% Numri i automjeteve të udhëtarve për kategorinë (M1, M2, M3) M1 243874 M2 571 M3 1622 74% 12% 14% Numri i automjeteve transportuese për kategorit (N1, N2, N3) N1 31291 N2 4946 N3 5868 Fig. 23-Përbërja e kategorive të automjeteve transportuese të shprehur në përqindje (%)
  • 24. Page 24 Fig. 21- Përbërja e kategorive të automjeteve bashkangjitëse të shprehur në përqindje %. Në vendin e katër bëjnë pjesë automjetet e kategorisë L motoçikletat (L1,L2,.....,L7.) me gjithsej 1970 motoçikletat (mopedët, mopedët me tri rrotë, motoçikletat, motoçikletat me tri rrotë dhe motoçikletat me katër rrotë) ose 0.67% të numrit të përgjithshëm të automjeteve. Vendin e parë e zen motoçikletat e kategorisë L3 me gjithsej 1281 motoçikleta ose 65% te kategorisë L figura 6.5. Fig. 22-. Përbërja e kategorive të motoçikletave të shprehur në përqindje (%) 4% 12% 3% 81% Numri i automjetetve bashkangjitëse për kategorit (O1, O2, O3, O4) O1 113 O2 330 O3 71 O4 2221 31% 1% 65% 0.36% 2.28%0.20%1% Klasifikimi i automjeteve motorike me më pak se katër rrota L1 607 L2 15 L3 1281 L4 7 L5 45 L6 4 L7 11
  • 25. Page 25 2.2 Numri i automjeteve për vitin 2013 qe janë importuar ne Kosovë Numri i automjeteve sipas kategorive viti 2013 Lloji Numri L L1 135 455 L3 308 L4 1 L5 1 L6 1 L7 9 M M1 18487 18733 M2 68 M3 178 N N1 3814 4693 N2 327 N3 552 O O1 14 229 O2 24 O3 8 O4 183 Totali 24110 24110 Numë i automjeteve sipas kategorisë dhe lëndës djegëse Lloji Benzinë Dizelë Numri L 455 0 455 M 3133 15600 19733 N 175 4518 4693 O 0 0 229 Fig.23- Numri i automjeteve L 455 2% M 18733 78% N 4693 19% O 229 1% Numri i automjetëve sipas kategorive
  • 26. Page 26 0 2000 4000 6000 8000 10000 12000 14000 16000 L M N O 455 3133 175 00 15600 4518 0 Numriiautomjetëve Kategoria Numri i automjetëve sipas llojit të lëndës djegëse Benzinë Dizel Numëri i automjeteve sipas kategorisë dhe lëndës djegëse Lloji Lënda djegëse Num ri L1 Benzinë 135 L3 Benzinë 308 L4 Benzinë 1 L5 Benzinë 1 L6 Benzinë 1 L7 Benzinë 9 M1 Benzinë 3123 M1 Benzinë/Gaz 9 M1 Dizel 1535 4 M2 Benzinë 1 M2 Dizel 67 M3 Dizel 179 N1 Benzinë 175 N1 Dizel 3639 N2 Dizel 327 N3 Dizel 552 O1 14 O2 21 O2 . 3 O3 8 O4 174 O4 . 9 Fig.24- Numri i automjeteve sipas llojit të lëndës djegëse
  • 27. Page 27 Lloji Mosha L 8.56 M 9.07 N 12.60 O 15.03 Prodhuesi Numri Mosha mes. VOLKSWAGEN- VW 8121 11.136 OPEL 2725 10.961 DAIMLER CHRYSLER 1620 11.281 AUDI 1330 9.050 RENAULT 1251 9.336 PEUGEOT 945 10.199 BMW 923 9.824 FORD 859 10.484 FIAT 681 11.938 MERCEDES- BENZ 1361 12.064 CITROEN 589 10.291 SKODA 356 5.371 SEAT 292 12.339 MAN 265 14.491 IVECO 264 14.218 TOYOTA 178 7.787 NISSAN 176 10.881 HYUNDAI 145 7.469 LAND ROVER 142 7.993 VOLVO 115 12.122 Lloji Numri Mosha mes. L1 135 6.21 L3 308 9.73 L4 1 25.00 L5 1 11.00 L6 1 3.00 L7 9 2.44 M1 18487 8.99 M2 68 13.57 M3 178 16.31 N1 3814 12.43 N2 327 13.53 N3 552 13.24 O1 14 8.79 O2 24 17.33 O3 8 20.88 O4 183 14.96
  • 28. Page 28 2.3 Gazrat Dalëse të Automjeteve dhe Ndotja e Ambientit Gazrat dalëse paraqesin problem kompleks me ndotjen e ambientit ku jetojmë. Këtij problemi shtetet e ndryshme i ofrohen me metoda te veçanta. Bashkësia ndërkombëtare ka parashikua standardet qe duhet respektuar çdo prodhues i automjeteve nga aspekti i emisionit te gazrave dalëse. Zgjidhja e problemit kërkohet në teknologjitë e reja dhe në materialet e reja për lëndë djegëse. Janë duke u zhvillua hulumtimet përkatëse ne këto drejtime. Si caku përfundimtare është kërkesa për lëndët djegëse të ripërtritshme. Në këtë punim është bërë analiza e gazrave dalës te motorët me benzinë dhe të opacitetit te motorët diezel. Numri i kufizuar i matjeve nuk na shpie deri te përfundimet e sakta për shkak të numrit të vogël të testeve, por në bazë të këtyre matjeve mund të konkludohet se vlerë me reale të opacitetit të gazrave dalëse na japin automjetet e moshës 13 vjeçare për shkak të një numri të konsiderueshëm të matjeve. Ne bazë të ligjit për siguri në komunikacion lejohet regjistrimi i automjeteve të udhëtareve deri në moshën 13 vjeçare të vjetër ku edhe numrin me te madh të këtyre matjeve e kemi po të kësaj moshe. Automjetet e udhëtareve të kategorisë M1 të moshës 13 vjeçare lirojnë gazra mesatarisht prej një koeficienti 1.124 m-1 si dhe kanë mundësi absorbimi prej 1.1376 m-1 ose 55% deri në arritjen e kufirit të lejuar në bazë të rregulloreve ligjore prej 2.5 m -1 .Këto të dhëna na shpien në përfundim se për automjetet e udhëtareve me lloj karburanti diezel të kategorisë M1 Kosova qëndron brenda limiteve te lejuara te caktuara nga Bashkësia Ndërkombëtare. Për automjetet transportuese të kategorisë N1 është realizuar një numër i konsiderueshëm i testeve, ku mosha mesatare e automjeteve transportuese të kategorisë N1 te cilët i janë nënshtruar testit është 20 vjeçare. Ne bazë të kësaj kemi nxjerre një mesatare të opacitet të gazrave dalëse me 1.36 m -1 , dhe në bazë të kësaj mesatare arrijmë në përfundim se automjetet transportuese të kategorisë N1 kanë mundësi absorbimi 73% deri në arritjen e kufirit të lejuar në bazë të rregulloreve ligjore të caktuara nga Bashkësia Ndërkombëtare. Nga rezultatet e matjeve të 168 automjeteve me lloj karburanti diezel vërejmë se ndotja e cila emitohet rezulton të jete më e madhe në përqindje të automjeteve transportuese (N1, N2, N3) edhe pse numri i automjeteve transportuese është më i vogël në krahasim me numrin e automjeteve të udhëtareve. Për automjetet me lloj karburanti benzinë është bërë analiza e gazrave dalëse të automjeteve të udhëtareve të kategorisë M1. Edhe në ketë rast testi është realizuar tek automjetet e moshës 13 vjeçare , gjithashtu janë analizuar parametrat e gazrave ndotëse si janë :CO, HC, 𝑁𝑂 𝑋, dhe 𝐶𝑂2 si ndikues i emisionit serë, dhe gazrat jo ndotës si 𝑂2. Në bazë të testeve të realizuara arrijmë në përfundim se automjetet e moshës 13 vjeçare lirojnë gazra të monoksidit të karbonit prej CO=0.222 [%vol] si dhe kanë mundësi absorbimi prej 0.278[%vol] ose 55.6 % deri në arritjen e kufirit të lejuar në bazë të rregulloreve ligjore prej CO = 0.5[%vol]. Dyoksidi i karbonit te këto automjete të kësaj moshe lirohet prej 𝐶𝑂2=14.40[% vol] si dhe vërejmë se lirimi i gazrave të dyoksidit të karbonit nuk është në kufijtë ideal te lejuar në bazë t të dhënave të prodhuesit prej 𝐶𝑂2= 14.5-16 [%vol] për një përqindje mjafte të vogël prej 0.1 [%vol].
  • 29. Page 29 Hidrokarburet te këto automjete të kësaj moshe lirohet prej HC=63[ppm vol] si dhe kanë mundësi absorbimi prej 127 [ppm vol] ose 68 % deri në arritjen e kufirit të lejuar në bazë te të dhënave të prodhuesit prej HC = 200 [ppm vol]. Automjetet e moshës 13 vjeçare lirojnë oksigjen prej 𝑂2=0.34[% vol] si dhe vërejmë se lirimi i oksigjenit është në kufijtë e lejuar në baze te të dhënave të prodhuesit prej 𝑂2= 0.1-0.5 [%vol] Duke analizuar të gjithë parametrat e gazrave dalëse arrijmë në përfundim se automjetet e kësaj moshe qëndrojnë në të gjitha kufijtë e lejuar të emisionit të gazrave dalëse si nga vlerat e caktuara nga ana e prodhuesit po ashtu edhe në bazë të vlerave të rregulloreve ligjore të caktuara nga Bashkësia Ndërkombëtare. Vërejtje: Në mungesë të aftësisë së aparatit STAR GAS 898 me anë te të cilit janë realizuar matjet e gazrave dalëse nuk kemi arritur analizimin e gazrave dalëse të oksideve te azotit 𝑁𝑂 𝑋.
  • 30. Page 30 KAPITULLI III 3.1 Procesi Teknologjik i Homologimit të Automjeteve Si një procedurë me të cilën vërtetohet përputhshmëria apo përshtatshmëria e automjetit si tërësi me dispozitat rregullative që duhet ti plotësoj automjeti) për homologim të pajisjeve dhe pjesëve të automjeteve motorike si dhe të mjeteve bashkëngjitëse. Homologimi i automjeteve si tërësi, respektivisht i pjesëve dhe pajisjeve në automjet është testimi dhe konstatimi i përputhshmërisë së pjesëve të testuara sipas rregulloreve dhe direktivave evropiane, të cilat direktiva kanë të bëjnë me pjesën e testuar dhe me kategorinë e caktuar të automjeteve. Prodhuesi i pjesëve dhe pajisjeve duhet që në pjesën e testuar të vendosë shenjën me të cilën dokumenton që pjesa është e testuar lidhur me homologimin. Përmes homologimit të automjeteve, respektivisht pjesëve të caktuara në automjet testohen pajisjet që kanë rendësi për funksionimin e sigurt dhe ekologjik të automjetit. Në lëmin e sigurisë testohen pajisjet me rëndësi për sigurinë aktive të automjetit (p.sh. frenat, mekanizmi drejtues, gomat, dritat, pajisjet sinjalizuese, pajisjet ndihmëse, etj.), për sigurinë pasive të automjetit (p.sh. rripat e sigurisë, xhamat e sigurisë, zvogëlimi i rrezikut nga zjarri, pajisjet e brendshme të automjetit etj.) dhe kërkesat e përgjithshme të sigurisë (si p.sh. mbrojtja nga përdorimi i paautorizuar, shpejtësi-matësi, matësi i shpenzimit të karburantit, etj.). Në lëmin e ekologjisë testohet emetimi i gazrave që lirohen nga motori, emetimi i pluhurit nga motori, emetimi i zhurmës, radio-interferencat ose pengesat në radios, etj.Të gjitha këto pajisje inspektohen konform rregulloreve ECE dhe direktivave EEC të adoptuar nga MTPT e Kosovës si dhe udhëzimit administrativë për homologimin e automjeteve nr. 2008/08. Kontrolli i Përshtatshmërisë Homologuese të Automjetit, respektivisht i pjesëve dhe pajisjeve në automjet është veprim i cili kryhet para doganimit (për automjetet të cilat nuk prodhohen në shtetin ku importohen) dhe me të cilin dëshmohet që pjesët e automjetit janë të testuar në pajtim me ato rregullore evropiane dhe udhëzime të cilat janë në fuqi në shtetin në të cilin automjeti importohet. Ky verifikim ka për detyrë që të pengojë importin e automjeteve të papërshtatshme për sa i përket aspekteve të sigurisë dhe atyre ekologjike, të cilat në momentin e regjistrimit të pare nuk i plotësojnë rregullat e homologimit të vendit në të cilin importohen. Këtu pikësëpari është fjala për veprim inspektues d.m.th. me krahasimin e shenjave (etiketave të homologimit), dokumentacionit me ato në automjet kështu që vërtetohet nëse automjeti i plotëson kushtet e përshtatshmërisë ose jo.
  • 31. Page 31  Sektori Pranimi i Dokumentacionit Me të arritur në Qendrën e Automjeteve të Kosovës EUROLAB. Me fillim të ndërrimit të parë ora 8:00 h kemi filluar punën ku së pari kemi shkuar në qendrën e thirrjeve ku caktoheshin terminët përmes telefonit. Pas caktimit të terminit në qendër ka arritur një numër i konsiderueshëm i automjeteve. Me hyrjen në objekt pronarët e automjeteve bëjnë plotësimin e një kërkese për homologim mbi karakteristikat e automjetit (Fig.1). Në kërkesë përfshihen: emri ,emri i prindit, mbiemri, nr. i telefonit , numri letërnjoftimit, data e lindjes , adresa e banimit , komuna, prodhuesi i automjetit ,marka dhe tipi, viti i prodhimit, lloji i karburantit, karroceria ,ngjyra, numri i dyerve, numri i ulëseve, nënshkrimi i parashtruesit të kërkesës dhe pranueses së kërkesës. Me të arritur në Qendrën e Automjeteve të Kosovës fillohet me vëzhgimin e procesit të punës Pas plotësimit të kërkesës nga ana e pronarit të automjetit bëhet pagesa në sportelin përkatës, ku pagesa ndryshon në bazë të kategorive të automjeteve: -automjete të udhëtareve (M1, M2, M3), -automjete transportuese ( N1, N2, N3), -mjete të bashkangjitura ( O1, O2, O3, O4), -motoçikletat (L1,…L7). Pagesa ndahej për dy qëllime: për homologim dhe kontrollim teknik të automjetit. Fig.1. Sporteli për pranimin e dokumentacionit
  • 32. Page 32 QAK-u i ka gjashtë sportele, secili sportel përmban emërtimin e vet si: pranimi i dokumentacionit që përbehej nga 3 sportele, arkës, editimet, tërheqja e dokumentacionit. Pas kryerjes së pagesës bëhet thirrja me radhë e pronarëve të automjeteve për afrimin e automjeteve pranë portave të hallës së homologimit (fig. 3), hyrja e automjeteve brenda bëhet nga ana e inspektuesve të homologimit. Fig.2. Sporteli për pagesa Fig. 3. Portat e hallës së homologimit
  • 33. Page 33  Sektori i Inspektimit të Automjeteve Punëtorët e sektorit të inspektimit ( inspektuesit ) merren me afrimin e automjeteve nga porta deri te kanalet e kontrollimit teknik. Sektori i inspektimit përbëhej nga pesë inspektues dhe mbikëqyrësi i tyre, të cilët posedojnë një aparat për fotografimin e automjeteve dhe procesverbalin për plotësimin e karakteristikave të automjetit. Fotografit e automjetit (Fig. 4) bëhen : njëra nga ana ballore, dy të tjera nga ana anësore, një nga ana e pasme, interieri ( para dhe pas),fotografimi i motorit, numri shahisë, tiketa, lloji dhe numri i motorit si dhe ndonjë defekt ose dëmtim i automjetit (xhamat e krisura, dritat e thyera) etj. Fig. 4.Fotografit e automjetit nga pozitat e ndryshme
  • 34. Page 34 Pas përfundimit të fotografive fillohet me plotësimin procesverbalit për automjetin e inspektuar (fig. 5). Procesverbali i përfunduar nënshkruhet nga ana e inspektuesit dhe mbikëqyrësit të sektorit të inspektimit. Pas mbushjes së procesverbalit dhe bërjes së fotografive nga ana e inspektuesit, dërgohen fotot dhe procesi tek mbikëqyrësi i sektorit për kontrollim dhe futjen e fotove në softuer. Pas kontrollimit dërgohen dokumentet tek inxhinieret e homologimit të cilët mirën me plotësimin e deklaratës së homologimit (fig.6) , te cilët bazohen mbi procesin e inspektuesit fotove librezës së automjetit dhe disa programeve në kompjuter. Fig. 5. Procesverbali për automjetin e inspektuar
  • 35. Page 35  Sektori i Inxhiniereve Deklarata përmban shënime mbi llojin e automjetit ,modelin ose tipin, nr. e shasisë, ngjyrën ,kategorinë, përshkrimin komercial, llojin e karrocerisë, vitin e prodhimit, vitin e modelimit, datën e regjistrimit të parë, variantin, versionin, llojin dhe numrin e motorit, fuqinë dhe vëllimin e motorit, lëndën djegëse, numrin e ulëseve, vende për qëndrim në këmbë, vende për shtrirje, masën maksimale të lejuar, masën pa ngarkesë, peshën e lejuar bartëse, masën e rimorkios, peshat në akset, gjatësinë gjerësinë, dimensionet e pneumatikëve etj.. Fig.6. Mënyra e mbushjes së deklaratës nga ana e inxhinierit.
  • 36. Page 36 Fig .7. Deklarata përfundimtare mbi Përshtatshmërinë e automjetit
  • 37. Page 37 3.2 Procedurat e Kontrollimit Teknik të Automjeteve - Kontrolla e parë teknike e automjeteve Si test, kontrollim apo inspektim që kryhet me qellim qe të provohet gjendja dhe përforcimi ose gjendja dhe funksionimi i pajimeve, i pajisjeve dhe i pjesëve të automjetit.Kontrollimi teknik i automjeteve është veprimtari me rendësi për interesin e gjithëshoqërisë sonë shikuar nga aspekti i qarkullimit të sigurt në trafik, dhe mbrojtjen e ambientit nga ndotja .Kontrollimi teknik është obligativ për të gjitha mjetet motorike dhe mjetet bashkëngjitëse (rimorkiot) përpos mjeteve motorike që përdoren për punë, gjë që është rregulluar me dispozitat e Ligjit për komunikacionin rrugor. Gjatë kontrollimit teknik kontrollohen të gjitha pajisjet të cilat në mënyrë serike janë instaluar në automjet, pa i demontuar ato. Kjo nënkupton atë që nëse mbikëqyrësi i qendrës për kontrollim teknik vëren ndonjë parregullsi, ai nuk e ka për obligim me e demontua atë pjese, por vetëm e shpall automjetin teknikisht jo në rregull. Pra çdo automjet i cili merr pjesë në trafik rrugor duhet të jetë teknikisht në rregull, me fjalë tjera duhet ti plotësojë kriteret gjatë kontrollimit teknik, ndërsa për t’iu nënshtruar kontrollimit teknik automjeti duhet të jetë në gjendje të rregullt, i pastër dhe pa dëmtime të dukshme. Ajo që çdo pronar i automjetit duhet të bëjë para se ta dërgojë automjetin në kontrollim teknik është kontrollimi preventiv. Kjo nënkupton kontrollimin e atyre pjesëve që janë me rendësi për qarkullimin e sigurt të tij në komunikacionin rrugor. Ky kontrollim preventiv bëhet vizualisht dhe manualisht. Pasi që klienti të konstatojë që të gjitha pjesët e automjetit funksionojnë ashtu siç e ka paramenduar dhe definuar prodhuesi, në masë të madhe i rritë mundësitë që ta kalojë kontrollimin teknik me çka zvogëlon humbjen e panevojshme të kohës për ardhjen e serishme në qendrën e kontrollimit teknik. Puna e cila nuk zgjat më shumë se pesë minuta mund të kursejë veprime të mëvonshme, e mos të cekim faktin që çdo ngasës obligohet me ligj që të njëjtat veprime ti bëjë çdo here para se të kyçet me automjetin e tij në qarkullimin rrugorë
  • 38. Page 38 Procedurat e kontrollimit teknik të automjeteve. Pas përfundimit të homologimit, në ekranet të cilat gjenden në qendër brenda (fig.8) si dhe në sallën e kontrollimit teknikë paraqitet radhitja e automjeteve të cilat janë të gatshme për kontrollim teknik. Salla e kontrollimit teknik përbëhet prej 5 vijave ose kanale gjithsej (fig.9), 3 vija të automjeteve deri ne 3.5t, një vijë të automjeteve mbi 3.5t, dhe një vijë për motoçikleta. (Fig.8)-Automjetet me ngjyre te kuqe janë në radhë për homologim. -Automjetet me ngjyrë të kaltër janë automjetet të cilat janë duke ju nënshtruar procedurave të homologimit. -Automjetet me ngjyre të gjelbër janë automjetet të cilat kanë përfunduar homologimin dhe janë të gatshme ti nënshtrohen procedurave të kontrollimit teknik Fig.9. Hyrja e automjeteve në hallën e homologimit
  • 39. Page 39 Procesi i kontrollimit teknik të automjetit përfshin kontrollimin dhe rregullsinë e mekanizmave si vijon: 1.1. Kontrollimin e të dhënave të automjetit. 1.2. Kontrollimin vizual të gjendjes së përgjithshme të automjetit. 1.3. Kontrollimin e motorit dhe pajimeve të transmisionit. 1.4. Kontrollimin e shahisë dhe kapacitetit bartës. 1.5. Kontrollimin e mekanizimit drejtues. 1.6. Kontrollimin e mekanizmit të frenimit. 1.7. Kontrollimin e dritave dhe pajimeve të sinjalizimit të dritës. 1.8. Kontrollimin e mekanizmave për dukshmëri normale/shikimi. 1.9. Kontrollimin e mekanizmave për dhënien e sinjaleve me zë dhe zhurmës së automjetit. 1.10. Kontrollimin e mekanizmit për kontroll dhe dhënien e sinjaleve (tabelat kontrolluese). 1.11. Kontrollimin e sistemit për lirimin e gazrave. 1.12. Kontrollimin e mekanizmave lidhës të mjeteve motorike me rimorkio. 1.13. Kontrollimin e pajimeve të tjera të automjetit të rëndësishëm për sigurinë në trafik. 1.14. Kontrollimin e pajisjeve rezervë të automjetit
  • 40. Page 40  Kontrollimi i automjetit dhe plotësimi i procesverbalit Me hyrjen e automjetit në sallë bëhet kontrollimi nga ana e dy inspektuesve, puna e parë bëhet kontrollimi i të dhënave të automjetit me anën të cilave plotësohej një procesverbal (fig .10) Procesverbali përbëhet nga: nr rendor , data e plotësimit , vija në te cilin është inspektuar automjeti, nr shahisë (VIN), ngjyra, nr i dyerve, nr i ulëseve, lloji i karburantit, kontrollimi i karrosorise nga jashtë ndriçimi frontal i pasmë, retrovizorët ,xhamat, gomat ,mbrojtësi i përparmë i pasmë, dëmtimet mekanike, kontrollimi i pajisjeve të obliguara:(trekëndëshi vinçi ndima e pare etj), kontrollimi i brendshëm, rripat e sigurisë, tabela e instrumenteve etj, kontrollimi i pjesës së poshtme : elementet nyjore , sistemi i mbështetjes ,sistemi i frenimit, sistemi i gazrave dalëse, gjithashtu përmban edhe matjet si :hapi i lirë i timonit thellësia e profilit të gomave temperatura e avullimit të lëngut të frenimit inteziteti i dritave, inteziteti i zhurmës , si dhe rubrika e vërejtjes për çdo parregullsi dhe mangësi. fig.11. Pamja e proceverbalit të kontrollimit teknik Fig.10. kontrollimi i automjetit dhe plotësimi i procesverbalit nga ana e inspektuesit
  • 41. Page 41  Testimi i Amortizatorëve Pas shikueshmërisë vizuale dhe plotësimit të procesverbalit fillojmë me kontrollimin e sistemit të mbështetjes (testimi i amortizatorëve) ne pllakën shkelëse (fig.12) dhe kontrollimin me hyrjen ne kanal te inspektuesit (fig.13) Me vendosjen e automjetit në pllakën shkelëse bëhet testimi i amortizatorit ndaj vibrimeve ose oscilimeve. Me fillimin e dridhjeve ose oscilimeve bëhet matja e mbështetjes së amortizatorit në rrugët të shprehur në përqindje (%), bëhet llogaritja e përqindjes (%),të çdo amortizator veç e veç, ku valid është nëse mbështetja e amortizatorit në rrugë është me e madhe se 20% ndërsa nën 20% amortizatori duhet të ndërrohet, gjithashtu duhet të ceket se dallimi (diferenca) ndërmjet dy amortizatorëve nuk duhet të jete me i madhe se 20% (fig.14). Mënyra e vendosjes së automjetit në pllakën shklese ku njëkohësisht behet edhe matja e peshës së automjetit për secilin aks. Fig.12. testimi i amortizatorëve në pllakën shkelëse Fig.13. kontrollimi i lidhje, i spiraleve, i dëmtimeve dhe vajosjes se amortizatorit
  • 42. Page 42 Pas përfundimit të testimit ruhen vlerat e testit njëkohësisht shtypen (printohen) në letër ku së bashku me procesverbalin e automjetit dërgohen në sportelin e tërheqjes së dokumentacionit.  Procesi i kontrollimit të sistemit të frenimit. Procesin e kontrollimit të sistemit të frenimit. Fillimisht automjeti duhet te kontrollohet nga ana e poshtme (nga brendia e kanalit) ku duhet të verifikohen pajisjet e sistemit të frenimit gjendja e gypave të glicerinës, litarit të frenit te dorës, konsumi i disqeve dhe ferodave (fig.13). Pastaj behet matja e temperaturës së glicerinës me ç ‘rast shikohen vlerat e fituara. Varësisht nga lloji i automjetit dhe lloji i glicerinës vlerat e temperaturës janë të shënuar në udhëzimin e aparatit matës (fig .15) Fig.14. paraqitja e vlerave të matura në ekran Fig.15. pamja e aparatit dhe mënyra e matjes së temperaturës së glicerinës
  • 43. Page 43 Fillimi i testimit të sistemit të frenimit ( testimi i forcës frenuese në boshtin e parë) frenat e këmbës. Në cilindra duhet të kalohet ngadalë, pa goditje, ndërsa me frenim mund të fillohet vetëm pasi të kyçen të dy cilindrat në të dy anët dhe pasi që instrumenti të lejon frenimin (fig.16) Fillimi i testimit të sistemit të frenimit ( testimi i forcës frenuese në boshtin e pasmë) frenat e këmbës dhe të dorës (fig.17) Fig.16. testimi i forcës frenuese në boshtin e parë dhe paraqitja e vlerave të matura ne ekran. Fig.17. testimi i forcës frenuese në boshtin e pasmë frenat e këmbës dhe të dorës
  • 44. Page 44  kontrolli i dritave dhe dritave sinjalizuese mjetet sinjalizuese Gjatë kontrollit të dritave dhe dritave sinjalizuese kontrollohet :  A janë në automjet të instaluara vetëm dritat e lejuara dhe a janë të vendosura në formë të lejuar;  Ngjyra, numri, pozita she fuqia e mjeteve ndriçuese a janë në pajtueshmëri me rregullat ekzistuese;  A janë dritat në mes vete të lidhura dhe a funksionojnë drejtë;  Dritat e shkurtra dhe të gjatat a janë në intensitetetin e duhur dhe a janë të drejtuara ashtu që ta ndriçojnë rrugën në mënyrë të rregullt;  Xhami i farit është i padëmtuar dhe pasqyra sferike është pa dëmtime mekanike, korrozion dhe mjaftueshëm shkëlqyes.  A ekzistojnë në automjet mjete ndriçuese që nuk janë të lejuara. Me regleskop kontrollohet rregullshmëria dhe intensiteti i dritave të gjata dhe të shkurta në automjet. Gjithashtu është e mundshme kontrollimi i drejtimit të dritave të parme të mjegullës nëse ato janë të vendosura në lartësi të dritave kryesore. Nëse dritat e mjegullës vendosen afër dyshemesë (në spojlera ose në pjesën e poshtme të mbrojtësit të automjetit) zakonisht nuk është e mundur të lëshohet regleskopi në lartësi aq të vogël që të mund të kryhet kontrolli i drejtëushemërisë. Para kontrollimit të dritave është e nevojshme të shikohet se a është vendosur automjeti normal në mbështetësin e regleskopit në, fig 12 fig 12. kontrollimi dritave me ndihmën e regleskopit
  • 45. Page 45 Regleskopi vendoset me gjatësi min 30 cm deri 80 cm max sipërfaqja e ndriçimit të dritës së shkurtër nuk guxon ti kaloj kufijtë e vijave. Pika e thyerjes së tufës ndriçuese duhet të jetë në mesin e pasqyrës. Vizë kufitare e pjesës së errët dhe të ndriçuar duhet të jetë e mprehtë siç shihet në në fig.13 duhet të vendoset laseri ne fund të xhamit të përparmë Ne fig 14. paraqitja ne ekran na konfirmon gjatësinë e Regleskopit prej automjetit deri 80 cm
  • 46. Page 46 Vetëm pas këtyre përgatitjeve mund ti qasemi kontrollit. Duhet kontrolluar dritë për dritë. Regloskopi duhet të vendoset saktë përball mesit të dritës (në shumicën e qelqeve të automobilave mesi i dritave është shënuar me rreth dhe me kryq. Me kontroll duhet filluar në drejtimin e dritave te shkurta në njërën anë të automjetit. Kujdes duhet ti kushtohet pozicionit të tufës në drejtimin vertikale dhe horizontale. si psh matja e dritave te shkurta fig 16 (SET LOW BEAM RT) Gjithashtu është e nevojshme që të kërkohet në automjet tiketa në të cilën shkruan se në cilën pjerrtësi [%] duhet të rregullohet mbështetësja e regleskopit gjatë kontrollimit të dritave. Zakonisht ky informacion gjendet në tabelën me të dhënat identifikuese themelore të automjetit. Dritat në çdo pikëpamje (drejtimi, intensiteti, asimetria, paqartësia e vijës kufitare në mes të pjesës së ndriçueshme dhe pjesës së errët, kalimi prej dritave të gjata në të shkurta dhe ngjashëm) duhet me qenë në rregull. Në të kundërtën, automjetit nuk mund ti vërtetohet kontrollimi teknik. në fig.14 në fig.15 fig 16. matja e dritave të shkurta LUX- METER :029.26 (OK) matja e dritave të gjata (SET HIGH BEAM RT) fig 17 LUX-METER:054.58. (OK)
  • 47. Page 47  Sistemi i drejtimit. Në sistemin e drejtimit përfshihet kontrollimi : 1. timoni (rrota për drejtimit) 2. boshti i drejtimit 3. shtëpiza e transmetuesit të drejtimit 4. levat për drejtim dhe dorëzat 5. servodrejtuesit 6. amortizatori i drejtimit 7. ndikimi i mbështetësve në drejtueshmeri 8. lëvizja e pa kontrolluar e rrotës Kontrollimi i pjesës së poshtme të automjetit mund të filloj me shikimin e hapësirës në elementet nyjore të mbështetëseve të parëm (fig.19). Behet zhvendosja e pllakës shklese në të gjitha drejtimet e mundshme (fig.20). Fig.19 Kontrollimi Sistemi i drejtimit
  • 48. Page 48 Bëhet kontrollimi nyje për nyje, posaçërisht nyejt mbështetëse dhe nyejt transmetuese, kontrollimi i manshetave. Me anë të zhvendosjes së rrotës vërtetohet a ekziston hapësirë në kushinetat e rrotave. Pas kësaj bëhet kontrollimi i hapit të lirë të timonit. Bëhet drejtimi i rrotave dhe i timonit. Vendoset instrumenti ne shkallen 0°, duhet të përforcohet për timoni në mënyrë që të mos ketë lëvizje. Hapin e lire të cilën guxon të ketë timoni është ±15° nga secila anë (fig.23). Fig.20 pllaka shkelëse dhe kontrollimi i elementet nyjore Fig.21. kontrollimi i hapit të lirë të timonit
  • 49. Page 49  Kontrolli i mekanizmit për sinjale me zë dhe zhurmës Matja e zhurmës së automjeteve behej në disa sa mënyra , një në brendësi të automjetet zhurma që dëgjohet nga pasagjeret në automjet , matja e zhurmës jashtë automjetit në largësi prej 3m prej automjetit dhe matja e zhurmës tek shkarkuesi i gazrave (auspuhi). Matja e zhurmës tek motoçikletat , bëhet vendosja e instrumentit ne afërsi prej 50cm prej shkarkuesit të gazrave (auspuhit) në një kënd prej 45° dhe lartësi prej tokës prej 20cm (fig.24). (fig.23) tiketa me rekomandimet nga prodhuesi.Motoqikletës i ipet gaz deri ne atë masë sa është e percaktuar prej prodhuesit psh 4000 rpm ku zhurma eshte e percaktuar të jetë 89dB Fig.22. Instrumenti i cili përdoret për matjen e zhurmës.
  • 50. Page 50 Kontrollimi i mekanizmave për dhënien e sinjaleve me zë dhe zhurmës së automjetit përfshin: 1.1. Forcën e mekanizmit akustik për shenjat akustike. 1.1.1. Automjetet e udhëtareve dhe motoçikleta 76 dB (A) 1.1.2. Kamionët e vegjël 80 dB (A) 1.1.3. Automjetet e rënda 93 dB (A) 1.2. Kufirin e lejuar të zhurmës së jashtme për këto kategori të automjeteve : 1.2.1. automjetet e udhëtarëve dhe të kombinuara 84 dB (A); 1.2.2. automjetet transportuese dhe autobusët me masë deri 3.5t, 85 dB (A); 1.2.3. automjetet transportuese dhe autobusët me masë mbi 3.5 t, 89 dB Fig.24. mënyra e vendosjes se instrumentit për matjen së zhurmës tek motoçikletat
  • 51. Page 51  Kontrollimin e sistemit për lirimin e gazrave dalëse Për motorët diezel- Para fillimit të matjeve dhe instalimit të pajisjeve bëhet një kontrollim rutinë i automjetit si p.sh bëhet kontrollimi i sasisë së vajit, temperaturës së vajit të motorit , bëhet kontrollimi i gypit shkarkues a ka rrjedhje , kontrollimi i tabelës së instrumenteve, dhe sigurohemi se automjetit a e ka arritur temperaturën e operimit deri 80°C ne gjendje neutrale, pas kontrollimit te automjetit behet ndezja e aparatit Star Gas 898, pas ndezjes aparati ta jep mundësin e zgjedhjes programin për matjet (fig.26). fig.27.1. vendosja e kabllove ne akumulator e cila sherben per furnizimin e pajisjes me energji fig.27,2. Vendosja e kabllos e cila eshte e pajisur me sensor dhe termometer ne vajin e motorrit e cila sherben per matjen e temperatures se vajit te motorrit dhe numrit te rrutullimeve te boshtit te motorrit fig.26. aparati i cili shërben për matjen e gazrave
  • 52. Page 52 Vendosja e sondës tek shkarkimi i gazrave në 30 cm thellësi e cila bën thithjen e gazrave me anë të së cilës pastaj paraqiten në ekran në formë të koeficientit të absorbimit K=m-1 (fig.27.3). Në tabelën përfundimtare paraqiten vlerat e tri matjeve të koeficientit të absorbimit dhe vlera mesatare, gjithashtu paraqitet numri min dhe max i RPM dhe temperatura e gazrave dalëse (fig.28). Vlerat e testit mundë të shtypen në formë të një kuponi në të cilën janë të dhënat e automjetit: modeli, tipi, nr i shahisë, km e kaluara, viti i prodhimit, euro kategoria, ora data e ekzaminimit, temperatura dhe presoni i ambientit, temperatura e motorit, RPM , koeficientet absorbues, emri i ekzaminuesit etj (fig.29) Fig.28. Tabela perfundimtare e paraqitjes së vlerave fig.27,3. Vendosja e sondës tek shkarkuesi i gazrave
  • 53. Page 53 -Matjen e gazrave tek motorët benzinë. Mënyra e kontrollimit bëhet si tek automjetet diezel, testit nuk iu nënshtrohemi atëherë kur: drita e vajit të motorit rri e ndezur gjatë kohës që motori është duke punuar, niveli i vajit është më poshtë ose më lartë se rekomandimi i konstruktorit, temperatura është me e madhe se 110°C, në qofte se sistemi shkarkues ka rrjedhje. Pasi të jete bërë kontrollimi lidhim censorin e RPM , vendosim sondën në një thellësi prej 30 cm, dhe e vendosim censorin e temperaturës në vajin e motorit (fig.30). Pritet deri sa motori të arrijë temperaturën e operimit 80°C , pas arritjes së temperaturës rrisim gazin deri në 2500 RPM dhe e mbajmë për 30 sekonda deri sa të behët pastrimi i sistemit të shkarkues, lejojmë motorin të kthehet në gjendje të lire dhe bëhet shënimi i vlerave. fig.31.Testi përmban vlerat e: monoksidit të karbonit, Dyoksidit të karbonit, Hidrokarbureve, Oksigjenit, Lambda, Temperaturës, dhe numrit të rrotullimeve etj. Fig.29. shtypja e kuponit me vlerat e testit fig.30. montimi i pajisjeve të aparatit në automjet
  • 54. Page 54  Kontrollimi Teknik i Motoçikletave Matja e shpejtësisë së motoçikletës dhe rrugën e kaluar ,me këtë matje vërtetojmë se motoçikleta zhvillon shpejtësi më të vogël se 50 km/h dhe vijmë në përfundim se motoçikleta është e kategorisë L1. Fig.32. vija e motoçikletave kontrollimi ose matja e shpejtësisë së motoçikletës ,kjo vlen vetëm për motoçikleta L1 dhe L2 (fig.33)
  • 55. Page 55 Me pas fillojmë me procesin e kontrollimit të sistemit të frenimit (fig.33) , duke kontrolluar gypat e glicerinës dhe matje e frenave me forcën e rregulluar me ligj. fig.34.Kontrollimi i sistemit të frenimit bëhet për secilin aks veç e veç.
  • 56. Page 56  Verifikimi i vitit të prodhimit në automjete Verifikimi i vitit të prodhimit të automjeteve, në vazhdim kemi paraqitur një rast të një automjeti të prodhuesit Volkswagen VW të Tipit 1J (Golf),Te prodhuesit e automjeteve si Volkswagen VW, Opel, Mitsubishi, Ford, Volvo,dhe disa prodhues të tjerë, po ashtu edhe automjetet amerikane me se shumti mund të bazohemi tek (VIN) shenja ose numri i shasisë, që shumica vitin e modelimit e tregojnë tek karakteri i dhjetë (fig.37). Ne këtë raste në baze të karakterit të dhjetë të numrit te shasisë (VIN) shenjës erdhëm në konkludim së viti i modelimit të këtij automjeti është 2002. Fig.37. verifikimi i vitit te prodhimit (modelimit) ne bazë të VIN-shenjës Rripat e sigurisë te cilët paraqesin datën e saktë të vitit prodhimit 02.04.2001 Shkundësi i duhanit, ku në pjesën e pasme të sajë paraqitet muaji dhe viti i prodhimit.0/1 Gjithashtu mund te bazohemi në disa pajisje të tjera të automjetit siç janë (fig.38)
  • 57. Page 57 Viti i prodhimit mund të verifikohet edhe në disa pajisje tjera të automjetit siç janë : në shkarkuesin e gazrave (auspuh), në rezervarin e automjetit, në xhamat e automjetit, në rrotën rezervë, në bocën e ujit e shumë pajisje tjera të automjetit.. Muaj i katërt viti 2001 Muaj i katërt viti 2001 Muaji i parë viti 2001 Xhami anësor ana e djathtë xhami i pasmë Tri pikat tregojnë muajin e prodhimit ndërsa numri 1 tregon vitin e prodhimit që nënkupton vitin 2001. fig.39. Verifikimi i vitit të prodhimit në pajisjet e ndryshme të automjetit
  • 58. Page 58 -Përfundim Për qëllimin e kësaj teme pse kam zgjedhur këto tri kapituj, ne shikim duken shume te ndryshëm dhe konfuze si tema ! mirëpo ne jetën tone te përditshëm janë te lidhur ne mënyrë direkët apo indirekt kur behet fjale për Transportin ,Numrin e Automjeteve ,Gazrat Dalëse të Automjeteve dhe Ndotja e Ambientit, Homologimin e Automjeteve, Kontrollimit Teknik të Automjeteve, Kur ti qasemi me thelle si analiza, Këto tema ndikojnë shumë në jetën e përditshëm si p.sh. : optimalizimin e Transportit ,sigurinë në komunikacion, Planifikimin e Infrastruktures Rrugore, Planifikimin Urban etj.
  • 59. Page 59 -Referencat  Sistemet Teknologjike të Transportit Dr. sc. Shpetim Lajqi  Informuesi Tremujor Ekonomik për Kosovën 2007  Qendra e Automjeteve të Kosovës Euro-lab QAK-2014  Instituti i Transportit në Shqipëri  http://en.wikipedia.org/wiki/Vehicle_category  http://ec.europa.eu/enterprise/sectors/automotive/index_en.htm