SlideShare uma empresa Scribd logo
1 de 27
Baixar para ler offline
UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA”
FAKULTETI I INXHINIERISË ELEKTRIKE DHE KOMPJUTERIKE
DEPARTAMENTI I INXHINIERISË KOMPJUTERIKE
PUNIM SEMINARIK
Analiza e metodave dhe sistemeve për krahasimin e
të dhënave të deklarimit të pasurive
Studenti: Profesori:
Besnik DRAGUSHA Prof. Ass. Dr. Kadri SYLEJMANI
ID: 100704210009
besnikdragusha@hotmail.com
Prishtinë, Qershor 2016
Analiza e metodave dhe sistemeve për krahasimin e të dhënave të deklarimit të pasurive SEMINAR
i
Abstrakti
Në këtë punim elaborohet metoda e deklarimit të pasurive së zyrtarëve të lartë publik të
Kosovës në Agjencinë kundër Korrupsionit (AKK), si dhe kontrolli dhe krahasimi i pasurive
të tyre ndër vite dhe mënyra e krahasimit të ndryshimit të pasurive (rritja/zvogëlimi) në
raport me të hyrat vjetore të zyrtarëve të lartë publik dhe të familjarëve të tyre.
Domeni brenda të cilit veprojmë është: - Të Hyrat vjetore për zyrtarin dhe familjen e tij; -
Pasuritë e paluajtshme; - Pasuritë e luajtshme; - Paratë e gatshme dhe ato në institucione
financiare; - Aksionet në kompani dhe profiti; - Letrat me vlerë; - Investimet kapitale; -
Kredit dhe Debit.
Në këtë punim janë analizuar metodat dhe sistemet informative që i përdorin për deklarim
dhe kontrolle të pasurive këto institucione: 1. Agjencia kundër Korrupsionit (AKK) –
Kosovë; 2. Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të
Interesave (ILDKPKI) - Shqipëri; 3. Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APC) -
Mali i Zi; 4. Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KShPK) – Maqedoni;
5. Agjencia Anti Korrupsion (AAK) – Serbi; 6. Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit
dhe Koordinimin e Luftës Kundër Korrupsionit (APKKLKK) – Bosnja dhe Hercegovina; 7.
Komisioni për Konfliktin e Interesit (KKI) – Kroaci.
Duke analizuar metodat e përdorimit për deklarimin e pasurive dhe duke vlerësuar sistemet
që përdoren për deklarimin e pasurive, kemi bërë një analizë në veçanti për sistemin e
Agjencisë kundër Korrupsionit dhe kemi shikuar se çfarë duhet të realizojë një sistem
informativ i ri për realizimin e deklarimit dhe kontrollit të deklarimeve të pasurive në këtë
institucion.
Analiza e metodave dhe sistemeve për krahasimin e të dhënave të deklarimit të pasurive SEMINAR
ii
Përmbajtja:
1. Hyrje..........................................................................................................1
2. Sistemet dhe metodat e deklarimit dhe kontrollit të pasurisë ...................1
2.1 Metodat e deklarimit dhe kontrollit të pasurisë....................................................3
2.2 Sistemet informative dhe vetitë e tyre ..................................................................7
3. Analiza e sistemeve informative .............................................................10
3.1 Sistemet informative dhe metodat për krahasim................................................11
3.2 Analiza dhe krahasimi i sistemeve informative SDRP dhe HIDAACMS ................12
4. Përfundimi...............................................................................................13
Shtojca A. Pyetësori i plotësuar nga AKK-Kosovë.......................................14
Shtojca B. Pyetësori i plotësuar nga ILDKPKI – Shqipëri ...........................19
Literatura dhe burimet ...................................................................................24
Analiza e metodave dhe sistemeve për krahasimin e të dhënave të deklarimit të pasurive SEMINAR
Master Kompjuterikë 1
1. Hyrje
Për ndërtimin e një sistemi kompjuterik, apo të një projekti informativ një nga rolet
kryesore është analiza e sistemeve. Dhe analiza e sistemeve është njëra nga katër fazat e
ciklit të jetesës së ndërtimit të sistemeve SDLC (ang. Systems Development Life Cycle).
Fazat e SDLC-së janë: planifikimi, analizimi, dizajni dhe implementimi.
Analizimi i sistemeve luanë një rolë kyç në projektet e ndërtimit të sistemeve. Analizimi i
sistemeve duhet të përshkruaj se si do të aplikohet teknologjia në zgjidhjen e problemeve
të bizneseve [SAD-12]. Prandaj, ne në këtë punim do të analizojmë sistemet dhe metodat e
deklarimit të pasurive në vende të ndryshme, duke dashur që në të ardhmen të japim një
zgjidhje praktike për deklarimin dhe kontrollin e pasurive në Agjencinë kundër Korrupsion
të Kosovës.
Deklarimi i pasurive të zyrtarëve të lartë publikë është një proces i rëndësishëm në vazhdën
e parandalimit të pasurimit të paligjshëm të zyrtarëve të lartë publik dhe të familjarëve të
tyre. Si i tillë, është procesi fillestarë për gjetjet eventuale të pasurive të paligjshme të cilat
mund të jenë një bazë e mirë për fillimin e procedurave hetuese për dyshimin se zyrtari/ja
është korruptuar gjatë ushtrimit të funksionit publikë. Po, ashtu procesi i deklarimit të
pasurive paraqet edhe rritjen e transparencës për publikun, si dhe gjetjen e konfliktit të
interesave të zyrtarëve të lartë publik.
Për të treguar rendësin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë, si dhe kontrollin
e prejardhjen e saj nga një institucion i pavarur, siç është Agjencia kundër Korrupsionit,
këtë rëndësi e kemi paraqitur me anë të një skeme në figurën më poshtë (Figura 1).
Figura 1. Rëndësia e deklarimit të pasurisë
2. Sistemet dhe metodat e deklarimit dhe kontrollit të pasurisë
Institucionet e ndryshme përdorin sisteme dhe metoda të caktuara për deklarimin dhe
kontrollin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik. Në këtë seksion do t’i përshkruajmë
sistemet dhe metodat e institucioneve që i përdorin vendet e rajonit për deklarimin dhe
kontrollin e pasurive.
Duke dashur që të japim në zgjidhje (ang. solution) të mirë për kontrollin digjital të pasurisë
së deklaruar, ne jemi fokusuar në metodën dhe sistemin e deklarimit të pasurisë në
Agjencinë kundër Korrupsion (AKK) në Kosovë, ku do të bëjmë një hulumtim se si ajo e
Analiza e metodave dhe sistemeve për krahasimin e të dhënave të deklarimit të pasurive SEMINAR
Master Kompjuterikë 2
realizon këtë çështje aktualisht, dhe do të propozohet zgjidhja për kontrollin automatikë
dhe digjital të deklarimit, kontrollit dhe krahasimit të pasurive.
Për të kuptuar në detaje funksionimin e sistemeve dhe metodave që vendet e rajonit
aplikojnë për realizimin e deklarimit, kontrollit dhe krahasimit të pasurive të zyrtarëve të
lartë publik, kam realizuar një pyetësor online, të cilin e kam dërguar tek institucionet
gjegjëse në këto shtete: Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Serbi, Mali i Zi, Bosnja dhe
Hercegovina, Kroaci dhe, Slloveni.
Këtë pyetësor (“Questionnaire”) e kam përpiluar sipas asaj se çfarë informatash përmbajnë
vendet e ndryshme të rajonit lidhur me deklarimin e pasurisë, për numrin e zyrtarëve të
lartë që kanë obligim deklarimin e pasurisë, llojet e deklarimeve, metodave dhe sistemeve
që përdorën për këtë qëllim. Ky pyetësor përmban këto fusha:
1. Pjesa e informimit (në të cilën kemi sqaruar atë se për kënd është i dedikuar ky pyetësor,
qëllimin e përdorimit të tij, dhe rezultatet që pretendohet të arrihen përmes tij);
2. Pjesa e informatave të përgjithshme për plotësuesin e pyetësorit (emri dhe mbiemri,
titulli i punës, data e plotësimit të pyetësorit, institucioni, adresa e institucionit, shteti
dhe, ueb site-i ).
3. Pjesa kryesore (pyetjet për sistemet e deklarimit, kontrollit dhe krahasimit), si:
o Sa është numri i zyrtarëve të lartë publik që janë të obliguar të bëjnë deklarimin
e pasurive të tyre brenda vitit?
o Cilat janë llojet e deklarimit të pasurisë që aplikohen në shtetin tuaj?
o Deklarimi i pasurisë, a realizohet online, apo fizikisht (Hard Copy)?
o A bëhet publikë deklarimi i pasurisë?
o Nëse, ai është publikë, ku e publikoni atë?
o A përdorni ju ndonjë sistem elektronikë për ruajtjen dhe procesimin e të
dhënave të mbledhura për deklarimin e pasurisë?
o Nëse përdorni sistem, si quhet ai?
o Nëse deklarimi i pasurisë bëhet online, cilat janë masat e sigurisë që ju i përdorni
për t’ju dhënë qasje zyrtarëve të lartë publikë? A kanë ata qasje drejtpërdrejt në
sistemin tuaj? Cilat lloje të identifikimit i aplikoni (p.sh. përdoruesi dhe
fjalëkalimi, apo si?)?
o Nëse deklarimi realizohet hard copy, kush i futë të dhënat në sistemin tuaj?
o Sa kohë ju nevojitet për futjen e këtyre të dhënave në sistemin tuaj?
o Çfarë metode përdorni për krahasimin e pasurisë (deklarimeve)?
o Në çfarë mënyre sistemi i juaj proceson deklarimin në rast se ka mos përputhje
të pasurive së zyrtarit/së? Sistemi i juaj a aplikon ndonjë algoritëm për këtë
qëllim?
o Ju lutem përshkruajeni algoritmin që e përdorni për krahasimin e deklarimit të
pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë, ose mënyrën që ju e përdorni?
o Përshkruani vetitë kryesore të sistemit tuaj për deklarim, kontroll dhe menaxhim
të pasurisë?
o Nëse keni ndonjë koment ose diçka të rëndësishme rreth metodave që i përdorni
ju për organizimin gjatë procesit të deklarimit dhe kontrollit, ju lutem
përshkruani ato?
4. Pjesa e fundit e pyetësorit:
Analiza e metodave dhe sistemeve për krahasimin e të dhënave të deklarimit të pasurive SEMINAR
Master Kompjuterikë 3
o Ju lutem bashkëngjitni shabllonin e formularëve që ju i përdorni për deklarimin
e pasurive?
o Faleminderit për bashkëpunimin tuaj!
Ky pyetësor është përpiluar përmes platformës “Google Forms” dhe shtegu i tij me një
shkrim sqarues se “Të dhënat e tij do të përdoren vetëm për qellim universitar të Universitetit
të Prishtinës për hulumtim dhe krahasim të metodave dhe sistemeve që janë duke u përdorur
nga institucionet e rajonit për deklarimin e pasurive të zyrtarëve të lartë publik”1
.
Vetëm Kosova dhe Shqipëria (Agjencia kundër Korrupsionit, dhe Inspektorati i Lartë i
Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave) kanë kthyer përgjigjeje
dhe e kanë plotësuar këtë pyetësor, ndërsa institucionet e vendeve të tjera nuk e kanë
plotësuar pyetësorin tonë. Në njësinë 3.2 Analiza dhe krahasimi i sistemeve informative SDRP
dhe HIDAACMS, do t’i elaborojmë në detaje të dhënat e marra nga AKK dhe ILDKPKI
përmes plotësimit të këtij pyetësori.
2.1 Metodat e deklarimit dhe kontrollit të pasurisë
Metodat që përdorin institucionet nëpër vende të ndryshme për deklarimin dhe kontrollin e
pasurive kanë shumë veti të përbashkëta (formularin e deklarimit të pasurisë, ruajtjen e të
dhënave në një bazë te të dhënave, krahasimin e pasurive, mbrojtjen e privatësisë,
kontrollin e konfliktit të interesave, etj.). Atëherë duhet cekur se realizimin e deklarimit të
pasurive institucionet mund ta realizojnë hard-copy (të dhënat plotësohen nga deklaruesi
në formular në mënyrë fizike), ose të dhënat plotësohen nga deklaruesi drejtpërdrejt në ueb
faqen e institucionit deklarues. Por sipas [IAD-13]2
Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina,
Kosova, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, dhe Serbia, për deklarimin e pasurive përdorin
metodën e plotësimit të formularit, printimit të tij dhe nënshkrimit të tij nga vetë deklaruesi,
si dhe dorëzimin fizikë në vendin e deklarimit, ose formularin e plotësuar dhe nënshkruar
paraprakisht deklaruesi e skanon dhe e dërgon me email në institucionin e deklarimeve,
apo e dërgon me fax.
Po ashtu, sipas [IAD-13] metodologjitë që përdoren në vendet e lartcekura për deklarimin
dhe kontrollin e pasurive janë të bazuara në tre fusha:
- Metodologjia e Verifikimit – që nënkupton: Si realizohet deklarimin në praktikë? Cilat
kalkulime financiare përdoren? Cilët janë metodat kryesore hetuese që përdoren? Cila
është vija e kuqe legale për fillimin e procedurës verifikuese?, etj.
- Fshehja e pasurive – që nënkupton: Sa e kanë fshehur pasurinë zyrtarët e lartë me të
ardhura të pashpjegueshme? A janë metodat e verifikimit relevante për këto qëllime?
Deri tani, asnjë publikim se ka adresuar këtë çështje?
- Transparenca dhe privatësia – Si mundën gjykatat dhe trupat e tjerë të përcaktimit të
konditave me privatësinë të zgjedhin konfliktin me nevojat që shtetit i nevojiten për
1
https://docs.google.com/forms/d/1pTRoNjTm1xoL9ExXp3G9tRPuz999w6b7JHvAJLs5LeY/edit?ts=5745578b
2
[IAD-13]- Income and Asset Declarations in Practice, Comperative Study, Dr. Tilman Hoppe LL.M. Anti_Corruption Expert, ReSPA
(Regional School of Public Administration) – Networ for Ethics and Integrity, year 2013
https://www.google.com/url?sa=t&rct=j&q=&esrc=s&source=web&cd=1&cad=rja&uact=8&ved=0ahUKEwilsaPyy4bNAhWBPRQKHcsxAKA
QFggcMAA&url=http%3A%2F%2Fwww.respaweb.eu%2Fdownload%2Fdoc%2FComparative%2Bstudy%2B-
%2BIncome%2Band%2Basset%2Bdeclarations%2Bin%2Bpractice%2B-
%2Bweb.pdf%2F485ce800f0a3f55719e51002d0f75b5e.pdf&usg=AFQjCNFeyD6MNdBpMVVXUaHyR-Jfkd6a1g&bvm=bv.123325700,d.bGg
Analiza e metodave dhe sistemeve për krahasimin e të dhënave të deklarimit të pasurive SEMINAR
Master Kompjuterikë 4
deklarim dhe për ruajtje të privatësisë? A rrezikohet zyrtari me publikimin e të dhënave
të deklaruara të pasurisë së tij?, etj.
Në skemën e më poshtme (Figura 2) kemi paraqitur metodat e deklarimit të pasurisë që
përdorën aktualisht në rajon, si dhe metodologjitë e përdorura në vendet e rajonit për
deklarimin, kontrollin, verifikimin dhe publikimin e pasurive.
Figura 2. Metodat dhe metodologjitë e deklarimit të pasurisë
Tani, për t’i pasqyruar më mirë metodat e deklarimit të pasurisë dhe metodologjitë e tij, ne
po shtjellojmë këtë, duke marr si pikë referente Agjencinë kundër Korrupsionit në Kosovë.
Prandaj për të përshkruar sistemin dhe metodën që AKK përdor aktualisht, ne së pari po
analizojmë formularin që ky institucion e ka në përdorim, për realizimin e deklarimit të
pasurisë (Formulari A-13)3
i cili gjendet i postuar në ueb faqen e Agjencisë. Ky formular
përbëhet prej këtyre pjesëve:
1. Numri rendor i formularit (Nr. AKK) që përmban numrin e deklarimit dhe vitin e
deklarimit;
2. Llojin e deklarimit (janë 4 lloje të deklarimit të pasurisë);
3. Të dhënat e zyrtarit të lartë publik;
4. Të dhënat personale të deklaruesit;
5. Përbërja familjare
6. Funksionet ose aktivitetet e tjera që i kryen zyrtari i lartë publik krahas funksionit
deklarues;
7. Pasuritë e paluajtshme;
8. Pasuritë e luajtshme, mbi tremijë euro (3,000.00€);
9. Zotërimi i aksioneve në shoqëri tregtare;
3
Formulari A-13 http://www.akk-ks.org/sq/formularet#indexmain
Analiza e metodave dhe sistemeve për krahasimin e të dhënave të deklarimit të pasurive SEMINAR
Master Kompjuterikë 5
10. Posedimi i letrave me vlerë;
11. Para të gatshme në llogari rrjedhëse, në depozita dhe në huadhënie në euro ose në
valuta tjera;
12. Të drejtat dhe detyrimet financiare ndaj personave juridik dhe fizik;
13. Të ardhurat personale për vitin, nga paga ose pjesëmarrja në borde, komisione ose
çdo veprimtari tjetër që sjell të ardhura personale;
14. Të dhëna të tjera.
Çdo pjesë e këtij formulari përbëhet nga disa rubrika për plotësim, me specifika të
caktuara. Pra, në AKK procesi i deklarimit të pasurisë realizohet kështu: Plotësohet
formulari A-13, dorëzohet në AKK, deklaruesi pranon një Vërtetim për dorëzim/pranim
të deklarimit, AKK e futë në sistemin e vetë të të dhënave (SDRP – Sistemi i Deklarimit
dhe Regjistrimit të Pasurisë), pastaj prodhohet Regjistri (format pdf) nga SDRP-ja, dhe në
fund ky regjistër bëhet publikë në ueb faqe të Agjencisë. Pas publikimit fillon procesi i
kontrollit të plotë të pasurisë për minimumi 20% të formularëve të deklaruar, duke i
zgjedhur në mënyrë të rastësishme, dhe gjetjet eventuale me mospërputhje te të dhënave
për zyrtaret e caktuar, kalohet në procedurën e ushtrimit të kallëzimit penal në prokurori.
Në skemën më poshtë kemi paraqitur rrjedhjen logjike të procesit të deklarimit dhe
kontrollit të pasurisë që sot aplikohet në AKK (Figura 3).
AKK për realizimin e deklarimit të pasurisë përdor metodën e plotësimit të formularit
fizikë, e kjo nënkupton se formulari për deklarim të pasurisë duhet të plotësohet me
kompjuter ose me shkrim, të nënshkruhet nga deklaruesi i pasurisë dhe ai të dërgohet në
zyrat e AKK-së fizikisht në origjinal, ose pas plotësimit dhe nënshkrimit duhet të skanohet
dhe t’i përcillet zyrtarëve të AKK-së përmes e-mailit info@akk-ks.org ose mund të
dërgohet edhe përmes fax-it.
Ndërsa sa i përket metodologjive që AKK i aplikon, ato mund të përshkruhen kështu:
- Verifikimi – Praktikisht deklarimi i pasurisë realizohet në etapa të caktuara kohore
ashtu siç është e përcaktuar me ligjet: LIGJI Nr. 04/L-050 (Ligji Për Deklarimin,
Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin,
Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave për të Gjithë Personat Zyrtarë)4
dhe LIGJI Nr.
04/L-228 (Ligji Për Plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-050 Ligji Për Deklarimin, Prejardhjen
dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe
Kontrollin e Dhuratave për të Gjithë Personat Zyrtarë)5
, ku zyrtarët që kanë për
obligim deklarimin e pasurisë e bëjnë atë duke plotësuar formularin A-13 sipas metodës
së cekur më lartë, pastaj të dhënat e formularit kontrollohen dhe nëse ka fusha ku nuk
janë të plotësuara si duhet, AKK komunikon me deklaruesin për ri plotësim të
formularit. Kalkulimet financiare që realizohen janë: të hyrat vjetore, pasuritë e
paluajtshme, pasuritë e luajtshme, kursimet financiare, kreditë, bizneset, etj. Vija e
kuqe që përdoret për verifikim të pasurive është s’përputhja e deklarim me informatat
preliminare në vlerë mbi 3,000.00 euro.
- Fshehja e pasurive – ka raste kur zyrtarët fshehin pasurinë e tyre, dhe kjo verifikohet
duke bërë kontrollin dhe krahasimin e të dhënave në formularin e deklarimit me të
dhënat në ATK (Administrata Tatimore e Kosovës), ARBK (Agjencia për Regjistrimin
e Bizneseve të Kosovës), KCA (Agjencia e Kadastrave e Kosovës), dhe institucione të
4
http://www.md-ks.net/repository/docs/Ligji_per_deklarimin_e_pasurise_se_zyrtarve_te_larte_(shqip).pdf
5
http://www.akk-ks.org/repository/docs/Ligji_nr._04-L-228_per_Ndryshimin.pdf
Analiza e metodave dhe sistemeve për krahasimin e të dhënave të deklarimit të pasurive SEMINAR
Master Kompjuterikë 6
tjera. E kjo realizohet edhe nga publikimet në media, si dhe nga rastet e denoncuara në
AKK prej ndonjë pale të jashtme.
- Transparenca dhe privatësia – Pasi që AKK ka pranuar formularin e deklarimit të
pasurisë nga deklaruesi, të dhënat e tij i fut në sistemin e vetë elektronikë – SDRP, dhe
sipas ligjit: LIGJI nr. 03/L-172 (Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale)6
, janë të
caktuara fushat të cilat duhet të mbetën sekrete vetëm për nevoja të Agjencisë, prandaj
SDRP nga të dhënat e formularit largon të dhënat personale (numri i telefonit, numri i
letërnjoftimit, adresa e banimit, të dhënat personale të familjarëve të deklaruesit, etj.)
dhe krijon regjistrin e deklarimit të pasurisë i cili bëhet publikë për tërë opinionin. Pra
ka transparencë në deklarim, por ka edhe ruajtje të privatësisë në mënyrë që zyrtarët e
lartë publik të mos jenë të kërcënuar.
Në skemën më poshtë (Figura 3) kemi paraqitur në mënyrë skematike komplet rrjedhjen
e plotë logjike të procesit të deklarimit të pasurisë.
Figura 3. Paraqitja skematike e procesit të deklarimit dhe kontrollit të pasurisë në AKK
6
http://www.amdp-rks.org/web/repository/docs/ligji-172-alb.pdf
Analiza e metodave dhe sistemeve për krahasimin e të dhënave të deklarimit të pasurive SEMINAR
Master Kompjuterikë 7
2.2 Sistemet informative dhe vetitë e tyre
Një sistem paraqet një përmbledhje ose një koleksion të elementeve të ndryshme që së
bashku prodhojnë rezultate, të cilat rezultate janë të paarritshme nga elementet e vetme,
apo elementet e ndara që e përbëjnë sistemin. Elementet ose pjesët mund të përfshijnë
njerëz, harduerë, softuer, dokumente, etj., ku të gjitha gjërat e nevojshme së bashku
prodhojnë rezultatet e niveleve të sistemit. Dhe rezultatet përfshijnë cilësitë e nivelit të
sistemit, vetitë, karakteristikat, funksionet, sjelljen dhe performancën [WSE].
Një sistem informativë mund të definohet si një grup i dy ose më tepër elementeve që i
kënaqin këto kondita:
- Sjellja e çdo elementi ka një efekt në sjelljen e të gjitha elementeve të tjera;
- Sjelljet e elementeve dhe efektet e tyre në tërësi janë të ndërvarura;
- Megjithatë nëngrupet e elementeve janë formuar, secili ka një efekt në sjelljen e të
gjithëve dhe askush nuk ka një efekt të pavarur në te [WS-05].
Pra, sistemi informativë i ndërtuar duhet t’i kënaq kërkesat e shfrytëzueseve të tij dhe t’i
plotësoj konditat për kryerjen e punëve që janë paraparë në fazën e inicimit të projektit.
Tani, le të vështrojmë sistemin informativë që AKK e përdor për deklarimin e pasurisë.
Cilat janë nevojat e punës që duhet t’i kryej ai dhe cilat punë i kryen ky sistem aktualisht?
Sipas asaj që kemi pasqyruar më lartë një sistem për regjistrimin e deklarimit të pasurisë
duhet t’i kryejë minimumi këto funksione, ose punë:
1. Sistemi duhet të mundësoj regjistrimin dhe ruajtjen e të dhënave personale të zyrtarëve
të lartë publik dhe të familjarëve të tyre. Duke identifikuar secilin zyrtarë të lartë publik
me një numër unikë identifikues;
2. Sistemi duhet të mundësoj regjistrimin dhe ruajtjen e deklarimeve të pasurisë për
zyrtarët e lartë publik, maksimumi 4 herë brenda një viti, sipas formularit A-13;
3. Sistemi duhet të mundësojë që zyrtarët e lartë publik të mund të bëjnë deklarimin e
pasurisë nga distanca përmes shërbimeve në ueb;
4. Sistemi duhet të mundësoj që të dhënat e deklaruara të ndahen në të dhëna private dhe
të dhëna publike duke u bazuar në formularin A13;
5. Sistemi duhet të mundësoj që në mënyrë automatike të prodhojë regjistrat me të dhënat
publike (sipas pikës 4) dhe ata regjistra t’i vendos në ueb faqen e AKK-së;
6. Sistemi duhet të mundësoj nxjerrjen e raporteve të ndryshme krahasuese për krahasimin
e rritjeszvogëlimit të pasurive ndër vite për secilin zyrtarë duke përdorur algoritme të
caktuara për këtë krahasim;
7. Sistemi duhet të mundësoj krahasimin e pasurive të fituara kundruall të hyrave vjetore
dhe kredive, duke prodhuar raport me të dhëna për zyrtarët që nuk mund t’i mbulojnë
investimet me të hyrat;
8. Sistemi duhet të mundësoj krijimin e raporteve të ndryshme me rezultate periodike të
deklarimeve, zyrtarëve, mos deklarimeve, etj.;
9. Sistemi duhet të mundësoj gjenerimin e raportit të deklarimit të rregullt vjetor, dhe nga
ai raport krijimin e një raporti të ri me mbi 20% të zyrtarëve që do t’i nënshtrohen një
kontrolli të plotë të pasurisë (përzgjedhje fillestare me short, të tjerat sipas një algoritmi
të caktuar rritës dhe zvogëlues);
10. Sistemi duhet të mundësoj krijimin e kopjeve rezervë te të dhënave (ang. Backup);
11. Sistemi duhet të mundësoj qasje me siguri të lartë sipas niveleve hierarkike; etj.
Analiza e metodave dhe sistemeve për krahasimin e të dhënave të deklarimit të pasurive SEMINAR
Master Kompjuterikë 8
Agjencia kundër Korrupsionit në Kosovë, aktualisht përdor një sistem elektronik për
regjistrimin dhe ruajtjen e deklarimeve të pasurisë – Sistemi i Deklarimit dhe Regjistrimit
të Pasurisë (SDRP), i cili është në përdorim që nga viti 2012.
SDRP është aplikacion i platformës ueb dhe është i ndërtuar me këto programe: SQL
Server, ASP.Net, Microsoft Visual Studio. Si ueb aplikacion ai është i postuar në një server
brenda AKK-së dhe lejon qasje për zyrtarët e AKK-së vetëm brenda rrjetit lokal
kompjuterikë – LAN (ang. Local Area Network).
Sistemi i Deklarimit dhe Regjistrimit të Pasurisë (SDRP) – mundëson regjistrimin e të
dhënave personale të zyrtarëve të lartë publik, të cilët kanë për obligim ta deklarojnë
pasurinë në Agjenci. Mundëson regjistrimin dhe futjen e të dhënave të tyre dhe të
familjarëve të tyre duke përfshirë të dhënat e personave, pasuritë e tyre të luajtshme dhe të
paluajtshme, obligimet financiare, të hyrat vjetore, dhe funksionet që i kryen zyrtari publik,
krahas funksionit deklarues. Po ashtu, lejon qasje vetëm për zyrtarët e AKK-së dhe nuk
mundëson qasje nga jashtë.
SDRP mundëson nxjerrjen e disa raporteve të deklarimeve, si: - Deklarimi periodik vjetor
dhe hedhjen e shortit, - Raportin e pamjes së deklarimit të pasurisë për secilin zyrtarë, -
Gjenerimin e regjistrave të deklarimit, dhe – Raportin me zyrtarët që ushtrojnë dy e më
shumë funksione në kohë të njëjtë.
SDRP-ja është e ndërtuar prej tre moduleve kryesore:
1. Moduli Deklarimet – në të cilin modul mundësohet regjistrimi i ri i deklarimit,
ndryshimi i regjistrimeve paraprake, printimi dhe gjenerimi i regjistrave (Figura 4);
2. Moduli Administrimi – në të cilin modul caktohen përdoruesit (ang. users) të cilët do
ta përdorin SDRP-në, dhe caktohet një pjesë e autorizimeve në qasje; dhe
3. Moduli Raportet – në të cilin modul mundësohet nxjerrja e raporteve të përmendura në
paragrafin paraprakë.
Analiza e metodave dhe sistemeve për krahasimin e të dhënave të deklarimit të pasurive SEMINAR
Master Kompjuterikë 9
Figura 4. Pamja e paragrafëve të aplikacionit SDRP të AKK-së
Si çdo sistem tjetër, edhe SDRP-ja kryen disa funksione, dhe funksionet më të rëndësishme
që ajo kryen aktualisht janë përshkruar përmes pikave në vijim, të cilave ne po ju
referohemi si vetit kryesore të sistemit. Pra vetit kryesore që i ka SDRP-ja janë:
- SDRP mundëson regjistrimin dhe ruajtjen e të dhënave personale për zyrtarin e lartë
publik, si: emri, emri i prindit, mbiemri, numri personal, statusi martesor, ditëlindja,
vendlindja dhe vendbanimi;
- SDRP mundëson regjistrimin e të dhënave personale për përbërjen familjare të zyrtarit
të lartë publik;
- SDRP lejon regjistrimin, ruajtjen dhe editimin e të dhënave për institucionet dhe nën-
institucionet e Kosovës, si dhe për pozitat deklaruese të vendeve të punës;
- SDRP mundëson regjistrimin dhe editimin e të dhënave të deklarimit të pasurisë sipas
formularit të deklaruar nga zyrtari i lartë publik, si: pozita deklaruese dhe funksionet e
tjera, pasuritë e paluajtshme, pasuritë e luajtshme, e deri te të dhënat e tjera (shih
Figurën 4);
- SDRP mundëson insertimin e dokumentit (Formularit të deklaruar të pasurisë me të
dhënat e deklarimit për zyrtarin e lartë publikë, i skanuar nga zyrtari/ja e AKK-së në
Analiza e metodave dhe sistemeve për krahasimin e të dhënave të deklarimit të pasurive SEMINAR
Master Kompjuterikë 10
formatin “pdf”) dhe ruajtjen e tij në bazën e të dhënave – SDRP (rubrika “Fajllat e
uploaduar” në Figurën 1);
- SDRP mundëson zgjedhjen e njërin nga katër llojet e deklarimit: Deklarim me marrjen
e detyrës, Deklarim sipas kërkesës së AKK-së, Deklarim i rregullt vjetorë, Deklarim
pas largimit nga funksioni;
- Me nisjen e regjistrimit të deklarimit, sistemi SDRP në mënyrë automatike jep një
numër identifikues për deklarimin e regjistruar, i njohur si Numri i AKK-së;
- SDRP mundëson nxjerrjen e raporteve për pasurinë e deklaruar si: - Raporti i
Deklarimit – i cili paraqet raportin për deklarimin e pasurisë së regjistruar dhe mund të
ruhet në kompjuterin tuaj apo në server, - Regjistri i Deklarimit - i cili paraqet raportin
e deklarimit pa të dhënat personale të formularit të deklaruar, që ruhet në kompjuter ose
në server dhe pastaj ky regjistër bëhet publikë në ueb të AKK-së;
- SDRP mundëson shtimin e deklarimeve të ndryshme brenda vitit për zyrtarin publik
(maksimumi 4 deklarime) dhe i ruan me të njëjtin numër të AKK-së duke i vendosur
prapashtesën në fund /1, /2, /3, /4, p.sh. DRV00001/2016/2, etj.
- SDRP mundëson qasje të autorizuar për përdoruesit e tij, duke lejuar qasjen vetëm nëse
posedoni ID-në e shfrytëzuesit dhe fjalëkalimin e tij;
- SDRP mund të jetë i qasshëm vetëm brenda rrjetit lokal LAN (ang. Local Area
Network) të Agjencisë kundër Korrupsionit, dhe jo jashtë tij; etj.
3. Analiza e sistemeve informative
Analiza e sistemeve paraqet procesin e analizimit të vetive të sistemit aktual (nëse sistemi
ekziston) ose marrjen e informatave të nevojshme në bazë të së cilave do të konceptohet
struktura kryesore për ndërtimin e sistemit të ri dhe krijimin e pasqyrimin e vetive dhe
funksioneve që nevojiten për ndërtimin gjegjësisht, rikrijimin e sistemit.
Analiza e sistemeve është procesi i mbledhjes së të dhënave faktike, të kuptuarit e
proceseve të përfshira, identifikimin e problemeve dhe rekomandimin e sugjerimeve të
mundshme për përmirësimin e funksionalitetit të sistemit. Kjo përfshin studimin e
proceseve të biznesit, mbledhjen e të dhënave operative, të kuptuarit e rrjedhjes së
informacioneve, zbulimin e pengesave dhe zhvillimin e zgjidhjeve për tejkalimin e
dobësive të sistemit në mënyrë që të arrihen qëllimet organizative. Po ashtu, analiza e
sistemit përfshinë nënndarjen e proceseve komplekse të përfshira në tërë sistemin dhe
identifikimin e ruajtjes së të dhënave dhe proceset manuale [ISAD].
Gjatë inicimit të projektit, personi kryesor që bënë identifikimin e nevojave të biznesit që
duhet të implementohen në projekt, pra ai që bënë analizimin e sistemit apo analizimin e
biznesit quhet analist i sistemeve (ang. systems analyst).
Analisti i sistemeve në mënyrë sistematike vlerëson se si përdoruesit (users)
bashkëveprojnë me teknologjinë dhe se si funksionet e biznesit janë duke i shqyrtuar futjen
dhe përpunimin e të dhënave dhe daljet (output) e informacioneve me qëllim të
përmirësimit të proceseve organizative. Analisti i sistemeve luan shumë role, ndonjëherë
balancimin e disa prej tyre në të njëjtën kohë. Tre rolet kryesore të analistit të sistemeve
janë: konsulent, përkrahës i ekspertit, dhe agjent i ndryshimit [SAD-10].
Si fazë e SDLC-së, analiza e sistemit duhet t’i jap përgjigje këtyre pyetjeve: Kush do ta
përdor sistemin? Çfarë duhet të bëjë sistemi? Ku dhe kur do të përdorët sistemi? Pra analiza
e sistemit është shumë e rëndësishme, sepse ajo bënë analizimin e sistemeve dhe metodave
Analiza e metodave dhe sistemeve për krahasimin e të dhënave të deklarimit të pasurive SEMINAR
Master Kompjuterikë 11
aktuale, bënë analizimin e strategjisë për ndërtimin e sistemit të ri, bënë mbledhjen e
kërkesave të bizneseve dhe grupeve të interesit që do ta përdorin sistemin në të ardhmen,
si dhe bënë një propozim konceptual, duke bashkuar analizat, konceptin e sistemit dhe
modelet, të cilat së bashku përmblidhen në një dokument të veçantë, i njohur si propozimi
i sistemit (ang. System Proposal). Pra, analiza e sistemit është shumë e rëndësishme sepse,
sidoqoftë ajo, ashtu do të ndërtohet edhe sistemi i ri, për arsye se sistemi i ri dizajnohet dhe
ndërtohet duke u bazuar në analizën e sistemit. Në vazhdim në dy njësit (3.1 dhe 3.2) do të
bëjmë krahasimin e sistemit SDRP me sistemet e tjera të rajonit, si dhe do t’i analizojmë
vetitë e funksionet që SDRP kryen aktualisht, me nevojat e punës në AKK, duke dashur të
japim një solucion më të mirë për zgjidhjen e problemit me gjetjen e pasurive të paligjshme
në deklarimet e pasurive të zyrtarëve të lartë publikë.
3.1 Sistemet informative dhe metodat për krahasim
Sistemet që ne po i marrim për krahasim janë: Sistemi i AKK-së dhe, Sistemi i ILDKPKI-
së për arsye se vetëm Agjencia kundër Korrupsionit në Kosovë dhe Inspektorati i Lartë i
Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave në Shqipëri kanë
plotësuar pyetësorin që ne jua kemi dërguar të gjitha vendeve të rajonit, pikërisht
institucioneve përkatëse që merren me menaxhimin dhe kontrollin e pasurive të zyrtarëve
të lartë publik nëpër vendet gjegjëse.
Ndërsa nga ana tjetër ne mund t’i krahasojmë metodat e përdorura në vende të rajonit për
realizimin e deklarimit dhe kontrollit të pasurive. Për këtë qëllim ne po i marrim disa veti,
përmes të cilave mund të bëjmë krahasimin e metodave rajonale, disa nga këto veti mund
të jenë: kontrolli i pasurive, llojet e deklarimeve, publikimet, etj.
Duke u bazuar në botimin e realizuar nga ReSPA (Regional School for Public
Administration) [IAD-13], që ka botuar këtë libër me përshkrimin detal të realizimit të
procesit të deklarimit dhe kontrollit të pasurive për vendet e rajonit, ne po paraqesim të
dhënat e metodave të deklarimit të pasurive në vendet e rajonit përmes tabelës në vijim
(Tabela 1).
Tabela 1. Krahasimi i metodave të deklarimit të pasurisë në rajon
Shteti
Institucioni
Llojete
deklarimeve
Kontrolli
Preliminarë
KontrolliiPlotë
Ruajtjaetë
dhënavenë
databazë
Mënyrae
deklarimit
online
Krahasimii
pasurive
automatikë
Hetimet
Publikimii
pasurive
Shqipëria ILDKPKI 4 PO PO PO JO JO JO JO
Bosnja dhe
Hercegovina
APKKLKK 4 PO JO PO JO JO JO JO
Kroacia PPOSI 2 PO PO PO JO JO JO JO
Kosova AKK 4 PO PO PO JO JO PO PO
Maqedonia SCPC 4 PO PO PO JO JO JO JO
Mali i Zi APC 4 PO PO PO JO JO JO JO
Serbia ACA 4 PO PO PO JO JO JO PO
Analiza e metodave dhe sistemeve për krahasimin e të dhënave të deklarimit të pasurive SEMINAR
Master Kompjuterikë 12
Në tabelën 1 po shihet një pasqyrë krahasuese e procesit të punës dhe metodave të
deklarimit të pasurive që i përdorin institucionet rajonale, ku vlen të cekët se asnjë vend në
rajon, akoma nuk aplikon mënyrën e deklarimit online të pasurisë. Ndërsa vetëm AKK
(Agjencia kundër Korrupsionit) e Kosovës bënë hetim të mirëfilltë të deklarimeve të rreme
të pasurive, kurse vetëm APKKLKK e Bosnje dhe Hercegovinës nuk bënë kontrollin e
plotë të pasurive të deklaruara. Duhet cekur se deklarimi i pasurive realizohet me: 1.
Deklarim me marrjen e detyrës zyrtare; 2. Deklarim pas largimit apo shkarkimit nga
funksioni zyrtarë; 3. Deklarim me kërkesë të institucionit; dhe 4. Deklarim i rregullt vjetor.
Që do të thotë se gjithsejtë në vendet e rajonit përdorën 4 lloje të deklarimeve të pasurive.
3.2 Analiza dhe krahasimi i sistemeve informative SDRP dhe HIDAACMS
Për të analizuar sistemet e përpunimit te të dhënave të deklaruara në Kosovë dhe Shqipëri,
gjegjësisht sistemet SDRP të AKK-së dhe HIDAACMS të ILDKPKI-së, jemi bazuar në
pyetësorin tonë të plotësuar nga këto dy institucione.
Sipas të dhënave të fituara përmes pyetësorëve: -Pyetësori me të dhënat e plotësuara nga
AKK-ja është i bashkëngjitur në fund të këtij punimi (Shih Shtojca A); dhe -Pyetësori me
të dhënat e plotësuara nga ILDKPKI-ja është i bashkëngjitur në fund të këtij punimi (Shih
Shtojca B), që të dy këto institucione kanë sistemin e tyre elektronikë për regjistrimin dhe
menaxhimin e deklarimeve të pasurive (SDRP, HIDAACMS), as njëri sistem nuk
mundëson deklarim të pasurisë online, si pasojë e kësaj, këtyre institucioneve ju nevojitet
kohë 3, respektivisht 2 muaj për futjen e të dhënave të deklaruara nga formularët në sistemin
e tyre. Asnjëri sistem nuk ofron mënyrë krahasuese të avancuar të pasurive, i cili do të bënte
në mënyrë automatike krahasimin e pasurive të fituara ndër vite dhe të cilat janë në mos
puthje me të hyrat e zyrtarëve. Për dallim nga sistemi SDRP, ai HIDAACMS ofron një
algoritëm të thjesht në CMS që llogaritë të hyrat neto totale të zyrtarit dhe pasuritë totale të
tij duke gjetur një diferencë mes tyre.
Sa i përket transparencës dhe privatësisë, AKK dhe sistemi i saj SDRP mundëson që të
prodhohen regjistra nga formularët e deklaruar në mënyrë që të fshehën të dhënat private
të zyrtarëve dhe kështu mundësohet që publikimi i tyre në ueb të rritë transparencën ndaj
publikut dhe njëkohësisht të mbroj deklaruesin në privatësi dhe në rrezik potencial për
shkak të deklarimit të pasurive të tij.
Këto informata që i kemi marr përmes pyetësorit tonë, disa prej tyre me të rëndësishmet i
kemi pasqyruar në këtë tabelë.
Tabela 2. Të dhënat krahasuese për sistemet SDRP dhe HIDAACMS
Institucioni/Shteti
Sistemi
Numriideklarimeve/
vit
Llojetedeklarimeve
Ruajtjadheprocesimi
elektronikë
Kohapërfutjetë
dhënavenësistem
DeklarimOnline
Krahasimiautonom
Publikimet
Krahasimiipasurisë
Algoritëm
AKK
/Kosovë
SDRP
Rreth
4300
4 PO
3
muaj
JO JO PO
Krahasim vjetor i të
hyrave dhe
përfitimeve, dhe
JO
Analiza e metodave dhe sistemeve për krahasimin e të dhënave të deklarimit të pasurive SEMINAR
Master Kompjuterikë 13
krahasim me të
gjitha vitet paraprak
ILDKPKI
/Shqipëri
HIDAAC
MS
Rreth
4500
4 PO
2
muaj
JO JO JO
Krahasim vjetor i të
hyrave dhe
përfitimeve, dhe
krahasim me vitin
paraprak
Diferencë
n e Neto
pasurisë
dhe Neto
hyrjeve
Ashtu, siç po shihet edhe në tabelën 2, për të pasur një sistem efikas dhe të plotë digjital
për kontrollin e deklarimeve të pasurive dhe krahasimin e tyre, si dhe për t’i lehtësuar punën
zyrtarëve deklarues në procesin e deklarimit, dhe për t’i ndihmuar në kohë dhe në punë
zyrtarëve që i futin të dhënat deklaruese në sistemet SDRP dhe në HIDAACMS, atëherë
duhet të krijohet një sistem i ri i dizajnuar mirë dhe i implementuar me veti dhe funksione
të plotfuqishme.
Pra, sistemi i ri për deklarimin dhe kontrollin e pasurive duhet të mundësoj deklarimin
online të pasurive nga çdo vend, duhet të ketë të implementuar dhe konfiguruar një
algoritëm logjikë i cili në mënyrë automatike, duke përdorur inteligjencën artificiale bënë
të gjitha krahasimet e nevojshme për t’i gjetur diferencat reale në fshehjen e pasurive dhe
përfitimin e paligjshëm të tyre.
4. Përfundimi
Në këtë punim është bërë një përmbledhje e konceptit të deklarimit të pasurisë dhe
rëndësisë së saj si mjeti preliminar për zbulimin e personave zyrtarë që kanë përfituar pasuri
të paligjshme.
Kemi bërë shtjellimin e metodave që vendet e rajonit, pikërisht institucionet që merren me
deklarimin e pasurisë në: Kosovë, Shqipëri, Mali i Zi, Maqedoni, Bosnje dhe Hercegovina,
Kroaci, dhe Serbi, duke pasqyruar se si këto vende realizojnë këto deklarime.
Kemi krahasuar se cilat institucione aplikojnë deklarimin online të pasurive, cilat
institucione bëjnë kontrollin automatik të pasurive, mënyrën e ruajtjes së të dhënave nëpër
bazat e tyre të të dhënave, publikimet e pasurive, etj.
Kemi Analizuar sistemet elektronike të deklarimit dhe kontrollit të pasurisë dhe e kemi
krahasuar SDRP-në e AKK-së me HIDAACMS të ILDKPKI-së dhe kemi treguar
përparësitë dhe mangësitë e këtyre sistemeve.
Sistemin elektronikë SDRP të AKK-së e kemi analizuar edhe në aspektin teknikë, duke
dhëne sugjerime dhe duke analizuar planifikimin dhe konceptimin e një sistemi që do të
duhet t’i kryente edhe këto funksione, përveç atyre që i kryen aktualisht. E këto funksione
të reja do të ishin:
- Deklarimi online i pasurive,
- Përdorimi i algoritmeve të veçanta për kontrollin preliminar dhe kontrollin e plotë të
pasurive,
- Përdorimi i algoritmeve të veçanta për krahasimin e pasurive duke krahasuar të ardhurat
me investimet nëpër vite të tëra, etj.
Analiza e metodave dhe sistemeve për krahasimin e të dhënave të deklarimit të pasurive SEMINAR
Master Kompjuterikë 14
Shtojca A. Pyetësori i plotësuar nga AKK-Kosovë
Analiza e metodave dhe sistemeve për krahasimin e të dhënave të deklarimit të pasurive SEMINAR
Master Kompjuterikë 15
Analiza e metodave dhe sistemeve për krahasimin e të dhënave të deklarimit të pasurive SEMINAR
Master Kompjuterikë 16
Analiza e metodave dhe sistemeve për krahasimin e të dhënave të deklarimit të pasurive SEMINAR
Master Kompjuterikë 17
Analiza e metodave dhe sistemeve për krahasimin e të dhënave të deklarimit të pasurive SEMINAR
Master Kompjuterikë 18
Analiza e metodave dhe sistemeve për krahasimin e të dhënave të deklarimit të pasurive SEMINAR
Master Kompjuterikë 19
Shtojca B. Pyetësori i plotësuar nga ILDKPKI – Shqipëri
Analiza e metodave dhe sistemeve për krahasimin e të dhënave të deklarimit të pasurive SEMINAR
Master Kompjuterikë 20
Analiza e metodave dhe sistemeve për krahasimin e të dhënave të deklarimit të pasurive SEMINAR
Master Kompjuterikë 21
Analiza e metodave dhe sistemeve për krahasimin e të dhënave të deklarimit të pasurive SEMINAR
Master Kompjuterikë 22
Analiza e metodave dhe sistemeve për krahasimin e të dhënave të deklarimit të pasurive SEMINAR
Master Kompjuterikë 23
Analiza e metodave dhe sistemeve për krahasimin e të dhënave të deklarimit të pasurive SEMINAR
Master Kompjuterikë 24
Literatura dhe burimet
[SAD-12] System Analysis And Design, Alan Dennis & barbara Haley Wixom &
Roberta M. Roth, Fifth Edition, 10 May 2012, ISBN 978-1-118-05762-
9
[SAD-10] System Analysis And Design, Kenneth E. Kendall & Julie E. Kendall,
ISBN-13: 978-0-13-608916-2, year 2010
[ISAD] Introduction to System Analysis and Design
http://download.nos.org/cca/cca1.pdf
[IAD-13] Income and Asset Declarations in Practice, Comperative Study, Dr.
Tilman Hoppe LL.M. Anti_Corruption Expert, ReSPA (Regional
School of Public Administration) – Networ for Ethics and Integrity,
year 2013
https://www.google.com/url?sa=t&rct=j&q=&esrc=s&source=web&
cd=1&cad=rja&uact=8&ved=0ahUKEwilsaPyy4bNAhWBPRQKHcs
xAKAQFggcMAA&url=http%3A%2F%2Fwww.respaweb.eu%2Fdown
load%2Fdoc%2FComparative%2Bstudy%2B-
%2BIncome%2Band%2Basset%2Bdeclarations%2Bin%2Bpractice%2
B-
%2Bweb.pdf%2F485ce800f0a3f55719e51002d0f75b5e.pdf&usg=AFQ
jCNFeyD6MNdBpMVVXUaHyR-
Jfkd6a1g&bvm=bv.123325700,d.bGg
[WSE] What is system Engineering? – INCOSE
http://www.incose.org/AboutSE/WhatIsSE
[WS-05] What is a System – University of Toronto, Department of Computer
Science, 2005 http://www.cs.toronto.edu/~sme/CSC340F/slides/08-
systems.pdf

Mais conteúdo relacionado

Destaque

How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental HealthHow Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
ThinkNow
 
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie InsightsSocial Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Kurio // The Social Media Age(ncy)
 

Destaque (20)

Everything You Need To Know About ChatGPT
Everything You Need To Know About ChatGPTEverything You Need To Know About ChatGPT
Everything You Need To Know About ChatGPT
 
Product Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
Product Design Trends in 2024 | Teenage EngineeringsProduct Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
Product Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
 
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental HealthHow Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
 
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdfAI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
 
Skeleton Culture Code
Skeleton Culture CodeSkeleton Culture Code
Skeleton Culture Code
 
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
 
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
 
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
 
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie InsightsSocial Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
 
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
 
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
 
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
 
Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next
 
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search IntentGoogle's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
 
How to have difficult conversations
How to have difficult conversations How to have difficult conversations
How to have difficult conversations
 
Introduction to Data Science
Introduction to Data ScienceIntroduction to Data Science
Introduction to Data Science
 
Time Management & Productivity - Best Practices
Time Management & Productivity -  Best PracticesTime Management & Productivity -  Best Practices
Time Management & Productivity - Best Practices
 
The six step guide to practical project management
The six step guide to practical project managementThe six step guide to practical project management
The six step guide to practical project management
 
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
 
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...
 

Analiza e metodave dhe sistemeve per deklarimin e pasurise

  • 1. UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” FAKULTETI I INXHINIERISË ELEKTRIKE DHE KOMPJUTERIKE DEPARTAMENTI I INXHINIERISË KOMPJUTERIKE PUNIM SEMINARIK Analiza e metodave dhe sistemeve për krahasimin e të dhënave të deklarimit të pasurive Studenti: Profesori: Besnik DRAGUSHA Prof. Ass. Dr. Kadri SYLEJMANI ID: 100704210009 besnikdragusha@hotmail.com Prishtinë, Qershor 2016
  • 2. Analiza e metodave dhe sistemeve për krahasimin e të dhënave të deklarimit të pasurive SEMINAR i Abstrakti Në këtë punim elaborohet metoda e deklarimit të pasurive së zyrtarëve të lartë publik të Kosovës në Agjencinë kundër Korrupsionit (AKK), si dhe kontrolli dhe krahasimi i pasurive të tyre ndër vite dhe mënyra e krahasimit të ndryshimit të pasurive (rritja/zvogëlimi) në raport me të hyrat vjetore të zyrtarëve të lartë publik dhe të familjarëve të tyre. Domeni brenda të cilit veprojmë është: - Të Hyrat vjetore për zyrtarin dhe familjen e tij; - Pasuritë e paluajtshme; - Pasuritë e luajtshme; - Paratë e gatshme dhe ato në institucione financiare; - Aksionet në kompani dhe profiti; - Letrat me vlerë; - Investimet kapitale; - Kredit dhe Debit. Në këtë punim janë analizuar metodat dhe sistemet informative që i përdorin për deklarim dhe kontrolle të pasurive këto institucione: 1. Agjencia kundër Korrupsionit (AKK) – Kosovë; 2. Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) - Shqipëri; 3. Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APC) - Mali i Zi; 4. Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KShPK) – Maqedoni; 5. Agjencia Anti Korrupsion (AAK) – Serbi; 6. Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit dhe Koordinimin e Luftës Kundër Korrupsionit (APKKLKK) – Bosnja dhe Hercegovina; 7. Komisioni për Konfliktin e Interesit (KKI) – Kroaci. Duke analizuar metodat e përdorimit për deklarimin e pasurive dhe duke vlerësuar sistemet që përdoren për deklarimin e pasurive, kemi bërë një analizë në veçanti për sistemin e Agjencisë kundër Korrupsionit dhe kemi shikuar se çfarë duhet të realizojë një sistem informativ i ri për realizimin e deklarimit dhe kontrollit të deklarimeve të pasurive në këtë institucion.
  • 3. Analiza e metodave dhe sistemeve për krahasimin e të dhënave të deklarimit të pasurive SEMINAR ii Përmbajtja: 1. Hyrje..........................................................................................................1 2. Sistemet dhe metodat e deklarimit dhe kontrollit të pasurisë ...................1 2.1 Metodat e deklarimit dhe kontrollit të pasurisë....................................................3 2.2 Sistemet informative dhe vetitë e tyre ..................................................................7 3. Analiza e sistemeve informative .............................................................10 3.1 Sistemet informative dhe metodat për krahasim................................................11 3.2 Analiza dhe krahasimi i sistemeve informative SDRP dhe HIDAACMS ................12 4. Përfundimi...............................................................................................13 Shtojca A. Pyetësori i plotësuar nga AKK-Kosovë.......................................14 Shtojca B. Pyetësori i plotësuar nga ILDKPKI – Shqipëri ...........................19 Literatura dhe burimet ...................................................................................24
  • 4. Analiza e metodave dhe sistemeve për krahasimin e të dhënave të deklarimit të pasurive SEMINAR Master Kompjuterikë 1 1. Hyrje Për ndërtimin e një sistemi kompjuterik, apo të një projekti informativ një nga rolet kryesore është analiza e sistemeve. Dhe analiza e sistemeve është njëra nga katër fazat e ciklit të jetesës së ndërtimit të sistemeve SDLC (ang. Systems Development Life Cycle). Fazat e SDLC-së janë: planifikimi, analizimi, dizajni dhe implementimi. Analizimi i sistemeve luanë një rolë kyç në projektet e ndërtimit të sistemeve. Analizimi i sistemeve duhet të përshkruaj se si do të aplikohet teknologjia në zgjidhjen e problemeve të bizneseve [SAD-12]. Prandaj, ne në këtë punim do të analizojmë sistemet dhe metodat e deklarimit të pasurive në vende të ndryshme, duke dashur që në të ardhmen të japim një zgjidhje praktike për deklarimin dhe kontrollin e pasurive në Agjencinë kundër Korrupsion të Kosovës. Deklarimi i pasurive të zyrtarëve të lartë publikë është një proces i rëndësishëm në vazhdën e parandalimit të pasurimit të paligjshëm të zyrtarëve të lartë publik dhe të familjarëve të tyre. Si i tillë, është procesi fillestarë për gjetjet eventuale të pasurive të paligjshme të cilat mund të jenë një bazë e mirë për fillimin e procedurave hetuese për dyshimin se zyrtari/ja është korruptuar gjatë ushtrimit të funksionit publikë. Po, ashtu procesi i deklarimit të pasurive paraqet edhe rritjen e transparencës për publikun, si dhe gjetjen e konfliktit të interesave të zyrtarëve të lartë publik. Për të treguar rendësin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë, si dhe kontrollin e prejardhjen e saj nga një institucion i pavarur, siç është Agjencia kundër Korrupsionit, këtë rëndësi e kemi paraqitur me anë të një skeme në figurën më poshtë (Figura 1). Figura 1. Rëndësia e deklarimit të pasurisë 2. Sistemet dhe metodat e deklarimit dhe kontrollit të pasurisë Institucionet e ndryshme përdorin sisteme dhe metoda të caktuara për deklarimin dhe kontrollin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik. Në këtë seksion do t’i përshkruajmë sistemet dhe metodat e institucioneve që i përdorin vendet e rajonit për deklarimin dhe kontrollin e pasurive. Duke dashur që të japim në zgjidhje (ang. solution) të mirë për kontrollin digjital të pasurisë së deklaruar, ne jemi fokusuar në metodën dhe sistemin e deklarimit të pasurisë në Agjencinë kundër Korrupsion (AKK) në Kosovë, ku do të bëjmë një hulumtim se si ajo e
  • 5. Analiza e metodave dhe sistemeve për krahasimin e të dhënave të deklarimit të pasurive SEMINAR Master Kompjuterikë 2 realizon këtë çështje aktualisht, dhe do të propozohet zgjidhja për kontrollin automatikë dhe digjital të deklarimit, kontrollit dhe krahasimit të pasurive. Për të kuptuar në detaje funksionimin e sistemeve dhe metodave që vendet e rajonit aplikojnë për realizimin e deklarimit, kontrollit dhe krahasimit të pasurive të zyrtarëve të lartë publik, kam realizuar një pyetësor online, të cilin e kam dërguar tek institucionet gjegjëse në këto shtete: Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Serbi, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Kroaci dhe, Slloveni. Këtë pyetësor (“Questionnaire”) e kam përpiluar sipas asaj se çfarë informatash përmbajnë vendet e ndryshme të rajonit lidhur me deklarimin e pasurisë, për numrin e zyrtarëve të lartë që kanë obligim deklarimin e pasurisë, llojet e deklarimeve, metodave dhe sistemeve që përdorën për këtë qëllim. Ky pyetësor përmban këto fusha: 1. Pjesa e informimit (në të cilën kemi sqaruar atë se për kënd është i dedikuar ky pyetësor, qëllimin e përdorimit të tij, dhe rezultatet që pretendohet të arrihen përmes tij); 2. Pjesa e informatave të përgjithshme për plotësuesin e pyetësorit (emri dhe mbiemri, titulli i punës, data e plotësimit të pyetësorit, institucioni, adresa e institucionit, shteti dhe, ueb site-i ). 3. Pjesa kryesore (pyetjet për sistemet e deklarimit, kontrollit dhe krahasimit), si: o Sa është numri i zyrtarëve të lartë publik që janë të obliguar të bëjnë deklarimin e pasurive të tyre brenda vitit? o Cilat janë llojet e deklarimit të pasurisë që aplikohen në shtetin tuaj? o Deklarimi i pasurisë, a realizohet online, apo fizikisht (Hard Copy)? o A bëhet publikë deklarimi i pasurisë? o Nëse, ai është publikë, ku e publikoni atë? o A përdorni ju ndonjë sistem elektronikë për ruajtjen dhe procesimin e të dhënave të mbledhura për deklarimin e pasurisë? o Nëse përdorni sistem, si quhet ai? o Nëse deklarimi i pasurisë bëhet online, cilat janë masat e sigurisë që ju i përdorni për t’ju dhënë qasje zyrtarëve të lartë publikë? A kanë ata qasje drejtpërdrejt në sistemin tuaj? Cilat lloje të identifikimit i aplikoni (p.sh. përdoruesi dhe fjalëkalimi, apo si?)? o Nëse deklarimi realizohet hard copy, kush i futë të dhënat në sistemin tuaj? o Sa kohë ju nevojitet për futjen e këtyre të dhënave në sistemin tuaj? o Çfarë metode përdorni për krahasimin e pasurisë (deklarimeve)? o Në çfarë mënyre sistemi i juaj proceson deklarimin në rast se ka mos përputhje të pasurive së zyrtarit/së? Sistemi i juaj a aplikon ndonjë algoritëm për këtë qëllim? o Ju lutem përshkruajeni algoritmin që e përdorni për krahasimin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë, ose mënyrën që ju e përdorni? o Përshkruani vetitë kryesore të sistemit tuaj për deklarim, kontroll dhe menaxhim të pasurisë? o Nëse keni ndonjë koment ose diçka të rëndësishme rreth metodave që i përdorni ju për organizimin gjatë procesit të deklarimit dhe kontrollit, ju lutem përshkruani ato? 4. Pjesa e fundit e pyetësorit:
  • 6. Analiza e metodave dhe sistemeve për krahasimin e të dhënave të deklarimit të pasurive SEMINAR Master Kompjuterikë 3 o Ju lutem bashkëngjitni shabllonin e formularëve që ju i përdorni për deklarimin e pasurive? o Faleminderit për bashkëpunimin tuaj! Ky pyetësor është përpiluar përmes platformës “Google Forms” dhe shtegu i tij me një shkrim sqarues se “Të dhënat e tij do të përdoren vetëm për qellim universitar të Universitetit të Prishtinës për hulumtim dhe krahasim të metodave dhe sistemeve që janë duke u përdorur nga institucionet e rajonit për deklarimin e pasurive të zyrtarëve të lartë publik”1 . Vetëm Kosova dhe Shqipëria (Agjencia kundër Korrupsionit, dhe Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave) kanë kthyer përgjigjeje dhe e kanë plotësuar këtë pyetësor, ndërsa institucionet e vendeve të tjera nuk e kanë plotësuar pyetësorin tonë. Në njësinë 3.2 Analiza dhe krahasimi i sistemeve informative SDRP dhe HIDAACMS, do t’i elaborojmë në detaje të dhënat e marra nga AKK dhe ILDKPKI përmes plotësimit të këtij pyetësori. 2.1 Metodat e deklarimit dhe kontrollit të pasurisë Metodat që përdorin institucionet nëpër vende të ndryshme për deklarimin dhe kontrollin e pasurive kanë shumë veti të përbashkëta (formularin e deklarimit të pasurisë, ruajtjen e të dhënave në një bazë te të dhënave, krahasimin e pasurive, mbrojtjen e privatësisë, kontrollin e konfliktit të interesave, etj.). Atëherë duhet cekur se realizimin e deklarimit të pasurive institucionet mund ta realizojnë hard-copy (të dhënat plotësohen nga deklaruesi në formular në mënyrë fizike), ose të dhënat plotësohen nga deklaruesi drejtpërdrejt në ueb faqen e institucionit deklarues. Por sipas [IAD-13]2 Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, dhe Serbia, për deklarimin e pasurive përdorin metodën e plotësimit të formularit, printimit të tij dhe nënshkrimit të tij nga vetë deklaruesi, si dhe dorëzimin fizikë në vendin e deklarimit, ose formularin e plotësuar dhe nënshkruar paraprakisht deklaruesi e skanon dhe e dërgon me email në institucionin e deklarimeve, apo e dërgon me fax. Po ashtu, sipas [IAD-13] metodologjitë që përdoren në vendet e lartcekura për deklarimin dhe kontrollin e pasurive janë të bazuara në tre fusha: - Metodologjia e Verifikimit – që nënkupton: Si realizohet deklarimin në praktikë? Cilat kalkulime financiare përdoren? Cilët janë metodat kryesore hetuese që përdoren? Cila është vija e kuqe legale për fillimin e procedurës verifikuese?, etj. - Fshehja e pasurive – që nënkupton: Sa e kanë fshehur pasurinë zyrtarët e lartë me të ardhura të pashpjegueshme? A janë metodat e verifikimit relevante për këto qëllime? Deri tani, asnjë publikim se ka adresuar këtë çështje? - Transparenca dhe privatësia – Si mundën gjykatat dhe trupat e tjerë të përcaktimit të konditave me privatësinë të zgjedhin konfliktin me nevojat që shtetit i nevojiten për 1 https://docs.google.com/forms/d/1pTRoNjTm1xoL9ExXp3G9tRPuz999w6b7JHvAJLs5LeY/edit?ts=5745578b 2 [IAD-13]- Income and Asset Declarations in Practice, Comperative Study, Dr. Tilman Hoppe LL.M. Anti_Corruption Expert, ReSPA (Regional School of Public Administration) – Networ for Ethics and Integrity, year 2013 https://www.google.com/url?sa=t&rct=j&q=&esrc=s&source=web&cd=1&cad=rja&uact=8&ved=0ahUKEwilsaPyy4bNAhWBPRQKHcsxAKA QFggcMAA&url=http%3A%2F%2Fwww.respaweb.eu%2Fdownload%2Fdoc%2FComparative%2Bstudy%2B- %2BIncome%2Band%2Basset%2Bdeclarations%2Bin%2Bpractice%2B- %2Bweb.pdf%2F485ce800f0a3f55719e51002d0f75b5e.pdf&usg=AFQjCNFeyD6MNdBpMVVXUaHyR-Jfkd6a1g&bvm=bv.123325700,d.bGg
  • 7. Analiza e metodave dhe sistemeve për krahasimin e të dhënave të deklarimit të pasurive SEMINAR Master Kompjuterikë 4 deklarim dhe për ruajtje të privatësisë? A rrezikohet zyrtari me publikimin e të dhënave të deklaruara të pasurisë së tij?, etj. Në skemën e më poshtme (Figura 2) kemi paraqitur metodat e deklarimit të pasurisë që përdorën aktualisht në rajon, si dhe metodologjitë e përdorura në vendet e rajonit për deklarimin, kontrollin, verifikimin dhe publikimin e pasurive. Figura 2. Metodat dhe metodologjitë e deklarimit të pasurisë Tani, për t’i pasqyruar më mirë metodat e deklarimit të pasurisë dhe metodologjitë e tij, ne po shtjellojmë këtë, duke marr si pikë referente Agjencinë kundër Korrupsionit në Kosovë. Prandaj për të përshkruar sistemin dhe metodën që AKK përdor aktualisht, ne së pari po analizojmë formularin që ky institucion e ka në përdorim, për realizimin e deklarimit të pasurisë (Formulari A-13)3 i cili gjendet i postuar në ueb faqen e Agjencisë. Ky formular përbëhet prej këtyre pjesëve: 1. Numri rendor i formularit (Nr. AKK) që përmban numrin e deklarimit dhe vitin e deklarimit; 2. Llojin e deklarimit (janë 4 lloje të deklarimit të pasurisë); 3. Të dhënat e zyrtarit të lartë publik; 4. Të dhënat personale të deklaruesit; 5. Përbërja familjare 6. Funksionet ose aktivitetet e tjera që i kryen zyrtari i lartë publik krahas funksionit deklarues; 7. Pasuritë e paluajtshme; 8. Pasuritë e luajtshme, mbi tremijë euro (3,000.00€); 9. Zotërimi i aksioneve në shoqëri tregtare; 3 Formulari A-13 http://www.akk-ks.org/sq/formularet#indexmain
  • 8. Analiza e metodave dhe sistemeve për krahasimin e të dhënave të deklarimit të pasurive SEMINAR Master Kompjuterikë 5 10. Posedimi i letrave me vlerë; 11. Para të gatshme në llogari rrjedhëse, në depozita dhe në huadhënie në euro ose në valuta tjera; 12. Të drejtat dhe detyrimet financiare ndaj personave juridik dhe fizik; 13. Të ardhurat personale për vitin, nga paga ose pjesëmarrja në borde, komisione ose çdo veprimtari tjetër që sjell të ardhura personale; 14. Të dhëna të tjera. Çdo pjesë e këtij formulari përbëhet nga disa rubrika për plotësim, me specifika të caktuara. Pra, në AKK procesi i deklarimit të pasurisë realizohet kështu: Plotësohet formulari A-13, dorëzohet në AKK, deklaruesi pranon një Vërtetim për dorëzim/pranim të deklarimit, AKK e futë në sistemin e vetë të të dhënave (SDRP – Sistemi i Deklarimit dhe Regjistrimit të Pasurisë), pastaj prodhohet Regjistri (format pdf) nga SDRP-ja, dhe në fund ky regjistër bëhet publikë në ueb faqe të Agjencisë. Pas publikimit fillon procesi i kontrollit të plotë të pasurisë për minimumi 20% të formularëve të deklaruar, duke i zgjedhur në mënyrë të rastësishme, dhe gjetjet eventuale me mospërputhje te të dhënave për zyrtaret e caktuar, kalohet në procedurën e ushtrimit të kallëzimit penal në prokurori. Në skemën më poshtë kemi paraqitur rrjedhjen logjike të procesit të deklarimit dhe kontrollit të pasurisë që sot aplikohet në AKK (Figura 3). AKK për realizimin e deklarimit të pasurisë përdor metodën e plotësimit të formularit fizikë, e kjo nënkupton se formulari për deklarim të pasurisë duhet të plotësohet me kompjuter ose me shkrim, të nënshkruhet nga deklaruesi i pasurisë dhe ai të dërgohet në zyrat e AKK-së fizikisht në origjinal, ose pas plotësimit dhe nënshkrimit duhet të skanohet dhe t’i përcillet zyrtarëve të AKK-së përmes e-mailit info@akk-ks.org ose mund të dërgohet edhe përmes fax-it. Ndërsa sa i përket metodologjive që AKK i aplikon, ato mund të përshkruhen kështu: - Verifikimi – Praktikisht deklarimi i pasurisë realizohet në etapa të caktuara kohore ashtu siç është e përcaktuar me ligjet: LIGJI Nr. 04/L-050 (Ligji Për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave për të Gjithë Personat Zyrtarë)4 dhe LIGJI Nr. 04/L-228 (Ligji Për Plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-050 Ligji Për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave për të Gjithë Personat Zyrtarë)5 , ku zyrtarët që kanë për obligim deklarimin e pasurisë e bëjnë atë duke plotësuar formularin A-13 sipas metodës së cekur më lartë, pastaj të dhënat e formularit kontrollohen dhe nëse ka fusha ku nuk janë të plotësuara si duhet, AKK komunikon me deklaruesin për ri plotësim të formularit. Kalkulimet financiare që realizohen janë: të hyrat vjetore, pasuritë e paluajtshme, pasuritë e luajtshme, kursimet financiare, kreditë, bizneset, etj. Vija e kuqe që përdoret për verifikim të pasurive është s’përputhja e deklarim me informatat preliminare në vlerë mbi 3,000.00 euro. - Fshehja e pasurive – ka raste kur zyrtarët fshehin pasurinë e tyre, dhe kjo verifikohet duke bërë kontrollin dhe krahasimin e të dhënave në formularin e deklarimit me të dhënat në ATK (Administrata Tatimore e Kosovës), ARBK (Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës), KCA (Agjencia e Kadastrave e Kosovës), dhe institucione të 4 http://www.md-ks.net/repository/docs/Ligji_per_deklarimin_e_pasurise_se_zyrtarve_te_larte_(shqip).pdf 5 http://www.akk-ks.org/repository/docs/Ligji_nr._04-L-228_per_Ndryshimin.pdf
  • 9. Analiza e metodave dhe sistemeve për krahasimin e të dhënave të deklarimit të pasurive SEMINAR Master Kompjuterikë 6 tjera. E kjo realizohet edhe nga publikimet në media, si dhe nga rastet e denoncuara në AKK prej ndonjë pale të jashtme. - Transparenca dhe privatësia – Pasi që AKK ka pranuar formularin e deklarimit të pasurisë nga deklaruesi, të dhënat e tij i fut në sistemin e vetë elektronikë – SDRP, dhe sipas ligjit: LIGJI nr. 03/L-172 (Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale)6 , janë të caktuara fushat të cilat duhet të mbetën sekrete vetëm për nevoja të Agjencisë, prandaj SDRP nga të dhënat e formularit largon të dhënat personale (numri i telefonit, numri i letërnjoftimit, adresa e banimit, të dhënat personale të familjarëve të deklaruesit, etj.) dhe krijon regjistrin e deklarimit të pasurisë i cili bëhet publikë për tërë opinionin. Pra ka transparencë në deklarim, por ka edhe ruajtje të privatësisë në mënyrë që zyrtarët e lartë publik të mos jenë të kërcënuar. Në skemën më poshtë (Figura 3) kemi paraqitur në mënyrë skematike komplet rrjedhjen e plotë logjike të procesit të deklarimit të pasurisë. Figura 3. Paraqitja skematike e procesit të deklarimit dhe kontrollit të pasurisë në AKK 6 http://www.amdp-rks.org/web/repository/docs/ligji-172-alb.pdf
  • 10. Analiza e metodave dhe sistemeve për krahasimin e të dhënave të deklarimit të pasurive SEMINAR Master Kompjuterikë 7 2.2 Sistemet informative dhe vetitë e tyre Një sistem paraqet një përmbledhje ose një koleksion të elementeve të ndryshme që së bashku prodhojnë rezultate, të cilat rezultate janë të paarritshme nga elementet e vetme, apo elementet e ndara që e përbëjnë sistemin. Elementet ose pjesët mund të përfshijnë njerëz, harduerë, softuer, dokumente, etj., ku të gjitha gjërat e nevojshme së bashku prodhojnë rezultatet e niveleve të sistemit. Dhe rezultatet përfshijnë cilësitë e nivelit të sistemit, vetitë, karakteristikat, funksionet, sjelljen dhe performancën [WSE]. Një sistem informativë mund të definohet si një grup i dy ose më tepër elementeve që i kënaqin këto kondita: - Sjellja e çdo elementi ka një efekt në sjelljen e të gjitha elementeve të tjera; - Sjelljet e elementeve dhe efektet e tyre në tërësi janë të ndërvarura; - Megjithatë nëngrupet e elementeve janë formuar, secili ka një efekt në sjelljen e të gjithëve dhe askush nuk ka një efekt të pavarur në te [WS-05]. Pra, sistemi informativë i ndërtuar duhet t’i kënaq kërkesat e shfrytëzueseve të tij dhe t’i plotësoj konditat për kryerjen e punëve që janë paraparë në fazën e inicimit të projektit. Tani, le të vështrojmë sistemin informativë që AKK e përdor për deklarimin e pasurisë. Cilat janë nevojat e punës që duhet t’i kryej ai dhe cilat punë i kryen ky sistem aktualisht? Sipas asaj që kemi pasqyruar më lartë një sistem për regjistrimin e deklarimit të pasurisë duhet t’i kryejë minimumi këto funksione, ose punë: 1. Sistemi duhet të mundësoj regjistrimin dhe ruajtjen e të dhënave personale të zyrtarëve të lartë publik dhe të familjarëve të tyre. Duke identifikuar secilin zyrtarë të lartë publik me një numër unikë identifikues; 2. Sistemi duhet të mundësoj regjistrimin dhe ruajtjen e deklarimeve të pasurisë për zyrtarët e lartë publik, maksimumi 4 herë brenda një viti, sipas formularit A-13; 3. Sistemi duhet të mundësojë që zyrtarët e lartë publik të mund të bëjnë deklarimin e pasurisë nga distanca përmes shërbimeve në ueb; 4. Sistemi duhet të mundësoj që të dhënat e deklaruara të ndahen në të dhëna private dhe të dhëna publike duke u bazuar në formularin A13; 5. Sistemi duhet të mundësoj që në mënyrë automatike të prodhojë regjistrat me të dhënat publike (sipas pikës 4) dhe ata regjistra t’i vendos në ueb faqen e AKK-së; 6. Sistemi duhet të mundësoj nxjerrjen e raporteve të ndryshme krahasuese për krahasimin e rritjeszvogëlimit të pasurive ndër vite për secilin zyrtarë duke përdorur algoritme të caktuara për këtë krahasim; 7. Sistemi duhet të mundësoj krahasimin e pasurive të fituara kundruall të hyrave vjetore dhe kredive, duke prodhuar raport me të dhëna për zyrtarët që nuk mund t’i mbulojnë investimet me të hyrat; 8. Sistemi duhet të mundësoj krijimin e raporteve të ndryshme me rezultate periodike të deklarimeve, zyrtarëve, mos deklarimeve, etj.; 9. Sistemi duhet të mundësoj gjenerimin e raportit të deklarimit të rregullt vjetor, dhe nga ai raport krijimin e një raporti të ri me mbi 20% të zyrtarëve që do t’i nënshtrohen një kontrolli të plotë të pasurisë (përzgjedhje fillestare me short, të tjerat sipas një algoritmi të caktuar rritës dhe zvogëlues); 10. Sistemi duhet të mundësoj krijimin e kopjeve rezervë te të dhënave (ang. Backup); 11. Sistemi duhet të mundësoj qasje me siguri të lartë sipas niveleve hierarkike; etj.
  • 11. Analiza e metodave dhe sistemeve për krahasimin e të dhënave të deklarimit të pasurive SEMINAR Master Kompjuterikë 8 Agjencia kundër Korrupsionit në Kosovë, aktualisht përdor një sistem elektronik për regjistrimin dhe ruajtjen e deklarimeve të pasurisë – Sistemi i Deklarimit dhe Regjistrimit të Pasurisë (SDRP), i cili është në përdorim që nga viti 2012. SDRP është aplikacion i platformës ueb dhe është i ndërtuar me këto programe: SQL Server, ASP.Net, Microsoft Visual Studio. Si ueb aplikacion ai është i postuar në një server brenda AKK-së dhe lejon qasje për zyrtarët e AKK-së vetëm brenda rrjetit lokal kompjuterikë – LAN (ang. Local Area Network). Sistemi i Deklarimit dhe Regjistrimit të Pasurisë (SDRP) – mundëson regjistrimin e të dhënave personale të zyrtarëve të lartë publik, të cilët kanë për obligim ta deklarojnë pasurinë në Agjenci. Mundëson regjistrimin dhe futjen e të dhënave të tyre dhe të familjarëve të tyre duke përfshirë të dhënat e personave, pasuritë e tyre të luajtshme dhe të paluajtshme, obligimet financiare, të hyrat vjetore, dhe funksionet që i kryen zyrtari publik, krahas funksionit deklarues. Po ashtu, lejon qasje vetëm për zyrtarët e AKK-së dhe nuk mundëson qasje nga jashtë. SDRP mundëson nxjerrjen e disa raporteve të deklarimeve, si: - Deklarimi periodik vjetor dhe hedhjen e shortit, - Raportin e pamjes së deklarimit të pasurisë për secilin zyrtarë, - Gjenerimin e regjistrave të deklarimit, dhe – Raportin me zyrtarët që ushtrojnë dy e më shumë funksione në kohë të njëjtë. SDRP-ja është e ndërtuar prej tre moduleve kryesore: 1. Moduli Deklarimet – në të cilin modul mundësohet regjistrimi i ri i deklarimit, ndryshimi i regjistrimeve paraprake, printimi dhe gjenerimi i regjistrave (Figura 4); 2. Moduli Administrimi – në të cilin modul caktohen përdoruesit (ang. users) të cilët do ta përdorin SDRP-në, dhe caktohet një pjesë e autorizimeve në qasje; dhe 3. Moduli Raportet – në të cilin modul mundësohet nxjerrja e raporteve të përmendura në paragrafin paraprakë.
  • 12. Analiza e metodave dhe sistemeve për krahasimin e të dhënave të deklarimit të pasurive SEMINAR Master Kompjuterikë 9 Figura 4. Pamja e paragrafëve të aplikacionit SDRP të AKK-së Si çdo sistem tjetër, edhe SDRP-ja kryen disa funksione, dhe funksionet më të rëndësishme që ajo kryen aktualisht janë përshkruar përmes pikave në vijim, të cilave ne po ju referohemi si vetit kryesore të sistemit. Pra vetit kryesore që i ka SDRP-ja janë: - SDRP mundëson regjistrimin dhe ruajtjen e të dhënave personale për zyrtarin e lartë publik, si: emri, emri i prindit, mbiemri, numri personal, statusi martesor, ditëlindja, vendlindja dhe vendbanimi; - SDRP mundëson regjistrimin e të dhënave personale për përbërjen familjare të zyrtarit të lartë publik; - SDRP lejon regjistrimin, ruajtjen dhe editimin e të dhënave për institucionet dhe nën- institucionet e Kosovës, si dhe për pozitat deklaruese të vendeve të punës; - SDRP mundëson regjistrimin dhe editimin e të dhënave të deklarimit të pasurisë sipas formularit të deklaruar nga zyrtari i lartë publik, si: pozita deklaruese dhe funksionet e tjera, pasuritë e paluajtshme, pasuritë e luajtshme, e deri te të dhënat e tjera (shih Figurën 4); - SDRP mundëson insertimin e dokumentit (Formularit të deklaruar të pasurisë me të dhënat e deklarimit për zyrtarin e lartë publikë, i skanuar nga zyrtari/ja e AKK-së në
  • 13. Analiza e metodave dhe sistemeve për krahasimin e të dhënave të deklarimit të pasurive SEMINAR Master Kompjuterikë 10 formatin “pdf”) dhe ruajtjen e tij në bazën e të dhënave – SDRP (rubrika “Fajllat e uploaduar” në Figurën 1); - SDRP mundëson zgjedhjen e njërin nga katër llojet e deklarimit: Deklarim me marrjen e detyrës, Deklarim sipas kërkesës së AKK-së, Deklarim i rregullt vjetorë, Deklarim pas largimit nga funksioni; - Me nisjen e regjistrimit të deklarimit, sistemi SDRP në mënyrë automatike jep një numër identifikues për deklarimin e regjistruar, i njohur si Numri i AKK-së; - SDRP mundëson nxjerrjen e raporteve për pasurinë e deklaruar si: - Raporti i Deklarimit – i cili paraqet raportin për deklarimin e pasurisë së regjistruar dhe mund të ruhet në kompjuterin tuaj apo në server, - Regjistri i Deklarimit - i cili paraqet raportin e deklarimit pa të dhënat personale të formularit të deklaruar, që ruhet në kompjuter ose në server dhe pastaj ky regjistër bëhet publikë në ueb të AKK-së; - SDRP mundëson shtimin e deklarimeve të ndryshme brenda vitit për zyrtarin publik (maksimumi 4 deklarime) dhe i ruan me të njëjtin numër të AKK-së duke i vendosur prapashtesën në fund /1, /2, /3, /4, p.sh. DRV00001/2016/2, etj. - SDRP mundëson qasje të autorizuar për përdoruesit e tij, duke lejuar qasjen vetëm nëse posedoni ID-në e shfrytëzuesit dhe fjalëkalimin e tij; - SDRP mund të jetë i qasshëm vetëm brenda rrjetit lokal LAN (ang. Local Area Network) të Agjencisë kundër Korrupsionit, dhe jo jashtë tij; etj. 3. Analiza e sistemeve informative Analiza e sistemeve paraqet procesin e analizimit të vetive të sistemit aktual (nëse sistemi ekziston) ose marrjen e informatave të nevojshme në bazë të së cilave do të konceptohet struktura kryesore për ndërtimin e sistemit të ri dhe krijimin e pasqyrimin e vetive dhe funksioneve që nevojiten për ndërtimin gjegjësisht, rikrijimin e sistemit. Analiza e sistemeve është procesi i mbledhjes së të dhënave faktike, të kuptuarit e proceseve të përfshira, identifikimin e problemeve dhe rekomandimin e sugjerimeve të mundshme për përmirësimin e funksionalitetit të sistemit. Kjo përfshin studimin e proceseve të biznesit, mbledhjen e të dhënave operative, të kuptuarit e rrjedhjes së informacioneve, zbulimin e pengesave dhe zhvillimin e zgjidhjeve për tejkalimin e dobësive të sistemit në mënyrë që të arrihen qëllimet organizative. Po ashtu, analiza e sistemit përfshinë nënndarjen e proceseve komplekse të përfshira në tërë sistemin dhe identifikimin e ruajtjes së të dhënave dhe proceset manuale [ISAD]. Gjatë inicimit të projektit, personi kryesor që bënë identifikimin e nevojave të biznesit që duhet të implementohen në projekt, pra ai që bënë analizimin e sistemit apo analizimin e biznesit quhet analist i sistemeve (ang. systems analyst). Analisti i sistemeve në mënyrë sistematike vlerëson se si përdoruesit (users) bashkëveprojnë me teknologjinë dhe se si funksionet e biznesit janë duke i shqyrtuar futjen dhe përpunimin e të dhënave dhe daljet (output) e informacioneve me qëllim të përmirësimit të proceseve organizative. Analisti i sistemeve luan shumë role, ndonjëherë balancimin e disa prej tyre në të njëjtën kohë. Tre rolet kryesore të analistit të sistemeve janë: konsulent, përkrahës i ekspertit, dhe agjent i ndryshimit [SAD-10]. Si fazë e SDLC-së, analiza e sistemit duhet t’i jap përgjigje këtyre pyetjeve: Kush do ta përdor sistemin? Çfarë duhet të bëjë sistemi? Ku dhe kur do të përdorët sistemi? Pra analiza e sistemit është shumë e rëndësishme, sepse ajo bënë analizimin e sistemeve dhe metodave
  • 14. Analiza e metodave dhe sistemeve për krahasimin e të dhënave të deklarimit të pasurive SEMINAR Master Kompjuterikë 11 aktuale, bënë analizimin e strategjisë për ndërtimin e sistemit të ri, bënë mbledhjen e kërkesave të bizneseve dhe grupeve të interesit që do ta përdorin sistemin në të ardhmen, si dhe bënë një propozim konceptual, duke bashkuar analizat, konceptin e sistemit dhe modelet, të cilat së bashku përmblidhen në një dokument të veçantë, i njohur si propozimi i sistemit (ang. System Proposal). Pra, analiza e sistemit është shumë e rëndësishme sepse, sidoqoftë ajo, ashtu do të ndërtohet edhe sistemi i ri, për arsye se sistemi i ri dizajnohet dhe ndërtohet duke u bazuar në analizën e sistemit. Në vazhdim në dy njësit (3.1 dhe 3.2) do të bëjmë krahasimin e sistemit SDRP me sistemet e tjera të rajonit, si dhe do t’i analizojmë vetitë e funksionet që SDRP kryen aktualisht, me nevojat e punës në AKK, duke dashur të japim një solucion më të mirë për zgjidhjen e problemit me gjetjen e pasurive të paligjshme në deklarimet e pasurive të zyrtarëve të lartë publikë. 3.1 Sistemet informative dhe metodat për krahasim Sistemet që ne po i marrim për krahasim janë: Sistemi i AKK-së dhe, Sistemi i ILDKPKI- së për arsye se vetëm Agjencia kundër Korrupsionit në Kosovë dhe Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave në Shqipëri kanë plotësuar pyetësorin që ne jua kemi dërguar të gjitha vendeve të rajonit, pikërisht institucioneve përkatëse që merren me menaxhimin dhe kontrollin e pasurive të zyrtarëve të lartë publik nëpër vendet gjegjëse. Ndërsa nga ana tjetër ne mund t’i krahasojmë metodat e përdorura në vende të rajonit për realizimin e deklarimit dhe kontrollit të pasurive. Për këtë qëllim ne po i marrim disa veti, përmes të cilave mund të bëjmë krahasimin e metodave rajonale, disa nga këto veti mund të jenë: kontrolli i pasurive, llojet e deklarimeve, publikimet, etj. Duke u bazuar në botimin e realizuar nga ReSPA (Regional School for Public Administration) [IAD-13], që ka botuar këtë libër me përshkrimin detal të realizimit të procesit të deklarimit dhe kontrollit të pasurive për vendet e rajonit, ne po paraqesim të dhënat e metodave të deklarimit të pasurive në vendet e rajonit përmes tabelës në vijim (Tabela 1). Tabela 1. Krahasimi i metodave të deklarimit të pasurisë në rajon Shteti Institucioni Llojete deklarimeve Kontrolli Preliminarë KontrolliiPlotë Ruajtjaetë dhënavenë databazë Mënyrae deklarimit online Krahasimii pasurive automatikë Hetimet Publikimii pasurive Shqipëria ILDKPKI 4 PO PO PO JO JO JO JO Bosnja dhe Hercegovina APKKLKK 4 PO JO PO JO JO JO JO Kroacia PPOSI 2 PO PO PO JO JO JO JO Kosova AKK 4 PO PO PO JO JO PO PO Maqedonia SCPC 4 PO PO PO JO JO JO JO Mali i Zi APC 4 PO PO PO JO JO JO JO Serbia ACA 4 PO PO PO JO JO JO PO
  • 15. Analiza e metodave dhe sistemeve për krahasimin e të dhënave të deklarimit të pasurive SEMINAR Master Kompjuterikë 12 Në tabelën 1 po shihet një pasqyrë krahasuese e procesit të punës dhe metodave të deklarimit të pasurive që i përdorin institucionet rajonale, ku vlen të cekët se asnjë vend në rajon, akoma nuk aplikon mënyrën e deklarimit online të pasurisë. Ndërsa vetëm AKK (Agjencia kundër Korrupsionit) e Kosovës bënë hetim të mirëfilltë të deklarimeve të rreme të pasurive, kurse vetëm APKKLKK e Bosnje dhe Hercegovinës nuk bënë kontrollin e plotë të pasurive të deklaruara. Duhet cekur se deklarimi i pasurive realizohet me: 1. Deklarim me marrjen e detyrës zyrtare; 2. Deklarim pas largimit apo shkarkimit nga funksioni zyrtarë; 3. Deklarim me kërkesë të institucionit; dhe 4. Deklarim i rregullt vjetor. Që do të thotë se gjithsejtë në vendet e rajonit përdorën 4 lloje të deklarimeve të pasurive. 3.2 Analiza dhe krahasimi i sistemeve informative SDRP dhe HIDAACMS Për të analizuar sistemet e përpunimit te të dhënave të deklaruara në Kosovë dhe Shqipëri, gjegjësisht sistemet SDRP të AKK-së dhe HIDAACMS të ILDKPKI-së, jemi bazuar në pyetësorin tonë të plotësuar nga këto dy institucione. Sipas të dhënave të fituara përmes pyetësorëve: -Pyetësori me të dhënat e plotësuara nga AKK-ja është i bashkëngjitur në fund të këtij punimi (Shih Shtojca A); dhe -Pyetësori me të dhënat e plotësuara nga ILDKPKI-ja është i bashkëngjitur në fund të këtij punimi (Shih Shtojca B), që të dy këto institucione kanë sistemin e tyre elektronikë për regjistrimin dhe menaxhimin e deklarimeve të pasurive (SDRP, HIDAACMS), as njëri sistem nuk mundëson deklarim të pasurisë online, si pasojë e kësaj, këtyre institucioneve ju nevojitet kohë 3, respektivisht 2 muaj për futjen e të dhënave të deklaruara nga formularët në sistemin e tyre. Asnjëri sistem nuk ofron mënyrë krahasuese të avancuar të pasurive, i cili do të bënte në mënyrë automatike krahasimin e pasurive të fituara ndër vite dhe të cilat janë në mos puthje me të hyrat e zyrtarëve. Për dallim nga sistemi SDRP, ai HIDAACMS ofron një algoritëm të thjesht në CMS që llogaritë të hyrat neto totale të zyrtarit dhe pasuritë totale të tij duke gjetur një diferencë mes tyre. Sa i përket transparencës dhe privatësisë, AKK dhe sistemi i saj SDRP mundëson që të prodhohen regjistra nga formularët e deklaruar në mënyrë që të fshehën të dhënat private të zyrtarëve dhe kështu mundësohet që publikimi i tyre në ueb të rritë transparencën ndaj publikut dhe njëkohësisht të mbroj deklaruesin në privatësi dhe në rrezik potencial për shkak të deklarimit të pasurive të tij. Këto informata që i kemi marr përmes pyetësorit tonë, disa prej tyre me të rëndësishmet i kemi pasqyruar në këtë tabelë. Tabela 2. Të dhënat krahasuese për sistemet SDRP dhe HIDAACMS Institucioni/Shteti Sistemi Numriideklarimeve/ vit Llojetedeklarimeve Ruajtjadheprocesimi elektronikë Kohapërfutjetë dhënavenësistem DeklarimOnline Krahasimiautonom Publikimet Krahasimiipasurisë Algoritëm AKK /Kosovë SDRP Rreth 4300 4 PO 3 muaj JO JO PO Krahasim vjetor i të hyrave dhe përfitimeve, dhe JO
  • 16. Analiza e metodave dhe sistemeve për krahasimin e të dhënave të deklarimit të pasurive SEMINAR Master Kompjuterikë 13 krahasim me të gjitha vitet paraprak ILDKPKI /Shqipëri HIDAAC MS Rreth 4500 4 PO 2 muaj JO JO JO Krahasim vjetor i të hyrave dhe përfitimeve, dhe krahasim me vitin paraprak Diferencë n e Neto pasurisë dhe Neto hyrjeve Ashtu, siç po shihet edhe në tabelën 2, për të pasur një sistem efikas dhe të plotë digjital për kontrollin e deklarimeve të pasurive dhe krahasimin e tyre, si dhe për t’i lehtësuar punën zyrtarëve deklarues në procesin e deklarimit, dhe për t’i ndihmuar në kohë dhe në punë zyrtarëve që i futin të dhënat deklaruese në sistemet SDRP dhe në HIDAACMS, atëherë duhet të krijohet një sistem i ri i dizajnuar mirë dhe i implementuar me veti dhe funksione të plotfuqishme. Pra, sistemi i ri për deklarimin dhe kontrollin e pasurive duhet të mundësoj deklarimin online të pasurive nga çdo vend, duhet të ketë të implementuar dhe konfiguruar një algoritëm logjikë i cili në mënyrë automatike, duke përdorur inteligjencën artificiale bënë të gjitha krahasimet e nevojshme për t’i gjetur diferencat reale në fshehjen e pasurive dhe përfitimin e paligjshëm të tyre. 4. Përfundimi Në këtë punim është bërë një përmbledhje e konceptit të deklarimit të pasurisë dhe rëndësisë së saj si mjeti preliminar për zbulimin e personave zyrtarë që kanë përfituar pasuri të paligjshme. Kemi bërë shtjellimin e metodave që vendet e rajonit, pikërisht institucionet që merren me deklarimin e pasurisë në: Kosovë, Shqipëri, Mali i Zi, Maqedoni, Bosnje dhe Hercegovina, Kroaci, dhe Serbi, duke pasqyruar se si këto vende realizojnë këto deklarime. Kemi krahasuar se cilat institucione aplikojnë deklarimin online të pasurive, cilat institucione bëjnë kontrollin automatik të pasurive, mënyrën e ruajtjes së të dhënave nëpër bazat e tyre të të dhënave, publikimet e pasurive, etj. Kemi Analizuar sistemet elektronike të deklarimit dhe kontrollit të pasurisë dhe e kemi krahasuar SDRP-në e AKK-së me HIDAACMS të ILDKPKI-së dhe kemi treguar përparësitë dhe mangësitë e këtyre sistemeve. Sistemin elektronikë SDRP të AKK-së e kemi analizuar edhe në aspektin teknikë, duke dhëne sugjerime dhe duke analizuar planifikimin dhe konceptimin e një sistemi që do të duhet t’i kryente edhe këto funksione, përveç atyre që i kryen aktualisht. E këto funksione të reja do të ishin: - Deklarimi online i pasurive, - Përdorimi i algoritmeve të veçanta për kontrollin preliminar dhe kontrollin e plotë të pasurive, - Përdorimi i algoritmeve të veçanta për krahasimin e pasurive duke krahasuar të ardhurat me investimet nëpër vite të tëra, etj.
  • 17. Analiza e metodave dhe sistemeve për krahasimin e të dhënave të deklarimit të pasurive SEMINAR Master Kompjuterikë 14 Shtojca A. Pyetësori i plotësuar nga AKK-Kosovë
  • 18. Analiza e metodave dhe sistemeve për krahasimin e të dhënave të deklarimit të pasurive SEMINAR Master Kompjuterikë 15
  • 19. Analiza e metodave dhe sistemeve për krahasimin e të dhënave të deklarimit të pasurive SEMINAR Master Kompjuterikë 16
  • 20. Analiza e metodave dhe sistemeve për krahasimin e të dhënave të deklarimit të pasurive SEMINAR Master Kompjuterikë 17
  • 21. Analiza e metodave dhe sistemeve për krahasimin e të dhënave të deklarimit të pasurive SEMINAR Master Kompjuterikë 18
  • 22. Analiza e metodave dhe sistemeve për krahasimin e të dhënave të deklarimit të pasurive SEMINAR Master Kompjuterikë 19 Shtojca B. Pyetësori i plotësuar nga ILDKPKI – Shqipëri
  • 23. Analiza e metodave dhe sistemeve për krahasimin e të dhënave të deklarimit të pasurive SEMINAR Master Kompjuterikë 20
  • 24. Analiza e metodave dhe sistemeve për krahasimin e të dhënave të deklarimit të pasurive SEMINAR Master Kompjuterikë 21
  • 25. Analiza e metodave dhe sistemeve për krahasimin e të dhënave të deklarimit të pasurive SEMINAR Master Kompjuterikë 22
  • 26. Analiza e metodave dhe sistemeve për krahasimin e të dhënave të deklarimit të pasurive SEMINAR Master Kompjuterikë 23
  • 27. Analiza e metodave dhe sistemeve për krahasimin e të dhënave të deklarimit të pasurive SEMINAR Master Kompjuterikë 24 Literatura dhe burimet [SAD-12] System Analysis And Design, Alan Dennis & barbara Haley Wixom & Roberta M. Roth, Fifth Edition, 10 May 2012, ISBN 978-1-118-05762- 9 [SAD-10] System Analysis And Design, Kenneth E. Kendall & Julie E. Kendall, ISBN-13: 978-0-13-608916-2, year 2010 [ISAD] Introduction to System Analysis and Design http://download.nos.org/cca/cca1.pdf [IAD-13] Income and Asset Declarations in Practice, Comperative Study, Dr. Tilman Hoppe LL.M. Anti_Corruption Expert, ReSPA (Regional School of Public Administration) – Networ for Ethics and Integrity, year 2013 https://www.google.com/url?sa=t&rct=j&q=&esrc=s&source=web& cd=1&cad=rja&uact=8&ved=0ahUKEwilsaPyy4bNAhWBPRQKHcs xAKAQFggcMAA&url=http%3A%2F%2Fwww.respaweb.eu%2Fdown load%2Fdoc%2FComparative%2Bstudy%2B- %2BIncome%2Band%2Basset%2Bdeclarations%2Bin%2Bpractice%2 B- %2Bweb.pdf%2F485ce800f0a3f55719e51002d0f75b5e.pdf&usg=AFQ jCNFeyD6MNdBpMVVXUaHyR- Jfkd6a1g&bvm=bv.123325700,d.bGg [WSE] What is system Engineering? – INCOSE http://www.incose.org/AboutSE/WhatIsSE [WS-05] What is a System – University of Toronto, Department of Computer Science, 2005 http://www.cs.toronto.edu/~sme/CSC340F/slides/08- systems.pdf