2. Egjipti i lashtë ishte një qytetërim i lashtë në Afrikën Veriore
lindore, i përqendruar në rrjedhat e lumit Nil, në atë që është sot
shteti modern i Egjiptit.
Qytetërimi egjiptian filloi të ngrihej rreth 3150 p.e.r (sipas
kronologjisë konvencionale egjiptiane) kur u krye bashkimi
politik i Egjiptit të Sipërm e të Poshtëm nën faraonin e parë.
Historia e Egjiptit të lashtë ndodhi në një seri Mbretërish të
qëndrueshme, të ndara nga periudha paqëndrueshmërie të
njohura si Periudhat e Mesme. Mbretëria e Vjetër i përket Epokës
së Hershme të Bronzit, Mbretëria e Mesme dhe Mbretëria e Re
Epokës së Vonë të Bronzit. Egjipti arriti pikun e fuqisë së tij gjatë
Mbretërisë së Re, në periudhën e Ramsesit, pas së cilës filloi të
binte ngadalësisht. Egjipti u pushtua radhë pas radhe nga fuqi të
huaja gjatë kësaj periudhe të vone. Pas vdekjes së Aleksandrit të
Madh, një nga gjeneralët e tij, Ptoleme Soteri, shpalli veten si
sundues të ri të Egjiptit. Kjo Dinasti Ptolemaike sundoi Egjiptin
deri në vitin 30 p.e.r, kur u pushtua nga Perandoria Romake dhe
u bë një provincë romake.
3. SUKSESI I KETIJ QYTETERIMI
Suksesi i qytetërimit të lashtë egjiptian
erdhi pjesërisht nga aftësia e tij për tu
përshtatur me kushtet e Luginës së
Nilit. Parashikimi i përmbytjeve dhe
vaditja e vazhdueshme dhe e
kontrolluar e luginës pjellore çoi në
prodhimin në tepricë të të korrave, që
çoi në zhvillimin kulturor e shoqëror.
Me burimet rezervë, administrata nxiti
shfrytëzimin e mineraleve që mund të
nxirreshin nga lugina dhe zonat e
shkretëtirës përreth, u zhvillua shkrimi
egjiptian me hieroglife,u organizuan
projekte bujqësore dhe ndërtimore, u
zhvillua tregti me rajonet rrethuese dhe
u krijua një force ushtarake për të
mundur armiqtë e huaj dhe për të
vendosur pushtetin dhe dominimin e
egjiptit.
4. ARRITJET E EGJIPTJANEVE
Disa nga arritjet e
egjiptianëve të lashtë
përfshijnë nxjerrjen e gurëve,
ndërtimin e piramidave,
tempujve dhe obeliskëve; u
zhvillua matematika,
mjekësia, vaditja dhe teknika
të reja bujqësore për
prodhimtari, anijet para,
qeramika dhe teknologjia e
qelqit, forma të reja të
letërsisë dhe traktati i parë i
paqes që njihet në
histori.Egjipti la një
trashëgimi të qëndrueshme e
të pavdekshme.
6. Nga fundi i periudhës Paleolitike
klima e thatë e Afrikës Veriore u bë
edhe më e nxehtë dhe thatë, duke
bërë që popullsia që jetonte aty të
mblidhej përgjatë luginës së Nilit
dhe qysh kur njerëzit modernë
gjahtarë-mbledhës filluan të
banonin në këtë rajon në fund të
Pleistocenit të Mesëm rreth
120 mijë vjet më parë, Nili ka qenë
burimi i jetës për Egjiptin.Toka
pjellore e përmbytshme e Nilit u
dha njerëzve mundësinë për
vendosjen dhe krijimin e një
ekonomie bujqësore dhe një
shoqërie më të centralizuar e të
sofistikuar, gjë që u bë gur themeli
për qytetërimin njerëzor.
7. VENDI KU U ZHVILLUA
QYTETERIMI EGJIPTJAN (LUMI
NIL)
8. MENYRAT E JETESES SE EGJIPTJANEVE
Në kohërat Paradinastike dhe të
Dinastisë së Hershme, klima e
Egjiptit ishte më shumë herë më
pak e thatë se sot. Rajone të
mëdhaja të Egjiptit ishin të
mbuluara me savana me pemë
dhe të mbushura me thundrakë
që kullotnin. Gjethnaja dhe fauna
ishin të gjendura në të tërë
mjediset dhe rajoni i Nilit kishte
një popullatë të madhe të
shpendëve të ujit. Gjuetia duhet
të ketë qenë e zakonshme për
egjiptianët dhe kjo është
periudha kur shumë kafshë u
zbutën për herë të parë.
9. Përparime të mahnitshme në
arkitekturë, art dhe
teknologji u bënë gjatë
Mbretërisë së Vjetër, të
nxitura nga prodhimtaria
bujqësore në rritje e bërë e
mundur nga një administratë
qendrore e mirë-organizuar.
Nën drejtimin e vezirit,
zyrtarët e shtetit mblidhnin
taksat, koordinonin projektet
vaditëse për të përmirësuar
prodhimin e të korrave,
zgjidhnin fshatarët për të
punuar në projekte ndërtimi
dhe vunë në funksionim një
sistem drejtësie për të
mbajtur në vend paqen dhe
rendin.
11. FORAONI
Faraoni ishte monarku absolut i vendit
dhe, të paktën në teori, zotëronte kontroll
të plotë mbi tokat dhe burimet e tij. Mbreti
ishte komandanti ushtarak suprem dhe
kryetar i qeverisë, e cila mbështetej në një
burokraci zyrtarësh për të drejtuar punët.
Në krye të administratës ishte i dyti në
komandë, veziri, i cili vepronte si
përfaqësues i mbretit dhe koordinonte
studimin e tokave, thesarin, projektet
ndërtuese, sistemin ligjor dhe arkivat.Në
një nivel rajonal, vendi ishte i ndarë në 42
rajone administrative të quajtura nome
secila të qeverisura nga një nomark, i cili
ishte përgjegjës ndaj vezirit për aq pushtet
sa kishte. Tempujt egjiptianë ishin shtylla
kurrizore e ekonomisë. Jo vetëm që ishin
vende lutjeje por ishin të përgjegjshme
edhe për mbledhjen dhe ruajtjen e
pasurisë së vendit në një sistem
hambaresh dhe thesaresh të administruara
nga mbikqyrës, që rishpërndanin grurin
dhe mallrat
12. TE DREJTAT E BANOREVE TE
EGJIPTIT
Egjiptianët e lashtë i shihnin burrat dhe
gratë, nga të gjitha klasat shoqërore
përjashtuar skllevërit, si të barabartë me
ligjin, madje edhe fshatari më i ulët
kishte të drejtën e peticionit ndaj vezirit
dhe gjykatës së tij për korrigjim të
vendimit. Si burrat, si gratë kishin të
drejtë të kishin prona e t'i shisnin ato,
kishin të drejtë të martoheshin e
divorcoheshin, të merrnin trashëgimi
dhe të ndiqnin një çështje ligjore në gjyq.
Çiftet e martuara mund të zotëronin
prona sëbashku dhe të mbronin veten
nga divorci nëpërmjet kontratave
martesore, të cilat përcaktonin detyrimet
financiare të burrit ndaj gruas dhe
fëmijëve të tij nëse martesës do t'i vinte
fundi.
13. BUJQESIA
Një përzierje e tipareve të
favorshme gjeografike
ndihmoi në suksesin e
kulturës së lashtë egjiptiane,
ku më i rëndësishmi tipar
ishte toka pjellore që vinte si
pasojë e përmbytjeve të
lumit Nil. Egjiptianët e lashtë
qenë pra të aftë të prodhonin
një tepri ushqimi, duke lejuar
popullsinë t’i kushtonte më
shumë kohë dhe burime
ngritjes së kulturës,
teknologjisë dhe artit.
Administrimi i tokës ishte
jetësor në Egjiptin e lashtë
sepse taksat caktoheshin në
varësi të sasisë së tokës që
një person zotëronte.
14. KAFSHET
Egjiptianët besonin se një marrëdhënie e
shëndoshë mes njerëzve dhe kafshëve ishte
një element thelbësor i rendit kozmik;
prandaj njerëzit, kafshët dhe bimët
besoheshin se ishin njësh sëbashku.Kafshët,
si të zbuturat, si të egrat, ishin kësisoj një
burim jetësor shpirtëror, shoqëror dhe
sigurisht ushqimor për egjiptianët e lashtë.
Gjedhët ishin bagëtia më e rëndësishme;
administrata mblidhte taksa për bagëtinë
gjatë regjistrimeve të shpeshta të popullsisë
dhe sasia e kopesë përcaktonte prestigjin
dhe rëndësinë e pronës apo tempullit që i
zotëronte ato. Përveç gjedhëve, egjiptianët e
lashtë mbanin edhe dele, dhi dhe derra.
Shpendë si rosat, patat dhe pëllumbat
kapeshin në rrjeta dhe shumoheshin në
ferma, ku ato ushqeheshin me forcë për t’i
majmur.Nili ofronte një burim plot me peshq.
Bletët gjithashtu janë zbutur të paktën që
nga Mbretëria e Vjetër dhe siguronin mjalt
dhe dyllë.
15. EGJIPTI I MEVONSHEM
Egjipti u bë një provincë e
perandorisë romake në 30 p.e.r,
pas mundjes së Mark Antonit dhe
mbretëreshës Ptolemaike
Kleopatra VII nga Oktaviani (më
vonë perandori romak Augustus)
në betejën e Akciumit. Romakët
mbështeteshin shumë në
importet e grurit nga Egjipti dhe
ushtria romake, nën kontrollin e
një prefekti të emëruar nga
perandori, shtypën rebelimet,
zbatuan rreptësisht mbledhjen e
taksave të rënda dhe
parandaluan sulmet nga
banditët, që ishin bërë problem
madhor gjatë
periudhës.Aleksandria u bë
gjithnjë e më shumë një qendër e
rëndësishme e rrugës tregtare
me orientin, duke qenë se lukset
ekzotike kërkoheshin shumë në
Romë.
18. PIRAMIDA E KEOPSIT
Piramida e Keopsit është
më e madhja nga
tre piramidat kryesore në
Giza dhe piramida më e lartë
në botë. Ajo u ndërtua nga
faraoni Keops gjatë viteve
3100 p.e.s - 2700 p.e.s. Ka
një lartësi prej 137 m dhe
gjatësinë e çdo brinje të
bazës e ka 227 m. Përbehet
nga 2 500 000 blloqe me
masë prej 2 - 5 tona secila.
Kështu masa e piramidës i
afrohet 6 000 000 tonelatave.
Blloqet formojnë 203 shkallë
me lartësi mesatare prej
1 metri .
19. LIBRI SHKENCOR I SHKRUAJTUR NE
GURE
Piramida e Keopsit është quajtur nga shkencëtarët
"Libër shkencor i shkruajtur në gurë" pasi :
Meridiani që kalon nga maja e piramidës, e ndante në
dy pjesë të barabarta deltën e lumitNil dhe përputhej
me drejtimin veri-jug
Lëvizjet e hijes së piramidës shënonin orët e ditës dhe
jepnin dhe datat e sakta të ekuinokseve dhe solsticeve.
Duke e shumëzuar me një miliard lartësinë që do të
kishte piramida, nëse faqet e saj do të ishin zgjatur
deri në majën e saj, do të kemi 148 208 000 km, numër
që është afërsisht i barabartë me largësinë në km
nga Toka deri në Diell . Per ndertimin e kesaj piramide
punuan rreth 100000 skllever per 30 vjet. Ky bllok
gjigand prej guri(pra guret e medhenj nga te cilet
perbehet)mjaftojne per te bere nje mur 3 metra te larte
dhe 0.3 metra te gjere qe te rrethoje te gjithe francen.
Per te transportuar te gjitha materialet qe duhe per
ndertimin e kesaj piramide duhen rreth 9000 trena,me
50 vagone secili. Sot kjo piramide vizitohet nga shume
turiste,qe vijne nga e gjithe bota.
20. E FSHEHTA E PIRAMIDES SE
KEOPSIT
Çdo njeri është në gjendje që në një
natë të errët të gjejë drejtimin e
Bejrut, me anë të Yllit Polar.
Gjithashtu, është në dijeni që, për
shkak të dukurisë së precesionit,
boshti i rrotullimit të Tokës
zhvendoset duke përshkuar një
sipërfaqe konike një herë në 25800
vjet. D.m.th se ky bosht e ndryshon
orientimin e vet në hapësirë. Kjo do
të thotë se poli qiellor, pra pika ku
shënjon boshti i Tokës përshkuan në
sfondin e qiellit yjor një rreth të
madh. Në qoftë se poli bie pikërisht
afër ndonjë ylli të ndritshëm, atëherë
ky yll luan rolin e Yllit Polar. Sot këtë
rol e luan ylli alfa i Arushës së Vogël
(Ursae Minoris). Por katërmijë e
pesëqind vjet më parë Poli Verior i
qiellit ndodhej afër një tjetër ylli të
ndritshëm dhe pikërisht afër yllit alfa
Draconis. Me këtë lidhet historia
zbavitëse e njërës prej hipotezave
të fshehta të ndërtimit të piramidës
së Keopsit.
21. RASTESI APO…
Korridori i brendshëm më i gjatë, ose
thënë ndryshe hyrja e tunelit të kësaj
piramide, është e drejtuar për nga Veriu.
Sikur pjerrësia e tij të ishte 30 gradë aq sa
është gjerësia gjeografike e vendit, ku
ndodhet piramida, atëherë vrojtuesi i
ndodhur në qendër të saj do ta shikonte
Polin Verior të qiellit në drejtim të
vrimës së tunelit. Pjerrësia e tunelit është
vetëm 26,5 gradë. Kjo do të thotë se
tuneli shënjon në drejtim të pikës që
ndodhet 3,5 gradë poshtë polit. Në fillim
të shekullit XIX astronomi i dëgjuar,
Herchel, në lidhje me këtë problem
formuloi hipotezën, sipas së cilës, del se
në kohën kur u ndërtua piramida, ylli
alfa Draconis ishte pikërisht në po këtë
largësi nga poli e për rrjedhojë gjatë një
ditë-nate, ai ndodhej një herë në
kulmimin e poshtëm të tij dhe saktësisht
poshtë polit, atje ku shënjonte tuneli i
piramidës
22. NJE HIPOTEZE E HEDHUR
POSHTE
Ja dhe një tjetër histori rreth
kësaj piramide, që ka lidhje me
ciklin "Dijet e panjohura të
kapllanëve të Egjiptit". Po jo
vetëm vendosja se kur ka
ndodhur kjo mund të ndihmojë
në përcaktimin e saktë të datës
së ndërtimit të piramidës. Siç del,
alfa Draconis ndodhej larg Polit
me 3,5 gradë dy herë: në vitin
2100 dhe 3300 vjet para erës
sonë.
Fatkeqësisht, asnjë nga këto
data nuk përputhen me ato çfarë
dihen nga studimet egjiptologjike:
Piramida e Keopsit u ngrit rreth
vitit 2800 para erës sonë, pra
kemi një shmangie, një
digresion.